Keqkuptimi i fundit rreth tarifave të energjisë - çfarë vendosi realisht ZRRE në mbledhjen e së hënës?

Qindra mijëra konsumatorë dhe biznese në Kosovë, po përgatiten për mundësinë e një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2026, pasi operatorët kryesorë të sektorit kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre te Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
E kur ndodhemi tek kjo temë që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, dje në media u keqinterpretua mbledhja e parë për këtë vit e Bordit të ZRRE-së, duke u raportuar se kanë deklaruar se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë.
Mirëpo kjo nuk ishte e saktë, në mbledhje u diskutua për tarifat e NEMO-s (Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë), që nuk është furnizues i energjisë për qytetarët dhe që nuk është institucioni që u dërgon faturat qytetarëve.
Telegrafi raportoi drejt, duke bërë të ditur se ishte propozuar që tarifa e NEMO-s të mbetet e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake.
âZRRE gjithashtu konfirmoi se tarifat e ALPEX - NEMO aplikohen vetĂ«m pĂ«r shĂ«rbimet ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« bursĂ«sâ dhe me 5 vota pĂ«r u aprovuan tĂ« hyrat dhe mbetĂ«n tĂ« njĂ«jta tarifa pĂ«r periudhĂ«n e propozuar nga departamenti i tarifaveâ, raportoi Telegrafi.
Ndaj keqinterpretimit të këtij vendimi reagoi edhe vetë ZRRE-ja duke thënë se raportimet për mosshtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me shtrenjtimin ose jo të tarifave të përgjithshme të gjithë konsumatorëve, por lidhën vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset bëjnë shitblerjen e saj.
Kur u raportua shtrenjtimi i energjisë?
MĂ« 29 janar Ă«shtĂ« raportuar se tre operatorĂ« energjetikĂ« nĂ« KosovĂ« â KESCO, KOSTT dhe KEDS, kanĂ« kĂ«rkuar rritje tĂ« tarifave tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r vitin 2026.
Sipas dokumenteve zyrtare, kompania kryesore qĂ« furnizon energji elektrike me shĂ«rbim universal ka kĂ«rkuar njĂ« rritje prej afro 20â21 % tĂ« çmimeve tĂ« energjisĂ« pĂ«r vitin e ardhshĂ«m, duke argumentuar se kostot operative janĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe se sigurimi i furnizimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m kĂ«rkon mjete financiare mĂ« tĂ« larta.
ZRRE ka bërë të ditur se çdo rritje do të aprovohet vetëm nëse konsiderohet e arsyeshme dhe në përputhje me ligjin.
Kur caktohen tarifat për konsumatorët?
Vendimi final mbi tarifat e reja për konsumatorët shpallet më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët çdo vit.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Sipas tarifave aktuale, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat.
Kurse tarifat e lira që shfrytëzohen gjatë natës nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, konsumatorët për një kilovat paguajnë 3.88 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë paguajnë 7.28 centë për kilovat. /Telegrafi/






































