Trumpi ka vënë në shënjestër ish-gjykatësin e Gjykatës Speciale

Ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale për Kosovën, tani pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), është vënë në shënjestër të sanksioneve të ashpra të administratës Trump.
Për shkak të urdhërarrestit ndaj udhëheqësve izraelitë, Nicolas Guillou e gjen veten të radhitur krahas terroristëve në listat e zeza të Uashingtonit, duke humbur qasjen në llogari bankare, karta krediti dhe shërbime bazë digjitale.
Francezi Nicolas Guillou ka një vit që punon në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ndjek krimet e luftës dhe e ka selinë në Hagë.
Më parë, 50-vjeçari Guillou, i cili është ekspert i së drejtës ndërkombëtare, ka punuar për tribunalet speciale të Kosovës dhe Libanit.
Në vitin 2023, Guillou dhe krerë të tjerë të GJPN-së lëshuan një urdhërarrest kundër presidentit rus, Vladimir Putinit për shkak të krimeve kundër njerëzimit sipas Kartës së OKB-së. Akuza përmend sidomos kidnapimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia. Ndjekja penale e Putinit nuk befasoi askënd, shkruan portali zviceran Watson në një analizë.
Situata ndryshoi në nëntor 2024, kur GJPN shpalli në kërkim edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ata dyshohen se kanë kryer gjenocid në Gaza.
SHBA-ja, si fuqi mbrojtëse e Izraelit, me urdhër të Trumpit, u mobilizua menjëherë kundër GJPN-së në Hagë. Ndaj nëntë gjyqtarëve dhe tre prokurorëve u vendosën gjithashtu sanksione. Mes tyre është edhe Guillou.
NĂ« intervistĂ«n e tij tĂ« vetme deri mĂ« tani pĂ«r gazetĂ«n franceze âLe Mondeâ, ai tregoi se pĂ«r qytetarĂ«t dhe kompanitĂ« amerikane ai Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« âpersona non grataâ (person i padĂ«shiruar). Ădo kontakt me tĂ« Ă«shtĂ« i ndaluar. Ai nuk ka mĂ« qasje ndaj platformave si Amazon, Airbnb ose Paypal.
âPĂ«r shembull, bĂ«ra njĂ« rezervim hoteli nĂ« FrancĂ« pĂ«rmes Expedia. Disa orĂ« mĂ« vonĂ« mora njĂ« e-mail ku thuhej se kjo nuk ishte e mundur pĂ«r shkak tĂ« sanksioneveâ, raportoi ai.
Edhe një bankë franceze me marrëdhënie në SHBA i ka mbyllur llogaritë e Guillou. Kartelat e tij të kreditit si Visa, American Express ose Mastercard më nuk funksionojnë.
âNga njĂ« ditĂ« nĂ« tjetrĂ«n mbetesh pa mjete pageseâ, shpjegoi Guillou, i cili pĂ«r drejtĂ«sinĂ« amerikane tashmĂ« Ă«shtĂ« po aq i izoluar sa 15 mijĂ« terroristĂ«, krerĂ« bandash apo bosĂ« tĂ« mafias nĂ« listĂ«n e sanksioneve tĂ« Uashingtonit.
Fuqitë e mëdha (SHBA, Rusia), përmes vetos së tyre, parandalojnë hetimet e GJPN-së në territorin e tyre ose te aleatët si Izraeli. Megjithatë, Putin u akuzua nëpërmjet Ukrainës, ndërsa Netanyahu nëpërmjet Palestinës - një manovër juridike e së drejtës ndërkombëtare. Kjo mbështetet nga organizatat e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/






































