Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët, kryesisht në raport me produktet e mikrofinancës. Në fund të vitit të parë të aplikimit të këtyre masave, përfaqësuesit e institucioneve të sektorit shprehen se, megjithëse huadhënia ka vazhduar rritjen, masat e reja kanë dhënë ndikim të dukshëm në uljen e shkallës së miratimit të kredive dhe në uljen e përfitueshmërisë së aktorëve të tregut.
Â
Ersuin Shehu
Në fillim të 2025-s, nisi aplikimi i asaj që u quajt paketa e mbrojtjes konsumatore të publikut, veçanërisht në raport me produktet e mikrofinancës.
Banka e Shqipërisë miratoi disa masa që synonin të forconin kriteret e kreditimit nga institucionet mikrofinanciare, të shtonin transparencën e këtyre produkteve, por njëkohësisht edhe uli çmimin maksimal të lejuar të huave të vogla konsumatore.
Rregullorja vendosi një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit për kreditë e dhëna nga mikrofinanca nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 60%. Gjithashtu, një institucion financiar jobankë nuk lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.
Rregullat e vendosura përcaktojnë se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.
Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.
Në veçanti, subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e
kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të
tjera të parregullta. Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.
Banka e Shqipërisë vendosi edhe uljen e normës maksimale efektive të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore më të vogla se 200 mijë lekë. Ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.
Sipas ndryshimeve tĂ« miratuara nga Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« rregulloren âPĂ«r kredinĂ« konsumatore dhe kredinĂ« hipotekoreâ, norma maksimale e interesit (NEI maksimal) pĂ«r kreditĂ« konsumatore deri nĂ« vlerĂ«n e 200 mijĂ« lekĂ«ve do tĂ« jetĂ« sa mesatarja e thjeshtĂ« e normĂ«s efektive tĂ« interesit pĂ«r kredinĂ« e dhĂ«nĂ«, pa u shtuar me njĂ« tĂ« tretĂ«n.
Pjesë e ndryshimeve në rregullore ishte edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove gjatë jetëgjatësisë së kredisë.
Për kreditë e institucioneve financiare jobanka ishte tipike aplikimi i komisioneve shumë të larta të administrimit apo disbursimit të kredisë. Në shumicën e rasteve, madje, efektin kryesor në interesin efektiv të kredisë nuk e jep interesi nominal, por pikërisht komisionet e aplikuara.
Â
AMA: Rregullat e reja kanë ngadalësuar kreditimin
Brunilda Isaj, sekretare e shoqatĂ«s âMikrofinanca Shqiptareâ, shprehet pĂ«r âMonitorâ se paketa e re rregullatore e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« ka ushtruar ndikim tĂ« dukshĂ«m dhe shumĂ«planĂ«sh nĂ« funksionimin e institucioneve mikrofinanciare.
Sipas saj, një nga efektet kryesore pozitive është përforcimi i standardeve të menaxhimit të rrezikut. Rregullorja kërkon analiza më të detajuara të aftësisë paguese, verifikim më rigoroz të burimeve të të ardhurave dhe dokumentim më të strukturuar. Këto kërkesa, ndonëse rrisin kompleksitetin operativ, synojnë të krijojnë një treg më të disiplinuar, të reduktojnë ekspozimet e panevojshme dhe të forcojnë mbrojtjen e klientëve më vulnerabël nga mbingarkesa me borxh.
âMegjithatĂ«, ky pĂ«rmirĂ«sim i standardeve ka ardhur me njĂ« kosto tĂ« lartĂ« operative. Institucionet qĂ« shĂ«rbejnĂ« klientĂ« me tĂ« ardhura informale ose tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tâu dokumentuar po hasin sfida tĂ« shtuara.
Procesi i kreditimit është zgjeruar jo vetëm në kohë, por edhe në volum pune: kërkohen më shumë takime, verifikime shtesë, dhe materiale dokumentare që klientët në zonat rurale ose segmente të ulëta të të ardhurave shpesh nuk i disponojnë.
PĂ«r pasojĂ«, Ă«shtĂ« shtuar pakĂ«naqĂ«sia e klientĂ«ve dhe rritur perceptimi se marrja e njĂ« kredie Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e komplikuar se mĂ« parĂ«â, thotĂ« znj. Isaj.
Sipas saj, ndikimi i rregullave të reja në ngadalësimin e kreditimit dhe ngushtimin e bazës së klientëve është i prekshëm dhe i matshëm.
Ajo thekson se, ndërsa pjesa më e madhe e kërkesave të reja synon një funksionim më të shëndetshëm të tregut, disa prej tyre kanë rezultuar më kufizuese sesa pritej.
Në veçanti, detyrimet për dokumentimin formal të të ardhurave, analizën e detajuar të shpenzimeve familjare dhe procedurat e reja të verifikimit kanë bërë që një grup i rëndësishëm klientësh tradicionalë të sektorit të mos plotësojnë më kriteret.
âKjo ka prodhuar dy efekte kryesore: ulje tĂ« numrit tĂ« aplikimeve tĂ« kualifikuara pĂ«r kredi dhe rritje tĂ« rrezikut tĂ« rikthimit tĂ« klientĂ«ve drejt huamarrjes informale, e cila Ă«shtĂ« mĂ« e shtrenjtĂ« dhe mĂ« pak e sigurt. Si rezultat, volumi i kreditimit ka rĂ«nĂ« nĂ« nivele qĂ« nuk janĂ« tipike pĂ«r kĂ«tĂ« industri, e cila historikisht Ă«shtĂ« karakterizuar nga rritje e shpejtĂ« dhe qarkullim i lartĂ«â, â thotĂ« ajo.
Edhe Akan Ajdini, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i IuteCredit, thotĂ« pĂ«r âMonitorâ se masat rregullatore tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« ndikim nĂ« shkallĂ«n e miratimit tĂ« kredive nga institucionet e mikrofinancĂ«s.
âPaketa e re rregullatore na ka ndikuar nĂ« normĂ«n e miratimit tĂ« kredive. Sot miratohen mĂ« pak kredi nga totali i aplikimeve. Ne vlerĂ«sojmĂ« se ky tregues ka rĂ«nĂ« me afĂ«rsisht 20% krahasuar me vitin e kaluar, para miratimit tĂ« paketĂ«s rregullatore tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. VlerĂ«sojmĂ« se aktualisht shkalla e miratimit tĂ« kredive Ă«shtĂ« nĂ« nivelin 52-53%.
Megjithatë, norma e aprovimit ndryshon në varësi të segmentit të produktit. Nëse promovojmë kredinë me këste në dyqane, që ka një klientelë më cilësore, aty norma e aprovimit është më e lartë, aty norma e aplikimit mund të jetë edhe më e lartë se 70%.
Nëse flasim për kredinë në para cash, në popullsinë e gjerë, që mund të ketë të ardhura më të ulëta dhe kredi të tjera, shkalla e miratimit është më e ulët.
Në veçanti, te moshat e reja, rreziku vlerësohet më i lartë dhe shkalla e miratimit të kredive është më e ulët. Kredia në cash në përgjithësi ka më shumë rrezik se kredia për blerjen e produkteve.
Ndikim ka dhënë sigurisht edhe kufizimi për në numrin e kredive deri në dy, që për mendimin tonë është një kufizim i pakuptimtë, sepse kjo është një gjë që rregullohet nga raporti DSTI (i borxhit ndaj të ardhurave).
Gjithsesi, duhet tĂ« sqarojmĂ« se shumĂ« pak klientĂ« kanĂ« kredi paralele. VetĂ«m 5% e klientĂ«ve tanĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« krediâ, thotĂ« z. Ajdini.
Â

Â
Masat e reja kanë ulur përfitueshmërinë
Analizat e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare tregojnë se përfitueshmëria e institucioneve mikrofinanciare është goditur në dy drejtime kryesore.
Së pari, kostot operative janë rritur për shkak të nevojës për më shumë staf të përputhshmërisë, investime në trajnime, sisteme raportimi dhe teknologji mbështetëse. Implementimi i kërkesave të reja kërkon kohë dhe burime, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën e shpenzimeve.
Së dyti, ulja e volumit të kredive ka çuar në reduktimin e të ardhurave nga interesat, burimi kryesor i fitimit për këtë sektor. Kombinuar me rritjen e kostove, marzhet e fitimit janë ngushtuar.
Megjithatë, znj. Isaj shprehet se në horizontin afatgjatë priten efekte pozitive.
âNĂ«se rregulloret e reja arrijnĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« cilĂ«sinĂ« e portofolit, tĂ« reduktojnĂ« normĂ«n e kredive me probleme (NPL) dhe tĂ« forcojnĂ« disiplinĂ«n e kreditimit, 12â24 muajt e ardhshĂ«m mund tĂ« shĂ«nojnĂ« stabilizim gradual tĂ« pĂ«rfitueshmĂ«risĂ« dhe njĂ« ulje tĂ« rrezikut operacionalâ, thotĂ« znj. Isaj.
Sipas saj, ndryshimet rregullatore po detyrojnë institucionet mikrofinanciare të riformulojnë qasjen e tyre strategjike.
âFokusi Ă«shtĂ« zhvendosur qartĂ« nga rritja e volumit tĂ« kredive drejt cilĂ«sisĂ« sĂ« portofolit dhe menaxhimit tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« riskut. Segmentet e klientĂ«ve po rivlerĂ«sohen: institucionet po pĂ«rqendrohen mĂ« shumĂ« te klientĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« qĂ«ndrueshme ose me histori mĂ« tĂ« mirĂ« pagese, duke ulur ekspozimin ndaj segmenteve mĂ« tĂ« paformalizuara.
Gjithashtu, roli i edukimit financiar po merr rëndësi të re. Institucionet po investojnë në programe që synojnë rritjen e aftësive të klientëve për të menaxhuar financat personale dhe për të kuptuar më mirë procesin e kreditimit.
Disa po eksplorojnë partneritete me kompani fintech për të integruar instrumente analitike më të avancuara dhe për të ulur kostot e pajtueshmërisë.
NĂ« tĂ«rĂ«si, rregulloret kanĂ« funksionuar si katalizator pĂ«r njĂ« transformim mĂ« konservator, mĂ« tĂ« matur dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, duke orientuar industrinĂ« drejt njĂ« modeli mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« afatgjatĂ«â, â thotĂ« ajo.
Akan Ajdini, drejtor i përgjithshëm i Iute Credit, thotë se masat e vendosura nga Banka e Shqipërisë i kanë ndikuar institucionet e mikrofinancës në kuptimin e fitimit të munguar. Sipas tij, volumet e kreditimit krahasuar me vitin e kaluar janë 20% më të larta, por rritja do të kishte qenë më e madhe, në mungesë të masave të Bankës së Shqipërisë.
âNe kemi vazhduar tĂ« rritemi, por do tĂ« rriteshim mĂ« shumĂ«, nĂ«se nuk do tĂ« kishim kĂ«to kufizime. Por, fitimet janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta krahasuar me vitin e kaluar, pĂ«r shkak tĂ« uljes sĂ« normave tĂ« interesit. Aktualisht, marzhet tona tĂ« fitimit kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« rreth 16%.
NĂ« tĂ«rĂ«si, aktiviteti ynĂ« Ă«shtĂ« pozitiv, sepse kĂ«rkesa Ă«shtĂ« nĂ« rritje dhe vazhdojmĂ« tĂ« japim kredi. Por, po fitojmĂ« mĂ« pak, ose tĂ« paktĂ«n kemi marzhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta, sepse fitimet nĂ« vlerĂ« absolute lidhen edhe me volumet e kreditimitâ, thotĂ« ai.
Â
ĂshtĂ« ndikuar edhe shpejtĂ«sia e kredidhĂ«nies
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare vlerëson se rregulloret e reja kanë ndikuar edhe në shpejtësinë e procesit të kreditimit, megjithëse në mënyrë indirekte.
Znj. Isaj thekson se rregulloret e reja fillimisht e ngadalësojnë procesin e kreditimit për shkak të shtimit të hapave dhe kërkesave dokumentare. Por, nga ana tjetër, ajo shprehet se ato po nxisin një valë të re investimesh në digjitalizim.
âInstitucionet mikrofinanciare po e kuptojnĂ« se mĂ«nyra e vetme pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kĂ«rkesat rregullatore pa rritur koston nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale Ă«shtĂ« automatizimi i procedurave kyçe â nga identifikimi i klientit (KYC), te vlerĂ«simi i riskut, mbledhja e tĂ« dhĂ«nave dhe raportimi nĂ« kohĂ« reale.
Paradoksalisht, rregulloret e kanĂ« bĂ«rĂ« procesin mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, por pikĂ«risht kjo po nxit modernizimin teknologjik tĂ« sektorit. NĂ« afatin mesatar, kjo pritet tĂ« sjellĂ« rritje tĂ« efikasitetit, ulje tĂ« kohĂ«s sĂ« pĂ«rpunimit dhe pĂ«rmirĂ«sim tĂ« eksperiencĂ«s sĂ« klientitâ, shprehet ajo.
Z. Ajdini nga IuteCredit shprehet se në tërësi, rregulloret nuk e kanë prekur tendencën e digjitalizimit të mikrofinacës konsumatore.
Sipas tij, 98% e kontratave të kredisë në Iute firmosen me firmë elektronike, çka tregon se procesi i huadhënies është pothuajse tërësisht i digjitalizuar. Megjithatë, ai e vë theksin te mungesa e aksesit në bazat publike të të dhënave, që, sipas tij, do ta shpejtonte procesin dhe do të përmirësonte administrimin e rrezikut të kredisë.
âPĂ«r sa i takon anĂ«s operacionale, pengesa kryesore Ă«shtĂ« mungesa e aksesit nĂ« regjistrat e e-Albania. Kjo do tĂ« na mundĂ«sonte qĂ«, me miratimin e klientit, tĂ« mund ta gjeneronim vetĂ« dokumentacionin e nevojshĂ«m. Kjo do tĂ« shpejtonte procesin e kredidhĂ«nies.
MeqĂ« ka njĂ« fokus tĂ« madh tĂ« qeverisĂ« te digjitalizimi, ajo qĂ« do tĂ« ndihmonte do tĂ« ishte pikĂ«risht hapja pĂ«r institucionet financiare e bazave tĂ« tĂ« dhĂ«nave publike. Kjo do tĂ« ulte madje edhe rrezikun e kredisĂ«â, thotĂ« z. Ajdini.
Â
Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i dhënë nga institucionet financiare jobanka ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e portofolit të kredisë të dhënë nga këto institucione arriti në 62.7 miliardë lekë, në rritje me vetëm 1.9% që nga fillimi i vitit dhe 2.6% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e portofolit të kredisë ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm, po të kemi parasysh se në fund të vitit 2024, rritja kishte qenë dyshifrore, në nivelin 10.3%.
Vlera e portofolit të kredisë të përfshirë në këtë statistikë përfshin huatë e dhëna nga të gjitha institucionet financiare jodepozituese, që nënkupton se nga klasifikimi përjashtohen bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit.
Klasifikimi përfshin të gjitha institucionet e tjera financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Megjithatë, mes tyre vetëm institucionet financiare jobanka të huadhënies dhe mikrokredisë kanë si objekt aktiviteti kreditimin, ndaj në pjesën dërrmuese vlerësohet se ky portofol u takon atyre dhe mund të përdoret si një tregues i përafërt i ecurisë së kreditimit nga mikrofinanca.
Megjithatë, ky portofol nuk përfshin vetëm huadhënien konsumatore, por edhe huanë e dhënë për subjektet e biznesit.
Nga ana tjetër, është fakt se rritja e vrullshme e mikrokredisë konsumatore në vitet e fundit ka qenë shtysa kryesore në zgjerimin e portofolit të kredisë së institucioneve financiare jobanka.
Ndaj, ngadalësimi i rritjes së portofolit në gjysmën e parë të këtij viti mund të interpretohet, të paktën pjesërisht, si efekt i masave shtrënguese të Bankës së Shqipërisë.
Â

Burimi: Banka e Shqipërisë
Â
Â
The post Frenimi i mikrofinancës, pas shtrëngimit nga Banka e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.