Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën

Flaka Loxha ka fituar tjetër medalje për Kosovën në European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.

Në kategorinë deri 57 kilogramë, Flaka për të bronztën e mposhti francezen Maelenn Cotard.

Ndaj saj fitoi me mbërthim, përkatësisht me teknikën “osaekomi”.

Flaka e mbylli garën me tri fitore e një disfatë.

Kosova në Sofje i fitoi tri medalje bronzi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën appeared first on Sinjali.

Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani është “duke biseduar seriozisht” me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake dhe rritjes së prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Teherani “po bisedon me ne dhe do ta shohim nëse mund të bëjmë diçka. Përndryshe, do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një flotë të madhe të nisur atje”, ka thënë Trump për Fox News më 31 janar.

“Ata po negociojnë”.

Më vonë, Trump u ka thënë gazetarëve se ata “po angazhohen me ne në bisedime serioze”.

Ende nuk është bërë e qartë se nën çfarë rrethanash janë duke u zhvilluar ato bisedime.

Trump ka thënë se administrata amerikane i ka informuar aleatët në rajon për mundësinë e sulmeve ushtarake, duke cituar shqetësimet për sigurinë.

“Nuk mund t’ua tregojmë planin. Nëse ua tregoj planin, do të ishte pothuajse aq keq sa t’ua tregoja juve mediave planin. Në fakt, do të ishte edhe më keq”.

Irani është përfshirë nga trazira prej 28 dhjetorit 2025, pas nisjes së protestave paqësore në rrugët e Teheranit, përmes së cilave u kërkohej autoriteteve që të ndalnin inflacionin dhe të forconin valutën shtetërore, të zhvlerësuar së fundmi në nivele rekorde.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin appeared first on Sinjali.

Një person plagoset nga arma e zjarrit në Mitrovicë, Policia arreston të dyshuarin

Një person është plagosur sot rreth orës 14:00 nga arma e zjarrit në rrugën “Ilaz Kodra”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Viktima i moshës madhore (mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, ka shtuar Zahiti.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një person plagoset nga arma e zjarrit në Mitrovicë, Policia arreston të dyshuarin appeared first on Sinjali.

Kënga e re e Gjestit arrin afro tre milionë klikime për vetëm tre ditë

Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjesti, është rikthyer pak ditë më parë pas një kohe të gjatë në muzikë.

“Memories” mban titullin kënga e re, të cilën e solli pas tragjedisë së vëllait dhe që e ka bërë si dedikim për të.

Ky projekt prek me fjalët për të vëllanë tashmë të ndjerë, i cili vdiq më muajin shtator nga një aksident me motoçikletë.

Kënga ka thyer rekorde dhe ka mbledhur mbi 2.5 milionë klikime për vetëm tre ditë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kënga e re e Gjestit arrin afro tre milionë klikime për vetëm tre ditë appeared first on Sinjali.

Vdes edhe një 18-vjeçar i lënduar nga zjarri në resortin e skijimit në Zvicër

Një adoleshent që kishte mbetur i lënduar nga zjarri vdekjeprurës në një bar në një resort skijimi në Zvicër, natën e Vitit të Ri, ka vdekur të shtunën në spital, duke e çuar numrin e viktimave në 41, ka njoftuar prokuroria lokale.

“Një shtetas zviceran 18-vjeçar vdiq në një spital në Cyrih më 31 janar”, ka thënë tha prokurorja e kantonit Wallis, Beatrice Pilloud, në një deklaratë. 

Zjarri në barin Le Constellation në Crans-Montana, një vend i njohur për të rinjtë në këtë qytet, ka lënë gjithashtu 116 persona të lënduar.

Shumica e viktimave ishin të rinj, tetë prej tyre nën 16 vjeç, dhe shumë prej tyre vazhdojnë të trajtohen në spital për djegie të rënda.

Zyra Federale Zvicerane për Mbrojtje Civile i ka thënë agjencisë AFP se, që nga e hëna, 44 pacientë po trajtohen jashtë vendit, përfshirë 18 në Francë, 12 në Itali, tetë në Gjermani dhe gjashtë në Belgjikë.

Ministria e Shëndetësisë e Wallisit ka bërë të ditur se 37 pacientë vazhdojnë të jenë në spitale zvicerane.

Gjetjet e para të hetimit sugjerojnë se zjarri nisi nga fishekzjarrët e lidhur me një shampanjë, të cilët ndezën shkumën izoluese që mbulonte tavanin e bodrumit të barit. 

Autoritetet kanë konfirmuar se loklali nuk kishte kaluar kontrolle sigurie për pesë vjet.

Pronarët e barit, Jacques dhe Jessica Moretti, akuzohen nga autoritetet për vrasje nga pakujdesia, dëmtime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Procedime penale janë ngritur gjithashtu kundër shefit të sigurisë publike të komunës dhe një inspektori të mëparshëm të sigurisë së zjarrit në këshill.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes edhe një 18-vjeçar i lënduar nga zjarri në resortin e skijimit në Zvicër appeared first on Sinjali.

Fqinjët e Iranit nën ethe nga mundësia e sulmit amerikan ndaj Teheranit

Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke i rritur pritjet për sulme kundër Iranit, vendet në mbarë Lindjen e Mesme po përgatiten për një tjetër konflikt në rajon.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e dha paralajmërimin më të ashpër deri tani më 28 janar, duke i thënë Teheranit se “koha po soset” për ta arritur një marrëveshje për programet e tij bërthamore dhe raketore, përndryshe do të përballet me një sulm “shumë më të keq” sesa bombardimet e përbashkëta izraelito-amerikane që shkatërruan objektet bërthamore në mbarë Iranin.

Trump e tha këtë ndërkohë që anijet luftarake amerikane po lëviznin drejt ujërave të rajonit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, reagoi duke thënë se vendi i tij është i gatshëm të “përgjigjet menjëherë dhe fuqishëm” ndaj çdo sulmi të mundshëm.

Shqetësime në Gjirin Persik

“Vendet ku ka trupa amerikane, si ato të Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim (GCC), janë të shqetësuara për ndonjë formë sulmi [kundërpërgjigjeje] iraniane”, tha Farzan Sabet, hulumtues në Institutin e Studimeve Pasuniversitare të Gjenevës.

GCC-ja përbëhet nga monarkitë arabe sunite të pasura me naftë: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Katari.

Uashingtoni ka baza të mëdha ushtarake në shumicën e vendeve të Gjirit, ndërsa vendet e tjerat ia mundësojnë qasje dhe mbështetje për trupat amerikane.

Këtë javë, Arabia Saudite ndoqi shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe duke njoftuar se nuk do të lejojë që “hapësira ajrore ose territori i saj të përdoren për ndonjë veprim ushtarak kundër Iranit”, një hap që analistët thanë se duket se synon parandalimin e veprimeve ushtarake nga Uashingtoni.

“Sulmet e drejtpërdrejta, qoftë nga Republika Islamike apo nga përfaqësuesit e saj, ndaj infrastrukturës energjetike në rajon do të ishin shkatërruese për ekonominë globale”, tha Sabet.

Për dekada, shumica e vendeve arabe të Gjirit kanë qenë ose rivalë të regjimit klerikal shiit të Iranit ose kanë pasur marrëdhënie të tensionuara me Teheranin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë qenë shënjestër e sulmeve nga Irani ose nga përfaqësuesit e tij, siç janë Huthit në Jemen.

Vendet e GCC-së prodhojnë një të katërtën e furnizimit botëror me naftë dhe më shumë se 10 për qind të gazit natyror global. Ato janë gjithashtu jetike për tregtinë dhe transportin global dhe janë shtëpi e miliona punëtorëve emigrantë.

Pier Camillo Falasca, menaxher i çështjeve të politikave në qendrën kërkimore, Euro-Gulf Information Centre në Romë, beson se vendet e Gjirit janë të përqendruara në dy qëllime të menjëhershme.

“Ata duan ta parandalojnë përhapjen e krizës dhe t’i mbajnë vendet e tyre të sigurta”, tha ai.

Falasca thotë se, pavarësisht qëndrimeve të tyre publike, vendet e Gjirit nuk janë kundër ndryshimit të regjimit në Iran.

“Ata janë të vetëdijshëm për koston e një tranzicioni të mundshëm kaotik”, tha ai. “Interesi i tyre është një tranzicion i menaxhuar dhe i rregullt, jo një vakuum”.

Falasca thotë se vendet e Gjirit po punojnë fort për të forcuar sigurinë e porteve, aeroporteve dhe infrastrukturës energjetike, ndërkohë që po i përgatisin popullsitë e tyre për mbase kohë të vështira.

“Ata nuk mund ta përballojnë asnjë përhapje të pasojave, qoftë në formën e milicive, bllokadave detare apo goditjeve ndaj tregtisë dhe tregjeve të energjisë”, tha ai.

Sabeti pajtohet. Ai tha se, në kulmin e protestave të fundit në Iran, vendet e Gjirit ishin në gjendje ta bindnin presidentin Trump ta shtynte një sulm ndaj Iranit mes raportimeve për mijëra protestues të vrarë nga forcat e sigurisë.

“Këto vende donin që administrata Trump të vendoste grupin e duhur të aseteve në vend për të menaxhuar më mirë çdo pasojë”, tha ai.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut me bazë në SHBA (HRANA), deri më 29 janar ajo kishte verifikuar 6.373 vdekje, shumica e të cilëve ishin protestues civilë, ndërkohë që ende po shqyrtonte mbi 17.000 vdekje.

Në një shenjë se Uashingtoni donte të shmangte përdorimin e forcave përrreth Gjirit, Trump tha se “një armadë masive po shkon drejt Iranit”.

Uashingtoni ka dërguar këtë javë në rajon aeroplanmbajtësin USS Abraham Lincoln. Ai përfshin një aeroplanmbajtëse dhe anije të tjera të mëdha luftarake të afta për raketa precize dhe sulme ajrore, dhe madje mund të mbështesë edhe operacione tokësore.

Mediat amerikane raportuan më 29 janar se edhe një anije tjetër luftarake, USS Delbert D. Black, kishte hyrë në rajon.

Fqinj të tjerë

Sabet tha se fqinji i afërt i Iranit, Iraku, mund të përfshihet në konfliktin e mundshëm të Iranit me SHBA-në, edhe pse Qeveria e tij dhe shumica e popullsisë do të dëshironin të qëndronin larg një përfshirjeje të tillë.

“Ka aktorë brenda Irakut që mund ta fusin vendin e tyre në atë atë konflikt”, tha ai.

Forcat e Mobilizimit Popullor, një organizatë zyrtare e sigurisë irakiane, përbëhen nga disa milici të armatosura të lidhura me Iranin. Këto grupe kanë sulmuar më parë forcat amerikane.

Frika se Iraku mund të rreshtohet me Teheranin është shtuar kur, Nouri al-Maliki, i mbështetur nga Irani, është bërë kandidati kryesor për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sabet tha se Iraku do t’i bashkohej gjithashtu Azerbajxhanit, Turqisë dhe Pakistanit për t’u përgatitur për pasojat afatgjata të një konflikti në Iran, i cili mund të nxisë flukse refugjatësh ose të ushqejë trazira etnike.

Më shumë se 1.5 milion arabë në Iran banojnë kryesisht në provincën jugperëndimore të Huzestanit, e cila kufizohet me Irakun.

Azerët, pakica etnike më e madhe e Iranit, jetojnë në rajonet veriperëndimore të Iranit që kufizohen me Azerbajxhanin. Por, marrëdhëniet mes dy fqinjëve me shumicë shiite janë prishur nga mosbesimi dhe armiqësia.

Provinca më e paqëndrueshme juglindore e Iranit, Sistan-Baluçistan, ndan një kufi mbi 900 kilometra të gjatë me provincën jugperëndimore të Pakistanit, Baluçistanin. Të dy rajonet, të banuara kryesisht nga baluçë sunitë, janë përfshirë për dekada në kryengritje të armatosura separatiste dhe islamiste.

Në veriperëndim dhe perëndim të Iranit, kurdët sunitë ndajnë lidhje me kurdët e tjerë në Irakun verior dhe Turqinë juglindore.

“Këto vende janë padyshim të shqetësuara për llojin e paqëndrueshmërisë që mund të buronte nga militantizmi i grupeve etno-gjuhësore”, tha Sabet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fqinjët e Iranit nën ethe nga mundësia e sulmit amerikan ndaj Teheranit appeared first on Sinjali.

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen zyrtare të saj, ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.

Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare, figuron të jetë përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit.

Emaili i 19 shtatorit të vitit 2012, e dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, kërkohet që Jeffrey të shoh një video.

Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”

“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video”, thuhet në email-in e dërguar nga “Daniel”, ku është dhe një link nga Youtube, por që i njëjti nuk është i klikueshëm më.

“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”,  thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.

E njëjta Konsull u përmend edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku përfshhiej edhe një ish-presidente e Kosovës në vitin 2012, ku ani pse s’përmendej me emër, atë periudhë presidente e Kosovës kishte qenë Atifete Jahjaga.

“Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhej në email.

Mom Luang Rajadasari Jayankura në një tekst autorial i njeh rol vetes edhe në njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka lobuar edhe për njohje nga shtetet tjera.

“Që kurse u njoha me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacolli, Zëvendës Kryeministër dhe ish-President i Kosovës, në Filipine, në nëntor 2011, dhe mësova për gjendjen e vështirë politike të Kosovës e njerëzve të saj për t’u njohur si një entitet sovran, kuptova drejtësinë dhe ndershmërinë e kësaj kauze. Të njihesh si një entitet politik është një e drejtë të cilën Kosova duhet ta gëzojë në sistemin politik/social-ekonomik botëror. Kosova duhet të ekzistojë si një vend autonom.

Për këtë qëllim, bashkova përpjekjet e mia me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacollin, përkushtimin vetëmohues të të cilit me të vertetë e admiroj. Qysh prej atëherë, kam investuar përpjekjet e mia në mbështetje të Kosovës dhe të drejtës së saj për t’u njohur nga të gjitha vendet sovrane”, thuhej në atë tekst të shkruar nga ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit appeared first on Sinjali.

Kapet 54-vjeçari me 75 kg marihuanë në Igumenicë

Policia greke ka arrestuar 54-vjeçarin Bujar Xhibo nga Delvina, pasditen e djeshme, teksa po përpiqej të kalonte kufirin me 74.8 kg marihuanë.

Droga ishte fshehur në tre çanta në automjetin e tij dhe po transportohej nga kufiri i gjelbër në territorin grek.

Xhibo, një person me precedentë penalë, iu sekuestrua gjithashtu një telefon celular.

Ky është një rast tjetër i një sërë sekuestrimesh droge që po vijnë nga Shqipëria, me mbi 775 kg marijuanë të kapura që nga shtatori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet 54-vjeçari me 75 kg marihuanë në Igumenicë appeared first on Sinjali.

Izraeli dhe Kosova festojnë pesë vjet marrëdhënie diplomatike

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka uruar dy shtetet me rastin e pesëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në një postim në rrjetin social X, Ziv ka theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 1 shkurt 2021, dhe janë zhvilluar gjatë këtyre pesë viteve në fusha të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli dhe Kosova festojnë pesë vjet marrëdhënie diplomatike appeared first on Sinjali.

Tre skiatorë shkaktojnë oreke bore në Brezovicë, një prej tyre lëndohet

Tre skiatorë kanë hyrë për të skijuar jashtë pistave zyrtare në Brezovicë, duke shkaktuar një oreke bore.

Njëri prej skiatorëve është lënduar gjatë incidentit.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë policinë, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre skiatorë shkaktojnë oreke bore në Brezovicë, një prej tyre lëndohet appeared first on Sinjali.

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për lirim të Erion Veliajt nga paraburgimi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zbutje të masës së paraburgimit.

Veliaj kërkoi lirim duke theksuar se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq.

Gjatë seancës, ai e akuzoi atë për mungesë të kushteve ligjore dhe refuzoi avokaten, duke pretenduar se nuk e njihte çështjen e tij.

Avokati i Veliajt, Sokrat Gjermeni, argumentoi për zbutjen e masës, por kërkesa u rrëzua.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për lirim të Erion Veliajt nga paraburgimi appeared first on Sinjali.

Atifete Jahjaga përmendet në dosjen e Jeffrey Epstein

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmendet në një email të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen e Jeffrey Epstein.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin “Daniel”, sugjeron një takim mes Jahjagës dhe princeshës nga Tajlanda në New York, pranë Kombet e Bashkuara.

Nuk dihet nëse ky takim ka ndodhur.

Dosja përfshin miliona faqe dokumentesh dhe materialesh rreth aktiviteteve të Epstein, me emra dhe informacione të viktimave të fshira për arsye të privatësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atifete Jahjaga përmendet në dosjen e Jeffrey Epstein appeared first on Sinjali.

34 kryesues zgjedhorë ndalohen për 48 orë në Mitrovicë për dallavere votash

Një aksion i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, konfirmoi për Gazetën Sinjali se 34 prej tyre janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Falsifikimi i votave”.

Tutje, Preteni shtoi se ata dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore.

“43 kryesues janë arrestuar ku 34 prej tyre janë ndalur për 48-orë, ata dyshohen për për veprën penale “Falsifikimi i votave””, thuhet në konfrimim.

Në mëngjes, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike në rajonin e Mitrovicës, ku komisionerët zgjedhorë dyshohen për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ky aksion nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur disa ditë më parë.

Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 34 kryesues zgjedhorë ndalohen për 48 orë në Mitrovicë për dallavere votash appeared first on Sinjali.

Katër të lënduar nga rënia e gurëve në rrugën Pejë-Kuqishtë

Policia e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Kuqishtë, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje.

Në automjet ndodheshin katër persona, një burrë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Fatmirësisht, lëndimet e tyre nuk janë të rënda dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në rrugën pejë në kilometrin e tetë ka ndodhur ngjarja, Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër të lënduar nga rënia e gurëve në rrugën Pejë-Kuqishtë appeared first on Sinjali.

Xhaka dërgon mesazh tifozëve të Sunderlandit, rikthimi i tij pritet në tri javë

Granit Xhaka, kapiteni i Sunderlandit, ka dërguar një mesazh inkurajues për tifozët e klubit, teksa vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi në kyçin e këmbës.

Ai konfirmoi se po intensifikon punën për t’u kthyer në fushë, megjithatë, rikthimi i tij pritet të ndodhë pas rreth tri javësh.

Xhaka do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Burnleyt, ndërkohë që trajneri Régis Le Bris ka theksuar përparimin e tij në procesin e rikuperimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka dërgon mesazh tifozëve të Sunderlandit, rikthimi i tij pritet në tri javë appeared first on Sinjali.

Tensione në Torino gjatë protestës, një polic sulmohet me çekiç

Torino u shndërrua mbrëmjen e së premtes në një skenë kaosi, kur një grup protestuesish sulmoi brutalish një efektiv policie dhe shkatërroi pajisje gazetarësh.

Ngjarja ndodhi në Corso Regina Margherita, ku dhuna përshkallëzoi me djegien e kazanëve mbeturinash dhe sulme me gurë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të rendit.

Kryeministrja Giorgia Meloni e dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se shteti nuk do të tërhiqet përballë grupeve ekstremiste. Po ashtu, sulmi ndaj gazetarëve të Rai-së u dënua nga korporata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensione në Torino gjatë protestës, një polic sulmohet me çekiç appeared first on Sinjali.

Zjarri përfshin një shtëpi në Zvezdë, dëme të mëdha materiale

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një shtëpi dykatëshe në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët kanë shkrumbuar plotësisht katin e parë të shtëpisë, ndërsa banorët janë nxjerrë në kohë nga fqinjët, pa pasur viktima.

Ende nuk janë zbuluar shkaqet e zjarrit, megjithatë dyshimet e para lidhen me një defekt elektrik ose me një mjet ngrohjeje të lënë ndezur gjatë natës.

Zjarri u përhap shpejt, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronën e banorëve përreth.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri përfshin një shtëpi në Zvezdë, dëme të mëdha materiale appeared first on Sinjali.

Dallavere me vota, nis intervistimi i të dyshuarve në veri dhe jug të Mitrovicës

Në Stacionin Policorë Mitrovicë-Veri janë duke u zhvilluar intervistime për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Sinjalin se intervistimet kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm.

“Po që nga mëngjesi ka filluar intervistimi i komisionerëve”, ka theksuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallavere me vota, nis intervistimi i të dyshuarve në veri dhe jug të Mitrovicës appeared first on Sinjali.

Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtojnë një veturë

Rruga Pejë – Kuqishtë vazhdon të përballet me rrezikun e rreshqitjes së gurëve, një problem që ka shqetësuar shoferët.

Sot, një gur i madh ka rënë nga mali dhe ka dëmtuar tërësisht një veturë.

Ky incident i shton shqetësimet për sigurinë në këtë segment të rëndësishëm të rrugës, ndërsa Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht për rrezikun e mundshëm që këto fenomene natyrore paraqesin për trafikun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtojnë një veturë appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Turqi, tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Një autobus pasagjerësh që po udhëtonte nga Tekirdağ drejt Antalias ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një humnerë në distriktin Döşemealtı të Antalias, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:20 të mëngjesit, kur autobusi goditi barrierat anësore dhe ra në humnerë.

Ekipet e shërbimeve të emergjencës dhe AFAD u dërguan menjëherë në vendngjarje për shpëtimin dhe trajtimin e të plagosurve, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Hetimet për shkakun e aksidentit, që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të keqia të rrugës, vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Turqi, tetë të vdekur dhe 26 të plagosur appeared first on Sinjali.

❌