Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para Kryeministrisë.

Bashkë me të është dhe një nga aktivistët më të zjarrtë të PD, Ilir Vrenozi.

Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD, për riorganizimin e partisë më të madhe opozitare.

The post FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, të rinjtë shqiptarë nuk blejnë dot një shtëpi

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në protestën e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë.

Ai u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, ndërsa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë.

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë. Kur ndajmë mendjen të mos pranojmë vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje. Guximin tuaj nuk ka fuqi që e ndal e jo më një regjim kalbësirë si ai i Ramaduros.
Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne.
Sot vendimi ynë është i qartë, dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje ja liri, ky është misioni ynë!
Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Ramës për të pirë drogë të helmojë fëmijët e shqiptarëve”, tha ai.

The post “Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, të rinjtë shqiptarë nuk blejnë dot një shtëpi appeared first on Albeu.com.

FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me të bardha, ai shkruan në bluzën e tij: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë”.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të veshjes, shkruhej “Poshtë diktatura”.

The post FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë

Opozita po zhvillon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, protestën kombëtare të radhës.

Mijëra mbështetës të PD janë mbledhur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të Ballukut, pasi u mor e pandehur nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

Gjithashtu, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, por socialistët e shtyn vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve për në datën 28 Janar.

Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

The post FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ “Në këtë godinë nuk është qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë.

Në fjalën e tij, ai akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu.

“Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit”, tha Boçi.

Luçiano Boçi: sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.

Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit.

Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet dhe aty nuk është vendi i qeverisë por vendi i hajnisë. Është detyrë e historisë, para të gjithë qytetarëve.

Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet.

Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit. Ditë pas dite i zhvati tokë, pasuri njerëz kësaj republike

The post Protesta e opozitës/ “Në këtë godinë nuk është qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët appeared first on Albeu.com.

“He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit.

Në pranga u vunë punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.

Në dosjen hetimore, siguruar për BW nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, dhe shpërndarëses së drogës nga Tirana, Esmeralda Komici, e cila siguronte lëndën narkotike për të paraburgosurit në Elbasan.

Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.

Esmeralda i kërkon që të takohen në burg, por efektivi nuk pranon. “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, i shkruan familjarja e te paraburgosurit, por efektivi ia kthen: “Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi”.

Pjese nga dosja:

Në datë 10.07.2025 ora 10:38 AM Majlinda me numër e kontaktit 067….. telefonon Ndriçimin.

Ndriçimi: Alo, Alo.

Majlinda: Me degjon?

Ndriçimi: Hë ?

Majlinda: Po atë porosin që kam un te çanta, un do ti mbaj tani?

Ndriçimi:Obobo ik iher ik merr ma von.

Në datë 14.07.2025 ora 05:17 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068……

Esmeralda Komici: Alo !

Ndriçimi: Ca bën Ada si je ?

Esmeralda Komici: Je në punë ti sot ?

Ndriçimi: Isha i pari, atij isha.

Esmeralda Komici: Ok po do kalosh më vonë nga unë ?

Ndriçimi: Vallai nuk e di nuk e di një her, nuk e di kaloj s’kaloj për zotin e madh, është turp është me thënë po është full tha ai.

Esmeralda Komici: Ore cdo gjë në rregull mo vëlla, thjesht me mbaru punë dhe hec, je ok me cdo gjë, as më prit as më pret për lekët, thjesht hajde mere dhe ik.

Ndriçimi: Të marr paketën, të marr dhe lekët, të marr cigare të marr dhe lekët për këtë po thuaj ?

Esmeralda Komici: Po bravo.

Ndriçimi: Mir me është tamam kjo.

Esmeralda Komici: Jo jo është fiks mo lal do të them un për sa do vish, po pres robin të vijë, por vetëm të jesh gati.

Ndriçimi: Ok në rregull, më thua mua kur të jesh gati të nisem.

Në datë 14.07.2025 ora 10:25 PM Ndriçimi telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…….

Esmeralda Komici: Alo, ca po bën, tani fola un me atë është duke ardhur nga Durrësi për në Tiranë.

Ndriçimi: E po un të shkruajta mesazh në uhatsapp, ti e kishe numëri të fikur. A di pse të mora unë, më është prishur makina dhe nuk vi dot aty, më është prishur Egr-ëja.

Esmeralda Komici: Ska gjë se po vi vet un aty nesër.

Ndriçimi: Ok po erdhe vetë nesër më merë në telefon se pushim jam un nesër.

Në datë 14.07.2025 ora 10:30 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmralda Komici: Un nga mbasditja mund të vi nesër, nga ora 4.

Ndriçimi: Oo se harrova të të them un se na ora 4 iki nesër, iki në Librazhd.

Esmeralda Komici: Ok ska gjë, pasnesër nuk prish punë.

Esmeralda Komici komunikon me shtetasin Ndricim Kroj në lidhje për të lënë një orar për tu takuar dhe në fund e lënë që do komunikojnë në telefon përsër për tu takuar. Do mbeten në kontakt me njëri-tjetrin.

Në datë 15.07.2025 ora 10:32 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmrala Komici: Çimi si je, unë nga ora 11-12 mendoj të vi në Elbasan, ti ku do jesh ne puna për atje ku është Geri, Po më dëgjo një cik është një shoku i Gerit që do ja cosh.

Ndriçimi: Po se di kush është.

Esmeralda Komici: Po kur të vi do ta them atje emrin e të gjitha, për cdo gjë je në rregull, mir vëlla.

Ndriçimi: Mir ok.

Në datë 15.07.2025 ora 11:19 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmeralda Komici telefonon Ndricimin dhe i thotë po ka ndonjë shok apo koleg që ti coj një kartë telefoni Gerit e i duhet atijë që të flasi në telefon dhe e lënë për tu takuar me njëri-tjetrin para orës 4.

Në datë 15.07.2025 ora 02:44 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmeralda Komici: Alo, tani po vi un për Elbasan ku do takohemi ne ?

Ndriçimi: Te kryqëzimi i Cërikut, kur të afrohesh më kalo shoferin në telefon.

Esmrala Komici: ok në rregull !!

Në datë 15.07.2025 ora 3:37 PM Ndriçimi përdor telefonin e Majlinda (bashkëshortja e tijë) dhe telefonon Esmeralda Komicin me numër kontakti 068…..

Ndriçimi: Alo.

Esmeralda Komici: Alo.

Ndriçimi: Ça bane Ada, Çimi jam.

Esmeralda Komici: He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?

Ndriçimi: Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi .

Esmeralda Komici: Po shiko se unë jam me taksi, me dëgjo të lutem.

Ndriçimi: Po mir pra të vij aty te turku te kurumi, jo atje.

Esmeralda Komici: Ku?

Ndriçimi: Jo te instituconi, të vij ma përpara.

Esmeralda Komici: Po pra po E di ku, mu ke rrethi.

Ndriçimi: E pra ke rrethi po them un po hap krahun aty

Esmeralda Komici: E mir hajde takohemi aty

Ndriçimi: Aty je ti?

Esmeralda Komici: Ore un jam ke burgu tani?

Ndriçimi: Mbarove pune?

Esmeralda Komici: Jo jo, ik të marr un ma vone.

Në datë 15.07.2025 ora 3:55 PM Esmrala Komici me numër kontakt 068….. telefonon Majlindën (bashkëshorten e Ndriçimit)

Majlinda: Alo

Esmeralda Komici: Alo

Majlinda: Po?

Esmeralda Komici: Ku është Çimi?

Majlinda: Nuk e di te rrethi Bradasheshi më tha mua.

Esmeralda Komici: Te rrethi Bradasheshit? E mir.

Majlinda: Merruni vet vesh në telefon.

Esmeralda Komici: E mir hajde.

Në datë 15.07.2025 ora 03:56 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Te Kastrati je ?

Ndriçimi: Un këtu sa kthehen për tu futesh ne rruga e burgut, Ajo taksia që ishte aty ne burgu ishe ti ?

Esmeralda Komici: Eeeee.

Ndriçimi: Kthehuni nga erdhët është një urë e vogël.

Esmeralda Komici: Sic erdhem ?

Ndriçimi: E pra e ktheje turirin e makinës dhe hajde.

Esmeralda Komici: Ku je ti ?

Ndriçimi: Te lokali në krahun e majt ne kryqëzim, bëni kujdes aty se ishte një makine e bardhë me targa angëleze.

Esmeralda Komici: Ku je mo Çim, mo hajde mo tani tashi ?

Ndriçimi: Hajde se po vi unë andej.

Në datë 15.07.2025 ora 03:59 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Ku je moo, se jam me taksi nuk jam me makinën time, më vete taksia sa qimet e kokës.

Ndriçimi: Aaa kupton ti që nuk dua që të më shofin, e pak kaloje burgun.

Esmeralda komunikon me Ndricimin se nuk po kordinohen mir për tu takuar me njëri-tjetrin. Të dy janë afër burgut po nuk po meren vesh. Ndricimi e ka parë Esmeraldën po akoma nuk po arrijnë të kordinohen.

Në datë 15.07.2025 ora 04:04 PM Ndriçimi mer sms nga Esmralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Yllson Berberi e ka emrin ai.

The post “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës appeared first on Albeu.com.

PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në shesh-betejë: 1300 policë rrethojnë Kryeministrinë, militantët mbushin PD-në

Partia Demokratike zhvillon sot protestën e dytë kombëtare në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka kërkuar mobilizim të popullit opozitar, ndërsa e ka cilësuar protestën si instrumentin kryesor për ndryshim dhe si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj asaj që opozita e konsideron një krizë të thellë të rendit demokratik në vend.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar protestën e sotme si një moment për rikthimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe shpresës për të ardhmen.

Gjatë pasditej siç dhe pritej ka prani të shtuar të policisë në shesh dhe te godina qeveritare, teksa ka ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas raportimeve 1350 efektivë janë në terren.

Amnistia e re në sitën e SPAK, kush përfiton dhe kush përjashtohet! 380 të burgosur në prag lirie
Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

The post PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në shesh-betejë: 1300 policë rrethojnë Kryeministrinë, militantët mbushin PD-në appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Polici “furnizonte” të burgosurit me drogë

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar një skemë të organizuar të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Elbasan, ku i përfshirë rezulton një punonjës i policisë së burgjeve.

Sipas hetimeve, punonjësi në fjalë dyshohet se siguronte drogë për të paraburgosurit kundrejt pagesave që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej kryesisht gjatë turneve të natës dhe fundjavave, periudha kur në institucion kishte mungesë personeli administrativ.

Dosja hetimore bën me dije se, për të kamufluar veprimtarinë kriminale, i dyshuari gjatë orëve jashtë shërbimit ushtronte aktivitet si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, ku merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ndërmjetësonin pagesat dhe futjen e lëndës narkotike në institucion, për përfitime personale.

Bazuar në përgjimet telefonike dhe ambientale, vëzhgimet dhe dokumentimin filmik, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe “Futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Për të gjithë të dyshuarit është kërkuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

The post Elbasan/ Polici “furnizonte” të burgosurit me drogë appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se sot prokurorët kanë lexuar një pjese të parashtrimeve të tyre.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve përsa u përket provave.

Pas mbarimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur.

“Gjatë seancës, u vërtetua se akuza nuk qëndron. Beteja mbetet e hapur.

Ne do takohemi në datën 29. Shpresojmë të jetë vendimtare dhe pastaj radhën e kanë avokatët dhe do shprehim parashtrimet tona”, tha avokati i presidentit të PL, Ilir Meta.

The post Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës appeared first on Albeu.com.

Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit

Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto produkte nuk konsiderohen më ushqim i padëmshëm.

OBSH i ka klasifikuar mishrat e përpunuar në Grupin 1: kancerogjene për njerëzit, i njëjti nivel rreziku ku përfshihen edhe substanca si tymi i duhanit dhe asbesti.

Ky vlerësim bazohet në prova të mjaftueshme shkencore te njerëzit, me lidhjen më të fortë me kancerin kolorektal.
Në këtë kategori përfshihen produktet e përpunuara përmes kriposjes, kurimit, fermentimit, tymosjes apo metodave të tjera ruajtjeje, si:
– proshuta (e gatuar dhe e gjallë),
– salsiçet,
– mishi i konservuar,
– dhe produkte të ngjashme.

OBSH thekson se rreziku nuk lidhet me një ushqim apo markë të vetme, por me teknologjinë ushqimore të përdorur në përpunim.

Sipas një prej vlerësimeve më të cituara shkencore, konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun relativ të kancerit kolorektal me rreth 18%.

Edhe pse kjo rritje mund të duket e moderuar për individin, në nivel popullate ajo përkthehet në një problem serioz të shëndetit publik.

OBSH nënvizon se Grupi 1 përfshin agjentë shumë të ndryshëm, por klasifikimi reflekton forcën e provave shkencore, jo nivelin e menjëhershëm të rrezikut nga ekspozimi.

The post Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Nuk më plas t*api se ka kamera”, Keijsi shan Stelinën: Bravo, të q**sha robt…

Një video është publikuar në Instagram-in e Stelinës, ku shihet Keijsi i cili shan me fjalë ofenduese banoren.

Keijsi: Bravo Stelina. Bravo! Të q**sha robt!
Ina: O Keijsi folë mirë mo, çfarë po thua.

Keijsi: Më ler rehat se nuk më plas trapi se ka kamera a e kupton…

 

The post VIDEO/ “Nuk më plas t*api se ka kamera”, Keijsi shan Stelinën: Bravo, të q**sha robt… appeared first on Albeu.com.

Jonida Vokshi sërish në pritje të ëmbël? Ja çfarë ka postuar prezantuesja në rrjete që nxiti aludimet…

Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi është nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj televizive.
Ajo ka realizuar një edicion të “Big Brother VIP Kosova” edhe gjatë një shtatzënie të mëparshme.

Së fundmi, kanë qarkulluar zëra se Jonida mund të jetë sërish shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së tretë.

Këto aludime kanë lindur ndërkohë që ajo po moderon edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Jonida Vokshi lidhur me këtë çështje. Ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë publike dhe informacionet mbeten të pakonfirmuara.

The post Jonida Vokshi sërish në pritje të ëmbël? Ja çfarë ka postuar prezantuesja në rrjete që nxiti aludimet… appeared first on Albeu.com.

Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit, pa votuar marrëveshjen, pavarësisht se, sipas tij, ai e përdori atë për retorikë politike.

Në një postimin e tij, Bardhi shkruan se Rama nuk beson realisht te marrëveshja dhe as te “arkitekti i saj”, presidenti Donald Trump, ndërsa shton se kryeministri e shfrytëzoi situatën për sulme ndaj opozitës dhe për të mbuluar, sipas tij, mungesën në Forumin e Davosit.

The post Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar appeared first on Albeu.com.

Donte t’i gjente djalit punë si inspektor mjedisi në Fier/ Apeli lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi dënimin ndaj Dritan Lleshit, i shpallur fajtor për premtimin e një vendi pune në shtet kundrejt pagesës së parave.

Lleshi kishte kërkuar rishikimin e çështjes, por trupa gjykuese vendosi të mos ndryshojë vendimin e dhënë më herët, duke e dënuar përfundimisht me 8 muaj burgim.

Përveç dënimit me burg, ai është detyruar të paguajë edhe shpenzimet procedurale, të cilat kapin vlerën e rreth 40 mijë lekëve.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Lleshin me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 muaj.

Sipas vendimit, Lleshi do ta vuajë dënimin pasi vendimi të marrë formë të prerë dhe do të dërgohet në një burg të zakonshëm për të rritur.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që një telefon celular, i sekuestruar gjatë hetimeve, t’i kthehet pronarit të tij.

“Aparati telefonik celular i markës ‘Samsung Galaxy J3 Eclipse’, me ngjyrë të zezë, t’i kthehet shtetasit A.N.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2019, Dritan Lleshi i kishte premtuar një gruaje se do të punësonte djalin e saj si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400 mijë lekësh.

Fillimisht kishte marrë 200 mijë lekë kapar, duke premtuar se punësimi do të realizohej në qershor, por më pas afati ishte shtyrë për në shtator të po atij viti.

Lleshi pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte në fitimin e konkursit për një vend pune në Fier ose Lushnjë, por punësimi nuk u realizua kurrë.

The post Donte t’i gjente djalit punë si inspektor mjedisi në Fier/ Apeli lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin appeared first on Albeu.com.

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën, për të marrë miratimin përfundimtar të përfaqësuesve të popullit.

“Kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do të jetë në shërbim të paqes, sot e përherë”, ka përfunduar presidentja.

The post Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026!

Na pëlqen të fillojmë çdo vit me një “pastrim garderobeje”. Lëmë pas copëza që nuk na përfaqësojnë më ose që nuk hyjnë në stilin tonë të përditshëm dhe i zëvendësojmë me ato që do të veshim realisht. Si adhurues të xhinseve, vendosëm të fillojmë me tendencat e fundit dhe të shohim nga pasarelat e shtëpive të modës cilat stile ikin dhe cilat vijnë në 2026.

Sipas shtëpive si Balenciaga, Dior dhe Valentino, xhinset me linjë të drejtë (cigarette) rikthehen fuqishëm, duke konfirmuar obsesionin e vazhdueshëm të modës me minimalizmin e viteve ’90. Disa marka, si Ulla Johnson dhe Veronica Beard, investojnë në xhinse bootcut, me një flare më të moderuar se bell-bottom klasikët. Dhe sigurisht nuk mund të lëmë mënjanë xhinset me këmbë të gjera (wide-leg), që vazhdojnë të jenë trend.

Trend-et që lëmë pas dhe ato që vijnë:

The post Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026! appeared first on Albeu.com.

Nominimet për çmimet “Oscars 2026” shpallen sot, “Sinners” mund të bëjë histori

Filmat horror tradicionalisht janë lënë pas dore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, por kur të shpallen nominimet për edicionin e 98-të të çmimeve Oscar të enjten, përralla me vampirë e Ryan Coogler, “Sinners”, mund të bëjë histori.

Nominimet do të lexohen në orën 14:30 CET dhe do të prezantohen nga Danielle Brooks dhe Lewis Pullman.

Shikuesit do të jenë në gjendje ta ndjekin transmetimin drejtpërdrejt në Oscar.com, Oscars.org, platformat dixhitale të Akademisë Amerikane të Filmit dhe në programin “Good Morning America” të ABC-së.

Asnjë film deri më tani nuk ka pasur më shumë se 14 nominime, gjë që u arrit vetëm nga “All About Eve”, “Titanic” dhe “La La Land”. Megjithatë, “Sinners” mundi ta tejkalonte këtë rekord falë nominimeve të shumta për performancën teknike, skenarin dhe regjinë e Coogler, si dhe aktrimin e Michael B. Jordan, që do të ishte nominimi i tij i parë.

Me shumë mundësi do të shoqërohet nga filmi i Paul Thomas Anderson “One Battle After Another”, i cili kaloi gjatë gjithë sezonit të çmimeve pa pengesa të mëdha si favoriti kryesor. Kjo komedi për një baba dhe një vajzë revolucionare mund të fitojë deri në 14 nominime, përfshirë pesë ose edhe gjashtë për aktrim.

Pavarësisht numrit përfundimtar të nominimeve, Warner Bros. është në prag të “performancës” më të mirë të çmimeve Oscar në historinë 102-vjeçare të studios. Si “One Battle After Another” ashtu edhe “Sinners” duhet t’i sjellin Warner Bros. një numër rekord nominimesh, ndërsa studioja përgatitet t’ia shesë Netflix-it.

Më herët këtë javë, Netflix modifikoi ofertën e saj prej 72 miliardë dollarësh për të blerë Warner Bros. Discovery në një ofertë tërësisht në para të gatshme, duke e bërë atë më tërheqëse sesa oferta kokurruese e Paramount Skydance.

Këtë vit, Oscarët po prezantojnë një kategori të re për përzgjedhjen e aktorëve. Ky vlerësim do t’i ndihmojë më tej filmat “Sinners” dhe “One Battle After Another” të rrisin statistikat e tyre tashmë mbresëlënëse.

Dhjetë produksione do të nominohen për filmin më të mirë. Përveç dy favoritëve kryesorë, pritet të konkurrojnë edhe drama familjare norvegjeze “Sentimental Value”, drama shekspiriane “Hamnet” dhe drama sportive “Marty Supreme”.

The post Nominimet për çmimet “Oscars 2026” shpallen sot, “Sinners” mund të bëjë histori appeared first on Albeu.com.

Chiara Ferragni rikthehet fuqishëm: Imazhi i fushatës globale Guess

Pas gjithë zhurmës të viteve të fundit, Chiara Ferragni ka shënuar rikthimin e saj në modën ndërkombëtare si imazhin e fushatës globale Guess për verën 2026, një bashkëpunim që vjen pas vendimit nga Gjykata e Milanos në çështjen e njohur si “Pandorogate”. Lajmi u bë publik më 20 janar 2026 nga marka e bashkëthemeluar nga Paul Marciano, vetëm pak më shumë se një javë pas mbylljes së procesit gjyqësor, pas tërheqjes së padive nga palët e dëmtuara.

Fushata, me një estetikë thelbësore dhe frymëzim të fortë nga vitet ’80, është realizuar nga Morelli Brothers. Në qendër të imazheve qëndron xhinsi: Ferragni e cila shfaqet topless dhe siluetë minimaliste, duke interpretuar shpirtin modern dhe të gjithanshëm të koleksionit. Krahas fotove kryesore, fushata përfshin edhe një seri prej rreth dhjetë imazhesh të menduara për rrjetet sociale, disa prej të cilave janë publikuar tashmë. Në to, influencerja dhe sipërmarrësja prezanton edhe aksesorët ikonikë të Guess, mes tyre çanta Camden, e konsideruar It bag e markës.

Partneriteti Guess/Ferragni përkon me 45-vjetorin e markës. Vendimi për bashkëpunim është marrë dhe konkretizuar përpara përfundimit të procesit gjyqësor, duke reflektuar lidhjen e gjatë dhe të konsoliduar mes Paul Marciano dhe Ferragni.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre. Në vitin 2013, në kohën e “The Blonde Salad”, platforma e lançuar në vitin 2009 nga Ferragni me ish-partnerin Riccardo Pozzoli, Chiara 22-vjeçare ishte protagonistja e Holiday Campaign të Guess. Videot e asaj kohe e tregonin energjike dhe plot ngjyra, duke ndryshuar pamje nën ritmin e këngës “Waves” nga banda britanike Blondfire.

Ndërsa marrëdhënia me Pozzoli përfundoi, miqësia me Marciano mbeti e fortë. Stilisti e kishte të ftuar speciale Ferragni-n në event e tetorit 2025 në Marrakech, ku morën pjesë mbi 800 të ftuar. Në një postim në rrjetet sociale, Marciano shkroi: “Chiara përfaqëson një grua që beson në veten e saj dhe ecën përpara me vendosmëri. E përkryer për këtë koleksion modern, të gjithanshëm dhe plot personalitet.”

Me këtë fushatë, Ferragni nis një kapitull të ri profesional, duke u rikthyer si fytyrë e një brandi ndërkombëtar pas anulimit të shumë kontratave komerciale gjatë periudhës së trazirave mediatike dhe gjyqësore. Rikthimi “nga xhinsi” shënon jo vetëm një zgjedhje stili, por edhe një sinjal rilindjeje për figurën e saj publike.

The post Chiara Ferragni rikthehet fuqishëm: Imazhi i fushatës globale Guess appeared first on Albeu.com.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani?

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës. Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.
Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri. Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

The post 15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? appeared first on Albeu.com.

❌