18:58 Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në terren kanë përqendruar kontrollet në Durrës dhe Lezhë.
Administrata Tatimore njoftoi se kontrollet e kryera, në zbatim të planit operacional në sektorin e ndërtimit, kanë identifikuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor, praktika të qëllimshme që agjencitë imobiliare apo subjektet ndërtuese aplikojnë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, si dhe parregullsi në deklarim dhe në dokumentimin e aktivitetit ekonomik.
Sipas tatimeve, konkretisht, në agjencitë imobiliare dhe subjektet ndërtuese të kontrolluara në Durrës dhe Lezhë, u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara mes të dhënave financiare të deklaruara dhe aktivitetit real ekonomik.
âNjĂ«soj si nĂ« TiranĂ«, VlorĂ«, SarandĂ«, edhe nĂ« DurrĂ«s e LezhĂ« janĂ« evidentuar raste tĂ« evazionit fiskal nĂ« vlera tĂ« larta.
Me qëllim uljen e detyrimeve tatimore, subjektet imobiliare dhe ndërtuese shesin apartamente dhe pasuri të tjera me çmime shumë herë më të larta se ato të deklaruara në kontratat noteriale dhe të raportuara pranë Administratës Tatimore, në shkelje të plotë të ligjit.
Hetimi vijon me analizimin e mëtejshëm të deklarimeve të subjekteve, për të dokumentuar fshehjen e të ardhurave përmes të dhënave të siguruara nga njësitë kompjuterike të sekuestruara, ku rezulton se janë kryer shitje në cash, bonuse të paguara cash, si dhe praktika të tjera në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor do tĂ« referojĂ« pranĂ« Prokurorive pĂ«rkatĂ«se materialet pĂ«r çdo rast ku evidentohen elementĂ« tĂ« veprĂ«s penale tĂ« evazionit fiskalâ, theksohet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« deklaratĂ«.
Administrata Tatimore bën me dije se kontrollet në sektorin e ndërtimit dhe tregun imobiliar do të intensifikohen dhe do të shtrihen në mbarë territorin e vendit në funksion të formalizimit të pagave dhe rritjes së pensioneve./mxh





















