Behgjet Pacolli e ka ashpĂ«rsuar tejmase gjuhĂ«n ndaj Valon LlukĂ«s, ish-bashkĂ«punĂ«torit tĂ« tij pĂ«r mĂ« tepĂ«r se dy dekada, duke e akuzuar publikisht pĂ«r gjoja âakte kriminaleâ kundĂ«r tij.
Deklaratat e Pacollit vijnë në një moment kur ai tashmë përballet me një padi për shpifje, të ngritur nga vetë Valon Lluka. Padia lidhet me deklarimet e mëhershme të biznesmenit dhe ish-ministrit të Jashtëm, në të cilat ai kishte akuzuar Llukën për kinse mashtrim në rastin e aksioneve të Aeroportit të Vlorës.
Pikërisht për këtë çështje, aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Gjykata e Tiranës ka caktuar masë të sigurisë përmes të cilës e ka përjashtuar MabCo Construction, kompaninë në pronësi të Pacollit, nga vendimmarrja në shoqërinë koncensionare që menaxhon aeroportin.
Pavarësisht se përplasja mes tyre tashmë ndodhet në gjykatë, Pacolli e ka sulmuar sërish Llukën.
KĂ«tĂ« herĂ«, ai ka folur pĂ«r kinse âakte kriminaleâ tĂ« tjera, tĂ« cilat, sipas tij, janĂ« kryer nga Lluka gjatĂ« viteve tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« tyre.
âGjĂ«ja mĂ« e shĂ«mtuar Ă«shtĂ« momenti kur njeriu pĂ«rballet me faktet e pabesisĂ« nga ânjeriuâ tĂ« cilit i kisha besuar pa masĂ«, pĂ«r mĂ« shumĂ« se 20 viteâ, ka shkruar Pacolli nĂ« njĂ« postim tĂ« dielĂ«n. âNdĂ«rkohĂ« qĂ« çdo ditĂ« po dalin faktet e reja , kjo pabesi nuk ishte ndalur vetĂ«m te mashtrimet apo falsifikimi i dokumenteve, por pĂ«rfshinte edhe tentativa poshtĂ«rimi, vjedhje, pĂ«rbuzje tĂ« sofres, gĂ«njeshtra, intrigat, terhjekjen e bashkepuntorĂ«ve tjerĂ« nĂ« kĂ«to akte kriminale dhe shumĂ« veprime tĂ« tjera tĂ« ulĂ«taâ.
Biznesmeni multi-milioner, me bazĂ« nĂ« Hajvali dhe Lugano tĂ« ZvicrĂ«s, ka paralajmĂ«ruar publikimin e fakteve pĂ«r gjoja âaktet kriminaleâ tĂ« LlukĂ«s, âsapo tĂ« fillojĂ« trajtimi i tyre nĂ« gjykatat penale dhe civile nĂ« KosovĂ«, ShqipĂ«ri, Emirate dhe Libi â aty ku janĂ« konsumuarâ.
Po ashtu, Pacolli ka paralajmĂ«ruar publikimin e njĂ« libri nĂ« tĂ« cilin do tâi pĂ«rmbledh gjoja dĂ«shmitĂ« pĂ«r âkrimet e LlukĂ«sâ.
Lluka, i kontaktuar nga Paparaci të hënën, nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e mediumit për të komentuar akuzat e Pacollit.
Por, rreth tre muaj më parë, Lluka kishte paralajmëruar ushtrimin e një padie për shpifje, dëmtim të imazhit dhe reputacionit kundër Pacollit, për shkak të pretendimeve të biznesmenit rreth çështjes së pronësisë së Aeroportit të Vlorës.
Pacolli e akuzoi Llukën se 47% të aksioneve të kompanisë së tij, Mabco, në Aeroportin e Vlorës janë tentuar të transferohen përmes falsifikimit të Llukës në bashkëpunim me një notere në Tiranë. Lluka i hodhi poshtë akuzat. Theksoi se transferimi i aksioneve ishte kryer në mënyrë të rregullt ligjore.
âDeklaratat e z. Pacolli janĂ« plotĂ«sisht tĂ« pavĂ«rteta dhe pa asnjĂ« bazĂ« faktike. MĂ« vjen keq qĂ« njĂ« person qĂ« ka qenĂ« nĂ« dijeni tĂ« plotĂ« pĂ«r çdo fazĂ« dhe çdo hap tĂ« procedurave pĂ«rkatĂ«se, sot zgjedh tĂ« bĂ«jĂ« deklarata tĂ« rreme, ndĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«r çdo veprim ekzistojnĂ« dokumente tĂ« noterizuara dhe tĂ« pajisura me apostil ndĂ«rkombĂ«tar, pĂ«rfshirĂ« vendime aksionarĂ«sh dhe autorizime tĂ« nĂ«nshkruara jo vetĂ«m nga vetĂ« z. Behgjet Pacolli, por edhe nga Mabco Construction SA, Lugano, si pronare ligjore e aksioneveâ, tha Lluka asokohe.
Valon Lluka ishte përfaqësuesi kryesor i Pacollit në Aeroportin e Vlorës. Ai ishte administratori i Aeroportit të Vlorës si përfaqësues i Mabco Construction.
ĂĂ«shtja e Aeroportit tĂ« VlorĂ«s e ka futur nĂ« telashe tĂ« thella Behgjet Pacollin.
Vitin e kaluar, mediat ekspozuan një skemë të dyshimtë mashtrimi përmes të cilës ai synonte të merrte nën kontroll aeroportin, një aset strategjik shtetëror të cilin kompania Mabco Construction e Pacollit dhe ortakët e tij e morën në koncension nga vetë shteti.
Kjo skemë përfshinte një tentativë për shitjen e aksioneve të Aeroportit të Vlorës te një kompani offshore, të cilës nuk i dihet pronësia, duke mashtruar ortakun e tij dhe aksionarin tjetër, kompaninë 2A Group të Valon Ademit.
Në fund të tetorit të këtij viti, Behgjet Pacolli u intervistua nga Prokuroria e Tiranës lidhur me dyshimet për mashtrimin e ortakut.
Hetimet penale ndaj tij po zhvillohen për një seri veprimesh të dyshimta rreth pronësisë së Aeroportit.
PĂ«rpos biznesmenit Pacolli, Prokuroria ka nisur hetime penale edhe ndaj vĂ«llait tĂ« tij, Eminit, dhe punonjĂ«sit tĂ« âMabco Constructionsâ SA, Nelson ĂelĂ«s. TĂ« tre dyshohen pĂ«r veprat penale tĂ« mashtrimit me pasoja tĂ« rĂ«nda, falsifikimit tĂ« dokumenteve e mashtrimit kompjuterik.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Behgjet Pacolli kalon në tjetër nivel, paralajmëron libër kundër njeriut më të besuar të tij appeared first on Sinjali.