Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK.Ai qëndroi për rreth tre orë në SPAK.
Pasi doli, ai deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë./et
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit të vendosura më herët për të pandehurit në çështjen e AKSHI-t.
Sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor mbeten në fuqi masat e mëparshme të vendosura nga shkalla e parë.
Gjykata ka vlerësuar se nuk ka ndryshime në rrethanat që do të justifikonin lehtësimin apo ndryshimin e masave të sigurisë, duke vendosur kështu vazhdimësinë e tyre deri në një vendimmarrje tjetër.
Sakaq, në kërkim mbeten Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Njoftimi zyrtar:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për
çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D,
E.I, R.Rr, A.P, G.H: “- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim
mase sigurimi personal. – Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:
Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese
për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë
15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z.
R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo
dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103
të Kodit të Procedurës Penale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të akuzuar në të njëjtën çështje.
Gjatë seancës, prokurori i çështjes ka kërkuar dërgimin për gjykim të pesë të pandehurve, duke argumentuar se nga hetimet janë mbledhur prova të mjaftueshme për vazhdimin e procesit në themel.
Në vijim të seancës, fjalën e ka marrë ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti./et
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine.
Dine prej disa ditësh dyshohet se është rrëzuar dhe e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.
Sipas Policisë, ‘në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme Shqiponja e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët’.
Kallëzimi në Polici u bë ditën e djeshme nga familjarët e 65-vjeçarit, të cilët kishin humbur kontaktet me Ylli Dinen prej katër ditësh.
Sipas informacioneve Ylli Dine ishte bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë.
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë-Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D..
Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.
Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.
Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.
Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet.
Emma Stone, aktorja e njohur 37-vjeçare e Hollywood-it, ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk ka Instagram dhe qëndron larg rrjeteve sociale, ndryshe nga shumica e yjeve të industrisë. Vendimi i saj lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen e shëndetit mendor.
Në një intervistë për Rolling Stone, ylli i filmit Bugonia tregoi se zgjedh me vetëdije të shmangë presionin dhe ekspozimin e vazhdueshëm online. “Jam shumë e frikësuar për shëndetin tim mendor,” tha Emma, duke shtuar se preferon të jetë një “vëzhguese nga larg”, pa u ekspozuar në rrjete sociale.
Aktorja foli edhe për reklamën e saj të re për Super Bowl-in, ku bashkëpunoi me regjisorin Yorgos Lanthimos për kompaninë Squarespace. Në spot, Stone shfaqet duke blerë një domain dhe duke krijuar një faqe interneti me emrin e saj të vërtetë, një përvojë që ajo e ka provuar edhe në jetën reale, por pa plan për ta shfrytëzuar.
Kur u pyet nëse do të hapte ndonjëherë një blog apo një faqe online për fansat, përgjigjja e saj ishte e prerë: “Njëqind për qind jo. Kjo është arsyeja pse nuk kam Instagram.”
Vendimi i Emma Stone shihet nga fansat si një shembull i rrallë i vendosjes së kufijve personalë në një industri ku prania online konsiderohet pothuajse e detyrueshme. /et
Analisti Albatros Rexhaj tha të enjten se etiketimi i Shqipërisë si “narkoshtet” nga Sali Berisha është një autogol politik dhe kombëtar, që dëmton imazhin e vendit jashtë kufijve dhe dobëson vetë opozitën.
“Është një autogol kombëtar, sepse do të duhej të ishte një parim që ‘çfarëdo që të kemi me njëri tjetrin, ajo nuk duhet t’i faturohet Shqipërisë’ dhe t’i krijojë një imazh të keq. Berisha del në Parlamentin Europian dhe flet për narko shtet duke ndërtuar një kauzë shumë të keqe për Shqipërinë. Sali Berisha po krijon një hije të keqe te ndërkombëtarët” tha ai në një interviste me emisionin Sot Live në Shqipëri në Report TV.
Rexhaj theksoi se fjalët e Sali Berishës ushqejnë narrativa të rrezikshme që përdoren prej vitesh nga qarqe serbe dhe ruse kundër shqiptarëve. Ai nënvizoi se kjo retorikë nuk ndikon vetëm Shqipërinë, por ka pasoja edhe për Kosovën, duke ndikuar në mënyrën se si ndërtohet vendimmarrja perëndimore për rajonin. Sipas Rexhajt, propaganda kundër shqiptarëve në Ballkan mbështetet pikërisht mbi idenë se shqiptarët lidhen me krimin dhe trafikun, dhe deklarata të tilla si ato të Berishës vetëm sa e forcojnë këtë perceptim.
“Duhet të ketë një minimum konsiderate dhe etike, aq më tepër tani që me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin shqiptarët janë më të brishtë se kurrë. Situata e konfliktit politik dhe deklaratat e narko shtetit në Shqipëri ndikon shumë edhe në Kosovë. E gjithë propaganda serbe dhe ruse përpiqet të infiltrojë vendimmarrjen perëndimore bazohet në parimin që shqiptarët janë kriminelë e narko trafikantë. Kjo është retorika që përdoret nga qarqet ruse dhe serbe. Ata shkruajnë pa fund letra duke ndërtuar një narrativë që shqiptarët janë Nëna e të keqijave në Ballkan. E tani del një lider shqiptar që thotë Shqipëria është narkoshtet, Venezuelë e Bjellorusi. Kjo s’ka kuptim. Një i huaj thotë ku janë faktet? Këta njerëz as nuk e kuptojnë sa larg shkonë dhe pasojat e atyre që thonë. Kur i drejtohesh audiencave të brendshme fol ç’të duash por jo tek audiencat e jashtme. Shqiptarët shpesh e kanë pësuar në histori, sepse ka pasur rrjeshtim të forcave të egra që kanë vepruar kundër nesh. Edhe brezat e tanishëm duhet ta paguajnë këtë faturë? Jo!” tha Rexhaj.
Rexhaj mendon se opozita po injorohet edhe nga ndërkombëtarët dhe kjo do të duhej të perceptohej nga PD si një alarm për tu zgjuar e për të dalë nga rruga ku janë futur.
“Opozita duhet të ndryshojë qasje dhe kauzë dhe t’i përshtatet kohës” përfundoi ai./et
Dokumente të reja të publikuara nga hetimi i autoriteteve amerikane mbi Jeffrey Epstein zbulojnë se financieri i dënuar kishte kërkuar këshilla nga gjuhëtari dhe intelektuali i njohur Noam Chomsky lidhur me mënyrën se si duhej të përballej me mbulimin negativ mediatik të akuzave për trafikim seksual ndaj tij. Në një email të datës shkurt 2019, Epstein i shkruante Chomsky-t duke kërkuar mendim nëse duhej të reagonte publikisht për t’u mbrojtur apo ta injoronte situatën, të cilën e përshkruante si “jashtë kontrollit”. Ai pyeste gjithashtu nëse duhej të gjente dikë për të shkruar një opinion në mbrojtje të tij.
Një përgjigje që në dokumente identifikohet si e ardhur nga Noam Chomsky shprehet kritike ndaj mënyrës se si po trajtohej çështja, duke folur për “histerinë” që ishte krijuar dhe duke sugjeruar se strategjia më e mirë do të ishte injorimi i reagimeve publike. Në email thuhet se reagimi publik shpesh shërben si terren për sulme të mëtejshme dhe se kundërshtimi i akuzave ishte bërë jashtëzakonisht i vështirë në klimën e krijuar.
Shkëmbimi i mesazheve është pjesë e dosjeve të fundit të bëra publike nga hetimi federal ndaj Epstein. Autoritetet theksojnë se përmendja e emrit të Chomsky-t në dokumente nuk nënkupton asnjë shkelje apo përfshirje penale nga ana e tij. Dokumentet tregojnë gjithashtu se Epstein kishte korrespondencë të rregullt me Noam dhe Valeria Chomsky mbi tema të ndryshme, përfshirë çështje akademike, organizim takimesh, si dhe këshilla financiare dhe familjare. Në disa email-e përmenden edhe diskutime mbi mënyrën e komunikimit me fëmijët e çiftit për çështje financiare.
Në vitin 2023, Noam Chomsky, tashmë 97 vjeç, i tha Wall Street Journal se marrëdhënia e tij me Epstein ishte personale dhe sporadike, duke theksuar se nuk e konsideronte çështje publike. “E njihja dhe takoheshim herë pas here”, ishte shprehur ai. Jeffrey Epstein u arrestua në korrik 2019 dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të New York-ut në gusht të po atij viti, ndërsa priste gjyqin për akuzat federale për trafikim seksual. Korrespondenca e tij me figura publike ka vijuar të dalë në dritë përmes publikimeve të dokumenteve gjyqësore gjatë viteve të fundit./et
Anses, agjencia franceze e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore, tha se përdorimi i cigareve elektronike shpesh shihet si një alternativë ndaj pirjes së duhanit, por “nuk është pa rreziqe” për shëndetin. Mediat vendase raportojnë se rreth 6 përqind e njerëzve në Francë përdorin cigare elektronike çdo ditë, ose më shumë se tre milionë njerëz, sipas shifrave të vitit 2024 nga Santé publique France, organi kombëtar përgjegjës për monitorimin e shëndetit të popullsisë.
Pas analizimit të 3,000 studimeve dhe raporteve shkencore, ANSES thekson se rreziqet shëndetësore shoqërohen me thithjen e substancave toksike të pranishme në lëngjet elektronike ose të formuara gjatë thithjes së këtyre lëngjeve. Në afat të mesëm dhe të gjatë, cigaret elektronike mund të çojnë në efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut, për produktet që përmbajnë nikotinë.
Dëmton me kalimin e kohës!
Anses tha se produktet e avullimit që përmbajnë nikotinë mbartin një rrezik të mundshëm për efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut dhe e rrahjeve të zemrës. Studimet tregojnë gjithashtu për efekte të mundshme në sistemin e frymëmarrjes, duke përfshirë sëmundjet kronike të mushkërive dhe inflamacionin e mushkërive. Lidhur me kancerin, disa studime treguan ndryshime biologjike të pajtueshme me fazat e hershme të zhvillimit të kancerit.
Agjencia gjithashtu vuri në dukje rreziqet e mundshme gjatë shtatzënisë. Cigaret elektronike, veçanërisht kur përdoret nikotina, kanë “efekte të mundshme të dëmshme kardiovaskulare dhe respiratore” tek fëmijët e ekspozuar para lindjes, duke përfshirë ndryshime në qelizat e zemrës dhe të frymëmarrjes ndërsa ato zhvillohen.
Agjencia arrin në përfundimin se cigaret elektronike mund të konsiderohen si një mundësi kalimtare për njerëzit që kanë vështirësi në lënien e duhanit, si pjesë e një programi qasjeje për ndërprerjen e duhanit, por se kjo periudhë duhet të jetë e shkurtër./et
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Samitin vjetor “World Governments Summit” në Dubai.
Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se Shqipëria gjithashtu zë një vend nderi, nërsa shton se ky Samit është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, që gjithashtu vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën.
Shqipëria ze një vend nderi në World Governments Summit në Dubai – Ky samit vjetor, i cili është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale, si një model i ri qeverisjeje, që dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes./et
Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaroi se strategjia e opozitës është e qartë, betejë deri në rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës.
Duke u ndalur te protesta e 10 shkurtit, Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë.
“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur.”, pohoi ai./et
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen. Sipas prokurorisë, ndërhyrjet në argjinaturë janë kryer pa studim apo leje.
Në reagimin e Prokurorisë thuhet se kjo ndërhyrje ka sjellë dhe përmbytjet në Sukth dhe në njësinë administrative Katund i ri.
Sipas Prokurorisë së Durrësit për nevoja të hetimit duhet të bëhet sekuestrimi i:
1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.
2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”,
Në vijim, Prokuroria e Durrësit ka vendosur të kryejë:
1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:
1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.
Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”.
2. Një kopje e vendimit te sekuestrimit t’i vihet në dispozicion personit përgjegjës pranë Bashkisë Durrës.
3. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni.
4. Për dokumentimin e zbatimit të këtij vendimi të hartohet procesverbali përkatës, një kopje e të cilit, bashkë me dokumentet përkatëse duhet t’i bashkëngjitet fashikullit të prokurorit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i/pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale./kb
Banorët e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë kundër projektit “TID”, për rijetëzimin dhe rikualifikimin urban të disa zonave të qytetit.
Banorët janë shprehur kundër projektit dhe kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga banesat e tyre, për të cilat thanë se janë mbi 100-vjeçare.
“Ne jemi njoftuar gojarisht të aplikojmë për banesa sociale. Ne ndihemi të poshtëruar dhe ndihemi si plaçka. Nuk na intereson vlera e banesës që do të na japin. Shtëpinë tonë nuk e lëshojmë. Jemi kundër shembjes së banesave tona që janë mbi 100-vjeçare. Të prishësh këto banesa do të thotë të zhdukësh historinë e qytetit”, u shpreh ajo.
Një tjetër banore shtoi më tej se kërkojnë komision hetimor, ndërsa bëri përgjegjëse për situatën, kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon.
“Jemi këtu t’i themi bashkisë që nuk jemi ne për shtëpi sociale. Ne nuk jemi dakord me planin. Ne kemi kërkuar komisionin hetimor dhe këto nuk e pranojnë. Unë bëj përgjegjëse kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. Nuk ka të drejtë të nxjerrë njerëz për t’u informuar nëse jemi apo jo në shtëpitë tona. Të ngrenë urgjent komisionin hetimor. Jemi kundër këtij projekti dhe shtëpive sociale”, tha banorja.
Banorëve në protestë u është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara. Ai tha se lagjja ku është parashikuar të zhvillohet projekti është një lagje autoktone, ndërsa theksoi se pronat nuk mund t’i merren askujt.
“I bashkëngjitem protestës së banorëve. Kjo çështje nuk është vetëm e banorëve, por e gjithë Durrësit. Kur flasim për një lagje autoktone është një pronë edhe e qytetit të Durrësit edhe kombëtare. Pronat nuk mund t’i merren askujt. Të flasësh për TID duhet trajtuar më gjerë. Është projekt zhvillimi, por nëse në emër të zhvillimit ka abuzim ne do të reagojmë. Vjen TID, por kush janë aktorët në këtë çështje. Po në finale, çfarë do të merret? Kur jepet një proces zhvillimi duhet dhënë dhe një vlerë e projektit”, tha Cara. /Kb
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me bllokimin e aksit Qafë Thore-Theth nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.
ARRSH ka bërë me dije se, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
ARRSH iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
“NJOFTIM
Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.
Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Kb
Mbishkrime runike nga epoka vikinge vazhdojnë të dalin në dritë në Suedi edhe pas 1000 vjetësh, duke zbuluar histori personale dashurie, humbjeje dhe betejash, të gdhendura në gur.
Një gur i zakonshëm në një fermë në jug të Stokholmit ishte menduar të përdorej si prag dere. Por kur u kthye përmbys, zbuloi rreshta shenjash të lashta: runa vikinge. Thirrur në vendngjarje, eksperti suedez i runeve, Magnus Källström, lexoi me zë të lartë një mesazh që nuk ishte dëgjuar prej afro 1000 vjetësh:
Zbulime të tilla nuk janë të rralla në Suedi dhe vendet e tjera skandinave. Gurë runikë dalin në pah gjatë punimeve në ara, ndërtimit të rrugëve apo korsive të biçikletave. Disa prej tyre datojnë deri në 2.000 vjet më parë, si një gur i zbuluar në Norvegji në vitin 2023.
Me kalimin e shekujve, shumë gurë janë përdorur si material ndërtimi, janë thyer për themele shtëpish apo janë mbuluar nën pragje kishash, pa u kuptuar vlera e tyre historike.
Fjala runë vjen nga norvegjishtja e vjetër rún, që do të thotë “sekret”. Shkrimi runik u shfaq në Europën Veriore rreth 2 mijë vjet më parë dhe përbëhej nga 24, më vonë 16 shkronja. Ai u përdor nga vikingët për të shkruar mesazhe në dru, kockë, vegla pune dhe sidomos në gurë.
Runat nuk shërbenin vetëm për përkujtim. Janë gjetur edhe mesazhe dashurie, shaka, enigma dhe lojëra fjalësh. Një mbishkrim i shekullit XI thotë: Mendon për mua, mendoj për ty, më do, të dua.
Gurët runikë shërbenin kryesisht si gurë përkujtimorë, të vendosur në vende publike ku kalonin njerëzit. Sipas studiuesve, ata funksiononin si një formë komunikimi publik, aq sa janë quajtur “rrjetet sociale të epokës vikinge”.
Megjithatë, porositja e një guri ishte e kushtueshme dhe zakonisht bëhej nga familje me status shoqëror. Shumë prej tyre u ngritën në periudhën kur krishterimi po përhapej në Skandinavi dhe përmbajnë kryqe apo lutje për shpirtin e të ndjerit.
Sot njihen rreth 7 mijë mbishkrime runike në botë, të gjetura nga Skandinavia deri në Britaninë e Madhe, Grenlandë e madje Turqi. Njëri prej më të famshmëve është guri i Rökut në Suedi, me tekstin runik më të gjatë në botë.
Studiuesit besojnë se ky gur nuk flet vetëm për mite dhe heronj, por edhe për frikën nga moti ekstrem dhe ndryshimet klimatike, një shqetësim që, sipas tyre, ka ekzistuar shumë kohë përpara botës moderne.
Edhe sot, runat përdoren në art, dizajn dhe kultura popullore, por kanë edhe një anë të errët: përvetësimin nga ideologji ekstremiste. Megjithatë, për studiuesit, ato mbeten mbi të gjitha dëshmi të jetës së përditshme të njerëzve që jetuan një mijë vjet më parë.
Guri i zbuluar nga fermeri tashmë është vendosur në një hapësirë publike dhe është i ekspozuar për vizitorët. Mesazhi i tij, i heshtur për një mijëvjeçar, po lexohet sërish si një zë i largët që ende ka diçka për të thënë./kb
Është arrestuar sërish Alex Saab, aleati i ngushtë i ish-presidentit Nicolás Maduro, gjatë një operacioni të përbashkët mes SHBA-ve dhe Venezuelës.
Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili konfirmoi se 54-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim. Bashkë me të, në këtë aksion u prangos edhe Raul Gorrin, pronari i rrjetit televiziv “Globovision”.
Megjithatë, arrestimi është shoqëruar me paqartësi dhe reagime kontradiktore. Avokati i Saab, Luigi Giuliano, i quajti raportimet “lajme të rreme”, ndërsa gazetarë pranë qeverisë në Venezuelë gjithashtu e mohuan ngjarjen./kb
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta në menaxhimin e barnave antitumorale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas raportit “të auditimit tematik 2025 mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale”, shumë barna kanë skaduar, por ende figurojnë në sistemin elektronik të inventarit të Farmacisë Qendrore, duke rritur artificialisht gjendjen e barnave dhe duke rrezikuar vijimin e trajtimeve për pacientët me sëmundje tumorale.
Ndër të tjera, në raport merren shembuj të rasteve konkrete të ilaçeve të skaduara.
Nënvizohet se: 19 flakonë Ifosfamide 1 g dhe 602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza: Solution for injection and infusion x 500 mg (në 10ml ose 20ml) me 372 flakonë dhe Solution for injection x 50 mg / 2 ml me 230 flakonë, pavarësisht se kanë skaduar rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave në sistem, pavarësisht përcaktimeve të nenit 4 të kontratave të furnizimit. Për barin Ifosfamide 1 g, që prej datës 28.08.2024 deri në 01.05.2025 gjendja progresive është 19 njësi në DMM. Pavarësisht se gjendja paraqitet 19 njësi, nga verifikimi në sistem rezultoi se kjo sasi i përket lotit L01AA06 me nr. serial 28E8 dhe datë skadence 28.02.2019.
Pra, praktikisht gjendja faktike në DMM që nga data 28.08.2024 ka qenë 0 (zero). Po ashtu, për Methotrexate, në dy formëdoza, auditimi evidenton një total prej 602 flakonësh që kanë skaduar: 372 flakonë 500 mg dhe 230 flakonë 50 mg/2 ml.
Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se gjendjet e barnave të skaduara nuk janë vetëm një informacion statistikor, por tregojnë boshllëqe në menaxhimin e inventarit.
“Edhe nëse barnat e skaduara nuk mund të përdoren nga operatorët në procesin e shkarkimit, prania e tyre në stok sjell pasoja negative, duke rritur artificialisht gjendjen dhe duke ngadalësuar qarkullimin efikas të barnave. Kjo situatë mund të shkaktojë mungesa të barnave të nevojshme për trajtim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në shërbimin ndaj pacientëve,”- nënvizohet në raportin e KLSH-së.
Raporti gjithashtu evidenton dobësitë në kontrata dhe menaxhim.
“Shoqëria furnitore nuk mund të ketë informacion nëse barnat e furnizuar janë përdorur apo jo dhe nëse po u afrohet afati i skadencës. Në këto kushte, mbetet detyrë e QSUNT-së njoftimi i shoqërisë furnitore për tërheqjen e këtyre barnave, ku njoftimi duhet të kryhet brenda afatit të kontratës,”- thekson raporti.
Auditimi zbulon gjithashtu se buxheti i akorduar për barna është i pamjaftueshëm, duke rritur riskun e mungesës së barnave dhe ndërprerjes së terapiave.
Sipas KLSH-së, buxheti i akorduar për sektorin shëndetësor, përkatësisht për barna, rezulton i nënfinancuar, çka sjell riskun e mungesës së barnave e për pasojë edhe vijimin e terapive në përputhje me protokollet e trajtimit të sëmundjeve.
KLSH rekomandon që drejtori i Përgjithshëm i QSUNT-së të marrë masa për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e të gjitha barnave të përdorura në trajtimin e sëmundjeve tumorale që rezultojnë të skaduara, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive për mosrespektimin e kontratave dhe asgjësimin e sasive të barnave të skaduara.
Auditimi sugjeron përmirësimin e procedurave për planifikimin 24-mujor të barnave dhe njoftimin e furnitorëve për barnat që afrojnë në skadencë, për të garantuar zëvendësimin me barna të vlefshme.
KLSH nënvizon se menaxhimi i dobët i barnave antitumorale dhe mungesa e mekanizmave efektivë për tërheqjen e barnave të skaduara rrezikon drejtpërdrejt jetën e pacientëve me kancer, duke krijuar një situatë kritike në QSUNT që kërkon masa urgjente./Burimi: CNA/kb
Prejdisaditësh, ka nisurngapunanëTeatrin “skampa” komediamë e re, “Nukdëgjoj, nukshikoj, nukflas”, treburra , dhenjëdashuri e pamundur. Komedia ka regjisorDonardHasanin, me aktorët e njohur, LaertVasili, HelidonFino, HervinÇuli, AtalantaKercyku, dhe me skenografiLaedja Hajdari.
Z. HasanipsezgjodhëtElbasaninpërkomedinëtuaj?
Përgjigje– UnësiregjisordheteatriiElbasanitkeminjëhistoritëgjatëbashkëpunimi. Kam vënënëTeatrinSkamparrethgjashtëpremieranëvitetëndryshme. E Fundit para dyvitesh. E sollakomedinënëkëtëqytetsepsetashmë e njohtipologjinë e spektatorit, e vlerësojreagimin e tij,dhekuptojkërkesatqë ka. Ky teatërështëngateatrot e rrallanëShqipëriqëfunksiononmësëmiri me tëgjithastrukturat e nevojshmeqëduhettëketënjëinstitucioninivelevetëtilla. Gjithashtu, përkëtëvepërgjetambështetjen e plotëdhebashkëpunimin e duhurngadrejtuesiikëtjinstitucionizotiKapaj.
Nëç’realitet apo situatëështëshkruar e frymëzuarkjokomedi?
Përgjigje– Komedia “Nukdëgjoj, nukshikoj, nukflas” ka përautornjëngafiguratmëtëshquaratëdramaturgjisëbashkëkohoregrekeJorgoTheodosiadis. Nëshkollën e ngriturprejtijkishtenjë student aktrimime nënëntëverbër. Nëkëtokushte ai bashkë me dystudent tëtjerëisollënsidetyrëkursinjërrethanë me këtotrekaraktere. Këtulindidheideja e autoritqëtëshkruantekëtëvepër.
Cilaështësfida e realizimittëkësajvepre ?
Përgjigje– Ështëvepramë e vështirënëgjithëkarrjerëntime profesionale. AktorëtqëinterpretojnëjanëHervinÇuli, HelidonFino, LaertVasilidheAtalantaKërçyku. Aktorëtnëprofesionin e tyreveprojnënëpërmjetdëgjimit, shikimitdhefalës. Me anëtëkëtyremjeteveatakomunikojnë me publikun. Imagjinonitaninjëshfaqjeqënuki ka këtoelementepërgjatëgjithëkohëssëveprimitskenik. Paganini mbahet mend edhepsei ra vijolinës me njëtelmëpak.Këtaaktorë do tëmbahenmend nëkëtëvepërsepseveprojnënëskenëgjithashtume një “tel” mëpak.
Çfarë do tëdonitju, qëpublikutëmerte me vetekurtëdalëngasalla e TeatritSkampapasi ka parëkomedinë?
Do tëdojaqëpubliku pas shfaqjes,tëdilteikënaqurestetikisht, irelaksuaremocionalishtdheirelaktuarnëlidhje me personatqëvuajnëcilësitë e personazheve./kb
Javanews angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt te rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit.
Kampioni: 1158 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.8%
SHËNIM:Tek 9.9-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PD-ASHM më 11 maj 2025 (ndoshta për inat të Kryeministrit); tek 73.2-përqindëshi ka një përzjerje votuesish të të gjitha partive, si dhe mosvotuesish; tek 16.9-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PS-në më 11 maj/kb
Një 27-vjeçar në Australi është akuzuar për qindra vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve, pasi dyshohet se ka shënjestruar fëmijë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online.
I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit të kaluar, përballet me 596 akuza, pasi hetuesit gjetën mbi 23 mijë video dhe imazhe me përmbajtje abuzive në pajisjet e tij elektronike. Sipas policisë, materialet lidhen me 459 viktima në Australi dhe 15 vende të tjera.
Deri më tani janë identifikuar 360 viktima, mbi 200 prej tyre në Australi. Shumica janë djem të moshës nga shtatë deri në 15 vjeç, ndërsa pjesa tjetër ndodhet kryesisht në vende anglishtfolëse.
Policia bëri të ditur se i dyshuari ka vepruar gjatë periudhës 2018–2025, duke krijuar profile të rreme online dhe duke u paraqitur si person i gjinive të ndryshme për të fituar besimin e fëmijëve. Ai dyshohet se ka përdorur metoda joshjeje, presioni dhe kërcënimi për t’i detyruar viktimat të dërgonin materiale me përmbajtje seksuale.
Autoritetet po bashkëpunojnë me partnerë ndërkombëtarë për të identifikuar viktimat e mbetura dhe për t’u siguruar atyre mbështetjen e nevojshme.
Akuzat përfshijnë prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve abuzive ndaj fëmijëve, rekrutimin e të miturve përmes shërbimeve të komunikimit online dhe përfshirjen në veprimtari seksuale me fëmijë në internet. I dyshuari pritet të dalë para gjykatës të enjten./kb
Më vjen keq, por kjo nuk është thjesht një skandal politik. Është koha të rikthejmë vëmendjen te trajtimi i tmerrshëm i grave dhe vajzave – dhe te roli i këtyre ghouleve.
Marina Hyde
Si shumë gra të tjera, edhe unë interesohem disi për implodimin e fundit politik të Peter Mandelson-it – por mendoj se të gjithë jemi shumë më të fiksuar me faktin se ekzistonte vërtet një rrjet burrash jashtëzakonisht të famshëm dhe të fuqishëm që përpiqeshin të ndihmonin një ish-të dënuar të njohur të minimizonte dhe të fshihte krimet e tij seksuale ndaj të miturve. Apo jo, zonja? Sigurisht, po qaj me dënesë për ndonjë memo të një këshilltari të Gordon Brown-it që u përcoll në 2009… por në të njëjtën kohë jam shumë më e shqetësuar për atë që mund ta quajmë Sex Bilderberg. Gjë që, edhe tani, sytë tanë duket se po tërhiqen me mjeshtëri diku tjetër. A mund të rifokusohemi?
Natyrisht, po flasim për dosjet e Jeffrey Epstein-it. Që kur doli grupi i fundit i dokumenteve, kam mbledhur emailet e burrave jashtëzakonisht të famshëm që kërkuan aktivisht ta ndihmonin trafikantin e seksit me të mitur – tashmë të vdekur – të banalizonte krimet e tij në vitet pas lirimit nga burgu në 2009. Richard Branson, Noam Chomsky, Steve Bannon, Mandelson, Andrew (natyrisht) – të gjithë këta burra ofrojnë këshilla strategjike, trajnim mediatik, ose solidaritet shoqëror. Ose, në rastin e Chomsky-t, të gjitha këto bashkë, plus një goditje anësore ndaj vetë nocionit të viktimës femër.
Sipas një teksti të firmosur me emrin e tij të parë, që Epstein ia dërgoi një avokati dhe publicisti në shkurt 2019 – muaj pasi Miami Herald kishte botuar një seri artikujsh tronditës që shpalosnin shkallën e abuzimit seksual serial të Epstein-it ndaj të miturve dhe deformimin e drejtësisë që e mbuloi – Chomsky përqeshte “histerinë që është zhvilluar rreth abuzimit të grave”. Uau. Lëre Manufacturing Consent – lexo Not Giving A Shit About Consent. Mendoja se Chomsky-t i interesonin pushteti dhe elitat shfrytëzuese? Gjithsesi, foto e bukur duke qeshur me Steve Bannon-in.
Le të kalojmë te Richard Branson. Ja “Biznesmeni Më i Dashur i Britanisë™” në vitin 2013, duke i shkruar Epstein-it: “do të doja shumë të të shihja. Mjafton të sjellësh haremin!” (“Virgin Group ka sqaruar se ‘harem’ i referohej tre anëtarëve të rritur të ekipit të Epstein-it dhe ka deklaruar se Branson nuk do ta kishte përdorur këtë term apo do të kishte pasur kontakt nëse do t’i dinte faktet e plota.” Për këto “fakte të plota” që ai duhej t’i kishte ditur, më poshtë.) Pastaj vjen ndihma për ta minimizuar krimin seksual të Jeffrey-t, tre vjet pasi kishte kryer dënimin për to. “Mendoj se nëse Bill Gates do të ishte i gatshëm të thoshte se ke qenë një këshilltar brilant për të, se ke gabuar shumë vite më parë duke fjetur me një vajzë 17 e gjysmë vjeçare…” – dënimi yt ishte për kërkim prostitucioni nga vajza deri 14 vjeç, Richard, por vazhdo – “…dhe se që atëherë nuk ke bërë asgjë kundër ligjit, dhe po, si burrë beqar duket se ke një prirje për gratë. Por s’ka asgjë të keqe në këtë.” Faleminderit, zotëri Zemërmirë!
Pothuajse sa herë kam shkruar për Richard Branson-in ndër vite, ai ose ndonjë nga lakejtë e tij i ka shkruar Guardian-it për t’u ankuar, dhe shpesh letra është botuar. Këtë herë, po e lus aktivisht të më kontaktojë. Hajde, Richard – shkruaj dhe na thuaj pse nuk u lodhe të kërkoje në Google pse miku yt, me avokatët më të mirë në botë, prapë mori një dënim 18-mujor burg dhe kishte, në kohën e atij emaili, zgjidhur shumë padi civile të raportuara gjerësisht nga viktimat? Po ta ruaj një vend te faqja e letrave.
Ka aq shumë “peshë të rëndë” në rrethin e Epstein-it sa mund të presim orë derisa Jeff Bezos-i, krejtësisht i munguar, të nisë një hashtag: #joTëGjithëMiliarderët. Sot, gjëja me miqtë e shumtë dhe të fuqishëm të Epstein-it është se, nëse ndonjëherë thyejnë heshtjen për përmendjen e tyre në dosje – dhe sa frikshëm të heshtur janë të gjithë – zakonisht thonë se nuk dinin asgjë për krimet e tij. E megjithatë, nëse një mik i yti apo i imi do të shkonte në burg për një vit, edhe po të na thoshte se ishte një gabim i madh apo një “problem i vogël lokal”, ne do ta kërkonim në Google, apo jo? Pra imagjino të jesh aq i stërvitur sa Richard Branson/Elon Musk/Peter Mandelson/Steve Bannon/Bill Gates dhe të mendosh se një miliarder, me avokatë miliarderësh në sistemin e lakueshëm të drejtësisë amerikane, përfundon në burg në Florida për ndonjë sajesë. Ma kurse. Të gjithë këta burra e dinë se bota nuk funksionon kështu – dhe nuk funksionoi as në këtë rast, ku Epstein-it iu dhurua një marrëveshje e fshehtë jashtëzakonisht e diskutueshme.
E vetmja person që mund ta besoj se ishte aq i paditur sa të mos përdorte një motor kërkimi ishte Andrew Mountbatten-Windsor. Por pastaj mendoj se ai e dinte se çfarë kishte ndodhur “në mënyra të tjera”. Nuk ka vend sot për ekspozimet e mëtejshme në dokumentet e fundit që tregojnë gënjeshtrat e zhveshura të Andrew-t për shkëputjen e lidhjeve me Epstein-in. Fakti është: të gjithë e dinin pse Epstein kishte shkuar në burg. Ata e anashkaluan këtë. Siç dëshmon shoqërimi i vazhdueshëm me të, për ta nuk ishte aspak një çështje e madhe.
Pjesa tjetër rrëqethëse është të imagjinosh si flisnin këta njerëz, nëse kjo është ajo që ishin të gatshëm të shkruanin në email. “Më dërgo një numër për të telefonuar,” i thotë Epstein producentit të filmit dhe bashkëpronar i New York Giants, Steve Tisch, në një shkëmbim rreth “vajzave të punës”: “Nuk më pëlqejnë gjurmët e këtyre bisedave.” E dimë se Bill Gates ishte shumë i afërt me Epstein-in, por nuk duket (deri tani, në këto dosje) ta ketë hedhur këtë shoqëri në email. Ndoshta edhe ai mendoi se ishte më e mençur të flitej në telefon. Në lajme të tjera të palidhura, Ghislaine Maxwell do të dalë para Kongresit javën e ardhshme, ku ndoshta do të zgjerojë pretendimin e saj të fundit se katër bashkëkomplotistë dhe 25 burra bënë “marrëveshje sekrete” lidhur me çështjen Epstein, por nuk u paditën.
Megjithatë, ka ende shumë heshtje shurdhuese. Është siç tha JD Vance, nënkryetar për postime provokuese, në 2021: “E mbani mend kur mësuam se njerëzit tanë më të pasur dhe më të fuqishëm ishin të lidhur me një tip që drejtonte një rrjet të mirëfilltë trafiku seksual fëmijësh? Dhe pastaj ai vdiq në mënyrë misterioze në burg? Dhe tani thjesht nuk flasim për këtë.” Atëherë ai ishte në ofensivë: “Nëse je gazetar dhe nuk po bën pyetje për këtë çështje, duhet të të vijë turp. Çfarë shërbimi bën ti?” Hmm. Si gazetare që kam bërë pyetje për këtë çështje prej të paktën 11 vitesh: kush nuk po flet tani, JD? Edhe pse, natyrisht, jo i përfshirë vetë, Vance është në një pozicion për të ndriçuar shumë më tepër se sa është ndriçuar. Nxirrni vetë përfundimin për shërbimin që po bën.
Në fund të fundit, ata gjithmonë i shesin gratë. Pra, sërish, barra i mbetet viktimave. Njëzet nga të mbijetuarat e Epstein-it publikuan së fundmi një deklaratë ku thonë se informacione për to janë përfshirë në publikimin e fundit të dokumenteve, “ndërsa burrat që na abuzuan mbeten të fshehur dhe të mbrojtur”. Ky është thelbi i errët i gjithçkaje – dhe megjithatë edhe tani po shohim nga ana e gabuar. Dëgjoj komente të alarmuara për çfarë do të thotë kjo për Keir Starmer-in, për Fergie-n, për titullin fisnik të Mandelson-it, e të tjera. Po pyetja më e madhe dhe më e zymtë nga të gjitha? Çfarë do të thotë kjo për gratë dhe vajzat, kur shohin qartë se jetojmë në një botë ku kaq shumë nga burrat më të pasur dhe më të fuqishëm në jetë thjesht nuk shqetësohen mjaftueshëm për shfrytëzimin e tyre. Ose, edhe më keq.
Marina Hyde është kolumniste e Guardian-it/ Përgatiti për botim: L.Veizi