❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

Kur ka kaluar thuajse njĂ« vit nga miratimi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” qĂ« synon tĂ« kthejĂ« kapitalin e DiasporĂ«s dhe jo vetĂ«m, si investim nĂ« malet shqiptare, bilanci mbetet ende nĂ« letĂ«r. BashkitĂ« kanĂ« ecur me ritme tĂ« ngadalta nĂ« lidhje me shpalljen e zonave parĂ«sore, duke lĂ«nĂ« tĂ« pakĂ«naqur qeverinĂ«, e cila ka vĂ«nĂ« si kusht 1000 investime tĂ« synuara. Deri mĂ« tani vetĂ«m 13 bashki i kanĂ« shpallur kĂ«to zo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online

Ndërprerja e vazhdueshme e funksioneve të e-Albania gjatë muajve të fundit ka ngritur çështjen se çfarë nuk funksionon. Sipas konsultimeve me ekspertët, një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas fillimit të hetimeve të SPAK ka çuar në problematikat e shumta...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online appeared first on Revista Monitor.

“PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s

Si ambicia e qeverisĂ« pĂ«r digjitalizimin e administratĂ«s publike dhe kalimin e tĂ« gjitha shĂ«rbimeve online, qĂ« sĂ« fundmi u personifikua ministrja e parĂ« online nĂ« botĂ«, e pagĂ«zuar me emrin “Diella”, nuk po arrin tĂ« krijojĂ« njĂ« sistem tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r biznesin, pavarĂ«sisht se ka gĂ«lltitur qindra miliona euro. Si u bllokua aktiviteti i bizneseve pĂ«r tĂ« paktĂ«n tre javĂ« dhe askush n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s appeared first on Revista Monitor.

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta. Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja pĂ«r frymĂ« e llogaritur vetĂ«m me kurs kĂ«mbimi, PPP korrigjon pĂ«r diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer tĂ« ardhurĂ«n nĂ« atĂ« qĂ« quhet “dollar ndĂ«rkombĂ«tar”, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son tĂ« njĂ«jtĂ«n fuqi blerĂ«se kudo. Me fjalĂ« tĂ« thjeshta, ky tregues tregon jo vetĂ«m sa prodhon njĂ« ekonomi pĂ«r person, por edhe sa mund tĂ« blejĂ« realisht njĂ« person me ato para nĂ« vendin e vet, ndaj pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« krahasuar standardin e jetesĂ«s mes vendeve.

The post FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës appeared first on Revista Monitor.

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Çmimet e produkteve bazĂ« nĂ« bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtĂ«si kohĂ«t e fundit me nga 20-30% se secila. NjĂ« shishe ujĂ« 0.5 litĂ«r tani Ă«shtĂ« barazuar me kafenĂ« ose nĂ« disa raste Ă«shtĂ« edhe mĂ« shtrenjtĂ«.

Të dhënat nga tregu  tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë nga rreth 70-90 lekë që ka qenë deri para një muaji.

Ndërsa në baret e zakonshme të Tiranës një paketim  0.5 litër kushton jo më pak se 90 lekë nga 70 lekë që ishte në fund të 2025.  Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve e Restoranteve tha se, nuk as logjikë, as etikë të rritet çmimi i ujit dhe sidomos në disa raste me shumë se kafeja.

“Po kalojmĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n logjike qĂ« ka kaluar Greqia kur nisĂ«n tĂ« abuzonin me çmimin e ujit dhe qeveria atje vendosi njĂ« çmim tavan mĂ« shumĂ« se 0.5 cent”, tha ai.

Greqia është rasti unik në Europë ku miratoi ligjin që vendosi çmim tavan për ujin e thjeshtë të paketuar (zakonisht 500 ml), rreth 0.50 euro TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante.

Ligji i detyron baret greke që të shënojnë çmimin e ujit në menu me arsyetimin se uji trajtohet si produkt bazë jetese, edhe kur shitet në ambient shërbimi.

Në Francë Ligji detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas  për klientët. Kjo krijon një presion indirekt mbi çmimin e shisheve, por restoranti është i lirë të vendosë çfarë çmimi të dojë për ujin e paketuar.

Marzhi i fitimit për një shishe ujë 0.5 litër nga marketi ose furnitorët e shumicës është i lartë. Nga 35-40 lekë në market uji tani kushton në një dysheme jo më pak se 100 lekë.

Kompanitë e prodhimit të ujit në vend pohuan se nuk e kanë ndryshuar çmimin e furnizimit me shumicë të shishes 0.5 litër, duke transferuar arsyet e rritjes së çmimit tërësisht tek baret dhe restorantet.

Po siç shpjegojnë vetë administratorët e bareve uji u aplikua për të maskuar çmimin e kafesë, i cili është rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkesa për konsum në vend po rritet gjithnjë e më shumë nga turistët.

Për të mbajtur çmimin e kafesë nën kontroll po rritet çmimi i ujit përtej logjikës dhe etikës. Disa bare p.sh. mbajnë paketime të vogla në qelq që kushtojnë shpesh me shumë se kafeja duke i vënë konsumatorët para zgjedhjes së detyruar.

Zoti Jahja bëri thirrje që të bëhet një ndërhyrje e ngjashme me Greqinë, ku uji shpesh ofrohet falas ose me çmim shumë të lirë kundrejt një filxhani kafe që shkon 2.5-4 euro. Megjithatë, në Shqipëri uji i rubinetit nuk është i pijshëm, pavarësisht investimeve të shumta, duke e vështirësuar ndërhyrjen e qeverisë.

Në Shqipëri konsumatorët po përballen me barrë të rëndë të çmimeve të ujit të paketuar, pasi ai që vjen nga rubineti së paku në Tiranë dhe qytetet kryesore nuk është i konsumueshëm. Paketimet 1.5 litër apo më shumë aktualisht shiten në markete edhe me çmime më të larta se ne Europë./ B.Hoxha

 

The post Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30% appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve pagoi 89 milionë euro dëme vitin e kaluar

Kompanitë e sigurimeve paguan 8.6 miliardë lekë ose rreth 89 milionë euro dëme vitin e kaluar. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se shuma e dëmeve të paguara pësoi një rënie të lehtë me 0.75% krahasuar me vitin 2024.

Rënia erdhi kryesisht nga tregu i sigurimit të Jetës dhe nga dëmet e paguara si objekt fond kompensimi, ndërsa në segmentin e sigurimit të Jo-Jetës dëmet e paguara u rritën me 0.35% krahasuar me një vit më parë.

Në segmentin më të madh të tregut, atë të sigurimit të Jo-Jetës, dëmet dominohen nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Për vitin 2025, kompanitë e sigurimit paguan 5.56 miliardë lekë ose rreth 57 milionë euro dëme të lidhura me sigurimet motorike ndaj palëve të treta. Kjo shumë përbënte rreth 70.5% të gjithë dëmeve të paguara në tregun e sigurimit të jo-jetës. 4.7 miliardë lekë ose gati 60% e totalit janë dëme të lidhura me sigurimin e brendshëm motorik TPL.

Duke filluar nga viti 2026, kompanitë e sigurimeve nisën aplikimin e sistemit bonus-malus, që ka sjellë shtrenjtim të primit të sigurimit për ata drejtues mjetesh që shkaktuan dëme vitin e kaluar.

Një tjetër produkt me peshë në rritje në strukturën e dëmeve është sigurimi vullnetar Kasko i mjeteve. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit paguan më shumë se 10 milionë euro dëme në këtë produkt, shumë kjo që përbënte 12.4% të totalit të dëmeve të paguara.

Struktura e dëmeve në tregun e sigurimeve reflekton atë të primeve, duke qenë e dominuar nga produktet motorike, që së bashku përbëjnë më shumë se 82% të dëmeve të paguara.

Ndërkohë, mes produkteve jomotorike, klasa kryesore e dëmeve të paguara është ajo e lidhur me sigurimin e shëndetit. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 7 milionë euro dëme në këtë produkt, shumë kjo që përbënte 8.4% të gjithë dëmeve të paguara në tregun e Jo-Jetës.

Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, ai i sigurimit të pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore solli vetëm rreth 5 milionë euro dëme, shumë kjo sa 6.2% e totalit.

Veç të tjerash, kjo dëshmon nivelin e ulët të mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime ndaj katastrofave.

Ndërkohë, në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, kompanitë vitin e kaluar kompanitë e sigurimit paguan 320 milionë lekë ose rreth 3.3 milionë euro dëme. Vlera e dëmeve pësoi rënie me 4.2% krahasuar me një vit më parë.

Struktura e dëmeve dominohet nga produkti kryesor, jeta e debitorit, me 45% të dëmeve totale të paguara./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve pagoi 89 milionë euro dëme vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Një udhëzues mujor për planifikimin e udhëtimeve

Në udhëtime, ai që vepron herët fiton gjithmonë. Edhe pse ofertat e minutës së fundit ekzistojnë, ato zakonisht vijnë me kosto: keni më pak zgjedhje fluturimesh, më pak akomodime dhe paguani më shtrenjtë për ato që kanë mbetur.

Sot, rezervimi shumë herët nuk është më thjesht i zgjuar, është i domosdoshëm. Shumë udhëtime rezervohen 9 muaj deri në një vit përpara, sidomos destinacionet ndërkombëtare, vendet e famshme në rrjetet sociale dhe udhëtimet e lidhura me evente të mëdha.

Në të njëjtën kohë, jo gjithçka mund ta rezervoni kaq herët. Oraret e trenave dhe trageteve zakonisht hapen vetëm 3 deri në 6 muaj para nisjes, prandaj të dini kur të prisni është po aq e rëndësishme sa të dini kur të rezervoni.

Ky udhëzues nga Lonely Planet ju ndihmon të kuptoni, muaj pas muaji, kur është momenti më i mirë për të planifikuar dhe për të blerë fluturime, hotele, ture dhe transport, në mënyrë që të udhëtoni më zgjuar, me më shumë zgjedhje dhe më pak kompromise.

Duhet tĂ« mbani parasysh disa rregulla bazĂ«. Pasaportat mund tĂ« vonohen mĂ« shumĂ« se sa mendoni: procedura standarde zgjat 4–6 javĂ« dhe edhe mĂ« shumĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« sezon i ngarkuar.

Rezervoni herët, por sa herë të keni mundësi, zgjidhni bileta dhe hotele të rimbursueshme dhe mos anashkaloni sigurimin e udhëtimit.

NĂ«se po planifikoni njĂ« udhĂ«tim nĂ« parqe tematike, duhet tĂ« veproni 6–12 muaj pĂ«rpara. Pushimet e pranverĂ«s janĂ« zakonisht nĂ« mes tĂ« marsit dhe duhen marrĂ« nĂ« konsideratĂ« qĂ« nĂ« fillim tĂ« vitit.

Nga janari deri në mars është periudha ku duhet të siguroni pjesën më të madhe të udhëtimeve verore.

Janari ju jep fleksibilitet dhe oferta, shkurti është muaji ideal për Europën dhe destinacionet e njohura, ndërsa marsi është afati i fundit për të mbyllur fluturime dhe hotele përpara se të fillojë shtrëngimi i zgjedhjeve. Në këtë fazë, nëse nuk keni bërë rezervime, rrezikoni çmime më të larta dhe më pak alternativa.

Nga prilli deri në maj fillon planifikimi për udhëtime më specifike dhe sezonale.

Kjo është koha për safari në Afrikë, për lulëzimin e qershive në Japoni dhe SHBA, për rajonet e verës në Europë dhe për tregjet e Krishtlindjeve.

Në këto raste, akomodimi është shpesh më i rëndësishëm se fluturimi, sepse vendndodhja përcakton gjithë përvojën.

Qershori dhe korriku, edhe pse janë muajt e pushimeve, janë shumë të rëndësishëm për të menduar përpara.

Duhet të planifikoni shtatorin, tetorin dhe udhëtimet e fundvitit. Nëse ju pëlqen vjeshta, natyra dhe udhëtimet më të qeta, kjo është periudha për të rezervuar, përpara se çmimet të rriten ndjeshëm.

Nga gushti deri në tetor duhet të mendoni për festat e mëdha dhe udhëtimet sezonale: Halloween, Viti i Ri, ski, apo pushime dimërore në destinacione të ngrohta.

Në këtë fazë, pritja zakonisht nënkupton më pak zgjedhje dhe më shumë shpenzime.

Nëntori dhe dhjetori janë muaj strategjikë për gjithë vitin që vjen. Nëntori sjell ofertat e Black Friday dhe Cyber Monday, ndërsa dhjetori është momenti ideal për të siguruar udhëtime të pranverës, kroçera, Alaska dhe kampe verore në parqe kombëtare.

Nëse veproni në këtë periudhë, hyni në vitin e ri me plane të qarta, çmime më të mira dhe shumë më pak stres.

Në fund, nëse planifikoni me kalendar dhe jo vetëm me impulse, udhëtoni më lirë, më rehat dhe me shumë më pak kompromise.

Sa më herët të mendoni për vitin si një tërësi, aq më shumë kontroll keni mbi buxhetin, kohën dhe përvojën tuaj. / Lonely Planet, Shqip.al

The post Një udhëzues mujor për planifikimin e udhëtimeve appeared first on Revista Monitor.

Çipa nĂ« shkretĂ«tirĂ«

Arabia Saudite synon të ndërtojë qendrat e të dhënave më të lira në botë. Me tokë dhe energji të mjaftueshme në dispozicion, mbretëria mendon se ka gjetur avantazhin e saj, shkruan The Economist

 

Dy orë në jug të Xhedahut, në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, parku diellor Al Shuaiba mbulon 50 kilometra katrorë shkretëtirë.

Faza e parë e projektit, e nisur në vitin 2024, prodhon 600 megavat energji elektrike me vetëm 3.9 halala saudite, pak më shumë se një cent, për kilovat/orë, gati një e njëzeta e kostos së prodhimit të energjisë në centralin bërthamor Hinkley Point C që po planifikohet në Britani.

Plani i Arabisë Saudite për gjithë këtë energji të lirë është ta përdorë për të furnizuar qendra gjigante të të dhënave për Inteligjencën Artificiale (IA).

Procesi i bĂ«rjes sĂ« pyetjeve dhe marrjes sĂ« pĂ«rgjigjeve nga njĂ« sistem IA, pĂ«rbĂ«het nga dy elemente: kostoja fikse e pajisjeve kompjuterike dhe kostoja e vazhdueshme e energjisĂ« elektrike pĂ«r t’i operuar ato.

Kursimi te pajisjet është një ekonomi e rreme, pasi çipat më të rinj dhe më të shtrenjtë janë zakonisht edhe më efikasë në ekzekutimin e algoritmeve më të mira.

Ofrimi i sistemeve IA më të lira, për rrjedhojë, varet nga përdorimi i energjisë më të lirë. Pikërisht këtu, Arabia Saudite beson se ka epërsinë.

Kjo strategji u kthye në përparësi kombëtare në maj të vitit 2024 dhe mbështetet nga sundimtari de facto i shtetit, Muhammad bin Salman, i njohur si MBS.

Një kompani e re, Humain, ka centralizuar përpjekjet nën drejtimin e Tareq Amin, kreut të Aramco Digital, krahu teknologjik i kompanisë shtetërore të energjisë.

“Ne nisĂ«m me vrap, jo thjesht duke ecur”, thotĂ« Amin.

Misioni i Humain lidhet ngushtĂ« me strategjinĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« “Vision 2030” tĂ« ArabisĂ« Saudite, qĂ« synon ta shkĂ«pusĂ« vendin nga varĂ«sia ndaj nxjerrjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve fosile. Zbatimi i kĂ«tij vizioni, brenda kufizimeve ekzistuese, Ă«shtĂ« “rreziku numĂ«r njĂ«â€, thotĂ« Amin.

“Nuk kemi zgjedhje. Duhet ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«, nuk ka plan B”. I lindur nĂ« Jordani, Amin ka pĂ«rballuar mĂ« parĂ« sfida tĂ« mĂ«dha, duke punuar nĂ« projekte infrastrukturore pĂ«r Reliance Jio, njĂ« kompani indiane e telekomunikacionit, dhe pĂ«r Rakuten, njĂ« konglomerat japonez.

 

Avantazhi saudit

Kushtet duken tĂ« favorshme. Qendrat e tĂ« dhĂ«nave kanĂ« nevojĂ« pĂ«r energji pĂ«r tĂ« funksionuar, tokĂ« ku tĂ« ndĂ«rtohen dhe çipa pĂ«r t’i mbushur. E para Ă«shtĂ« pika e fortĂ« e ArabisĂ« Saudite. Edhe e dyta sigurohet lehtĂ«.

Vendi është i madh dhe pak i populluar dhe, me mbështetje qeveritare, lejet e ndërtimit merren pa vështirësi. Në dy javët e para, thotë Amin, Humain identifikoi mbi 200 vende potenciale me akses në një furnizim energjie të kombinuar prej 15.6 gigavatësh, përfshirë katër parcela të mëdha të vendosura pranë burimeve të mjaftueshme të energjisë diellore.

Çipat kanĂ« qenĂ« mĂ« problematikĂ«. UdhĂ«timi i shtetit drejt qendrave tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r IA nisi me njĂ« marrĂ«veshje mes Aramco Digital dhe Groq, njĂ« kompani prodhuese çipash pĂ«r IA, jo modeli xAI me emĂ«r tĂ« ngjashĂ«m, pĂ«r blerjen e gjysmĂ«pĂ«rçuesve me vlerĂ« 1.5 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« shkurt.

Këta çipa janë të përshtatshëm për uljen e kostos së përdorimit të modeleve, duke e bërë më të lirë prodhimin e tokenëve, njësia bazë e përdorimit të IA.

Një token është një copëz teksti që përdorin modelet e Inteligjencës Artificiale për të përpunuar gjuhën. Shumica e produkteve komerciale të IA aplikojnë një tarifë për çdo token të përdorur në një pyetje, për shembull 1.25 dollarë për milion për GPT-5 të OpenAI, dhe një tarifë të veçantë për çdo token të prodhuar në përgjigje, rreth 10 dollarë për milion.

Oferta e Humain për kompanitë e IA është e thjeshtë: ekzekutoni modelet tuaja mbi energjinë saudite dhe prodhoni tokenët e daljes me një kosto shumë më të ulët se ajo që u faturohet klientëve.

Me energji tĂ« lirĂ« dhe çipa efikasĂ«, Humain arriti t’i shesĂ« tokenĂ«t e daljes me rreth gjysmĂ«n e çmimit tĂ« tregut, thotĂ« Amin.

Në nëntor, Humain siguroi çipat më të avancuar në treg. Një vizitë e MBS në SHBA, gjithashtu kryetar i Humain dhe fytyra e të cilit ndodhet në krye të faqes së saj të internetit, përfshiu një takim miqësor me Donald Trump, që hapi rrugën për një licencë importi prej 35 mijë çipash të nivelit më të lartë nga Nvidia, me një kosto rreth 1 miliard dollarë.

Kjo nuk mjafton për të mbushur më shumë se një qendër të vetme të të dhënave për llojin e kompanive të mëdha të IA që Humain synon të operojë, por përfaqëson një kthesë të fortë nga përpjekjet e mëparshme amerikane për ta mbajtur harduerin më të vlefshëm të llogaritjes për IA vetëm për aleatët më të afërt.

Pak më herët, AirTrunk, një ndërtues qendrash të të dhënave, kishte nënshkruar një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh me Humain për ndërtimin e një kampusi qendrash të të dhënave në vend.

Arabia Saudite nuk po ndërton vetëm qendra të të dhënave, por edhe po i përdor ato. ALLAM, një model IA në gjuhën arabe i ndërtuar me Autoritetin Saudit për të Dhëna dhe IA, një tjetër strukturë shtetërore, u është vënë në dispozicion nëpunësve civilë. Humain ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me kompani si Adobe për ta integruar këtë model në aplikacionet e tyre.

 

Ambiciet që vijnë më pas

Partneritete të tilla sugjerojnë se Arabia Saudite është në rrugën e duhur për të ndërtuar themelet e një sektori të qëndrueshëm të IA, thotë Derar Saifan, partner në firmën e konsulencës PwC.

Ai pret që vendi të hyjë në pesëshen e parë të qendrave globale të IA brenda pesë deri në shtatë vjetësh.

Sukseset e hershme e kanĂ« rritur mĂ« tej ambicien e Humain. Amin tani flet jo vetĂ«m pĂ«r eksportimin e tokenĂ«ve ose trajnimin e modeleve, por pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« “sistemi operativ tĂ« IA pĂ«r ndĂ«rmarrjet, i pari nĂ« botĂ«â€, njĂ« konkurrent i drejtpĂ«rdrejtĂ« i Microsoft Windows, ku departamentet e burimeve njerĂ«zore, financave dhe ligjore zĂ«vendĂ«sohen nga agjentĂ« IA dhe ndĂ«rfaqja ndĂ«rtohet rreth komandave pĂ«r chatbotĂ«, nĂ« vend tĂ« klikimit mbi ikona.

ËshtĂ« njĂ« vizion i guximshĂ«m, ndoshta edhe utopik. “Nuk mund tĂ« anashkaloj afatet dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« mĂ« mban zgjuar”, thotĂ« Amin. “Nuk po e nĂ«nvlerĂ«soj aspak detyrĂ«n.”

The post Çipa nĂ« shkretĂ«tirĂ« appeared first on Revista Monitor.

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rreth 26.3 mijĂ« apartamente e njĂ«si tĂ« tjera banimi ishin tĂ« disponueshme pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« me qira gjatĂ« vitit 2025. KĂ«to njĂ«si gjeneruan njĂ« rekord tĂ« ardhurash prej 134 milionĂ« eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mĂ«parshĂ«m. Por, shtimi i konkurrencĂ«s ka ulur fitimin pĂ«r apartament. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, çmimet e qirave afatgjata po rriten me ritme tĂ« larta, duke “shtrembĂ«ruar” tregun. Cilat janĂ« qytetet ku biznesi i qirasĂ« afatshkurtĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhĂ«nia sipas muajve me ditĂ« dhe afatgjatĂ«? A ia vlen tĂ« blesh njĂ« apartament pĂ«r ta dhĂ«nĂ« me qira?

 

Ornela Liperi

Familjet dhe individët po e shohin shtëpinë jo më si strehë, por si aset që duhet të punojë çdo muaj, qoftë përmes qirave afatshkurtra për turistët, ashtu dhe me kontrata afatgjata për banim.

Fitimi i shpejtë nga qiraja po duket gjithnjë e më joshës, duke ndryshuar dy vitet e fundit sjelljen e pronarëve, balancat e tregut të banesave dhe sidomos fitimet që po sjellin ato.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik bëri që shumë persona të jepnin shtëpitë me qira afatshkurtër, duke konkurruar hotelet, por edhe duke joshur shumë të huaj për shkak të çmimeve të lira ditore në krahasim me vendet e tjera të Europës.

TĂ« dhĂ«nat e AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se nĂ« gjithĂ« vendin, mesatarisht nĂ« vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijĂ« apartamente pĂ«rmes platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies, Airbnb, nga 21 mijĂ« vitin e mĂ«parshĂ«m, me njĂ« rritje prej 25.3%.

Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

 

Burimi: AirDNA

 

Shtimi i këtyre njësive ditore ka rritur të ardhurat që gjenerohen nga net-qëndrimet e shtetasve të tretë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj. Sipas të dhënave nga AirDNA, në vitin 2025 nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Zhvillimi është i dukshëm në dy vitet e fundit dhe përkon me rritjen e hyrjes së shtetasve të huaj në vend, që arriti në 11.7 milionë në 2024 dhe i ka kaluar 12 milionë në vitin 2025. Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë.

Për krahasim me vitin 2021, ky treg qarkulloi vetëm 14.6 milionë euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas muajve, periudha nga qershori në shtator është ajo që gjeneron më shumë të ardhura, e lidhur me tendencën sezonale, ku shumë shtetas të huaj i drejtohen bregdetit.

Kulmin e shënon gjithnjë gushti, ku në vitin 2025 u arkëtuan 37.2 milionë euro, ose 24.4% e totalit.

 

Burimi: AirDNA

 

Në korrik dhe gusht 2024 jepeshin me qira ditore rreth 30 mijë njësi banimi në të gjithë vendin, me Airbnb. Kjo është dhe periudha me kërkesën më të lartë. 65-67% e këtyre njësive ishin të prenotuara të paktën një ditë gjatë këtij muaji, sipas AirDNA.

“QiradhĂ«nia e shtĂ«pive Ă«shtĂ« njĂ« treg nĂ« rritje”, thotĂ« Stela Dhami nga “Colliers International”. Ajo shton se pĂ«rderisa ky treg nuk ka ndĂ«rhyrje, kjo tendencĂ« do tĂ« vazhdojĂ«.

“ËshtĂ« krijuar njĂ« nĂ«ntreg i ‘hotelerisë’ pĂ«r turistĂ«t familjarĂ« dhe rininĂ« me buxhet tĂ« ulĂ«t, duke qenĂ« se tipologjia e turistĂ«ve qĂ« tĂ«rheqim Ă«shtĂ« low cost”.

 

Net-qëndrimet arrijnë rekord në vitin 2025

Lulëzimi i turizmit ka sjellë një rritje të fortë të net-qëndrimeve në strukturat që janë dhënë me qira nëpërmjet platformës Airbnb.

Në total, për 2025-n, u regjistruan 2.36 milionë net-qëndrime përmes kësaj platforme, me një rritje prej 22.8% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i net-qëndrimeve shënohet në gusht, me 444 mijë, me rritje prej 28% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Burimi: AirDNA

 

Oferta në rritje uli çmimin ditor të qirave, duke filluar nga gushti

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 40.7 euro në mars në 73.4 euro në gusht.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, çmimet nuk kanë shënuar ndonjë rritje të lartë vitet e fundit, për shkak të konkurrencës së lartë, që ka ardhur nga shtimi i apartamenteve të listuara.

Mesatarja prej 74 eurosh në gusht vjen si rrjedhojë e çmimeve të larta në njësitë bregdetare, kryesisht në Vlorë e Sarandë, që arrin në 86 euro në gusht, në Durrës, 80 euro/natë, ndërsa në Tiranë, qiraja mesatare ditore nuk e kalon maksimumin e 45 eurove edhe në kulmin e sezonit.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas të dhënave nga AirDNA, çmimi mesatar i qirasë ishte 56.71 euro në vitin 2025, me rritje prej 0.5% në krahasim me 2024-n.

Por, shtimi i konkurrencës në ofertat e shtëpive ka sjellë një tendencë rënëse të çmimeve, sidomos nga gushti deri në fund të vitit. Në gusht, qiraja mesatare ishte 73.4 euro, nga 74.7 euro një vit më parë.

 

Të ardhurat reale mujore janë në rënie me mbi 4%, kursi është një tjetër goditje

Kthimi efektiv nga qiraja ditore, në shumicën e rasteve, rezulton modest për shkak të konkurrencës së fortë në treg dhe tarifave të ulëta ditore. Megjithatë, në Shqipëri, vendimet për këtë lloj investimi shpesh nuk bazohen në analiza afatgjata të përfitimit.

Pronarë banesash dhe individë të tjerë iu bashkuan trendit, duke rritur ndjeshëm numrin e apartamenteve të ofruara për qira afatshkurtër, të nxitur nga bindja se kjo formë qiradhënieje garanton fitime të lehta dhe të shpejta.

NjĂ« apartament mund ta japĂ«sh me qira ditore nga 40 – 80 euro, por jo i gjithĂ« muaji Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ«. Sipas statistikave tĂ« AirDNA, norma e zĂ«nies varion nga 44% nĂ« tetor deri nĂ« 66% nĂ« gusht.

Mesatarisht norma e zĂ«nies ditore ishte 54% nĂ« vitin 2025, nga 55% njĂ« vit mĂ« parĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ« njĂ« muaj, shtĂ«pia Ă«shtĂ« e zĂ«nĂ« pĂ«r 15 – 16 ditĂ«, pĂ«rveç muajve tĂ« verĂ«s, kur mund ta japĂ«sh edhe pĂ«r mĂ« shumĂ« se 20 ditĂ«.

Treguesi RevPAR (tĂ« ardhura pĂ«r qiranĂ« e disponueshme), – i cili tregon tĂ« ardhurĂ«n reale ditore bazuar nĂ« arkĂ«timin e njĂ« muaji dhe qĂ« jep njĂ« ide mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« shĂ«ndetit tĂ« tregut sesa shifrat e larta tĂ« tĂ« ardhurave totale, – nĂ« vitin 2025 luhatej nga 18.6 euro nĂ« nĂ«ntor nĂ« 48.5 euro nĂ« gusht, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« rritet nga zonat bregdetare.

Për pjesën më të madhe të vitit, e ardhura ditore nuk i kalon 25 euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Mesatarisht, në vitin 2025, treguesi i të ardhurave reale (RevPAR) ishte 30.7 euro, me rënie të lehtë (-1.4%), në raport me 31.1 euro, që ishte një vit më parë. Treguesi është më i lartë në Vlorë e Sarandë (37.5 euro), Golem (34.2 euro), Durrës (33.6 euro). Në Tiranë, fitimi mesatar neto ditor është 25 euro.

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro në muaj, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës dhe 750 euro në Tiranë.

Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj.

Një tjetër faktor që ndikon është euro. Mesatarisht, 1 euro u këmbye 97.8 lekë, nga 100.7 një vit më parë. Për krahasim, në vitin 2024, e ardhura mesatare ishte 933 euro (neto ditore 31 euro), e konvertuar në monedhën vendase ishte rreth 94 mijë lekë.

Në 2025-n, e ardhura neto mujore ishte 920 euro (31.7 euro në ditë) dhe e konvertuar me kursin e atij viti ishte rreth 90 mijë lekë.

Fitimi real ka rënë me 4.2%, i ndikuar si nga kursi, ashtu dhe kthimi ditor pak më i ulët.

 

Kthimi nga qiradhënia ditore

Mesatarisht, në 2025-n, e ardhura reale ditore nga qiradhënia përmes platformës Airbnb në rang vendi është 30.7 euro. E ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës e 750 euro në Tiranë. Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj. 

 

Burimi: AirDNA

 

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer qiradhënien në aktivitet të strukturuar, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht dhe duke ulur kostot për njësi, ose për pronarët që disponojnë banesa në pronësi dhe nuk i përdorin vetë.

Një zgjidhje biznesi që e provuan shumë persona ishte të merrnin një njësi me qira mujore e ta jepnin atë me ditë, duke tentuar të fitonin nga diferenca.

Një prej tyre ishte dhe Erioni, i cili vendosi të merrte me qira një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, me qëllimin për ta dhënë më pas me qira ditore. Pagesa mujore e qirasë ishte 500 euro, ndërsa çmimi për natë luhatej mes 35 dhe 55 eurove.

Në praktikë, apartamenti arrinte të ishte i zënë jo më shumë se gjysmën e muajit. Përveç qirasë, shpenzimet fikse mujore varionin nga 150 deri në 200 euro, duke përfshirë energjinë, pastrimin, furnizimin me produkte bazë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, si dhe komisionet e platformave Airbnb apo Booking, që shkonin nga 7% në 14%.

TĂ« ardhurat mesatare mujore silleshin rreth 700 – 800 euro, ndĂ«rsa nĂ« muajt mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« gushtit dhe shtatorit arritĂ«n deri nĂ« 1,100 euro.

Megjithatë, fitimi neto mbetej i kufizuar, nga 100 deri në 400 euro në muaj, një nivel që rezultoi i pamjaftueshëm për kohën dhe angazhimin e kërkuar. Sot, Erioni ka hequr dorë nga kjo përvojë dhe thotë se nuk do ta ndërmerrte më një nismë të tillë.

 

Airbnb, një konkurrent i fortë i hoteleve

Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave nga INSTAT. Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.

Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, duke konkurruar dukshëm hotelet.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 135 milionë euro, ndërsa ishin mesatarisht rreth 26 mijë njësi banimi të listuara.

Krahas Airbnb është dhe platforma tjetër Booking, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara, por aktorët e tregut pohojnë se sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, mbetet sërish informale.

Për krahasim, 12 hotelet më të mëdha në vend, qarkulluan së bashku në vitin 2024 rreth 10 miliardë lekë, ose 100 milionë euro, pothuajse sa platforma Airbnb në 2024-n (rreth 108 milionë euro).

INSTAT raporton se për vitin 2025, u shënuan gjithsej 9.6 milionë net-qëndrime në vend. Të dhënat e tjera të AirDNA tregojnë se vetëm përmes platformës Airbnb, kërkesa për net-qëndrime ishte 2.36 milionë, ose gati 25% e net-qëndrimeve të deklaruara zyrtarisht.

 

 

Lexoni edhe:

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak minuta larg kryeqytetit, i josh turistët me detin, restorantet dhe atmosferën verore.

Vlora dhe, mbi tĂ« gjitha, Saranda me Ksamilin, shpesh tĂ« quajtur “Maldivet e EuropĂ«s”, kanĂ« dalĂ« prej kohĂ«sh nga harta lokale dhe janĂ« kthyer nĂ« emra tĂ« njohur nĂ« mediat e huaja.

Gjirokastra dhe Berati tërheqin me gurin, historinë dhe arkitekturën e rrallë, Korça me natyrën dhe ritmin e qetë të jetës, ndërsa Shkodra po shfaqet së fundmi si një trend i ri për udhëtarët që kërkojnë përvoja ndryshe.

NĂ« kĂ«tĂ« mozaik destinacionesh, “gara” mes qyteteve pĂ«r vĂ«mendjen e turistĂ«ve Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e fortĂ«, duke hapur njĂ«kohĂ«sisht edhe mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r biznes.

BanorĂ« tĂ« shumtĂ« kanĂ« liruar banesat pĂ«r t’i kthyer nĂ« burim tĂ« ardhurash nga qiraja, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« kanĂ« investuar duke marrĂ« ambiente me qira dhe duke i shndĂ«rruar nĂ« struktura akomoduese, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga vala turistike.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, nga 26.3 mijĂ« njĂ«si banuese qĂ« ishin tĂ« listuara pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« me qira, pjesa mĂ« e madhe e tyre, rreth 39% ishin nĂ« segmentin e VlorĂ«-SarandĂ«s, me 10.2 mijĂ« njĂ«si.

Në vend të dytë është Tirana, me 20%, ose 5.2 mijë apartamente. Vendin e tretë e zë Durrësi, së bashku me Golemin, me rreth 19% (3.8 mijë njësi në Durrës dhe 1.3 mijë në Golem).

Në vend të katërt është Shkodra, që po bëhet një destinacion gjithnjë e në rritje, me 1.2 mijë apartamente që jepeshin me qira ditore mesatarisht në 2025-n, ose 4.7% e totalit.

 

Burimi: AirDNA

 

Kryeqyteti arrin të konkurrojë për numër turistësh, por jo për çmimet e qirave ditore. Të dhënat e AirDNA tregojnë se e ardhura në një ditë është më e ulëta nga destinacionet e tjera të preferuara.

NĂ« kryeqytet, çmimi mesatar pĂ«r njĂ« natĂ« Ă«shtĂ« 42.4 euro, ndĂ«rsa fitimi neto Ă«shtĂ« 25 euro. MĂ« i larti Ă«shtĂ« nĂ« zonĂ«n VlorĂ« – SarandĂ«, duke arritur deri nĂ« 66 euro, me fitim neto 37.5 euro.

Edhe Golemi e Durrësi janë bërë konkurrues me përkatësisht 68.1 euro (neto 34.2 euro) dhe 62.4 euro (neto 33.6 euro).

 

Burimi: AirDNA

 

Vlora (përfshirë Sarandën) kryeson për numrin e lartë të net-qëndrimeve, që arritën në 1.5 milionë në 2025-n. Në vend të dytë është kryeqyteti, që është stacioni kryesor për cilindo që vendos të vizitojë vendin, sidomos jashtë periudhës sezonale.

Në Tiranë u prenotuan gjithsej 1.25 milionë net-qëndrime përmes platformës Airbnb. Në vend të tretë është Durrësi dhe bregdeti, (Golemi) me rreth 770 mijë net-qëndrime.

Një konkurrent i fortë po bëhet dhe Shkodra, ku janë prenotuar rreth 200 mijë net-qëndrime në vitin 2025, sipas të dhënave nga AirDNA.

 

Burimi: AirDNA

 

Zotëruesit e njësive që jepen me qira në Vlorë e Sarandë arrijnë të garantojnë dhe të ardhurat më të larta në total, si rrjedhojë e çmimeve më të shtrenjta dhe net-qëndrimeve më të shumta.

 

Burimi: AirDNA

 

Tirana, e ardhura mesatare, rreth 750 euro/muaj

Në Tiranë, ata që japin shtëpinë me qira nëpërmjet platformës Airbnb kanë gjeneruar 31.2 milionë euro të ardhura në vitin 2025.

Norma e zĂ«nies mesatare ishte 59%, qĂ« do tĂ« thotĂ« qĂ« vetĂ«m 16 – 17 ditĂ« nĂ« muaj apartamenti Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ«, duke arritur maksimumi nĂ« 65 – 67% nĂ« muajt e verĂ«s.

Net-qëndrimet kanë ardhur në rritje, duke kulmuar në 76 mijë në gusht 2025, por shtimi i stokut ka bërë që të ketë gjithnjë e më shumë ofertë në Tiranë, duke mos mundësuar shtrenjtimin e çmimeve.

Niveli më i lartë i çmimit në natë në kryeqytet u arrit në gusht, me 45 euro/muaj, por më pas çmimet zbritën deri në 40 euro në dhjetor.

Teksa vetĂ«m 50 – 60% tĂ« kohĂ«s kĂ«to njĂ«si akomoduese nuk janĂ« tĂ« zĂ«na, fitimi neto Ă«shtĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht sa gjysma e çmimit ditor.

P.sh., në janar 2024, çmimi mesatar ishte rreth 40.8 euro dhe apartamenti ishte i prenotuar për 39% të muajit (15-16 ditë), çka bën që fitimi neto të jetë rreth 20 euro.

Fitimi më i lartë mujor neto është në gusht e shtator, me rreth 30 euro.

Mesatarja e fitimit për Tiranën për 2025 është 24.93 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 750 eurosh.

 

Burimi: AirDNA

 

Kashari është një tjetër zonë e preferuar e Tiranës për qiradhënie, për shkak të strukturës me ndërtime të vilave private. Krahas të huajve, përdorues të tyre me qira ditore janë të rinjtë për organizime të ndryshme, për festa apo ditëlindje.

TĂ« ardhurat totale tĂ« gjeneruara nga qiradhĂ«nia nĂ« Kashar ishin 1 milion euro nĂ« 2025-n. NĂ« gusht, qiraja arrin deri nĂ« 100 euro nĂ« ditĂ« dhe mĂ« e ulĂ«ta Ă«shtĂ« nĂ« shkurt me 30 euro. Norma mĂ« e lartĂ« e zĂ«nies Ă«shtĂ« po nĂ« gusht, me 60%, ndĂ«rsa pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« vitit luhatet nĂ« 40 – 50%.

Mesatarja e fitimit për Kasharin për 2025 është 32.7 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 982 eurosh.

 

Vlora dhe Saranda, rekord të ardhurash prej 57 milionë eurosh

Ndryshe nga Tirana, në Vlorë dhe Sarandë qiradhënësit kanë arritur të marrin çmime më të mira gjatë muajve të verës, duke shfrytëzuar interesin e lartë që ka për këto zona bregdetare.

AirDNA i raporton së bashku Vlorën dhe Sarandën.

Të ardhurat në këto dy qytete arritën rekordin e 57 milionë eurove në 2025. Kjo shumë e dy qyteteve më të preferuara bregdetare është sa gati 43% e të ardhurave totale që qiramarrësit fituan nëpërmjet Airbnb në të gjithë vendin.

NĂ« gusht, njĂ« njĂ«si banimi jepej me qira pĂ«rmes Airbnb mesatarisht 86 euro/ditĂ« nĂ« VlorĂ« ose SarandĂ«, mĂ« e larta nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin dhe nĂ« korrik, 82 euro. GjatĂ« muajve tĂ« tjerĂ«, qiraja luhatej midis 40 – 60 euro/ditĂ«.

Apartamentet nĂ« verĂ« ishin tĂ« zĂ«na nĂ« 60 – 70% tĂ« kohĂ«s. MĂ« tĂ« larta janĂ« dhe fitimet neto, qĂ« arrijnĂ« nĂ« rreth 55 – 60 euro nĂ« korrik e gusht. NĂ« periudhĂ«n jashtĂ« sezonit, kthimi Ă«shtĂ« i ulĂ«t, nĂ« 20 – 25 euro.

Mesatarja e fitimit për Vlorën e Sarandën për 2025 është 37.5 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 1125 eurosh.

 

Burimi: AirDNA

 

Durrësi dhe Golemi, një biznes i mirë

NĂ« zonĂ«n e DurrĂ«sit dhe tĂ« Golemit Ă«shtĂ« mĂ« e zhvilluar industria hoteliere, qĂ« tĂ«rheq turizmin e organizuar, kryesisht nga Polonia, Çekia, por dhe shtete tĂ« tjera tĂ« EuropĂ«s.

Për shkak të numrit të lartë të apartamenteve në bregdet, edhe qiradhënia është kthyer në një biznes të mirë. Të ardhurat gjithsej nga qiradhënia përmes Airbnb arritën në 20.7 milionë euro në Durrës dhe 5.1 milionë euro në Golem në 2025-n.

Çmimet ditore janĂ« rritur ndjeshĂ«m sidomos nĂ« pikun e sezonit. NĂ« gusht 2025, njĂ« njĂ«si banuese me qira ditore kushtonte 80 euro nĂ« DurrĂ«s dhe 76 euro nĂ« Golem, duke qenĂ« e dyta mĂ« e shtrenjta pas VlorĂ«s e SarandĂ«s, nga qytetet e raportuara nga AirDNA.

NĂ« verĂ«, rreth 60 – 70% e muajit Ă«shtĂ« e zĂ«nĂ« nga pushuesit.

Mesatarja e fitimit për Durrësin ishte për 2025 është 33.6 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 1007 eurosh.

Për Golemin, shifrat ishin përkatësisht 34.2 dhe 1026 euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Shkodra, ylli i ri në ngjitje

Shkodra, njĂ« qytet qĂ« i ka tĂ« gjitha – detin, malin, lumin, liqenin, historinĂ«, kulturĂ«n, traditĂ«n e ushqimin – Ă«shtĂ« “zbuluar” sĂ« fundmi jo vetĂ«m nga turistĂ«t e huaj, por edhe vendasit.

Shkodra renditet në qytetin e katërt më të preferuar nga turistët në vend, bazuar në net-qëndrimet dhe të ardhurat nga qiradhënia ditore, pas Vlorës (+ Sarandën), Tiranës dhe Durrësit (+ Golemin). Zotëruesit e pronave në Shkodër kanë arkëtuar 5.2 milionë euro në vitin 2025 nga dhënia e njësive me qira ditore përmes platformës Airbnb.

Numri i njësive që jepen me qira pothuajse është dyfishuar nga 790 në janar 2024, në mbi 1500 në dhjetor 2025.

NĂ« korrik dhe gusht, njĂ« njĂ«si banimi jepej me qira pĂ«rmes Airbnb mesatarisht 65 euro/ditĂ«. GjatĂ« muajve tĂ« tjerĂ«, qiraja luhatej midis 40 – 50 euro/ditĂ«.

Apartamentet nĂ« verĂ« ishin tĂ« zĂ«na nĂ« 60% tĂ« kohĂ«s. MĂ« tĂ« larta janĂ« dhe fitimet neto, qĂ« arrijnĂ« nĂ« rreth 40 euro nĂ« korrik e gusht. NĂ« periudhĂ«n jashtĂ« sezonit, kthimi Ă«shtĂ« i ulĂ«t, nĂ« 15 – 25 euro.

Mesatarja e fitimit për Shkodrën për 2025 është 25.8 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 773 eurosh, më e lartë sesa kryeqyteti.

 

Burimi: AirDNA

 

Shëngjini, me kthim të lartë mujor

Shëngjini është zona bregdetare që ka njohur zhvillim të shpejtë për ndërtimet, e nxitur nga interesi i lartë i shtetasve të Kosovës për shkak të afërsisë gjeografike.

Mesatarisht janë rreth 750 njësi që jepen me qira afatshkurtër përmes platformës Airbnb, të cilat kanë gjeneruar një total të ardhurash prej 1.5 milionë euro në vitin 2025.

Çmimi maksimal i njĂ« nate me qira Ă«shtĂ« nĂ« korrik e gusht, me 63 – 65 euro, periudhĂ« kur mbi 60% e netĂ«ve janĂ« tĂ« zĂ«na.

Mesatarja e fitimit për Shëngjinin për 2025 është 26.8 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 805 eurosh, më e lartë sesa kryeqyteti, por pas Vlorës e Durrësit.

 

Burimi: AirDNA

 

Qytetet e tjera

AirDNA ka të dhëna të detajuara dhe për Korçën dhe Beratin e për herë të parë ka përshirë në listë dhe Elbasanin.

Dhjetori është muaji më i zhurmshëm për Korçën, kur Krishtlindjet dhe festat e fundvitit tërheqin shumë turistë vendas e të huaj. Fitimi neto arrin në 20 euro në ditë, ndërsa dhe në korrik e gusht, është mbi 20 euro.

PĂ«r muajt e tjerĂ«, kthimi Ă«shtĂ« mesatarisht 8 – 10 euro. Çmimet e qirave ditore nĂ« Korçë variojnĂ« nga 40 euro nĂ« 50 euro nĂ« ditĂ«. TĂ« ardhurat e gjeneruara nĂ« total pĂ«r Korçën ishin gati 1.5 milionĂ« euro.

Mesatarja e fitimit për Korçën për 2025 është 16.7 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 507 eurosh.

MĂ« me pak leverdi rezulton qiradhĂ«nia nĂ« Berat, ku ndonĂ«se çmimi pĂ«r natĂ« Ă«shtĂ« rreth 40 euro, fitimi neto ditor Ă«shtĂ« mĂ« i ulĂ«ti nga tĂ« gjitha qytetet e raportuara, me vetĂ«m 7 – 20 euro.

Në total, banorët e Beratit kanë arkëtuar 1.4 milionë euro nga qiradhënia afatshkurtër për vitin 2025.

Mesatarja e fitimit për Beratin për 2025 është 16.9 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 446 eurosh.

Elbasani Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r qytet qĂ« ka filluar tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e turistĂ«ve, por arkĂ«timet totale mbeten tĂ« ulĂ«ta, nĂ« 350 mijĂ« euro. Çmimi mesatar i qirasĂ« varion nga 40-50 euro/natĂ« dhe e ardhura reale 11-20 euro.

Mesatarja e fitimit për Elbasanin për 2025 është 15.88 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 477 eurosh.

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana
 appeared first on Revista Monitor.

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Vitet e fundit Ă«shtĂ« shtuar numri i individĂ«ve qĂ« po investojnĂ« nĂ« blerjen e pasurive tĂ« paluajtshme. TĂ« dhĂ«nat e sakta mungojnĂ«, por agjencitĂ« real estate vlerĂ«sojnĂ« qĂ« 10 – 15% e blerjeve bĂ«hen pĂ«r qĂ«llime investimi.

Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta rishesësh sërish.

Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira.

Stela Dhami e “Colliers International” thotĂ« se nuk ka asnjĂ« leverdi qĂ« tĂ« blesh njĂ« apartament si mjet investimi pĂ«r tĂ« marrĂ« qira nĂ« kryeqytet.

“NdonĂ«se varet nga zona, kthimi Ă«shtĂ« shumĂ« i ngadaltĂ« dhe nga 15 vjet Ă«shtĂ« rritur nĂ« mbi 17 vjet, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« çmimeve tĂ« blerjeve tĂ« apartamenteve”.

Kjo periudhĂ« konsiderohet shumĂ« e lartĂ«, teksa mesatarja pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar tĂ« leverdishĂ«m kĂ«tĂ« lloj investimi Ă«shtĂ« 10 – 12 vjet. Ajo shton se i vetmi investimi qĂ« ia vlen Ă«shtĂ« rishitja.

Në Tiranë, çmimi mesatar i apartamenteve ka arritur në rreth 2 mijë euro, sipas Key Data Albania dhe Deloitte, pra një apartament prej 90 metra katror kushton rreth 180 mijë euro.

Nëse këtë apartament e jep me qira ditore fiton mesatarisht 750 euro në muaj bruto dhe nëse e jep mujore, fitimi është pak a shumë në të njëjtat nivele, ndonëse varet nga zona. Në këto nivele, kthimi bruto është rreth 20 vjet.

PĂ«r apartamentet nĂ« zona mĂ« qendrore, qiraja shkon dhe 1000 euro nĂ« muaj, por çmimi i blerjes rritet mesatarisht nĂ« 2500 – 3000 euro nĂ« muaj, apo 225 mijĂ« – 270 mijĂ« euro, duke pasur njĂ« kthim bruto midis 19 – 23 viteve.

Znj. Dhami shton se e vetmja zonë ku ndoshta është me leverdi investimi për ta dhënë me qira, është bregdeti, nëse arrin të blesh një apartament të lirë, pasi çmimet e qirave janë më të shtrenjta.

NĂ« VlorĂ«, çmimi mĂ« i lirĂ« pĂ«r blerje Ă«shtĂ« 1300 euro/mÂČ nĂ« Orikum, nĂ« 3500 nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« qytetit. Qiraja mĂ« e shtrenjtĂ« ditore sipas AirDNA Ă«shtĂ« 80-85 euro nĂ« qershor – gusht, e mĂ« pas zbret nĂ« 50 – 60 euro.

NĂ« DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n e Golemit, çmimet nĂ« vijĂ«n e parĂ« kanĂ« arritur deri nĂ« 2000 euro/mÂČ dhe 900 – 1300 euro/mÂČ nĂ« vijĂ«n e dytĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« agjencive tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme tĂ« bregdetit.

NĂ« Golem, sipas AirDNA, qiraja mĂ« e lartĂ« ditore arrin nĂ« 80 euro nĂ« qershor – gusht e mĂ« pas luhatet nĂ« 40 – 70 euro.

Në Vlorë p.sh., nëse blen një apartament 90 metra katror me një çmim 2000 euro për metër katror, fitimi mesatar mujor nga qiraja, sipas Airbnb është rreth 1120 euro, që nënkupton një kthim prej rreth 13 vitesh, duke iu afruar skenarit që më në fund ka kuptim ekonomik.

Në Golem, ku apartamentet janë më lirë sesa në Vlorë, nëse blen një apartament 90 metra me 1500 euro për metër katror, fitimi mujor sipas Airbnb është 1026 euro. Në këtë rast, leverdia është dhe më e lartë, me një kthim bruto prej 10-11 vitesh.

Në Shëngjin, për një apartament 90 metra, me një çmim prej 1500 euro dhe të ardhura neto nga qiraja prej 805 eurosh në muaj, kthimi është për rreth 13-14 vjet.

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira appeared first on Revista Monitor.

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, duke rritur stokun e njësive të disponueshme të listuara në Airbnb në 26 mijë në gjithë vendin, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë.

Kjo ka çuar nĂ« shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos nĂ« kryeqytet. Rritja ka qenĂ« aq e fortĂ« sa nĂ« dhjetor ndikoi nĂ« gati gjysmĂ«n e inflacionit (0.96 pikĂ« pĂ«rqindje nga 2.2% qĂ« rezultoi Indeksi i Çmimeve tĂ« Konsumit nĂ« muajin e fundit tĂ« vitit).

INSTAT raportoi se krahasuar me muajin dhjetor 2024, rritja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« grupin “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 4,8%, pasuar nga grupet “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 3,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%. TĂ« tre kĂ«ta tregues lidhen direkt ose indirekt me kĂ«rkesĂ«n e turistĂ«ve pĂ«r shĂ«rbime, duke ndikuar nĂ« shtrenjtimin e tyre pĂ«r vendasit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, vetĂ«m nĂ« TiranĂ« kishte mesatarisht tĂ« listuara rreth 5200 njĂ«si nĂ« vitin 2025, nga rreth njĂ« mijĂ« qĂ« ishte kjo shifĂ«r nĂ« vitin 2021, kur Ă«shtĂ« e dhĂ«na e parĂ« e disponueshme, me pesĂ«fishim.

“PĂ«r qiratĂ« afatgjata ka stok tĂ« ulĂ«t, ndĂ«rsa pĂ«r ato afatshkurtĂ«r Ă«shtĂ« i lartĂ«â€, thotĂ« Stela Dhami, nga “Colliers International”.

Ajo shton se shumë persona i janë futur biznesit të dhënies së shtëpive me qira me ditë, të nxitur nga fluksi i turistëve, pa u hyrë shumë thellë llogarive, sidomos ata që e kanë për herë të parë.

 

Burimi: AirDNA

 

“QiramarrĂ«si afatgjatĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u gjetur, dhe ka kosto sa herĂ« ndryshon ai. PronarĂ«t e apartamenteve mendojnĂ« se pĂ«r momentin tĂ« ardhurat ditore janĂ« mĂ« tĂ« thjeshta dhe mĂ« tĂ« shpejta”, thotĂ« znj. Dhami.

Ajo shton se ka pasur raste klientësh që i kanë hequr nga tregu hapësira komerciale, kanë bërë arredim bazë dhe i kanë konvertuar në njësi që jepen me ditë përmes platformës Airbnb.

“Ai zgjodhi kĂ«tĂ« alternativĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« qiranĂ« e zyrave e mbante edhe mĂ« lart, por e kishte bosh, pasi e vinte mĂ« shpejt nĂ« punĂ« pĂ«rmes qirasĂ« ditore, ndonĂ«se me njĂ« amortizim mĂ« tĂ« madh tĂ« pronĂ«s”.

Znj. Dhami thotĂ« se qiratĂ« afatgjata janĂ« shtrenjtuar me 20 – 30% brenda njĂ« viti nĂ« kryeqytet.

KĂ«rkesa, krahas vendasve, si familjet e reja apo studentĂ«t, Ă«shtĂ« shtuar nga tĂ« ashtuquajturit ‘expat’ (profesionistĂ« qĂ« kanĂ« ardhur nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r arsye pune, biznesi), nomadĂ«t digjitalĂ« (profesionistĂ« qĂ« punojnĂ« online dhe jetojnĂ« “pa adresĂ« fikse”, duke ndjekur punĂ«n pĂ«rmes internetit).

Sidomos expat-ët kërkojnë zakonisht apartamente të mobiluara mirë, qira afatmesme ose afatgjata dhe zona qendrore ose rezidenciale.

NjĂ« tjetĂ«r kategori qĂ« po “eksperimenton” qĂ«ndrime relativisht tĂ« gjata nĂ« vend janĂ« dhe pensionistĂ«t. Znj. Dhami thotĂ« se krahas italianĂ«ve, tregu po testohet dhe nga pensionistĂ«t amerikanĂ«, tĂ« cilĂ«t mund tĂ« rrinĂ« deri nĂ« njĂ« vit pa leje qĂ«ndrimi.

Qiraja mĂ« e lirĂ« qĂ« mund tĂ« gjesh sot nĂ« kryeqytet Ă«shtĂ« 250 – 300 euro nĂ« zonat periferike, ndĂ«rsa afĂ«r dhe nĂ« qendĂ«r, çmimet variojnĂ« nga 500 – 1000 euro nĂ« muaj.

PĂ«r vilat, kostot arrijnĂ« nĂ« 300 – 5000 euro nĂ« muaj.

Aksioni i fundit i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të tjera më herët kanë zbuluar se qiramarrësit e kullave moderne shpesh kryenin aktivitete të jashtëligjshme, si ai i një kompanie call center që kryente mashtrime me klientët jashtë vendit, kryesisht në Itali.

“KĂ«to janĂ« ato kategori klientĂ«sh qĂ« paguajnĂ« qira afatgjatĂ« prej 30 – 40 euro pĂ«r metĂ«r katror”, thotĂ« znj. Dhami.

 

Afatshkurtër apo afatgjatë, çfarë është më me leverdi

Rritja e qirave afatgjatë nga ulja e ofertës dhe rënia e atyre ditore nga shtimi i stokut po bën që kthimi të barazohet, madje të jetë më i lartë dhe i garantuar për lëshimin e shtëpisë me frekuencë mujore ose më gjatë.

Armela zotĂ«ronte tre apartamente jashtĂ« zonĂ«s sĂ« UnazĂ«s, tĂ« cilat pas pandemisĂ« vendosi t’i orientojĂ« drejt qiradhĂ«nies ditore, e nxitur nga rritja e fluksit tĂ« turistĂ«ve. NĂ« vitin 2022, sipas saj, çmimi arrinte deri nĂ« 50-60 euro/nata.

Apartamentet ishin tĂ« zĂ«na pĂ«r mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e kohĂ«s, duke gjeneruar tĂ« ardhura mujore nga 900 deri nĂ« 1200 euro. “Ishte njĂ« vit shumĂ« i mirĂ« dhe kĂ«rkesa ishte e vazhdueshme”, tregon ajo.

Situata ndryshoi në vitin 2023, kur ky model filloi të përhapej gjerësisht. Numri i apartamenteve për qira ditore brenda Unazës së Madhe dhe në zonat qendrore u shtua ndjeshëm, ndërsa çmimet për një apartament me dy dhoma ranë në rreth 40 euro për natë.

Ky presion vijoi edhe gjatë 2024-s e sidomos 2025-s, duke sjellë ulje të mëtejshme të tarifave në zonën ku ndodheshin pronat e saj, deri në 30 euro/nata, si pasojë e konkurrencës së fortë.

Përveç faktit që apartamentet nuk arrinin të ishin të zëna çdo natë, edhe shpenzimet fikse ndikuan në rënien e ndjeshme të të ardhurave neto.

“Kostot e energjisĂ« ishin tĂ« larta, sepse qiramarrĂ«sit mbanin kondicionerĂ«t ndezur gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s; pajisjet amortizoheshin shpejt dhe nevojitej zĂ«vendĂ«sim i shpeshtĂ« i çarçafĂ«ve dhe peshqirĂ«ve”, shprehet ajo.

Aktualisht, Armela thotĂ« ka hequr dorĂ« nga qiraja ditore dhe i ka kaluar apartamentet nĂ« qira afatgjatĂ«, me çmime qĂ« variojnĂ« nga 550 – 700 euro nĂ« muaj.

Të dhënat nga AirDNA tregojnë se e ardhura neto mesatare nga qiraja përmes Airbnb në kryeqytet në vitin 2024 ishte 25.4 euro/ditë, ose 762 euro në muaj, ndërsa në 2025-n zbriti në 24.9 ero/ditë, ose 748 euro.

Të konvertuara në lekë, me kurset mesatare të viteve përkatëse, kthimi nga qiraja në vitin 2024 ishte 76.7 mijë lekë dhe në vitin 2025 zbriti në 73 mijë lekë, me rënie prej rreth 5%.

Ky është fitimi bruto, pasi duhen zbritur kostot e ujit, energjisë, amortizimit të pajisjeve, që e ulin kthimin dhe me të paktën 20%.

 

Burimi: AirDNA

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

 

The post Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë.

Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë.

Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit.

Me tĂ« ardhurat qĂ« kanĂ« Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« tĂ« blejnĂ« njĂ« shtĂ«pi, qĂ« mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro pĂ«r metĂ«r katror, pra u duhen 160-180 mijĂ« euro pĂ«r njĂ« hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri nĂ« 70% tĂ« vlerĂ«s, pĂ«r njĂ« shumĂ« prej 110 – 120 mijĂ« eurosh.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja ishte 3.84% në Lek dhe 4.6% në Euro. Për një kredi prej 120 mijë eurosh, ose ekuivalentin në Lek, kësti mesatar mujor i një huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit të kredisë, do të ishte përkatësisht 770 euro, ose 70 mijë lekë.

Por, sipas kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, kredimarrësit duhet të çojnë për pagesën e kësteve 40% të të ardhurave për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë.

Në valutë, financohen përkatësisht 35% dhe 30%. Sipas këtyre kushteve, kësti maksimal që mund të përballojnë Elona dhe Sokoli është rreth 60 mijë lekë në muaj.

Krahas kĂ«saj, ata do tĂ« duhet tĂ« kishin edhe kursime prej rreth 50 mijĂ« eurosh, qĂ« do t’u duhej pĂ«r tĂ« mbuluar 30% tĂ« vlerĂ«s sĂ« apartamentit, shumĂ« e pamundur tĂ« kursehej me kostot aktuale tĂ« jetesĂ«s e pagat reale.

Në këto kushte, ata vendosën të kërkonin një shtëpi me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës dhe për të shmangur përdorimin e makinës.

Por dhe qiratë në lagje të mira nuk ishin më të lira se 700 euro në muaj, duke u marrë atyre gati gjysmën e të ardhurave mujore (46%).

Ky nivel i kalon ndjeshëm kufijtë e përballueshmërisë së pranuar gjerësisht nga standardet ndërkombëtare, ku qiraja nuk duhet të shkojë përtej 30% të buxhetit familjar.

Në terma praktikë, për të qenë në një situatë financiare të qëndrueshme, ata do të duhej të paguanin jo më shumë se rreth 450 euro në muaj për strehim, ndërsa diferenca prej mbi 250 eurosh në muaj që u kërkohet sot përkthehet drejtpërdrejt në më pak para për ushqim, shërbime, transport dhe kursime.

Pas pagesës së qirasë, atyre u mbeten rreth 82 mijë lekë për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera të jetesës, në një kohë kur çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve po rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë nisjen e një jete të pavarur në kryeqytet pa u futur në një cikël të vazhdueshëm presioni financiar dhe sidomos të mendojnë për të shtuar familjen.

“KĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r qira vjen kryesisht si pasojĂ« e pamundĂ«sisĂ« financiare tĂ« shumĂ« familjeve tĂ« reja pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« apartament, ndĂ«rkohĂ« qĂ« edhe çmimet e shitjes janĂ« rritur ndjeshĂ«m. KĂ«ta dy faktorĂ« kryesorĂ« po ndikojnĂ« vazhdimisht nĂ« rritjen e çmimeve tĂ« qirave.

VeçanĂ«risht nĂ« zona si Liqeni i ThatĂ«, pranĂ« DigĂ«s dhe pranĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kĂ«rkesa Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ«, qiratĂ« janĂ« rritur ndjeshĂ«m.

Por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, nĂ« tĂ« gjithĂ« TiranĂ«n, Ă«shtĂ« shĂ«nuar njĂ« tendencĂ« nĂ« rritje e çmimeve tĂ« qirasĂ« dhe nuk pritet ndonjĂ« ulje nĂ« periudhĂ«n e afĂ«rt”, Ă«shtĂ« shprehur mĂ« herĂ«t pĂ«r “Monitor”, Dritan Leka, njĂ« nga drejtuesit e agjencisĂ« imobiliare “CPM”.

“QiratĂ« dhe apartamentet e shtrenjta janĂ« njĂ« nga arsyet se pse tĂ« rinjtĂ« po ikin nĂ« emigracion”, thotĂ« Stela Dhami nga “Colliers International”, duke shtuar qĂ« Ă«shtĂ« detyrĂ« e qeverisĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« mundur qĂ« tĂ« ketĂ« shtĂ«pi tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe popullatĂ«n nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.

Bazuar në përvojat ndërkombëtar, znj. Dhami rekomandon që shteti mund të bëjë politika sociale, si të  ofrojë kredi me norma interesi të ulëta për familjet e reja, të ofrojë garanci për kolateralin, të garantojë riskun me bankat.

“NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« duhet regjistruar stoku i apartamenteve tĂ« pa shitura. Pas regjistrimit tĂ« kĂ«tij stoku, institucionet mund tĂ« bĂ«jnĂ« marrĂ«veshje me ndĂ«rtuesit dhe ti ofrojnĂ« apartamentet si partneritet me privatin”, sugjeron ajo.

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

 

 

 

The post Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja appeared first on Revista Monitor.

Kosova, ikja pa kthim

Intervistë me Jusuf Azemin, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Kosovë

 

Në Kosovë vazhdon largimi i qytetarëve, ndërsa punëtorët e sektorit privat përballen me paga të ulëta, mungesë sigurie dhe perspektivë të pasigurt.

Rritja e pagës minimale pritet të nisë nga viti 2026, por sindikata kërkon barazi me sektorin publik dhe zbatim të menjëhershëm të saj. Kriza e fuqisë punëtore, aksidentet në vendet e punës dhe mungesa e reagimit institucional rrisin shqetësimin për të ardhmen e punëtorëve.

 

Nga Prishtina, Fatos Shala

Në Kosovë po vazhdon trendi shqetësues i largimit të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që punëtorët e sektorit privat po përballen me paga të ulëta, mungesë sigurie në punë dhe pabarazi me sektorin publik.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Jusuf Azemi, kryetar i SindikatĂ«s sĂ« Pavarur tĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Sektorit Privat, flet pĂ«r krizĂ«n sociale qĂ« po pĂ«rjetojnĂ« punĂ«torĂ«t, pĂ«r mungesĂ«n e reagimit institucional, pĂ«r pasojat e vonesĂ«s nĂ« formimin e institucioneve, si dhe pĂ«r rrezikun qĂ« Kosova tĂ« mbetet pa fuqi punĂ«tore nĂ« vitet e ardhshme.

 

Z.Azemi, ju keni përmendur shpesh se shifrat zyrtare të emigrimit nuk përkojnë me realitetin. Sa i madh është, sipas jush, numri i qytetarëve që janë larguar nga vendi?

Realiteti është shumë më i rëndë nga sa paraqitet zyrtarisht. Sipas të dhënave që ne kemi mbledhur nga terreni dhe përmes sindikatave lokale, rreth 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova vetëm gjatë pesë viteve të fundit.

Prej tyre, rreth 200 mijĂ« kanĂ« gjetur punĂ« kryesisht nĂ« Gjermani dhe shtetet e tjera tĂ« BE-sĂ«. Dhe kĂ«tu nuk po flasim vetĂ«m pĂ«r punĂ«torĂ«t e kualifikuar, por pĂ«r punĂ«torĂ« tĂ« ndĂ«rtimtarisĂ«, tĂ« prodhimit, tĂ« shĂ«rbimeve – pra pĂ«r shtresĂ«n punĂ«tore qĂ« e mban ekonominĂ« e vendit gjallĂ«.

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e atyre që kanë ikur janë punëtorë të sektorit privat, që kanë punuar me paga minimale, pa sigurime, pa kontrata stabile dhe pa asnjë garanci për të ardhmen.

 

Pse mendoni se njerëzit po ikin në këtë masë? A është vetëm çështja ekonomike apo ka diçka më shumë?

Ekonomia është thelbi, por jo e vetmja arsye. Sot, punëtorët në Kosovë nuk kanë siguri, nuk kanë mbrojtje, as dinjitet. Paga mesatare prej rreth 600 eurosh nuk mjafton për të mbajtur një familje.

Çmimet e ushqimeve, qirave dhe energjisĂ« janĂ« rritur, ndĂ«rsa pagat kanĂ« mbetur pothuajse tĂ« pandryshuara.

Punëtorët kanë pritur përmirësime, por kanë kuptuar se në realitet nuk ka përparim, nuk ka investim në kushte pune, nuk ka sigurime shëndetësore e as sociale. Në këto rrethana, largimi është bërë zgjidhja e vetme për shumë prej tyre.

 

Jemi në një periudhë tranzicioni institucional, me vonesa në formimin e qeverisë. Si ndikon kjo te punëtorët?

Shumë negativisht. Edhe kur institucionet kanë qenë funksionale, kemi pasur probleme serioze. Por tani, me këtë vakuum institucional, punëtorët janë lënë plotësisht në harresë.

Kemi kontrata që nuk po vazhdojnë, pagesa që po vonohen, dhe shumë kompani që ofrojnë shërbime për institucionet publike janë në pritje të fondeve.

Kjo ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« pagat e punĂ«torĂ«ve. Çdo ditĂ« pa qeveri e pa Parlament aktiv Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« dĂ«m pĂ«r punĂ«torĂ«t e sektorit privat. NĂ«se kjo situatĂ« vazhdon, do tĂ« ketĂ« pakĂ«naqĂ«si dhe reagime masive.

 

Një nga kërkesat e përsëritura nga sindikata që ju udhëhiqni është barazimi i punëtorëve të sektorit privat me ata të sektorit publik. Pse kjo është kaq e rëndësishme?

Sepse punëtorët e sektorit privat janë të diskriminuar në mënyrë flagrante. Për shembull, në QKUK, punëtorët teknikë dhe të sigurimit që paguhen direkt nga buxheti i Kosovës, marrin 50 euro më shumë se ata që kryejnë të njëjtën punë përmes kompanive private.

Dhe nga qershori pritet t’u rritet edhe 50 euro tjera. NdĂ«rsa punĂ«torĂ«t e kompanive private qĂ« ofrojnĂ« tĂ« njĂ«jtin shĂ«rbim marrin 100 euro mĂ« pak.

Kjo është e padrejtë dhe ne kërkojmë që të barazohemi në paga e kushte me punëtorët publikë. Ky nuk është luks, por kërkesë minimale për dinjitet njerëzor.

 

Në rast se institucionet nuk ndërmarrin hapa konkretë, çfarë planifikoni si sindikatë?

Ne gjithmonë jemi për dialog dhe mirëkuptim, por nëse kërkesat ligjore nuk realizohen, ne do të reagojmë. Do të ketë protesta dhe greva, si në të kaluarën. Kemi pasur shumë raste kur kemi arritur marrëveshje vetëm pasi kemi ushtruar presion publik.

Nuk është dëshira jonë të bllokojmë rrugë apo institucione, por ndonjëherë është mënyra e vetme që zëri i punëtorëve të dëgjohet.

 

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale nga 350 në 500 euro në dy faza. A jeni të kënaqur me këtë vendim?

Ky është një hap pozitiv, por ende i pamjaftueshëm. Rritja nga 350 në 425 euro bruto nga 1 janari 2026 dhe më pas në 500 euro nga 1 korriku 2026 duhet të zbatohet pa vonesa.

Ne kemi kërkuar që paga minimale të jetë së paku 600 euro, sepse vetëm ashtu mund të përballohet kostoja reale e jetesës.

Nëse shteti nuk i ndihmon kompanitë publike e private që ofrojnë shërbime në institucione, punëtorët do të mbesin prapa. Prandaj kërkojmë që të nisë zbatimi që në janar, siç është premtuar.

 

NjĂ« temĂ« tjetĂ«r alarmante Ă«shtĂ« numri i aksidenteve fatale nĂ« vendet e punĂ«s. ÇfarĂ« tregon situata aktuale?

Tregon një katastrofë njerëzore që po ndodh në heshtje. Vetëm nga janari deri në tetor 2025, kemi pasur 29 vdekje në vendin e punës, dhe 70% e tyre në sektorin e ndërtimtarisë. Këta janë punëtorë të rinj, mes 23 dhe 45 vjeç, që vdesin duke punuar për bukën e gojës.

Institucionet e dinĂ« kĂ«tĂ«, por nuk veprojnĂ«. Inspektorati i PunĂ«s shpesh vendos gjoba qesharake – 50 euro, 100 euro, ndonjĂ«herĂ« 2,500 euro. E kam thĂ«nĂ« dhe e pĂ«rsĂ«ris: jeta e njĂ« punĂ«tori sot po vlen mĂ« pak se jeta e njĂ« kafshe. Kjo Ă«shtĂ« e papranueshme.

 

 

Kush e mban përgjegjësinë për këtë situatë të sigurisë në punë?

Përgjegjësinë e parë e kanë pronarët e kompanive, të cilët shpesh nuk i pajisin punëtorët me mjete mbrojtëse, nuk i trajnojnë dhe nuk e vlerësojnë rrezikun në vendin e punës.

Por përgjegjësinë kryesore e kanë institucionet. Ligjet ekzistojnë, por nuk zbatohen. Nuk ka kontrolle, nuk ka përgjegjësi, nuk ka ndëshkime serioze.

Ne si sindikatë i kemi paralajmëruar me dhjetëra herë, kemi bërë apele publike, por askush nuk reagon derisa të ndodhë tragjedia. Dhe kjo është më e rënda.

 

Si e shihni të ardhmen e afërt të punëtorëve në Kosovë, sidomos me këtë nivel të emigrimit dhe krizës sociale?

Nëse vazhdon kështu, rrezikojmë të mbetemi pa punëtorë. Kompanitë po përballen tashmë me mungesë fuqie punëtore. Punëtorët po ikin sepse nuk e shohin veten këtu.

Nëse nuk përmirësohen kushtet, nuk ka kthim mbrapa. Duhet të kuptohet se nuk mund të ndërtohet ekonomi e qëndrueshme duke e shfrytëzuar punëtorin.

NĂ«se duam zhvillim, duhet tĂ« respektojmĂ« punĂ«torin, ta paguajmĂ« denjĂ«sisht dhe t’i garantojmĂ« siguri. Pa kĂ«tĂ«, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r progres Ă«shtĂ« e kotĂ«.

 

Në fund, cili do të ishte mesazhi juaj?

Nëse Kosova dëshiron të ketë të ardhme, duhet të respektojë punëtorin. Pa punëtor, nuk ka ekonomi, nuk ka zhvillim, nuk ka shtet funksional.

Ne kërkojmë vetëm kushtet minimale për jetë dhe punë, asgjë më shumë.

Sot, në vend të përparimit, po përballemi me emigrim masiv, paga të ulëta dhe humbje të jetëve në punë. Kjo duhet të ndalojë.

Nëse institucionet vazhdojnë me këtë heshtje, punëtorët do të reagojnë, dhe kësaj radhe nuk do të tërhiqemi lehtë.

 

 

The post Kosova, ikja pa kthim appeared first on Revista Monitor.

Çantat nuk janĂ« mĂ« çfarĂ« duken

Çantat luksoze mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« dobĂ«ta nĂ« cilĂ«si sesa mendoni. Ankesat pĂ«r cilĂ«sinĂ« po kthehen nĂ« njĂ« shqetĂ«sim nĂ« rritje pĂ«r marka nga Chanel te Prada, shkruan The Economist

 

Pjesa mĂ« e madhe e atyre fatlumĂ«ve qĂ« gjetĂ«n produkte dizajnerĂ«sh nĂ«n pemĂ«n e Krishtlindjes nĂ« fund tĂ« 2025-s, do tĂ« pĂ«rpiqen t’i mbajnĂ« ato nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rsosur.

Megjithatë, një zhanër gjithnjë e më popullor videosh online u kushtohet pikërisht shkatërrimit të tyre.

Krijues si “Tanner Leatherstein” dhe “Fabricateurialist” u tregojnĂ« audiencave tĂ« tyre se edhe segmenti mĂ« i shtrenjtĂ« i veshjeve dhe aksesorĂ«ve Ă«shtĂ« i mbushur me materiale dhe qepje tĂ« dobĂ«ta.

Kritikat më të shpeshta dhe ato që shqetësojnë më shumë markat e luksit, kanë të bëjnë me çantat e dorës me çmime të larta.

Një video ku boja shkrihej nga një çantë 2,000 dollarëshe e Goyard, prodhues i artikujve luksozë prej lëkure, pati 3.2 milionë shikime gjatë 2025-s.

Në një nënzhanër të ndjekur gjerësisht në TikTok, prodhues kinezë pretendojnë (zakonisht gabimisht) se çanta të ndryshme luksoze prodhohen në vendin e tyre për qindarka.

Ankesat për çantat janë veçanërisht shqetësuese për kompanitë e luksit, sepse ato kanë qenë kaq qendrore për suksesin e tyre.

Shpesh janĂ« produkti mĂ« i njohur, dhe mĂ« i shtrenjtĂ«, i njĂ« marke. Sipas Bain, njĂ« shoqĂ«ri konsulence, kĂ«to produkte prej lĂ«kure pĂ«rbĂ«nin 25–30% tĂ« zgjerimit tĂ« tregut global tĂ« artikujve luksozĂ« midis viteve 2019 dhe 2023, njĂ« periudhĂ« rritjeje tĂ« vrullshme gjatĂ« sĂ« cilĂ«s shitjet totale tĂ« industrisĂ« u rritĂ«n nga 284 miliardĂ« euro nĂ« 369 miliardĂ« euro.

Së fundmi, megjithatë, biznesi i çantave ka pësuar goditje. Pjesërisht kjo është pasojë e presionit mbi buxhetet e shtresës së mesme. Ajo pasqyron gjithashtu ndryshime në preferencat e konsumatorëve.

Disa blerës të pasur po u japin përparësi përvojave të spikatura ndaj produkteve të markave të luksit, të cilat vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më të përhapura.

LVMH, gjiganti i industrisë, u ofron tashmë klientëve me shpenzime të mëdha mundësinë për të fjetur në studion origjinale të Christian Dior.

Megjithatë, rënia e shpenzimeve për çantat luksoze ka qenë veçanërisht e theksuar, edhe pse kategori si bukuria dhe bizhuteritë kanë vijuar të rriten.

Bain vlerëson se rënia e shitjeve të produkteve prej lëkure ka përbërë tre të pestat e reduktimit të shpenzimeve totale për artikuj luksozë që nga viti 2023, duke i çuar ato këtë vit në rreth 358 miliardë euro.

Markat e luksit, të cilat i rritën ndjeshëm çmimet e çantave gjatë bumit të shpenzimeve pas pandemisë, kanë nxitur një vëmendje më të madhe ndaj cilësisë.

Blerësit që shikojnë çantën Speedy 30 prej cope të Louis Vuitton do të duhet të paguajnë më shumë se dyfishin e asaj që do të paguanin në vitin 2019.

Çmimi tipik pĂ«r njĂ« çantĂ« luksoze Ă«shtĂ« rritur nga 8 deri nĂ« 12 herĂ« koston e prodhimit nĂ« rreth 15 herĂ«, thotĂ« Luca Solca nga firma ndĂ«rkombĂ«tare e analizĂ«s financiare Bernstein.

Një seri hetimesh nga qeveria italiane mbi kushte pune shfrytëzuese, të ngjashme me ato të punishteve ilegale, në zinxhirin e furnizimit të modës luksoze në vend nuk e kanë ndihmuar reputacionin e industrisë.

Ndërkohë, ata që lakmojnë një çantë luksoze kanë tani më shumë alternativa. Tregjet online për mallra luksoze të përdorura po rriten me shpejtësi.

Vestiaire Collective, njĂ« prej kĂ«tyre platformave, thotĂ« se çantat janĂ« kategoria e saj mĂ« e shitur, duke pĂ«rbĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« se dy tĂ« pestat e vlerĂ«s sĂ« blerjeve. Imitime tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« mirĂ«, tĂ« njohura si “superfakes”, kanĂ« tĂ«rhequr gjithashtu disa klientĂ« qĂ« mĂ« parĂ« blinin produkte luksoze.

Industria e luksit nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtë nga një burim i sigurt fitimi si çanta prej lëkure. Pothuajse çdo markë e madhe europiane emëroi një dizajner të ri këtë vit dhe shpreson që çantat që do të shfaqen në dyqane në vitin 2026 të ringjallin interesin e blerësve të lodhur.

Marka si Chanel dhe Prada po punojnë për të rregulluar problemet e cilësisë duke marrë pjesë në kapitalin e prodhuesve të lëkurës dhe duke shtrënguar mbikëqyrjen e prodhimit.

HermÚs i ka shmangur shqetësimet për cilësinë duke pasur një artizan të vetëm që prodhon çantat e saj më të shtrenjta, përfshirë Birkin, nga fillimi deri në fund.

Shitjet e produkteve prej lĂ«kure tĂ« kompanisĂ« u rritĂ«n me 13% nĂ« vit nĂ« tremujorin korrik–shtator 2025. MjeshtĂ«ria, mesa duket, ende shpĂ«rblehet.

The post Çantat nuk janĂ« mĂ« çfarĂ« duken appeared first on Revista Monitor.

Tre shtyllat e një strategjie të suksesshme të IA për bizneset

Pavarësisht miratimit masiv të programeve të IA, rezultatet konkrete janë të pakta. Por nuk duhet të jetë domosdoshmërisht kështu.

Biznesi sot është gjithçka tjetër veçse i zakonshëm. Paqëndrueshmëria ekonomike, klima politike e trazuar, kërkesat në rritje të aktorëve të interesit dhe ngritja e shpejtë e IA gjeneruese po e ndryshojnë realitetin më shpejt sesa mund të përshtaten modelet tradicionale të strategjisë.

Sipas njĂ« ankete globale tĂ« PwC, katĂ«r nĂ« dhjetĂ« CEO thonĂ« se kompanitĂ« e tyre nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pas dhjetĂ« vitesh nĂ«se vazhdojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin drejtim. KĂ«rcĂ«nimi mĂ« i madh pĂ«r shumicĂ«n e organizatave nuk janĂ« konkurrentĂ«t, por dĂ«shtimi pĂ«r t’u pĂ«rshtatur.

Nën këtë presion, shumë drejtues e kanë përqafuar IA si zgjidhje. Ata miratojnë projekte, nisin pilotime dhe flasin për transformim. Por kur vlerësohen rezultatet, ndikimi real mbetet i kufizuar.

Studimet tregojnë se 95% e pilotimeve të IA gjeneruese nuk prodhojnë kthime të matshme. Vetëm 39% e kompanive shohin ndonjë ndikim në fitime dhe vetëm 4% kanë ndërtuar kapacitete IA që krijojnë vlerë të qëndrueshme.

Problemi nuk është mungesa e IA, por mungesa e një IA të lidhur, të besueshme dhe të udhëhequr nga strategjia.

Si të zbatohet me sukses IA?

Strategjia e suksesshme varet nga tre elemente që duhet të funksionojnë së bashku: mjetet e duhura, partneritetet e duhura dhe të dhënat e duhura.

1. Mjete që krijojnë vlerë

IA duhet të ketë ndikim të matshëm në procese kyçe: mbylljen më të shpejtë të bilanceve, raportimet rregullatore, menaxhimin e riskut apo raportimin e qëndrueshmërisë.

Kjo kërkon mjete të ndërtuara posaçërisht, që integrohen me punën e përditshme dhe japin rezultate të shpejta.

2. Partneritete që lidhin strategjinë me teknologjinë dhe kapitalin

Kthimi real nga IA vjen kur CEO, CIO dhe CFO ndajnë një agjendë të përbashkët transformimi dhe objektiva investimi.

Kur strategjia, teknologjia dhe alokimi i kapitalit ecin në sinkron, IA shndërrohet nga eksperiment në infrastrukturë.

3. Të dhëna të lidhura, të besueshme dhe gati për IA

Të dhënat janë themeli. Ato trajnojnë modelet, nxjerrin njohuri dhe mundësojnë automatizimin. Sot, shumë informacione mbeten të izoluara në sisteme të vjetra dhe dokumente offline.

Zgjerimi i IA kërkon lidhjen e të dhënave financiare, të riskut dhe të qëndrueshmërisë, si dhe rregulla të forta qeverisjeje.

Nga rezistenca mbrojtëse te përshtatja e vazhdueshme

Me mjetet, partneritetet dhe të dhënat e duhura, strategjia bëhet dinamike.

Drejtuesit vazhdojnë të marrin vendime, por IA gjeneron opsione, zbulon herët rreziqe dhe sugjeron drejtime të reja në kohë reale.

Në një botë me pasiguri të shtuar, përshtatja e vazhdueshme është vetë strategjia, dhe IA është motori i saj. / WEF, Shqip.al

The post Tre shtyllat e një strategjie të suksesshme të IA për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Mbërritën çmimet negative të elektricitetit

Nga Laert Dogjani*

 

Kriza energjetike që shkaktoi lufta në Ukrainë shkaktoi çrregullime të ofertës që rriti çmimet e elektricitetit në mbi 500eur/MWh gushtin e vitit 2022. Prej atëherë, një numër i madh parqesh fotovoltaike kanë hyrë në prodhim dhe shumë të tjera janë në proces ndërtimi dhe aplikimi.

Por siç ka ndodhur në vende të tjera, tregu tanimë është ngopur dhe këto impiante kanë filluar të shkaktojnë ulje të ndjeshme të çmimeve të elektricitetit në bursën Alpex.

KĂ«to çmime kanĂ« rĂ«nĂ« ne 25eur/MWh nĂ« njĂ« muaj konsumi tĂ« lartĂ« si Dhjetori 2025 dhe poshtĂ« 30 Eur/MWh nĂ« 15/30 ditĂ« tĂ« gjatĂ« janarit 2026. Ky proces nĂ« terma teknikĂ« quhet “kanibalizim”, parqet PV “kafshojnĂ«â€ çmimin e shitjes sĂ« produktit qĂ« prodhojnĂ«.

Përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, do të lejojë tregun që të formojë çmime negative. Sado absurde të duket për lexues jashtë sektorit, mund të ndodhë shpesh për çmimet e elektricitetit me shumicë dhe më rrallë për çmimet e pakicës (d.m.th OSHEE të na paguajë për konsumin që bëjmë).

Kjo ndodh pasi energjia elektrike është një produkt i veçantë, sidomos për sa i përket asaj që prodhohet në parqe PV. 1.

Nuk depozitohet/magazinohet dot 2. Prodhohet nĂ« orarin 10:00 – 16:00 kur kĂ«rkesa Ă«shtĂ« e ulĂ«t. 3. Greqia dikur importuese neto tanimĂ« mund tĂ« eksportojĂ« energji PV drejt ShqipĂ«risĂ«. 4. Nuk ka mjaftueshĂ«m ndĂ«rlidhje pĂ«r ta eksportuar nĂ« vendet fqinje.

Çmimet pranĂ« 0 sigurisht qĂ« rrezikojnĂ« masivisht investimet qĂ« janĂ« kryer dhe vazhdojnĂ« tĂ« kryhen nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. Me njĂ« kosto diku te 30-40 euro/MWh kĂ«to investime rrezikojnĂ« falimentimin dhe ndikojnĂ« edhe nĂ« performancĂ«n e sistemit bankar i cili masivisht i ka kredituar.

Grafiku në vijim paraqet një ushtrim tanimë jo aq teorik. Në vite të mira hidrike siç duket deri më tani 2026, rreziku është tepër i madh që këto investime të humbin para nëse janë në treg të lirë dhe jo të mbështetur nga kontratat e para-blerjes nga shteti.

Me një çmim kaq të ulët, të ardhurat janë ~40,000 euro/ha-MW/vit, parqet PV dukshëm fitojnë më pak për hektarë se sa fitohet nga fermat bujqësore, sidomos në serra. Vetëm kosto e kreditimit ~50,000 euro/vit/MW/ha do të tejkalonin këtë nivel të ardhurash pa llogaritur kostot operacionale.

– Kolona 1 Ă«shtĂ« totali i prodhimit tĂ« energjive tĂ« pĂ«rtĂ«ritshme nĂ« ShqipĂ«ri + KosovĂ« (tregu i elektricitetit ShqipĂ«ri + KosovĂ« Ă«shtĂ« i bashkuar/coupled).

– Kolona 2 Ă«shtĂ« konsumi max. (6-10 pm natĂ«n orar piku nĂ« dimĂ«r) ShqipĂ«ri + KosovĂ« + Eksport

– Kolona 3 Ă«shtĂ« konsumi minimal (natĂ«n) ShqipĂ«ri + KosovĂ« + Eksport

Eksportin e trajtojmĂ« si “konsum/kĂ«rkesĂ«â€. HPP rez (hidrocentral me rezervuar, HPP RoR hidrocentral me rrjedhje tĂ« lirĂ«)

TĂ« dhĂ«nat (e siguruara nga E.R.E.) janĂ« kapacitetet e instaluara deri mĂ« 2025 + 600 MW eolike qĂ« “mendohen” tĂ« hyjnĂ« nĂ« prodhim vitin qĂ« vjen. Projektohet rritje konsumi +10%.

Jemi nĂ« vitin 2027. Po zbatojmĂ« tĂ« gjithĂ« reformat pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« BE. Çmimet negative lejohen qĂ« tĂ« formohen nĂ« bursĂ«n Alpex nĂ« rastet kur oferta mĂ« e madhe se kĂ«rkesa. PĂ«rqindja e energjisĂ« e detyrueshme tĂ« tregtohet nĂ« Alpex gati 70%.

 

ÇfarĂ« tregojnĂ« shifrat:

Përveç muajve dhjetor dhe janar në orarin e pikut të kërkesës 18:00-22:00, oferta tejkalon kërkesën nëse 1) ka reshje shiu dhe prodhim nga Hec 2) prodhim nga era (që shpesh  përputhet me shirat) 3) dhe kthjellime gjatë ditës.

Këto kushte ndodhin shpesh gjatë shirave të pranverës dhe vjeshtës dhe me raste si janari sivjet. Bashkë me ~600 MW nga KEK (TEC-et dëmtohen nëse fiken 100%), oferta e tejkalon kërkesën në çdo orar në kushtet 1+2+3 gjatë gjithë vitit.

Disa skenarĂ« “katastrofikĂ«â€ pĂ«r çmimet dhe jo vetĂ«m:

1 – NatĂ« nĂ« periudhĂ«n prill – qershor. Digat HPP Rez. janĂ« plot nga shirat. Era fryn. Konsumi nĂ« minimum 550 MW. Eksporti nĂ« maksimum 1200 MW.
Totali i kërkesës: 1750MW.
Totali i ofertës: 3896MW – Oferta e pĂ«rtĂ«rishme 3296 + 600MW nga KEK.

Çmimet negative.

2 – DitĂ« 11:00. Solar PV shtohet nĂ« sistem. Era fryn, prurjet nĂ« lumenj vazhdojnĂ«.
Totali i kĂ«rkesĂ«s: 2200 MW – 500 MW nĂ« ShqipĂ«ri + 500 MW nĂ« KosovĂ« + 1200MW eksport
Totali i ofertĂ«s: 4856 MW – 4256 MW tĂ« pĂ«rtĂ«rishme + 600MW nga KEK

Çmimet negative.

Paradoksi

Edhe nĂ«se KESH dhe HPP private me rezervuar shkĂ«puten nga rrjeti pĂ«r tĂ« “mbĂ«shtetur” Solar PV, Eoliket* & HPP RoR (rrjedhje e lirĂ«). Oferta bie nĂ« 2628MW. PĂ«rsĂ«ri çmime negative.

PavarĂ«sisht çmimeve negative nĂ« treg, shumica e Solar PV, HPP RoR + ndoshta edhe eolike mbrohen nga çmime “juridike” & dispeçerim prioritar, kosto qĂ« e mban publiku. Kjo Ă«shtĂ« Renditja juridike e ShkĂ«putjeve tĂ« Prodhimit (Curtailment Merit Order) sot. Mbetet e paqartĂ« cila do tĂ« jetĂ« renditja nĂ« 2027? Kriza nĂ« SpanjĂ« tregoi se nĂ« kĂ«tĂ« skenar, fillimisht duhet tĂ« shkĂ«puten Solar PV, Era dhe HPP RoR.

Mësimet nga Spanja mbi zgjidhjen e problemit. Investitorët në PV priren të besojnë se mbrohen juridikisht duke siguruar kontrata parablerjeje nga shteti, sidomos për parqet < 2MW. Por siç argumentuam më lart, numri i ditëve kur tregu/çmimi do të shkojë në kolaps dhe ndoshta detyrojë shkëputje të lidhjeve për të mbrojtur rrjetin do të jetë i madh. Kështu në vend të mbrojtjes së çmimit të blerjes në kontratë do të duhej që me ato para të

– financohej lidhje HVDC me ItalinĂ«, ku çmimi i shitjes sĂ« elektricitetit Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« se çmimi qĂ« garanton shteti nĂ« kontratĂ«. Me llogaritje tĂ« shpejta bazuar nĂ« shifrat mĂ« lart rezulton se duhet fillojĂ« tĂ« ndĂ«rtohet menjĂ«herĂ« dhe jo kur planifikohet. Po ashtu, tĂ« njĂ«jtat llogaritje tregojnĂ« qĂ« mund ta financojmĂ« me kthim pozitiv pa pasur nevojĂ« pĂ«r financim nga palĂ« e tretĂ« aksionare (EBA).

– Shpejtohej pĂ«rmirĂ«simi i ndĂ«rlidhjes me Malin e Zi

– Shpejtohej pĂ«rfundimi i ndĂ«rlidhjes me MaqedoninĂ« e V.

Për më tepër, të dhënat e deritanishme tregojnë që kapaciteti ndërlidhës duhet të jetë më i madh nga sa parashikohet për shkak të rritjes së konsumit të energjisë, detyrimeve tona për integrimin në BE, zbatimin e NECP, dhe shtimit të kapaciteteve prodhuese me ritëm më të shpejtë se sa ndjek shteti zhvillimet e privatit dhe vizionit dhe planifikimit të BE për transmetim të energjisë nga Lindja në Perëndim.

Në përfundim, le të imagjinojmë çfarë do të ndodhë me çmimet e energjisë me mbarimin e pritshëm të luftës në Ukrainë.

 

*Opionionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

The post Mbërritën çmimet negative të elektricitetit appeared first on Revista Monitor.

Tregu celular, mes sfidave tĂ« konkurrencĂ«s dhe nevojĂ«s pĂ«r t’u rimĂ«kĂ«mbur

Autoriteti i Konkurrencës hapi në fund të 2025 një hetim të thelluar në tregun celular, të motivuar me përqendrimin e tregut në dy operatorë dhe rritjen e çmimit të paketave të komunikimit. Megjithatë, treguesit financiarë të kompanive për dekadën e fundit tregojnë një performancë modeste dhe fitime të ulëta. Në afatin e gjatë, një ecuri e tillë vështirëson mbështetjen e investimeve të reja, sigurimin e një cilësie të lartë shërbimi dhe e bën tregun më pak tërheqës për investitorët.

 

Ersuin Shehu

Autoriteti i Konkurrencës vendosi në fund të vitit të kaluar hapjen e një hetimi të thelluar në tregun e shërbimeve celulare. Hapja e hetimit lidhet me rritjen e çmimit të paketave të komunikimit celular gjatë viteve të fundit dhe ndryshimin e strukturës së tregut.

Tregu shqiptar, në dekadën e fundit, ka kaluar në një fazë përqendrimi gradual, me uljen e numrit të operatorëve nga katër në dy.

Ulja e numrit të operatorëve ka rritur shqetësimin se prania e më pak ofruesve të shërbimit do të sjellë çmime më të larta dhe në fakt një tendencë e tillë ka nisur të shfaqet pas vitit 2022.

Megjithatë, duhet thënë se vetë procesi i përqendrimit të tregut në vetëm dy aktorë ishte rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve financiarë dhe e një strukture tregu që nuk rezultoi e qëndrueshme në afatin e gjatë. Konkurrenca e ashpër dhe nevoja e vazhdueshme për investime për më shumë se një dekadë solli rënie drastike të fitimeve të kompanive.

Sipas të dhënave të pasqyrave financiare, fitimet e siguruara nga operatorët në dekadën e fundit kanë qenë zhgënjyese.

Në dhjetë vitet e fundit (deri në vitin 2024), fitimi EBIT (fitimi para interesave dhe taksave) i dy kompanive celulare ka qenë vetëm 9 milionë euro, ndërsa fitimi përfundimtar neto, pas taksave, ka qenë negativ, me humbje në vlerën e 67 milionë eurove.

Në vlerë absolute, në dekadën e fundit Vodafone Albania ka regjistruar një fitim neto në vlerën e 19 milionë eurove. Kjo përkthehet në një marzh fitimi nga xhiroja prej vetëm 1.1% dhe një kthimi nga kapitali i investuar në masën 2.3%.

Për One Albania, rezultati financiar neto i dekadës së fundit ka qenë negativ në vlerën e 86 milionë eurove, me një marzh fitimi neto mbi xhiron negative, në masën -7.9% dhe një kthim nga kapitali gjithashtu negativ, në masën -1.5%.

 

Burimi: Pasqyrat financiare të kompanive

 

Megjithatë, mbështetur në të dhënat e pasqyrave financiare, indikatori i intensitetit të kapitalit, që mat shpenzimet kapitale në raport me të ardhurat totale të operatorëve, për dekadën e fundit ka qenë mesatarisht 25%.

Ky tregues duket se është sipër atij që pranohet si niveli benchmark për këtë industri, në intervalin midis 15% dhe 20%.

Në 10 vitet e fundit, vlera e investimeve të dy kompanive celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, në dekadën e fundit arriti në 586 milionë euro.

Dy kompanitë që dolën nga tregu, Plus Communication dhe Albtelecom rezultuan me humbje nga aktiviteti në shërbimet celulare gjatë gjithë ekzistencës së tyre.

Një performancë e tillë vështirë se mund të mbështesë shëndetin financiar afatgjatë të kompanive dhe të garantojë investimet e nevojshme, të lidhura me mirëmbajtjen dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese të rrjeteve, me amortizimin e shpejtë në kohë të aseteve teknologjike, si dhe kapërcimin e radhës në teknologjinë 5G.

NĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r, ashpĂ«rsimi i konkurrencĂ«s mund tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime pĂ«r konsumatorĂ«t, nĂ«pĂ«rmjet çmimeve mĂ« tĂ« ulĂ«ta, madje nĂ« raste tĂ« veçanta edhe çmimeve “grabitqare”, me qĂ«llim zgjerimin e bazĂ«s sĂ« klientĂ«ve ose ruajtjen e kĂ«saj baze, nga operatorĂ«t pĂ«rkatĂ«s.

Një strukturë e tillë tregu nuk mund të jetë e qëndrueshme në afatin e gjatë, sepse ka tendencën të gërryejë përfitueshmërinë e operatorëve, të reduktojë burimet dhe stimujt për shtimin e investimeve dhe në përgjithësi, ta bëjë tregun më pak tërheqës për investitorët.

Madje, AKEP si rregullator sektorial, pati shprehur shqetësimin për konkurrencë me çmime të pajustifikuara ekonomikisht dhe kishte kërcënuar ndërhyrjen, në rast se një praktikë e tillë do të vazhdonte.

Veç dështimit të dy operatorëve më të vegjël, dalja jashtë tregut e shqiptar e Deutsche Telekom, në vitin 2019 ilustron faktin që ky treg u bë më pak tërheqës për investitorët e rëndësishëm strategjikë.

Kostot e larta dhe nevoja pĂ«r investime intensive i bĂ«jnĂ« nĂ« themel tregjet celulare oligopole natyrore: brenda kĂ«saj strukture tipike, numri “i duhur” i aktorĂ«ve nĂ« afat tĂ« gjatĂ« vendoset nga ekuilibrat e tregut.

Një element i rëndësishëm në këtë drejtim mund të jetë edhe madhësia e tregut. Shqipëria është një treg relativisht i vogël, me një tendencë në rënie të numrit të banorëve dhe rrjedhimisht, edhe të përdoruesve potencialë të shërbimeve celulare.

Censi i fundit i vitit 2023 numëroi një popullsi prej vetëm 2.4 milionë banorësh, me rënie të ndjeshme nga popullsia prej 2.8 milionësh që ishte regjistruar në Censin e vitit 2011. Përmasa e vogël e tregut përcakton kosto më të larta për njësi dhe e bën të vështirë përfitimin nga mekanizmi i ekonomisë së shkallës.

 

Burimi: Pasqyrat financiare të kompanive

 

Ndryshimi i strukturës së tregut po përmirëson performancën financiare

Të dhënat e vitit të fundit të disponueshëm, 2024, tregojnë se ndryshimi në strukturën e tregut të shërbimeve celulare ka nisur të sjellë përmirësime në performancën financiare të kompanive.

Për vitin 2024, Vodafone Albania raportoi një fitim neto në vlerën e 12 milionë eurove, nga 3 milionë euro një vit më parë. Norma e fitimit neto mbi xhiron u përmirësua në 6.1%, nga 1.7% që kishte në vitin 2023. Ndërsa, kthimi nga kapitali aksioner u rrit në 7.4%, nga 1.2% që kishte qenë një vit më parë.

One Albania për 2024 raportoi një fitim neto në vlerën e 5 milionë eurove, nga 1 milion euro në vitin 2023. Norma e fitimit u rrit në 2.9%, nga 0.4% një vit më parë. Kthimi nga kapitali aksioner gjithashtu u përmirësua në 6.5%, nga 3.4% që kishte qenë në vitin 2023.

Megjithatë, normat e fitimit dhe të kthimit të këtij sektori janë ende mjaft të ulëta në raport me kthimet optimale të pritshme nga investitorët në një treg të shëndetshëm.

Kthimet aktuale nga kapitali (përkatësisht 7.4% për Vodafone Albania dhe 6.5% për One Albania) janë ende poshtë kostos së kapitalit, që aktualisht operatorët e vlerësojnë në nivelin 10%. Kthimet nga investimi janë gjithashtu dukshëm më të ulëta me sektorët e tjerë strategjikë të shërbimeve në ekonomi.

Natyrisht që ruajtja e konkurrencës efektive është e rëndësishme dhe rregullatorët duhet të luajnë rolin e tyre në mbrojtje të saj dhe interesave të konsumatorëve.

Por, nga ana tjetër, tregu i komunikimeve elektronike mund të ketë nevojë për të konsoliduar performancën e tij, me qëllim për të qenë një sektor tërheqës për nxitjen e investimeve të reja, për promovimin e inovacionit dhe për të qenë një hallkë solide në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar të produkteve, shërbimeve dhe proceseve të punës.

Një shëndet i mirë financiar i operatorëve është i rëndësishëm edhe në dimensionin e ruajtjes dhe shtimit të burimeve njerëzore cilësore. Tregjet e punës, veçanërisht në profilet e lidhura me teknologjinë dhe komunikimin, janë gjithnjë e më të globalizuara.

Tregu shqiptar e ka përjetuar qartë një konkurrencë në vitet e fundit në shumë sektorë të tij, me pasojë largimin jashtë vendimit të profesionistëve të rinj ose angazhimin e tyre në distancë për kompani të huaja.

Në një mjedis të tillë, shëndeti i mirë financiar i kompanive është parakusht i domosdoshëm për investimin në burime njerëzore, si themeli kryesor i suksesit afatgjatë në biznes.

 

Burimi: Pasqyrat financiare të kompanive

 

Përvoja e sektorit bankar

Në rrethana të caktuara, një proces përqendrimi i tregut mund të mos jetë domosdoshmërisht zhvillim negativ, veçanërisht në ato tregje ku kërkohet angazhim i madh kapitali.

Një tendencë të ngjashme, ekonomia shqiptare e ka dëshmuar në tregun bankar. Pas vitit 2015, në treg nisi një cikël shitblerjesh dhe bashkimesh mes bankave, që gradualisht e uli numrin e bankave aktive nga 16 në 11.

Ky cikël ndihmoi krijimin e bankave më të mëdha, më të shëndetshme dhe më të gatshme për të marrë përsipër rrezik dhe për të financuar ekonominë. Ritmet e kreditimit të ekonomisë u përshpejtuan dhe në 2024 arritën ritmet më të larta në 16 vitet e fundit.

Raporti i kredive me probleme gjithashtu ka rënë gradualisht në nivelin më të ulët në 16 vjet. Në tërësinë e vet, cikli i konsolidimit të sektorit ka sjellë një efekt pozitiv për ekonominë, duke rritur aksesin e bizneseve dhe familjeve në financime, që kanë mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve.

Në fakt, nga përvoja botërore, konsolidimi është një tendencë tipike edhe në tregjet e shërbimeve celulare.

Përgjithësisht, pas një faze fillestare të shtimit të numrit të operatorëve, që në Europë zgjati afërsisht deri në vitin 2010, gradualisht këto tregje kanë tentuar të zhvendosen përsëri drejt përqendrimit, nëpërmjet shitblerjeve dhe bashkimeve mes operatorëve.

Një tendencë e tillë është vërejtur në shumicën e tregjeve të Europës dhe Rajonit. Konsolidimi mund të ofrojë disa avantazhe, si një strukturë më e shëndetshme për zhvillimin afatgjatë dhe të ndihmojë në rritjen e eficiencës operacionale.

NjĂ« strukturĂ« tregu mĂ« e pĂ«rqendruar mund tĂ« disiplinojĂ« politikat e çmimeve, duke shmangur praktika tĂ« çmimeve “grabitqare” dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« fituar pjesĂ« tregu nĂ« dĂ«m tĂ« shĂ«ndetit financiar.

Përmirësimi i parametrave financiarë do të krijonte edhe më shumë hapësira për inovacion dhe investime të reja dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik, si një kolonë thelbësore e digjitalizimit të saj.

Shërbimet e komunikimit kanë rëndësi jetike, në një epokë kur shoqëria njerëzore po mbështetet gjithnjë e më shumë te teknologjia dhe digjitalizimi.

Digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve ka një hallkë thelbësore: komunikimin dhe ndërveprimin, që mundësohet pikërisht nga operatorët e komunikimeve elektronike. Sa më shumë përparon digjitalizimi i shërbimeve publike dhe private, aq më shumë shtohet nevoja për kapacitete komunikimi të shpejta, të besueshme, por edhe të sigurta.

Vitet e fundit, rreziku nga sulmet kibernetike është bërë gjithnjë e më i prekshëm. Investimi në sigurinë e sistemeve dhe rrjeteve është i rëndësishëm po aq sa zhvillimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e tyre.

Edhe për sektorin publik, një sektor më i qëndrueshëm telekomunikacionesh është një partner më i besueshëm për digjitalizimin e shërbimeve, ngritjen e një infrastrukture inteligjente dhe përmbushjen e objektivave kombëtare të ndërlidhjes.

Nga ana tjetër, nxitja e investimeve afatgjata të operatorëve ka nevojë për një mjedis më të qëndrueshëm ligjor dhe rregullator. Vrojtimet periodike me shoqatat përfaqësuese të biznesit evidentojnë si një nga shqetësimet kryesore paqëndrueshmërinë e mjedisit rregullator dhe fiskal.

Ndërkohë që pritshmëritë dhe kërkesat për operatorët celularë janë gjithmonë të larta, mjedisi burokratik ende krijon pengesa për aktivitetin e tyre.

Operatorët celularë ankohen se hasin vështirësi dhe zvarritje të gjata në marrjen e lejeve të nevojshme për ngritjen e kullave të reja të antenave, që do të përmirësonin më shumë cilësinë e mbulimit të territorit me sinjal.

Në Shqipëri ende nuk ka incentiva të mirëfillta për teknologjitë e reja, si Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT) dhe teknologjisë 5G si një hallkë thelbësore për aksesin në shërbimet virtuale që do të nxiste inovacionin.

Incentiva të tilla mund të jenë të dobishme, për të kompensuar pjesërisht kufizimet që vijnë nga madhësia e vogël e tregut dhe niveli relativisht i ulët i të ardhurave mesatare.

 

Burimi: Pasqyrat financiare të kompanive

 

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj kompanive

Autoriteti i Konkurrencës hapi në fund të vitit 2025 hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut, ka arritur në përfundimin se mund të ketë elemente të sjelljeve antikonkurruese në këtë treg.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janari 2022 deri më 18 nëntor 2025.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut.

Kjo strukturë tregon përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Në këtë periudhë, Autoriteti i Konkurrencës konstaton një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar të çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon njĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe simetrik, qĂ« mund tĂ« interpretohet si praktikĂ« e bashkĂ«renduar, nĂ« kuptimin e ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Megjithatë, operatorët kanë argumentuar se ridizenjimi i portofolit të planeve me parapagesë dhe me kontratë ka ardhur në formë organike, i bazuar në analizën e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, analiza e kostos së brendshme, investimet në rrjet, blerjet e spektrit të frekuencave, adoptimin e teknologjinë 5G dhe kushtet makroekonomike të tregut.

Operatorët argumentojnë gjithashtu se kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të kostove dhe shtrëngim të kushteve të kontratave, si pasojë e efektit zinxhir dhe transmetimit të inflacionit në marrëveshjet që kanë me palë të treta.

MegjithatĂ«, nĂ« konkluzion, Autoriteti i KonkurrencĂ«s shprehet se, nĂ« kushtet kur tregu paraqet strukturĂ« duopolistike, vihet re njĂ« sinkronizim nĂ« rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse tĂ« njĂ«jta nĂ« çmime dhe pĂ«rmbajtje, mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atĂ«herĂ« sjellja e ndĂ«rmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« shkelje tĂ« ligjit, “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

 

Lexoni edhe:

Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

The post Tregu celular, mes sfidave tĂ« konkurrencĂ«s dhe nevojĂ«s pĂ«r t’u rimĂ«kĂ«mbur appeared first on Revista Monitor.

Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

Çdo pĂ«rdorues shpenzoi mesatarisht pothuajse 9200 lekĂ« pĂ«r shĂ«rbime tĂ« komunikimeve celulare nĂ« vitin 2024. Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shpenzimi mesatar i shqiptarĂ«ve pĂ«r kĂ«to shĂ«rbime u rrit me rreth 16% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celularë (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.

Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të katërtin vit radhazi.

 

Burimi: AKEP

 

Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare në vitin 2024 u rrit në 5.54 lekë për minutë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë. Vlera bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.9 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parë, ndërsa One Albania ka zbritur në 42% të tregut, nga 44% që zotëronte në 2023.

Vodafone Albania dominon edhe në volumin total të thirrjeve, internetit dhe mesazheve të shkruara, ndërsa statistikat zyrtare tregojnë se dy kompanitë kanë pjesë tregu të barabartë sipas numrit të përdoruesve aktivë.

 

Burimi: AKEP

 

TĂ« dhĂ«nat e AKEP tregojnĂ« se numri total i abonentĂ«ve celularĂ« ose kartave SIM nĂ« fund tĂ« vitit 2024 arriti nĂ« rreth 3.4 milionĂ«, e thĂ«nĂ« ndryshe çdo banor nĂ« ShqipĂ«ri posedonte rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё. PjesĂ«risht, kjo mund tĂ« jetĂ« e lidhur me turizmin dhe pĂ«rdorimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« kartave SIM prej tyre.

NdĂ«rsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё pĂ«rdorura pĂ«r tĂ« kryer komunikime elektronike gjatĂ« tre muajve tĂ« fundit) arriti nĂ« rreth 2.5 milionĂ«, nĂ« rĂ«nie vjetore me 3.8%.

 

Lexoni edhe:

Tregu celular, mes sfidave tĂ« konkurrencĂ«s dhe nevojĂ«s pĂ«r t’u rimĂ«kĂ«mbur

The post Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Turizmi dimëror: Mes potencialit dhe sfidave

Nga turizmi i pikut tek ai katërsezonal. A kemi sistem, standarde dhe siguri për dimrin?

 

Gjergj Kota

Shqipëria me dy sezone: gushti që gumëzhin, janari që hesht

Në kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gumëzhin si një qytet i përkohshëm. Durrësi, Vlora, Saranda me rrugë të ngjeshura, parkime të improvizuara dhe plazhe që e humbin dallimin mes rërës dhe turmave.

Në ato ditë të nxehta, turizmi kthehet në stres-test. Një vend që e do vëmendjen, por që shpesh i mungon kapaciteti për ta menaxhuar pa humbur dinjitetin e vet. Dhe pastaj vjen janari.

Fshatra malorĂ« si Thethi apo Voskopoja mbulohen nga bora dhe qetĂ«sia, bujtinat hapin dyer kryesisht fundjavave, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r e javĂ«s kalon me njĂ« lloj pritjeje tĂ« tipit “po ra borĂ« mirĂ«, po s’ra, prapĂ« mirĂ«â€.

Kjo Ă«shtĂ« panorama jonĂ«: njĂ« verĂ« e stĂ«rmbushur dhe njĂ« dimĂ«r i qetĂ«, pothuaj i harruar. Statistikat e konfirmojnĂ« kontrastin. Rreth 60% e vizitorĂ«ve hyjnĂ« nĂ« vend gjatĂ« tre muajve tĂ« verĂ«s (qershor–gusht), ndĂ«rsa nĂ« dimĂ«r (dhjetor–shkurt) mbĂ«rrijnĂ« vetĂ«m 12%.

Me fjalĂ« tĂ« tjera, turizmi ynĂ« punon nĂ« “modalitet piku” pĂ«r disa javĂ« dhe pastaj bie nĂ« heshtje pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«. Dhe kjo heshtje pĂ«rkthehet nĂ« dyer tĂ« mbyllura, tĂ« rinj qĂ« largohen nga fshatrat, ekonomi qĂ« nuk gjen dot ritmin, dhe njĂ« ShqipĂ«ri malore qĂ« mbetet jashtĂ« kamerĂ«s pikĂ«risht kur do tĂ« kishte mĂ« shumĂ« ç’tĂ« tregonte.

NĂ« njĂ« kohĂ« kur turizmi europian po kĂ«rkon gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« udhĂ«time “slow”, pĂ«rvoja natyre, dimĂ«r tĂ« butĂ«, ecje, gastronomi lokale dhe aventura tĂ« vogla, edhe ShqipĂ«ria po shfaqet nĂ« radar si njĂ« “destinacion i ri” jo vetĂ«m pĂ«r verĂ«, por edhe pĂ«r dimĂ«r.

Por këtu nis pyetja: a jemi gati ta mbajmë këtë pritshmëri? Në verë, e dimë mirë se çfarë ndodh kur kërkesa rritet më shpejt se kapacitetet: infrastruktura lodhet, shërbimet tensionohen dhe mjedisi paguan faturën.

Dimri, nga ana tjetĂ«r, pĂ«rtej njĂ« sezoni tĂ« dobĂ«t, do tĂ« ishte mundĂ«sia pĂ«r ta shpĂ«rndarĂ« ekonominĂ« turistike nĂ« kohĂ« dhe nĂ« territor dhe pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« jetĂ« zonave malore kur ato zakonisht fiken, dhe pĂ«r tĂ« kaluar nga “turizmi i turmave” te “turizmi i pĂ«rvojĂ«s”. Por dimri Ă«shtĂ« njĂ« sfidĂ« e madhe pĂ«r vendin tonĂ«.

KĂ«rkon organizim, siguri, standard dhe njĂ« mĂ«nyrĂ« zhvillimi qĂ« nuk e gĂ«rryen natyrĂ«n, sidomos tani kur ndryshimet klimatike po e bĂ«jnĂ« “borĂ«n e sigurt” njĂ« burim gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m.

 

Pse turizmi shqiptar përqendrohet te vera?

ShqipĂ«ria e ka ndĂ«rtuar identitetin turistik historikisht mbi formulĂ«n “det-diell-rĂ«rĂ«â€. Investimet, marketingu dhe vetĂ« kultura e pushimeve janĂ« rreshtuar pĂ«r dekada rreth bregdetit.

ËshtĂ« njĂ« logjikĂ« e kuptueshme. ShqipĂ«ria ka klimĂ« mesdhetare dhe njĂ« vijĂ« bregdetare tĂ« gjatĂ«, ndĂ«rsa tregu rajonal kĂ«rkon destinacione verore tĂ« afĂ«rta dhe me kosto tĂ« ulĂ«t.

NdĂ«rkohĂ« malet mbeten “sfond” i bukur, por jo produkt turistik. Dhe kur njĂ« vend e ndĂ«rton ekonominĂ« turistike mbi njĂ« sezon tĂ« vetĂ«m, ai kthehet automatikisht nĂ« vend tĂ« pikut me “gjithçka” tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« pak javĂ« dhe “boshllĂ«k” pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« vitit.

PĂ«r vite me radhĂ«, promovimi kombĂ«tar e ka riprodhuar kĂ«tĂ« model bregdetar, ndĂ«rsa mali ka mbetur kryesisht “sfond”. Loren Roço, themelues i “Adventure & Fun Albania” njĂ« operator turistik hyrĂ«s i specializuar nĂ« turizmin e aventurĂ«s nĂ« tĂ« tĂ«ra sezonet, dhe qĂ« punon me udhĂ«tarĂ« tĂ« huaj, si dhe instruktor pĂ«r udhĂ«rrĂ«fyes turistik hiking/trekking, na tregon se ShqipĂ«ria mbetet ende njĂ« destinacion i “virgjĂ«r” dhe i “egĂ«r” i turizmit dimĂ«ror, thuajse krejtĂ«sisht i pazbuluar nga udhĂ«tarĂ«t vendas e tĂ« huaj.

Imazhi i Shqipërisë në panaire, broshura dhe fushata ka qenë kryesisht bregdetar, urban dhe kulturor; rrallë malor dhe asnjëherë si destinacion i turizmit dimëror. Kur oferta dimërore është e pakët, bizneset nuk investojnë sepse nuk ka klientë dhe klientët nuk vijnë sepse nuk ka ofertë.

Dhe kĂ«shtu dimri mbetet “i bukur pĂ«r njĂ« fundjavĂ«â€, por jo i strukturuar si produkt qĂ« prodhon ekonomi tĂ« qĂ«ndrueshme. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, problemi i dimrit nuk Ă«shtĂ« se “nuk kemi çfarĂ« t’u tregojmĂ« njerĂ«zve”, por se nuk e kemi bĂ«rĂ« ende dimrin tĂ« funksionojĂ« si sistem.

 

 

ÇfarĂ« i mungon dimrit shqiptar?

Mungesa e parĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« s’duket nĂ« rrjete sociale: aksesueshmĂ«ria. ShumĂ« zona malore me potencial dimĂ«ror mbeten tĂ« brishta kur bie dĂ«bora. Segmente qĂ« bllokohen, akull qĂ« e kthen udhĂ«timin nĂ« njĂ« rrezik tĂ« panevojshĂ«m, pastrim qĂ« vjen me vonesĂ«.

Dhe kur destinacioni Ă«shtĂ« i bukur, por i pasigurt pĂ«r t’u arritur, ai mbetet pĂ«r vizitorin njĂ« zgjedhje “me fat” e minutĂ«s sĂ« fundit dhe jo njĂ« sezon i planifikueshĂ«m. PĂ«r vizitorin e huaj, sidomos ai qĂ« planifikon, rezervon dhe ka pritshmĂ«ri, mungesa e njĂ« aksesimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m Ă«shtĂ« stop i menjĂ«hershĂ«m.

Hallka e dytë është besueshmëria e shërbimeve bazë. Në dimër, ndërprerjet e energjisë, ngrohja e paqëndrueshme dhe infrastruktura e vjetruar dhe me kapacitete të kufizuara e ujit dhe kanalizimeve i kthejnë destinacionet në një provë për bujtinën dhe jo në përvojë për turistin. Bujtinat shqiptare kanë bërë mrekulli me pak mundësi që kanë.

Kjo Ă«shtĂ« pjesĂ« e meritĂ«s sĂ« turizmit malor, por nĂ« njĂ« treg mĂ« tĂ« gjerĂ«, “mrekullia” nuk mund tĂ« shitet si standarde. “Turisti, mĂ« shumĂ« se luks, kĂ«rkon siguri: tĂ« mbĂ«rrijĂ« pa stres nĂ« vendin e akomodimit, tĂ« ngrohet, tĂ« thajĂ« rrobat e kĂ«pucĂ«t, tĂ« lahet me ujĂ« tĂ« ngrohtĂ« dhe tĂ« flejĂ« mirĂ«. Pra, tĂ« ketĂ« njĂ« shĂ«rbim minimal tĂ« parashikueshĂ«m”, thotĂ« Loreni.

Mungesa e tretë është ekosistemi i shërbimeve dimërore. Dimri kërkon produkte specifike si shtigje të përshtatura dhe të informuara për kushtet, pajisje me qira, guida të specializuara, pika informacioni dhe një kulturë të menaxhimit të rrezikut.

Sot, shumë nga këto hallka ekzistojnë si nisma të vogla: disa agjenci aventurash, disa guida të motivuara, disa komunitete që e kanë kuptuar se dimri duhet kurorëzuar me aktivitet. Por për ta kthyer në sektor, duhet një sistem me informacion të qartë, standarde dhe organizim.

Ka edhe njĂ« mungesĂ« tĂ« katĂ«rt, mĂ« pak teknike e mĂ« shumĂ« kulturore. Ne e kemi normalizuar idenĂ« qĂ« dimri nĂ« mal Ă«shtĂ« “bujtinĂ« + darkĂ« + foto”, dhe kaq. Kjo Ă«shtĂ« e vlefshme dhe e bukur sepse mikpritja dhe gatimet janĂ« pjesĂ« e identitetit tonĂ«, por nuk mjafton pĂ«r ta mbushur njĂ« sezon.

Dimri duhet tĂ« ketĂ« arsye pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar edhe kur bora s’ështĂ« e pĂ«rsosur, edhe kur dita Ă«shtĂ« e shkurtĂ«r, edhe kur turisti kĂ«rkon mĂ« shumĂ« se njĂ« tavolinĂ« tĂ« ngrohtĂ«.

 

Verë vs. dimër: turistë të ndryshëm, ekonomi ndryshe

Turisti veror nĂ« ShqipĂ«ri vjen pĂ«r detin dhe ritmin e shpejtĂ«. KĂ«rkon lĂ«vizje tĂ« shpeshta, qĂ«ndrime tĂ« shkurtra, dhe njĂ« orientim qĂ« shpesh kĂ«rkon “mĂ« shumĂ« pĂ«r mĂ« pak”.

Ky profil mbush volumet, por rrit presionin mbi hapësirën, ujin, energjinë dhe mbetjet, pikërisht në periudhën kur shërbimet publike punojnë në kufijtë e kapaciteteve.

Turisti dimëror, edhe kur është i pakët, zakonisht kërkon përvojë si p.sh. natyrë, qetësi, aktivitete, kulturë lokale dhe një shërbim që të jep siguri. Ai udhëton për një arsye (ose disa arsye) dhe paguan për to.

Këtu pabarazia duket qartë edhe në shifra: turizmi ynë është i përqendruar në pak javë vere, ndërsa dimri mbetet i hollë dhe i paqëndrueshëm.

 

 

Të dhënat e mësipërme sugjerojnë se Shqipëria ka një sezonalitet të theksuar veror, me peshë të ulët në dimër. Një prirje të ngjashme kanë Mali i Zi dhe sidomos Kroacia, ndërsa Serbia dhe Bullgaria kanë shpërndarje më të balancuar, sepse dimri kontribuon më shumë përmes produkteve dimërore të strukturuara.

Kjo e bĂ«n dimrin potencialisht mĂ« “cilĂ«sor” nĂ« kuptimin ekonomik. Pra jo domosdoshmĂ«risht mĂ« shumĂ« njerĂ«z, por mĂ« shumĂ« vlerĂ« pĂ«r vizitĂ« dhe mĂ« pak stres mbi territorin.

Dhe pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ«, dimri nuk e “zĂ«vendĂ«son” verĂ«n, por e bĂ«n turizmin mĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ«, mĂ« tĂ« menaxhueshĂ«m dhe mĂ« pak tĂ« varur nga piku.

 

Dimri nuk është vetëm bujtinë

Bujtina dhe oxhaku janë zemra e dimrit shqiptar dhe duhet të mbeten. Por dimri mund të ketë edhe muskuj. Loreni na tregon që vitet e fundit, po shfaqet një rritje e interesit për ski touring dhe ecje dimërore, përfshirë snowshoeing (ecje me rrathë/raketa dëbore) në lugina e pyje ku peizazhi dimëror është spektakolar, përveçse për turizëm kulturor.

Kur kjo bĂ«het me guida, me pajisje dhe me ritĂ«m tĂ« pĂ«rshtatur, dimri nĂ« terrene malore nuk shihet si “rrezik i pakapĂ«rcyeshĂ«m”, por si produkt.  Dhe produkti ka njĂ« avantazh tĂ« madh, nuk kĂ«rkon ndĂ«rtime masive; kĂ«rkon organizim, njohuri tĂ« specializuara dhe shĂ«rbim tĂ« pĂ«rkryer.

Për aventurierët më të përgatitur, Shqipëria ka një aset të rrallë në rajon: terrene të virgjëra për ski touring dhe freeride, aty ku bora është e mjaftueshme dhe topografia e lejon.

Kjo është një përvojë për një treg të specializuar, por me vlerë të lartë; grupe të vogla, shërbime profesionale, ndikim relativisht i ulët në mjedis krahasuar me infrastruktura masive.

“NĂ« njĂ« realitet klimatik ku bora nuk garantohet mĂ« nga vetĂ« dimri, produktet fleksibĂ«l dhe tĂ« diversifikuara bĂ«hen mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

KĂ«tu bĂ«n pjesĂ« edhe njĂ« dimension shpesh i nĂ«nvlerĂ«suar: “mirĂ«qenia”-i nĂ« natyrĂ«. Banjat termale, shĂ«titjet dimĂ«rore, gastronomia lokale, eventet e vogla komunitare, tĂ« gjitha kĂ«to i japin dimrit arsye pĂ«r tĂ« qenĂ« sezon, jo thjesht njĂ« “muaj i ftohtĂ«â€.

Edhe Europa e ka nxjerrë këtë mësim, shumë destinacione që kanë humbur borën e sigurt kanë mbijetuar duke u bërë 4-sezonalë dhe jo duke e ndjekur borën me çdo kusht.

 

Infrastruktura dimërore: rrugë, shtigje, siguri

Zhvillimi i dimrit duhet tĂ« fillojĂ« me gjĂ«ra konkrete si pastrim rruge, kripĂ«, sinjalistikĂ«, energji qĂ« nuk bie sa herĂ« fryn era dhe njĂ« sistem i thjeshtĂ« informacioni qĂ« t’i thotĂ« vizitorit çfarĂ« Ă«shtĂ« e hapur dhe çfarĂ« jo.

NĂ« dimĂ«r, “tĂ« pyesĂ«sh nĂ« fshat” Ă«shtĂ« shumĂ« normale nĂ« ShqipĂ«ri. Ky improvizim Ă«shtĂ« armiku i turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Siguria Ă«shtĂ« pjesa qĂ« nuk fal. NjĂ« shteg i mrekullueshĂ«m veror mund tĂ« jetĂ« i rrezikshĂ«m nĂ« dimĂ«r pĂ«r shkak tĂ« ortekĂ«ve, akullit, humbjes sĂ« orientimit apo hipotermisĂ«, si ai i mirĂ«njohuri ndĂ«rkombĂ«tarisht “ValbonĂ«-Theth”.

Për një dimër që duhet të rritet, duhet një minimum menaxhimi rreziku me paralajmërime të qarta, itinerare të rekomanduara, informim për kushtet, dhe protokolle emergjence.

Në një vend ku turizmi i aventurës po rritet, kërkim-shpëtimi malor është kusht i besueshmërisë. Shqipëria po fillon të ketë disa nisma pozitive në këtë fushë, por sfida e mëtejshme mbetet që këto kapacitete të forcohen e standardizohen me protokolle të unifikuara, të ketë një koordinim të qartë dhe informim publik të qëndrueshëm.

Ka edhe njĂ« dimension tjetĂ«r, po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m: mjedisi dhe parqet. Dimri i malit Ă«shtĂ« stinĂ« e brishtĂ« pĂ«r habitatet, pĂ«r ekologjinĂ« dhe pĂ«r peizazhin. NĂ«se verĂ«s na del shpesh problem menaxhimi i mbetjeve dhe presioni mbi natyrĂ«n, dimri nuk duhet tĂ« jetĂ« “sezoni i dytĂ«â€ i tĂ« njĂ«jtave gabime.

 

 

Ku jemi në raport me fqinjët?

Në rajon, dimri është kthyer prej kohësh në produkt, diku me resorte të mëdha, diku me modele më të vogla, por pothuaj kudo me një element që ne e kemi ende të brishtë: sistemin.

Fqinjët kanë traditë, kanë standarde, kanë shkolla, kanë marketing dimëror. Bullgaria për shembull e ka ndërtuar dimrin mbi modelin e resorteve të konsoliduara.

ShqipĂ«ria ka natyrĂ«n dhe autenticitetin, por ende Ă«shtĂ« nĂ« fillesat e veta pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar “paketĂ«n” qĂ« e bĂ«n dimrin tĂ« besueshĂ«m pĂ«r tregun.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që duan ski, instruktorë, pista dhe siguri e kërkojnë ende jashtë: jo sepse nuk kemi male, por sepse nuk kemi produkt të plotë.

 

 

Të dhënat e tabelës së mësipërme na tregojnë qartë se dimri bëhet sezon vetëm kur ka sistem. Në Bullgari (Bansko, Borovets) dimri funksionon si industri e konsoliduar, me operim të parashikueshëm dhe produkt të qartë.

Në Serbi, Kopaoniku tregon se një resort kombëtar mund të mbajë peshë në ekonominë sezonale kur ka menaxhim dhe standard shërbimi. Edhe Mali i Zi ka investuar për ta zgjatur sezonin me modele më të vogla, por të strukturuara.

Ndërsa raste si Popova Shapka tregojnë një rrugë tjetër: produkt i specializuar (freeride/off-piste) që tërheq audiencë specifike edhe pa mega-resorte, kur reputacioni dhe oferta janë të qarta.

 

Profesionet e munguara: guidat dimërore dhe instruktorët

Nuk mjafton vetĂ«m infrastruktura e mirĂ« pĂ«r njĂ« dimĂ«r tĂ« organizuar, duhen edhe burime njerĂ«zore. Sot, “udhĂ«rrĂ«fyes turistik i specialitetit tĂ« veçantĂ« hiking/trekking” Ă«shtĂ« njĂ« kategori shumĂ« e gjerĂ«, dhe jo gjithmonĂ« mjaftueshĂ«m i specializuar pĂ«r tĂ« mbajtur pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e dimrit.

Loreni, i cili Ă«shtĂ« gjithashtu instruktor pĂ«r udhĂ«rrĂ«fyesit turistikĂ« tĂ« specialitetit tĂ« veçantĂ« hiking/trekking, (me programe tĂ« akredituara nga “Ministria e Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit”) na tregon se pse nuk mjafton njĂ« “guidĂ«â€ e pĂ«rgjithshme:

Dimri kërkon kompetenca specifike: orientim dhe navigim në kushte me fushëpamje shumë të kufizuar, menaxhim grupi në temperatura të ulëta e kushte të vështirësuara, njohje të shkëlqyer të kushteve të borës dhe rrezikut të ortekëve, si dhe aftësi reagimi në raste ortekësh apo emergjenca të tjera.

NĂ«se duam t’i shesim dimrin njĂ« turisti tĂ« huaj, nuk mjafton tĂ« themi “kemi guida”: duhet tĂ« dimĂ« çfarĂ« dinĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kĂ«to guida dhe se çfarĂ« standardesh ndjekin, dhe duhet ngritur njĂ« kulturĂ« e fokusuar drejt sigurisĂ« dhe qĂ« vendos nĂ« vend tĂ« parĂ« jetĂ«n e individit.

NĂ« shumĂ« vende tĂ« BE-sĂ« dhe botĂ«s, kĂ«to role mbulohen nga profile tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tarisht si “International Mountain Leader” (UdhĂ«rrĂ«fyes/UdhĂ«heqĂ«s Turistik Malor pĂ«r terrene jo-teknike), dhe “International Mountain Guide” (GuidĂ« Alpine Turistike pĂ«r terrene teknike).

Jo domosdoshmërisht nevojitet një guidë alpine e një niveli shumë të lartë, por minimalisht duhet një standard i qartë dhe i harmonizuar me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së, që u lejon profesionistëve të udhëheqin të sigurt grupe në terrene dimëror.

Paralelisht, nëse do të zhvillohet edhe ski në pistë, instruktorët nuk mund të mbeten në zonën gri të autodidaktimit. Duhen skema trajnimi, licencim dhe kulturë kontrolli cilësie.

 

Resort masiv apo model i butë?

ShqipĂ«ria nuk e ka pasur historikisht kulturĂ«n e resorteve dimĂ«rore tĂ« skive dhe, edhe sot, nuk ka njĂ« industri tĂ« mirĂ«filltĂ« “ski-resort”. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ«, kur dalim pĂ«rballĂ« dilemĂ«s sĂ« investimeve, “resort masiv” apo “model i butĂ«â€, vendimi bĂ«het edhe mĂ« i ndjeshĂ«m.

NjĂ« resort “i rĂ«ndĂ«â€ me infrastrukturĂ« tĂ« kushtueshme dimri, mund tĂ« jetĂ« e rrezikshme financiarisht, sidomos nĂ« njĂ« realitet ku dimrat po shkurtohen dhe bora po bĂ«het mĂ« e paqĂ«ndrueshme.

Edhe nĂ« vende tĂ« zhvilluara, resorte tĂ« tĂ«ra po riprofilizohen drejt turizmit 4-sezonal pikĂ«risht sepse bora nuk Ă«shtĂ« mĂ« “garanci”.

Modeli i butĂ« me fshatra 4-sezonalĂ«, aktivitete natyrore, produkte tĂ« diversifikuara Ă«shtĂ« mĂ« elastik; me njĂ« kusht qĂ« s’e anashkalojmĂ« dot: ruajtjen e parqeve dhe tĂ« peizazhit.

Nëse dimri ndërtohet vetëm me beton, atëherë krijojmë një zgjidhje që e gërryen vetë burimin e saj. Në Shqipëri, ku parqet kombëtare dhe peizazhi janë kapital turistik i pazëvendësueshëm, zhvillimi duhet të jetë i matshëm: sa më pak ndërhyrje, sa më shumë organizim. Kjo është logjika e turizmit modern të aventurës, me vlerë të lartë e gjurmë të ulët.

 

 

Dimri, prova e pjekurisë turistike

Dimri jep një shans të rrallë që zhvillimi turistik të bëhet më me mend, me standarde më të larta dhe me më shumë respekt për natyrën. Turizmi dimëror kërkon një qasje tjetër ndaj produktit.

Ndryshe nga turizmi kulturor apo ai i plazhit, dimri duhet të jetë i orientuar drejt sigurisë dhe cilësisë së shërbimit, duke iu afruar standardeve më të mira ndërkombëtare në çdo hallkë; që nga informacioni dhe logjistika, e deri tek udhëheqja dhe menaxhimi i rrezikut.

Gabime që në verë kalojnë pa pasoja, në dimër mund të kthehen në incidente serioze, madje deri në tragjedi.

Prandaj një treg që funksionon me improvizim rrezikon të dëmtojë shpejt reputacionin e Shqipërisë si destinacion, një reputacion që është ndërtuar me shumë punë nga profesionistët e sektorit dhe që mbështet një pjesë të rëndësishme të ekonomisë.

Nëse dimri kthehet në produkt të qëndrueshëm, do të thotë se kemi kaluar nga turizmi i rastit te turizmi i menaxhuar.

Do të thotë se malet krahas kartolinave të bukura dimërore, janë edhe ekonomi lokale që jetojnë edhe kur temperatura shkon nën zero. Dhe do të thotë se kemi kuptuar një gjë të thjeshtë: nuk ka mot të keq dhe stinë të keqe për të bërë turizëm.

 

The post Turizmi dimëror: Mes potencialit dhe sfidave appeared first on Revista Monitor.

❌