❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

08:00 Von der Leyen pĂ«rballet sĂ«rish me mocion mosbesimi, si do tĂ« ‘mbijetojë’ kĂ«saj here?

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se Komisioni Evropian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Debati dhe votimi do të zhvillohen në seancën parlamentare javën e ardhshme nëStrasburg. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit kundër von der Leyen dhe ekipit të saj breda një gjysmë viti.

Mocioni i katërt i mosbesimit

Mocioni u paraqit nga grupi i djathtĂ« “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n”, i cili kritikon von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare Mercosur me vendet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut, Brazilin, ArgjentinĂ«n, Uruguain dhe Paraguain. Grupi “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n” pĂ«rfshin, ndĂ«r tĂ« tjerĂ«, anĂ«tarĂ« tĂ« partisĂ« Franceze tĂ« Marine Le Pen, Rassemblement National, si dhe anĂ«tarĂ« tĂ« partisĂ« sĂ« kryeministrit hungarezViktor OrbĂĄn.

Që një mocion mosbesimi të debatohet dhe të hidhet në votim në Parlamentin e BE-së, ai duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta e 719 anëtarëve aktualë të parlamentit.

Të djathtët kritikojnë shpërfilljen e parlamenteve të vendeve anëtare

Grupi parlamentar “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n” kritikoi nĂ« deklaratĂ«n lidhur me mocionin e mosbesimit “shpĂ«rfilljen flagrante tĂ« Parlamentit Evropian, tĂ« parlamenteve kombĂ«tare dhe tĂ« miliona fermerĂ«ve evropianĂ«â€ nĂ« rastin e nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes Mercosur. MarrĂ«veshja pĂ«rfaqĂ«son njĂ« sulm tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ndaj sigurisĂ« dhe sovranitetit ushqimor evropian dhe hap tregjet pĂ«r produkte qĂ« nuk pĂ«rmbushin standardet evropiane, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Por mocioni i mosbesimit nuk do të arrijë ta pengojë nënshkrimin e marrëveshjes. Nënshkrimi i saj është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në Paraguai, ku do të shkojnë edhe Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa.

Mocionet e mëparshme të mosbesimit pa sukses

Mocioni i mĂ«parshĂ«m i mosbesimiti grupit parlamentar “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n” kundĂ«r von der Leyen dhe komisionit tĂ« drejtuar prej saj dĂ«shtoi nĂ« votimin e tetorit 2025 me 378 eurodeputetĂ« qĂ« votuan kundĂ«r tij kundrejt 179 qĂ« votuan pro. PĂ«r miratimin e mocionit tĂ« mosbesimit Ă«shtĂ« e nevojshme njĂ« shumicĂ« prej dy tĂ« tretash e votave. MegjithatĂ«, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, nĂ« atĂ« votim kundĂ«r von der Leyen dhe komisionit tĂ« saj votuan edhe eurodeputetĂ« nga grupi PPE i partive demo-kristiane, sĂ« cilĂ«s i pĂ«rket edhe von der Leyen si politikane e CDU-sĂ«.

Po në tetor 2025 Komisioni i mbijetoi gjithashtu një mocion mosbesimi nga grupi i partive të majta, që kishte si zanafillë ndër të tjera marrëveshjen doganore të BE-së me SHBA-në dhe qëndrimin ndaj katastrofës humanitare në Rripin e Gazës. Edhe një mocion i mëparshëm mosbesimi në korrik 2025 dështoi gjithashtu.

Mocionet e mosbesimit mund të kërkohen vetëm kundër të gjithë Komisionit. Nëse mocioni ka sukses atëhere i gjithë Komisioni duhet të japë dorëheqjen./K.M

07:50 Zelensky shpall gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë

Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë së vendit, me një fokus të veçantë në Kiev, pasi sulmet e vazhdueshme ruse vazhdojnë të lënë mijëra banorë pa energji elektrike.

Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë e strategjisë së saj të luftës, me temperaturat gjatë natës në Kiev që ranë së fundmi në rreth -20 gradë Celsius.

Deklarata vjen ndĂ«rsa homologu amerikan i Zelensky-t, Donald Trump, tha se po pengonte pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« marrĂ«veshje paqeje qĂ« do t’i jepte fund gati katĂ«r viteve luftĂ« me RusinĂ«.

Ai i tha agjencisĂ« sĂ« lajmeve Reuters tĂ« mĂ«rkurĂ«n se Ukraina â€œĂ«shtĂ« mĂ« pak e gatshme pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« marrĂ«veshje” sesa presidenti rus Vladimir Putin.

Kur u pyet pse bisedimet e paqes nuk e kanĂ« zgjidhur ende konfliktin, Trump u pĂ«rgjigj: “Zelensky”.

TĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit pritet tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« ZvicĂ«r javĂ«n e ardhshme, megjithĂ«se Trump sugjeroi se nuk janĂ« rregulluar plane zyrtare pĂ«r t’u takuar.

Në javët e fundit, sulmet ruse ndaj Kievit kanë lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike, ngrohje apo ujë të rrjedhshëm. Pas një nate veçanërisht të rëndë sulmesh me raketa dhe dronë javën e kaluar, 70% e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për disa orë.

Pas një takimi të posaçëm të kabinetit të mërkurën, Zelensky tha se do të ngrihet një grup pune 24 orë në ditë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse dhe përkeqësimi i kushteve të motit.

Ai tha se masat e reja do të përfshijnë sigurimin e pajisjeve dhe burimeve jetësore të energjisë nga jashtë për të zëvendësuar instalimet e dëmtuara.

“ZĂ«vendĂ«skryeministri i ParĂ« – Ministri i EnergjisĂ« i UkrainĂ«s Ă«shtĂ« caktuar tĂ« mbikĂ«qyrĂ« punĂ«n nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« njerĂ«zve dhe komuniteteve nĂ« kĂ«to kushte”, shkroi ai nĂ« X.

Ai urdhëroi gjithashtu një rritje të numrit të pikave të ndihmës emergjente rreth Kievit për të siguruar ngrohje dhe energji për banorët, një veprim që mund të çojë në lehtësimin e orës policore të mesnatës në kryeqytet.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet.

Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se një milion njerëz në Ukrainën juglindore kaluan orë të tëra pa ngrohje dhe furnizim me ujë si rezultat i sulmeve ajrore ruse.//K.M

07:46 “Robt ku t’i kesh
”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi nĂ« “Opinion” njĂ« episod tĂ« çuditshĂ«m, por dhe qesharak, me gjuhĂ«n e urrejtjes nĂ« rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, njĂ« tifoz i zemĂ«ruar  vendosi t’ia ‘numĂ«rojë’ tĂ« gjitha nĂ« Instagram: E nxore kokĂ«n, tifoz i Interit


“MĂ« ngrohen nervat, sa tĂ« duash. E di sa vetave u kam kthyer pĂ«rgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kĂ«shtu ironi. Kam historia nga mĂ« tĂ« ndryshmet. UnĂ« nuk komentoj mĂ« ndeshje, kam tre vjet qĂ« nuk komnetoj mĂ« ndeshje dhe nuk kam mĂ« ndĂ«rmend qĂ« tĂ« komentoj mĂ« ndeshje. Dikush qĂ« punon nĂ« njĂ« televizion, ka njĂ« ngjashmĂ«ri me mua.

Vjet mĂ« shkruan dikush nĂ« Instagram, ti more qĂ« e nxore kokĂ«n qĂ« dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharĂ«. MĂ« shkruan, duke mĂ« sharĂ« nga tĂ« gjitha anĂ«t: ‘ti more qĂ« e qite kokĂ«n, robt ku t’i kesh, e nxore qĂ« je tifoz i Interit’. UnĂ« i shkruaj ‘ i nderuar zotĂ«ri unĂ« kam tre vjet qĂ« nuk komentoj mĂ« ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerĂ«zit mendojnĂ« se kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« tĂ« gjykojnĂ« dhe tĂ« japin njĂ« mendim pĂ«r ty”, tregoi Shakohoxha./kb

07:40 Prodhuesi i kukullave Labubu akuzohet se ka shfrytëzuar punëtorët

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Një organizatë për të drejtat e punëtorëve pretendon se ka gjetur prova të shfrytëzimit të punëtorëve në një fabrikë kineze që prodhon kukullat Labubu, të cilat u bënë virale dhe shënuan një numër rekord shitjesh.

China Labor Watch (CLW), një organizatë joqeveritare me seli në SHBA, pretendon se hetimi i saj zbuloi se një nga furnizuesit e Pop Mart i detyronte punonjësit të punonin në turne të tepërta jashtë orarit, të nënshkruante kontrata bosh ose të paplota dhe nuk u jepte atyre leje të paguar.

Kukullat Labubu janë bërë shumë të njohura në të gjithë botën vitet e fundit dhe njihen më së miri për shitjen e lodrave në kuti misterioze, ku ngjyra e kukullws nuk dihet derisa tw hapet kutia.

ShitĂ«si me pakicĂ« i lodrave me seli nĂ« Pekin tha se i vlerĂ«sonte detajet nga shqyrtimi dhe se do t’u kĂ«rkojĂ« kompanive qĂ« prodhojnĂ« lodrat e saj tĂ« korrigjojnĂ« praktikat e tyre nĂ«se akuzat rezultojnĂ« tĂ« vĂ«rteta.

Pop Mart shtoi se kryen auditime të rregullta të furnizuesve të saj, duke përfshirë rishikime vjetore të pavarura nga palë të treta të kryera nga inspektorë të njohur ndërkombëtarisht.

Organizata sinjalizoi probleme të punës në fabrikën e Shunjia Toys Co Ltd në Qarkun Xinfeng, duke përfshirë ato që i quajti orë shtesë të paligjshme, praktika të paqarta kontraktuale dhe mungesë trajnimi dhe mbrojtjeje për sigurinë.

Në fabrikë nuk u identifikua asnjë punë fëmijësh, por ajo kishte punësuar punëtorë 16-vjeçarë të cilët i nënshtroheshin të njëjtave kushte pune si të rriturit, pa kujdesin e veçantë që kërkohet sipas ligjit kinez, tha CLW.

Organizata i kërkoi Pop Mart të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar problemet në zinxhirin e furnizimit. Organizata jofitimprurëse tha se firma duhet të kompensojë punëtorët e prekur dhe të sigurojë që linja e saj e prodhimit të jetë në përputhje me ligjet kineze të punës dhe standardet e punës të njohura ndërkombëtarisht.

Labubut – krijesat imagjinare tĂ« ngjashme me elfĂ«t me njĂ« rresht dhĂ«mbĂ«sh tĂ« mĂ«dha janĂ« bĂ«rĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« njohura. Kjo çmenduri ka shkaktuar radhĂ« tĂ« gjata nĂ« dyqane nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n.

Mbështetjet e personazheve të famshëm si Kim Kardashian dhe Lisa nga grupi K-pop Blackpink e kanë ndihmuar Pop Mart të bëhet një shitës i madh me pakicë i lodrave. /K.M

07:30 Kursi i këmbimit valutor,15 janar 2026

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje.

Kursi i këmbimit, e enjte, 15 janar 2026/ Euro dhe dollari në

07:28 Kalifornia nis hetim ndaj Elon Musk për deepfake-t seksuale të Inteligjencës Artificiale

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, ka nisur një hetim mbi përhapjen e imazheve seksuale të krijuara nga modeli i inteligjencës artificiale Grok, i zhvilluar nga kompania e Elon Musk, xAI.

Bonta tha se materialet “qĂ« shfaqin gra dhe fĂ«mijĂ« nĂ« situata lakuriqe dhe seksuale” janĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« ngacmuar njerĂ«z online, duke e cilĂ«suar situatĂ«n “tronditĂ«se”. Ai bĂ«ri thirrje qĂ« xAI tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« menjĂ«hershme.

Guvernatori i KalifornisĂ«, Gavin Newsom, e quajti vendimin e xAI pĂ«r “tĂ« krijuar njĂ« ambient tĂ« favorshĂ«m pĂ«r predatorĂ«â€ si “tĂ« neveritshĂ«m”.

Musk, në reagimin e tij, deklaroi se Grok nuk prodhon imazhe të personave të mitur pa kërkesë të përdoruesit dhe akuzoi kritikët për motivime politike.

Hetimi i Kalifornisë vjen ndërsa Britania po përgatit ligje për ndalimin e imazheve intime të krijuara pa pëlqim, dhe Ofcom ka nisur gjithashtu një hetim mbi Grok.

Tre senatorë demokratë amerikanë kanë kërkuar largimin e X dhe Grok nga dyqanet e aplikacioneve, ndërsa platforma ka kufizuar mjetin e gjenerimit të imazheve vetëm për abonentët që paguajnë.

Debati thekson pyetjen ligjore mbi përgjegjësinë e kompanive për përmbajtjen e krijuar nga AI, pasi Seksioni 230 i ligjit amerikan nuk mbulon imazhet e prodhuara nga vetë platformat./kb

07:20 Minneapolis sërish në qendër të kritikave/ Oficeri i emigracionit qëllon me armë zjarri një venezuelas

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Një incident i ri, ku një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE), mbrëmjen e djeshme në Minneapolis, qëlloi me armë zjarri në këmbë një burrë venezuelian gjatë një arrestimi.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa ditë pas vdekjes së 37-vjeçares Renee Nicole Good, nënë e tre fëmijëve, e cila u qëllua dhe u vra nga një agjent i ICE në të njëjtin qytet, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta.

Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, incidenti i ri ndodhi pas një kontrolli të synuar të automjetit, si pjesë e një operacioni për të arrestuar një emigrant të paligjshëm nga Venezuela. Siç raportohet, ai u përpoq të ikte me makinën e tij, u përplas me një automjet të parkuar dhe më pas iku në këmbë.

Sipas autoriteteve, dy persona dolën nga një shtëpi aty pranë vendit të ngjarjes dhe sulmuan agjentin federal duke përdorur një lopatë bore dhe një fshesë. E njëjta deklaratë thoshte se ndërsa agjenti po sulmohej nga tre persona, i dyshuari venezuelas arriti të arratisej përkohësisht dhe filloi ta rrihte edhe atë.

“Duke pasur frikĂ« pĂ«r jetĂ«n dhe sigurinĂ« e tij, agjenti hapi zjarr nĂ« vetĂ«mbrojtje“, deklaruar autoritetet, duke shtuar se burri u plagos nĂ« kĂ«mbĂ«.

Si agjenti ashtu edhe i plagosuri u dërguan në spital, ndërsa dy personat e tjerë që dyshohet se morën pjesë në sulm u morën në paraburgim. Kjo ngjarje ndodhi 7 kilometra në veri të vendit ku, të mërkurën, më 7 janar, Renee Nicole Good u qëllua dhe u vra në makinën e saj nga një agjent i ICE-së.

Administrata Trump argumentoi në atë kohë se agjenti veproi në vetëmbrojtje, duke pretenduar se gruaja e përdori automjetin e saj si armë. Ky version u kundërshtua nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, të cilët thanë se videoja e një kalimtari tregonte makinën e gruas duke u larguar nga agjentët në kohën e të shtënave.

Pas kësaj ngjarje, disa protestues u mblodhën pranë vendit të ngjarjes, duke shprehur zemërimin e tyre ndaj operacioneve të ICE-së në Minneapolis. Prania e agjentëve federalë dhe oficerëve të policisë solli tensione të reja, me forcat e sigurisë që përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Minneapolis ka qenë në qendër të politikës së rreptë të imigracionit të administratës Trump, me qindra agjentë federalë shtesë të vendosur në zonë ditët e fundit, duke përkeqësuar më tej klimën tashmë të tensionuar./K.M

07:12 Nuk ka konsensus për Groenlandën

Takimi i Shtëpisë së Bardhë për Groenlandën nuk arriti të sheshojë dallimet që ekzistojnë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës për ishullin më të madh në botë.

Pas takimit që patën me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës theksuan se mosmarrëveshjet mes palëve janë thelbësore.

“Nuk arritĂ«m ta ndryshonim qĂ«ndrimin amerikan. ËshtĂ« e qartĂ« se presidenti ka dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« pushtuar GroenlandĂ«n. Ne e bĂ«mĂ« shumĂ«, shumĂ« tĂ« qartĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« mbretĂ«risĂ«.”, tha Lars LĂžkke Rasmussen.

Sa i përket shqetësimeve të amerikanëve lidhur me sigurinë e Groenlandës, ministri i Jashtëm danez theksoi se kjo mund të adresohet përmes NATO-s, ndërsa hodhi edhe një herë poshtë çdo ide për blerjen e ishullit arktik.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, tha se vendi i saj dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, por nuk dëshiron të jetë pronë e SHBA-ve.

E ndërsa palët ishin në diskutime në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan nga Zyra Ovale theksoi gjithashtu se nuk do të heqë dorë nga Groenlanda, pasi ajo është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Danimarka nuk mund ta mbrojë Groenlandën përballë një pushtimi të mundshëm nga Rusia ose Kina./kb

07:10 Interi cinik, zikaltërit shkëputen në krye të Serisë A

Inter fitoi 1-0 ndaj Leçes nĂ« “San Siro”, duke u shkĂ«putur nĂ« krye tĂ« Serie A.

Ndeshja u dominua nga zikaltërit, të cilët krijuan disa raste në pjesën e parë, por pa arritur të shënojnë.

Bonny dhe Zielinski u afruan pranë golit, ndërsa një penallti e dhënë fillimisht për Interin u anulua pas rishikimit në VAR.

Edhe në pjesën e dytë, Inter vazhdoi presionin, por u ndal disa herë nga ndërhyrjet e portierit Falcone.

Goli i vetëm i takimit erdhi 12 minuta nga fundi, kur Esposito shfrytëzoi rikthimin e topit pas goditjes së Lautaro Martinez.

Inter regjistroi fitoren e 12-të në 14 ndeshje kampionati. Me këtë sukses, zikaltërit kryesojnë me gjashtë pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë.

Lecce mbetet pranë zonës së rënies pas humbjes së tretë radhazi./K.M

07:05 Dossier/ Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht, si u vranë idhujt e së majtës gjermane

Luksemburgu dhe Liebknecht u vranë në mes të kryengritjes spartakiste, një seri grevash dhe demonstratash që filluan më 4 janar 1919

Përgatiti: Leonard Veizi

Sa herĂ« qĂ« nĂ« Gjermani pĂ«rmendet Rosa Luxemburg, nuk mungon as citimi i fjalive tĂ« saj tĂ« famshme: “Kush nuk lĂ«viz, nuk i ndien prangat”. Por Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht, dy prej socialistĂ«ve mĂ« tĂ« shquar nĂ« Gjermani, u torturuan dhe u vranĂ« nĂ« Berlin nga njĂ« grup veteranĂ«sh tĂ« LuftĂ«s sĂ« Parë  BotĂ«rore, pjesĂ« e organizatave paraushtarake tĂ« krahut tĂ« djathë .


TashmĂ« u mbushĂ«n 106 vjet nga vrasja e Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht. Luksemburgu dhe Libknehti u vranĂ« nĂ« mes tĂ« kryengritjes spartakiste, njĂ« seri grevash dhe demonstratash qĂ« filluan mĂ« 4 janar 1919, kur socialisti i pavarur Emil Eichhorn u shkarkua nga posti i Shefit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Berlinit. PikĂ«risht nĂ« janarin e vitit 1919, vetĂ«m dy muaj pasi ishte liruar nga burgu, nĂ« moshĂ«n 48 vjeçare Roza Luksemburg vritet prej oficerĂ«ve pramilitarĂ« radikalĂ« tĂ« djathtĂ«. Me vrasjen e saj heshti zĂ«ri pĂ«r njĂ« Gjermani socialiste.

Lëvizja e majtë

Luksemburgu dhe Libkneht ishin udhëheqësit kryesorë të kryengritjes dhe për këtë arsye objektivat kryesore për njësitë paraushtarake Freikorps. Qeveria e përkohshme, e udhëhequr nga socialdemokrati Friedrih Ebert, kishte urdhëruar këto njësi të shuanin kryengritjen.

Para vdekjes së tyre, Luksemburgu dhe  Libkneht kishin qenë figura të rëndësishme në lëvizjen socialiste gjermane. Liebknecht ishte djali i Vilhelm Libkneht , bashkëthemeluesit të partisë social-demokrate gjermane (SPD) dhe kishte punuar si avokat mbrojtës për anëtarët e partisë, ndërsa ishte gjithashtu një anëtar aktiv i disa organizatave ndërkombëtare socialiste dhe një anëtar i parlamentit. për SPD-në.

Megjithëse Luksemburgu nuk kishte një histori familjare të anëtarësimit në parti si Liebknecht, ajo ishte aktive në organizatat socialiste që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare: fillimisht në Poloninë e kontrolluar nga Rusia, ku lindi, më vonë në Zvicër dhe më në fund në Gjermani, ku u transferua në në 1898. Luksemburgu u bë një anëtar aktiv i SPD-së dhe një kritik i fortë i kursit parlamentar të partisë, duke propozuar një mënyrë revolucionare drejt pushtetit. Ajo kontribuoi në shumë vepra të rëndësishme në teorinë marksiste, si Akumulimi i kapitalit në ekonomi dhe dialektika e spontanitetit dhe organizimi në filozofinë politike.

Lufta e Parë

Në vitin 1914, në fillimin e Luftës së Parë Botërore, çështja e mbështetjes së luftës ndau shumë socialistët gjermanë. Shumica e SPD-së mbështeti luftën, ndërsa ata kundër saj formuan Partinë e Pavarur Socialdemokrate (USPD). Luksemburgu dhe Libknehti, si avokatë të fortë për solidaritetin ndërkombëtar midis punëtorëve, themeluan Lidhjen Spartakus, së bashku me disa socialistë të tjerë gjermanë, për të protestuar kundër luftës dhe për të përhapur pamflete antimilitariste.

Me humbjen e Gjermanisë në luftë duke u bërë e pashmangshme pas verës së vitit 1918, trazirat u përhapën në të gjithë vendin. Duke filluar me një kryengritje të marinarëve në qytetin port verior të Kielit në ditët e fundit të tetorit, revolucioni kishte arritur shpejt në të gjitha qytetet kryesore gjermane, ku këshillat e punëtorëve dhe ushtarëve filluan të merrnin kontrollin e qeverisjes vendore. Socialdemokratët, të udhëhequr nga Ebert, arritën të fitonin kontrollin e qeverisë kombëtare dhe u përpoqën të konsolidonin pushtetin. Ushtarët po ktheheshin në shtëpi, ushqimi ishte në mungesë dhe trazirat politike çuan në trazira dhe përleshje në rrugë. Gjermania ishte në trazira.

Kryengritja spartakiste

Të shtyrë nga përvoja e fillimit të luftës, Socialistët e Pavarur dhe Spartakistët nuk u besuan socialdemokratëve dhe vendosën të formojnë partinë e tyre më radikale: Partinë Komuniste të Gjermanisë (KPD). Me revolucionin dhe ndryshimet shoqërore në ajër, falë përfundimit të luftës dhe abdikimit të perandorit, ata panë një mundësi për revolucionin e tyre. Kryengritja spartakiste ishte fillimisht shumë e suksesshme, me greva masive dhe demonstrata në rrugët e Berlinit. Meqenëse strukturat ushtarake ishin shembur, qeveria Ebert u kërkoi njësive paraushtarake Freikorps, kryesisht të përbëra nga veteranë të luftës, të shuanin kryengritjen.

Kjo rezultoi në dhunë masive në rrugë dhe, në fund të fundit, kapjen dhe vrasjen e Luksemburgut dhe Karl Libkneht-it. Rezultati i kryengritjes spartaciste do të vazhdonte të përçante të majtën gjermane gjatë Republikës së Vajmarit, me komunistët të ndiheshin të tradhtuar nga socialdemokratët. Socialdemokratët, nga ana tjetër, u ndjenë të kërcënuar nga mundësia e një kryengritjeje të re komuniste.

Epilogu

MĂ« 1933 pushtetin e mori Adolf Hitleri. PĂ«rballĂ« kishte njĂ« tĂ« majtĂ« dhe partitĂ« konservatore tĂ« paafta e tĂ« pafuqishme pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ«.

Luksemburgu dhe Karl Libknehti do të mbeten martirë dhe ikona të rëndësishme të lëvizjes komuniste gjermane dhe deri më sot, vdekjet e tyre përkujtohen çdo vit.

 

 

Horoskopi pĂ«r ditĂ«n e sotme, 15 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

DASHI

Pas muajsh të tërë që ju është dashur të frenoni impulset dhe iniciativat tuaja, tani ndjeni se diçka po fillon të lëvizë sërish. Yjet flasin për veprim, por ata gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të bëhet me nxitim. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të shtyrë, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë një takim intensiv, por të papritur. Në punë, ekziston një dëshirë për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj: por kini kujdes të mos nxitoni gjërat. Energjia fizike po rritet.

DEMI

Sipas horoskopit tĂ« Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet shpĂ«rblejnĂ« durimin dhe konkretĂ«sinĂ«, dy cilĂ«si qĂ« zotĂ«roni. NĂ« dashuri, keni nevojĂ« pĂ«r siguri: ata qĂ« janĂ« nĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« qĂ«ndrueshme forcojnĂ« lidhjet e tyre, ndĂ«rsa ata qĂ« kanĂ« dyshime nuk mund t’i injorojnĂ« mĂ« ato. NĂ« punĂ«, po mbillni fara: rezultatet nuk janĂ« tĂ« menjĂ«hershme, por do tĂ« vijnĂ«. Kjo Ă«shtĂ« koha e duhur pĂ«r tĂ« investuar nĂ« veten tuaj, madje edhe brenda vetes. Kujdes nga stresi i akumuluar: trupi juaj kĂ«rkon vĂ«mendje.

BINJAKËT

Mendja juaj është në garë dhe yjet favorizojnë komunikimin, takimet dhe idetë e reja. Në dashuri, ekziston dëshira për qetësi, por edhe rreziku për të thënë shumë ose shumë pak: zgjidhni fjalët me kujdes. Në punë, mund të merrni një propozim interesant ose të rizbuloni një projekt të vjetër në një dritë të re. Ky është një qiell që ju fton të lëvizni, të udhëtoni dhe të eksploroni. Energjia është e mirë, por jo e tepërt.

GAFORRJA

Po përjetoni një kohë vetëanalize që po ju çon drejt rivlerësimit të marrëdhënieve, zgjedhjeve dhe prioriteteve. Në dashuri, është një kohë e së vërtetës: ajo që është autentike forcohet, ajo që nuk është dobësohet. Në punë, mund të ndiheni të nënvlerësuar, por kini kujdes: shpesh jeni ju ai që nuk e njeh vlerën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të shëruar plagët e vjetra. Mbrojeni hapësirën tuaj emocionale.

LUANI

Sipas horoskopit tĂ« Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), pas njĂ« periudhe pasigurie, tani po rifitoni vetĂ«besimin dhe karizmĂ«n. NĂ« dashuri, jeni nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes: pasione tĂ« forta, sqarime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe kthime tĂ« mundshme. NĂ« punĂ«, yjet sugjerojnĂ« njohje, por vetĂ«m nĂ«se shmangni krenarinĂ« e tepĂ«rt. ËshtĂ« koha pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr, jo pĂ«r tĂ« imponuar. Energjia juaj po rritet dhe jeni tĂ« etur tĂ« pĂ«rfshiheni. VetĂ«m kini kujdes tĂ« mos e teproni.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshë e dashur, po pastroni veten, nga brenda dhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet dhe veprime konkrete në vend të fjalëve. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por mund të ndiheni të mbingarkuar: mësoni të delegoni. Yjet ju inkurajojnë të kujdeseni për veten, madje edhe në detajet e vogla dhe të përditshme. Kjo është një kohë e shkëlqyer për vendime praktike dhe afatgjata.

PESHORJA

Në dashuri je i thirrur të zgjedhësh: të qëndrosh në zonën tënde të rehatisë apo të dëgjosh atë që dëshiron vërtet. Marrëdhëniet janë çelësi, por nuk duhet të harrosh veten. Bashkëpunime interesante mund të lindin në punë, por ki kujdes të mos i kënaqësh të gjithë. Kjo është një kohë e favorshme për sqarime dhe marrëveshje të reja. Energjia luhatet, prandaj kujdesu të pushosh.

AKREPI

Sipas horoskopit tĂ« Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet flasin pĂ«r ndryshime tĂ« thella. NĂ« dashuri, asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« sipĂ«rfaqĂ«sore: ose gjithçka ose asgjĂ«. Pasionet janĂ« tĂ« forta, por edhe xhelozitĂ« janĂ« tĂ« forta. NĂ« punĂ«, po pĂ«rgatitni njĂ« lĂ«vizje tĂ« madhe, edhe nĂ«se Ă«shtĂ« ende e fshehtĂ«. ËshtĂ« koha tĂ« dĂ«gjoni intuitĂ«n tuaj, e cila Ă«shtĂ« forca juaj e vĂ«rtetĂ«. Kujdes nga stresi emocional: mos e mbani gjithçka tĂ« fshehur.

SHIGJETARI

Yjet ju nxisin të shikoni përpara me entuziazëm, duke lënë mënjanë atë që ju ka rënduar. Në dashuri, dëshira për liri kthehet, por kini kujdes të mos e ngatërroni pavarësinë me distancën. Në punë, ju presin mundësi të reja, kontakte ndërkombëtare ose projekte të ardhshme. Ky është një qiell që favorizon ëndrrat, por gjithashtu kërkon konkretësi. Energji e mirë, një frymë pozitive.

BRICJAPI

Po pĂ«rballeni me vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, veçanĂ«risht nĂ« punĂ«, ku puna juaj e palodhur po fillon tĂ« japĂ« fryte. NĂ« dashuri, jeni mĂ« tĂ« menduar se zakonisht: keni nevojĂ« pĂ«r kohĂ«, pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ngadalĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« e mirĂ« pĂ«r t’u konsoliduar, jo pĂ«r tĂ« marrĂ« rreziqe. Kini kujdes tĂ« mos jeni tĂ« ngurtĂ«: lini vend edhe pĂ«r emocione. Energjia juaj Ă«shtĂ« e qĂ«ndrueshme, por mos u sforconi shumĂ«.

UJORI

Sipas horoskopit tĂ« Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet ju ftojnĂ« tĂ« thyeni modelin dhe tĂ« mendoni jashtĂ« kornizave, siç dini ju. NĂ« dashuri, ka nevojĂ« pĂ«r dialog dhe liri: marrĂ«dhĂ«niet jokonvencionale favorizohen. NĂ« punĂ«, do tĂ« keni ide tĂ« shkĂ«lqyera, por keni nevojĂ« pĂ«r dikĂ« qĂ« t’ju ndihmojĂ« t’i realizoni ato. ËshtĂ« njĂ« kohĂ« krijuese, por edhe pak shpĂ«rqendruese. Kujdesuni pĂ«r gjumin dhe sistemin tuaj nervor.

PESHQIT

Yjet rrisin ndjeshmërinë tuaj: në dashuri, jeni romantikë, por rrezikoni të idealizoni tepër. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Në punë, mund të ndiheni të hutuar, por një përgjigje do të vijë nëse dëgjoni intuitën tuaj. Ky është një qiell që flet për shërimin e brendshëm, ëndrrat dhe spiritualitetin. Energjia është e ndryshueshme, prandaj jepini vetes pushim.

 

Parashikimi i motit pĂ«r sot, 15 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë mjegull.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

Horoskopi sot, 15 janar 2026

❀ Dashuri: TendencĂ« pĂ«r debate tĂ« shpejta; fol, por mos imponohu. 💰 Para: Kujdes me shpenzimet impulsive. đŸ’Œ PunĂ«: DitĂ« aktive, por kĂ«rkon durim me kolegĂ«t. ❀ Dashuri: Stabilitet dhe qetĂ«si; marrĂ«dhĂ«niet forcohen. 💰 Para: SituatĂ« e qĂ«ndrueshme, mirĂ« pĂ«r planifikim. đŸ’Œ PunĂ«: Mbyllje e suksesshme e njĂ« çështjeje tĂ« vjetĂ«r. ❀ Dashuri: Komunikimi sjell afrime tĂ« reja. 💰 Para: MundĂ«si e vogĂ«l


Source

Operacion i madh policor, të burgosurit me rrezikshmeri të lartë çohen në burgun e Fierit

Pas arratisjes sĂ« Altin Ndoci mbrĂ«mĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave qĂ« konsiderohen me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore nga burgu i DurrĂ«sit drejt Burgu i Fierit. Sipas burimeve, burgu i DurrĂ«sit nuk Ă«shtĂ« institucion me siguri tĂ« lartĂ«, çka ka shtyrĂ« autoritetet tĂ« rishikojnĂ« menjĂ«herĂ« masat e sigurisĂ« dhe vendosjen e tĂ« paraburgosurve apo tĂ« dĂ«nuarve


Source

Në Kosovë fillon rinumërimi i pjesshëm i votave, po dalin manipulime të mëdha

Dyshime pĂ«r manipulime me vota, veçanĂ«risht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« ka pasur nĂ« vazhdimĂ«si ndĂ«r vite nĂ« KosovĂ«. Tani, njĂ« vendim i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ) pĂ«r t’i rinumĂ«ruar votat nĂ« njĂ« tĂ« tretĂ«n e vendvotimeve pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit ka ngritur shqetĂ«sime edhe pĂ«r integritetin e procesit mĂ« tĂ« fundit


Source

22:59 Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran/ Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar, sipas Sky News.

Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve nĂ« Iran se “ndihma Ă«shtĂ« duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumĂ« tĂ« forta” nĂ«se qeveria nĂ« Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

Irani ka thĂ«nĂ« vazhdimisht se do tĂ« hakmerret kundĂ«r vendeve ushtarake amerikane nĂ« rajon nĂ«se Amerika sulmon – shih postimin tonĂ« nĂ« orĂ«n 8.44.

SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e një pjese të stafit nga Baza Ajrore Al Udeid e drejtuar nga SHBA-të në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes tha: “Ne nuk komentojmĂ« mbi detajet e vendosjes sĂ« bazave dhe vendosjeve pĂ«r shkak tĂ« sigurisĂ« operacionale.”

“MbretĂ«ria e Bashkuar gjithmonĂ« vendos masa paraprake pĂ«r tĂ« siguruar sigurinĂ« dhe mbrojtjen e personelit tonĂ«, duke pĂ«rfshirĂ«, kur Ă«shtĂ« e nevojshme, tĂ«rheqjen e personelit.”

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse i gjithë personeli britanik po tërhiqej nga baza në Katar./mxh

22:51 Blerjet online lidhen me nivele më të larta stresi (Lifestyle)

A po përpiqeni të ulni stresin duke blerë në Amazon dhe duke kërkuar për oferta të lira?

Mund të jeni duke zgjedhur rrugën e gabuar, thotë një studim i ri.

Blerjet online janë më të lidhura me stresin sesa leximi i lajmeve, kontrollimi i kutisë postare ose shikimi i pornografisë, raportuan studiuesit më 9 janar në Journal of Medical Internet Research.

“Rezultatet tona tregojnĂ« se njĂ« rritje nĂ« pĂ«rdorimin e mediave sociale ose blerjeve online Ă«shtĂ« e lidhur me njĂ« rritje tĂ« stresit tĂ« vetĂ«-raportuar nĂ« grupe tĂ« shumta pĂ«rdoruesish dhe nĂ« tĂ« gjitha pajisjet”, tha nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp studiuesi kryesor Mohammad Belal, njĂ« student doktorature nĂ« Universitetin Aalto nĂ« FinlandĂ«.

Për studimin e ri, studiuesit ndoqën zakonet e përdorimit të internetit të gati 1,500 gjermanëve gjatë shtatë muajve, duke përdorur një program ndjekjeje që tregonte se ku ata navigonin në internet dhe për sa kohë.

Në total, ekipi krahasoi të dhënat nga gati 47 milionë vizita në internet dhe 14 milionë përdorime të aplikacioneve, me stresin e vetë-raportuar nga pjesëmarrësit.

Rezultatet treguan se koha e kaluar duke përdorur internetin për blerje shoqërohej me rritje të stresit, pavarësisht nëse njerëzit kërkonin oferta të mira në pajisje mobile apo në kompjuterë desktop.

Ndërkohë, studiuesit zbuluan se njerëzit që lexonin email-e ose lajme raportuan nivele më të ulëta stresi.

E njëjta gjë vlente edhe për pornografinë në internet.

“Disi çuditĂ«risht, njerĂ«zit qĂ« kaluan shumĂ« kohĂ« nĂ« faqet e lajmeve raportuan mĂ« pak stres se tĂ« tjerĂ«t”, tha Belal. “Nga ana tjetĂ«r, ata qĂ« tashmĂ« kishin pĂ«rjetuar shumĂ« stres nuk kaluan shumĂ« kohĂ« nĂ« faqet e lajmeve – dhe kjo Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me hulumtimet e mĂ«parshme qĂ« tregojnĂ« se stresi mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« konsumin e lajmeve.”

Në përgjithësi, studiuesit gjetën një lidhje të fortë midis përdorimit të internetit në përgjithësi dhe stresit më të lartë, veçanërisht tek njerëzit që tashmë përjetojnë shumë stres në jetën e tyre të përditshme.

MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« thuhet se nĂ« ç’mĂ«nyrĂ« shkon kjo marrĂ«dhĂ«nie, thanĂ« studiuesit – a shkojnĂ« njerĂ«zit nĂ« internet ose nĂ« dyqanet online pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar stresin, apo shfletimi i faqeve ose blerjet shkaktojnĂ« mĂ« shumĂ« stres?

“A janĂ« njerĂ«zit mĂ« tĂ« stresuar sepse kalojnĂ« mĂ« shumĂ« kohĂ« duke bĂ«rĂ« blerje online ose nĂ« mediat sociale, apo faqet e tilla u ofrojnĂ« atyre njĂ« mbĂ«shtetje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kohĂ« tĂ« vĂ«shtira? ËshtĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« t’i studiojmĂ« mĂ« tej kĂ«to çështje nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« zgjidhim problemin e pulĂ«s dhe vezĂ«s”, tha nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp studiuesi i lartĂ« Juhi Kulshrestha, njĂ« profesor asistent i shkencave kompjuterike nĂ« Universitetin Aalto.

“Vendosja e njĂ« ndalimi tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ose kufizimeve tĂ« sipĂ«rme pĂ«r lloje tĂ« caktuara tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« internetit mund tĂ« mos i zgjidhĂ« problemet dhe madje mund t’u heqĂ« njĂ« mbĂ«shtetje jetĂ«sore njerĂ«zve qĂ« po pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si”, .

Studiuesit planifikojnë të thellohen më shumë në këtë çështje, për shembull duke parë nëse lloje të ndryshme lajmesh lidhen me stresin dhe mirëqenien.

“NdĂ«rsa fitojmĂ« informacion gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« saktĂ« rreth pĂ«rdorimit tĂ« internetit nga njerĂ«zit, do tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« hartojmĂ« lloje tĂ« reja mjetesh qĂ« njerĂ«zit mund t’i pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« rregulluar shfletimin e tyre dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar mirĂ«qenien e tyre”, tha Kulshrestha./mxh

22:49 Raporti: Hezbollahu nuk ka në plan të ndërhyjë nëse Irani sulmohet nga SHBA ose Izraeli

Diplomatët i kanë kërkuar Hezbollahut të japë garanci se nuk do të ndërmarrë veprime nëse Irani sulmohet nga SHBA-të ose Izraeli, sipas Reuters.

Mediat e huaja raportojnĂ« se grupi paramilitar libanez, i cili Ă«shtĂ« aleat me Iranin, nuk ofroi garanci tĂ« qarta, por nuk planifikon tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime nĂ«se sulmi ndaj Iranit nuk Ă«shtĂ« “ekzistencial”.

Raporti erdhi pasi Donald Trump u premtoi protestuesve iranianĂ« se “ndihma Ă«shtĂ« duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumĂ« tĂ« forta” nĂ«se qeveria vazhdon me ekzekutimet.

Hezbollahu ka qenë prej kohësh një forcë e madhe në rajon, por u dobësua nga një fushatë ushtarake izraelite.

Kujtojmë se Irani prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive, pasi qytetarët bëjnë përgjegjës regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën ndodhet vendi./mxh

22:45 Gjendet njĂ« trup nĂ« njĂ« plazh nĂ« Qipro, dyshohet se mund t’i pĂ«rkasĂ« biznesmenit 56-vjeçar rus tĂ« zhdukur mĂ« 7 janar

Gjendet kufoma e një burri me identitet të panjohur në një nga plazhet e Qipros. Sipas raportit, trupi mund të lidhet me zhdukjen misterioze të biznesmenit 56-vjeçar rus, Vladislav Baumgartner , i cili rezulton i zhdukur që nga 7 janari.

Anëtarët e Bazave Britanike menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa Shefi i Policisë së Limasolit dhe oficeri i TAE-së së Limasolit nxituan në vendngjarje, me qëllim që të izolonin vendin e ngjarjes dhe të vazhdonin me ekzaminimet në vend dhe një autopsi.

Siç thuhet në raport, trupi është në një fazë të avancuar dekompozimi, gjë që aktualisht e bën të pamundur identifikimin e tij të menjëhershëm.

Informacione të reja tregojnë se trupi pritet të transferohet në morgun e Bazave Britanike, në mënyrë që nesër, të enjten, të kryhet autopsia nga një patolog mjeko-ligjor i Bazave Britanike dhe të merren mostra të ADN-së për të identifikuar burrin e panjohur.

Për momentin, Policia nuk ka konfirmuar nëse trupi i përket biznesmenit 56-vjeçar rus Vladislav Baumgartner, gjurmët e të cilit u humbën më 7 janar në Limasol. Kujtohet se hetimet u përqendruan në zonën më të gjerë të Pissourit dhe në veçanti në Kavo Aspro, ku telefoni celular i burrit të zhdukur transmetoi një sinjal për herë të fundit.

Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Limasolit, deri më tani nuk është përjashtuar asnjë mundësi në lidhje me shkakun e vdekjes së burrit të panjohur.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Qipros, 56-vjeçari mungon nga vendbanimi i tij në Limasol që nga 7 janari. Ai përshkruhet si afërsisht 1.90 m i gjatë, me trup të hollë, me flokë gri, ndërsa në kohën e largimit të tij kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra. Policia u bëri thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë Departamentin e Hetimit të Krimit në Limasol.

Në të njëjtën kohë, mediat ruse dhe të huaja, të cilat po ndjekin nga afër rastin, raportojnë se zhdukja u deklarua pas shqetësimit në rrethin e tij profesional, kur dyshohet se ai ndaloi së iu përgjigjur thirrjeve, ndërsa operacioni i kërkimit u organizua me pjesëmarrjen e forcave të policisë, Mbrojtjes Civile, vullnetarëve dhe personelit të Bazave Britanike, me përdorimin e një helikopteri dhe dronëve. Kërkimet u ndërprenë në momente të ndryshme kohore për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq./mxh

22:39 Akuzohen për aktivitete anti-migrante, Franca u ndalon hyrjen 10 aktivistëve britanikë të ekstremit të djathtë

Franca ka ndaluar hyrjen dhe qĂ«ndrimin pĂ«r 10 shtetas britanikĂ«, pjesĂ«tarĂ« tĂ« grupit “Raise the Colours”, pasi akuzohen se janĂš angazhuar nĂ« veprime pĂ«r tĂ« penguar migrantĂ«t qĂ« tĂ« kalonin Kanalin Anglez me anije tĂ« vogla, njoftoi Ministria e Brendshme franceze.

AktivistĂ«t u kapĂ«n duke kĂ«rkuar dhe shkatĂ«rruar anije tĂ« vogla pĂ«rgjatĂ« bregdetit verior tĂ« FrancĂ«s dhe duke kryer “aktivitet propagandistik” pĂ«r tĂ« mobilizuar publikun britanik.

Ministria tha se veprimet e grupit, tĂ« zbuluara nĂ« dhjetor 2025, mund tĂ« shkaktonin “çrregullime serioze tĂ« rendit publik” dhe se ndalimi u vendos pĂ«r individĂ«t, jo pĂ«r organizatĂ«n nĂ« tĂ«rĂ«si. Grupi “Raise the Colours” deklaroi se aktivitetet e tij janĂ« gjithmonĂ« paqĂ«sore dhe brenda ligjit dhe se nuk mbĂ«shtet as dhunĂ«n, as veprime tĂ« paligjshme.

Ministri francez i BrendshĂ«m, Laurent Nunez, u shpreh nĂ« X se “shteti ligjor nuk Ă«shtĂ« i negociueshĂ«m, veprimet me natyrĂ« tĂ« dhunshme ose qĂ« nxisin urrejtje nuk kanĂ« vend nĂ« territorin tonĂ«â€.

Sipas të dhënave të Home Office, 41,472 migrantë kaluan Kanalin Anglez në vitin 2025, një rritje prej 13% krahasuar me 2024, ndërsa mes 1 dhe 5 janarit 2026, 32 persona kaluan me anije të vogla.

Qeveria britanike ka shtyrë Francën të ndërmarrë masa për të ndaluar kalimet e paligjshme, dhe në nëntor u ra dakord që autoritetet franceze të fillojnë të ndërhynin në këto kalime me anije të vogla./mxh

❌