❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lekaj merr përkrahje të madhe nga bashkëvendësit e tij në Novosellë



Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se në Novosellë ka marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të veçantë dhe motivuese.

Sipas Lekajt, besimi i qytetarëve të Novosellës për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është një përgjegjësi e madhe dhe një shtysë për angazhim të mëtejmë politik.

“ËshtĂ« ndjenjĂ« e veçantĂ« tĂ« jem krah bashkĂ«vendĂ«sve tĂ« mi dhe tĂ« kem besimin e tyre pĂ«r t’i pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s. Faleminderit nga zemra Novosella ime,” ka deklaruar Lekaj.



Ai ka theksuar se përkrahja në Novosellë po reflekton rritjen e besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe në nivel komunal dhe qendror.

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Lekaj ka bërë të ditur se së fundmi ka qëndruar edhe në fshatin Doblibare, ku bashkë me banorët ka diskutuar për planin qeverisës të AAK-së dhe vizionin për zhvillimin e Kosovës, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, të cilin e ka cilësuar si kryeministër të ardhshëm.

Sipas tij, gjithandej Gjakovës po vërehet rritje e vazhdueshme e besimit në programin e Aleancës, në udhëheqje të vendosur dhe në politika që, siç tha, i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarit. /Telegrafi/


Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë së Kosovës



Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi të tij në rrjetin Facebook, tha se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, u themelua Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë thelbësorë të sigurisë.

Kurti tha se testimi i aftësive të mbrojtjes ajrore, u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, mbështetur tërësisht në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.

Për çka edhe shprehu mirënjohjen e tij për zyrtarët e angazhuar, si dhe profesionalizmin e treguar, duke theksuar se mbështetja institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse do të vijojë edhe në mandatin tjetër. /Telegrafi/


Kurti në Ferizaj, përkujton rezistencën e sakrificën kombëtare



Kryeminstri në detyrë Albin Kurti në Ferizaj, takoi ish të burgosurin Ali Mehmeti, nga i cili pranoi librin e tij Rezistenca Shqiptare në Ferizaj dhe Rrethinë (1988-1998).

Ali Mehmeti, autor edhe i dhjetëra librave të tjerë, i pandryshuar shpirtërisht dhe mendërisht nga burgu, ishte angazhuar gjatë për Republikën e Kosovës, përmes aktivizmit politik, duke mbajtur gjallë edhe parullën e tillë, Kosova Republikë, që nga viti 1967, kujtoi Kurti.

NdĂ«rsa ngrohtĂ«sisht u prit edhe nga veterani e invalidi i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Jeton Zejna nĂ« Greme tĂ« Ferizaj./Telegrafi/




Gega: Digjitalizim të lejeve të ndërtimit në gjithë Kosovën, jo komunat veç e veç



Procedurat me të cilat ballafaqohen ndërtuesit dhe investitorët në Kosovë janë të shumta dhe ditë të tëra ecje nga një sportel në tjetrin.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, i cili vjen nga bota e biznesit, ka thënë se gjithë këto procedura mund të thjeshtohen vetëm me digjitalizim.

“Ti duhesh tĂ« shkosh njĂ« ditĂ« nĂ« drejtori tĂ« pronĂ«s dhe kadastrĂ«s, tĂ« dorĂ«zosh kĂ«rkesĂ«, tĂ« presĂ«sh deri nesĂ«r qĂ« ta marrĂ«sh atĂ« pĂ«r ta dorĂ«zuar nĂ« drejtorinĂ« tjetĂ«r, e tĂ« gjitha janĂ« nĂ« njĂ« vend. Pse mos tĂ« digjitalizohen dhe tĂ« gjitha tĂ« kryhen nĂ« njĂ« vend”, ka thĂ«nĂ« Gega, duke propozuar qartĂ«.

Digjitalizimi që tash ka ndodhur vetëm në disa komuna, sipas tij do të duhet të shtrihet në gjithë vendin dhe për këtë do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës.

Ky ndryshim do të ulë burokracinë, korrupsionin dhe kohën e humbur nga investitorët.

Arben Gega mban numrin 68 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe garon për herë të parë, duke sjellë një frymë të re në garën për deputet./Telegrafi/


LDK prezanton sot programin dhe vizionin qeverisës në disa qytete



Sot, kryetari i LDK-sĂ« dhe kandidati pĂ«r kryeministĂ«r, Lumir Abdixhiku, do tĂ« vizitoj qytetet Dragash, Prizren, SuharekĂ« dhe PrishtinĂ« – Dega 3, pĂ«r tĂ« prezantuar programin dhe vizionin qeverisĂ«s tĂ« partisĂ«.

Abdixhiku ftoi qytetarët të marrin pjesë, të njihen me kandidatët e LDK-së dhe të mësojnë më shumë për planet e partisë për zhvillim, rend, mirëqenie dhe mundësi të barabarta.

Ai theksoi se kandidatët e LDK-së janë profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Qytetarët ftohen të mbështesin LDK-në duke votuar numrin 123. /Telegrafi/

Ismaili nga tubimet në Therandë, Lipjan e Shtime: Kosova është bashkuar për Bedri Hamzën kryeministër



Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ka vazhduar sot tubimet elektorale në Therandë, Lipjan dhe Shtime, ku është shpalosur programi qeverisës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Ismaili theksoi se entuziazmi në këto tubime është dëshmi e qartë e bashkimit të qytetarëve rreth vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies, duke vënë në pah se mbështetja për Bedri Hamzën po rritet çdo ditë e më shumë në çdo fshat e qytet të Kosovës.

“Tubime madhĂ«shtore nĂ« TherandĂ«, Lipjan e Shtime. Kosova po bashkohet pĂ«r qeverinĂ« zhvillimore tĂ« Bedri HamzĂ«s. Kapitulli i mirĂ«qenies dhe e zhvillimit ekonomik po vjen.” ka shkruar Ismaili nĂ« rrjetet e tij sociale. /Telegrafi/

Boksieri Nuri Seferi përkrah Lahi Brahimajn në garën për deputet



Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.

“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi nĂ« njĂ« postim tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« Instagram.

Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

“T’kom djalĂ« vallahi” - takim i veçantĂ« i Kurtit me loken Xhemile qĂ« frymĂ«zoi sloganin “Mos lĂ«sho pe”



Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një moment emocional me loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës, duke e cilësuar atë si burim frymëzimi dhe force morale.

Kurti ka treguar se lokja Xhemile, pasi kishte pĂ«rfunduar librin e Marin Barletit “Historia e jetĂ«s dhe e veprave tĂ« SkĂ«nderbeut”, kishte vazhduar leximin e romanit “Procesi K.” tĂ« Rexhep Zogajt.

Ai theksoi se fjalĂ«t e saj “Nuk lĂ«shojmĂ« pe” janĂ« shndĂ«rruar nĂ« slogan.

NĂ« videon e publikuar nga Kurti, dĂ«gjohen fjalĂ«t prekĂ«se tĂ« lokes Xhemile, e cila gjatĂ« tĂ«rĂ« diskutimit ia mbanĂ« dorĂ«n Kurtit dhe i drejtohet atij me shumĂ« pĂ«rzemĂ«rsi: “A mujte, a je lodh? KurrĂ« s’mĂ« ka pru kush lule. T’kom djalĂ« vallahi, a je lodh boll, ishalla edhe punĂ«t e mira. UnĂ« ty tĂ« du prej asaj dite qĂ« ke dal nga burgu, tĂ« du si me tĂ« pas djalĂ« temin”.

Postimi i kryeministrit ka marrë reagime të shumta nga qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar loken Xhemile si një figurë që përçon mesazh të fortë qëndrueshmërie dhe besimi. /Telegrafi/


"Me qytetarët që nuk lëshojnë pe", Kurti në Han të Elezit e Kaçanik



Kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi banorët e Hanit të Elezit.

Në një takim të përzemërt, ai bisedoi për çështjet lokale, investimet dhe zotimet për mandatin e ardhshëm të tij.

Nga aty ai takoi edhe pensionistët e Kaçanikut, të cilët me mikpritje i thanë se Kryeministri ndodhej në vendin i cili përkon me slloganin e tyre, e të cilët premtojnë se nuk do të lëshojnë pe.

Kurti theksoi qartë se sundimi i ligjit do të vazhdojë të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, duke mos përjashtuar forcimin e ushtrisë, mbështetjen për nënat, fëmijët dhe pensionistët, si dhe kujdesin ndaj bujqve e fermerëve, për një jetesë të sigurt e të begatë për secilin qytetar. /Telegrafi/


Nga lindja nĂ« punĂ«sim, Abdixhiku prezanton “KontratĂ«n e JetĂ«s me Shtetin”



Kryetari i LDK-sĂ«, njĂ«herit edhe kandidati pĂ«r kryeministĂ«r, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur vizionin e tij politik tĂ« quajtur “Kontrata e JetĂ«s me Shtetin”, duke theksuar rolin aktiv tĂ« shtetit ndaj qytetarĂ«ve qĂ« nga dita e parĂ« e jetĂ«s.

“Çdo shoqĂ«ri serioze fillon me njĂ« pyetje tĂ« thjeshtĂ«: çfarĂ« i detyrohet shteti qytetarit tĂ« vet? Jo nĂ« fund tĂ« jetĂ«s, jo vetĂ«m nĂ« krizĂ«, por qĂ« nga dita e parĂ«â€, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK beson në një shtet që është i pranishëm në çdo etapë të jetës së qytetarit.

“Ne besojmĂ« se shteti duhet tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m nĂ« çdo hap tĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarit; jo si bamirĂ«s, por si partner”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sipas Abdixhikut, programi parasheh mbështetje financiare prej 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit, çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor, mësim tërëditor me shujta të ngrohta në shkolla, si dhe kushte të barabarta për të gjithë nxënësit.

Ai ka përmendur edhe fokusin në teknologji dhe përgatitje për tregun e punës.

“Me teknologji, kodim dhe pĂ«rgatitje reale pĂ«r tĂ« ardhmen, si dhe trajnim pĂ«r 40 mijĂ« tĂ« rinj me punĂ«sim tĂ« garantuar pas diplomimit”, ka shtuar Abdixhiku.

Në fund, kandidati për kryeministër nga LDK ka theksuar se partia e tij është e gatshme për qeverisje.

“LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet. 123 Ă«shtĂ« zgjedhja”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/

Arben Gega takon veteranët, vlerësohet lartë nga gjenerali Rrahman Rama



Kandidati pĂ«r deputet nga radhĂ«t e PDK-sĂ«, Arben Gega qĂ« mban numrin 68, ka zhvilluar njĂ« takim me veteranĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nga Studenqani, ku i pranishĂ«m ishte edhe gjenerali Rrahman Rama.

Gega theksoi se respekti dhe mirĂ«njohja ndaj veteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rhershme, duke vlerĂ«suar lart sakrificĂ«n dhe kontributin e tyre pĂ«r lirinĂ« e vendit.

Ai u shpreh se ndihet veçanërisht mirënjohës për respektin dhe përkrahjen që i është dhënë në këtë takim.

Kurse gjenerali Rrahman Rama e vlerësoi lartë figurën e Arben Gegës, duke thënë që njohja me të lidhet direkt me personalitetin e një punëtori që kryn punë./Telegrafi/


Kurti: Familja Krasniqi qëndresë e kujtesë



Kryetari i LVV-së, Albin Kurti vizitoi familjen Krasniqi në Krevenik. Në një takim të përzemërt me Nuri e Nurie Krasniqin, ai çmoi lart qëndresën e forcën e tyre, si dëshmi edhe e rezistencës së brezave të kaluar.

Më 29 mars 2001, gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ushtria e asaj kohe e FYROM-it, Nuri Krasniqi u plagos rëndë, ndërsa djali i tij 21-vjeçar, Baki Krasniqi dhe mësuesi Ilaz Thaçi, u vranë.


Mësuesi sapo mori vesh, largoi nxënësit nga klasa dhe u qëllua për vdekje gjatë orës mësimore. Gazetari anglez Keren Lawton, i cili pësoi në të njëjtin sulm, ndërroi jetë rrugës për në kampin Bondsteel, kujtoi Kurti.

Kurti i falënderoi familjen Krasniqi për mikpritjen, drejtësia për rastin e së cilës ende mungon. Ai kujtoi e nderoi të gjithë të rënët në Krivenik./Telegrafi/

Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Si KryeministĂ«r, do tĂ« jem partner dhe aleat i fuqishĂ«m i sektorit privat, me investime, grante dhe mbĂ«shtetje institucionale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« bizneset tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« kushtet e punĂ«s dhe tĂ« rrisin pagat pĂ«r punĂ«torĂ«t e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.

“Ligjin pĂ«r rritjen e tatimit nĂ« pronĂ« do ta ndryshojmĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« barra financiare tĂ« mos rĂ«ndojĂ« mbi bizneset,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

“Do ta heqim TVSH-nĂ« pĂ«r energjinĂ« elektrike, qĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset tĂ« paguajnĂ« fatura mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« energjisĂ«,” ka shtuar Hamza.

Kryetari i PDK-sĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka nisur njĂ« tur nĂ«pĂ«r qytetet e KosovĂ«s, pĂ«r t’u takuar drejtpĂ«rdrejt me qytetarĂ« dhe biznese, si dhe pĂ«r tĂ« shpalosur programin e tij pĂ«r punĂ«, mirĂ«qenie dhe zhvillim ekonomik./Telegrafi/


Kurti: Mbështetje për bizneset prodhuese në Kosovë



Kryetari i LVV-së njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti vizitoi fabrikën e stiroporit Kosova Plast.

Pronari Refik Luri, i cili numëron 30 punëtorë, përveç në vend, eksporton edhe në Zvicërr e Itali.

Ai tha se ai ka pĂ«rjetuar drejtpĂ«rsĂ«drejti pĂ«rfitimet nga politikat qeveritare, nĂ« veçanti nga programi “Superpuna”, program ky i cili ka mundĂ«suar angazhimin e punĂ«torĂ«ve tĂ« rinj nĂ« fabrikĂ«n e tij.

Kurti u zotua se mbështetja e qeverisë për bizneset që investojnë, prodhojnë dhe eksportojnë do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, sepse është synimi i tyre që përmes masave të tilla të rrisin prodhimtarinë dhe të shtojnë aktivitetin e tyre. /Telegrafi

Rritje pagash dhe mirëqenie për familjet: Bedri Hamza nis shpërndarjen e fletushkave me zotimet kryesore nëpër qytete



Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.

Hamza ka qëndruar dje në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor.

“Zotimet tona kryesore pĂ«r zhvillim dhe mirĂ«qenie tashmĂ« nĂ« duart e qytetarĂ«ve. BashkĂ« nĂ« Ferizaj, pĂ«rpara pĂ«r KosovĂ«n”, ka shkruar Hamza.

Zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për produkte bazike dhe energjinë elektrike.

“Çliron qytetin nga trafiku”, Abdixhiku prezanton projektin e UnazĂ«s sĂ« Jashtme dhe projektet 1.5 milardĂ«she tĂ« PrishtinĂ«s



Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në kryeqytet, shpalosi para qytetarëve projektin e tij 1.5 miliardësh për Prishtinën.

Sipas tij, këto projekte janë konkrete dhe ndryshojnë jetën urbane.

“SĂ« bashku me Kryetarin e Kryeqytetit, PĂ«rparim RamĂ«n, jemi zotuar pĂ«r 1.5 miliard euro investime nĂ« PrishtinĂ« nĂ« katĂ«r vitet e ardhshme. Investime qĂ« nuk janĂ« fjalĂ«, por projekte konkrete qĂ« e ndryshojnĂ« jetĂ«n urbane”, tha ai.

Tutje ai foli për Unazën e Jashtme, Spitalin e Ri, Qendrën Kombëtare të Sportit.

“Do ta ndĂ«rtojmĂ« UnazĂ«n e Jashtme tĂ« Kryeqytetit, 29 kilometra gjatĂ«si, qĂ« e çliron qytetin nga trafiku dhe e lidh zhvillimin urban me ekonominĂ«. Do ta ndĂ«rtojmĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Sportit nĂ« BĂ«rnicĂ«, me Stadium KombĂ«tar, Pallat tĂ« Sporteve, PishĂ« Olimpike dhe hapĂ«sira rekreative qĂ« e bĂ«jnĂ« PrishtinĂ«n kryeqytet sportiv tĂ« rajonit”, pĂ«rfundoi Abdixhiku.

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale



Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.

“UnĂ« e di qĂ« pensionet e sotme nuk mjaftojnĂ« pĂ«r njĂ« jetĂ« tĂ« dinjitetshme, sidomos nĂ« njĂ« kohĂ« kur çdo gjĂ« Ă«shtĂ« shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shĂ«rbimet bazike”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.

“AsnjĂ« pension nĂ« KosovĂ« nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« i ulĂ«t se 250 euro”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do tĂ« rriten pĂ«r 50% edhe tĂ« gjitha ndihmat sociale. “Me mua KryeministĂ«r, shteti do tĂ« jetĂ« pranĂ« jush”, ka pĂ«rfunduar Hamza.


Telegrafi Jobs - aty ku talenti gjen vendin e duhur



Në një treg pune gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues, gjetja e kandidatëve të duhur apo e një mundësie të re profesionale kërkon më shumë se sa thjesht një shpallje pune.

Pikërisht këtu hyn në rol Telegrafi Jobs, platforma që po vazhdon të jetë një nga adresat kryesore për punëdhënësit dhe profesionistët në Kosovë.

Nga IT, marketing, financa dhe administratë, e deri te shitja, prodhimi, shëndetësia dhe shërbimet, platforma është duke ofruar një pasqyrë reale të kërkesave aktuale të tregut të punës.

PĂ«r t’iu pĂ«rshtatur nevojave tĂ« ndryshme tĂ« kompanive, Telegrafi Jobs ka zhvilluar paketa fleksibile rekrutimi, tĂ« menduara pĂ«r çdo nivel dhe çdo qĂ«llim punĂ«simi.

Paketa Standard ofron publikim efikas dhe të shpejtë të konkursit, duke e bërë procesin e rekrutimit më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë.

Ndërsa paketa Premium siguron dukshmëri më të lartë, dizajn profesional dhe pozicionim të theksuar, duke rritur ndjeshëm interesimin dhe aplikimet nga kandidatët më të përshtatshëm.

Nga ana tjetër, për punëkërkuesit, Telegrafi Jobs shërben si një pikë referimi për gjetjen e mundësive të reja profesionale dhe ndjekjen e konkurseve më aktuale në treg.

Me një platformë të thjeshtë për përdorim dhe të qasshme nga çdo pajisje, aplikimi për punë bëhet i shpejtë, praktik dhe pa pengesa, duke i ndihmuar kandidatët të hedhin me siguri hapin e radhës në karrierën e tyre.

Vizitoni jobs.telegrafi.com dhe zbuloni mundësitë që mund ta ndryshojnë rrugëtimin tuaj profesional.


Zyrtar/e Financiar/e


Apliko Tani!

Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Department Menaxher/e


Apliko Tani!

Department Menaxher/e, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Menaxher/e i Furnizimit


Apliko Tani!

Arkatare


Apliko Tani!

“Korrupsioni i 'mveshur' nĂ« solidaritet”



Autor: Eris Hasanaj

“Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute”, – Lord Acton

NĂ« situatat e turbullta ekonomike, masat elektrizohen nga vendimet populiste tĂ« marra me qĂ«llim solidariteti. NdĂ«rsa, nĂ« kĂ«to kohĂ«, çdo familje nĂ« KosovĂ« po pĂ«rballet me çmime tĂ« larta dhe mungesĂ« tĂ« theksuar tĂ« shpresĂ«s, fjalĂ«t “solidaritet” dhe “ndihmĂ«â€ tingĂ«llojnĂ« si shpĂ«tim e lirim. Por, pikĂ«risht nĂ«n kĂ«tĂ« petk po ndodh forma mĂ« e rrezikshme e korrupsionit: influencimi i votave me paratĂ« publike pak ditĂ« para zgjedhjeve.

Muajin e kaluar, qeveria në detyrë vendosi të ndajë miliona euro nga buxheti i shtetit për dy grupe të cenueshme të qytetarëve të kësaj Republike: pensionistët dhe studentët.

PensionistĂ«t morĂ«n rritje tĂ« papritur tĂ« pensionit. NdĂ«rsa studentĂ«t, tĂ« enjten mĂ« 6 nĂ«ntor 2025, vetĂ«m tri ditĂ« para ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve tĂ« 9 nĂ«ntorit, morĂ«n mesazh personal nga kryeministri nĂ« detyrĂ« me “urimin pĂ«r fillim tĂ« suksesshĂ«m tĂ« vitit akademik” dhe njoftimin se janĂ« kualifikuar pĂ«r shtesĂ«n prej 100 eurosh, njĂ« muaj e gjysmĂ« pasi viti akademik kishte filluar.

KĂ«to pagesa, edhe pse tĂ« paplanifikuara, nuk erdhĂ«n rastĂ«sisht; ato erdhĂ«n pikĂ«risht nĂ« momentin kur qeveria kishte nevojĂ« mĂ« sĂ« shumti pĂ«r vota. Papritmas, pak javĂ« para zgjedhjeve, buxheti “gjeti” para pĂ«r tĂ« gjithĂ«. MirĂ«po kjo nuk Ă«shtĂ« solidaritet; ky Ă«shtĂ« korrupsion elektoral i maskuar si dhuratĂ«, qĂ« tentoi tĂ« ndikojĂ« votĂ«n pĂ«r kandidatĂ«t e partisĂ« nĂ« pushtet nĂ« komunat qĂ« ishin nĂ« balotazh.

Pse e konsideroj korrupsion? Së pari, sepse paraja nuk është e kryeministrit, është e taksapaguesve. Së dyti, sepse vendimi u mor ad-hoc nga një qeveri në detyrë, në fushatë zgjedhore. Së treti, sepse u zgjodhën pikërisht grupet që dalin më shumë në votime, sikurse pensionistët dhe studentët, që dukshëm janë lehtë të manipulueshëm si shkak i gjendjes ekonomike. Dhe, së fundi, sepse mesazhi personal i kryeministrit për 100 eurot nuk ishte urim, por ishte fushatë e paguar me buxhet shtetëror.

Ky lloj korrupsioni është edhe më i rrezikshëm, sepse nuk kapet lehtë me ligjin aktual, i cili fatkeqësisht nuk i dënon këto manovrime të padrejta e korruptive. Moralisht dhe politikisht është blerje votash me shumicë.

Pasoja? NjerĂ«zit pushojnĂ« sĂ« besuari te institucionet dhe fillojnĂ« tĂ« presin “bamirĂ«sin” e radhĂ«s qĂ« do t’u japĂ« para para zgjedhjeve tĂ« ardhshme. KĂ«shtu vritet demokracia, pak nga pak.

Atëherë, çfarë duhet bërë konkretisht? Fillimisht, duhet të miratohet ligj që ndalon çdo pagesë apo dhuratë nga buxheti i shtetit 6 muaj para çdo lloji zgjedhjesh (qendrore apo lokale). Tutje, çdo ndihmë në prag zgjedhjesh, jashtë buxhetit të planifikuar, të miratohet vetëm nga një komision i pavarur ku ka opozitë dhe shoqëri civile. Po ashtu, të gjitha listat e përfituesve të publikohen online brenda 24 orëve, që të mos futen kushërinjtë dhe militantët partiakë në listat përfituese.

Në fund të ditës, solidariteti i vërtetë nuk është zarf me 100 euro tri ditë para zgjedhjeve. Solidariteti i vërtetë ndërtohet çdo ditë me institucione të forta, paga më të larta, shkolla dhe shëndetësi cilësore, dhe drejtësi që funksionon për të gjithë, e jo vetëm kur politikani ka nevojë për votën tonë.

Le tĂ« mos biem mĂ« nĂ« kurthin e “bamirĂ«sit” qĂ« na jep paratĂ« tona pak para zgjedhjeve. Le tĂ« kĂ«rkojmĂ« llogari tĂ« vĂ«rtetĂ«, duke u bĂ«rĂ« qytetarĂ« aktivĂ«!

Sepse korrupsioni më i madh nuk është ai që vidhet, është ai që na bën të mendojmë se kështu duhet të jetuar e vepruar.

* “Ky editorial Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur nĂ« kuadĂ«r tĂ« garĂ«s sĂ« eseve kundĂ«r korrupsionit, qĂ« KDI ka realizuar mes tĂ« rinjve, pĂ«rfshirĂ« pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« AkademitĂ« KundĂ«r Korrupsionit, tĂ« organizuara nĂ« tĂ« gjitha rajonet e vendit. QĂ«ndrimet dhe vlerĂ«simet nĂ« editorial janĂ« autoriale, dhe nuk pasqyrojnĂ« medoemos qĂ«ndrimet e KDI-sĂ« dhe tĂ« Telegrafit. Kurse, aktivitetet e zhvilluara nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij programi, pĂ«rkrahen nga Qeveria Suedeze, pĂ«rmes AmbasadĂ«s sĂ« SuedisĂ« nĂ« PrishtinĂ«â€œ

Kurti: Mbi 1 mijë vullnetarë të Lëvizjes të angazhuar në fushatë



Kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e madh të rinisë dhe vullnetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën aktuale, duke bërë të ditur se numri i tyre ka kaluar 1 mijë persona.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti u shpreh se fushata po zhvillohet me mbështetjen e djemve dhe vajzave punëtorë, të cilët veprojnë me qetësi në prapavijë, por me energji dhe përkushtim të lartë në angazhimin e tyre.

“Me rininĂ«, me vullnetarĂ«t e LĂ«vizjes nĂ« kĂ«tĂ« fushatĂ« qĂ« tashmĂ« janĂ« mbi 1000, me djem e vajza punĂ«torĂ« tĂ« qetĂ« sepse nĂ« prapavijĂ«, por plot energji pĂ«r nga angazhimi e kontributi madhor i secilĂ«s dhe secilit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka vlerësuar kontributin e vullnetarëve si thelbësor për mbarëvajtjen e fushatës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të rinisë në proceset politike dhe shoqërore. /Telegrafi/

❌