❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bashkëpresidenti i ALDE, Kyuchyuk: Bedri Hamza përfaqëson lidershipin serioz që i duhet Kosovës në rrugën europiane



Bashkëpresidenti i ALDE-s dhe eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur mbështetje të qartë për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin e saj për Kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se Kosovës i duhet një lidership i fortë, i përgjegjshëm dhe thellësisht i orientuar drejt vlerave europiane.

Në një deklaratë publike me video, Kyuchyuk u shpreh se ka bashkëpunuar nga afër me lidershipin e PDK-së dhe se e njeh përkushtimin e tyre ndaj vlerave europiane, forcimit të institucioneve demokratike dhe përgjegjësisë ekonomike.

Sipas tij, këto janë parakushte thelbësore për përparimin e Kosovës dhe afrimin e saj me Bashkimin Europian.

“Bedri Hamza pĂ«rfaqĂ«son seriozitet, pĂ«rvojĂ« dhe llojin e lidershipit qĂ« i duhet KosovĂ«s pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara nĂ« rrugĂ«n e saj europiane,” deklaroi Kyuchyuk, duke shtuar se pret me interes bashkĂ«punimin e ardhshĂ«m nĂ« kuadĂ«r tĂ« familjes politike europiane.

Në fund, bashkëpresidenti i Alliance of Liberals and Democrats for Europe i uroi suksese PDK-së dhe Bedri Hamzës në zgjedhjet e ardhshme, duke rikonfirmuar mbështetjen e liberalëve europianë për një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe të integruar në Europë.


Hamza nesër mbyll fushatën në Prishtinë: Ta hapim një kapitull të ri për Kosovën



Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se nesër, më 27 dhjetor, PDK do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Sipas njoftimit të Hamzës, tubimi do të zhvillohet nga ora 17:30 në AMC Hall, ku Hamza thotë se fushata do të mbyllet me synimin për të hapur një kapitull të ri për Kosovën.

"Fushata jonë është për punëtorët që kërkojnë dinjitet, për të rinjtë që duan shpresë, për familjet që meritojnë siguri dhe për një Kosovë që ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe zhvillim ekonomik", ka shkruar Hamza.

Hamza ka ftuar qytetarĂ«t qĂ« t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se fushata do tĂ« mbyllet me pozitivitet, ashtu siç synohet tĂ« hapet edhe fitorja.


Presidenti i Liberal International, Paque: Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën dhe orientim të qartë evropian



Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën përmes një videomesazhi publik.

Paque, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Bordit të Friedrich Naumann Foundation for Freedom, theksoi se Kosova ndodhet në një moment vendimtar, duke nënvizuar se mungesa e një qeverie funksionale për gati një vit i ka shkaktuar vendit humbje të konsiderueshme financiare dhe politike, përfshirë miliona euro fonde të humbura nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, përparimi i Kosovës dhe shfrytëzimi i potencialit të saj të plotë janë të mundshme vetëm përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme me partnerët evropianë.

Paqué vlerësoi PDK-në si një parti të përkushtuar dhe të pasionuar ndaj integrimit evropian të Kosovës, bazuar në takimet dhe bashkëpunimet e tij të drejtpërdrejta.

“Nisur nga kjo bindje, unĂ« e mbĂ«shtes PDK-nĂ« dhe mikun tim Bedri HamzĂ«n, qĂ« qytetarĂ«t e kĂ«tij vendi tĂ« vogĂ«l, por tĂ« mrekullueshĂ«m, tĂ« kenĂ« njĂ« tĂ« ardhme tĂ« ndritur”, u shpreh Paque, duke uruar suksese dhe fat tĂ« mirĂ« pĂ«r KosovĂ«n.

Videomesazhi vjen si një mbështetje e rëndësishme ndërkombëtare për PDK-në dhe vizionin e saj për stabilitet politik, rikthim të besimit me partnerët evropianë dhe përshpejtim të rrugës integruese të Kosovës.


Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës



Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se vendimi që do të merret është vendimtar për stabilitetin, unitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Në një video-adresim drejtuar qytetarëve, Hamza theksoi se zgjedhjet nuk vendosen nga fjalimet apo premtimet, por nga pjesëmarrja e qytetarëve në votim. Ai nënvizoi se çdo votë ka rëndësi dhe se përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e përbashkët.

“Vota juaj ka rĂ«ndĂ«si. ZĂ«ri juaj ka rĂ«ndĂ«si. Dhe pjesĂ«marrja juaj ka rĂ«ndĂ«si,” u shpreh Hamza, duke ftuar qytetarĂ«t qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« plan konkret pĂ«r tĂ« votuar, tĂ« dalin herĂ«t dhe tĂ« shkojnĂ« sĂ« bashku me familjarĂ« e miq.

Ai i bëri thirrje elektoratit që të zgjedhë stabilitetin mbi pasigurinë, bashkimin mbi përçarjen dhe punën mbi fjalët, duke theksuar se vetëm bashkë Kosova mund të ecë përpara.

“BashkĂ«, mund ta çojmĂ« KosovĂ«n pĂ«rpara,” pĂ«rfundoi Hamza, duke falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r angazhimin dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tyre demokratike. /Telegrafi/


Ismaili: Këto janë masat konkrete për rritjen e mirëqenies në programin e Bedri Hamzës



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kyçe të programit zgjedhor të PDK-së.

Në videon e publikuar sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, synojnë rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët dhe familjet në Kosovë, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Programi i Bedri HamzĂ«s parasheh rritjen e pagave pĂ«r 50 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t e shĂ«rbimit publik. Po ashtu, do tĂ« ulen tatimet nĂ« paga, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura nĂ« fund tĂ« muajit, pĂ«rfshirĂ« edhe punĂ«torĂ«t e sektorit privat”, thotĂ« Ismaili.

Ai shtoi se programi parasheh edhe rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale. “Do t’i rrisim tĂ« gjitha pensionet dhe ndihmat sociale pĂ«r 50 pĂ«r qind, me pension minimal prej 250 eurosh, si dhe do tĂ« shtyjmĂ« pĂ«rpara politika qĂ« e ulin koston e jetĂ«s dhe çmimet”, thekson ai.

Në fund të videos, Ismaili u bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të mbështesin programin e PDK-së.

“MĂ« 28 dhjetor, filloni kapitullin e mirĂ«qenies pĂ«r ju dhe familjen tuaj. Votoni PDK 130, Bedri Hamza 1 dhe Uran Ismaili 2”, pĂ«rfundon ai.

Ismaili nga Gjilani: Programi i Bedri Hamzës i ulë çmimet dhe faturat e energjisë elektrike



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vizituar sot qytetin e Gjilanit, ku paraditen e kaloi në takime me qytetarë në Tregun e Gjelbër.

Ismaili tha se gjatë bisedave me qytetarët, shqetësimi kryesor i tyre lidhet me rritjen e vazhdueshme të faturave të energjisë elektrike dhe çmimet e larta të produkteve bazike, të cilat po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për shumë familje, veçanërisht në këtë periudhë dimri.

Ai theksoi se programi i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza ofron zgjidhje konkrete për këtë situatë.

“Me programin e Bedri HamzĂ«s, do ta heqim TVSH-nĂ« nga faturat e energjisĂ« elektrike dhe nga produktet esenciale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qytetarĂ«t tĂ« paguajnĂ« mĂ« pak pĂ«r rrymĂ«n dhe pĂ«r gjĂ«rat bazike tĂ« pĂ«rditshme”, tha Ismaili.

Sipas tij, këto masa synojnë uljen e kostos së jetesës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke i bërë ekonomitë familjare më të qëndrueshme.


Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video ku prezanton një nga pesë zotimet e tij kryesore, me fokus të drejtpërdrejtë lehtësimin e barrës për punëtorët dhe familjet e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se rritja e kostos së jetesës dhe e çmimeve po e zvogëlon pagën reale të punëtorëve, duke premtuar reformë të drejtpërdrejtë tatimore si kryeministër.

“E di qĂ« kostoja e jetesĂ«s Ă«shtĂ« rritur dhe familjet tuaja e ndjejnĂ« kĂ«tĂ« barrĂ« çdo muaj. Paga juaj reale zvogĂ«lohet nga tatimet, ndĂ«rsa çmimet vetĂ«m sa shkojnĂ« e rriten”, Ă«shtĂ« shprehur Hamza.

Sipas planit të prezantuar në video, Qeveria Hamza do të zbatojë një sistem të ri tatimi në paga:

“Pagat deri nĂ« 400 euro nuk do tĂ« tatohen fare. Pagat nga 400 deri nĂ« 800 euro do tĂ« tatohen me 8%. Pagat mbi 800 euro do tĂ« tatohen me 10%”, ka shpjeguar Hamza.

Hamza thekson se ky model synon rritjen e të ardhurave reale dhe përmirësimin e mirëqenies familjare, duke e bërë shtetin aleat të punës dhe punëtorit.

“MĂ« shumĂ« tĂ« ardhura dhe mĂ« shumĂ« mirĂ«qenie pĂ«r familjen tuaj. Sepse, me mua KryeministĂ«r, puna do tĂ« shpĂ«rblehet mĂ« shumĂ«,” deklaron ai.

NĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« videos, Hamza nĂ«nvizon se ky Ă«shtĂ« misioni i tij politik, duke pĂ«rsĂ«ritur sloganin e fushatĂ«s: “BashkĂ«. PĂ«rpara.”


PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Përçarja, projekti i vetëm nacional i këtij pushteti - keq, Albin



Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike.

Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurtin dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj qasjes përçarëse dhe polarizuese të instaluar në shoqëri nga Kurti.

NĂ« video shihen dy individĂ« duke debatuar ashpĂ«r me njĂ«ri-tjetrin dhe mesazhi shoqĂ«rues thotĂ«: “PĂ«rçarja – projekti i vetĂ«m nacional i kĂ«tij pushteti. Keq, Albin!.”

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.



Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta për familjet



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon e radhës në kuadër të zotimeve të tij kryesore, ku fokusi është ulja e kostos së energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se çmimet e energjisë janë shndërruar në një barrë serioze për familjet dhe sektorin privat, duke theksuar se rritja e faturave nuk po shoqërohet me rritje të pagave, çka sipas tij përbën padrejtësi sociale.

“Çmimet e energjisĂ« janĂ« bĂ«rĂ« njĂ« prej barrĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r familjet dhe bizneset. Faturat po rriten, ndĂ«rsa paga nuk po mjafton. Kjo Ă«shtĂ« padrejtĂ«si sociale”, deklaron Hamza.

Ai paralajmëron se një nga vendimet e tij të para si Kryeministër do të jetë heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që, sipas tij, do të reflektohet drejtpërdrejt në uljen e faturave mujore dhe në lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“Kjo do tĂ« thotĂ« faturĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t çdo muaj, mĂ« shumĂ« qetĂ«si pĂ«r familjet dhe mĂ« shumĂ« lehtĂ«si pĂ«r secilin prej jush. Energjia nuk Ă«shtĂ« luks. ËshtĂ« nevojĂ« bazike, dhe unĂ« do ta trajtoj si tĂ« tillĂ«", thekson kandidati i PDK-sĂ«.

NĂ« fund tĂ« videos, Hamza riafirmon angazhimin e tij politik dhe misionin pĂ«r ndryshim: “UnĂ« jam Bedri Hamza, dhe ky Ă«shtĂ« misioni im. BashkĂ«. PĂ«rpara”.

Zotimi për heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e kostos së jetesës, mbështetjen e familjeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.


Uran Ismaili: Kështu do t'i ul çmimet programi i Bedri Hamzës (VIDEO)



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kryesore të programit zgjedhor të PDK-së.

Në videon e publikua sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Kemi paraparĂ« uljen e TVSH-sĂ« nĂ« produktet esenciale, ndĂ«rsa pĂ«r shumĂ« prej tyre TVSH-ja do tĂ« jetĂ« zero. Po ashtu, do tĂ« hiqet TVSH-ja nga faturat e energjisĂ« elektrike. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ« fund tĂ« muajit qytetarĂ«t do tĂ« paguajnĂ« mĂ« pak pĂ«r energjinĂ« elektrike”, thotĂ« Ismaili nĂ« video.

Ai shton se efektet e kĂ«tyre masave nuk do tĂ« ndjehen vetĂ«m nĂ« faturat familjare, por edhe nĂ« çmimet e produkteve dhe shĂ«rbimeve nĂ« treg. “Kur faturat e energjisĂ« elektrike janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r bizneset tona, atĂ«herĂ« edhe çmimet e produkteve qĂ« i blejmĂ« nga ato biznese, apo tĂ« shĂ«rbimeve qĂ« marrim, do tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta”, thekson ai.

Në fund të videos, Ismaili fton qytetarët që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të mbështesin programin e PDK-së dhe Bedri Hamzën për kryeministër.

“MĂ« 28 dhjetor, mbĂ«shteteni kandidatin qĂ« e ka planin, dijen dhe aftĂ«sitĂ« pĂ«r ta ndryshuar jetĂ«n tuaj. Votoni PDK 130, Bedri Hamza 1 dhe Uran Ismaili 2. BashkĂ«. PĂ«rpara!”, pĂ«rfundon Ismaili.


Ismaili: Me Bedri Hamzën në krye, sigurimet shëndetësore do të jenë prioritet kombëtar



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka theksuar se sigurimet shëndetësore është dashur të jenë prioritet kombëtar i qeverisjes aktuale, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Ismaili tha se Kosova ka jetĂ«gjatĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« EvropĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« qytetarĂ«t paguajnĂ« nga xhepi rreth 40 pĂ«r qind tĂ« shpenzimeve shĂ«ndetĂ«sore, dyfish mĂ« shumĂ« se norma e rekomanduar nga Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«. “Ne paguajmĂ« shumĂ« dhe jetojmĂ« pak,” u shpreh Ismaili.

Ai kujtoi se gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë kishte nisur kontakte konkrete për ndërtimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, përfshirë bashkëpunimin me siguruesin më të madh publik gjerman, i cili kishte dërguar edhe delegacion në Kosovë dhe ishte shprehur i gatshëm të ndihmonte në këtë proces.

Sipas Ismailit, pas largimit të tij nga Ministria e Shëndetësisë nuk është ndërmarrë më asnjë hap në këtë drejtim, duke e cilësuar këtë si mungesë serioze të kujdesit institucional ndaj barrës financiare që qytetarët përballen çdo ditë.

Ai theksoi se me Bedri HamzĂ«n nĂ« krye tĂ« qeverisĂ«, sigurimet shĂ«ndetĂ«sore dhe gjendja e shĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si do tĂ« trajtohen si prioritet kombĂ«tar, pĂ«r t’u ofruar qytetarĂ«ve mirĂ«qenie dhe mbrojtje reale.


Hamza nga ICK: Qeveria ime do të mbështesë fuqishëm ekonominë digjitale dhe inovatorët



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Innovation Centre Kosovo (ICK), duke theksuar rolin kyç që teknologjia dhe inovacioni po luajnë në ndërtimin e ekonomisë së re të vendit.

Gjatë vizitës, Hamza u njoh nga afër me punën e vajzave dhe djemve të sektorit të teknologjisë, të cilët po zhvillojnë zgjidhje inovative në fusha si Inteligjenca Artificiale, siguria kibernetike dhe printimi 3D.

Ai bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdor teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.

“NjĂ« pjesĂ« e fushatĂ«s sime Ă«shtĂ« duke u gjeneruar me InteligjencĂ« Artificiale, si dĂ«shmi e vizionit dhe pĂ«rkushtimit tonĂ« pĂ«r inovacionin dhe tĂ« ardhmen”, theksoi Hamza.

Kandidati për Kryeministër nënvizoi se mbështetja për sektorin e dijes dhe inovacionit do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

“Si kryeministĂ«r, do tĂ« punoj qĂ« Kosova tĂ« bĂ«het njĂ« shtet i dijes, me ekonomi digjitale tĂ« zhvilluar dhe mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme pĂ«r inovatorĂ«t tanĂ«â€, u shpreh Hamza.

Sipas tij, investimi në teknologji, inovacion dhe të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën.


Hamza: Kosova duhet tĂ« ecĂ« pĂ«rpara, jo kriza tĂ« reja – kapitull i ri tani



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku thekson se zgjedhjet e 28 dhjetorit paraqesin një moment vendimtar për drejtimin e vendit.

“NĂ« kĂ«tĂ« datĂ«, ne, qytetarĂ«t e kĂ«tij vendi, jemi pĂ«rballĂ« njĂ« vendimi tĂ« qartĂ«: ta vazhdojmĂ« rrugĂ«n mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje; apo ta ndryshojmĂ« kahjen dhe tĂ« ecim pĂ«rpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresĂ«â€, shprehet Hamza nĂ« video.

Ai nënvizon se zgjedhja e tij është e qartë dhe e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit:

“UnĂ« zgjedh tĂ« ecim pĂ«rpara. PĂ«r familjet tona. PĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ«. PĂ«r KosovĂ«n”.

NĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« mesazhit, kandidati pĂ«r KryeministĂ«r fton qytetarĂ«t nĂ« bashkim rreth vizionit tĂ« tij politik: “TĂ« gjithĂ« bashkĂ«. PĂ«rpara!”.

Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Hamza synon të paraqesë një alternativë të bazuar në stabilitet, zhvillim dhe shpresë për Kosovën.


Ismaili: Programi i Bedri HamzĂ«s e trajton problemin kryesor tĂ« qytetarĂ«ve, do t’i ulim çmimet me masa konkrete



Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me fermerë, ku ka shpalosur programin garues të Partisë Demokratike të Kosovës, me theks te ulja e kostos së jetesës.

Ismaili theksoi se qytetarët dhe fermerët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa presionet ekonomike pritet të rriten edhe më shumë në vitet e ardhshme, përfshirë inflacionin, faturat e energjisë elektrike dhe tatimin në pronë.

Ai tha se kjo gjendje kĂ«rkon ndryshim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe masa konkrete, duke theksuar se programi i kandidatit pĂ«r kryeministĂ«r Bedri Hamza Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pikĂ«risht pĂ«r t’i trajtuar kĂ«to problem nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«.

“NĂ« programin tonĂ« parashihen masa tĂ« qarta pĂ«r uljen e kostos sĂ« jetesĂ«s. Do ta heqim TVSH-nĂ« nga energjia elektrike dhe nga produktet esenciale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qytetarĂ«t dhe fermerĂ«t tĂ« kenĂ« lehtĂ«sim real ekonomik,” ka theksuar Ismaili.

Ai shtoi se Bedri Hamza është një kandidat për kryeministër që përfaqëson të gjithë qytetarët pa dallim dhe se bëhet fjalë për një ekonomist të dëshmuar, i cili synon ta bashkojë shoqërinë dhe të punojë për mirëqenie të qëndrueshme.

“Me 28 dhjetor, qytetarĂ«t kanĂ« njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r ndryshim. Programi ynĂ« nuk Ă«shtĂ« premtim bosh, por plan konkret pĂ«r ta ulur koston e jetĂ«s dhe pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar mirĂ«qenien e çdo familjeje,” ka shkruar Ismaili.

Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Si KryeministĂ«r, do tĂ« jem partner dhe aleat i fuqishĂ«m i sektorit privat, me investime, grante dhe mbĂ«shtetje institucionale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« bizneset tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« kushtet e punĂ«s dhe tĂ« rrisin pagat pĂ«r punĂ«torĂ«t e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.

“Ligjin pĂ«r rritjen e tatimit nĂ« pronĂ« do ta ndryshojmĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« barra financiare tĂ« mos rĂ«ndojĂ« mbi bizneset,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

“Do ta heqim TVSH-nĂ« pĂ«r energjinĂ« elektrike, qĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset tĂ« paguajnĂ« fatura mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« energjisĂ«,” ka shtuar Hamza.

Kryetari i PDK-sĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka nisur njĂ« tur nĂ«pĂ«r qytetet e KosovĂ«s, pĂ«r t’u takuar drejtpĂ«rdrejt me qytetarĂ« dhe biznese, si dhe pĂ«r tĂ« shpalosur programin e tij pĂ«r punĂ«, mirĂ«qenie dhe zhvillim ekonomik./Telegrafi/


I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor "të ndriçohet e ardhmja e Kosovës me votë"



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, duke theksuar se sonte, në Klinë, sërish ka pasur ndërprerje të rrymës gjatë tubimit elektoral të PDK-së.

“Sonte na u ndalĂ« rryma nĂ« KlinĂ«. Kjo tashmĂ« na Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« rutinĂ«. Ky ishte shĂ«rbimi i veçantĂ« i kĂ«saj qeverie pĂ«r pesĂ« vjet,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë një mundësi për ndryshim dhe për një qeverisje që ofron shërbime funksionale për qytetarët.

“MĂ« 28 dhjetor, le ta ndriçojmĂ« tĂ« ardhmen e KosovĂ«s me votĂ«n tonĂ«. MĂ« 28 dhjetor, votoni pĂ«r njĂ« qeveri qĂ« punon,” ka theksuar Hamza, duke pĂ«rmbyllur mesazhin me sloganin: “BashkĂ«. PĂ«rpara.”



Uran Ismaili: Me 28 dhjetor përçarjes i vjen fundi, Bedri Hamza garantues i bashkimit



Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë shpalosur programin dhe prioritetet e PDK-së në një tubim të mbajtur me banorët e Hajvalisë, Veternikut dhe Prishtinës së Re.

Ismaili tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit janĂ« njĂ« mundĂ«si e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« t’i japin fund pĂ«rçarjes dhe ta kenĂ« njĂ« kryeministĂ«r pĂ«rbashkues, i cili e shtyn pĂ«rpara zhvillimin dhe mirĂ«qenien qytetare.

Ai theksoi se mbështetja e dhënë nga qytetarët është dëshmi e qartë se ata janë të gatshëm të bashkohen rreth vizionit të Bedri Hamzës për një Kosovë më stabile dhe me jetë më të mirë për të gjithë.



PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Pensionistë që mezi mbijetojnë. Keq, Albin



Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e tretë, e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj anashkalimit të pensionistëve nga Qeveria Kurti.

NĂ« video shfaqet njĂ« i moshuar teksa numĂ«ron paratĂ« mbi tavolinĂ«, ndĂ«rsa mesazhi shoqĂ«rues thotĂ«: “PensionistĂ« qĂ« mezi mbijetojnĂ«. Keq, Albin.”

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.


Rritje pagash dhe mirëqenie për familjet: Bedri Hamza nis shpërndarjen e fletushkave me zotimet kryesore nëpër qytete



Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.

Hamza ka qëndruar dje në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor.

“Zotimet tona kryesore pĂ«r zhvillim dhe mirĂ«qenie tashmĂ« nĂ« duart e qytetarĂ«ve. BashkĂ« nĂ« Ferizaj, pĂ«rpara pĂ«r KosovĂ«n”, ka shkruar Hamza.

Zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për produkte bazike dhe energjinë elektrike.

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, shprehen të bindur për fitore



Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza, e ka nisur sot ditën në Pejë, në shoqëri me Xhavit Halitin.

"Me Bedriun, njeriun e duhur për kryeministër të Kosovës, e nisëm ditën në Pejën e Haxhi Zekës, mes njerëzve tanë të mirë, me besim e shpresë për fitoren e PDK-së", ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

PDK mban sot takim në Pejë në ora 17:30, ku do të merr pjesë edhe Bedri Hamza.


❌