❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

18:59 Blendi Fevziu propozohet për postin në FSHF

Last Updated on 07/01/2026 by Monika

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026 me pjesëmarrjen e 27 delegatëve.

Lazer Matija u rizgjodh unanimisht në postin e kryetarit të shoqatës për një mandat të ri katërvjeçar. Përveç zgjedhjeve të brendshme, anëtarët e shoqatës shqyrtuan edhe propozimet për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me votim unanim, asambleja vendosi të propozojë Armand Dukën si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së. Ky vendim u argumentua me nevojën për vijueshmëri të projekteve aktuale dhe stabilitet institucional.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte propozimi i Blendi Fevziut për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, diçka që ishte raportuar më parë edhe nga CNA. Delegatët e miratuan kandidaturën e tij me votë unanime./mxh

18:58 KĂ«rkesat e PD pĂ«r qeveri teknike, “shashka nĂ« ajĂ«r!”

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se çështja tashmë është në proces hetimi dhe nuk ndikohet nga vendimi që pritet nga Gjykata Kushtetuese më 22 janar.

“A do e lĂ«shojĂ« Rama Ballukun? PĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«. Po pas datĂ«s 22 çfarĂ« do bĂ«jĂ« Rama? Çështja Ă«shtĂ« nĂ« hetim, sido qĂ« tĂ« shprehet Gjykata Kushtetuese. Ajo nuk po shqyrton fajĂ«sinĂ« apo pafajĂ«sinĂ«. Çështja nuk kthehet mbrapsht. NĂ« mos nĂ« janar, nĂ« shkurt, nĂ« mars, kjo çështje do tĂ« shkojĂ« nĂ« hetim dhe gjykata pĂ«rkatĂ«se do tĂ« shprehet pĂ«r fajĂ«sinĂ« apo pafajĂ«sinĂ«â€, tha Braho.

Braho i cilësoi kërkesat e PD-së për qeveri teknike si shashka dhe komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen në detyrë të Ballukut.

“KĂ«rkesat e PartisĂ« Demokratike pĂ«r qeveri teknike janĂ« shashka nĂ« ajĂ«r. Rama, deri tani, ngarkohet moralisht, por nuk dimĂ« a ngarkohet penalisht. Moralisht ai nuk e sheh tĂ« udhĂ«s tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Kur tĂ« dĂ«nohet Balluku
 atĂ«herë  tĂ« gjithĂ« skenarĂ«t dhe qĂ«ndrimet janĂ« nĂ« lojĂ«, por janĂ« nĂ« vullnetin politik, moral dhe ligjor tĂ« Edi RamĂ«s”, deklaroi Braho.

Ai ironizoi edhe skenarët ekstrem të Berishës për arrestimin e kryeministrit të cilët nisën pas rrëzimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“A do munden forcat Delta tĂ« shkojnĂ« nĂ« Surrel tĂ« kapin RamĂ«n zvarrĂ« siç kapĂ«n Maduron? Me urdhrin dhe mendjen e BerishĂ«s do shkojnĂ«?! JanĂ« Ă«ndrra!. Berisha nuk mund tĂ« japĂ« urdhra”, tha Braho./et

18:55 Aksidentoi për vdekje studenten greke në Selanik me shpejtësi 140 km/orë, shtyhet me nëntë muaj gjyqi ndaj shoferit shqiptar!

Last Updated on 07/01/2026 by Monika

Gjyqi i 23-vjeçarit shqiptar që ishte në timonin e makinës që përplasi dhe plagosi për vdekje studenten 21-vjeçare Emma Karyotaki në nëntor 2022, në zonën e Kamaras, në qendër të Selanikut, është shtyrë deri në shtatorin e ardhshëm.

Dy vjet pasi shoferi 30-vjeçar i makinĂ«s fatale u dĂ«nua me 16.5 vjet burg nĂ« shkallĂ«n e parĂ«, prindĂ«rit e EmmĂ«s e gjetĂ«n veten pĂ«rsĂ«ri nĂ« gjykatat penale tĂ« Selanikut – kĂ«tĂ« herĂ« pas njĂ« padie qĂ« ngritĂ«n kundĂ«r pasagjerit, pĂ«r strehim tĂ« njĂ« krimineli.

Tani, edhe 23-vjeçari pasagjer, i cili u shpall i pafajshëm nga Këshilli Gjyqësor kompetent për bashkëpunim në veprimet e kryera ndaj shoferit, akuzohet, sipas padisë, për mosinformim të autoriteteve, as për pengim të shoferit të dënuar të largohej nga vendi i aksidentit.

Gjyqi ishte planifikuar tĂ« zhvillohej sot nĂ« GjykatĂ«n e KundĂ«rvajtjeve me AnĂ«tar tĂ« VetĂ«m tĂ« Selanikut, por u shty, pasi vendimi nĂ« lidhje me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblim – pĂ«r shkak tĂ« vuajtjes psikologjike- tĂ« ngritur kundĂ«r pasagjerit, Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« shqyrtimit nĂ« gjykatat civile.

Ky zhvillim shkaktoi një reagim të fortë nga nëna e Emmës, e cila akuzoi gjykatën për mohim të drejtësisë.

“Studentja fatkeqe e ShkollĂ«s Veterinare, me origjinĂ« nga Kreta, ishte shtruar pas aksidentit pĂ«r pesĂ« ditĂ«, nĂ« repartin e kujdesit intensiv tĂ« Spitalit Papageorgiou, ku mĂ« nĂ« fund dha frymĂ«n e fundit. Duke demonstruar madhĂ«shti shpirti dhe pavarĂ«sisht zisĂ« sĂ« tyre tĂ« thellĂ«, prindĂ«rit vendosĂ«n tĂ« dhuronin organet e vajzĂ«s sĂ« tyre”, shkruan media greke.

Kujtohet se shoferi 30-vjeçar, me origjinĂ« nga ShqipĂ«ria, u dĂ«nua nĂ« dhjetor 2023 nga Gjykata me Tre AnĂ«tarĂ« pĂ«r Çështjet Penale tĂ« Selanikut dhe qĂ« atĂ«herĂ« ka mbetur i burgosur.

Gjykata e shkallës së dytë është përcaktuar të mbahet në muajt në vijim. Sipas aktakuzës, ai kishte zhvilluar shpejtësi të tepërt, e cila arriti në 104 km/orë (me një limit të lejuar prej 50 km/orë), ndërsa makina, e cila nuk ishte e tija, ishte teknikisht e pasigurt dhe e rrezikshme, pasi i ishte nënshtruar modifikimeve me qëllim shumëfishimin e fuqisë së saj./mxh

18:50 Manjati rus humb jetën në alpet e Uraleve, helikopteri i tij u ngatërrua me telat e energjisë elektrike!

Një video po qarkullon në internet dhe tregon momentin kur një helikopter rrëzohet në Perm, në malet Urale të Rusisë, pasi u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike.

Videoja, e publikuar nga rrjeti televiziv rus RT, tregon helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët, teksa ngatërrohet në tela, dhe më pas rrëzohet në tokën me dëborë në Parkun Asatly.

Dy pasagjerët e helikopterit raportohet se kanë vdekur në përplasje, njëri prej të cilëve është manjati rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom, me seli në Perm, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.

Në fakt, mediat ruse raportuan se helikopteri ishte një Robinson R44 Raven, në pronësi të kompanisë, dhe po kryente një fluturim të paautorizuar.

Në një përditësim të mëtejshëm, Zyra e Prokurorit të Transportit të Uraleve të Rusisë publikoi pamje video nga vendi i rrëzimit që tregojnë helikopterin të ngatërruar në linjat e energjisë elektrike.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit. Indikacionet fillestare sugjerojnë se ai mund të jetë ngatërruar në linjat ajrore para rrëzimit, megjithëse EMERCOM nuk e ka konfirmuar publikisht këtë detaj./e.t

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AnewZ (@anewz.tv)

18:40 Acari ‘mbĂ«rthen’ vendin, ja çfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« me temperaturat ditĂ«n e nesĂ«rme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë celcius, ato minimale do të zbresin në -4 gradë celcius.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim juglindje–jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 9 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 18 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 3-4 ballë./E.T

18:38 Rrezik përmbytjesh në Tiranë, Lana gati të dalë nga shtrati

Last Updated on 07/01/2026 by EL

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin gjatë orëve të fundit, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana.

Zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja dhe më e ndjeshmja, ku rreziku që Lana të dalë nga shtrati është më i lartë.

Kjo zonë është përmbytur edhe në episode të mëparshme të reshjeve në kryeqytet.

Sidoqoftë megjithë rritjen e nivelit të ujit, në Tiranë deri tani nuk janë regjistruar përmbytje, dëme materiale apo bllokime të qarkullimit rrugor.

Situata në kryeqytet vlerësohet më e qetë krahasuar me zona të tjera të vendit, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim./E.T

18:33 Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris gjatë takimit me liderët europianë

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryeministri Edi Rama ka takuar sipërmarrësin Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Takimi mes tyre është zhvilluar gjatë Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto-galeri nga takimi, mes tyre foton duke u përqafuar me Kushner.

Kujtojmë se Jared Kushner, ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare, për një investim rreth 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit, i cili do të shndërrohet në resort elitar. /E.T

18:31 Rritet niveli i lumit Osum, 10 fshatra në qarkun e Beratit pa energji

Last Updated on 07/01/2026 by Monika

Reshjet e shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para në qarkun e Beratit.

Era e fortë ka lënë që prej mëngjesit të sotëm pa drita 10 fshatrat: Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar.

Burime nga OSHE Berat konfirmojnë se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara nga era dhe rikthimin e energjisë në këto fshatra malore. Po kështu edhe niveli u lumit Osum është duke u rritur aktualisht ai ndodhet në kuotat mesatare.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Osum janë në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.

GjatĂ« mesditĂ«s sĂ« sotme ka pasur prezencĂ« gurĂ«sh nĂ« vendin e quajtur “Rripi i StrorĂ«s” nĂ« Skrapar por pa penguar qarkullimin, ku po punohet pĂ«r pastrimin e tyre. Deri mĂ« tani nuk raportohen situata emergjente, rrugĂ« apo banesa tĂ« rrezikuara nga uji./MXH

18:30 Moti i keq/ ARRSH në terren: Të angazhuar për të përmirësuar situatën

Last Updated on 07/01/2026 by Monika

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon të jetë në terren në të gjithë vendin për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq, reshjet e dendura dhe temperaturat e ulëta, ndërsa drejtori i përgjithshëm i institucionit, Ami Kozeli, ka zhvilluar sot në 7 janar 2025 një inspektim në zonën e Qafë Thorës, një nga akset më të ndjeshme gjatë kushteve të vështira atmosferike. Sipas ARRSH-së, ekipet e mirëmbajtjes dhe makineritë janë të shpërndara në të gjithë rrjetin rrugor kombëtar për të garantuar qarkullimin dhe për të parandaluar bllokimet.

GjatĂ« inspektimit, drejtori Kozeli u njoh nga afĂ«r me situatĂ«n nĂ« terren, ku si pasojĂ« e reshjeve tĂ« vazhdueshme janĂ« krijuar prezencĂ« balte dhe grumbullime inertesh nĂ« disa segmente tĂ« rrugĂ«s. Ai theksoi se kĂ«to janĂ« fenomene tĂ« pashmangshme nĂ« kushte moti ekstrem, por se strukturat janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r t’i menaxhuar ato nĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ«. “Ka pasur baltĂ« dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« fenomen qĂ« nuk shmanget dot, sepse moti ka qenĂ« i keq kohĂ«t e fundit”, u shpreh Kozeli, duke shtuar se ndĂ«rhyrjet po kryhen pa ndĂ«rprerje pĂ«r pastrimin e rrugĂ«s dhe ruajtjen e sigurisĂ« sĂ« qarkullimit.

Ai shprehu gjithashtu falënderime për kompanitë nënkontraktore që kanë në ngarkim mirëmbajtjen e akseve rrugore, duke theksuar rolin e tyre në përballimin e situatave emergjente gjatë dimrit.

“FalĂ«nderoj nĂ«nkontraktorĂ«t qĂ« po bĂ«jnĂ« mirĂ«mbajtjen e akseve”, u shpreh Kozeli, ndĂ«rsa theksoi se bashkĂ«punimi mes ARRSH-sĂ« dhe kompanive tĂ« mirĂ«mbajtjes Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r reagim tĂ« shpejtĂ« nĂ« rast rrĂ«shqitjesh, grumbullimi inertesh apo probleme tĂ« tjera qĂ« mund tĂ« vijnĂ« si pasojĂ« e reshjeve.

Sipas drejtuesit tĂ« ARRSH-sĂ«, pavarĂ«sisht kushteve tĂ« vĂ«shtira tĂ« motit, aktualisht i gjithĂ« rrjeti rrugor kombĂ«tar mbetet i qarkullueshĂ«m dhe nuk ka bllokime tĂ« akseve kryesore. “GjithĂ« rrjeti qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« ngarkim tĂ« ARRSh Ă«shtĂ« i qarkullueshĂ«m dhe nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e lehtĂ« nĂ« kushte ekstreme moti, qĂ« po kalon vendi”, theksoi ai, duke shtuar se monitorimi i akseve vijon pa ndĂ«rprerje, veçanĂ«risht nĂ« zonat malore dhe nĂ« segmentet e njohura pĂ«r problematika gjatĂ« reshjeve.

Autoritetet rrugore kanë bërë njëkohësisht thirrje për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zonat me kthesa, pjerrësi dhe në akset ku mund të ketë lagështi, baltë apo ngrica. ARRSh u rekomandon shoferëve të udhëtojnë me shpejtësi të reduktuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisin automjetet me goma dimërore, për të shmangur aksidentet dhe për të mos penguar ndërhyrjet e mjeteve të mirëmbajtjes në rast emergjencash.

Ndërkohë, strukturat e ARRSH-së kanë bërë me dije se janë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në çdo segment ku mund të shfaqen problematika të reja për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ndërsa situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore dhe shërbimet e emergjencës.MXH

18:24 1 në 5 të rinj në Britani pëlqen diktaturën

NjĂ« nĂ« pesĂ« tĂ« rinj, tĂ« gjeneratĂ«s Z, nĂ« Britani tĂ« Madhe preferon diktaturĂ«n, sipas njĂ« ankete tĂ« re, transmeton “The Telegraph”.

Studimi ka gjetur se 18 për qind e të rinjve të lindur në periudhën 1997-2012, apo mes moshave 13 deri 28, mendojnë se sistemi më i mirë për të udhëhequr me efikasitet shtetin është një lider i fortë që nuk duhet të merret me zgjedhje. Te të rriturit pro këtij sistemi përqindja është 12.

Ndërkaq 14 për qind e të lindurve në periudhën 1981-1996, pëlqenin diktaturën. Ata nuk pajtoheshin se demokracia është sistemi më i mirë për të udhëhequr shtetin.

Të lindurit pas Luftës së Dytë Botërore, ata që tani janë në grupmoshën 60-80 vjeç, ishin gjenerata që më së shumti preferonte demokracinë. Vetëm 7 për qind e tyre e përkrahte sistemin autoritar.

Matja e FGS Global Radar ka treguar se të rinjtë shqetësohen më pak për populizmin sesa prindërit apo gjyshërit e tyre.

Në nivel global, rreth 60 për qind e të rriturve mendojnë se demokracia po dobësohet nga lëvizjet politike populiste, por kjo shifër ra në 49 për qind te ata të Gen Z.

Kjo anketë realizohet me intervista me liderë, ekspertë politikë, njerëz të botës së biznesit, politikës, akademive e gazetarë në SHBA, Kanada, e shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Japonia.

Në këtë pyetësor kanë marrë pjesë rreth 20 mijë njerëz në përgjithësi.

Diktatura është pushtet i pakufizuar shtetëror, që shpreh e mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një njeri ose nga një grup njerëzish./mxh

16:59 A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Analistët politikë thonë se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do ta prodhojë edhe një sfidë të re politike me potencial bllokues. Bazuar në rezultatet e 28 dhjetorit, situata nuk është e thjeshtë.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 14 mandate ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshim, mbetet me vetëm 6 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rezultatet përfundimtare mund të shpallen më herët sesa ishte planifikuar data 19 janar, ku më pas edhe do të certifikohen rezultatet.

Por, akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse deri me 5 mars nuk zgjidhet Presidenti apo Presidentja. Mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në fund të muajit prill, por një muaj më parë duhet të zgjidhe Presidenti apo Presidentja.

Albin Kurti tha për mediet lokale se për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë nuk i duhet mbështetja e partive të tjera shqiptare. Por për çështjen e Presidentit, në Kuvend duhet të jenë prezent dy të tretat e deputetëve dhe për këtë tash për tash nuk i kanë votat e nevojshme.

ÇfarĂ« thotĂ« Kurti?

“NĂ«se nuk arrijmĂ« ta zgjedhim presidentin, e afati i fundit Ă«shtĂ« 4 marsi, nĂ«se nuk e kemi tĂ« kaluar buxhetin pĂ«r vitin 2026, ne as nuk mund tĂ« mbajmĂ« zgjedhje tĂ« reja. Natyrisht se ekziston mundĂ«sia teorike dhe praktike qĂ« tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje. 80 veta nĂ« sallĂ« Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«si e konsiderueshme. HerĂ«n e kaluar nuk i bĂ«mĂ« dot 61, ndĂ«rsa 80 Ă«shtĂ« numĂ«r shumĂ« mĂ« i madh se 61. KĂ«saj radhe 61 i kemi, por 80 nuk i kemi. Ne e kemi parĂ« deklarimin e Presidentes. SĂ« pari, duhet ta formojmĂ« Kuvendin dhe QeverinĂ«, gjithashtu duhet ta votojmĂ« buxhetin, kĂ«ta janĂ« hapa mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, thotĂ« Kurti.

Ai e konsideron tĂ« nevojshĂ«m takimin me Vjosa Osmanin pĂ«r tĂ« diskutuar interesimin e saj pĂ«r njĂ« mandat tjetĂ«r pesĂ«vjeçar. Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, nga ana e saj, tashmĂ« ka deklaruar se synon edhe njĂ« mandat pesĂ«vjeçar pĂ«r t’i jetĂ«suar, siç ka thĂ«nĂ«, “planet e saj nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vendit”.

Por nëse kandidimin e saj edhe për një mandat nuk e përkrahin deputetët në Kuvend, Osmani ka paralajmëruar se do ta kenë përballë në zgjedhjet e ardhshme përmes aktivitetit të saj politik.

“NĂ« fund tĂ« fundit Ă«shtĂ« nĂ« vullnetin e deputetĂ«ve qĂ« vendosin nĂ«se do tĂ« mĂ« pĂ«rkrahin apo jo, dhe po e them pĂ«rsĂ«ri, nĂ« qoftĂ« se vendosin qĂ« po, do tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ« tĂ« mira pĂ«r vendin, mbrojtje tĂ« interesave tĂ« qytetarĂ«ve. NĂ« qoftĂ« se vendosin qĂ« jo, atĂ«herĂ« unĂ« e vazhdoj punĂ«n nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r, nĂ«pĂ«rmjet angazhimit politik dhe kurdo qĂ« tĂ« ketĂ« zgjedhje, atĂ«herĂ« i pĂ«rballim idetĂ«, nocionet, qĂ«ndrimet, energjinĂ«, besa e shumëçka tjetĂ«r. Por qĂ«llimi im Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« vazhdoj tĂ« jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj RepublikĂ«n e KosovĂ«s qĂ« tĂ« ecĂ« pĂ«rpara”, Ă«shtĂ« shprehur Osmani.

Qëndrimet e partive të tjera

Përfaqësuesit e PDK, LDK dhe AAK nuk kanë folur deri tani rreth formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjes së presidentit. Ato thonë se janë duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për të parë përbërjen përfundimtare të Kuvendit. Analistët politikë thonë se për zgjedhjen e presidentit të vendit, kompromisi politik është i pashmangshëm.

Ehat Miftaraj nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si (IKD) i tha DW-sĂ« se “zgjedhja e presidentit tĂ« shtetit nĂ« mungesĂ« tĂ« 80 votave pĂ«r koalicionin fitues tĂ« zgjedhjeve tĂ« fundvitit do tĂ« duhej tĂ« bazohej nĂ« marrĂ«veshje politike dhe kompromis lidhur me njĂ« figurĂ« unifikuese qĂ« do tĂ« ushtronte pozitĂ«n e presidentit me integritet dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme”.

Sipas tij, Kosova e ka urgjencë shtetërore që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, pa vonesë, të miratojë ligjin për buxhetin dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes.

“Sikurse LVV dhe z. Kurti, nĂ«se e vĂ«nĂ« nĂ« rend tĂ« parĂ« interesin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, do tĂ« gjenin kompromis pĂ«r tĂ« zgjedhur edhe Presidentin e RepublikĂ«s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« drejtim zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, dy procese qĂ« kanĂ« stagnuar nĂ« status quo nĂ« pesĂ« vitet e fundit. Kosova nuk e ka komoditetin pĂ«r zgjedhje tĂ« reja, pasi kjo do tĂ« kishte pasoja tĂ« dĂ«mshme dhe afatgjata pĂ«r integrimin evropian, por edhe humbjen e besimit tĂ« partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â€, thotĂ« Miftaraj.

Analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, i tha DW-së se procesi i zgjedhjes së presidentit do ta prodhojë edhe një sfidë të re me potencial bllokues.

“Prandaj, hendeku i madh aktual mes LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe partive tĂ« tjera nĂ«nkupton vetĂ«m njĂ« gjĂ« normale: rigjetjen e vullnetit pĂ«r bashkĂ«punim konstruktiv me kompromise reciproke ndaj interesave tĂ« dyanshme. Çdo qasje tjetĂ«r me automatizĂ«m e çon KosovĂ«n nĂ« zgjedhje tĂ« reja”, thotĂ« Muhaxhiri. Sipas tij, “edhe njĂ« proces i ri zgjedhor do tĂ« ishte indikator madhor i paaftĂ«sisĂ« sĂ« spektrit politik kosovar”.

“Do ta tregonte mungesĂ«n e plotĂ« tĂ« integritetit personal, etikĂ«s publike dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« tyre shtetĂ«rore ndaj dĂ«rgimit tĂ« shoqĂ«risĂ« nĂ« theqafje institucionale. Humbjet shumĂ«dimensionale do tĂ« thelloheshin edhe mĂ« shumĂ«, duke krijuar stagnime fundamentale sistemore politike dhe ekonomike, brenda vendit dhe nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare”, thotĂ« Muhaxhiri.

Si zgjidhet presidenti i vendit?

Kushtetuta e Kosovës, sipas nenit 86, e përcakton procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

– Zgjedhja e presidentit duhet tĂ« bĂ«het jo mĂ« vonĂ« se tridhjetĂ« (30) ditĂ« para pĂ«rfundimit tĂ« mandatit tĂ« presidentit aktual.

– Secili shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s mund tĂ« nominohet si kandidat pĂ«r President tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ«se siguron nĂ«nshkrimet e tĂ« paktĂ«n tridhjetĂ« (30) deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s. DeputetĂ«t e Kuvendit mund tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« kandidat pĂ«r President tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

– Zgjedhja e presidentit bĂ«het me dy tĂ« tretat (2/3) e votave tĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit.

– NĂ«se asnjĂ« kandidat nuk merr shumicĂ«n prej dy tĂ« tretave (2/3) nĂ« dy votimet e para, organizohet votimi i tretĂ« ndĂ«rmjet dy kandidatĂ«ve qĂ« kanĂ« marrĂ« numrin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« votave nĂ« votimin e dytĂ« dhe kandidati qĂ« merr shumicĂ«n e votave tĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve zgjidhet President i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

– NĂ«se nĂ« votimin e tretĂ« asnjĂ« kandidat nuk zgjedhet President i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, shpĂ«rndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, tĂ« cilat duhet tĂ« mbahen brenda dyzet e pesĂ« (45) ditĂ«sh./ DW

16:58 Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

Last Updated on 07/01/2026 by EL

Qarqet Durrës, Shkodër, Gjirokastër dhe Lezhë rezultuan me problematikat më të shumta nga reshjet e shiut.

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Arben Cara, tregoi operacionet më të vështira të realizuara nga efektivët.

“Problematikat mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« shĂ«nuar nĂ« zonĂ«n e DurrĂ«sit. NĂ« zonĂ«n e LezhĂ«s dhe tĂ« ShkodrĂ«s kanĂ« qenĂ« po ashtu zona me problematika, ku reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« krijuar probleme. ShĂ«rbimi zjarrfikĂ«s i DurrĂ«sit, por jo vetĂ«m, edhe ai i TiranĂ«s dhe i KamzĂ«s, po operojnĂ« pĂ«r largimin e ujit dhe evakuimin e disa banorĂ«ve, tĂ« cilĂ«t janĂ« dĂ«rguar nĂ« Kavalishenca. Operacione tĂ« vĂ«shtira janĂ« shĂ«nuar edhe nĂ« qarkun e GjirokastrĂ«s”, tha Cara.

PĂ«r tĂ« pĂ«rballuar vĂ«shtirĂ«sitĂ«, ky shĂ«rbim ka kaluar nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«. “Ne kemi 100 pĂ«r qind tĂ« efektivit qĂ« janĂ« tĂ« gatshĂ«m 24 orĂ« nĂ« punĂ«, por edhe 25 pĂ«r qind e efektivit tĂ« shĂ«rbimit zjarrfikĂ«s ka kaluar nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«. Pra, i gjithĂ« efektivi nĂ« shkallĂ« republikĂ« ka kaluar nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve dhe subjekteve”, nĂ«nvizoi ai.

Cara ka një apel për të gjithë qytetarët, sidomos drejtuesit e automjeteve.

“I bĂ«j njĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« komunitetit, tĂ« gjithĂ« drejtuesve tĂ« automjeteve qĂ« lĂ«vizin nĂ« qytete, tĂ« kenĂ« kujdes kĂ«to ditĂ«, pasi reshjet e shiut do tĂ« vazhdojnĂ« me intensitet tĂ« lartĂ«. Ndaj tĂ« evitohen kalimet nĂ« zonat ku reshjet janĂ« tĂ« dendura, pasi mund tĂ« kthehen nĂ« kurthe vdekjeprurĂ«se”, apeloi Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Mbrojtjes nga Zjarri dhe ShpĂ«timi.

Në këto ditë, kur reshjet sollën përmbytje, efektivët kishin fokus shpëtimin e jetës së qytetarëve, kryesisht të të miturve dhe të moshuarve./E.T

16:55 Brukseli zbardhet nga dëbora, probleme në transportin publik

Brukseli u mbulua të martën me dëborë, me rreth pesë centimetra trashësi dhe me paralajmërim kombëtar për rrugë të rrëshqitshme nga shërbimi meteorologjik belg.

Pasi reshjet bënë qytetin pothuajse të boshatisur, pak banorë dhe turistë u panë në sheshin historik Grand Place, duke treguar ndikimin e drejtpërdrejtë të dëborës në jetën e përditshme.

Autoritetet parashikojnë se reshjet do të vazhdojnë, duke shkaktuar anulime të fluturimeve, vonesa në linjat hekurudhore dhe bllokime në rrugë në të gjithë Europën. Meteorologët paralajmërojnë një përkeqësim të i ftohtit, me dëborë të rëndë që mund të ndikojë për disa ditë rradhazi në transport dhe lëvizje.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal në qarkullim dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë ditëve në vijim./mxh

16:54 Për herë të parë këtë vit/ Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Last Updated on 07/01/2026 by EL

Burime mediatike bëjnë të ditur se Kryeministri Rama do të mbledhë të premten (më 9 janar), në Tiranë, ministrat e kabinetit të tij. 

Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026. 

Takimi do të nisë në orën 10:00 te Pallati i Brigadave dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë. 

Kjo mbledhje është e para e qeverisë për vitin 2026./E.T

16:51 Qeveri teknike sĂ« afĂ«rmi? ËndĂ«rr nĂ« shi


Nga Eduard Zaloshnja

NĂ« kĂ«to ditĂ« me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumĂ«zhijnĂ« nga diskutimet pĂ«r njĂ« qeveri teknike qĂ« pritet tĂ« krijohet sĂ« afĂ«rmi, e cila do t’i hapĂ« rrugĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme. Madje diskutohet edhe pĂ«r kandidaturat e mundshme tĂ« postit kryeministror dhe tĂ« posteve tĂ« ministrave tĂ« qeverisĂ« teknike


Në këtë situatë banakore-tavolinore, vlen të përmendet një fjalë e vjetër popullore: I bëjnë hesapet pa hanxhinë

Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe përse duhet ta bëjë ai këtë gjë?

300 spartanĂ«t qĂ« i mblidhen BerishĂ«s çdo tĂ« hĂ«nĂ« para kryeministrisĂ« nuk mund ta detyrojnĂ« RamĂ«n dhe PS-nĂ« tĂ« heqin dorĂ« nga pushteti. Aq mĂ« pak 50 besnikĂ«t qĂ« mbledh Lapaj nga ndonjĂ«herĂ« nĂ« ndonjĂ« fundjavĂ«. Kurse Delta Force e shumĂ«pĂ«rmendur e ushtrisĂ« amerikane Ă«shtĂ« aktualisht e pĂ«rqendruar nĂ« hemisferin perĂ«ndimor tĂ« globit – Surreli Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht larg fokusit tĂ« saj, pavarĂ«sisht se banakistĂ«ve dhe tavolinistĂ«ve tĂ« kĂ«tushĂ«m u duket fare afĂ«r


ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« se disa votues tĂ« PS-sĂ« janĂ« zhgĂ«njyer nga partia pĂ«r tĂ« cilĂ«n votuan mĂ« 11 maj 2025 (1/6 e tyre rezultuan tĂ« zhgĂ«njyer nĂ« sondazhin e fundit ‘Zeri i ShqiptarĂ«ve’). Por ky Ă«shtĂ« njĂ« fenomen qĂ«, ku mĂ« shumĂ« e ku mĂ« pak, vĂ«rĂ«het nĂ« gjithĂ« botĂ«n demokratike, pasi bie euforia  e zgjedhjeve.

Nga ana tjetĂ«r, çereku i votuesve tĂ« PD-ASHM janĂ« aktualisht tĂ« zhgĂ«njyer nga PD-ja. Kurse 3/5 e votuesve tĂ« partive tĂ« vogla janĂ« tĂ« zhgĂ«njyer nga to. Sa i pĂ«rket atyre qĂ« nuk votuan fare mĂ« 11 maj 2025, ata kanĂ« qenĂ« paradhĂ«nie tĂ« zhgĂ«njyer me tĂ« gjitha partitĂ« ekzistuese


Me pak fjalĂ«, teksa opinioni publik i brendshĂ«m Ă«shtĂ« i zhgĂ«njyer mĂ« shumĂ« me partitĂ« opozitare se sa me partinĂ« nĂ« pushtet, teksa Amerika trumpiste Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar nĂ« hemisferĂ«n perĂ«ndimore, teksa Europa Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar tek Ukraina, pĂ«rse Rama papritur duhet t’i hapĂ« rrugĂ« krijimit tĂ« njĂ« qeverie teknike dhe zgjedhjeve tĂ« parakohshme? EndĂ«rr nĂ« shi


16:50 Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

Problematike paraqitet situata në Novoselë, ku niveli i lumit Vjosë ka arritur në kuotën 8 metra, ndërkohë që mbi kuotën 8.5 metra, Vjosa nis përmbytjen e zonave përreth, duke shtuar ankthin e frikën e banorëve.

Situata vijon të mbetet shqetësuese, pasi prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë ende të larta.

Gjendja paraqitet e pafavorshme edhe për shkak të erës bregdetare, e cila ka krijuar pengesa në derdhjen e lumit në det, duke rënduar më tej situatën hidrike.

Banorët e zonave të prekura shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe, sipas tyre, nuk janë marrë masa konkrete për parandalimin e përmbytjeve./E.T

16:50 Nuk bashkohemi me hajdutë si Berisha/ Arlind Qori: Jemi vetëm për zgjedhje të parakohshme

Kreu i partisĂ« Lëëvizja BashkĂ«, Arlind Qori, ka komentuar sĂ«rish ftesĂ«n e kreut tĂ« PD-sĂ«, Sali Berisha, pĂ«r t’u bashkuar tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku nĂ« protestĂ« kundĂ«r qeverisĂ« sĂ« kryeministrit Edi Rama.

NĂ« njĂ« lidhje direkte pĂ«r Report Tv, Qori u shpreh se “LĂ«vizja BashkĂ«â€ i qĂ«ndron moralit dhe refuzon kategorikisht bashkĂ«punimin me politikĂ«n e vjetĂ«t e tĂ« kalbur pĂ«r tĂ« luftuar tĂ« ngjashmit e tyre. Arlind Qori u shpreh se partia e tij kĂ«rkon tĂ« rrĂ«zojĂ« qĂ«verinĂ« dhe tĂ« mbrojĂ« interesat e qytetarĂ«ve.

“ËshtĂ« nĂ« strukturĂ«n dhe karakterin moral timin dhe tĂ« “LĂ«vizjes BashkĂ«â€ qĂ« ne tĂ« refuzojmĂ« bashkĂ«punimin me çdo pjesĂ« tĂ« politikĂ«s sĂ« vjetĂ«r, tĂ« kalbur e korruptuar ndaj oligarkisĂ« ekonomike. Nuk kam hyrĂ« nĂ« politikĂ« pĂ«r tu bĂ«rĂ« aleat me njĂ« hajdut pĂ«r tĂ« luftuar njĂ« palĂ« tjetĂ«r hajdutĂ«sh. Kam hyrĂ« nĂ« politikĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar aspirata mĂ« tĂ« mira tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« rrĂ«zim tĂ« qeverisĂ« dhe rrĂ«zimin e njĂ« sistemi tĂ« kalbur partiak”, tha Qori.

I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për një bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera opozitare, konkretisht Adriatik Lapajt apo Agron Shehajt, Qori përgjigjet duke i thënë jo bashkimit me aleatët e Berishës.

“TĂ« dy kĂ«to parti janĂ« nĂ« koalicion me BerishĂ«n. MbĂ«shtesin tĂ« njĂ«jtin kandidat pĂ«r TiranĂ«n. Praktikisht janĂ« parti nĂ« koalicion dhe nĂ« kĂ«tĂ« sens nuk ka kuptim qĂ« LĂ«vizja BashkĂ« tĂ« refuzojĂ« BerishĂ«n dhe tĂ« bashkohet me aleatĂ«t e BerishĂ«s”, tha Qori.

Qori thotĂ« se nuk kĂ«rkon qeveri teknike, por vetĂ«m zgjedhje tĂ« parakohshme. Kreu i “LĂ«vizjes BashkĂ«â€ tha se ShqipĂ«rinĂ« drejt njĂ« qeverie teknike do e dĂ«rgonte njĂ« revoltĂ« e madhe e ngjashme me atĂ« tĂ« vitit 1997.

“Ne jemi vetĂ«m pĂ«r zgjedhje tĂ« parakohshme pĂ«r 2 arsye. Nga ana teknike askush nuk do ta pengonte dot RamĂ«n nĂ«se pĂ«r tĂ« dalĂ« nga kriza e legjitimitetit do tĂ« thĂ«rriste zgjedhje tĂ« parakohshme. Çdo parti Ă«shtĂ« pĂ«rpara dilemĂ«s, tĂ« hyj nĂ« zgjedhje apo tĂ« marr pushkĂ«n e tĂ« dal malit. Tani meqenĂ«se un nuk njoh ndonjĂ« parti qĂ« del malit me pushtĂ«, atĂ«herĂ« je i detyruar tĂ« hysh nĂ« zgjedhje. RamĂ«s mund t’ia imponosh RamĂ«s qeverinĂ« teknike vetĂ«m nĂ«se kemi njĂ« revoltĂ« tĂ« madhe radikale si nĂ« 1997 dhe Rama largohet me helikopter”, tha Qori.

QeverisĂ« teknike Arlind Qori i thotĂ« jo pasi ajo do t’i shĂ«rbente vetĂ«m BerishĂ«s dhe RamĂ«s pĂ«r tĂ« kthyer ShqipĂ«rinĂ« nĂ« sistemin vetĂ«m me 2 parti, pĂ«r tĂ« vjedhur dhe pĂ«r tĂ« ndryshuar ligjet e Kodit Zgjedhor.

“Berisha kĂ«rkon qeveri teknike sepse e di qĂ« nuk i fiton dot zgjedhjet. Berisha kĂ«rkon qĂ« duke bashkĂ«qeverisur me RamĂ«n, se njĂ« qeveri teknike d.m.th. qeverisje e RamĂ«s me BerishĂ«n, ata mund tĂ« arrijnĂ« tĂ« ndryshojnĂ« ligjet e reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si pĂ«r tĂ« kufizuar kompetencat e SPAK dhe pĂ«r tĂ« ndryshuar Kodin Zgjedhor. Arsyeja tjetĂ«r Ă«shtĂ« se duke vjedhur bashkĂ«, do tĂ« mund tĂ« vjedhin dhe kur tĂ« vijĂ« dita e zgjedhjeve tĂ« ardhshme, paritĂ« qĂ« janĂ« vjedhur me shpresĂ« do tĂ« jenĂ« nĂ« kushte tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« fushatĂ«â€, tha ai./E.T

16:48 Zelensky: Siguria e Ukrainës mbi prioritetin amerikan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pa garanci të forta sigurie, të detyrueshme ligjërisht dhe të mbështetura nga aleatët perëndimorë, e ardhmja e sigurisë së vendit të tij mbetet e pasigurt.

Në një deklaratë të dhënë pas takimeve diplomatike në Paris, Zelensky theksoi se garancitë e sigurisë duhet të mbështeten nga parlamentet përkatëse dhe veçanërisht nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se, edhe nëse këto garanci sigurohen, Ukraina duhet të mbështetet kryesisht në forcën e saj.

Presidenti ukrainas u ndal edhe te përpjekjet diplomatike, duke vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara, por duke theksuar se procesi ende nuk ka përfunduar. Sipas tij, Uashingtoni ka mjetet dhe ndikimin e nevojshëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë.

Zelensky theksoi se çelësi i suksesit qëndron te prioriteti që Ukraina zë në agjendën amerikane. Ai nënvizoi se vetëm përmes një presioni të vazhdueshëm dhe të koordinuar ndaj Moskës mund të arrihen rezultate konkrete.

Gjatë qëndrimit në Paris, Zelensky u takua edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron, takim që u pa si pjesë e përpjekjeve për të forcuar mbështetjen evropiane për Kievin.

Ndërkohë, presidenti ukrainas konfirmoi se pritet të zhvillojë së shpejti një takim me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Ai tha se takimi mund të mbahet në Uashington ose në një tjetër vend, në varësi të axhendës, dhe se aty shpreson të marrë përgjigje të drejtpërdrejta lidhur me mbështetjen amerikane për Ukrainën./mxh

16:40 Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Njësinë Administrative Fier

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës./E.T

16:40 Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel-Rrëshen, vështirësohet qarkullimi

Last Updated on 07/01/2026 by EL

Aksi nacional Burrel – RrĂ«shen Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« qarkullohet me çdo lloj mjeti pĂ«r shkak tĂ« probleme tĂ« shumta. Veç amortizimit ndĂ«r vite tĂ« kĂ«tij aksi rrugor, reshjet e fundit tĂ« shiut kanĂ« shkaktuar shembje tĂ« shkĂ«mbinjĂ«ve dhe rrĂ«shqitje tĂ« dherave nĂ« disa segmente.

Më problematike situata paraqitet pranë urës së Urakës ku një masiv shkëmbor ka rënë në mes të rrugës. Po ashtu, në këtë segment ka edhe shembje të skarpatës së rrugës duke e ngushtuar karrexhatën vetëm me një sens lëvizje.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e fshatrave ku ka patur shembje të tyre dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Ekipet e pushtetit vendor janë në terren për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

Çarje rrugĂ«sh e rrĂ«shqitje dherash nĂ« GjirokastĂ«r! 4 lagje tĂ« qytetit bllokohen nga moti i keq

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembjen e një pjese të kodrës në Gjirokastër, duke bllokuar rrugën që lidh katër lagje të sipërme të qytetit.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave, janë izoluar lagjet Manalat i Parë, Manalat i Dytë, Cfakë dhe Dunavat, ndërsa qarkullimi rrugor drejt këtyre zonave është vështirësuar.

Pamjet tregojnë çarje masive të rrugëve dhe rrëshqitje të mëdha dheu në zonat e prekura, ku një pjesë e kodrës ka rënë duke zënë aksin rrugor.

Dëmet janë kryesisht infrastrukturore, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar./E.T

❌