❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestimi i Maduros/ Berisha: Rama ka ndĂ«rruar emrin, sipas tij problemi i VenezuelĂ«s Ă«shtĂ« se ka naftĂ« dhe ShqipĂ«ria s’ka, por harroi se u thoshte shqiptarĂ«ve se Shpiragun noton mbi naftĂ«

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme Antikorrupsion, nĂ« zbatim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “detyrim paraqitje” pĂ«r dosjen “Partizani”.

Sali Berisha: Këtu, kryefjala dhe unë e kuptoj që është Ramaduro. Unë do them ato që ka thënë Ramaduro vetë. Ramaduro ka thënë për veten e tij. Ja çfarë shkruan Edi Rama për veten e tij.

Në gjykatë kishte ndryshuar emrin nga Edi Rama në Endri Kajsiu. Ka marrë emrin e Endri Fugës dhe mbiemrin e Blendi Kajsiut. U arrestua thotë Nicola Maduro dhe ca trushkulur po presin që Delta të zbresë në Surrel për të arrestuar Edi Ramën.

Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Sipas tij kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se në Shqipëri. Sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës,.

Sipas Ramës, problemi është se Shqipëria nuk ka naftë, paçka se thoshte që Shpiragu noton mbi naftë, e harroi këtë ky, thotë se kartelet në Shqipëri janë më të vogla se në Venezuelë.

Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës dhe pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros.

Këtë natyrisht do ja japin Delta apo populli, unë them se ja jep populli shqiptar. Për dijeni, McGonigal-i ishte aty, po dëshmonte, është hapur dosja e tij.

The post Arrestimi i Maduros/ Berisha: Rama ka ndĂ«rruar emrin, sipas tij problemi i VenezuelĂ«s Ă«shtĂ« se ka naftĂ« dhe ShqipĂ«ria s’ka, por harroi se u thoshte shqiptarĂ«ve se Shpiragun noton mbi naftĂ« appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para Prokurorisë

✇Albeu
By: V K

Kreu i PartisĂ« Demokratike Sali Berisha Ă«shtĂ« paraqitur sot (5 janar) nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme Antikorrupsion, nĂ« zbatim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “detyrim paraqitje” pĂ«r dosjen “Partizani”.

Kryedemokrati u prit nga mbështetësit e tij jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku pasi i përshëndeti, u fut brenda ambienteve të SPAK.

Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

The post Sali Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para Prokurorisë appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe dëborë/ Lajda Porja: Ja si pritet të jetë moti dhe temperaturat në vend këtë javë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

NĂ« njĂ« lidhje nga “Meteoalb” nĂ« studion e lajmeve nĂ« “Ora News”, sinoptikania e njohur Lajda Porja, dha parashikimin se si pritet tĂ« luhatet moti dhe temperaturat nĂ« vend kĂ«tĂ« javĂ«.

Sipas saj, do të ketë reshje shiu dhe dëbore në majat e maleve.

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat tha Porja, do të jenë kryesisht të ngrohta, ndërsa të premten do të jetë dhe dita më e ftohtë e javës.

“ËshtĂ« njĂ« janar tipik dimri me temperatura tĂ« ulĂ«ta, reshje tĂ« bollshme shiu qĂ« do tĂ« vijojnĂ« gjatĂ« gjithĂ« muajit”, u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera Lajda Porja.

 

The post Reshje shiu dhe dëborë/ Lajda Porja: Ja si pritet të jetë moti dhe temperaturat në vend këtë javë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.

Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.

Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

The post Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar appeared first on Albeu.com.

Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore pesë persona, mes të cilëve dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Ai mbetet ende i hospitalizuar, duke marrë trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej efektivëve ka lënë ambientet e spitalit pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar nën kujdesin e mjekëve.

Burimet bëjnë me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

The post Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë appeared first on Albeu.com.

Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

✇Albeu
By: V K

NicolĂĄs Maduro, presidenti i VenezuelĂ«s i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara tĂ« shtunĂ«n mĂ« 3 janar, po mbahet nĂ« njĂ« kompleks famĂ«keq nĂ« Bruklin, i cili pĂ«r shkak tĂ« kushteve Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si “ferri mbi tokĂ«â€.

Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC), Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« masive nĂ« qendĂ«r tĂ« Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga tĂ« pandehurit mĂ« famĂ«keqĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« pritje tĂ« gjyqit.

E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment.

 

 

Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më të lehta.

Qendra funksionon kryesisht si një stacion i ndërmjetëm për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.

Nga ky burg kanĂ« kaluar emra tĂ« njohur, pĂ«rfshirĂ« Ghislaine Maxwell, bashkĂ«punĂ«torja e financierit Jeffrey Epstein tĂ« dĂ«nuar pĂ«r krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe kĂ«ngĂ«tari R. Kelly, i dĂ«nuar pĂ«r trafikim njerĂ«zor.

 

 

Në të njëjtën qendër po mbahet edhe Luigi Mangione, në pritje të gjyqit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Burgu Ă«shtĂ« kritikuar ashpĂ«r ndĂ«r vite pĂ«r kushtet e kĂ«qija, tĂ« cilat janĂ« cilĂ«suar si “çnjerĂ«zore” dhe “ferr mbi tokĂ«â€.

“Me kalimin e viteve, MDC Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« sinonim i neglizhencĂ«s flagrante dhe keqtrajtimit tĂ« tĂ« burgosurve”, deklaroi Shoqata pĂ«r NdihmĂ« Juridike nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp nĂ« qershor, duke kundĂ«rshtuar ndalimet e ICE nĂ« kĂ«tĂ« burg.

 

 

Maduro, i cili do të dalë përpara gjykatës të hënën pasdite (5 janar), ka qenë në shënjestër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë prej vitesh.

NĂ« vitin 2020, prokurorĂ« federalĂ« nĂ« Manhattan e akuzuan atĂ« si udhĂ«heqĂ«s tĂ« kartelit “Cartel de Los Soles”, njĂ« organizatĂ« e dyshuar pĂ«r trafik droge qĂ«, sipas akuzave, drejtohet nga elita ushtarake dhe politike e VenezuelĂ«s.

NĂ« njĂ« aktakuzĂ« tĂ« zgjeruar, e bĂ«rĂ« publike mĂ« 3 janar, u shtuan edhe bashkĂ«shortja dhe djali i Maduros, NicolĂĄs Ernesto Maduro Guerra, i cili nĂ« dokumente pĂ«rmendet me nofkĂ«n “Princi”.

The post Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro appeared first on Albeu.com.

Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën/ Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave

✇Albeu
By: V K

A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?!

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.

Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 70 mijë lekë.

Paga nominale mesatare mujore bruto në Shqipëri nga viti 2014 në 2025 është rritur ndjeshëm, po nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me përmirësim të fuqisë reale blerëse te të punësuarve, përkundrazi.

Pagat nominale dhe ajo reale kishin diferenca të balancuara para pandemisë, por më pas hendeku erdhi në zgjerim nga rritja e çmimeve, sidomos në qira dhe ushqime.

Paga nominale u rrit ndjeshëm, nga rreth 60 mijë lekë në vitin 2022 në mbi 83 mijë lekë në vitin 2024 dhe fillim 2025. Megjithatë, paga reale rritet shumë më ngadalë dhe në disa tremujorë madje shënon rënie krahasuar me ritmin e pagës nominale.

Raporti i pagĂ«s reale ndaj pagĂ«s nominale bie nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, duke zbritur nga rreth 94% nĂ« fillim tĂ« vitit 2022 nĂ« rreth 83–83% nĂ« vitet 2024–2025.

Kjo tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e rritjes së pagave po gërryhet nga inflacioni.

Ndonëse punonjësit marrin paga nominalisht shumë më të larta sot krahasuar me një dekadë më parë, por fuqia reale blerëse e këtyre pagave është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Pagat më larta nuk kanë arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që përfitimi real për të punësuarit të jetë më i ulët sesa sugjeron rritja nominale e të ardhurave.

 

 

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./ Monitor

The post Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën/ Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave appeared first on Albeu.com.

Politika përballë gjyqit/ BIRN: Dosjet e bujshme për vitin 2026, nga Veliaj te Belinda Balluku, kush janë zyrtarët e lartë të pandehur për afera korruptive nga SPAK

✇Albeu
By: V K

Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme, do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë.

Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri, është zgjeruar falë të dhënave të siguruara nga SKY ECC, të cilat u kanë dhënë prokurorëve të SPAK një pamje më të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe mënyrës se si grupet kriminale ndërveprojnë me sektorë të ekonomisë si ndërtimi apo tenderat publikë.

Gjatë vitit 2025, SPAK vendosi nën akuzë dy prej zyrtarëve më të lartë në detyrë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërsa çështja ndaj Ballukut, është ende në hetim, procesi gjyqësor kundër Veliajt pritet të jetë çështja më e bujshme dhe njëherazi një test për standardet e hetimit gjatë vitit 2026.

Veliaj gjendet në qeli prej 10 shkurtit, kur u arrestua në zyrën e tij për akuza korrupsioni në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa janë përgjegjës për një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse. Veliaj dhe Xoxa i kundërshtojnë akuzat.

Çështja nĂ« ngarkim tĂ« Veliajt u dĂ«rgua pĂ«r gjykim mĂ« 10 shtator, por vijon ende shqyrtimi nĂ« seancĂ«n paraprake.

Edhe pse sipas Kodit të Procedurës Penale, kërkesa për gjykim duhet të shqyrtohet brenda afatit 30 ditor, kjo procedurë është zvarritur për tre muaj e gjysmë.

Pavarësisht këtyre taktikave për shtyrje, pritet që në vitin 2026 Gjykata e Posaçme të vendosë për kalimin ose jo në gjykim në seancë publike të themelit të dosjes voluminoze ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ish-deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, biznesmenë e bashkëpunëtorë.

NjĂ« tjetĂ«r shqyrtim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme Ă«shtĂ« ai ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht kryetar i PartisĂ« Demokratike nĂ« opozitĂ«, dhe dhĂ«ndrit tĂ« tij JamarbĂ«r Malltezi, tĂ« akuzuar gjithashtu pĂ«r korrupsion nĂ« lidhje me privatizimin e ish-klubit Sportiv “Partizani”.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje është në fillimet e saj dhe pritet të zgjasë dhe përgjatë 2026-ës.

Berisha, 81-vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që po përballet me një situatë të tillë ligjore, por jo i vetmi.

Ish-President Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Nën akuzë për të njëjtat vepra penale u vendos dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Ata u dërguan për gjykim më 29 gusht së bashku me tre të pandehur të tjerë, por ende gjykata nuk është shprehur për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë. Pritet që vitin e ardhshëm të fillojë gjykimi dhe për këtë çështje.

Gjykata e Posaçme filloi në nëntor edhe gjykimin ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj lidhur me çështjen penale në ngarkim të tij për privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 në zonën e 5 Majit.

Ahmetaj do të gjykohet në këtë dosje për shpërdorim detyre, ndërkohë që një çështje e dytë penale e pret me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është një tjetër zyrtar i lartë që po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për koncesionin e sterilizimit.

Në muajin prill, SPAK dërgoi për gjykim ndaj Beqajt e 10 të pandehurve të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur ai drejtonte SASPAC.

Pritet që kjo çështje të kalojë për gjykim gjatë këtij viti.

Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes në vitin 2008, gjatë qeverisjes Berisha, po gjykohet prej vitit 2023 për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin në Gërdec në vitin 2008.

Maratona e seancave do të vijojë edhe në 2026-ën.

Me dhjetra zyrtarë të një rangu më të ulët janë aktualisht në proces gjykimi për akuza të korrupsonit dhe shpërdorimit të detyrës.

Dy prej tyre, ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato akuzohen për aferën e kompanisë 5D të kontrolluar prej tyre.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Mollës dhe Qatos për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i tyre u nda nga të pandehurit e tjerë e po vijon në fazën e pyetjes së dëshmitarëve, mes të cilëve ka dëshmuar dhe ish-nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku i cili shmangu prej vetes përgjegjësitë për tenderat korruptivë të fituar nga kompania 5D.

Lidhjet dhe bashkĂ«punimi i ngushtĂ« i anĂ«tarĂ«ve tĂ« krimit tĂ« organizuar me politikĂ«n dolĂ«n qartĂ« dhe nĂ« çështjen nĂ« ngarkim tĂ« ish-deputetit tĂ« PartisĂ« Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Ai u dënua në muajin nëntor me dy vjet burg për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Krimi i organizuar

Të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC prej autoriteteve të drejtësisë franceze, hapën kutinë e Pandorës edhe për organizatat kriminale shqiptare, prej nga SPAK arriti të ndërtojë dosje penale të suksesshme që çuan në masa sigurie të dhjetra anëtarëve të krimit shqiptar dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë prej dhjetra milionë eurosh.

Hetimet ekspozuan se sa thellë ka depërtuar krimi organizuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga vendet e origjinës në Amerikën e Jugut e deri në transportimin e shitjen në Evropë, në pastrimin e parave duke u shfaqur si biznesmenë të suksesshëm, si dhe lidhjet me politikën, strukturat kyçe të Policisë së Shtetit e magjistratë. Po ashtu, u zbuluan skenare lufte mes këtyre bandave për të zotëruar territorin dhe larje e hesape të vjetra.

Gjithsesi, këto hetime të Prokurorisë së Posaçme do të duhet të certifikohen në gjykatë.

Mes tyre, çështja penale ndaj PĂ«llumb GjokĂ«s – njĂ« investitor strategjik i qeverisĂ«, i akuzuar pĂ«r vrasje dhe grup tĂ« strukturuar kriminal po shqyrtohet prej majit tĂ« vitit 2024, ndĂ«rsa pĂ«r pesĂ« tĂ« akuzuarit e tjerĂ«, vendimi u shpall nĂ« nĂ«ntor.

NĂ« muajin tetor, SPAK dĂ«rgoi pĂ«r gjykim grupin “Çopja”, njĂ« nga bandat mĂ« tĂ« fuqishme dhe tĂ« dhunshme nĂ« ShqipĂ«ri, çështje qĂ« pritet tĂ« gjykohet nĂ« vitin 2026.

TridhjetĂ« e tre anĂ«tarĂ« tĂ« grupit kriminal tĂ« drejtuar nga vĂ«llezĂ«rit Çopja u dĂ«rguan pĂ«r gjykim nga Prokuroria e Posaçme pĂ«r tridhjetĂ« e tre ngjarje kriminale, pĂ«rfshirĂ« vrasje, pastrim parash nĂ« vlera tĂ« mĂ«dha, trafik droge apo korrupsion. Disa nga drejtuesit e kĂ«saj organizate kriminale pritet tĂ« gjykohen nĂ« mungesĂ«, pasi nuk janĂ« arrestuar dot deri mĂ« sot.

Po ashtu, SPAK dërgoi për gjykim në fillim të dhjetorit një çështje penale në ngarkim të 27 anëtarëve të krimit të organizuar shqiptar, pjesë e 7 organizatave kriminale të goditura gjatë një operacioni në maj të vitit të kaluar kur u lëshuan gjithsej 50 urdhër-arreste.

Hetimi i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky-ECC, zbardhi 18 ngjarje kriminale që lidhen me vrasje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e trafik droge, si dhe bëri të dukshme e faktoi lidhjet mes krimit e politikës në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe i pandehuri Arian Tuku akuzohen se në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

NĂ« mujin maj, SPAK kaloi pĂ«r gjykim edhe çështjen penale ndaj 11 anĂ«tarĂ«ve tĂ« krimit tĂ« organizuar nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s dhe Elbasan, mes tyre Suel Çela, Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja. Ata akuzohen se pĂ«rmes bashkĂ«punimit nĂ« cilĂ«sinĂ« e grupit tĂ« strukturuar kriminal kanĂ« kryer njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale tĂ« rĂ«nda, si vrasje, plagosje, shkatĂ«rrim prone me eksploziv, vjedhje me armĂ« e me dhunĂ«, etj., ngjarje tĂ« ndodhura gjatĂ« dy dekadave tĂ« fundit nĂ« disa qarqe tĂ« vendit./BIRN

The post Politika përballë gjyqit/ BIRN: Dosjet e bujshme për vitin 2026, nga Veliaj te Belinda Balluku, kush janë zyrtarët e lartë të pandehur për afera korruptive nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Investimet në kanalizime me pikatore, KLSH: Në një dekadë UKT përdori 10 milionë euro, 1/7 e buxhetit të përcaktuar

✇Albeu
By: V K

Nevojat për kanalizime në kryeqytet, janë në rritje të vazhdueshme teksa investimet reale në rrjet mbeten larg asaj që kërkohet.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), nënvizon se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime kapitale të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, afërsisht 1/7 e kësaj shumë kanë shkuar për kanalizime.

“Fondet e destinuara pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e rrjetit tĂ« kanalizimeve tĂ« qytetit tĂ« TiranĂ«s kulmojnĂ« si masĂ« relative (nĂ«%) nĂ« vitin 2015, ku pesha specifike e kĂ«tyre fondeve zinte 58% tĂ« investimeve vjetore gjithsej dhe me trend rĂ«nĂ«s, derisa nĂ« vitin 2022 shĂ«nohet pĂ«rqindja mĂ« e ulĂ«t e investimeve tĂ« realizuara pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sistemit tĂ« kanalizimeve, me vetĂ«m 2,1% tĂ« totalit tĂ« fondeve gjithsej tĂ« shpenzuara pĂ«r investimet e UKT. PĂ«r gjithĂ« periudhĂ«n 2015-2024 investimet gjithsej tĂ« UKT sh.a. janĂ« 7,038 milionĂ« lekĂ« dhe ato pĂ«r sistemin e kanalizimeve vetĂ«m sa 13.2% e tyre, ose 927 milionĂ« lekĂ«â€, thuhet nĂ« auditim.

KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen, duke u luhatur në disa raste nga 2 për qind deri në 58 për qind, por për një pjesë të mirë të viteve ato ishin në vlera modeste.

“PĂ«r rrjedhojĂ«, kĂ«to investime tĂ« rrjetit tĂ« kanalizimit qĂ« pĂ«r periudhĂ«n 2015-2024 arrijnĂ« nĂ« 926,6 milionĂ« lekĂ«, vlerĂ«sohet qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« ndikim tĂ« lehtĂ« e tĂ« pa ndjeshĂ«m nĂ« zvogĂ«limin e humbjeve tĂ« ujit dhe zgjerimin e mbulueshmĂ«risĂ« me shĂ«rbime tĂ« ujit dhe zvogĂ«limin e shkarkimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotur nĂ« lumenjtĂ« e kryeqytetit.

PamjaftueshmĂ«ria dhe mungesa e burimeve tĂ« nevojshme financiare pĂ«r infrastrukturĂ«n e kanalizimeve. Nivelet e investimeve nĂ« sektorin e furnizimit me ujĂ«, kanalizimeve dhe pĂ«rpunimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura nĂ« qytetin e TiranĂ« janĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« ulĂ«ta se sa nevojat, kjo sidomos nĂ« kushtet qĂ« infrastruktura e kanalizimeve Ă«shtĂ« e vjetĂ«r, e dĂ«mtuar dhe herĂ«-herĂ« joefikase”, nĂ«nvizon auditimi.

Raporti ndalet në faktin që ndryshimet demografike të lidhura me migrimin e popullsisë drejtë kryeqytetit, pas ndryshimit të regjimit në vitin 1991 dhe rritja e ndjeshme pasuese e kërkesës për shërbimet e largimit të ujërave të zeza, kanë ndikuar në situatën e infrastrukturës së kanalizimeve, e cila në shumicën e rasteve funksionon me kapacitetin maksimal.

“Edhe pse vitet e fundit investimet kanĂ« ardhur nĂ« rritje, ato nuk janĂ« mĂ« tĂ« orientuara dhe tĂ« baras-peshuara nĂ« furnizimin me ujĂ« dhe infrastrukturĂ«n e kanalizimeve, dhe se ato asnjĂ«herĂ« nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« plotĂ«suar nevojat pĂ«r investime kapitale”, thuhet nĂ« raport./ MONITOR

The post Investimet në kanalizime me pikatore, KLSH: Në një dekadë UKT përdori 10 milionë euro, 1/7 e buxhetit të përcaktuar appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë.

Euro, do të blihet me 95.6 lekë, do të shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 109 lekë dhe shitet me 111 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në Jug era pritet të arrijë deri 24m/s

Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 4-6 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« rreth orĂ«s 13:40, nĂ« lagjen “Aqif Pasha” nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit tĂ« Elbasanit, njĂ« shtĂ«pi private u pĂ«rfshi nga flakĂ«t.

FlakĂ«t me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha kanĂ« “pushtuar” tĂ« gjithĂ« banesĂ«n, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa banorët kanë mundur të dalin në kohë nga banesa.

Zjarri ka krijuar panik në zonë, për shkak të afërsisë me banesa të tjera dhe dendësisë së lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në objektet përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një verifikim i plotë nga autoritetet përkatëse.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Shembja e rrugës izolon Dukagjinin, denoncimi i deputetes së PD: Qytetarët në rrezik nga papërgjegjshmëria e shtetit

✇Albeu
By: V K

Deputetja e PD në Shkodër Greta Bardeli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në zonën mes Prekali dhe Urës së Shtrenjtë, pas shembjes së një pjesë të rrugës.

Ajo shprehet se kjo është një papërgjegjshmëri e treguar nga institucionet dhe braktisje e shtetit për qytetarët.

“Rruga mes Prekalit dhe UrĂ«s sĂ« ShtrenjtĂ« (ShkallĂ« Logje), qĂ« lidh tre njĂ«sitĂ« e Dukagjinit, si dhe shembja tjetĂ«r tek GĂ«shtenja e Thaçit, mbi fshatin Kir, qĂ« lidh Pultin me Shoshin. E gjithĂ« zona aktualisht Ă«shtĂ« pa energji elektrike”, shprehet ajo.

 

The post Shembja e rrugës izolon Dukagjinin, denoncimi i deputetes së PD: Qytetarët në rrezik nga papërgjegjshmëria e shtetit appeared first on Albeu.com.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së zbardh akuzat ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro

✇Albeu
By: V K

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolås Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Sipas Bondi-t, Maduro akuzohet për: narco-terrorizëm, importim të kokainës, mbajtje të armëve automatike dhe pajisjeve shkatërruese dhe mbajtjen e këtyre armëve kundër SHBA-së.

Bondi theksoi se, “sĂ« shpejti ata do tĂ« pĂ«rballen me gjithĂ« ashpĂ«rsinĂ« e drejtĂ«sisĂ« amerikane nĂ« gjykatat e SHBA-sĂ«â€, ndĂ«rsa nuk dha detaje mbi akuzat ndaj bashkĂ«shortes sĂ« tij.

Prokurorja gjithashtu, falenderoi ushtrinë amerikane për operacionin e guximshëm dhe të suksesshëm, i cili solli arrestimin e dy të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë droge, duke e cilësuar një ndërhyrje historike në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrĂ« jashtĂ« vendit “, nĂ« njĂ« aksion tĂ« kryer “nĂ« koordinim me administratĂ«n e drejtĂ«sisĂ« amerikane”.

Trump , i cili urdhĂ«roi sulmin, kishte ngritur nĂ« javĂ«t e fundit mundĂ«sinĂ« e sulmeve tokĂ«sore kundĂ«r VenezuelĂ«s nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« “lufte kundĂ«r karteleve tĂ« drogĂ«s” dhe kishte deklaruar se ditĂ«t e Presidentit Venezuelan NicolĂĄs Maduro ishin “tĂ« numĂ«ruara” .

The post Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së zbardh akuzat ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro appeared first on Albeu.com.

Nicolas Maduro u arrestua nga SHBA, kush do ta udhëheq Venezuelën pas largimit të tij? Skenarët që përfliten

✇Albeu
By: V K

Lajmi për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolås Maduro, pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara në Karakas, shënon një moment historik në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Amerikës Latine.

Në analizën e saj, BBC përpiqet të deshifrojë se çfarë mund të ndodhë në Venezuelë ditën pas këtij zhvillimi dramatik.

Media britanike, thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndërmarrë një ndërhyrje kaq të drejtpërdrejtë në rajon që nga viti 1989, kur pushtuan Panamanë për të rrëzuar udhëheqësin ushtarak të asaj kohe, Manuel Noriega.

Largimi i Maduro-s nga Venezuela, siç pretendon Donald Trump, do tĂ« perceptohet si njĂ« fitore e madhe pĂ«r krahun mĂ« “tĂ« ashpĂ«r” brenda administratĂ«s amerikane, disa prej tĂ« cilĂ«ve kanĂ« mbĂ«shtetur hapur nevojĂ«n pĂ«r ndryshim regjimi nĂ« Karakas.

Kujtojme se SHBA akuzojnë Nicolås Maduro-n si kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës, akuza që ai i ka mohuar kategorikisht.

Uashingtoni nuk e njeh atë si president legjitim të Venezuelës, duke argumentuar se zgjedhjet e vitit 2024 nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

Nga ana tjetër, Karakasi ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në se synon të përvetësojë rezervat fitimprurëse të naftës së vendit, të cilat konsiderohen më të mëdhatë në botë.

Cfarë do të ndodhë brenda Venezuelës?

Ajo që mbetet ende e paqartë është se çfarë do të ndodhë brenda Venezuelës, nëse regjimi i Maduro-s bie.

MbĂ«shtetĂ«sit e ndĂ«rhyrjes amerikane pretendojnĂ« se kjo do t’i hapĂ« rrugĂ«n opozitĂ«s venezueliane pĂ«r tĂ« marrĂ« pushtetin, nĂ«n drejtimin e fitueses sĂ« Çmimit Nobel pĂ«r Paqen, MarĂ­a Corina Machado, ose tĂ« kandidatit tĂ« opozitĂ«s nĂ« zgjedhjet e vitit 2024, Edmundo GonzĂĄlez.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se situata nuk do të jetë aq e thjeshtë, pasi në lojë hyn roli i ushtrisë, si dhe rreziku i destabilizimit të vendit.

Ushtria dhe grupet paramilitare në Venezuelë mbeten besnike ndaj Maduro-s dhe madje edhe disa nga kritikët e tij kanë shprehur frikën se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e SHBA-së mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm të vendit.

ËshtĂ« e sigurt se pas lajmit pĂ«r arrestimin e Maduro-s, shumĂ« nga aleatĂ«t e tij mĂ« tĂ« afĂ«rt tashmĂ« do tĂ« jenĂ« seriozisht tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre politike dhe personale.

The post Nicolas Maduro u arrestua nga SHBA, kush do ta udhëheq Venezuelën pas largimit të tij? Skenarët që përfliten appeared first on Albeu.com.

Rikthehen radhët e gjata në rrugën Elbasan-Librazhd, moti i keq vështirëson lëvizjen e mjeteve

✇Albeu
By: V K

Rikthehet kaosi nĂ« disa segmente tĂ« rrugĂ«s kombĂ«tare Elbasan–Librazhd deri nĂ« zonĂ«n e Kthesave tĂ« DragostunjĂ«s. Prej orĂ«s 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« tĂ« dyja drejtimet ka krijuar radhĂ« tĂ« gjata dhe vonesa tĂ« konsiderueshme.

Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.

Të gjitha këto segmente prej kohësh dominohen nga gropat dhe janë tejet të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve tip autoveturë.

Kjo gjendje detyron drejtuesit e mjeteve të ulin ndjeshëm shpejtësinë, duke sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rrezik për aksidente.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për kushtet e rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e segmentit problematik, sidomos në një aks me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e trafikut, ndërsa apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks.

The post Rikthehen radhët e gjata në rrugën Elbasan-Librazhd, moti i keq vështirëson lëvizjen e mjeteve appeared first on Albeu.com.

SHBA arreston presidentin NicolĂĄs Maduro pas sulmeve masive! ÇfarĂ« dihet deri tani pĂ«r operacionin ushtarak nĂ« VenezuelĂ«

✇Albeu
By: V K

Shtetet e Bashkuara, kanë kapur presidentin e Venezuelës, Nicolås Maduro, pas një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë kundër vendit të Amerikës së Jugut, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump.

Trump tha se presidenti venezuelan me orientim të majtë dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë jashtë vendit në kuadër të një operacioni ushtarak, i kryer në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Shpërthime janë raportuar në disa zona të kryeqytetit Karakas gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, përfshirë edhe baza ushtarake.

Qeveria e Venezuelës, ka kërkuar prova se Maduro është gjallë dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave të armatosura, ndërsa në vend është shpallur gjendje emergjence kombëtare.

Kapja e Maduros, vjen pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve, ndërsa Uashingtoni ka goditur edhe anije në Karaibe, për të cilat thotë se përdoreshin për trafik droge.

SHBA e ka akuzuar Maduron për përfshirje personale në trafikun e drogës dhe për udhëheqje jolegjitime të vendit, akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht, duke kundërshtuar SHBA-në për intimidim.

ÇfarĂ« dihet pĂ«r kapjen e Maduros?

Detajet mbi kapjen e Maduros mbeten të pakta. Trump nuk dha informacione të mëtejshme mbi mënyrën se si ai u arrestua apo vendndodhjen aktuale.

Sipas CBS, partner mediatik i BBC në SHBA, Maduro është kapur nga Delta Force, njësia elitare kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.

Trump pritet të mbajë një konferencë për shtyp në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, ku mund të zbulojë më shumë detaje mbi operacionin.

ÇfarĂ« ndodhi gjatĂ« sulmeve?

Rreth orës 02:00 me orën lokale, shpërthime të forta u dëgjuan në Karakas, ndërsa re të mëdha tymi u panë mbi qytet. Raportimet flasin për goditje në aeroportin ushtarak La Carlota, në qendër të kryeqytetit, si dhe në bazën kryesore ushtarake Fuerte Tiuna.

Zona përreth mbetën pa energji elektrike. Video që tregojnë shpërthime dhe helikopterë mbi qytet po qarkullojnë në rrjetet sociale, por ende nuk janë verifikuar zyrtarisht.

Deri tani nuk dihet nëse ka viktima, ndersa qeveria venezuelane deklaroi gjithashtu se janë goditur edhe shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Si ka reaguar Venezuela?

Zv/presidentja e VenezuelĂ«s, Delcy RodrĂ­guez, deklaroi se qeveria nuk e di se ku ndodhen Maduro dhe bashkĂ«shortja e tij, Zonja e ParĂ« Cilia Flores, dhe kĂ«rkoi “prova tĂ« menjĂ«hershme jete” pĂ«r tĂ« dy.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, tha se sulmet kanë goditur edhe zona civile dhe se autoritetet po mbledhin të dhëna për të vrarë dhe të plagosur.

Ai shtoi se Venezuela do tĂ« “rezistojĂ«â€ ndaj pranisĂ« sĂ« trupave tĂ« huaja. Qeveria venezuelane publikoi gjithashtu njĂ« deklaratĂ« zyrtare, duke dĂ«nuar “agresionin jashtĂ«zakonisht serioz ushtarak” tĂ« SHBA-sĂ« “kundĂ«r territorit dhe popullsisĂ« venezuelane, nĂ« objekte civile dhe ushtarake”.

NĂ« deklaratĂ«, SHBA akuzohet se po kĂ«rcĂ«non paqen dhe stabilitetin ndĂ«rkombĂ«tar dhe se sulmi synon tĂ« marrĂ« “burimet strategjike tĂ« VenezuelĂ«s, veçanĂ«risht naftĂ«n dhe mineralet”, pĂ«r tĂ« “thyer me forcĂ« pavarĂ«sinĂ« politike tĂ« vendit”.

ÇfarĂ« ka thĂ«nĂ« Donald Trump?

Menjëherë pas shpërthimeve, Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte. Më pas, Trump konfirmoi përmes platformës së tij Truth Social se SHBA qëndronte pas sulmeve.

“Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« kryer me sukses njĂ« sulm nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« kundĂ«r VenezuelĂ«s dhe udhĂ«heqĂ«sit tĂ« saj, presidentit NicolĂĄs Maduro, i cili, sĂ« bashku me bashkĂ«shorten e tij, Ă«shtĂ« kapur dhe Ă«shtĂ« nxjerrĂ« jashtĂ« vendit,” shkroi Trump.

“Operacioni u krye nĂ« bashkĂ«punim me agjencitĂ« amerikane tĂ« zbatimit tĂ« ligjit. Detaje tĂ« tjera do tĂ« pasojnĂ«â€.

Kush është Nicolås Maduro dhe pse u kap?

Nicolås Maduro u ngjit në pushtet nën udhëheqjen e presidentit të majtë Hugo Chåvez dhe Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës (PSUV). Ai u bë president në vitin 2013.

Në vitin 2024, Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, edhe pse opozita pretendoi se kandidati i saj, Edmundo Gonzålez, kishte fituar bindshëm.

Ai ka pasur përplasje të forta me Trump për emigracionin masiv venezuelan drejt SHBA-së dhe për luftën kundër trafikut të drogës, veçanërisht fentanylit dhe kokainës.

Trump ka shpallur dy grupe kriminale venezuelane — Tren de Aragua dhe Kartelin e Diellit — si organizata terroriste tĂ« huaja dhe ka pretenduar se ky i fundit drejtohej nga vetĂ« Maduro.

SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në arrestimin e tij.

Maduro i ka mohuar me forcĂ« kĂ«to akuza, duke akuzuar SHBA-nĂ« se po pĂ«rdor “luftĂ«n kundĂ«r drogĂ«s” si justifikim pĂ«r ta rrĂ«zuar nga pushteti dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga rezervat e mĂ«dha tĂ« naftĂ«s sĂ« VenezuelĂ«s.

Muajt e fundit, forcat amerikane kanë kryer gjithashtu më shumë se 24 sulme në ujëra ndërkombëtare ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë drejt SHBA-së, me mbi 100 persona të vrarë.

The post SHBA arreston presidentin NicolĂĄs Maduro pas sulmeve masive! ÇfarĂ« dihet deri tani pĂ«r operacionin ushtarak nĂ« VenezuelĂ« appeared first on Albeu.com.

Berisha: Largimi i Ramës, kusht i domosdoshëm, Balluku bën gjithçka për të intimiduar dëshmitarët dhe manipuluar dosjet

✇Albeu
By: V K

“’Lubi’ Balluku dhe Edi Rama po bĂ«n gjithçka pĂ«r tĂ« intimuduar dĂ«shmitarĂ«t dhe manipuluar dosjet. Ndaj dhe reagimi pĂ«r tĂ« larguar RamĂ«n nga pushteti Ă«shtĂ« kusht domosdoshĂ«m”, kĂ«shtu u shpreh kreu i PD Sali Berisha nĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim me qytetarĂ«t.

Më tej Berisha tha se një nga problemet më madhore në vend është edhe moszbatimi i ligjit antimafia.

“NjĂ« nga problemet mĂ« madhore sot Ă«shtĂ« moszbatimi i ligjit Antimafia. NĂ« qoftĂ« se nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« miliarda euro tĂ« organizatave kriminale dhe tĂ« organizatĂ«s kriminale Rilindja, tĂ« qeverisĂ«, tĂ« investuara, sot janĂ« gjithsej 60 milionĂ« tĂ« sekuestruara. Ju garantoj se do bĂ«het gjithçka pĂ«r zbatimin me zero tolerancĂ« tĂ« ligjit Antimafia dhe tĂ« gjitha asetet do t’i kalojnĂ« shqiptarĂ«ve, popullit shqiptar, shoqĂ«risĂ« shqiptare”, tha ai.

Gjithashtu Berisha paralajmëroi se misioni i vetëm i opozitës është përmbysja e regjimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me keqardhje duhet t’ju pĂ«rgjigjem se nuk ekziston absolutisht asnjĂ« mekanizĂ«m tjetĂ«r pĂ«rveç protestĂ«s. Sepse siç e patĂ« ju, Rama edhe pezullimin e anuloi nĂ«pĂ«rmjet gjykatĂ«s politike kushtetuese apo organizatĂ«s sĂ« PartisĂ« Socialiste.

KĂ«shtu qĂ«, Rama nuk do i heqĂ« imunitetin as tĂ« vetes, as Lubi Ballukut. Rama dha mesazhe shumĂ« tĂ« qarta. Madje ai kĂ«rkoi deputetĂ«ve tĂ« tij qĂ« tĂ« pĂ«rzĂ«nĂ« nga mbledhja prokurorĂ«t pĂ«r Lubi Ballukun. Mos harroni qĂ« ky armik i votĂ«s sĂ« lirĂ«, s’po hyj t’i jap shumĂ« epitete tĂ« tjera, Ă«shtĂ« pasardhĂ«s i njĂ« njeriu qĂ« ka firmosur varjen e kundĂ«rshtarit politik.

Në rastin e Sali Berishës, procedurën e ka kryer brenda dy orëve, ndonëse prokurorët politikë nuk sollën fare dosje, po sollën pretendimin se ka kundërshtuar vendimin e gjykatës. Ky tani, që e ka të qartë si drita e diellit se dosja Balluku është dosja Rama. Se dosja Balluku në tunelin e Llogarasë është dosja Rama.

Se dosja Balluku në aeroportin e Vlorës është dosja Rama. Se dosja Balluku në unazën e Tiranës, 13 km të ndarë në 14 tendera është dosja Rama. Se dosja Rama është dosja më e madhe, më e tmerrshme.

E ka shumë të qartë se dosja se dosja e inceneratorit të Tiranës është dosja Rama, para së gjithash. Se sterilizatorët dhe check-up-i janë dosja Rama para së gjithash.

Ky e di kĂ«tĂ« punĂ«. Ndaj dhe ky s’do pranojĂ« kurrĂ«, kurrĂ« tĂ« zbatojĂ« urdhrat e prokurorisĂ« dhe gjykatave.

Kështu që varet nga ne. Do pranojmë ne një diktaturë të plotë ku nuk ka më asnjë lloj shprese, përveçse një njeri që do përcaktojë fatin tonë? Apo do ngrihemi në një betejë përfundimtare kundër tij.

The post Berisha: Largimi i Ramës, kusht i domosdoshëm, Balluku bën gjithçka për të intimiduar dëshmitarët dhe manipuluar dosjet appeared first on Albeu.com.

Nga shofer autobusi në krye të Venezuelës, rruga e Maduros drejt pushtetit

✇Albeu
By: V K

NicolĂĄs Maduro, erdhi nĂ« pushtet si pasues i Hugo ChĂĄvezit pas vdekjes sĂ« kĂ«tij tĂ« fundit nĂ« vitin 2013, duke fituar ngushtĂ« zgjedhjet presidenciale – rezultat i kundĂ«rshtuar nga opozita.

Aleat i hershëm i Chåvezit, Maduro trashëgoi pushtetin, por jo karizmën dhe mbështetjen popullore të paraardhësit të tij.

Ish-shofer autobusi dhe drejtues sindikate, ai u përball gjatë qeverisjes me kriza të thella politike dhe ekonomike, protesta masive, keqmenaxhim të industrisë së naftës dhe sanksione të ashpra ndërkombëtare, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2017, Maduro zgjeroi kompetencat e presidencës, duke anashkaluar Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, çka shkaktoi protesta të dhunshme.

Një vit më pas, ai fitoi një mandat të dytë në zgjedhje të denoncuara si të parregullta nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.

Akuzat për mashtrim zgjedhor dhe përfshirje në aktivitete kriminale janë përsëritur edhe vitet e fundit, ndërsa presioni amerikan është rritur.

Në këtë klimë tensioni, e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e pasigurt.

The post Nga shofer autobusi në krye të Venezuelës, rruga e Maduros drejt pushtetit appeared first on Albeu.com.

Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

✇Albeu
By: V K

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, ç`ka lidhet direkt me masën e pensionit.

Konkretisht nga 61-vjeç e 10 muaj në 2025 nga ky vit i ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62- vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65-vjeç.

Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës, për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.(grafik)

“Aktualisht nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« rreth 750 mijĂ« pensionistĂ«, pjesa dĂ«rrmuese janĂ« tĂ« pakĂ«naqur me vlerĂ«n qĂ« marrin nĂ« fund tĂ« muajit, pasi gati 55% e pensioneve nĂ« vend janĂ« tĂ« pjesshme, pĂ«r mungesĂ« tĂ« viteve tĂ« punĂ«s”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Me fillimin e vitit 2026, hyn në fuqi dhe vendimi qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore.

Konkretisht 1,800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme dhe 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. 700 lekë për pensionet familjare dhe 600 elkë për pensionet e invaliditetit.)

“Por gjithsesi dhĂ«nia e bonuseve mujore duke nisur nga janari qĂ« vjen nuk rrit bazĂ«n e pensionit, pasi indeksimi edhe nĂ« tetor tĂ« 2026-Ă«s do tĂ« bĂ«het mbi pensionin bazĂ« dhe jo mbi bonusin. NjĂ« skemĂ« e tillĂ« sipas qeverisĂ« do tĂ« pĂ«rdoret deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij derisa pensionet tĂ« arrijnĂ« nĂ« minimal nĂ« 200 euro dhe mestar nĂ« 400 euro”, shton ekspertja e ekonomisĂ«.

Ndërsa viti 2026, sapo ka nisur ministria e financiar lajmëron se brenda këtij viti, pritet reformimi i skemës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit.

Autoritetet thonë se rezultatet e para do të ndihen gradualisht, duke vendosur bazat për një sistem më të drejtë e të sigurt për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.

MOSHA E DALJES NË PENSION

GRATË 2025 61-vjec e 10 muaj 2026 – 62-vjec

BURRAT 2025 65-vjec 2026 – 65-vjec

RRITJA QË DO TË PËSOJNË PENSIONET NË VITIN 2026

Urban i plotë 1800 lekë

Urban i pjesshëm 800 lekë

Rural 1000 lekë

Familjare 700 lekë

Invaliditeti 600 lekë

The post Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës appeared first on Albeu.com.

❌