Intervistë / Arjan Jovani, President i Eurcold
Â
Sa herĂ« ka pĂ«rmbytje, sidomos nĂ« zonĂ«n e NĂ«nshkodrĂ«s, por sĂ« fundmi edhe nĂ« Myzeqe, njĂ« nga faktorĂ«t qĂ« pĂ«rmendet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur janĂ« shkarkimet nga digat e energjisĂ«. Arjan Jovani President i ICOLD European Club (EURCOLD), si ish -Kryetar i Komitetit KombĂ«tar tĂ« Digave tĂ« MĂ«dha nĂ« vend, me profesion inxhinier hidroteknik shprehet se shkaku i pĂ«rmbytjeve Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« kompleks. Sipas tij, digat e energjisĂ« nĂ« shumĂ« raste shĂ«rbejnĂ« si âmburojĂ«â pĂ«r prurje tĂ« jashtĂ«zakonshme qĂ« nĂ« njĂ« rrjedhje natyrale do tĂ« shkaktonin dĂ«me tĂ« mĂ«dha. Ai sjell si shembull dy lumenj, VjosĂ«n dhe Osumin, qĂ« kanĂ« rrjedhje tĂ« lirĂ« dhe qĂ« pak mund tĂ« bĂ«het nĂ« rastet e prurjeve tĂ« mĂ«dha, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« rastin e KaskadĂ«s sĂ« Drinit apo Devollit, shkarkimet e kontrolluara e bĂ«jnĂ« situatĂ«n mĂ« tĂ« menaxhueshme. Ai gjykon se problemi real i pĂ«rmbytjeve qĂ« shkaktohen sot lidhet me bazĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« funksionimi i institucioneve, ku secili duhet tĂ« kryejĂ« detyrat e tij, hartimi i studimeve dhe konsulencave konkrete pĂ«r masat qĂ« duhen marrĂ« dhe mĂ« pas kryerja e investimeve konkrete aty ku Ă«shtĂ« urgjente dhe dĂ«mi Ă«shtĂ« mĂ« i madh. NĂ« kontekstin e integrimit nĂ« Bashkimin Europian, z.Jovani shprehet se duhet tĂ« shkojmĂ« drejt standardeve qĂ« kĂ«to vende aplikojnĂ« dhe funksionimi i institucioneve me kapacitetet e duhura Ă«shtĂ« njĂ« prej tyre.
Â
Përmbytjet e fundit kthyen edhe një herë në vëmendje digat, kanalizimet, investimet. Cili është roli që kanë digat në vend dhe ndikimet e tyre sipas llojit?
Pjesa më e madhe e digave të mëdha në vendin tonë janë diga për ujitje. Ekziston një rregull i përcaktuar si nga legjislacioni, ashtu edhe nga kërkesat e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), sipas të cilit të gjitha digat e ujitjes duhet të zbrazen në muajin tetor, kur përfundon sezoni i ujitjes.
Ato duhet të qëndrojnë të zbrazura deri në prill. Gjatë kësaj periudhe të kryhen mirëmbajtja dhe riparimet e nevojshme të elementeve kryesore të tyre si shkarkuesit, vepra e marrjes, etj.
Duhet theksuar se digat e ujitjes në vendin tonë nuk janë ndërtuar për të zvogëluar efektin e përmbytjeve apo për kullimin e ujërave të tepërta. Për vetë madhësinë e rezervuarëve të krijuar prej tyre, ato mund të ndihmojnë shumë pak për zvogëlimin e efekteve të përmbytjeve. Për këtë arsye, KKDM ka miratuar rregullore që parashikojnë zbrazjen e ujit nga rezervuarët deri në nivelin minimal të lejuar nga projekti.
Ndryshe nga digat e ujitjes, digat që shërbejnë për prodhim hidroenergjetik apo digat për furnizimin me ujë funksionojnë sipas rregulloreve specifike të cilat janë hartuar, me synimin kryesor në drejtim të sigurisë së digave dhe minimizimin e efekteve negative që shkaktohen gjatë dimrit nga prurjet e mëdha që vijnë në basenin e tyre ujor.
Edhe pse këto diga përbëjnë vetëm rreth 7% të totalit të digave të mëdha në Shqipëri, ato janë digat më të mëdha që kanë krijuar rezervuarët më të mëdhenj dhe me ndikimin më të madh hidrologjik.
PĂ«r shembull, pĂ«r digat e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drin funksionon Rregullorja e shkarkimit tĂ« plotave e vitit 1988, e cila pĂ«rcakton nĂ« detaje veprimet qĂ« duhet tĂ« kryhen nĂ« periudhĂ«n Tetor â Mars, Prill â Maj dhe Qershor â Shtator.
Kjo rregullore është detyrim ligjor për KESH-in, ndërkohë që investitorët privatë kanë rregulloret e tyre të shfrytëzimit të miratuara nga KKDM si organ i Këshillit të Ministrave në sektorin e digave.
Për shembull, Kompania Devolli HP ka hartuar rregullore të veçantë për shfrytëzimin e digave në kaskadën e Devollit, si dhe Planin e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile. Duhet theksuar se të gjitha rregulloret e shfrytëzimit të digave dhe rezervuarëve nga shfrytëzuesit e digave për prodhim hidroenergjetik janë të miratuara nga KKDM.
Pra, shfrytëzuesit e digave operojnë në mënyrë të kontrolluar dhe brenda kuadrit ligjor dhe kërkesave teknike për sigurinë e digave. Theksojmë se prurjet që shkarkohen nga sistemet e shkarkimit të digave gjatë periudhave të plotave nuk janë asnjëherë më të larta se prurjet natyrore që mund të sjell lumi.
Me fjalë të tjera, shkarkimet nga diga ndihmojnë në menaxhimin e prurjeve maksimale dhe në zvogëlimin e efektit të përmbytjeve që mund të shkaktohen prej tyre.
Për këtë arsye, digat duhet të shihen si partnerë ndihmës në menaxhimin e përmbytjeve. Mjafton të shohim rastet e lumit të Vjosës apo të Osumit që janë lumenj pa diga, të cilët shkaktojnë përmbytje sa herë ka reshje të mëdha dhe mundësitë e menaxhimit të prurjeve të këtyre lumenjve janë minimale.
Në këta lumenj deri më sot, masat merren vetëm pas ndodhjes së dëmit, jo për parandalim. Duhet theksuar se në këta lumenj është shumë e rëndësishme instalimi i stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike, si dhe përpunimi i të dhënave të këtyre stacioneve në kohë reale nga ekspertët e shërbimit hidrometeorologjik dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile.
Menaxhimi i digave është mjaft kompleks ku ndërthuren shumë faktorë që janë të lidhur me fenomenet natyrore, por edhe me faktorin njeri. Ky kompleksitet është i vështirë të jetë i përsosur.
Kundër natyrës nuk mund të fitosh, por përmes një menaxhimi dinamik të përgjegjshëm dhe profesional mund të ulësh pasojat e shkaktuara nga prurjet e mëdha hap pas hapi. Në këtë kontekst, digat duhen trajtuar si partnerë mbështetës, që jo vetëm se nuk kanë faj gjatë përmbytjeve, por na kanë ndihmuar në procesin e menaxhimit të përmbytjeve.
Â
A janë në fakt shkarkimet arsyeja e përmbytjeve?
Përgjigjja ime është JO. Në situatën e ditëve të fundit nuk kanë qenë shkarkimet nga digat e hidroenergjetikës arsyeja e këtyre përmbytjeve. Bazuar në të dhënat e regjistruara, rezulton se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin arritën 3800 m³/sek, në një kohë që sasia e shkarkuar nga HEC i Vaut të Dejës nuk ishte më e madhe se 1200 m³/sek.
Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe problemi kryesor për rezervuarin e Fierzës ishin prurjet e ujit që erdhën nga Drini i Bardhë, i cili është një lumë i parregulluar dhe mbi të cilin nuk është ndërtuar asnjë digë.
Nga Drini i Bardhë, që vjen nga Kosova nuk ka diga dhe reshjet e mëdha që bien në atë zonë krijojnë prurje të mëdha që shkarkohen direkt, brenda 24 orëve, në rezervuarin e HEC-it të Fierzës.
Në këtë pellg shkarkohen përrenjtë e maleve nga zona e Pejës, që janë pjesë e Alpeve, deri në Prizren ku vijnë prurjet nga Malësia e Sharrit, dhe të gjitha këto derdhen në Drinin e Bardhë dhe përcillen menjëherë drejt rezervuarit të HEC Fierze.
Drini i Zi, që buron nga liqeni i Ohrit dhe gjatë kalimit në pjesën maqedonase menaxhohet përmes dy digave të mëdha në Spillje dhe Globocicë, kishte prurje të kontrolluara që nuk e kaluan sasinë prej 160 m³/sek.
Nga ana tjetër, HEC Koman, i cili ka një rezervuar me volum prej afro 5 herë më të vogël se HEC Fierzë, por përpunon prurje të mëdha të ujit që vijnë nga mbi 13 lumenj dhe përrenj, përfshirë zonat me reshjet më intensive të Alpeve tona siç janë Thethi, Valbona dhe Malësia e Pukës.
Në këtë rast, menaxhimi i koordinuar i prurjeve në Fierzë dhe Koman minimizoi ndjeshëm përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Drin në zonën e Nënshkodrës.
Â

Â
Kaskada e Drinit funksionon nĂ« bazĂ« tĂ« rregullores sĂ« vitit 1988. A mendoni se ka nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje pĂ«r tâiu pĂ«rshtatur kushteve tĂ« reja?
Në mendimin tim, pas afro 35 vitesh dhe ndryshimeve që kanë ndodhur si në drejtim të kushteve klimatike dhe menaxhimit të kaskadës, ka ardhur koha të përditësohen kërkesat e kësaj rregulloreje, duke pasur si fokus kryesor sigurinë e digave në këtë kaskadë.
Kushtet klimatike kanë ndryshuar ndjeshëm në zonë, duke na përballur me prurje të mëdha për një kohë të shkurtër dhe me frekuenca më të shpeshta të tyre. Nga ana tjetër, sot disponohet një informacion shumë më i plotë, i saktë për të gjithë basenin ujëmbledhës dhe në kohë reale.
Rregullorja e vitit 1988 është hartuar në një kohë kur mungonin instrumentet e monitorimit hidrometeorologjik dhe matjet kryheshin manualisht dhe parashikimet jepeshin në mënyrë të përafërt, prandaj ajo parashikonte masa shumë konservative për të zvogëluar problematikën e pasigurisë së informacionit në kohë reale.
Sot, KESH ka instaluar më së 25 stacione monitorimi hidrometeorologjikë në të gjithë basenin ujëmbledhës të lumit Drin, të cilat transmetojnë të dhëna në kohë reale online.
Duke i shtuar kĂ«tij sistemi edhe stacionet nĂ« KosovĂ«, Mal tĂ« Zi dhe MaqedoninĂ« e Veriut, Ă«shtĂ« e mundur tĂ« pĂ«rpunohen tĂ« dhĂ«nat e prurjeve maksimale nĂ« kohĂ« reale dhe me parashikim 3â5 ditĂ« pĂ«rpara, si dhe me njĂ« orientim javor dhe mujor pĂ«r tendencat e pĂ«rgjithshme tĂ« ardhjes sĂ« kĂ«tyre prurjeve nĂ« rezervuarĂ«t e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drin.
Theksojmë se rregulloret e shfrytëzimit të digave dhe rezervuarëve janë të domosdoshme. Ato duhet të bëhen nga ekspertë të fushës dhe projektuesit e këtyre veprave dhe duhet të përditësohen nga shfrytëzuesit e tyre pas analizave të hollësishme të rezultateve të matjeve të kryera në vijueshmëri dhe në përputhje me standardet teknike.
Rregulloret shërbejnë jo vetëm për të vendosur kufij sigurie për këto objekte të veçanta strategjike, por edhe për të pasur një orientim të qartë në menaxhimin e situatave që krijohen gjatë ardhjes së prurjeve maksimale të ujit.
Një tjetër faktor që sjell nevojën e përditësimit të rregullores janë volumet aktuale të tre rezervuarëve të kaskadës së lumit Drin. Rezervuari i HEC Fierza, për shembull, është projektuar 2.7 miliardë metra kub, por sot volumi aktual real në këtë rezervuar është 2.3 miliardë m³ ujë.
Kjo vjen nga një sërë faktorësh, duke nisur nga ardhjet e sedimenteve gjatë 45 viteve të shfrytëzimit të saj, si dhe niveli i matjeve të kryera gjatë fazës së projektimit apo përdorimi i metodave dhe hartave të vjetra me shkallë gabimi relativisht të lartë.
TĂ« njĂ«jtĂ«n situatĂ« nĂ« drejtim tĂ« volumeve tĂ« ujit e kanĂ« edhe rezervuarĂ«t e HEC Komani dhe HEC Vau i DejĂ«s. Ndryshimet e volumeve tĂ« ujit, tĂ« konstatuara gjatĂ« matjeve tĂ« volumeve aktuale prej afro 15â16%, kĂ«rkojnĂ« reflektimet dhe pĂ«rditĂ«simet pĂ«rkatĂ«se nĂ« rregulloren e shkarkimit tĂ« plotave, si dhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n e menaxhimit tĂ« kĂ«tyre prurjeve dhe shkarkimeve qĂ« duhet tĂ« kryhen.
Theksoj se rregullorja duhet të ndryshohet në funksion të rritjes së sigurisë së digës dhe jo në funksion të rritjes së prodhimit të energjisë.
Kjo do të thotë që edhe menaxhimi i shkarkimeve duhet të rishikohet, duke marrë në konsideratë faktorët e përmendur më sipër, zhvillimet e teknologjisë së informacionit, ndryshimet klimatike, si dhe monitorimin në kohë reale online të prurjeve dhe reshjeve në të gjithë zonën e basenit ujëmbledhës të lumit Drin.
Â
A janë tejkaluar ndonjëherë prurjet maksimale nga ajo që parashikon rregullorja për kaskadën e Drinit?
Deri më sot, jo. Në rastin e kaskadës së Drinit, rregullorja parashikon edhe skenarin ekstrem për prurje që mund të vijë një herë në 10 mijë vjet, e cila ka qenë e llogaritur në një vlerë prej 9 600 m³/sekondë.
Madje, eksperti hidrolog, qĂ« ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« hartimin e saj, ka shĂ«nuar se duke marrĂ« parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« e jashtĂ«zakonshme tĂ« digĂ«s sĂ« HEC FierzĂ«, pasojat katastrofike qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga prishja e saj, si dhe faktin qĂ« tĂ« dhĂ«nat hidrologjike pĂ«r pĂ«rcaktimin e prurjeve maksimale nĂ« FierzĂ« janĂ« mĂ« pak tĂ« sigurta, plotat kontrolluese me pĂ«rsĂ«ritje 1 herĂ« nĂ« 10 000 vjet pĂ«r periudhĂ«n Tetor â Prill janĂ« rritur me 25% kundrejt asaj tĂ« llogaritur.
Dëshiroj të theksoj se gjatë menaxhimit të prurjeve maksimale në të gjithë kaskadën e Drinit problemi më i madh nuk janë prurjet maksimale që vijnë në rezervuarin e HEC Fierza, por prurjet maksimale që vijnë në rezervuarin e HEC Koman, sepse ka një rezervuar rreth pesë herë më të vogël se Fierza, ndërkohë që prurjet maksimale mund të jenë të afërta me ato që vijnë në rezervuarin e HEC Fierzë.
NĂ« rastin e prurjeve qĂ« erdhĂ«n gjatĂ« kĂ«tij muaji, nĂ« HEC FierzĂ« ishin afro 2400 mÂł/s, ndĂ«rsa nĂ« HEC Koman ishin mĂ« se 1200 mÂł/sek. Duhet pasur parasysh se nĂ« rezervuarin e HEC Koman shkarkojnĂ« ujĂ«rat rreth 13 lumenj dhe pĂ«rrenj tĂ« cilĂ«t kalojnĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« malore, qĂ« Ă«shtĂ« mjaft problematike pĂ«r sa u pĂ«rket sasive dhe intensitetit tĂ« reshjeve. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« Ă«shtĂ« edhe Thethi, e ashtuquajtura ânjollĂ« e zezĂ«â e reshjeve, ku ka pasur raste qĂ« kanĂ« shkuar deri nĂ« 300 mm shi nĂ« ditĂ«.
Siç e thashë më lart, në rezervuarin e HEC Koman u shkarkuan rreth 1 200 metra kub, pra dy herë më pak se në Fierzë, por duke qenë se volumi i këtij rezervuari është 5 herë më i vogël, ishte normale që nga HEC Komani duhet të hapeshin portat e shkarkimit dhe të kryhej shkarkimi i kontrolluar i prurjeve të mëdha.
Edhe vetë mënyra si u menaxhua situata bëri të mundur minimizimin e përmbytjeve në zonën e poshtme të lumit Drin, pasi portat e shkarkimit dhe turbinat në HEC Fierzë qëndruan për rreth një javë të mbyllura dhe shkarkimet u kontrolluan nga HEC Komani.
NĂ«se nuk do tĂ« ishin digat e ndĂ«rtuara nĂ« kaskadĂ«n e lumit Drin, prurjet prej afro 3 800 metra kub do tĂ« vinin nĂ« ShkodĂ«r nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« dhe pasojat do tĂ« ishin shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« ngjashme me pĂ«rmbytjet e mĂ«dha qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« vite 1962â1963, kur nuk ishin ndĂ«rtuar kĂ«to vepra tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Â
Cilat janë masat që duhet të merren për të ulur ndikimin e përmbytjeve në vend?
Përpara se të flasim për këtë, doja që fillimisht të ndalemi tek ajo që na tregon e shkuara, pasi flitet për ndikimet e digave apo ndryshimeve klimatike.
Dua tĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje pĂ«rmbytjet e viteve 1962â1963, qĂ« ishin pĂ«rmbytjet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« vendin tonĂ« nĂ« 100 vitet e fundit dhe me reshjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« regjistruara. NĂ« atĂ« kohĂ« nuk ishin ndĂ«rtuar digat e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drin apo digat e lumit Devoll.
VĂ«rtet sot flasim pĂ«r ndryshimet klimatike, por ende nuk kemi arritur nĂ« vlerat e reshjeve dhe prurjeve tĂ« viteve â62ââ63.
Në ato vite thuhet se u përmbytën më se 70 mijë hektarë tokë dhe përmbytja ishte aq e madhe sa thuhet që u bashkua Semani me Vjosën, Mati me Drinin, pra e gjithë zona ndërmjet këtyre lumenjve ishte e gjitha e përmbytur. Në atë kohë nuk kishte as diga, as sisteme kulluese dhe as sisteme menaxhimi modern dhe në kohë reale.
Pikërisht kjo situatë detyroi qeverinë e asaj kohe që të diskutonte me specialistët dhe inxhinierët e kohës për të gjetur zgjidhjet e duhura. Së pari u ngritën institucionet teknike projektuese përkatëse.
Në atë kohë filloi krijimi dhe ngritja e Institutit të Projektimit për veprat e hidroenergjetikës dhe Institutit të Projektimit për veprat kulluese dhe bonifikuese.
Këto u mbështetën nga Institutet e Gjeologjisë, Gjeodezisë, Sizmikës, Hidrometeorologjisë dhe Laboratori i Kërkimeve Hidraulike (sot Teatri Turbina), që punuan me ekipe për hartimin e projekteve dhe ndërtimin e veprave kryesore hidroenergjetike, si dhe sistemit kombëtar të kullimit dhe ujitjes.
Kjo punĂ« e specializuar dhe nĂ« ekipe tĂ« organizuara, sipas eksperiencave mĂ« tĂ« mira tĂ« kohĂ«s, çoi nĂ« sistemimin e zonave problematike pĂ«r pĂ«rmbytjet, si zona e kĂ«netĂ«s sĂ« DurrĂ«sit dhe KaravastasĂ«, zona e NĂ«nshkodrĂ«s, si dhe shumĂ« zona tĂ« tjera kĂ«netore. Pas asaj situate pĂ«rmbytjesh tĂ« viteve 1962â1963 ka pasur edhe vite tĂ« tjera me prurje dhe reshje tĂ« mĂ«dha, por masat qĂ« u morĂ«n e ulĂ«n ndjeshĂ«m ndikimin.
Duhet theksuar se vetĂ«m nĂ« vitet â60ââ90 janĂ« ndĂ«rtuar rreth 95 pĂ«r qind e digave, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe sistemet e kullimit, ujitjes dhe kanalet bujqĂ«sore. ĂshtĂ« njĂ« kompleks i tĂ«rĂ« qĂ« duhet mirĂ«mbajtur dhe monitoruar me kujdes.
Bazuar në këtë përvojë, por edhe në eksperiencat e vendeve europiane, një ndër masat kryesore afatgjatë që duhet të merren janë forcimi i institucioneve teknike dhe një riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe përcaktuar qartë detyrat e secilit, si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Minimizimi i pasojave që shohim sot mund të arrihet vetëm duke pasur një organizim institucional të koordinuar dhe me detyra të qarta. Ministritë mund të bëjnë politikat, ndërsa zinxhiri i institucioneve teknike duhet të kryejë studime, të hartojë programe afatgjata dhe projekte konkrete në këtë fushë.
Â
Si e kanë të rregulluar vendet e tjera aspektin e rritjes së sigurisë së digave dhe për të minimizuar pasojat që mund të vijë nga prurjet e mëdha?
Europa, ku ne synojmë të shkojmë, ka autoritete dhe agjenci të dedikuara për sigurinë e digave, me ekspertë me kohë të plotë. Italia, për shembull, me 600 diga të mëdha, ka një Autoritet pranë Ministrisë së Infrastrukturës me afro 120 specialistë që ushtrojnë kontrollin e shtetit në digat ekzistuese dhe miratojnë projektet e reja në këtë fushë, pavarësisht pronësisë private që kanë këto diga.
Në Zvicër, me afro 220 diga të mëdha, ka një autoritet të sigurisë së digave me afro 20 ekspertë të fushës që kryejnë të njëjtën funksion si në Itali apo Francë. I njëjti organizim është edhe në afro 15 shtete europiane që kanë diga të mëdha. Në Shqipëri, me 350 diga të mëdha, mungon një institucion i tillë ekzekutues.
Â
Si është e copëzuar përgjegjësia sot sa u takon institucioneve kontrolluese dhe monitoruese?
Sot në Shqipëri, sipas legjislacionit në fuqi, duhet të funksionojë Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), i cili është një organ shtetëror i Këshillit të Ministrave që ushtron kontrollin për sigurinë e digave në vendin tonë.
Ky Komitet funksionon në formën e një bordi teknik me kohë të pjesshme dhe me anëtarë përfaqësues të disa ministrive kryesore. Funksionimi i KKDM mbështetet në një ligj të fortë që përcakton shumë detyra për këtë institucion, pa marrë parasysh mënyrën e funksionimit të tij.
Ndër këto detyra përfshihen edhe kontrolli vjetor, 5-vjeçar dhe 10-vjeçar i 350 digave të mëdha, edhe miratimi i projekteve për digat e reja dhe për rehabilitimin e digave ekzistuese, edhe komunikimi i vazhdueshëm me 65 shfrytëzuesit e digave, edhe raportimet për Këshillin e Ministrave, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në ICOLD dhe në institucionet ndërkombëtare në sektorin e digave.
Duhet thënë se, me gjithë këto detyra të shumta të rëndësishme në sektorin e digave, aktualisht KKDM nuk po funksionon prej më se 5 muajsh për shkak të mosemërimit të Kryetarit dhe nënkryetarit të këtij Komiteti, si dhe të anëtarëve të Këshillit teknik pranë KKDM.
Sipas ligjit në fuqi, KKDM duhet të mbështetet nga një Inspektorat teknik nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por që aktualisht ky Inspektorat përbëhet vetëm nga një person, në një kohë që grupi i inspektimit në terren duhet të jetë të paktën 3 persona.
Sipas eksperiencave të vendeve europiane të përmendura më sipër, mendoj se është e nevojshme krijimi i një Autoriteti apo agjencie ekzekutive për kontrollin shtetëror të digave, dambave dhe argjinaturave.
Kjo agjenci duhet të ketë në përbërje të saj një ekip prej jo më pak se 20 inxhinierësh hidroteknikë, ndërtimi, gjeodet, gjeologë dhe gjeoteknikë.
Ky Autoritet duhet të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm të gjendjes dhe monitorimit të digave ekzistuese, të kontrollojë dhe miratojë projektet për digat e reja dhe projektet për rehabilitimin e digave ekzistuese, si dhe të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligjin për sigurinë e digave.
Ky autoritet mund të jetë nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ose nën varësinë e një agjencie të Këshillit të Ministrave, por duhet të ketë kompetenca të qarta kontrolli dhe detyra konkrete, si dhe të mbështetet me masat përkatëse ndëshkuese për subjektet që nuk zbatojnë kërkesat e ligjit.
Duhet theksuar se monitorimi i digave nga pushtetet lokale është shumë i mangët dhe me mungesa të theksuara të kapaciteteve teknike, njerëzore dhe të sistemeve të monitorimit.
Â
Cilët janë kriteret kur vlerësojmë riskun e një dige të ujitjes?
Vlerësimi i digave, përfshirë edhe digat e ujitjes, bazohet në katër kritere kryesore të riskut: lartësia e digës, volumi i ujit e rezervuarin e krijuar nga diga, numri i njerëzve të rrezikuar për humbje jete në zonën poshtë digës, vlera e dëmeve që mund të shkaktohen nga shkatërrimi i digës.
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha ka realizuar një studim vitin e kaluar, sipas të cilit 50 diga rezultojnë me risk të lartë dhe 100 me risk të moderuar.
Në total, për 150 diga ka risk për njerëzit që ndodhen në zonat urbane poshtë këtyre digave.
Në këto diga dhe zonat urbane poshtë tyre është e domosdoshme instalimi i sistemeve të alarmit për të pasur njoftim në kohë reale për rritjen e nivelit të ujit mbi nivelin e lejuar dhe deri te njoftimi për rastin e dëmtimit apo prishjes së mundshme të digës.
Në këtë drejtim, theksojmë se problemi i mungesës së këtyre sistemeve ekziston te digat e ujitjes dhe digat furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa digat që përdoren për prodhim hidroenergjetik janë relativisht të monitoruara.
Digat e ujitjes që shfrytëzohen dhe janë nën administrimin e pushtetit vendor kanë më shumë probleme në drejtim të mirëmbajtjes dhe monitorimit të tyre për shkak të mungesës së kapaciteteve teknike, njerëzore dhe financiare.
Të njëjtat probleme janë edhe në 7 digat e mëdha dhe rezervuarë që shfrytëzohen nga 4 bordet e ujitjes dhe kullimit nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë, të cilat nuk monitorohen dhe nuk kanë sisteme alarmi.
Â

Â
Si mund të nxiten kapacitetet njerëzore, pasi shumë sektorë po hasin probleme sa u takon profesionistëve?
ĂshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« kapacitetet njerĂ«zore pĂ«r kontrollin dhe monitorimin e digave dhe tĂ« rezervuarĂ«ve tĂ« ujitjes nĂ« pĂ«rgjithĂ«si mungojnĂ«.
Që nga viti 2015, kur u bë kalimi i shfrytëzimit dhe administrimit të digave të ujitjes te pushteti lokal, nuk është organizuar asnjë trajnim i specialistëve dhe punonjësve që monitorojnë digat në lidhje me kërkesat ligjore për sigurinë e digave, monitorimin e sigurisë së tyre përmes instrumenteve, zbatimin e planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile, etj.
Rritja e këtyre kapaciteteve, mendoj se duhet adresuar në dy drejtime. Së pari, duhet të nxitet formimi i inxhinierëve hidroteknikë në universitete. Së dyti, është e domosdoshme të kryhen trajnime për specialistët e monitorimit të digave.
Duke pasur parasysh se rreth 95% e digave janë në varësi të pushtetit vendor, të cilët nuk kanë specialistë apo inxhinierë të kësaj fushe dhe nuk kanë kryer trajnime për monitorimin e digave, mendoj se është e domosdoshme të ketë inxhinierë të trajnuar për digat në çdo bashki që ka nën administrim diga.
Këto trajnime mund të realizohen me periudha të shkurtra nga ekspertë të fushës, nga Ministria e Bujqësisë ose universitetet.
Â
ĂfarĂ« mund tĂ« bĂ«het nĂ« lidhje me aspektet institucionale, strategjitĂ« dhe investimet pĂ«r tĂ« minimizuar dĂ«met?
Ne kemi shumë institucione dhe dokumentacion shkresor, por ato nuk përbëjnë një sistem të plotë të integruar dhe funksional. Dokumente shkresore, udhëzime, vendime apo plane afatgjata për shfrytëzimin dhe kontrollin e digave janë hartuar me shumicë, por problemi kryesor mbetet zbatimi në terren i këtyre udhëzimeve dhe vendimeve.
Si shembull mund të përmenden planet e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile apo planet e menaxhimit të baseneve ujore të lumenjve kryesorë të vendit tonë, të cilat janë mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme, por për vetë kompleksitetin e zbatimit të tyre dhe kushtet aktuale kanë hasur në shumë probleme të zbatimit të tyre.
Siç u përmend më sipër, një çështje mjaft e rëndësishme që duhet të marrë vëmendjen e duhur është kryerja e një reforme të plotë institucionale, organizative dhe ligjore në sektorin e sigurisë dhe monitorimit të digave sipas eksperiencave të vendeve europiane.
Përpara se të shkohet drejt investimeve apo strategjive përkatëse në sektor, duhet të bëhet një evidentim i situatës dhe problematikave të sektorit. Sipas një studimi të mbështetur nga KKDM rezulton se afro 10% e digave të mëdha janë jashtë funksionit për arsye të ndryshme.
Ka më se 4 vjet që është kërkuar të bëhet një evidentim i plotë i problematikave dhe masave që duhet të merren për sigurinë e 400 digave të ujitjes, por ende nuk ka filluar ky proces.
Një problem tjetër që ende nuk ka gjetur zgjidhje është mungesa e Kadastrës së Ujit. Plotësimi i kësaj kadastre me bazën e të dhënave për sipërfaqet ujore dhe volumin e ujit në 650 rezervuarë është një urgjencë që duhet të fillojë sa më shpejt.
Akoma edhe sot, nuk janë regjistruar dhe matur sipërfaqet ujore të rezervuarëve të krijuar nga digat e ujitjes.
Kjo detyrë duhet të realizohet nga pushteti lokal që i ka në shfrytëzim dhe administrim këto diga. Në bashkëpunim me pushtetet lokale, Agjencia e Menaxhimit të Ujërave duhet të fillojë plotësimin e Kadastrës së Ujit për rezervuarët artificialë në bazë të programit dhe projektit të nisur që prej më se 5 vitesh.
Plotësimi i kësaj kadastre ujore është mjaft i rëndësishëm për menaxhimin real të këtyre rezervave ujore të krijuara, si dhe për zbatimin e planeve të menaxhimit të burimeve ujore, mjaft të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, energjisë, urbanizimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.
Investimi nĂ« kĂ«tĂ« sektor, mendoj se duhet tĂ« fillojĂ« tek âtruriâ, pra tek ekspertiza, evidentimi profesional i problematikave dhe gjendjes aktuale pĂ«rmes njĂ« monitorimi bashkĂ«kohor, dhe mĂ« pas tek investimet fizike.
Në vendin tonë, një ndër problemet është neglizhenca e institucioneve ndaj monitorimit të duhur në sektorin e digave dhe mungesa e zbatimit të programeve dhe planeve të përgatitura nga specialistët.
Prioritet është riorganizimi i institucioneve ekzistuese që lidhen me këtë fushë. Më pas, në bazë të studimeve dhe konsulencave të duhura, duhet të planifikohen investimet. Informacioni i saktë është baza për investime të drejta dhe efikase.
Â
Lexoni edhe:
Shqipëria nën ujë; Alarm për zgjimin e institucioneve
The post âDigat e energjisĂ« nuk janĂ« shkaku i pĂ«rmbytjeve, ndikojnĂ« pozitivishtâ appeared first on Revista Monitor.