❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në katër komuna ka filluar fushata për zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoni



Ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale për kryetarë të komunave në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, të cilat do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve më 11 janar 2026.

Fushata zgjedhore filloi më 22 dhjetor në mesnatë dhe zgjat deri më 9 janar, kur fillon heshtja para votimit.

Kandidatët për kryetar të Gostivarit janë Nevzat Bejta, si kandidat i koalicionit VLEN, dhe Valbon Limani nga AKI.

Në Vrapçishtë, kandidatët për kryetar komune janë Isen Shabani nga AKI dhe Zuljhajrat Demiri i mbështetur nga VLEN.

Në Qendër Zhupë, ka vetëm një kandidat për kryetar komune, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve.

Në Mavrovë dhe Rostushë, ka dy kandidatë, Oner Jakuposki i mbështetur nga Koalicioni "Maqedonia Juaj" i udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe Anes Ahmeti, kandidat i LSDM-së.

Zgjedhjet për kryetar komunash në këto katër komuna po përsëriten sepse nuk kishte census të mjaftueshëm në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025./Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, pasdite do të ketë rënie të mjegullave.

Gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri 12 gradë celsius.

Nga dita e mërkurë moti pritet të jetë me reshje të shiut./Telegrafi/

Protestë e mjekëve edhe në Shkup, kërkojnë në të gjitha qytetet të njëjtën pagë fillestare neto



Një marrëveshje kolektive e unifikuar, sipas së cilës paga fillestare neto e mjekëve nga qytetet e tjera dhe nga Shkupi do të jetë e njëjtë, ndërprerja e deficitit të personelit shëndetësor që vjen nga brenda në Shkup, si dhe rritja e pagave të punonjësve në sektorin shëndetësor, janë kërkesat e Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësorë. Për këto kërkesa, kryetari i Sindikatës, Bobi Bojçevski, sot ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu.

“KĂ«rkesa jonĂ« si sindikatĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« kemi njĂ« marrĂ«veshje kolektive tĂ« unifikuar, sipas sĂ« cilĂ«s njĂ« gjinekolog nga Strumica do tĂ« marrĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n pagĂ« neto fillestare si njĂ« gjinekolog nga qytete tĂ« tjera dhe nga Shkupi, sepse paga neto e njĂ« gjinekologu Ă«shtĂ« e ndryshme nĂ« StrumicĂ« dhe nĂ« Shkup”, tha Bojçevski.

Ai theksoi se çështja e dytĂ« qĂ« diskutuan ishte ndalimi i deficitit tĂ« kĂ«tij stafi nga brenda, i cili vjen nĂ« Shkup. Çështje tĂ« tjera, shpjegoi ai, lidheshin me rritjen e pagave pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« sektorin e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor qĂ« do tĂ« realizohen nĂ« muajt nĂ« vijim.

Ai shpjegoi se sipas asaj që u nënshkrua vitin e kaluar me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë, për katër vite duhet të ketë një rritje prej 40 deri në 50 për qind të pagave të punonjësve në sektorin e kujdesit shëndetësor. Ai thekson se shpresojnë që shëndetësia të lëvizë nga pika ku ndodhet.

Ai theksoi se do të kenë një takim tjetër javën e ardhshme me ministrin e Shëndetësisë, ku do të diskutohet në lidhje me të njëjtat. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai tha se paga mesatare e një mjeku të përgjithshëm është 45 mijë denarë, ndërsa me kujdestarinë arrin në 50 mijë denarë.

Gashi-Spiropali: Përgëzova progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues



Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot ka pritur ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në takim Gashi ka përgëzuar për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues.

"Pata nderin të mirëprisja Elisa Spiropali, Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila po gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në një atmosferë miqësore, reflektuam vazhdimësinë e raporteve që kemi ndërtuar fillimisht si homologë, e tashmë edhe në role të reja institucionalë, por me të njëjtin përkushtim për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona.

Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore, të mbështetura në dialog politik të qëndrueshëm, bashkëpunim konkret dhe vizion të përbashkët europian. Përgëzova progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin tonë të palëkundur ndaj rrugës europiane.

Nënvizuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kulturor e shoqëror, si dhe nxitjes së mëtejshme të projekteve të përbashkëta si shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit", shkruan Gashi./Telegrafi/

Ahmeti: BDI do të vendos kusht Badenterin për pjesëmarrje në çdo Qeveri



Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia që ai drejton ka hyrë në një fazë të re reformimi të thellë pas Kongresit të Pestë, duke theksuar se 82 për qind e strukturës së re udhëheqëse përbëhet nga anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e organeve drejtuese.

Ahmeti paralajmëroi se zgjedhja e qeverisë dhe mbrojtja e ligjeve me shumicë të Badenterit do të jenë kusht për çdo pjesëmarrje eventuale të BDI-së në pushtet.

NĂ« njĂ« brifing me gazetarĂ«t, Ahmeti iu pĂ«rgjigj edhe pakĂ«naqĂ«sive tĂ« shfaqura pas kongresit, duke minimizuar reagimet publike. “JanĂ« dy-tre persona qĂ« kanĂ« reaguar. NjĂ«ri prej tyre, Abdulselam Selami, mĂ« ka kĂ«rkuar falje dhe ka pranuar se reagimi ka qenĂ« i nxituar. Ata qĂ« largohen sepse nuk janĂ« zgjedhur nĂ« funksione – le tĂ« ikin”, tha Ahmeti. Sipas tij, ndryshimet nĂ« strukturĂ«n e partisĂ« janĂ« historike dhe tĂ« papara mĂ« herĂ«t nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut.

]“KĂ«shilli i PĂ«rgjithshĂ«m i zgjedhur nĂ« kongres ka 82 pĂ«r qind anĂ«tarĂ« tĂ« rinj. Ma gjeni njĂ« parti nĂ« rajon qĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« ndryshim tĂ« tillĂ«â€, theksoi Ahmeti, duke shtuar se 29 pĂ«r qind e pĂ«rbĂ«rjes janĂ« gra, ndĂ«rsa 12 anĂ«tarĂ« janĂ« nĂ«n moshĂ«n 29-vjeçare. NĂ« total, 91 anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m janĂ« fytyra tĂ« reja nĂ« strukturat drejtuese.

Ahmeti sqaroi se anĂ«tarĂ«t e vjetĂ«r qĂ« nuk janĂ« pjesĂ« e kryesisĂ« nuk do tĂ« mbeten jashtĂ« proceseve politike. “Do tĂ« formohet KĂ«shilli KombĂ«tar dhe komitetet e veteranĂ«ve, nga nĂ«ndegĂ«t deri te degĂ«t. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« dĂ«shmuar nĂ« aktivitete do tĂ« pĂ«rfshihen”, deklaroi ai.

Duke folur pĂ«r vendimmarrjen brenda partisĂ«, Ahmeti tha se debati i brendshĂ«m ka qenĂ« dhe mbetet intensiv. “Vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nuk merren pa koordinim dhe konsultim. Askush nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« devijojĂ« nga parimet themelore tĂ« BDI-sĂ«: shteti unitar, barazia, mosnxitja e urrejtjes ndĂ«retnike”, nĂ«nvizoi kreu i BDI-sĂ«. Ahmeti prezantoi edhe idenĂ« pĂ«r njĂ« MarrĂ«veshje KombĂ«tare pĂ«r PĂ«rparim, duke thĂ«nĂ« se vendi Ă«shtĂ« lodhur nga politikat ditore dhe pĂ«rfitimet partiake.

“NĂ«se kemi pasur guxim pĂ«r MarrĂ«veshjen e Ohrit dhe atĂ« tĂ« PrespĂ«s, pse tĂ« mos kemi njĂ« marrĂ«veshje kombĂ«tare pĂ«r pĂ«rparim, me ekspertĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« ka vendi”, tha ai, duke kritikuar edhe Odat ekonomike pĂ«r, siç u shpreh, thellimin e ndasive dhe mbrojtjen e oligarkisĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Ahmeti ritheksoi propozimin qĂ« Qeveria tĂ« zgjidhet me shumicĂ« tĂ« Badenterit dhe qĂ« ligjet e miratuara me kĂ«tĂ« mekanizĂ«m tĂ« mos mund tĂ« anulohen nga Gjykata Kushtetuese pa tĂ« njĂ«jtĂ«n shumicĂ«. “Kjo nuk shkakton asnjĂ« shqetĂ«sim te bashkĂ«qytetarĂ«t tanĂ« maqedonas. ËshtĂ« zgjidhje e balancuar dhe e analizuar”, tha Ahmeti, duke paralajmĂ«ruar rikthimin e tezave tĂ« vjetra pĂ«r ndarjen e vendit dhe duke theksuar se BDI mbetet fuqishĂ«m nĂ« mbrojtje tĂ« shtetit unitar.

Ristoska: Ndryshimet e reja në Kodin Penal janë edhe më të këqija se ato të mëparshmet



Propozim-amendamentet e reja nĂ« Kodin Penal janĂ« po aq tĂ« kĂ«qija, nĂ«se jo mĂ« tĂ« kĂ«qija se ato tĂ« mĂ«parshmet, sepse ato dekriminalizojnĂ« sjelljet tashmĂ« tĂ« kriminalizuara, tha pĂ«r “Sloboden Peçat” prokurorja Lençe Ristoska, e cila Ă«shtĂ« edhe prokurore pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me MaqedoninĂ« nĂ« NjĂ«sinĂ« e BashkĂ«punimit GjyqĂ«sor tĂ« BE-sĂ«, Eurojust, nĂ« lidhje me amendamentet qĂ« arritĂ«n nĂ« Kuvend, tĂ« cilat duhej tĂ« korrigjonin ato skandaloze nga viti 2023, por shkaktuan reagime negative tek publiku ekspert.

Pjesët më problematike për të janë se parashikohet të sanksionohen vetëm akte specifike në prokurimin publik dhe legalizohen abuzimet më të zakonshme në prokurim, si dhe fshihet përgjegjësia e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë nga organet e administratës shtetërore.

"Propozim-amendamentet e reja në Kodin Penal janë po aq të këqija, nëse jo më të këqija, sa ato të mëparshmet, sepse ato dekriminalizojnë sjelljet tashmë të kriminalizuara.

Parashikohet të sanksionohen vetëm veprime specifike në procedurat e prokurimit publik, gjë që legalizon të gjitha shkeljet e tjera dhe hap hapësirë për pandëshkueshmëri sistemike pikërisht aty ku abuzimet janë më të zakonshme.

ËshtĂ« edhe mĂ« alarmuese qĂ« ndryshimet nĂ« nenin 353-c fshijnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e zyrtarĂ«ve nga organet e administratĂ«s shtetĂ«rore, qĂ« nĂ« praktikĂ« do tĂ« thotĂ« legalizim i shkeljeve qĂ« kanĂ« kryer kĂ«ta persona. Nuk e shoh se si dekriminalizimi i sjelljeve korruptive Ă«shtĂ« nĂ« drejtim tĂ« mbrojtjes sĂ« interesit publik dhe luftĂ«s kundĂ«r korrupsionit", thotĂ« Ristoska./Telegrafi/

Durmishi: Paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së KES-së



Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi njofton se paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social (KES).

"Sot, në seancën e pestë të Këshillit Ekonomik-Social, diskutuam për çështje me rëndësi të veçantë për tregun e punës, standardin e jetesës dhe dialogun social.

Po përgatisim Planin Operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2026, me buxhet prej 2,39 miliardë denarësh, me fokus të veçantë te të rinjtë, trajnimi i shkathtësive që kërkon tregu i punës dhe përfshirja e kategorive më të rrezikuara.

Sa i përket pagës minimale, qëndrimi ynë mbetet i bazuar në dialog dhe në të dhëna reale.

Inflacioni po stabilizohet dhe rritja e rregullt e pagës minimale do të ndodhë në mars, sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social.

Qëllimi ynë është rritje e qëndrueshme e pagave, mbrojtje e vendeve të punës dhe siguri për punëtorët dhe ekonominë. Dialogu social mbetet rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme", shkruan Durmishi./Telegrafi/

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut



Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025.

Çmimet e shitjes me pakicĂ« tĂ« benzinĂ«s EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen pĂ«r 1.00 den/litĂ«r.

Çmimi i shitjes me pakicĂ« i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicĂ« i Vajit Ekstra tĂ« LehtĂ« pĂ«r AmvisĂ«ri I(ЕL-1) ulet pĂ«r 2,00 den/litĂ«r. Çmimi i shitjes me pakicĂ« i Мazutit М-1 SU ulet pĂ«r 0,028 den/kg dhe do tĂ« jetĂ« 32,607 den/kg.

Nga data 23.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 70,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 64,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 63,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do tĂ« shitet pĂ«r 32,607 (denarĂ«/kilogram)./Telegrafi/

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore



Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit.

“Jemi thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s ndaj ambasadores Aggeler pĂ«r shĂ«rbimin e saj nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit dhe jemi tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« tranzicion tĂ« qetĂ« dhe efektiv qĂ« do t’i japĂ« prioritet misionit tĂ« SHBA-ve dhe marrĂ«dhĂ«nieve tona diplomatike,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e AmbasadĂ«s pĂ«r AIM.

Anita Topolova Isajlovska u zgjodh u.d. kryeprokurore



Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi ushtruesen e detyrës së kryeprokurores së shtetit

Anita Topolova Isajlovska do ta zëvendësojë Ljubço Kovevskin, i cili dha dorëheqje të parvokueshme më 17 dhejtor.

Këshilli i Prokurorëve njëzëri votoi për Topolova Isajlovskën, e cila deri tani, për një kohë të gjatë, ishte zëvendës kryeprokurore.

Anita Topolova-Isajlovska u zgjodh për herë të parë si prokurore në vitin 2009, në vitin 2013 ajo iu bashkua Prokurorisë së Lartë dhe tre vjet më vonë u ngrit në detyrë si prokurore republikane dhe zëvendëse e prokurorit të atëhershëm publik të shtetit Marko Zvrlevski.

Anita Topolova-Isajlovska do të shërbejë si prokurore e përkohshme derisa të zgjidhet një prokuror i ri shtetëror, dhe jo për më shumë se gjysmë viti./Telegrafi/

Elezi: 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve



Drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Erzen Elezi sot ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga teknikët medicinal, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se mbi 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve.

Ai tha sipas rezultateve nga konkursi i fundit janë pranuar 20 mjekë, një stomatolog, motra medicinale 47, një motër medicinale me diplomë, tetë bio kimisit dhe referent një.

"Edhe më herë i ka paralajmëruar protestuesit se nuk do të mund të përfshihen të gjithë në punësimet e fundit për shkak të profilit të tyre, siç është për shembull reparti i Akusherisë ku ka nevojë vetëm për një, ndërsa kanë konkurruar 12.

Ai shtoi se kjo është një arritje shumë e madhe për spitalin e Tetovës, ku mbas 10 viteve punësohen një numër i madh i personave, gjegjësisht 129 persona punësuar.

Kujtojmë se sot një numër i personave të punësuar me kontratë si teknik medicinal kanë protestuar para spitalit, për shkak, siç thonë, në konkursin e fundit ka pasur manipulim./Telegrafi/


Maqedonia renditet e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre



Maqedonia e ka gjetur veten lart në listën e zezë evropiane kur bëhet fjalë për femicidin, vrasjen e grave nga partnerët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Eurostat, shërbimi statistikor i Komisionit Evropian, vendi renditet i treti në Evropë për sa i përket shkallës së vrasjeve të tilla, pas Letonisë dhe Lituanisë.

Shkalla më e lartë u regjistrua në Letoni, ku 17 gra për milion banorë u vranë në vitin 2023.

Në Lituani, shifra ishte 10 gra për milion banorë. Në Maqedoni, gjatë së njëjtës periudhë, u raportuan gjashtë vrasje për një milion banorë.

Pas Maqedonisë pason Bosnja dhe Hercegovina me pesë vrasje për një milion banorë, ndjekur nga Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina me nga katër secila.

Në anën tjetër të listës është Malta, ku nuk u regjistrua asnjë rast femicide në vitin 2023, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi kanë nga një rast për një milion banorë secila.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se brenda Bashkimit Evropian, mesatarisht, katër gra për një milion banorë vriten nga partnerët e tyre, ndërsa shkalla për burrat është dukshëm më e ulët, 2.2 burra për një milion banorë./Telegrafi/

Uji në Shkup është i sigurt për pije



Uji nĂ« Shkup Ă«shtĂ« i sigurt pĂ«r t’u pirĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave nga analizat e 189 mostrave nga 45 pika matĂ«se.

“Sektori pĂ«r kontroll sanitar prej 15 deri 419 dhjetor mori 189 mostra pĂ«r hulumtim fiziko-kimik dhe 189 mostra pĂ«r analizĂ« mikrobiologjike tĂ« ujit pĂ«r pije nga 45 vende matĂ«se nĂ« Qytetin e Shkupit. NĂ« pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, tĂ« gjitha mostrat pĂ«rputhen me Rregulloren pĂ«r kĂ«rkesa pĂ«r siguri dhe cilĂ«si tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m”, kumtuan nga NP “UjĂ«sjellĂ«si dhe kanalizimi” Shkup.

NdĂ«rmarrja publike, siç theksohet prej atje, me qĂ«llim qĂ« t’i informojĂ« mĂ« mirĂ« qytetarĂ«t e qytetit tĂ« Shkupit, kĂ«to tĂ« dhĂ«na i publikon nĂ« raportin javor pĂ«r cilĂ«sinĂ« dhe sigurinĂ« e ujit tĂ« pijshĂ«m, tĂ« marra nga analizat e kryera nĂ« Sektorin e kontrollit sanitar.

Ministria e Mbrojtjes: Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë



Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë, si pjesë e një rezultati të mundshëm të bisedimeve të paqes midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut.

Kjo përgjigje vjen pasi disa vende evropiane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dërguar ushtarët e tyre në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe për t'u përgjigjur në rast se Rusia shkel një marrëveshje të mundshme paqeje. Një njoftim i ngjashëm erdhi nga Sllovenia, megjithëse kryeministri i saj Robert Golob kërkoi që kjo të jetë vetëm si një mision i përbashkët nën një mandat të Kombeve të Bashkuara.

Nga Ministria e Mbrojtjes për "Lokalno" thonë ministri Vllado Misajlovski ka përcjellë mesazhin e Maqedonisë shumë herë në lidhje me luftën në Ukrainë, si në takimet e ministrave të mbrojtjes të NATO-s ashtu edhe në takimet dypalëshe, se është e nevojshme të vendoset paqja sa më shpejt të jetë e mundur që do t'i japë fund vuajtjeve të popullit ukrainas dhe të miratohet një zgjidhje e qëndrueshme e përhershme që do të rivendosë sigurinë në të gjithë kontinentin evropian.

Përveç kësaj, në disa raste, Ministria e Mbrojtjes duke u përgjigjur në pyetet gazetareske thanë se ushtarët e Maqedonisë nuk do të dërgoheshin në Ukrainë.

"Theksojmë se Maqedonia gjithmonë ka qenë për paqe dhe siguri. Gjatë historisë, kemi treguar se gjithmonë kemi një qëndrim parimor dhe se siguria e çdo qytetari të vendit është gjithmonë përparësia jon", thonë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së./Telegrafi/

LSDM: BE pezulloi programin IPARD 3 për shkak të korrupsionit të OBRM-PDUKM-së



Komisioni Evropian ka pezulluar pagesat për programin evropian IPARD 3 për shkak të korrupsionit nga OBRM-PDUKM. Qeveria ka heshtur për këtë vendim për dhjetë ditë, akuzojnë sot nga LSDM.

"Arsyeja: keqpërdorimi i parave evropiane nga qeveria, për të cilën u arrestua drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare për Bujqësi dhe Zhvillim Rural nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Por çështja duhet të sqarohet plotësisht dhe të gjithë të përfshirët të mbahen përgjegjës, veçanërisht ata të afërt me Mickoskin. Mickoski duhet të mbajë përgjegjësi edhe për një skandal të tillë.

A ju kujtohet kur shpërtheu skandali se si OBRM-PDUKM dhe kuzhinat e gënjeshtrave akuzuan kryetarin Filipçe për këtë, si publikuan gënjeshtra për Zaevin, i cili ka qenë në pension politik për 5 vjet, për Nikollovskin?

A është roli i fabrikës së gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-së i qartë për të gjithë tani?

Pikërisht ajo që thotë dhe ekspozon vazhdimisht LSDM: se sulmet ndaj opozitës, ndaj LSDM-së, Filipçes shërbejnë për të defokusuar nga temat, si kjo që OBRM-PDUKM është kapur në korrupsion dhe krim me IPARD.

Dhe pikërisht për shkak të korrupsionit të OBRM-PDUKM-së, një goditje e fortë i është dhënë tani zhvillimit të bujqësisë. Fermerët dhe agrobiznesmenët që planifikuan ose tashmë po bëjnë investime tani do të mbeten pa para dhe pa investime, për shkak të korrupsionit të OBRM-PDUKM-së.

Skandali me programin IPARD 3, me vlerë 130 milionë euro, nuk është një rast i izoluar, por pjesë e modelit më të gjerë kriminal të OBRM-PDUKM-së", thonë nga LSDM./Telegrafi/

Ministrja e MPJ-së së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot për vizitë zyrtare në Shkup



Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
Sot në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.
Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me Kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.
Spiropali do të takohet me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me deputetet nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.
Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

Për shkak të mjegullës në Aeroportin e Shkupit, dy fluturime patën ulje në aeroporte të tjera



Nga TAV-Maqedoni njoftojnë se mbrëmë deri në ora 20:00, në Aeroportin e Shkupit si pasojë e mjegullës, janë anuluar 20 fluturime, por ka pasur 13 aterrime dhe 13 nisje.

Nga TAV shtojnë se dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

“Nga ora 00:00 e mesnatĂ«s deri nĂ« orĂ«n 20:00, mĂ« 21 dhjetor 2025, nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Shkupit, pĂ«r shkak tĂ« dukshmĂ«risĂ« sĂ« reduktuar tĂ« shkaktuar nga mjegulla, gjendja e trafikut ajror Ă«shtĂ« si vijon: KanĂ« aterruar 13 avionĂ«, nga: Dortmundi, Vjena, Hamburgu, Brukseli, Beogradi, Zagrebi, Frankfurti, Venecia, Parisi (Beauvais), Hamburgu, Berlini, Mynihu (Memmingen) dhe Cyrihu. KanĂ« fluturuar 13 avionĂ«, pĂ«r nĂ«: VjenĂ«, Beograd, Zagreb, Bruksel, Hamburg, Baden-Baden, Frankfurt, Berlin, VarshavĂ«, Bazel, BarcelonĂ«, ndĂ«rsa Roma (Fiumicino) dhe Malmo do tĂ« nisen mĂ« vonĂ«.

JanĂ« anuluar gjithsej 20 fluturime (nisje dhe mbĂ«rritje). Dy fluturime janĂ« devijuar drejt aeroporteve tĂ« tjera”, thonĂ« nga TAV-Maqedoni, duke shtuar se tĂ« gjitha kapacitetet e Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Shkupit janĂ« nĂ« funksion dhe aeroporti Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r trafikun ajror dhe se pĂ«r çfarĂ«do informacione mund tĂ« telefonojnĂ« nĂ« nĂ« numrin e telefonit: +389 2 3148 333.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius.

Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

MPB: Kallëzim penal ndaj kandidatit për kryetar komune të Krushevës, është kapur duke blerë vota



MPB njofton se SPB Prilepi ka ngritur kallëzim penal kundër T.H. (33) dhe T.Sh. (36), të dy nga Krusheva, për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit" dhe "ndihmë".

"Më 14.10.2025, i akuzuari i parë u dha ryshfet në shumë prej 1000 denarësh katër personave për të votuar për të si kandidat për kryetar të komunës së Krushevës.

I akuzuari i dytë i dha ryshfet prej 5.000 denarësh një personi femër për të njëjtin qëllim", thonë nga MPB./Telegrafi/

Prokuroria ka iniciuar hetim ndaj dy personave në Maqedoni, nuk kanë paguar tatim



Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale për një periudhë më të gjatë kohore "Shmangie nga Tatimi", e parashikuar në nenin 279 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Gjatë një periudhe prej pesë vitesh, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2024, të dyshuarit kanë shmangur taksat dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për një shumë totale prej 64.924.298 denarë ose më shumë se një milion euro.

Të dy, si pronarë dhe drejtues të një personi juridik nga Shkupi, me qëllim që të shmangin pagesën e plotë të tatimit mbi të ardhurat personale prej 11.11% dhe tatimit mbi vlerën e shtuar prej 18%, për të cilat ishin të detyruar me ligj, kanë dhënë të dhëna të rreme ose nuk kanë raportuar fakte që kanë pasur ndikim në përcaktimin e shumës së detyrimeve të tilla, gjë që ka rezultuar në mospërcaktimin e detyrimit tatimor.

Ata e kryenin evazionin duke shmangur raportimin e detyrimeve të tyre ligjore tatimore nga tregtia e bizhuterive ari, shufrave ari dhe argjendit të papërpunuar, si dhe argjilës së papërpunuar.

Prokurori publik për të dy personat ka propozuar masën e paraburgimit./Telegrafi/

❌