Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kosova përfundon trajnim ndërinstitucional me mbështetje të DEA-s dhe ICITAP

Policia e Kosovës, së bashku me Agjencinë e Forenzikës, Doganën dhe FSK-në, përfunduan nga 12–16 janari një trajnim për zhvillimin e kurrikulës, me mbështetje të DOJ-ICITAP dhe ekspertëve të DEA-s.

Trajnimi përforcoi aftësitë e pjesëmarrësve në hartimin e moduleve instruktive, teknika të orientuara nga studenti, integrimin e informacioneve mbi trendët e drogave dhe komunikimin efektiv.

Programi synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale për një të ardhme më të sigurt në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova përfundon trajnim ndërinstitucional me mbështetje të DEA-s dhe ICITAP appeared first on Sinjali.

Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojler në kulm – nuk ka të lënduar

Sot ka ndodhur një incident në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, ku një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Mirlinda Qyqalla, nga QKUK-ja e cila shtoi nuk ka të lënduar dhe se situata është në kontroll.

Tutje, ajo njoftoi se klinika vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, njofoi Qyqalla për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojler në kulm – nuk ka të lënduar appeared first on Sinjali.

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 936 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas KQZ-së deri më tani janë numruar 936 vendvotime nga 2557 të mundshme.

Nga 936 vendvotime del se VV-ja ka 50.70%. Pas Vetëvendosjes rënditet PDK-ja 25.73%. Në vendin e tretë rënditet LDK-ja me 10.59% dhe AAK-ja me 3.03%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 936 vendvotime appeared first on Sinjali.

Starmer: Nuk do dorëzohem për Grenlandën, ajo i përket vetëm Danimarkës

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të “angazhohet në mënyrë konstruktive” në marrëdhëniet ndërkombëtare, por theksoi se qëndrimi i tij për Grenlandën është “absolutisht i qartë”.

Duke folur për këtë çështje, Starmer përsëriti se “e ardhmja e Grenlandës është vetëm për popullin e Groenlandës dhe Mbretërinë e Danimarkës”, duke hedhur poshtë çdo ndërhyrje të jashtme.

Ai gjithashtu pretendoi se kritikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar për dorëzimin e Ishujve Chagos kishin si qëllim ushtrimin e presionit ndaj tij për të ndryshuar qëndrimin mbi Groenlandën. Sipas Starmer, fjalët e Trump për Chagos ndryshonin nga qëndrimet e mëparshme mbështetëse që ai kishte shprehur gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump i përdori këto deklarata me qëllimin e qartë për të ushtruar presion mbi mua dhe Britaninë në lidhje me vlerat dhe parimet e mia për të ardhmen e Grenlandës”, tha Starmer.

Ai shtoi se Trump dëshiron që ai të tërhiqet nga qëndrimi i tij, por theksoi prerazi: “Unë nuk do ta bëj këtë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer: Nuk do dorëzohem për Grenlandën, ajo i përket vetëm Danimarkës appeared first on Sinjali.

Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe më e fortë, shihemi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përfunduar fjalimin e tij në forumin e Davosit në Zvicër.

Në fund ai tha “SHBA është rikthyer më e madhe dhe më e fortë se kurrë, shihemi, raporton The Guardian.

Disa anëtarë të audiencës u ngritën në këmbë për të duartrokitur, por nuk u duk si një reagim aq i ngrohtë sa ai që mori Mark Carney dje për fjalimin e tij rreth përçarjes me të cilën përballet ekonomia botërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe më e fortë, shihemi appeared first on Sinjali.

Lirohet nga burgu aktori Timothy Busfield

Aktori amerikan Timothy Busfield është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri, pasi gjykata në New Mexico vlerësoi se rreziku mund të menaxhohet me masa të rrepta.

Atij i është ndaluar kontakti me viktimat e dyshuara dhe të miturit, posedimi i armëve, alkoolit dhe drogës, si dhe i është caktuar paraqitje e rregullt në gjykatë.

Busfield përballet me akuza për kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”, por i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë një pretendim tjetër për ngacmim seksual nga viti 2001, duke e cilësuar të pabazuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lirohet nga burgu aktori Timothy Busfield appeared first on Sinjali.

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për “Vrasje të mbetur në tentativë” në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar Argjent Rama 31-vjeçari i dyshuar në lidhje me rastin e “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, që ka ndodhur më 21 dhjetor 2025 në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50 në rrugën “Wesley Clark”, ku si pasojë e një sulmi, një person ka mbetur i plagosur. Policia njofton se më 21 janar 2026, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R., 31 vjeç, ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj dhe ka shprehur vullnetin për vetëdorëzim.

Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë rast Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për “Vrasje të mbetur në tentativë” në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Vinicius Junior pranon se është lënduar nga fishkëllimat, por konfirmon dëshirën për të qëndruar te Real Madridi

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka pranuar se është ndier i lënduar nga fishkëllimat e tifozëve në “Santiago Bernabeu” gjatë ndeshjeve të fundit, duke theksuar se kjo ka ndikuar emocionalisht tek ai.

Megjithatë, ai respekton të drejtën e tifozëve për të kritikuar dhe shprehet i vendosur të përmirësohet dhe të luftojë për klubin.

Braziliani pranon se viti i fundit ka qenë i vështirë dhe se nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e tij më të mirë, por thekson se ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin.

Sa i përket së ardhmes, Vinicius konfirmon dëshirën për të qëndruar në Real Madrid dhe shprehet i qetë për rinovimin e kontratës, duke nënvizuar marrëdhënien e mirë me presidentin Florentino Perez dhe pritjen që bisedimet të rifillojnë së shpejti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vinicius Junior pranon se është lënduar nga fishkëllimat, por konfirmon dëshirën për të qëndruar te Real Madridi appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Ftesa e Trumpit për Osmanin forcon rolin e Kosovës në paqe dhe stabilitet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si lajm të mirë ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për presidenten Vjosa Osmani që të marrë pjesë në Bordin e Paqes, duke theksuar se kjo përforcon rolin e Kosovës si faktor i paqes dhe stabilitetit.

Ai ka vlerësuar se rikthimi i Kosovës si partnere e besueshme e SHBA-së është jetik për sigurinë kombëtare, integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Ftesa e Trumpit për Osmanin forcon rolin e Kosovës në paqe dhe stabilitet appeared first on Sinjali.

Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin

Trump tani e kthen vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë.

“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putini dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.

Trump thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.

Ai e quan këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që SHBA-ja i ka dhënë NATO-s, shkruan REL.

Ai thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin appeared first on Sinjali.

Sekretari amerikan i Thesarit: Danimarka është e parëndësishme

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka minimizuar rolin e Danimarkës në investimet në SHBA, duke deklaruar të mërkurën se vendi skandinav “është i parëndësishëm”.

“Investimi i Danimarkës në obligacionet e Thesarit të SHBA-së, si vetë Danimarka, është i parëndësishëm”, tha Bessent për gazetarët në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, kur u pyet për shqetësimet që mund të kenë “investitorët institucionalë në Evropë, të cilët mund të tërhiqen nga Thesari, si nga fondi i pensioneve dhe Danimarka, apo gjetkë”.

Ai shtoi se: “Janë më pak se 100 milionë dollarë. Ata kanë shitur obligacione thesari, e kanë bërë këtë për vite me radhë”, duke theksuar se nuk është aspak i shqetësuar nga ky veprim.

Bessent i referohej AkademikerPension, operatorit danez të pensioneve, i cili këtë javë njoftoi se do të hidhte në shitje 100 milionë dollarë të zotërimeve të tij në Thesarin e SHBA-së për shkak të “financave të dobëta qeveritare”.

Sipas Bessent, 100 milionë dollarët përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të Thesarit amerikan prej 30.8 trilionë dollarësh, ndërkohë që Danimarka mban më pak se 10 miliardë dollarë obligacione amerikane.

Në krahasim, Bashkimi Evropian zotëron kolektivisht 8 trilionë dollarë nga thesaret amerikane, duke e bërë atë financuesin më të madh të borxhit të SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari amerikan i Thesarit: Danimarka është e parëndësishme appeared first on Sinjali.

Trump thotë se Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i SHBA-së thotë se “Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur”.

Trump shton se ai “nuk e njeh Europën”, duke thënë: “E dua Europën, dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur.”

Presidenti Trump mban fjalën në forumin e Davosit:

“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej.

Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur dhe ne për për përmirësuar situatën ekonomike.

Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Eropën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur appeared first on Sinjali.

Parttipati: Rugova ishte vizionar i paqes – i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë rrugët drejt lirisë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, sot bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo e përshkroi Rugovën si një vizionar të paqes dhe theksoi se ai i mësoi botës rrugët e vërteta drejt paqes.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Si një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, deklaroi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parttipati: Rugova ishte vizionar i paqes – i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë rrugët drejt lirisë appeared first on Sinjali.

“Drejtësi jo politikë” – Më 17 shkurt protestohet në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

Më 17 shkurt, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka emër”, ndërsa në kohën kur në Hagë pritet të jepen fjalët përfundimtare, qytetarët do të dalin në rrugët e kryeqytetit.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

Në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt, nën udhëheqjen e shpallësit të saj Hashim Thaçi, e paralajmëroj një protestë paqësore për drejtësi në Prishtinë, sepse pikërisht tani, ku pas më shumë se pesë vitesh procesi në Hagë ka hyrë në fazën përmbyllëse, është momenti të ngritet zëri qytetar në mbrojtje të çlirimtarëve dhe vetë parimit të drejtësisë. Prandaj këtu jemi për të njoftuar për këtë protestë dhe për të shpjeguar pse është bërë e domosdoshme”, ka thënë Tasholli.

Ai ka nënvizuar shqetësimet që lidhen me zvarritjen e procesit dhe rrjedhjen e dokumenteve nga Serbia gjatë viteve.

“Procesi në Hagë është krijuar për të sjellë drejtësi, por me kalimin e viteve në opinionin publik është krijuar perceptim i mjegullt, proces i zvarritur, procedura të ndërlikuara, informacione kontradiktore, ndikim i diskursit politik dhe një ndjenjë se drejtësia po humb fokusin e saj juridik. Gjykata u krijua në rrethana të jashtëzakonshme politike, vet origjina e saj ka prodhuar debat publik. A është kjo drejtësi e pastër, apo e ndikuar nga rrethanat politike? Kjo pyetje nuk është propagandë e as retorikë, por është shqetësim real qytetar. Qytetarët kanë parë ndër vitet rrjedhjen e dokumenteve që vijnë nga Serbia, ankesa për të drejtat e mbrojtjes, zvarritje të proceseve, mungesë komunikimi të qartë me opinionin publik dhe një diskurs ku politika shpesh flet më shumë se ligji”, ka shtuar Tasholli.

Ndërsa Eliza Hoxha ka bërë të qartë mesazhin e këtij marshimi dhe proteste paqësore, duke theksuar se kërkohet një gjykim i drejtë dhe drejtësi pa presion e pa ndikim në prova.

“Është e rëndësishme të theksojmë se nuk marshojmë as nuk protestojmë kundër drejtësisë; thjesht ne protestojmë dhe kërkojmë drejtësi reale. Protestojmë sepse nuk duam standarde të dyfishta. Nuk duam procese të pafundme, nuk duam gjykime që duken të porositura, nuk duam drejtësi selektive. Ne kërkojmë verdikt juridik dhe jo politik. Kërkojmë vendime të bazuara në prova dhe jo në agjenda. Mesazhi ynë është i qartë sepse kërkojmë drejtësi pa presion, pa ndikim, pa skenar. Drejtësi për të gjithë. Kërkojmë që procesi në fund të mbyllet me vendim ligjor që respekton parimin e gjykimit të drejtë dhe mos të mbetet peng i politikës. Prandaj, më 17 shkurt, ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në marshim dhe protestë paqësore dhe dinjitoze me mesazhin tonë të qartë”, ka thënë Hoxha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Drejtësi jo politikë” – Më 17 shkurt protestohet në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Vajza e Trumpit vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje

Dhëndri dhe vajza e presidentit amerikan, Donald Trump ndodhen këtë të mërkurë në Vlorë.

Euronews Albania ka siguruar pamje ku duket Ivanka Trump në Vlorë.

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur të shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Ata kanë zhvilluar për rreth 1 orë një takim me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Po ashtu, Euronews Albania ka publikuar pamje gjatë momentit të mbërritjes së saj në Zvërnec.

Vizita e Ivanka Tramp dhe Jared Kushner bashkëshortit të saj zhvillohet në kuadër të zhvillimit të projektit.

Mësohet se dy investitorët kanë pasur takimet me studiot arkitekturore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vajza e Trumpit vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje appeared first on Sinjali.

Operacion antidrogë në BE: Kapen 85 persona në disa vende, zbulohen mbi 20 laboratorë

Tetëdhjetë e pesë persona janë arrestuar nga forcat europiane të zbatimit të ligjit, pasi dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti që prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike sintetike në disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas një njoftimi për shtyp të Europol, gjatë operacionit morën pjesë forca të zbatimit të ligjit nga Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Holanda, Polonia dhe Spanja, duke çuar në shpërbërjen e këtij rrjeti të mirëorganizuar.

Operacioni përfshiu arrestimin e personave të dyshuar, zbulimin e 24 laboratorëve industrialë dhe sekuestrimin e rreth 1 mijë ton lëndësh kimike të përdorura për prodhimin e drogës sintetike, si amfetamina dhe metamfetamina, të cilat më pas shpërndaheshin në rrugë.

Europol e ka cilësuar këtë operacion si më të madhin e këtij lloji dhe një goditje të fuqishme ndaj krimit të organizuar në Evropë.

Dy nga të dyshuarit, shtetas polakë, dyshohet se kanë qenë drejtuesit e këtij rrjeti. Hetimi për rastin nisi në vitin 2024, kur Policia Polake identifikoi një rrjet që importonte sasi të mëdha lëndësh kimike të ligjshme nga Kina dhe India.

Më pas u vu re se këto lëndë ripaketoheshin, iu vendoseshin etiketa të ndryshme nga përmbajtja reale dhe rishpërndaheshin në laboratorë në disa vende të BE-së, ku prodhohej droga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacion antidrogë në BE: Kapen 85 persona në disa vende, zbulohen mbi 20 laboratorë appeared first on Sinjali.

Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Hamza ka vlerësuar se Rugova ishte një figurë historike që dha një kontribut të madh në rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe i priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar: “Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale appeared first on Sinjali.

Gazetari Lirim Mehmetaj kërcenohet me vrasje, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se gazetari Lirim Mehmetaj është kërcënuar me vrasje përmes rrjetit social Facebook.

Sipas njoftimit të AGK-së, një koment kërcënues në Facebook drejtuar Mehmetajt thotë:

“3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”

AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit përgjegjës, duke e mbajtur atë përgjegjës për veprën penale të kanosjes.

“Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

AGK-ja ka theksuar se mbrojtja e sigurisë së gazetarëve është e domosdoshme dhe çdo kërcënim duhet trajtuar me urgjencë për të garantuar lirinë dhe sigurinë e profesionit të medias.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazetari Lirim Mehmetaj kërcenohet me vrasje, reagon AGK-ja appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Maqedoni: Vdes një kosovar pasi kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, ku ka humbur jetën një shtetas i Kosovës.

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rasti është raportuar më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, në NJPB Kriva Pallankë.

Sipas njoftimit, në rrugën magjistrale nga Vendkalimi Kufitar Deve Bair drejt Kriva Pallankës, në zonën e fshatit Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues i tipit “Scania”, me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, shoferi N.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Maqedoni: Vdes një kosovar pasi kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë appeared first on Sinjali.

❌