Mbesa e Donald Trump befason: “Politika është një gjë e rrezikshme”
Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka ngjallur interes të madh publik pas paraqitjes së saj në podcastin e njohur “Impaulsive” të Logan Paul. Gjatë intervistës, ajo u shpreh hapur për qëndrimin e saj ndaj politikës, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë e përfshirë në këtë fushë, të cilën e përshkroi si “një gjë të rrezikshme”.
Pavarësisht se vjen nga një familje me ndikim të madh politik, Kai tha se është përpjekur gjithmonë të qëndrojë larg debateve politike dhe nuk e sheh veten si politikane në të ardhmen. Ajo foli edhe për klimën aktuale shoqërore, duke theksuar se shoqëria është bërë tepër e polarizuar dhe se zgjidhja, sipas saj, gjendet te kompromisi dhe gjetja e një rruge të mesme mes palëve kundërshtare.
Sipas Kai-t, rrjetet sociale kanë një rol të madh në përforcimin e ndarjeve ekstreme, duke e bërë dialogun edhe më të vështirë. Megjithatë, ajo nënvizoi se gjithmonë do ta mbështesë familjen e saj, ndërsa politikisht e përshkroi veten si një person “në qendër”.
Kai Trump është golfiste e suksesshme dhe këtë vit pritet të nisë studimet në Universitetin e Miamit. Deklaratat e saj u pritën pozitivisht në rrjet, ku shumë përdorues e vlerësuan për pjekurinë dhe qasjen e balancuar. Gjatë bisedës, ajo ndau edhe përvojat e vështira të jetës nën mbrojtjen e përhershme të Shërbimit Sekret, duke përmendur situata të sikletshme në jetën private dhe takimet romantike. Megjithatë, Kai tha se po mundohet të përshtatet me këtë realitet, veçanërisht pas rikthimit të gjyshit të saj në postin e presidentit.
The post Mbesa e Donald Trump befason: “Politika është një gjë e rrezikshme” appeared first on Albeu.com.


