Ndërsa liria e shtypit nëpër botë po zbehet, politikanët e korruptuar gëzohen
Më pak kontroll, më shumë përfitime
Â
Gazetarët mund të jenë bezdisës. Thjeshtojnë. Ekzagjerojnë. Ndonjëherë gabojnë. Janë në mënyrë disproporcionale të arsimuar në universitete, nga shtresa e mesme dhe disi të majtë, ndaj qëndrimet e tyre shpesh nuk përputhen me ato të pjesës tjetër të popullsisë. Kur veprojnë në mënyrë joetike, për shembull, kur programi Panorama i BBC transmetoi klipe të Presidentit Donald Trump të montuara në mënyrë çorientuese, publiku me të drejtë indinjohet.
Besimi te mediat e lajmeve ka rënë në botën e pasur, sidomos pasi rrjetet sociale i bënë gabimet në raportim më të dukshme dhe më të kritikuara. Prandaj disa njerëz mund të mos shqetësohen shumë kur dëgjojnë se gazetaria është në vështirësi. Megjithatë, është në interesin e tyre të shqetësohen.
Liria e shtypit është në rënie në mbarë botën. Që nga viti 2014, rezultati global në indeksin e Reporterëve pa Kufij (RSF), një organizatë monitoruese, është përkeqësuar, nga nivele të krahasueshme me ato të SHBA-së sot, në nivele aq të zymta sa në Serbi, ku gazetarët që raportojnë mbi protestat kundër korrupsionit rrihen rregullisht nga policia.
Kjo ka rĂ«ndĂ«si pĂ«r disa arsye. Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m sepse liria e shprehjes Ă«shtĂ« liria themelore mbi tĂ« cilĂ«n mbĂ«shteten liritĂ« e tjera. ĂshtĂ« edhe sepse gazetaria kritike Ă«shtĂ« njĂ« mekanizĂ«m thelbĂ«sor kontrolli mbi pushtetin shtetĂ«ror. NĂ«se tĂ« fuqishmit e dinĂ« se abuzimet nuk do tĂ« zbulohen dhe as publikohen, ka shumĂ« gjasa tĂ« kryejnĂ« mĂ« shumĂ« prej tyre.
The Economist analizoi të dhëna nga rreth 180 vende gjatë 80 viteve të fundit, të mbledhura nga V-Dem, një projekt kërkimor suedez. U identifikua një cikël reagimi mes kufizimit të mediave dhe rritjes së korrupsionit.
Politikanët që duan të vjedhin burimet publike kanë interes të kufizojnë shtypin. Sa më shumë të kufizohet ai, aq më e lehtë bëhet vjedhja. Dhe sa më shumë sekrete komprometuese të grumbullojnë politikanët, aq më i madh bëhet motivi për të shtypur raportimin kritik në të ardhmen.
Llogaritjet sugjerojnĂ« se nĂ«se liria e shtypit bie nga âaq e mirĂ« sa nĂ« Kanadaâ nĂ« âaq e keqe sa nĂ« Indoneziâ, kjo parashikon qĂ« korrupsioni tĂ« rritet nga âaq i pastĂ«r sa nĂ« IrlandĂ«â nĂ« âaq i ndotur sa nĂ« Letoniâ.
Procesi është gradual dhe përhapet gjatë disa viteve, ndaj votuesit mund të mos e vënë re deri pas zgjedhjeve të ardhshme. Situata është edhe më problematike nën qeveri populiste, të cilat zakonisht demonizojnë kritikët dhe përpiqen të dobësojnë institucionet që kufizojnë autoritetin e tyre.
Një nga tendencat më shqetësuese është se qeveritë që pretendojnë të jenë demokratike po përdorin gjithnjë e më shumë mjete të zhvilluara fillimisht nga regjimet autoritare. Zakonisht ato nuk përpiqen të heshtin plotësisht zërat kritikë. Përkundrazi, synojnë të krijojnë një ekosistem mediatik ku votuesit dëgjojnë lavdërime të forta për partinë në pushtet dhe vetëm zëra shumë të dobët kundërshtimi.
Ato pĂ«rdorin paratĂ« e taksapaguesve pĂ«r tĂ« nxitur raportim favorizues: vendosin persona besnikĂ« nĂ« drejtimin e transmetuesve publikĂ«, orientojnĂ« buxhetet e reklamave shtetĂ«rore drejt mediave tĂ« bindura dhe nxisin biznesmenĂ« tĂ« afĂ«rt me pushtetin, qĂ« varen nga kontratat publike, tĂ« marrin nĂ«n kontroll media tĂ« pavarura dhe tâi neutralizojnĂ« ato.
Në të njëjtën kohë, e bëjnë më të vështirë funksionimin e mediave kritike. Ato që këmbëngulin në gazetari investigative mund të përballen me refuzim reklamimi nga qeveria, por edhe me presion ndaj kompanive private që të mos bashkëpunojnë me to.
Mund të përballen me kontrolle të vazhdueshme tatimore dhe procese gjyqësore. Shumë media luftojnë për të mbijetuar: në 160 nga 180 vendet e analizuara nga RSF, mediat janë financiarisht të brishta.
Qeveritë në dukje demokratike po synojnë edhe gazetarët individualë. Ata që shqetësojnë të fuqishmit shpesh ekspozohen dhe përballen me presion dhe kërcënime, veçanërisht gratë. Një studim i OKB-së tregoi se 75% e reportereve kanë përjetuar abuzim online dhe 42% janë ngacmuar ose kërcënuar fizikisht.
Disa gazetarĂ« pĂ«rballen me ligje tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare qĂ« ndalojnĂ« pothuajse çdo publikim qĂ« qeveria nuk e miraton, ose me rregulla kundĂ«r âlajmeve tĂ« rremeâ dixhitale, qĂ« mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« pothuajse çdo informacion qĂ« ajo kundĂ«rshton. MĂ« kĂ«mbĂ«ngulĂ«sit mund tĂ« ndiqen penalisht pĂ«r akuza qĂ« nuk kanĂ« lidhje me gazetarinĂ«.
Teknologjia ka ndryshuar kuptimin e të qënurit gazetar dhe ka hapur rrugë të reja për shprehje të lirë. Kushdo me një telefon mund të filmojë një polic që godet një protestues dhe ta publikojë në rrjetet sociale, gjë që shërben si kontroll ndaj dhunës policore.
Megjithatë, në përgjithësi, revolucioni dixhital nuk ka qenë aq çlirues sa pritej. Diktaturat mund të ndërpresin internetin kur qytetarët janë të zemëruar. Demokracitë me probleme përdorin metoda më të sofistikuara: ligjet e privatësisë dixhitale përdoren për të mbrojtur politikanët nga kontrolli publik, ndërsa shërbimet shtetërore ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në telefonat e gazetarëve për të identifikuar burimet e tyre.
Një ndryshim i fundit lidhet me qeverinë e SHBA-së, e cila dikur mbronte lirinë e shtypit në nivel global dhe nuk e bën më këtë. Administrata Trump ka hequr subvencionet për mediat e huaja të pavarura dhe ka mbyllur media publike si Radio Free Asia, që dikur transmetonte për popullsi me akses të kufizuar në informacion.
Më keq, Trump ka bërë të qartë se nuk do të ushtrojë presion ndaj qeverive të huaja për lirinë e shprehjes, përveç rasteve kur ka interesa politike specifike. Nga Azerbajxhani deri në Salvador, liderë autoritarë kanë shfrytëzuar këtë situatë për të burgosur ose frikësuar më shumë gazetarë.
Mbrojtësit e kufizimeve shpesh argumentojnë se edhe mediat duhet të mbajnë përgjegjësi. Por ata nënvlerësojnë shkallën e përgjegjësisë që mediat kanë tashmë. Lexuesit mund të ndalojnë abonimet; personat që janë viktimë e shpifjes mund të ngrenë padi; drejtuesit e mediave japin dorëheqje pas skandaleve.
Gazetarët kanë mangësi, por pengimi i tyre për të bërë punën do të ketë pasoja serioze. Një ekosistem i fortë i mbledhjes së lajmeve, pasi shkatërrohet, është i vështirë të rindërtohet. Një botë me më pak liri shtypi do të jetë më e korruptuar dhe më keq e qeverisur. / Economist
The post Ndërsa liria e shtypit nëpër botë po zbehet, politikanët e korruptuar gëzohen appeared first on Revista Monitor.














