Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama reagon sërish, e quan Specialen “idiotësi ndërkombëtare”

Ndërkohë që gjykimi në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka vazhduar edhe sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij një pjesë të fjalëve përfundimtare të mbrojtjes së Thaçit.

Në videon e ndarë, Luka Mishetiq thekson se Hashim Thaçi është i pafajshëm.

“Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rama mbi videon e ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama reagon sërish, e quan Specialen “idiotësi ndërkombëtare” appeared first on Sinjali.

Izraeli bashkohet zyrtarisht me Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës

Izraeli është bashkuar zyrtarisht me Bordin e Paqes, nisma e presidentit amerikan Donald Trump për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës e jo vetëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nënshkroi pranimin e Izraelit në këtë mekanizëm ndërkombëtar gjatë një vizite në Uashington, ku u takua me kreun e shtëpisë së bardhë dhe sekretarin e shtetit MARCO Rubio.

Bordhi i Paqes është autorizuar me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara që të krijojë një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza pas arritjes së armëpushimit vitin e kaluar.

Bordi do të mbajë takimin e tij të parë më 19 shkurt në Uashington për të diskutuar rindërtimin e Gazës. Pjesëmarrëse në këtë bord janë edhe Shqipëria e Kosova.

Faza tjetër e planit të Trump për Gazën kërkon zgjidhjen e çështjeve komplekse si çarmatimi i Hamasit, të cilin grupi e ka refuzuar prej kohësh, tërheqjen e mëtejshme të Izraelit nga Gaza dhe vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ndërkohë takimi mes Trump dhe Netanyahu u përqendrua kryesisht te Irani, një tjetër çështje e nxehtë në Lindjen e Mesme.

Trump, tha se këmbënguli që bisedimet me Iranin të vazhdojnë gjatë takimit me kryeministrin izraelit, por paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime kundër Teheranit nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore.

Ndërkohë një paralajmërim për Iranin e pati edhe Zëvendëspresidenti JD Vance, i cili tha se ekziston “një mundësi tjetër në tryezë” nëse Uashingtoni nuk arrin të arrijë një marrëveshje me Teheranin.

Vizita e Netanyahut shënon udhëtimin e tij të gjashtë në SHBA që nga rikthimi i Trump në detyrë më shumë se çdo udhëheqës tjetër botëror, shkruan Abcnews.al.

Të dy folën për gati tre orë në një takim jashtëzakonisht të qetë, në të cilin Netanyahu u fut nga një hyrje anësore, larg pamjes së kamerave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli bashkohet zyrtarisht me Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës appeared first on Sinjali.

Avokati: Kadri Veseli duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm

Avokati Rodney Dixon ka thënë se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe këtë e vërtetojnë shumë pika. Ai tha se Veseli duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm.

“Ai meriton gjykim të drejtë dhe të duhur. Ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh ndryshe, do të ishte një padrejtësi e madhe”, tha ai.

Ai ka deklaruar se në këtë proces gjyqësor do të arrihet në përfundim që Veseli nuk ka qenë i përfshirë në asnjë prej krimeve për të cilat Prokruroria pretendon se ka kryer, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Do vini në përfundimin që klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve të cilat pretendon Prokuroria që ai i ka kryer”, tha ai.

Madje, avokati përdori një frazë për të përshkruar atë se çfarë po ngjan se po bën Prokuroria.

“Ne parashtrojmë që ZPS-ja duket se po na tërheq zvarrë me vete me kaosin e mbretit të mizave. Sipas ZPS-së, çdo lloj asocimi ka kuptim për sa kohë i shërben asaj. Sipas nesh, si rezultat ZPS-ja nuk mbështetë dhe nuk konfirmon asnjë prej akuzave të tij dhe nga ana tjetër ka shumë pika të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm”, tha ai.

Dixon shtoi se parashtrojnë që qëndrimi i Prokurorisë duhet të hudhet poshtë. Tha se përgjegjësia eprore nuk është e bazuar fare dhe se nuk qëndron.

“Siç kemi thënë në dosjen tonë, përgjegjësia eprore nuk qëndron fare, nuk është e bazuar. Kontrolli efektiv është i vetmi prag përmes të cilës mund të ndodhë kjo dhe pa NPK dhe pa strukturë komanduse për ZKZ, kjo portë mbetet tërësisht për ZPS-në. Pra, ZPS-ja nuk mund ta përdorë këtë pistë dot.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati: Kadri Veseli duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm appeared first on Sinjali.

Ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja

Policia e Fierit ka arrestuar 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.

Në pranga u vunë shtetaset Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë, shkruan Euronews.al.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja appeared first on Sinjali.

Plenkoviq, uron Kurtin: Kroacia mbetet mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës

Kryeministri i Koracisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri në krye të ekzekutivit.

Plenkoviq ka shkruar në rrjetin social X se pret me padurim forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore“, thuhet në urimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plenkoviq, uron Kurtin: Kroacia mbetet mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës appeared first on Sinjali.

Ministri gjerman i mbrojtjes: Ombrella bërthamore e NATO-s mbetet thelbësore

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, hodhi poshtë të mërkurën diskutimet rreth një mbrojtjeje bërthamore evropiane, duke këmbëngulur se ombrella bërthamore e NATO-s mbetet thelbësore.

“Ne jemi ende një aleancë dhe nuk jam i përgatitur ta varros aleancën para se të ketë vdekur”, u tha Pistorius gazetarëve. “Dhe nuk shoh ndonjë rrezik që kjo të ndodhë për momentin”, shtoi ai.

Pistorius tha se Strategjia e re e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së riafirmon angazhimin e Amerikës për parandalimin bërthamor të Evropës, pavarësisht kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj aleatëve evropianë.

“Mund të spekulosh për çdo gjë, por të besosh se do të ishim në gjendje të zëvendësonim ombrellën bërthamore të SHBA-së tani, pas pesë apo edhe 10 vjetësh, është një dëshirë e kotë”, tha Pistorius, duke paralajmëruar se kjo mund të dërgojë sinjalin e gabuar në të gjitha drejtimet.

“Qasja jonë duhet të jetë mbajtja e amerikanëve në NATO. Aleanca duhet të bëhet më evropiane në mënyrë që të mbetet transatlantike, që do të thotë se evropianët duhet të marrin shumë më tepër përgjegjësi”, shtoi ai.

Në muajt e fundit, disa politikanë të lartë evropianë kanë vënë në pikëpyetje nëse garancia bërthamore e SHBA-së mund të merret ende si e mirëqenë për shkak të qëndrimit të paparashikueshëm të Trump. Ata i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të zhvillojë aftësitë e veta të parandalimit bërthamor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri gjerman i mbrojtjes: Ombrella bërthamore e NATO-s mbetet thelbësore appeared first on Sinjali.

Ukraina sulmon fabrikën ruse të pajisjeve të raketave

Ushtria ukrainase goditi një fabrikë ruse që prodhon pajisje të teknologjisë së lartë për aviacionin dhe sistemet raketore në rajonin e Tambovit, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Sipas informacioneve paraprake, në fabrikë shpërtheu një zjarr. Rezultatet dhe shkalla e dëmeve po vlerësohen, sipas deklaratës së Kievit.

Një arsenal armësh në rajonin e Volgogradit u godit gjithashtu nga raketat Flamingo të prodhuara në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina sulmon fabrikën ruse të pajisjeve të raketave appeared first on Sinjali.

Dixon flet për pretendimet e ZPS-së për “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, tha se ZPS-ja nuk ka prova për të mbështetur “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale [NPK] që pretendon kundër klientit tim”.

Ai tha se ZPS-ja ka përdorur një intervistë të Veselit të dhënë në shkurt të vitit 2011 për një media në Kosovë, ku ai ka përshkruar se në fillim nuk kanë pasur detyra të ndara në UÇK, por kontribuonin si të mundeshin. Organizim më i mirëfilltë është bërë pas ardhjes në krye të UÇK-së të Agim Çekut.

Por, Dixon pretendoi se ZPS-ja ka shtrembëruar atë që Veseli ka dhënë në këtë intervistë, duke thënë se kjo po përdoret si provë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së veproi në mënyrë kolektive.

“Klienti im nuk ka thënë që kemi vepruar në mënyrë kolektive. Ai thjesht ka dashur të thotë se ne po punonim së bashku kundër armikut. Ai ka folur për strukturat, për të thënë se kemi pasur më shumë organizim, jo përgjegjësi kolektive”, tha Dixon.

Ai kërkoi nga trupi gjykues që të trajtojë me kujdes peshën e intervistave që janë dhënë shumë kohë pas luftës.

“Nuk ka absolutisht asnjë provë. Kjo në fakt është teori konspirative. ZPS po arrin fundin kur pikërisht përpiqet të tregojnë se këto janë prova që zoti Veseli ka kontribuar për NPK-në”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dixon flet për pretendimet e ZPS-së për “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” appeared first on Sinjali.

Kush do ta marrë pagën e 13-të?

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se pagën e 13-të do të mund ta marrin vetëm ata të cilët paraprakisht kanë 12 muaj punë.

Murati ka deklaruar se ata të cilët kanë më pak se 12 muaj punë, atëherë këtë pagë do të mund ta marrin në vitin e ardhshëm.

“Kjo parashihet që paga e 13-të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Me fjalë të tjera, nëse dikush ka filluar rishtazi do ta marrë pagën e 1-të në vitin e ardhshëm. Kështu që kjo është e paraparë që paga e 13-të paguhet për punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por që kanë punuar së paku 12 muaj, para se të paguhet paga e 13-të”, tha ai në një deklarim për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Murati ka shpjeguar edhe çështjen e paraqitjes së pensionistëve që detyroheshin të paraqiteshin çdo gjashtë muaj.

“Në fakt po besoj që sqarimet e nevojshme janë dhënë, edhe ndryshimet e nevojshme ligjore janë bërë. Ministria e Financave dhe Transfereve ka dhënë sqarimin, vendimi i Gjykatës Supreme çfarë ka paraparë është lirimi nga paraqitja, apo anulimin e udhëzimit të nenit specifik në udhëzimin administrativ i cili kërkonte që edhe pensionmarrësit kontributiv të paraqiteshin gjë që nuk ishte në ligj. Paraqitja e kategorive të tjera siç është pensionistët bazik, është e paraparë në ligj, ajo nuk është shfuqizuar. Ajo çka Gjykata Supreme ka shfuqizuar ka qenë nen në udhëzimin administrativ që parasheh paraqitjen çdo 6 muaj të pensionistëve kontirbutiv”, shpjegoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush do ta marrë pagën e 13-të? appeared first on Sinjali.

Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë, 71 prej nënave ishin 65-vjeçare

Nga 1 janari 2011 deri më 4 prill 2024 në Kosovë janë lindur 306,419 fëmijë – prej tyre 160,136 meshkuj dhe 146,283 femra.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raport me të dhënat për “Femrat e moshës 15 vjeç e më shumë që kanë lindur fëmijë në periudhën 1 janar 2011 – 4 prill 2024”, të dala nga Regjistrimi i Popullsisë më 2024.

Gjithsej për këtë periudhë lindën 165,015 nëna të moshave të ndryshme. Vajza 15 vjeçe që u bënë nëna gjatë kësaj periudhe ishin 6. Të moshën 16-vjeçare po ashtu u bënë nëna 6 vajza, të moshën 17 60 vajza dhe 18 vjeçet që u bënë nëna ishin gjithsej 102.

Sipas statistikave të ASK-së, pati po ashtu gra mbi 50 vjeç që lindën. 1,537 50-vjeçare lindër në këtë periudhë. Lindje janë regjistruar te të gjitha moshat deri në 65 vjeçe.

Në të dhëna siguron se 31 gra 60 vjeçe, 14 gra 61 vjeçe, 15 gra 62 vjeçe, 12 gra 63 vjeçe, 10 gra 64 vjeçe dhe 71 gra 66+ vjeçe ishin në mesin e atyre që lindën në periudhën 2011-2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë, 71 prej nënave ishin 65-vjeçare appeared first on Sinjali.

18 deputetët e rinj të Kuvendit që do t’i zëvendësojnë ata që u bënë ministra – 15 janë nga VV, 3 nga pakicat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, do të zëvendësojnë deputetët që janë zgjedhur ministra në kabinetin e ri qeveritar të qeverisë Kurti 3.

Në njoftimin e KQZ’së bëhet e ditur se 15 deputetë të rinj do të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tre do të jenë nga pakicat.

‘’Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese’’, ka njoftuar KQZ’ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 18 deputetët e rinj të Kuvendit që do t’i zëvendësojnë ata që u bënë ministra – 15 janë nga VV, 3 nga pakicat appeared first on Sinjali.

Kërset grushti në parlamentin turk

Deputetët në parlamentin turk u përleshën të mërkurën, ndërsa anëtarët e opozitës kryesore u përpoqën të bllokonin ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Akin Gurlek, që të bënte betimin.

Që nga emërimi i tij si kryeprokuror i Stambollit në vitin 2024, Gurlek ka mbikëqyrur një valë arrestimesh dhe aktakuzash që kanë vënë në shënjestër Partinë Popullore Republikane (CHP), përfshirë hetime ndaj kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivali kryesor politik i Erdoganit, i cili është burgosur që nga arrestimi i tij në mars të vitit të kaluar.

Erdogani e emëroi Gurlekun ministër të Drejtësisë të mërkurën, duke shkaktuar kritika të ashpra dhe kundërshtime nga CHP-ja.

Deputetët e CHP-së u përpoqën të pengonin Gurlekun t’i afrohej foltores për të bërë betimin në seancën plenare të parlamentit, çka çoi në shtyrje dhe grushte mes anëtarëve të dy partive, shkruan A2CNN.

Gurlek më pas e bëri betimin i rrethuar nga një grup deputetësh të Partisë AK, të cilët e brohoritën dhe e duartrokitën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kërset grushti në parlamentin turk appeared first on Sinjali.

Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtetit në Kore të Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka emëruar vajzën e tij, Kim Ju Ae, si trashëgimtare, sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut.

 Pavarësisht se pak dihet për të, Kim Ju Ae është fotografuar kohët e fundit me të atin në ngjarje të rëndësishme, përfshirë një vizitë në Pekin në shtator udhëtimi i saj i parë jashtë vendit i dokumentuar.

Shërbimi tha se ka marrë parasysh rrethanat e ndryshme, përfshirë rritjen e dukshmërisë së saj publike, për të arritur në këtë përfundim. Po ashtu, ata do të ndjekë nëse ajo do të marrë pjesë në kongresin e partisë së Veriut më vonë këtë muaj, ngjarja politike më e madhe që mbahet çdo pesë vjet.

Kongresi i partisë është vendi ku Pheniani pritet të japë më shumë detaje rreth prioriteteve si politika e jashtme, planifikimi i luftës dhe ambiciet bërthamore për pesë vitet e ardhshme, shkruan BBC.

Ju Ae është fëmija i vetëm i njohur i Kim Jong Un dhe gruas së tij, Ri Sol Ju.

NIS beson se Kim Jong Un ka një djalë më të madh, por ky djalë nuk është njohur kurrë dhe as nuk është shfaqur në mediat e Koresë së Veriut.

Lajmi për ekzistencën e Ju Ae doli për herë të parë nga një burim i papritur: basketbollisti amerikan Dennis Rodman, i cili i zbuloi gazetës The Guardian në vitin 2013 se “e mbante në krahë foshnjën Ju Ae” gjatë një udhëtimi në shtetin sekret.

Ju Ae, e cila besohet të jetë 13 vjeç, u shfaq për herë të parë në televizionin shtetëror në vitin 2022.

Ajo u shfaq duke inspektuar raketën balistike ndërkontinentale më të fundit të Koresë së Veriut, ndërsa mbante dorën e babait të saj.

Që atëherë ajo është shfaqur shpesh në mediat shtetërore.

Ajo e shoqëroi të atin në Pekin për paradën ushtarake më të madhe të të gjitha kohërave në Kinë, ku u pa duke zbritur nga treni i tij i blinduar në Stacionin Hekurudhor të Pekinit.

Ajo shihet shpesh me flokë të gjatë, gjë që është e ndaluar për bashkëmoshatarët e saj.

Ndryshe, pushteti i Koresë së Veriut i ishte trashëguar tre breza familjes Kim dhe besohet gjerësisht se Kim Jong Un do t’ia kalojë fronin Ju Ae-së.

Edhe pse agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut tani beson se Kim Ju Ae është trashëgimtari i caktuar, kjo ende ngre pyetje.

Është e çuditshme pse Ju Ae, një vajzë, do të zgjidhej si trashëgimtare mbi një djalë më të madh në shoqërinë thellësisht patriarkale të Koresë së Veriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtetit në Kore të Veriut appeared first on Sinjali.

Gjykata e Gjakovës e refuzon paraburgimin për 9 kryesuesit në Rahovec, caktohet masa e paraqitjes në polici

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave nga komuna e Rahovecit, të cilët dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit.

Ky vendim u mor pas seancës dëgjimore të mbajtur mbrëmë, ku gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, vlerësoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të vendosur paraburgimin ndaj të akuzuarve.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave dhe me autorizime të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, kanë ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet dhe duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor si dhe vullnetin e lirë të votuesve.

Në vend të paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor për një periudhë prej një muaji. Kjo masë do të vlejë nga 11 shkurti 2026 deri më 11 mars 2026.

“Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor”, njofton kjo gjykatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata e Gjakovës e refuzon paraburgimin për 9 kryesuesit në Rahovec, caktohet masa e paraqitjes në polici appeared first on Sinjali.

Avokati i Veselit: Ka persona që kanë gënjyer nën betim

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se ka pasur raste që Zyra e Prokurorit ka sulmuar dëshmitarë.

Sipas tij, gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’u përgjigjur.

Ka shtuar se ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën.

“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka deklaruar Dixon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati i Veselit: Ka persona që kanë gënjyer nën betim appeared first on Sinjali.

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

A2 CNN raporton se autori i grabitjes është kapur nga policia. Ai dyshohet se ka hyrë në një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami.

Autori po shoqërohet në komisariat, ndërsa nuk raportohet për të lënduar gjatë ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitet me armë një bankë në Tiranë appeared first on Sinjali.

Qeveria procedon në Kuvend buxhetin për vitin 2026

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

“Sot po e riprocedojmë në Kuvend edhe projektligjin për buxhetin e viti 2026 të cilin e patëm miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar. Është buxhet në vlerë prej 4 miliardë eurosh, ku për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti dhe e cila sipas tij, do të paguhet sapo të hyjë në fuqi buxheti. 

Kurti ka thënë se buxheti përmban edhe vlerën që mundëson rritjen e shtesës për 15 vjetët e para të përvojës së punës. 

Ndërkohë ministri i financave Hekuran Murati ka thënë se në vlerën prej 4 miliardë euoshe, të hyra buxhetore janë 3.64 miliardë euro. Pjesa tjetër ka thënë se financohet nga huamarrjet dhe metodat e tjera të deficitit. 

Murati ka thënë se për shkak të ndryshimit të dikastereve do të nevojitet një rishikim, por se për shkak të urgjencës ai to të procedohet në Kuvend dhe pastaj do të rishikohet.    

Qeveria ka miratuar po ashtu kërkesën për zgjatjet buxhetore edhe për muajin mars. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria procedon në Kuvend buxhetin për vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë së re: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë më i suksesshmi në histori

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e parë të qeverisë së re se kjo mbledhje, që do të duhej të ishte “ceremoniale”, do të jetë edhe “e punës”, pasi pritet të miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare dhe të procedohet projektbuxheti për këtë vit.

“Sipas protokollit, do të duhej të ishte ceremoniale, por që sipas nevojës, sot po e kthejmë edhe në të punës”, tha ai.

Duke përmendur emrat e rinj në kabinetin qeveritar, Kurti foli për “ekspertizën” dhe “dijet profesionale” të tyre, ndërsa parashikoi se ky kabinet mund të jetë “më i suksesshmi”.

“Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në historinë e re të Republikës sonë që shumë shpejt i mbush 18 vjet”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë së re: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë më i suksesshmi në histori appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Skandal juridik në Gjakovë: Nderim Curri mbahet përtej 48 orëve – ndalim mbi ndalim, pa u nxjerrë fare para gjykatës

Një praktikë seriozisht shqetësuese është shënuar në Gjakovë, ku një qytetar është privuar nga liria përtej afatit kushtetues prej 48 orësh, pa u nxjerrë asnjëherë para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake – duke u mbajtur praktikisht “ndalim mbi ndalim”.

Bëhet fjalë për Nderim Currin, i arrestuar më 09.02.2026 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për një dënim prej pesë vitesh burgim për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”.

Pas arrestimit nga Policia e Kosovës në Gjakovë, ndaj Currit është caktuar masa e ndalimit 48-orësh nga Prokuroria.

Mirëpo, sipas mbrojtjes, aty nuk përfundon gjithçka.

Avokati i tij, Korab Bokshi, ka qenë prezent si në momentin e ndalimit fillestar më 09.02.2026 rreth orës 22:30, ashtu edhe më 11.02.2026 rreth orës 22:30, kur – përkundër skadimit të afatit maksimal ligjor – Prokuroria ka nxjerrë një aktvendim të dytë ndalimi, pa e dërguar fare të ndaluarin para gjykatës.

Madje, sipas burimeve dhe dokumentacionit që posedon Sinjali, aktvendimet kanë orë identike përfundimi dhe fillimi, duke krijuar një vazhdimësi artificiale të privimit nga liria, pa asnjë kontroll gjyqësor.

Në vend që i ndaluari të nxirrej para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake – siç e kërkon shprehimisht Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale – atij i është bërë një “xhiro” me veturë policie dhe më pas është rikthyer në stacion, me një ndalim të ri.

Një praktikë e tillë nuk parashihet askund në ligj.

Mbrojtësi Korab Bokshi i është drejtuar Avokatit të Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si mbajtje arbitrare dhe kundërkushtetuese.

Në shkresën e tij thuhet se vazhdimi i ndalimit pas kalimit të 48 orëve, pa kontroll gjyqësor, bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pas skadimit të afatit, çdo minutë e mëtejme e privimit nga liria është e paligjshme dhe pa mbulesë juridike”, thekson avokati Bokshi, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij dhe ndërprerjen e kësaj gjendjeje që e quan shkelje të rëndë të rendit kushtetues.

Sipas tij, qytetarit i është mohuar e drejta elementare për të dalë para gjykatës dhe për të kërkuar lirinë, ndërsa Prokuroria ka marrë përsipër një rol që ligji ia rezervon vetëm gjyqësorit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se Curri vazhdon të mbahet në Stacionin Policor në Gjakovë.

Juristë me të cilët ka kontaktuar Sinjali paralajmërojnë se një praktikë e tillë – ndalim pas ndalimi – përbën precedent të rrezikshëm dhe e shndërron privimin nga liria në mjet administrativ, duke e përjashtuar gjykatën nga zinxhiri i vendimmarrjes.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e garancive themelore procedurale dhe krijon frikën se qytetarët mund të mbahen në ndalim përtej afateve ligjore, vetëm përmes aktvendimeve të njëpasnjëshme të Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe pritet reagim institucional.

Sinjali do të vazhdojë ta përcjellë këtë rast dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Skandal juridik në Gjakovë: Nderim Curri mbahet përtej 48 orëve – ndalim mbi ndalim, pa u nxjerrë fare para gjykatës appeared first on Sinjali.

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut

Presidentja Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari i presidentes për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve”.

“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”.

Konferenca do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Kosovën do ta përfaqësojë Kryeministri, Albin Kurti dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut appeared first on Sinjali.

❌