Mbesa e Trumpit-Evropës: Kundërsulmoni, mos negocioni tarifat
Mbesa e Donald Trump ka kërkuar që Evropa të “kundërsulmojë” pas paralajmërimeve të presidentit amerikan për të vendosur tarifa ndaj vendeve që kundërshtojnë blerjen e Grenlandës.
Duke iu referuar një artikulli të New York Times, i cili citonte se “Zyrtarët evropianë anojnë drejt negociatave, jo hakmarrjes, për shkak të kërcënimit të Trumpit”, Mary Trump u shpreh se ishte “kaq e lodhur” nga përpjekjet e njerëzve për të negociuar me Donald Trump, sipas CNN.
“Jam kaq e lodhur nga strategjia e dështuar e negociatave dhe paqësimit. Kjo vetëm sa e fuqizon atë. Kundërsuluni!”, shkroi ajo në X.
Ndryshe, së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ndien më detyrim të mendojë “thjesht për paqen”, në një letër dërguar kryeministrit të Norvegjisë, ku përpiqet të justifikojë kërcënimet e tij kundër Grenlandës.
Letra iu drejtua kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store dhe iu dërgua një numri ambasadash evropiane në Uashington, transmeton Sinjali.
“Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Grenlandës. Faleminderit! President DJT”, tha ai.
Per The New York Times:
— Mary L Trump (@MaryLTrump) January 19, 2026
“European Officials Lean Toward Negotiating, Not Retaliating, Over Trump Threat”
I am so fucking tired of the failed strategy of negotiation and appeasement. It only empowers him. Fight back!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbesa e Trumpit-Evropës: Kundërsulmoni, mos negocioni tarifat appeared first on Sinjali.