❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

INTERVISTA/ Flet mjekja e njohur: Ja si ndikoi COVID-19 tek rritja e sëmundjeve të zemrës

Edhe COVID-19 ka lënë pasoja sa i përket shëndetit të zemrës.

Kështu tha në një intervistë për Fax News mjekja e njohur kardiologe, Engjëllushe Hasani.

Sipas mjekes, përdorimi i shumtë i korizonikëve, ka çuar edhe në shtim të të sëmurëve me diabet.

“Absolutisht qĂ«, edhe sĂ«mundjet virale kanĂ« ndikimin e tyre nĂ« shfaqjen e sĂ«mundjeve kardiovaskulare. Dhe njĂ« nga kĂ«to ishte COVID-19. Sepse njĂ« nga karakteristikat e kĂ«saj viroze ishte qĂ« vetĂ« COVID-i shkaktonte aritmi. Por edhe medikamentet qĂ« u pĂ«rdorĂ«n mund tĂ« shkaktonin efekte anĂ«sore. 

Gjithashtu dihet qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rdorur shumĂ« kortizonikĂ« dhe kjo ka ndikuar edhe nĂ« shfaqjen e diabetit“, tha pĂ«r Fax News mjekja kardiologe EngjĂ«llushe Hasani.

LEXO EDHE: Flet kardiologia: Si të dallojmë një shqetësim real kardiovaskular, ja shenjat e para

INTERVISTA E PLOTË:

Ra nga kabina e teleferikut, humb jetën futbollisti

Mbrojtësi gjerman Sebastian Hertner, 34-vjeç, kapiten i skuadrës Etsv Amburgom humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 70 m në një teleferik gjatë pushimeve dimërore në Malin e Zi.

Hertner ndodhej në Savin Kuk kur kabina e teleferikut ku ai ndodhej, u shkëput në mënyrë të papritur duke rënë poshtë me futbollistin që nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.

“Me shumĂ« trishtim bĂ«jmĂ« tĂ« ditur se kapiteni ynĂ«, Sebastian Hertner humbi jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident tragjik teksa ishte me pushime. Jemi tĂ« tronditur dhe me njĂ« dhimbje tĂ« thellĂ«. NgushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« ndjera shkojnĂ« pĂ«r familjen dhe tĂ« dashurit e tij. U prehsh nĂ« paqe, Sebastian“, shkruante nĂ« rrjetet sociale klubi i Etsv Amburgom, qĂ« militon nĂ« divizionin e pestĂ« nĂ« futbollin gjerman.

Sebastian Hertner VfB Luebeck *** Sebastian Hertner VfB Luebeck

Sipas të dhënave të pata, kabina e teleferikut u shkëput nga kavoja duke përplasur pjesën e pasme dhe duke bërë që futbollisti të bjerë nga një lartësi rreth 70 m me Hertner që e humbi jetën menjëherë.

Me të ishte dhe bashkëshortja, edhe ajo viktimë e aksidentit dhe që e mori ndihmën pas disa orësh.

Gruaja, nën shok pësoi frakturë në këmbë, ndërsa impianti u mbyll menjëherë dhe autoritetet malazeze nisën një hetim për të zbuluar përgjegjësit e këtij aksidenti tragjik.

Tragjedi nĂ« Mesdhe! Mbytet anija me emigrantĂ«, “Alarm Phone”: 116 tĂ« vdekur, vetĂ«m njĂ« i mbijetuar

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të tyre  lundrues përgjatë itinerarit të Mesdheut qendror.

Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga organizata humanitare “Sea Watch”.

Sipas të dhënave, nga ngjarja ka vetëm një të mbijetuar, i cili është shpëtuar nga një anije peshkimi tuniziane. Mjeti lundrues ishte nisur të enjten nga brigjet e Libisë, por pak kohë pas nisjes ishte lëshuar një sinjal SOS.

Avioni Seabird, i angazhuar në monitorimin e zonës ku kalojnë zakonisht emigrantët, nuk arriti ta lokalizonte anijen, duke ngritur që në fillim dyshimet se kishte ndodhur një mbytje.

Organizata “Alarm Phone” ka rindĂ«rtuar ngjarjen duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur se mbytja dyshohet tĂ« ketĂ« ndodhur gjatĂ« natĂ«s sĂ« 19 dhjetorit.

NĂ« orĂ«n 14:00, “Alarm Phone” u njoftua pĂ«r njĂ« anije tĂ« nisur nga qyteti libian Zuwara me 117 persona nĂ« bord. Edhe pse nuk kishte njĂ« pozicion GPS, organizata njoftoi rojen bregdetare dhe organizatat joqeveritare pĂ«rkatĂ«se, ndĂ«rsa gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s u tentua kontaktimi i anijes pĂ«rmes telefonit satelitor, pa sukses.

Dy ditĂ« mĂ« vonĂ«, mbrĂ«mjen e 21 dhjetorit, “Alarm Phone” mori informacion se disa peshkatarĂ« tunizianĂ« kishin gjetur njĂ« tĂ« mbijetuar tĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« varkĂ« druri. Burri kishte deklaruar se ishte nisur nga Zuwara dy ditĂ« mĂ« parĂ« dhe se ishte i vetmi qĂ« kishte mbijetuar.

Sipas dëshmisë së tij, vetëm pak orë pas nisjes kushtet e motit u përkeqësuan ndjeshëm, me erëra që arritën deri në 40 km/orë.

Flet kardiologia: Si të dallojmë një shqetësim real kardiovaskular, ja shenjat e para

E ftuar në Fax News, mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani ka folur lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shndërruar në një problem serioz për shëndetin publik, jo vetëm në botë por edhe në vendin tonë.

Specialistja i konsideroi sĂ«mundjet e zemrĂ«s si “vrasĂ«s tĂ« heshtur”, ndĂ«rsa shtoi se ato janĂ« rritur edhe tek moshat e reja.

Gjatë intervistës me gazetaren Eliana Hoxha, kardiologia shpjegoi me detaje se si të dallojmë një shqetësim real kardiovaskular dhe cilat janë shenjat, të cilat duhet të na shqetësojnë.

Si dallohet një shqetësim real kardiovaskular? Kur duhet të shqetësohemi?

Mjekja: Dhimbjet e zemrĂ«s janĂ« dhimbje qĂ« nuk zgjasin shumĂ«. ËshtĂ« njĂ« nga ato elementĂ«t qĂ« kur ne pyesim individin se si ankohet, sa zgjatĂ«n dhimbjet, çfarĂ« intensiteti ka, nĂ« ç’pozicion shfaqet, nĂ« çfarĂ« pozicioni shfaqet,  a shfaqet kur ai bĂ«n njĂ« aktivitet? NĂ«se dhimbjet janĂ« tĂ« zgjatura dhe kanĂ« lidhje me pozicionin, atĂ«herĂ« na orientojnĂ« qĂ« kĂ«to dhimbje nuk janĂ« kardiake.

Po shenjat e para, cilat janë?

Mjekja: Zakonisht nuk është një shenjë e vetme. Mund të kemi dhimbje të gjoksit, të cilat mund të përhapen në shpatullën e majtë. Mund të kemi mpirje të krahut
 Këto elementë mund të shoqërohen me një rritje të tensionit. Mund të shoqërohen edhe me lëvizje të ritmit. Mund të shoqërohen me të vjella. Mjafton që individi ta vlerësojë ankesën që ka dhe ti drejtohet një mjeku. Qoftë edhe mjekut të familjes, i cili mund ta drejtojë tek një specialist kardiolog.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMRI/ Themelohet Shoqata e Prokurorëve, ja kush e drejton

Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shoqatĂ« Ă«shtĂ« ngritur nĂ« respektim tĂ« ligjit nr. 96/2016 “PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe do tĂ« funksionojĂ« si njĂ« organizatĂ« profesionale, jofitimprurĂ«se dhe e pavarur.

Shoqata e Prokurorëve është e para organizatë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore për sistemin prokurorial.

Ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Teksa sistemi i drejtësisë përballet vazhdimisht me sfida të ndryshme, vlerësohet si e domosdoshme një qasje më aktive dhe e organizuar edhe nga vetë trupa e prokurorëve.

Misioni kryesor i Shoqatës së Prokurorëve është garantimi dhe mbrojtja e statusit, pavarësisë dhe integritetit të prokurorëve, si dhe promovimi i vlerave dhe rolit të tyre në një shoqëri demokratike dhe shtet të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve do të angazhohet aktivisht në proceset ligjbërëse dhe vendimmarrëse që prekin sistemin e drejtësisë, përmes dhënies së kontributeve profesionale dhe mbajtjes, sipas rastit, të qëndrimeve institucionale dhe publike.

NjĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« do t’i kushtohet nxitjes sĂ« dialogut dhe bashkĂ«punimit konstruktiv me institucionet shtetĂ«rore, shoqĂ«rinĂ« civile, mediat dhe aktorĂ« tĂ« tjerĂ«.

Shoqata e Prokurorëve ka në përbërje prokurorë nga të gjithë zyrat e prokurorive në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë marrë përsipër angazhimin aktiv sipas fushave respektive.

Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në mandatin e parë është zgjedhur prokurori Gëzim Spahiu.

“NjĂ« problem gjithmonĂ« e mĂ« i madh”, Rama nga Onkologjiku: Do ngrihet Instituti KombĂ«tar i Tumoreve

Kryeministri Edi Rama vijoi kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, mĂ« 24 dhjetor, vizitĂ«n e tij nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, ku u ndal nĂ« ShĂ«rbimin Onkologjik pĂ«r tĂ« takuar fĂ«mijĂ«t qĂ« po kalojnĂ« festat e fundvitit nĂ«n kujdes mjekĂ«sor.

“Ne e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« çdo vit, kĂ«shtu qĂ« kemi ardhur tĂ« sjellim dhuratat pĂ«r ju qĂ« ta kaloni gĂ«zuar Vitin e Ri bashkĂ« me mamat dhe me babat, edhe qĂ« tĂ« shĂ«roheni sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« ktheheni nĂ« shtĂ«pi dhe nĂ« shkollĂ«â€, uroi kryeministri vogĂ«lushĂ«t qĂ« shoqĂ«roheshin nga prindĂ«rit nĂ« mjediset spitalore.

“50 milionĂ« euro mĂ« shumĂ« pĂ«r ShĂ«ndetĂ«sinĂ« nĂ« 2026-Ă«n“

Sa i pĂ«rket vitit tĂ« ardhshĂ«m, Rama bĂ«ri tĂ« ditur se buxheti pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ« do tĂ« rritet me rreth 50 milionĂ« euro krahasuar me kĂ«tĂ« vit. Ai theksoi se vetĂ«m pĂ«r barnat onkologjike janĂ« shtuar 15 milionĂ« euro, ndĂ«rsa njĂ« fond i njĂ«jtĂ« pritet t’i shtohet rimbursimit tĂ« barnave nĂ« mesin e vitit tĂ« ardhshĂ«m.

“Sa i pĂ«rket vitit qĂ« vjen ne kemi disa gjĂ«ra pozitive pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ« e cila ka marrĂ« 50 milionĂ« euro mĂ« shumĂ« se sa kĂ«tĂ« vit. Nuk janĂ« pak pĂ«r buxhetin tonĂ«. Ka marrĂ« 15 milionĂ« lekĂ« ekstra vetĂ«m pĂ«r barnat onkologjike dhe do i shtohet edhe njĂ« 15 milionsh tjetĂ«r nĂ« mesin e vitit tĂ« ardhshĂ«m, pĂ«r rimbursmin e barnave.”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, këto investime synojnë edhe shpërndarjen e ngarkesës së madhe që përballon Onkologjiku i Tiranës, përmes rrjetëzimit të shërbimeve në spitalet rajonale.

“Do ngrihet Instituti KombĂ«tar i Tumoreve“

Rama paralajmëroi gjithashtu ambicien për ngritjen e një Instituti Kombëtar të Tumoreve dhe krijimin e një rrjeti kombëtar për trajtimin e sëmundjes, duke theksuar se kanceri mbetet një problem gjithnjë e më i madh, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në rang global.

“MĂ« tutje, patjetĂ«r qĂ« do tĂ« vazhdojmĂ« me transformimin e QSUNT-sĂ« pĂ«r tĂ« mbyllur edhe çfarĂ« ka mbetur pa u mbyllur, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ambicia Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«r tĂ« ngritur Institutin KombĂ«tar tĂ« Tumoreve dhe pĂ«r tĂ« pasur njĂ« rrjet kombĂ«tar pĂ«r tĂ« adresuar kĂ«tĂ« problem qĂ« bĂ«het gjithmonĂ« e mĂ« i madh, jo nĂ« ShqipĂ«ri, por kudo ku kanceri po prek gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« njerĂ«z.”, tha Rama.

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi kriminal me 33 anĂ«tarĂ« nĂ« TiranĂ«, 22 tĂ« arrestuar! Zbulohet skema e shpĂ«rndarjes sĂ« “mallit”

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r 22 prej tyre.

5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Në pranga kanë rënë:

Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Krishtlindje të gjata për administratën/ E premtja, ditë pushimi zyrtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, punonjĂ«sit e administratĂ«s pĂ«rfitojnĂ« dy ditĂ« rresht pushimi, ndĂ«rsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit tĂ« hĂ«nĂ«n.

VIDEO/ E pabesueshme në Superiore, portieri braktis ekipin. Protesta që nuk ishte parë ndonjëherë

NjĂ« ngjarje e pazakontĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« sfidĂ«n e kĂ«saj tĂ« mĂ«rkure nĂ« KategorinĂ« Superiore mes VorĂ«s dhe Bylisit tĂ« zhvilluar nĂ« stadiumin ‘Selman StĂ«rmasi’ nĂ« TiranĂ«.

Portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux vendosi të braktisë skuadrën e tij në minutën e 42 kur rezultati ishte 2-0 për Vorën, një protestë kjo që nuk ishte parë ndonjëherë në Kategorinë Superiore.

Gjithçka ka ndodhur pas një rasti të humbur nga skuadra e Vorës, me portierin francez që u nervozua dhe hoqi dorezat nga duart për të lënë fushën e lojës me kokën e tij.

Arbitri i ndeshjes, Ermir Celaj e ndëshkoi 31 vjecarin me karton të verdhë për largimin e tij nga fusha e lojës me Vachoux që më pas hoqi edhe fanelën pasi doli nga vijat kufizuese.

Në këtë pikë Bylisi aktivizoi portierin e dytë, Renato Beqaj që u kap i papërgatitur.

Investime të reja në QSUT, Rama: Të ndjehesh sikur shkon në një vend për tu rigjeneruar, jo sikur shkon në pazar

Kryeministri Edi Rama ishte sot nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” ku po zhvillohen paralelisht disa kantiere tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, tĂ« cilat synojnĂ« modernizimin e infrastrukturĂ«s spitalore, rritjen e kapaciteteve dhe pĂ«rmirĂ«simin e shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r pacientĂ«t, mjekĂ«t dhe studentĂ«t e mjekĂ«sisĂ«.

Ndër projektet kryesore janë ndërtimi nga e para i Pediatrisë Infektive, rikonstruksioni i disa shërbimeve spitalore, si dhe ndërtimi i parkingut të ri multifunksional me kapacitet rreth 1 400 vende parkimi, i shoqëruar me hapësira për konferenca, trajnime dhe shërbime mbështetëse.

Kryeministri Rama vlerësoi projektin si një lehtësim të madh për funksionimin e QSUT-së, duke theksuar se modeli i partneritetit publik-publik mes QSUT-së dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit siguron ,jo vetëm zgjidhje funksionale dhe urbane, por edhe gjenerim të ardhurash në funksion të vetë institucionit shëndetësor. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e hartimit paralel të projektit të parkut, me synimin për ta kthyer QSUT-në në një hapësirë të gjelbëruar, të qetë dhe miqësore, ku qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar vetëm për nevojat emergjente dhe shërbimet e domosdoshme.

“Ky Ă«shtĂ« shpĂ«tim i madh shumĂ«. Faktikisht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka tashmĂ« gjithĂ« eksperiencĂ«n ka dhe bilancin shumĂ« pozitiv me kĂ«to struktura parkimesh, sepse janĂ« edhe fitimprurĂ«se nĂ« funksion tĂ« institucionit dhe nĂ« funksion tĂ« fondit si investitor, natyrisht bĂ«het njĂ« ndarje midis atyre qĂ« janĂ« punonjĂ«sit dhe qĂ« kanĂ« njĂ« trajtim tĂ« veçantĂ«, tĂ« atyre qĂ« vijnĂ« pastaj nga jashtĂ« qĂ« e pĂ«rdorin dhe ndĂ«rkohĂ« ka dhe njĂ« akses nga jashtĂ« spitalit, po qĂ« bĂ«het njĂ« parkim edhe pĂ«r zonĂ«n. NĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« caktuar tĂ« strukturĂ«s, akomodohen makina tĂ« zonĂ«s, tĂ« cilat paguajnĂ« edhe bĂ«het gjenerator tĂ« ardhurash. Duhet bĂ«rĂ« paralelisht projekti i parkut, se kjo ka qenĂ« ideja qĂ« ta transformojmĂ« gjithĂ« QSUT-nĂ« nĂ« njĂ« park. Park me godina spitalore, kuptohet. GjithĂ« kĂ«to pjesĂ« qĂ« janĂ« kĂ«tu, nga shumĂ« vite, tĂ« rikualifikohen, tĂ« rishikohen me kĂ«tĂ« sy edhe vetĂ« gjithĂ« sistemi i rrugĂ«ve tĂ« rishikohet nĂ« syrin qĂ« s’ka mĂ« makina qĂ« hyjnĂ« e dalin. JanĂ« vetĂ«m ambulanca, janĂ« korsitĂ« e dedikuara, pastaj njĂ« pjesĂ« mund tĂ« jetĂ« nĂ« kalldrĂ«m pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t. TĂ« bĂ«het diçka qĂ« realisht tĂ« ndjehesh sikur shkon nĂ« njĂ« vend pĂ«r tu rigjeneruar, jo sikur shkon nĂ« pazar”, u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera Rama.

“ShqipĂ«ria rrezikon pĂ«rjashtimin nga Traktati i EnergjisĂ«â€, reagon MIE: Sajim i pastĂ«r mediatik, nuk ka asnjĂ« vendim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagon pas disa shkrimeve në media dhe deklaratës së deputetit të PD-së, Eno Bozdo, sipas të cilave, Shqipëria ka marrë një paralajmërim zyrtar nga Komuniteti i Energjisë për përjashtim nga Traktati, për shkak të dështimit në përafrimin e legjislacionit me BE-në, mungesës së reformave dhe mosraportimit për dy vite radhazi.

Kjo Ă«shtĂ« hedhur poshtĂ« nga MIE, e cila pĂ«rmes njĂ« deklarate pĂ«r media shprehet se, “nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk Ă«shtĂ« marrĂ« asnjĂ« vendim i BE-sĂ« (organeve tĂ« saj) ndaj ShqipĂ«risĂ«. Çdo pretendim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim Ă«shtĂ« njĂ« sajim i pastĂ«r mediatik”.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për dezinformimin keqdashës dhe lajmet tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjitik.

Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë.

Çdo pretendim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim Ă«shtĂ« njĂ« sajim i pastĂ«r mediatik. Diskutimet e zhvilluara sĂ« fundmi kanĂ« qenĂ« vetĂ«m nĂ« nivelin e Sekretariatit tĂ« EnergjisĂ«, njĂ« strukturĂ« teknike e krijuar posaçërisht pĂ«r tĂ« asistuar vendet jo-anĂ«tare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik nĂ« linjĂ« me standardet e vendeve te BE.

Shqipëria, është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, vlerësim i reflektuar qartë në raportet ndërkombëtare përkatëse. Përpjekjet për ta paraqitur vendin si problematik janë të rreme dhe dashakeqe.

GjatĂ« mbledhjes sĂ« Sekretariatit tĂ« EnergjisĂ« tĂ« mbajtur javĂ«n e kaluar, janĂ« identifikuar masa tĂ« pĂ«rgjithshme qĂ« duhet tĂ« pĂ«rmbushen nga tĂ« gjitha vendet anĂ«tare (tĂ« kĂ«tij Traktati) deri nĂ« korrik 2026. NĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«, kĂ«rkesa konsiston nĂ« pĂ«rafrimin e ligjit pĂ«r sektorin e energjisĂ« me Rregulloret e BE-se, njĂ« proces normal dhe i planifikuar, pĂ«r tĂ« cilin projektligji dhe aktet e tjera janĂ« pĂ«rfunduar, publikuar pĂ«r konsultim publik dhe disa tĂ« miratuara. Paraqitja e kĂ«saj procedure si “ndĂ«shkim” apo “pĂ«rjashtim” Ă«shtĂ« manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i pastĂ«r, i qĂ«llimshĂ«m, dhe i koordinuar ndaj sektorit energjitik shqiptar.

Deklaratat dhe shkrimet e publikuara në orët e fundit përbëjnë shpifje të qëllimshme, me synim baltosjen e një prej sektorëve më të suksesshëm të Shqipërisë. Ky sukses është i dokumentuar qartë edhe nën Kapitullin 15 të negociatave me Bashkimin Europian, ku sektori i energjisë konsiderohet ndër fushat me progres real dhe të matshëm.

Theksojmë me forcë se në asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë nuk përmenden ndëshkime apo shkaqe për mospërmbushje detyrimesh për TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetin e interkonjeksioni apo të tjera. Përfshirja e tyre në këto lajme përbën një manipulim të qëllimshëm, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe synon vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në fushën energjetike dhe në procesin e integrimit europian, duke realizuar qartazi planin dashakeqës të faktorëve të ndryshëm që janë aktive në këto momente.

Institucionet përgjegjëse nuk do të tolerojnë keqinformimin dhe do të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për dezinformim publik dhe baltosje, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe vijimësi të reformave në sektorin energjetik.

“Arrestimi i paligjshĂ«m”/ Lirohen 4 protestuesit e PD-sĂ«, Noka: Rama Ă«shtĂ« destabilizuesi i vetĂ«m i vendit

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit që morën pjesë në protestën kombëtare të opozitës, të hënën e 22 dhjetorit përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjyakata vendosi:

1. Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit të katër protestuesve.

2. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tyre.

3. Rrëzimin e kërkesës për vendosje mase sigurimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një prononcim për mediat, tha se qytetarët protestuan kundër korrupsionit, krimit dhe lidhjeve të tij me pushtetin.

“KĂ«ta qytetarĂ« kanĂ« dalĂ« pĂ«r tĂ« protestuar kundĂ«r korrupsionit qeveritar, krimit dhe lidhjeve tĂ« tij me pushtetin, Gys Agasit dhe karteleve, ndĂ«rsa nĂ« gjykatĂ« akuzoheshin si destabilizues. Realiteti Ă«shtĂ« se Edi Rama sot dhe banda e tij po bĂ«jnĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« destabilizuar ShqipĂ«rinĂ«. Sot kam nxjerrĂ« njĂ« provĂ« me zĂ« e figurĂ«, qĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« qytetarĂ«t protestonin, Gysi lĂ«vizte me makinĂ«n e kryeministrit”.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për veprime që, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit, ndërsa konsideroi se qeveria teknike është zgjidhja e vetme.

“Protestat e nisur me datĂ« 22 do tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« largimin e kĂ«saj qeverie. Ata janĂ« destabilizuesit e vetĂ«m tĂ« kĂ«tij vendi dhe zgjidhja e vetme Ă«shtĂ« qeveria teknike. Gjykata rrĂ«zoi narkopolicinĂ«. AsnjĂ« provĂ«, asnjĂ« fakt, thjesht mllef ndaj qytetarĂ«ve qĂ« protestojnĂ«, thjesht panik ndaj kryengritjes sĂ« qytetarĂ«ve qĂ« do ta pastrojnĂ« ShqipĂ«rinĂ«. Gjykata vendosi qĂ« arrestimi Ă«shtĂ« i paligjshĂ«m. Policia vepron si njĂ« bandĂ« politike e mirĂ«filltĂ« qĂ« shfryn dufin e mllefin e narkosit.”, u shpreh Noka.

SHKRESA/ “Balluku”, anĂ«tarĂ«t e PD kĂ«rkojnĂ« mbledhje tĂ« KĂ«shillit tĂ« Imunitetit tĂ« premten

AnĂ«tarĂ«t e PartisĂ« Demokratike nĂ« KĂ«shillin pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanĂ« kĂ«rkuar Kryetarit tĂ« Kuvendit Niko Peleshi, tĂ« thĂ«rrasĂ« ditĂ«n e premte, mbledhje tĂ« kĂ«shillit pĂ«r tĂ« diskutuar çështjen “Balluku”.

Në një shkresë zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, anëtarët e PD-së propozojnë që mbledhja të zhvillohet më 26 dhjetor, në orën 11:00.

 

 

Mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, (5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u zhvilluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat konkrete. Anëtarët e PD kërkuan që mbledhja të mbahej brenda 5 ditëve të javës së ardhshme, ndërsa pas 20 minutave pushim, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi nuk dha një datë për thirrjen e seancës së radhës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se Këshilli nuk do të mblidhet deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht më datë 22 janar për pezullimin e Ballukut nga detyrat qeveritare.

EMRAT/ Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, largohen drejtori i ARRSH dhe KESH. Ja kush vjen

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në ARRSH dhe KESH.

Gentian Gjyli, i marrë i pendehur nga SPAK, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli, i cili është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar në krye të ARRSH-së,

NdĂ«rkohĂ« Viola Haxhiademi, Nga Sekretare e PĂ«rgjithshme e MIE, Ă«shtĂ« emĂ«ruar nĂ« krye tĂ« KESH, institucion qĂ« drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet nĂ« “arrest shtĂ«pie” me vendim tĂ« GJKKO-sĂ«.

Ndryshimet e vendosura në mbledhjen e fundit të qeverisë:

Ami Kozeli, largohet nga Zv.mimister dhe emërohet drejtor i ARRSH

Besjan Kadiu, lagohet nga Zv.ministër dhe emërohet Sekretar i Përgjithshëm në MIE

Viola Haxhiademi, emërohet administrator i KESH.

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3,75% në tremujorin e tretë, turizmi motori kryesor

Ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar performancë pozitive në shumicën e sektorëve kryesorë dhe një interes të shtuar të investitorëve vendas e të huaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot gjatë një konference në medie treguesit më të fundit ekonomikë, si dhe pritshmëritë për vitin 2026, me fokus rritjen ekonomike, inovacionin dhe përafrimin me standardet europiane.

Duke iu referuar raportit të publikuar nga INSTAT, ministrja informoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2025 u rrit me 3,75%, një nivel që sipas saj, është brenda parashikimeve të qeverisë dhe dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1,6%, si edhe mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3,4%.

Në nivel nëntëmujor, ministrja tha se rritja ekonomike arriti 3,73%, ndërsa pritshmëritë janë që në fund të vitit 2025 rritja të përmbushë objektivin prej 3,9%.
Ministrja renditi edhe sektorët kontribues në rritje.

“Analiza sipas sektorĂ«ve tregon se ekonomia Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur kryesisht nga shĂ«rbimet dhe investimet publike e private. NdĂ«rtimi shĂ«noi njĂ« rritje prej 4,75%, ndĂ«rsa tregtia, transporti dhe akomodimi, sektorĂ« tĂ« lidhur ngushtĂ« me turizmin, u rritĂ«n me 2,62%”, tha ajo.

Më tej, ministrja shtoi se sektori i informacionit dhe komunikacionit vijoi të forcojë rolin e tij në ekonomi, me një rritje të ndjeshme prej 10,4%, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rritën me 10,55%.

Një kontribut të rëndësishëm dhanë edhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, të cilat së bashku kontribuuan me 1,68 pikë përqindje në rritjen ekonomike prej 3,75%, duke reflektuar efektet pozitive të investimeve dhe rritjes së pagave në këta sektorë.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se bujqësia, pyjet dhe peshkimi shënuan një rënie prej 1,73%, ndërsa industria në tërësi u ngadalësua me 4,75%, e ndikuar kryesisht nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese e tekstileve.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi turizmin si motori i rritjes ekonomike.

“Turizmi vijon tĂ« mbetet njĂ« nga motorĂ«t kryesorĂ« tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. PĂ«r 11-mujorin e vitit 2025, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj arritĂ«n nĂ« rreth 12 milionĂ«, me rritje tĂ« vazhdueshme krahasuar me vitet e mĂ«parshme. NetqĂ«ndrimet u rritĂ«n nga viti nĂ« vit, ndĂ«rsa njĂ« turist qĂ« viziton ShqipĂ«rinĂ« qĂ«ndron mesatarisht 9 ditĂ«â€, tha Ibrahimaj.

Akomodimi, hotelet dhe restorantet shtoi Ibrahimaj, shënuan rritje prej 16% në terma nominalë dhe 3,43% në terma realë.

Ndër të tjera ministrja nënvizoi se në nivel nëntëmujor, shërbimet sollën në ekonomi 6,5 miliardë euro, me rritje 14%, ndërsa shërbimet e udhëtimit gjeneruan 4,4 miliardë euro të ardhura.

Duke u ndalur në treguesit e konsumit, ministrja shpjegoi se konsumi i familjeve u rrit me 1,25%, duke reflektuar stabilitet dhe inflacion të kontrolluar, nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, vijoi Ibrahimaj, kemi një përmirësim të pozicionit të jashtëm të ekonomisë.

“Importet neto dhe eksportet neto janĂ« rritur respektivisht eksportet me 12.55 5% ndĂ«rsa importet me 5.47%. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« pra pĂ«rmirĂ«simi i pozicionit tĂ« jashtĂ«m dhe rezultati pozitiv pĂ«r pĂ«r tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit i cili ka rezultuar me sufiçit prej 658 miliard eurosh, do tĂ« thotĂ« qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« gjeneruar mĂ« shumĂ« valutĂ« sa mĂ« parĂ«. NĂ« nivel nĂ«ntĂ« mujor jemi gjithashtu nĂ« sufiçit rreth 50 miliard euro. Sufiçiti nĂ« nivel munjor. Ă« ndodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ«ntĂ« mujor pasi nĂ« mujorin e katĂ«rt tĂ« vitit tĂ« kaluar nĂ« nivelin nĂ«ntĂ«mujor neve vijonim tĂ« ishim me njĂ« defiçit. MegjithatĂ« sa i takon tregtisĂ« sĂ« mallrave defiçiti i mallrave Ă«shtĂ« i ndikuar nga rritja kryesisht nga rritja e importeve tĂ« energjisĂ« dhe nga rĂ«nia e eksporteve tĂ« metaleve bazĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« total siç e shpjegova dhe mĂ« parĂ« eksportet e shĂ«rbimeve janĂ« ditur dhe kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« kon kontribut tĂ« madh pozitiv duke i dhĂ«nĂ« peshĂ«n kryesore nĂ« pozicionin e jashtĂ«m tĂ« ekonomisĂ« shqiptare, shĂ«rbimeve dhe turizmi”, deklaroi ministrja

Po ashtu sipas saj, investimet shënuan rritje prej 4,78% në tremujorin e tretë, duke treguar besim të qëndrueshëm në ekonominë shqiptare.

“Investimet e huaja direkte pĂ«r nĂ«ntĂ«mujorin e vitit 2025 arritĂ«n nĂ« 1,2 miliardĂ« euro, me rritje prej 51 milionĂ« euro krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. SektorĂ«t kryesorĂ« pĂ«rfituese janĂ« pasuritĂ« e paluajtshme me 31%, ndĂ«rmjetĂ«simi financiar me 16%, hidrokarburet, energjetika dhe komunikacioni”, u shpreh ministrja.

Në tregun e punës, ministrja bëri të ditur se papunësia zbriti në 8,1%, ndërsa paga bruto mesatare arriti në 83,300 lekë, me rritje 7,25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se të dhënat flasin për një ekonomi të qëndrueshme, me tregues makroekonomikë të fortë dhe perspektivë pozitive edhe për vitin 2026.
Ajo nënvizoi se, pavarësisht pasigurive globale, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë, ndërsa raporti i fundit i FMN-së konfirmon stabilitetin dhe rritjen e qëndrueshme të vendit.

“Nga ana tjetĂ«r sot Ă«shtĂ« publikuar gjithashtu dhe raporti i Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar, i cili gjithashtu nĂ«nvizon njĂ« rritje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« ekonomisĂ« shqiptare dhe tregues makroekonomik tĂ« fortĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Si risk kryesor pĂ«r ekonominĂ« jo vetĂ«m shqiptare, por tĂ« rajonit theksohet paqĂ«ndrueshmĂ«ria e situatĂ«s globale dhe risqet qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga kĂ«rkesa e huaj, tĂ« cilat pĂ«r tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit nuk janĂ« materializuar”, deklaroi ministrja.

Përplasen 4 makina në aksin Maqellarë-Peshkopi, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan.

Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në rrethana ende të paqarta, ndërsa raportohet se ka edhe persona të plagosur.

Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e të plagosurve, ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe lagështira në rrugë, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Berisha: Ergys Agasi me fitime “pĂ«rrallore”, brenda pak muajve tejkaloi kapitalin fillestar nĂ« 234 mln euro

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha tha se protagonisti kryesor nĂ« dosjen e SPAK pĂ«r AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Informacionit (AKSHI) Ă«shtĂ« “baxhanaku i kryeministrit Edi Rama”.

Nga selia blu, në konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se atë e ka denoncuar shumë herë edhe në parlament. Ai hodhi akuza edhe ndaj Ergys Agasit, ndaj të cilit SPAK ka lëshuar urdhër arrest për skandalin në AKSHI.

Duke e cilĂ«suar si “intim Agasi”, duke iu referuar lidhjeve tĂ« ngushta tĂ« tij me zyrtarĂ«, Berisha tha se ai tejkaloi shifra marramendĂ«se brenda pak muajve nga kapitali fillestar i kompanisĂ« sĂ« tij me 1 mijĂ« euro.

“Edhe mĂ« e zezĂ« Ă«shtĂ« dosja e AKSHI ku nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« kopshti privat i Edi RamĂ«s, ka patur si protagonist kryesor nĂ« hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu. Natyrisht patronazhisten e AKSHI-t Linda Rama, siç Ă«shtĂ« faktuar me dokumente. Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush edhe nĂ« parlament, e dinĂ« mĂ« mirĂ« se unĂ« se Ermal Beqiri Ă«shtĂ« Armand Frangu, Geron Meçe dhe Daniel Shima Ă«shtĂ« Armand Frangu.

AKSHI Ă«shtĂ« agjenci qĂ« varet direkt nga kryeministri. SĂ« dyti, qĂ« njeriu mĂ« intim po tĂ« mbyllni e hapni sytĂ« i tĂ« gjithĂ« zyrtarĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« Ergys Agasi, i faktuar. Ndaj edhe ky intim Agasi na rezulton nĂ« librat e shtetit me fitime pĂ«rrallore qĂ« nuk i ka njohur nĂ« historinĂ« e njerĂ«zimit. Fitime qĂ« tejkalojnĂ« brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionĂ« herĂ«. ËshtĂ« futur nĂ« 15 shtator me 1 mijĂ« euro dhe ka dalĂ« nĂ« dhjetor me 234 milionĂ« euro.”, u shpreh Berisha.

Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, SPAK kalon për gjykim dosjen e mjekut Edvin Prifti

Në kohën kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën dhe zyrën e Priftit, gjetën fizikisht 1.1 milionë euro, shumë të cilën SPAK thotë se mjeku nuk e justifikonte në mënyrë të ligjshme.

Rreth dy vite pas përfundimit të hetimeve nga SPAK për mjekun Edvin Prifti, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të mërkurë të kalojë çështjen në proces gjyqsor.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Priftit akuzat, “korrupsion pasiv kryer nĂ« 7 raste”, “vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “pastrim parash” dhe “fshehje tĂ« ardhurash”.

Sipas hetimeve tĂ« kryera nga prokurori Sotir Kllapi, Ă«shtĂ« ngritur dyshimi i arsyeshĂ«m se Edvin Prifti nĂ« 7 raste ka marrĂ« pĂ«rfitim tĂ« parregullt nĂ« shuma monetare nga pacientĂ«t e operuar pranĂ« Pavionit tĂ« KardiokirurgjisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”.

Në kohën kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën dhe zyrën e Priftit, gjetën fizikisht 1.1 milionë euro, shumë të cilën SPAK thotë se mjeku nuk e justifikonte në mënyrë të ligjshme.

Nga ana tjetër, që prej vitit 2018 e në vijim, organi i akuzës dyshon se i pandehuri ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore, fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, me qëllim jo vetëm për të justifikuar shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore.

E-Albania, platforma e digjitalizimit shtetëror, ka dalë jashtë funksioni

E-Albania, platforma e digjitalizimit shtetëror, ka dalë jashtë funksioni pikërisht në momentin kur Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po përjeton një nga skandalet më të rënda të ndonjë qeverie shqiptare.
Institucioni nga i cili varet e-Albania është goditur nga hetimet e SPAK-ut, me drejtoreshen e tij në arrest për grup të strukturuar kriminal dhe me emra të tjerë kyç, si Ergys Agasi, të përfshirë në dosje që flasin për kapje tenderash dhe lidhje me krimin. Në këtë klimë tronditëse, mosfunksionimi i e-Albania-s nuk shihet më si problem teknik i rastësishëm, por si pasojë direkte e kalbëzimit të një strukture që kishte në dorë miliona euro dhe infrastrukturën digjitale të shtetit.

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar pĂ«r gjykim. Ai dyshohet se ka marrĂ« rryshfet nĂ« kĂ«mbim tĂ« kryerjes sĂ« ndĂ«rhyrjeve kardiake. Sipas StrukturĂ«s sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK), Prifti akuzohet pĂ«r “korrupsion pasiv” nĂ« shtatĂ« raste, si dhe pĂ«r veprat penale “vjedhja e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “fshehja e tĂ« ardhurave” dhe “pastrimi i parave”.

Hetimet e SPAK pretendojnë se pagesat e paligjshme janë kryer në lidhje me shtatë ndërhyrje kardiake, gjatë kohës që Prifti ushtronte detyrën si mjek.

Nga ana e tij, Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm.

❌