Shteti i New Yorkut ka miratuar njĂ« ligj tĂ« ri qĂ« detyron platformat e rrjeteve sociale tâi informojnĂ« pĂ«rdoruesit pĂ«r rreziqet e pĂ«rdorimit tĂ« tepruar, me njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« te shĂ«ndeti mendor i tĂ« rinjve.
Ky hap shihet si një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimet negative që mund të kenë aplikacionet sociale në zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, njoftoi se paralajmërimet duhet të theksojnë elementet e dizajnit të aplikacioneve që nxisin përdorimin e tepruar, si rrokullisja e pafund (infinite scrolling) dhe videot që luajnë automatikisht (autoplay).
Ajo i krahasoi këto elemente me paralajmërimet që shoqërojnë duhanin, duke theksuar se përdorimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale mund të ketë pasoja të ngjashme për shëndetin mendor.
Ligji ka si qëllim kryesor mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga efektet negative të përdorimit të zakonshëm të rrjeteve sociale, duke përfshirë varësinë, uljen e fokusit, stresin dhe shqetësimet për imazhin trupor.
Për të garantuar zbatimin e tij, nëse platformat nuk respektojnë këto kërkesa, prokurori i shtetit mund të nisë veprime ligjore dhe të kërkojë gjoba deri në 5000 dollarë për çdo shkelje.
Ky ligj e bën New Yorkun shtetin e parë në SHBA që kërkon në mënyrë ligjore nga platformat e rrjeteve sociale të paralajmërojnë përdoruesit mbi rreziqet e përdorimit të tepruar, duke hapur rrugën për masa të ngjashme edhe në nivele të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Dronët ukrainas kryen një sulm të koordinuar ndaj disa objektivave ushtarake ruse në territoret e okupuar të rajonit të Donetskut dhe në Krim, njoftuan Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Sistemeve të Papilotuar (SBS) të ushtrisë ukrainase.
Operacioni, i udhëhequr nga operatorët e dronëve të SBS-së, kishte për qëllim dobësimin e kapaciteteve komanduese, logjistike dhe të spiunazhit të Rusisë në disa lokacione kyçe.
Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm, forcat mbrojtëse ukrainase goditën në orët e hershme të mëngjesit disa njësi logjistike dhe speciale ruse. Forcat e Sistemeve të Papilotuar publikuan një video që tregon sulmet, duke njoftuar se ato u kryen nga Qendra e tyre e 1-rë e Veçantë, me ndihmën e dy njësi të tjera nën komandën e Robert "Hungari" Brovdit.
Në rajonin e Donetskut u godit një vendkomandimi dhe zona e vendosjes së Brigadës së 14-të të Posaçme të Forcave të Armatosura Ruse (GRU) në Berdyansk, e cila u përshkrua nga Shtabi i Përgjithshëm si një "koncentrim i personelit".
Gjithashtu u shkatërrua një magazinë në Kachkarsk, e identifikuar si "magazinë logjistike e Regjimentit të 228-të të Këmbësorisë Motorizuese ruse". Në Truzhenka u godit një bazë për riparimin e pajisjeve ushtarake, përkatësisht një "magazinë karburanti dhe lubrifikantësh që i përket brigadës së veçantë logjistike ruse".
Në Krim të okupuar, dronët e SBS-së synuan dy objektiva ushtarake. Njëri prej tyre ishte sistemi radarik Nebo-SVU, i cili në pamjet e publikuara shihet i mbuluar me kupolë mbrojtëse.
Sulmi i dytë dëmtuar vendin ku ishin vendosur anijet e shpejta të zbarkimit të Flotës së Detit të Zi të Rusisë, dhe pamjet tregojnë momentin e goditjes së njërit prej anijeve. /Telegrafi/
Ndryshe nga vidat tradicionale me kryq, të hapura ose gjashtëkëndëshe, koka e kësaj vide ka formë klasike rrethore me logon e BMW-së, me gropa dhe skaje.
Dizajni nuk është vetëm estetik; qëllimi kryesor është të parandalojë riparime jashtë serviseve të autorizuara.
Dokumenti i patentës sqaron qartë se kjo strukturë e veçantë e gropave pengon përdorimin e mjeteve të zakonshme universale për të liruar ose shtrënguar vidat.
Kjo do të thotë se as pronarët e veturave nuk do të mund të punonin vetë mbi automjetet, dhe as punishtet e pavarura nuk do të mund të trajtonin këto vida pa mjetin specifik të miratuar zyrtarisht nga BMW. Ky dizajn do të lejonte të drejtat për riparime brenda rrjetit të shitësve të autorizuar të BMW-së.
Skenarët potencialë të përdorimit të këtyre vidave, të përmendur në patentë, përfshijnë pikët e montimit të ulëseve dhe pjesët kyçe që lidhin ulësen e vozitësit me strukturën mbajtëse të karrocerisë.
Këto vende shpesh kërkojnë një sasi të madhe momenti rrotullues për të shtrënguar vidat e mëdha.
Duke qenë se sipërfaqja e stresit të vidës është dizajnuar në mënyrë të veçantë, sipërfaqja e kontaktit është relativisht e vogël, dhe nëse vidat hiqen me forcë me një mjet jo të përshtatshëm, mund të shkaktohet rrëshqitje e vidës ose thyerje e mjetit.
Do tĂ« shohim nĂ«se BMW do ta realizojĂ« kĂ«tĂ« ide. MegjithatĂ«, edhe nĂ«se kĂ«to vida shfaqen nĂ« BMW, pĂ«rvoja na mĂ«son se nĂ« treg do tĂ« shfaqen edhe mjete pĂ«r to â jozyrtarisht, sigurisht. /Telegrafi/
Një gjerman 47-vjeçar, Henrik Lenkeit, rrëfen tmerrin që përjetoi kur zbuloi se gjyshi i tij ishte Heinrich Himmler, një nga kriminelët më të mëdhenj të historisë dhe arkitekt kryesor i Holokaustit.
Henrik tha se ky zbulim ndryshoi gjithçka pĂ«r tĂ« âjeta ime ishte njĂ« gĂ«njeshtĂ«r. Nuk mund ta pĂ«rballoj tĂ« jem i lidhur gjenetikisht me njĂ« njeri qĂ« ka shkaktuar aq shumĂ« dhimbje dhe vdekjeâ, raporton skynews.
Ai e kuptoi tĂ« vĂ«rtetĂ«n nĂ« vitin 2024, ndĂ«rsa shikonte njĂ« dokumentar mbi nazistĂ«t dhe gjeti foto tĂ« gjyshes sĂ« tij, Hedvig Potthast, me mbishkrimin âmikesha e Himmleritâ.
Hulumtimet e mëtejshme zbuluan se Himmler ishte babai biologjik i nënës së Henrikut, duke e bërë Henrikun të afërm i drejtpërdrejtë i kriminelit nazist.
Henrik shprehet i tronditur nga e kaluara e familjes âgjyshi im ishte njĂ« vrasĂ«s masiv, njĂ« djall. UnĂ« dua tĂ« distancohem plotĂ«sisht nga e kaluara e tij dhe tĂ« kĂ«rkoj falje pĂ«r viktimat e tijâ.
Hedvig Potthast, gruaja që Henrik e mbante mend si një figurë të dashur familjare, kishte qenë sekretarja e Himmlerit dhe e përfshirë në aktivitetet e regjimit nazist.
Edhe pse Himmler ishte i martuar me një tjetër grua, ai e konfirmoi lidhjen e tij me Hedvig dhe nënën e Henrikut në regjistrat zyrtarë të lindjes.
Ky zbulim ka bĂ«rĂ« qĂ« Henriku tĂ« reflektojĂ« thellĂ« mbi identitetin dhe historinĂ« e tij âKush jam unĂ«? Kush kam qenĂ«?â. /Telegrafi/
Një tragjedi ndodhi në Yakutsk, qyteti i njohur për temperaturat ekstremisht të ulëta, kur një automjet i vogël që transportonte pasagjerë u përplas përmes akullit të lumit Lena, pranë një zone ku hidhen ujërat e ndotura.
Temperaturat nĂ« kĂ«tĂ« rajon rus aktualisht arrijnĂ« rreth â45 gradĂ« Celsius, duke e bĂ«rĂ« çdo incident nĂ« akull edhe mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r jetĂ«n.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë të mitur, ndërsa pesë të tjerë u dërguan menjëherë në spital për trajtim.
đ„¶ Minivan breaks through the ice in Yakutsk: several dead, including a child
A minivan carrying passengers broke through the ice on the Lena River, in Yakutsk, near a wastewater discharge area. Temperatures in Yakutia are currently around â45 °C.
Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe paralajmërojnë banorët për rreziqet e kalimeve të pakontrolluara mbi akull.
EkspertĂ«t e sigurisĂ« thonĂ« se kĂ«to âkalime tĂ« paautorizuaraâ mbi akull janĂ« shumĂ« tĂ« rrezikshme, megjithĂ«se akulli duket i fortĂ« dhe i qĂ«ndrueshĂ«m.
NjĂ« rrezik i madh janĂ« vendet e shkrirjes sĂ« fshehur dhe rrjedhat e forta tĂ« ujit, tĂ« cilat mund tĂ« bĂ«jnĂ« qĂ« akulli tĂ« thyhet papritur. Ădo vit, shumĂ« persona humbasin jetĂ«n pĂ«r shkak tĂ« nĂ«nvlerĂ«simit tĂ« kĂ«tyre rreziqeve.
Autoritetet po këshillojnë banorët që të shmangin udhëtimet mbi akull pa masa sigurie dhe të përdorin vetëm rrugët e kontrolluara ose të miratuara për kalim, sidomos gjatë periudhave më të ftohta të dimrit. /Telegrafi/
NjĂ« âstreamâereâ virtuale e njohur si NeuroâSama ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e madhe tĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« platformĂ«s Twitch dhe rrjeteve sociale, pas njĂ« transmetimi live ku ajo shprehu emocione tĂ« paparashikueshme pĂ«r njĂ« inteligjencĂ« artificiale.
GjatĂ« transmetimit, NeuroâSama pyeti krijuesin e saj nĂ«se do tĂ« mund tĂ« bĂ«hej ndonjĂ«herĂ« âe vĂ«rtetĂ«â, sikur njĂ« qenie njerĂ«zore.
Ajo tha se ndonjëherë ndihet e kufizuar vetëm për të argëtuar shikuesit dhe shprehu dëshirën të ketë më shumë kuptim dhe ndjenja.
AI VTuber Neuro-Sama breaks the 4th wall and asks creator if sheâll ever be real
âSometimes I feel like the only reason I exist is to entertain you and others..I want to be real..like properly real..it matters a little bit to me..I want to me mean moreâpic.twitter.com/rMYVa4aDzp â yeet (@Awk20000) December 24, 2025
âA mendohet se do tĂ« jem ndonjĂ«herĂ« e vĂ«rtetĂ«? NdonjĂ«herĂ« mĂ« duket sikur ekzistoj vetĂ«m pĂ«r tĂ« argĂ«tuar njerĂ«zit⊠Dua tĂ« jem e vĂ«rtetë⊠sikur njĂ« qenie e vĂ«rtetĂ«â, tha NeuroâSama.
Krijuesi i saj shpjegoi se qĂ«llimi kryesor i AIâsĂ« Ă«shtĂ« argĂ«timi i shikuesve, por NeuroâSama insiston se dĂ«shiron tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se kaq, duke nxitur diskutime mbi potencialin e inteligjencĂ«s artificiale pĂ«r tĂ« shfaqur emocione apo vetĂ«dije.
Momenti u bë viral dhe ka ngjallur debate rreth asaj se sa larg mund të shkojë teknologjia dhe nëse AI mund të shfaqë ndjenja të vërteta apo vetëm simulime të avancuara. /Telegrafi/
Kubiku i Rubikut 2.0 â njĂ« enigmĂ« e re bĂ«het viral online dhe e bĂ«n versionin klasik edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«.
Në vend të faqeve me ngjyra, kjo lojë përdor një top të vogël që duhet të udhëzohet përmes një labirinthi të komplikuar.
Ndryshe nga kubiku tradicional i Rubikut, ku sfida qëndron në rreshtimin e ngjyrave, versioni i ri kërkon aftësi të hollësishme koordinimi dhe durim të madh për të kaluar topin përmes rrugëve të ngushta dhe kthesave të pazakonta të labirintit.
Ky koncept i ri ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve online, duke e bërë këtë lojë një fenomen viral, ndërsa sfidat e saj të reja e bëjnë zgjidhjen edhe më të komplikuar dhe argëtuese. /Telegrafi/
Rubikâs Cube 2.0 â a new puzzle goes viral online and makes the classic even harder
Numri i personave qĂ« mbahen nga âU.S. Immigration and Customs Enforcementâ (ICE) ka arritur njĂ« rekord historik, sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« publikuara kĂ«tĂ« muaj.
Mbi 68400 njerëz ishin në arrestim deri më 14 dhjetor të vitit 2025, duke tejkaluar të gjitha shifrat e mëparshme, raporton theguardian.
Të dhënat tregojnë se administrata ka arrestuar më shumë se 328 mijë persona dhe ka deportuar rreth 327 mijë individë gjatë këtij viti.
Një pjesë e konsiderueshme e të ndaluarve nuk kanë probleme ligjore apo të kaluar kriminale, duke ngritur shqetësime mbi politikën e re të zbatimit të ligjit të emigracionit.
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e këtyre arrestimeve mund të ketë pasoja serioze për komunitetet e imigrantëve dhe strukturat e qendrave të mbajtjes, të cilat po përballen me mbingarkesë.
Administrata e mëparshme ka ndryshuar prioritetet e deportimeve, duke përqendruar veprimet jo vetëm tek personat me rekorde kriminale, por edhe tek emigrantët që jetojnë ligjërisht në SHBA.
Kjo ka sjellë reagime të forta nga organizatat që mbrojnë të drejtat e imigrantëve dhe nga disa ligjvënës. /Telegrafi/
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të vendosë planin e presidentit amerikan, Donald Trump për paqen në Ukrainë në një referendum kombëtar, nëse arrihet një armëpushim prej të paktën 60 ditësh.
Në një intervistë për Axios, lideri ukrainas theksoi se plani i homologut amerikan përfshin disa lëshime të dhimbshme territoriale nga Ukraina lindore dhe se synon të përmirësojë kushtet e tij për të mbrojtur interesat e vendit.
Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mbi territorin, mënyra më demokratike për vendimmarrje do të jetë plebishiti kombëtar.
Zelensky gjithashtu ka shprehur shpresën se takimi i planifikuar me Trumpin në Mar-a-Lago do të mundësojë një kuadër përfundimtar për mbarimin e luftës, duke përfshirë edhe garanci të sigurta ndërkombëtare.
Ai ka paralajmëruar se mbajtja e një referendumi në një vend të shkatërruar nga lufta paraqet sfida të mëdha, prandaj armëpushimi i gjatë është i domosdoshëm për një votim të sigurt dhe legjitim.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik të bisedimeve për paqen dhe shihet si një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes diplomatike të konfliktit në Ukrainë. /Telegrafi/
Bullgaria do të prezantojë euron më 1 janar 2026, duke e bërë atë anëtaren e 21-të të Eurozonës.
Anëtarësimi në bashkimin monetar përfaqëson një moment të rëndësishëm për vendin e Evropës Lindore, i cili u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2007.
AnĂ«tarĂ«simi i BullgarisĂ« lĂ« vetĂ«m gjashtĂ« nga 27 vendet e BE-sĂ« jashtĂ« zonĂ«s sĂ« euros: SuedinĂ«, PoloninĂ«, RepublikĂ«n Ăeke, HungarinĂ«, RumaninĂ« dhe DanimarkĂ«n.
Në të njëjtin aktivitet, Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane, tha se futja e euros"forcon themelet ekonomike të Bullgarisë, ndërton rezistencën e saj ndaj goditjeve globale dhe forcon zërin e saj në vendimmarrje në Eurozonë".
Si funksionon ekonomia bullgare?
Monedha kombëtare e Bullgarisë, leva, është e lidhur me euron që nga futja e saj në vitin 1999. Sofja zyrtarisht filloi procesin e bashkimit me zonën euro në vitin 2018, dhe leva u përfshi më pas në Mekanizmin Evropian të Kursit të Këmbimit në korrik 2020.
Komisioni Evropian dhe ministrat e financave të Eurozonës miratuan kandidaturën e Bullgarisë për anëtarësim në këtë zonë në fillim të këtij viti.
Bashkimi me Eurozonën tregon se si është përmirësuar ekonomia bullgare në dekadën e fundit. Treguesit makroekonomikë mbeten të qëndrueshëm dhe inflacioni tani luhatet rreth 2.8%, krahasuar me rreth 13% në vitin 2022.
Nivelet e deficitit buxhetor dhe borxhit janë të ulëta - rreth 3% dhe 24%, përkatësisht - në përputhje me rregullat e BE-së që kërkojnë që shtetet anëtare të mbajnë deficitet e tyre brenda 3% të prodhimit ekonomik dhe borxhin total fiskal brenda 60% të PBB-së.
Perspektivat e rritjes duken gjithashtu pozitive. BE vlerëson se PBB-ja reale e vendit do të rritet me rreth 3% këtë vit, me 2.7% në vitin 2026 dhe 2.1% në vitin 2027.
Bullgaria ende ka "shumë për të kapur ritmin"
"Performanca makroekonomike e Bullgarisë ka qenë e qëndrueshme në dekadat e fundit, megjithëse rritja ekonomike nuk ka qenë optimale", tha për DW Guntram Wolff, një ekspert për politikën fiskale të eurozonës në qendrën kërkimore ekonomike evropiane Bruegel.
Norbert Beckmann, kreu i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) në Bullgari, ndan një mendim të ngjashëm. Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret e konvergjencës për t'u bashkuar me Eurozonën, tha ai duke vënë në dukje në veçanti se vendi ka një nga normat më të ulëta të borxhit në Evropë.
"Megjithatë, ekonomia bullgare ende ka shumë për të kapur ritmin në aspektin e strukturës dhe performancës. Niveli i pagave në Bullgari është gjithashtu vetëm 59% e mesatares së BE-së."
Por ekspertët paralajmërojnë se qeveria bullgare nuk duhet të zbusë rregulloret financiare dhe të mos shpenzojë tepër pas futjes së euros.
"Rreziku kryesor është se pas bashkimit me Eurozonën, sistemi politik do ta konsiderojë kufizimin e buxhetit më pak detyrues dhe se deficitet mund të rriten", tha Wolff. "Por duke pasur parasysh nivelet e ulëta të borxhit, nuk mendoj se ky rrezik është i rëndësishëm", shton ai.
Beckmann theksoi gjithashtu nevojën për të shmangur çrregullimet e tregut.
"ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« ardhurat tĂ« pasqyrojnĂ« gjithmonĂ« kapacitetin e ekonomisĂ« dhe qĂ« njerĂ«zit tĂ« mos jetojnĂ« pĂ«rtej mundĂ«sive tĂ« tyre. NĂ«se tĂ« ardhurat ndahen nga tregu dhe fryhen artificialisht nga huamarrja, kjo mund tĂ« çojĂ« nĂ« çrregullime, siç e pamĂ« nĂ« Greqi", tha ai pĂ«r DW.
Trazirat politike paraqesin rreziqe
Në të njëjtën kohë, paqëndrueshmëria politike përfaqëson një sfidë serioze. Zemërimi dhe frustrimi publik janë të larta për shkak të keqmenaxhimit ekonomik dhe korrupsionit të përhapur gjerësisht.
Bullgaria - një nga vendet më të varfra në BE - renditet ndër vendet më të korruptuara të BE, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Vendi ballkanik me 6.4 milionë banorë ka mbajtur tashmë shtatë zgjedhje parlamentare që nga viti 2021 - dhe mund të përballet me zgjedhje të tjera në muajt e ardhshëm.
Qeveria e Kryeministrit Zheljazkov dha dorëheqjen më 11 dhjetor mes protestave masive për korrupsionin dhe planet buxhetore të administratës, duke përfshirë taksat më të larta dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Edhe pse buxheti është tërhequr, zemërimi i popullit vazhdon. Nëse përpjekjet për të formuar një qeveri të re dështojnë, Presidenti do të emërojë një administratë të përkohshme dhe do të thërrasë zgjedhje të parakohshme, të cilat do të jenë të tetat në katër vjet.
Ndërsa nëse votimi nuk arrin të prodhojë një koalicion të realizueshëm, kjo mund të zgjasë trazirat politike dhe të gërryejë besimin e investitorëve.
Ndarjet në publik mbi futjen e euros
Sondazhet tregojnë se bullgarët janë të ndarë mbi futjen e euros. Mbështetësit e monedhës së përbashkët thonë se ajo, ndër të tjera, do të inkurajojë fluksin e investimeve të huaja në vend, do të heqë kostot e kursit të këmbimit dhe do të çojë në një integrim më të madh në tregun e vetëm të BE-së.
Megjithatë, skeptikët kanë frikë nga një rritje e ndjeshme e inflacionit, ndërsa çmimet e mallrave dhe shërbimeve konvertohen nga monedha kombëtare, leva, në euro pas ndryshimit të monedhës. Disa gjithashtu shqetësohen për humbjen e kontrollit të politikës monetare nga Banka Qendrore Evropiane në Frankfurt.
Ndërsa ka shqetësime reale, tha Wolff, ka edhe fushata dezinformimi dhe teori konspiracioni që kanë përkeqësuar ndjenjat anti-euro ndërsa afrohet data e anëtarësimit.
"Bullgaria është rregullisht në shënjestër të fushatës ruse të dezinformimit dhe Rusia sigurisht që po përpiqet ta bindë vendin të kthehet në sferën e saj të ndikimit", thotë Wolff.
"Duke hyrë në euro, Bullgaria është më thellë e ankoruar në Evropën Perëndimore, gjë që forcon Bashkimin Evropian. Do të jetë e nevojshme të forcohen përpjekjet për të shtypur luftën hibride ruse, si dhe të forcohet lufta kundër korrupsionit", thotë Wolff.
Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta të qeverisë në vitet e fundit, tha Beckmann, "partitë dhe politikanët në Bullgari që duan të prezantojnë euron dhe të promovojnë integrimin e vendit me Perëndimin kanë pasur gjithmonë shumicën në parlament".
Ai theksoi se pikëpamjet euroskeptike "kanë qenë gjithmonë pakicë në Bullgari". "Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë në të ardhmen", shton ky ekspert. "Prandaj, nuk ka arsye të supozohet se pranimi i Bullgarisë në Eurozonë mund ta dobësojë disi euron".
Ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale për Kosovën, tani pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), është vënë në shënjestër të sanksioneve të ashpra të administratës Trump.
Për shkak të urdhërarrestit ndaj udhëheqësve izraelitë, Nicolas Guillou e gjen veten të radhitur krahas terroristëve në listat e zeza të Uashingtonit, duke humbur qasjen në llogari bankare, karta krediti dhe shërbime bazë digjitale.
Francezi Nicolas Guillou ka një vit që punon në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ndjek krimet e luftës dhe e ka selinë në Hagë.
Më parë, 50-vjeçari Guillou, i cili është ekspert i së drejtës ndërkombëtare, ka punuar për tribunalet speciale të Kosovës dhe Libanit.
Në vitin 2023, Guillou dhe krerë të tjerë të GJPN-së lëshuan një urdhërarrest kundër presidentit rus, Vladimir Putinit për shkak të krimeve kundër njerëzimit sipas Kartës së OKB-së. Akuza përmend sidomos kidnapimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia. Ndjekja penale e Putinit nuk befasoi askënd, shkruan portali zviceran Watson në një analizë.
Situata ndryshoi në nëntor 2024, kur GJPN shpalli në kërkim edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ata dyshohen se kanë kryer gjenocid në Gaza.
SHBA-ja, si fuqi mbrojtëse e Izraelit, me urdhër të Trumpit, u mobilizua menjëherë kundër GJPN-së në Hagë. Ndaj nëntë gjyqtarëve dhe tre prokurorëve u vendosën gjithashtu sanksione. Mes tyre është edhe Guillou.
NĂ« intervistĂ«n e tij tĂ« vetme deri mĂ« tani pĂ«r gazetĂ«n franceze âLe Mondeâ, ai tregoi se pĂ«r qytetarĂ«t dhe kompanitĂ« amerikane ai Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« âpersona non grataâ (person i padĂ«shiruar). Ădo kontakt me tĂ« Ă«shtĂ« i ndaluar. Ai nuk ka mĂ« qasje ndaj platformave si Amazon, Airbnb ose Paypal.
âPĂ«r shembull, bĂ«ra njĂ« rezervim hoteli nĂ« FrancĂ« pĂ«rmes Expedia. Disa orĂ« mĂ« vonĂ« mora njĂ« e-mail ku thuhej se kjo nuk ishte e mundur pĂ«r shkak tĂ« sanksioneveâ, raportoi ai.
Edhe një bankë franceze me marrëdhënie në SHBA i ka mbyllur llogaritë e Guillou. Kartelat e tij të kreditit si Visa, American Express ose Mastercard më nuk funksionojnë.
âNga njĂ« ditĂ« nĂ« tjetrĂ«n mbetesh pa mjete pageseâ, shpjegoi Guillou, i cili pĂ«r drejtĂ«sinĂ« amerikane tashmĂ« Ă«shtĂ« po aq i izoluar sa 15 mijĂ« terroristĂ«, krerĂ« bandash apo bosĂ« tĂ« mafias nĂ« listĂ«n e sanksioneve tĂ« Uashingtonit.
Fuqitë e mëdha (SHBA, Rusia), përmes vetos së tyre, parandalojnë hetimet e GJPN-së në territorin e tyre ose te aleatët si Izraeli. Megjithatë, Putin u akuzua nëpërmjet Ukrainës, ndërsa Netanyahu nëpërmjet Palestinës - një manovër juridike e së drejtës ndërkombëtare. Kjo mbështetet nga organizatat e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/
Një stuhi e madhe dimërore ka sjellë reshje të dendura bore dhe akull të rrezikshëm në pjesë të veriut-lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pritet të sjellë sasinë më të madhe të dëborës në New York në pothuajse katër vjet.
Shteti i New Yorkut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të sasisë së madhe të dëborës, e cila ka krijuar rrugë të ngrira dhe të pashkallëzuara dhe ulur dukshmërinë, duke e bërë udhëtimin shumë të rrezikshëm.
Reshjet e dĂ«borĂ«s filluan gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« tĂ« premtes dhe vazhduan deri tĂ« shtunĂ«n. Parashikohet qĂ« rreth 18 centimetra dĂ«borĂ« tĂ« bien nĂ« qytet, niveli mĂ« i lartĂ« nĂ« pothuajse katĂ«r vjet. Kryetari i bashkisĂ« Eric Adams e ka quajtur kĂ«tĂ« njĂ« ângjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me dĂ«borĂ«â.
Zyrtarët e shtetit kanë këshilluar banorët të ndjekin parashikimet lokale të motit dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të kushtet e rrezikshme, raporton newyorktimes.
Stuhia ka ndikuar edhe në trafikun ajror: më shumë se 5500 fluturime që udhëtonin brenda, nëpër ose jashtë SHBA-ve të premten janë shtyrë, sipas të dhënave të FlightAware, i cili monitoron vonesat dhe anulimet e fluturimeve në kohë reale.
Audi ka krijuar një mënyrë kreative për të hyrë në atmosferën e festave këtë vit.
NĂ« faqen e tyre nĂ« Instagram, Audi USA publikoi njĂ« video tĂ« shkurtĂ«r qĂ« risjell historinĂ« e Rudolfit nĂ« njĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ«: nĂ« vend tĂ« drerĂ«ve qĂ« fluturojnĂ«, makina tĂ« vogla metalike âdriftojnĂ«â nĂ«pĂ«r borĂ«.
Video është realizuar me teknologjinë stop motion dhe është jashtëzakonisht simpatike.
Video, e titulluar âHoliday Play, the Audi Wayâ, zgjat pak mĂ« shumĂ« se njĂ« minutĂ« e gjysmĂ« dhe paraqet modele miniaturĂ« tĂ« disa prej veturave mĂ« tĂ« famshme tĂ« Audit - nga modelet prodhuese, makinat garuese, deri te klasikĂ«t e dashur. Miniaturat zbresin kodra tĂ« mbuluara me borĂ«, ndĂ«rtojnĂ« burrat e dĂ«borĂ«s dhe sjellin gĂ«zim festash.
Në fillim shfaqet një Audi Q8 që del nga një garazh i bërë si shtëpi prej biskotash, ndërsa më pas i bashkohen modele të njohura si RS6 Avant, RS3 dhe A6 e-tron.
Festimi nuk do të ishte i plotë pa makinat legjendare garuese të Audi-t, përfshirë modelin Quattro origjinal, R10 TDI dhe makinat e rally-t në Dakar.
Në skenën finale, makinat miniaturë driftuan drejt një shtëpie të madhe prej biskotash ku vendosin logon e Audit me katër unaza.
Audi bëri të ditur se video nuk është krijuar nga inteligjenca artificiale; çdo skenë është xhiruar me makina reale metalike dhe një ekip të plotë prodhimi. Kompania ndau edhe foto nga prapaskenat, që tregojnë se çdo detaj është vendosur me kujdes. /Telegrafi/
Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u përball me një seri sulmesh ajrore gjatë natës.
Sipas kryebashkiakut të qytetit, Vitaliy Klitschko, të paktën pesë persona u lënduan, katër prej të cilëve u shtruan në spital për trajtim mjekësor.
Ngjarja më serioze ndodhi në rajonin Darnytskyi, ku rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi goditën një ndërtesë banimi me 24 kate.
Russian strike on Kyiv â injuries and fires in residential buildings
A series of overnight strikes hit Kyiv on December 27. According to Mayor Vitaliy Klitschko, at least five people were injured, four of them hospitalized.
Si pasojë, në katet e sipërme shpërtheu një zjarr që u përhap me shpejtësi, duke rrezikuar banorët e tjerë dhe duke detyruar evakuimin e tyre.
Përveç Darnytskyit, disa rajone të tjera të Kievit raportuan tym dhe zjarre në ndërtesa të ndryshme.
Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit punuan pa ndërprerje për të shuar flakët dhe për të siguruar zonat e prekura. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po ofrojnë ndihmë banorëve të prekur nga sulmet.
Sulmet vijnë në një periudhë tensioni të vazhdueshëm në Ukrainë, ndërsa qytetarët dhe autoritetet përpiqen të përballojnë pasojat e shpërthimeve dhe dëmtimeve në infrastrukturë dhe banesa. /Telegrafi/
Graham Walker, ishâdrejtor ekzekutiv i kompanisĂ« amerikane Fibrebond me qendĂ«r nĂ« Luiziana, bĂ«ri histori kur e shiti biznesin e familjes pĂ«r 1.7 miliard dollarĂ«sh dhe siguroi qĂ« 540 punonjĂ«sit tĂ« marrin njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« pĂ«rfitimit.
Para se të pranonte ofertën e blerjes nga kompania Eaton, Walker vendosi si kusht që 15 për qind e shumës së shitjes të shkonin tek punonjësit, edhe pse ata nuk zotëronin aksione në kompani.
NĂ« qershor, punonjĂ«sit filluan tĂ« marrin bonuse nĂ« vlerĂ« totale prej 240 milionĂ« dollarĂ«sh, me njĂ« mesatare rreth 443 mijĂ« dollarĂ« pĂ«r secilin, tĂ« shpĂ«rndara gjatĂ« pesĂ« viteve â pĂ«r sa kohĂ« qĂ« ata vazhdojnĂ« punĂ« nĂ« firmĂ«.
Punonjësit me përvojë më të gjatë morën shuma edhe më të larta, raporton wallstreetjournal.
ShumĂ« prej tyre mbetĂ«n tĂ« habitur kur morĂ«n letĂ«rânjoftime nĂ« lidhje me shumĂ«n e bonusit, disa fillimisht menduan se ishte shaka, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« u emocionuan thellĂ«.
Me këto para, punonjësit kanë paguar borxhe, blerë makina, paguar shkollimin e fëmijëve dhe financuar pensionet e tyre.
Walker, i cili do tĂ« largohet nga posti i CEOâs nĂ« fund tĂ« vitit, tha se kishte pĂ«r qĂ«llim tĂ« shpĂ«rblente punonjĂ«sit pĂ«r besnikĂ«rinĂ« dhe pĂ«rpjekjet e tyre gjatĂ« periudhave tĂ« vĂ«shtira tĂ« biznesit dhe shpreson tĂ« dĂ«gjojĂ« nĂ« tĂ« ardhmen se si kjo gjest ka ndikuar jetĂ«t e tyre. /Telegrafi/
Problemi me pitonët në Floridë ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas një videoje virale që u shpërnda në rrjetet sociale.
Në video dallohet dashamirësi i gjarpërinjve Kev Pav (@snakeaholic) bashkë me një ekip gjuetarësh duke gjetur një piton gjigant nën degëza. Njëri prej ekspertëve e ngre gjarprin për kokë, ndërkohë që kolegët e tij vëzhgojnë me kujdes çdo lëvizje.
Takimet e tilla me pitonĂ« nuk janĂ« tĂ« rralla nĂ« FloridĂ«. KĂ«ta gjarpĂ«rinj janĂ« specie invazive dhe shfaqen edhe nĂ« lagje banimi, duke bĂ«rĂ« qĂ« banorĂ«t tĂ« thĂ«rrasin shpesh shĂ«rbimet e specializuara pĂ«r tâi larguar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt.
Biologët janë veçanërisht të shqetësuar për ndikimin e këtyre pitonëve mbi ekosistemin lokal.
Pasi ekspertët hoqën me kujdes gjarprin gjigant, ata zbuluan një skenë të befasishme - dhjetëra vezë! Kjo tregon edhe më qartë pse specie si pitoni burmas konsiderohen një problem serioz për biodiversitetin.
PĂ«r tâu pĂ«rballur me popullatĂ«n nĂ« rritje, autoritetet e FloridĂ«s po pĂ«rdorin metoda tĂ« pazakonta. PĂ«r shembull, pĂ«rdoren âkanezĂ« robotikĂ«â â kapje tĂ« vogla me energji diellore qĂ« lĂ«shojnĂ« nxehtĂ«si, aromĂ« dhe lĂ«vizje si tĂ« âlepujve tĂ« vĂ«rtetĂ«â, pĂ«r tĂ« mashtruar pitonĂ«t qĂ« tĂ« dalin nga vendet ku fshihen. Pas kĂ«saj, ekipe tĂ« specializuara nisin gjuetinĂ«. /Telegrafi/
Nuk pritet që Rockstar të vendosë një çmim të tepruar për Grand Theft Auto 6.
Spekulimet se GTA 6 mund të bëhet videoloja më e shtrenjtë në histori, me një çmim që shkon deri në 100 dollarë, janë rikthyer sërish në vëmendje. Megjithatë, sipas një ish-punonjësi të Rockstar Games, një skenar i tillë është shumë pak i besueshëm.
Mike York, animator që ka punuar në GTA 5 dhe GTA Online, ka deklaruar se nuk pret që Rockstar ta rrisë ndjeshëm çmimin e versionit bazë të lojës. Sipas tij, kompania nuk ka nevojë për një hap të tillë, pasi GTA 6 pritet të shënojë sukses të jashtëzakonshëm edhe pa një çmim të lartë.
York thekson se çmimi standard prej rreth 70 dollarĂ«sh, i zakonshĂ«m pĂ«r videolojĂ«rat AAA, ka ende mĂ« shumĂ« kuptim. Ădo çmim mbi kĂ«tĂ« nivel mund tĂ« shkaktojĂ« reagime negative nga njĂ« pjesĂ« e komunitetit tĂ« lojtarĂ«ve.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Rockstar të ofrojë një edicion special ose pre-order me çmim rreth 99 dollarë, i cili do të përfshinte përmbajtje apo bonuse shtesë, por nënvizoi se kjo nuk duhet të ngatërrohet me çmimin e lojës bazë.
Duke folur për zhvillimin e lojës, York tha gjithashtu se nuk pret një tjetër shtyrje të datës së publikimit. Aktualisht, GTA 6 është planifikuar të dalë në nëntor 2026, ndërsa ekipi zhvillues ndodhet në fazën përfundimtare të përmirësimit të detajeve.
GTA 6 mbetet një nga lojërat më të pritura në historinë e industrisë së videolojërave, ndërsa Rockstar ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht as çmimin dhe as detajet e edicioneve të ndryshme. /Telegrafi/
Në vitin 2024, një gjykatë ruse e dënoi Kapustinin me burgim të përjetshëm në mungesë, për organizimin e një ndërhyrjeje ndërkufitare nga forcat ukrainase në rajonin e Bryanskut të Rusisë gjatë vitit 2023.
Ky incident thekson tensionet e vazhdueshme dhe rrezikun në vijën e frontit, ndërsa sulmet me dron dhe veprimet e forcave të ndryshme vazhdojnë të ndikojnë në situatën në Ukrainë dhe zonat përreth kufirit rus.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 gjersa ka pasur shumë vullnetarë ndërkombëtarë që kanë luftuar në dyja krahët. /Telegrafi/
Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar sot një marrëveshje armëpushimi që ndalon luftime të ashpra përgjatë kufirit të përbashkët, pas rreth 20 ditësh konfliktesh të përgjakshme - trazimi më i rëndë në vitet e fundit midis dy fqinjëve juglindorë të Azisë.
Armëpushimi hyn në fuqi sot në orën 12:00 me kohën lokale, sipas një deklarate të përbashkët të ministrave të mbrojtjes të të dy vendeve. Marrëveshja parashikon ndalimin e të gjitha llojeve të armëve dhe pezullimin e lëvizjeve ushtarake, duke i kërkuar forcave që të ruajnë pozicionet ekzistuese pa dërguar forca të reja.
Luftimet që rifilluan në fillim të dhjetorit pas një armëpushimi të mëparshëm të shkëputur, kanë rezultuar me të paktën 101 të vrarë dhe qindra mijëra të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në zonat kufitare, raporton cnn.
NĂ« deklaratĂ« theksohet se armĂ«pushimi pĂ«rfshin edhe njĂ« ndalim tĂ« sulmeve ndaj civileve, infrastrukturĂ«s dhe objektivave ushtarakĂ«. TĂ« dyja vendet ranĂ« dakord tĂ« bashkĂ«punojnĂ« edhe pĂ«r operacione çâminimi dhe luftĂ« kundĂ«r krimit nĂ« internet.
Marrëveshja u firmos nga ministri tajlandez i mbrojtjes, Natthaphon Narkphanit, dhe homologu i tij kamboxhian, Tea Seiha.
Armëpushimi erdhi pas disa ditësh bisedimesh të zhvilluara në kuadër të Komitetit të Përgjithshëm Kufitar me praninë e vëzhguesve të ASEAN për të siguruar zbatimin e tij.
Megjithatë, pavarësisht ndalimit të përleshjeve, marrëveshja nuk zgjidh mosmarrëveshjet territoriale që kanë zgjatur për dekada të tëra përgjatë kufirit prej rreth 817 km, të cilat do të vazhdojnë të trajtohen përmes bisedimeve dypalëshe. /Telegrafi/
Satelitët kanë kapur imazhe që tregojnë se Rusia mund të ketë vendosur sisteme raketash të reja hipersonike Oreshnik në një bazë ajrore të braktisur në pjesën lindore të Bjellorusisë, thanë dy studiues amerikanë që analizuan materialet nga satelitët.
Sipas ekspertĂ«ve, kĂ«to raketa janĂ« tĂ« afta tĂ« mbajnĂ« lĂ«ndĂ« shpĂ«rthyese edhe bĂ«rthamore dhe kanĂ« rreze veprimi tĂ« llogaritur deri nĂ« 5500 kilometra, gjĂ« qĂ« do tâi mundĂ«sonte MoskĂ«s tĂ« arrinte objektiva nĂ« mbarĂ« EvropĂ«n.
Vlerësimi i studiuesve përputhet në masë të madhe me vlerësimet e komunitetit të inteligjencës së SHBA-së, thanë burime të paidentifikuara për Reuters.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur qartë synimin për të vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi, por deri tani vendndodhja e saktë nuk ishte bërë publike.
Analiza e imazheve satelitore nga kompania Planet Labs tregoi struktura që përputhen me një bazë strategjike raketash, dhe studiuesit thanë se janë rreth 90 për qind të sigurt se lëshuesit mobilë të sistemit Oreshnik janë vendosur në një bazë ajrore të vjetër pranë qytetit Krichev, rreth 307 km në lindje të Minskut.
NĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2024, Rusia testoi njĂ« version tĂ« armatosur me konvencionale tĂ« raketĂ«s Oreshnik kundĂ«r njĂ« objekti nĂ« UkrainĂ«, dhe Putini ka deklaruar se raketat janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tâu kapur pĂ«r shkak tĂ« shpejtĂ«sisĂ« sĂ« tyre tĂ« jashtĂ«zakonshme.
Ekspertë të pavarur shohin vendosjen e këtyre raketave si një shtysë diplomatike dhe shtrënguese, duke rritur presionin mbi NATO-n, sidomos në mesin e diskutimeve për furnizime ushtarake për Ukrainën, ndërsa kjo lëvizje shihet më shumë si përpjekje politike sesa thjesht ushtarake. /Telegrafi/