Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe intervistuar A.A., 41 vjeç, shoferin që më 4 shkurt goditi një këmbësor 46-vjeçar në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I lënduari është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shoferi është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua appeared first on Sinjali.

Grabitje si në filma në autostradën e Italisë: Sulmohet furgon i blinduar, dy të arrestuar

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin.

Mediat italiane raportojnë se ka pasur një shkëmbim zjarri me karabinierët. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Dy persona, të dyshuar si anëtarë të bandës, u arrestuan nga oficerët.

Sipas raportimeve, agresorët dyshohet se parkuan një automjet matanë rrugës dhe i vunë flakën, duke e detyruar automjetin e blinduar të ndalonte, në mënyrë që ata të kryenin grabitjen.

Pas përpjekjes së dështuar, nisi një ndjekje në zone, me oficerët e karabinierëve që mbërritën për të mbështetur kolegët e tyre që ishin në vendngjarje, shkruan A2CNN.

Autoritetet po hetojnë për të identifikuar personat përgjegjës, nëse kanë vepruar të vetëm, apo pas tyre qëndron ndonjë grup i strukturuar. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i dy grabitësve të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje si në filma në autostradën e Italisë: Sulmohet furgon i blinduar, dy të arrestuar appeared first on Sinjali.

Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime

Një 37-vjeçar nga Kosova, Hasan Loku, u arrestua në Tiranë pasi kërkonte 100 mijë euro nga një 26-vjeçare për të mos publikuar foto dhe video me përmbajtje intime në rrjete sociale.

Rasti u procedua në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime appeared first on Sinjali.

“Tri votat e sigurta të Osmanit”: Dafina e lë në lloq, e heq nga Instagrami

Rrjetet sociale janë përfshirë sërish në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Fansat kanë vënë re se ajo ka ndaluar ndjekjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Instagram.

Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.

Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.

Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.

Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.

Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Tri votat e sigurta të Osmanit”: Dafina e lë në lloq, e heq nga Instagrami appeared first on Sinjali.

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe Khalil Dukes ndajnë rrugët

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe lojtari Khalil Dukes kanë marrë vendimin e përbashkët për të ndarë rrugët pas një periudhe bashkëpunimi.

Ky vendim ka ardhur pas një marrëveshje mes palëve dhe është bërë i ditur nga klubi i basketbollit.

Në një njoftim zyrtar, klubi falënderoi Khalil Dukes për kontributin e tij të çmuar dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë kohës së tij me fanellën bardhekaltër, të cilit i uroi suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Në përfundim të njoftimit, klubi theksoi se do të mbetet i fokusuar në objektivat e këtij sezoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Klubi i Basketbollit Prishtina dhe Khalil Dukes ndajnë rrugët appeared first on Sinjali.

Gjykata Supreme shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP

Gjykata Supreme ka shqyrtuar ankesat administrative kundër vendimeve të PZAP.

Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka njoftoi se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët, ndërsa gjykata do t’i njoftojë palët për mënyrën e vendosjes.

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Supreme shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP appeared first on Sinjali.

Kryeministrja japoneze Takaichi premton ulje taksash pas fitores historike

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka premtuar ulje taksash dhe vazhdimësi qeverisëse pas fitores dërrmuese të Partisë Liberale Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme.

LDP-ja pritet të sigurojë shumicën prej dy të tretash në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa qeveria do të shtyjë përpara uljen e taksës së konsumit dhe forcimin e ekonomisë pa ndryshime në kabinet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministrja japoneze Takaichi premton ulje taksash pas fitores historike appeared first on Sinjali.

Dallavergjinjtë e votave në Drenas: Prokuroria nis hetim për keqpërdorim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës Komunale të Numërimit dhe Rezultateve në Drenas, për dyshime për keqpërdorime gjatë procesit të votimit.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe synojnë zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallavergjinjtë e votave në Drenas: Prokuroria nis hetim për keqpërdorim appeared first on Sinjali.

Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë

Prokurori i lartë Alan Tieger ka nisur deklaratën përmbyllëse në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke prezantuar dëshmi që implikojnë ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës.

Ai citoi dëshmitarë që thonë se shtabi i përgjithshëm synonte fitoren e plotë të pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi se vrasja e familjes Jashari zgjeroi konfliktin.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë appeared first on Sinjali.

E rrallë në Angli: Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të një ketri

Një ndeshje e Championshipit anglez mes Hull City dhe Bristol City u ndërpre dy herë për shkak të një ketri që pushtoi fushën.

Pavarësisht se Hull City humbi 3-2, tifozët e shijuan momentin kur “mysafiri i paftuar” shkaktoi të qeshura dhe ndërprerje të lojës.

Klubi reagoi me humor në rrjetet sociale, duke e quajtur ketri “problem i madh” dhe duke ironizuar situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rrallë në Angli: Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të një ketri appeared first on Sinjali.

Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim anëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët morën pjesë në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari shprehu falënderimet për angazhimin e tyre në operacionin e kërkim shpëtimit në Klos, Shqipëri. Ai i lavdëroi pjesëtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë misionit, i cili u realizua me sukses në kushte të ftohta dimërore.

Në përfundim të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e njësisë me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe e vlerësoi njësinë me një “mirënjohje” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri” appeared first on Sinjali.

Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër fruthit, duke theksuar shpërthimet e rasteve në disa shtete.

“Merrni vaksinën, ju lutem”, u shpreh Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.

“Ne kemi një zgjidhje për problemin tonë”, shtoi ai.

Oz, një kirurg zemre, mbrojti disa nga rekomandimet federale të fundit për vaksinat, si dhe reagoi ndaj deklaratave të mëparshme nga presidenti Donald Trump dhe shefi i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., në lidhje me efikasitetin e vaksinave.

Nga Oz, pati një mesazh të qartë mbi fruthin.

“Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve”, tha ai në emisionin “State of the Union” të CNN-së.

“Por fruthi është një sëmundje kundër së cilës duhet të vaksinoheni”, vazhdoi ai.

Një shpërthim në Karolinën e Jugut me qindra raste ka tejkaluar numrin e rasteve të regjistruara në shpërthimin e vitit 2025 në Teksas, dhe ka edhe një në kufirin Utah-Arizona.

Shumë shtete të tjera kanë pasur raste të konfirmuara këtë vit.

Shpërthimet kanë prekur kryesisht fëmijët dhe kanë ndodhur ndërsa ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se mosbesimi në rritje i publikut ndaj vaksinave në përgjithësi mund të kontribuojë në përhapjen e një sëmundjeje që dikur shpallet e zhdukur nga zyrtarët e shëndetit publik.

I pyetur në intervistën televizive nëse njerëzit duhet të kenë frikë nga fruthi, Oz u përgjigj: “Oh, sigurisht”.

Ai tha se Medicare dhe Medicaid do të vazhdojnë të mbulojnë vaksinën kundër fruthit si pjesë të programeve të sigurimeve.

“Nuk do të ketë kurrë pengesë për amerikanët që të kenë akses në vaksinën kundër fruthit”, tha Oz.

Sipas të dhënave federale, normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë, transmeton Sinjali.

Në të njëjtën kohë, normat e sëmundjeve që mund të mbrohen me vaksina, të tilla si fruthi dhe kolla, po rriten në të gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim appeared first on Sinjali.

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së gjatë seancës për deklaratat përmbyllëse.

“ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkretë, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej personave”, deklaroi West.

Kryeprokurorja Kimberly West theksoi se kërkesa është për përgjegjësinë individuale të secilit, jo për Shtabin e Përgjithshëm, dhe përfshin të gjitha pikat e aktakuzës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy veturave në Vlorë, një e lënduar dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Babicës, ku për pasoj janë përplasur dy automjete. Sipas raportimeve paraprake, për shkak të përplasjes ka mbetur e plagosur një vajzë.

E lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Vlorë, një e lënduar dërgohet në spital appeared first on Sinjali.

38 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 38 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Po gjatë këtij periudhe janë shqiptuar 2,197 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjithashtu, 15 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 38 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit appeared first on Sinjali.

Dokumentet tregojnë se Epstein u përpoq të afrohej me zyrtarët rusë, përfshirë Putinin

Jeffrey Epstein kishte një mesazh për t’ia dërguar presidentit rus, Vladimir Putin.

Në qershor të vitit 2018, një vit pas vdekjes së papritur të ambasadorit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, Epstein kërkoi të bëntë këtë komunikim.

Churkin, i cili ishte një mik i Epstein dhe njihej për takimet e shpeshta me të në New York, ishte një figurë e rëndësishme për Epsteinin. Sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, Epstein kishte ofruar ndihmën e tij për të gjetur një mundësi pune për djalin e Churkin, Maxim, në një kompani menaxhimi pasurie në New York.

Por, Epstein po kërkonte të fliste edhe me një zyrtar tjetër rus: Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov, shkruan CNN.

Më 24 qershor 2018, Epstein i dërgoi një email politikanit norvegjez Thorbiorn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës: “Mendoj se mund t’i sugjeroni Putinit, që Lavrov, të marrë informacion duke folur me mua. Vitaly Churkin e bënte më parë, por vdiq”.

Jagland u përgjigj se do të takohej me asistentin e Lavrovit të hënën e ardhshme dhe do ta sugjeronte këtë.

Epstein vazhdoi: “Churkin ishte i shkëlqyer. Ai e kuptoi Trumpin pas bisedave tona. Nuk është komplekse. Ai duhet parë për të kuptuar diçka që është kaq e thjeshtë”.

Ndërsa interesi i Epstein për të zbuluar modele nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore kishte dalë në dritë më parë, publikimi i fundit i dokumenteve që lidhen me financierin e ndjerë ofron një pasqyrë të re mbi përpjekjet e tij për t’u afruar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin, të cilin Epstein u përpoq ta takonte ose të fliste disa herë.

Dokumentet e reja që tregojnë më shumë komunikime të Epstein me politikanë ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë rusë, kanë çuar në më shumë spekulime rreth motiveve të miliarderit.

Kryeministri polak Donald Tusk tha në një takim të kabinetit këtë javë se vendi i tij do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme të Epstein me inteligjencën ruse.

“Gjithnjë e më shumë pista, gjithnjë e më shumë informacione dhe gjithnjë e më shumë komente në shtypin global lidhen me dyshimin se ky skandal i paparë pedofilie është bashkëorganizuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, tha Tusk.

“Nuk kam nevojë t’ju tregoj se sa serioze është për sigurinë e shtetit polak mundësia gjithnjë e më e mundshme që shërbimet ruse të inteligjencës të kenë bashkëorganizuar këtë operacion”, shtoi ai.“Kjo mund të nënkuptojë vetëm se ata gjithashtu posedojnë materiale kompromentuese kundër shumë udhëheqësve që janë ende aktivë sot”, vazhdoi Tusk.

Megjithatë, dokumentet nuk tregojnë nëse Epstein ka arritur ndonjëherë të lidhet me udhëheqësin rus.

Më 9 maj 2013, sipas dokumenteve, Epstein i shkroi ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak se Jagland “do të takohet me Putinin në Sochi” më 20 maj dhe se Jagland e pyeti nëse Epstein do të ishte i disponueshëm për t’u takuar me presidentin rus “për të shpjeguar se si Rusia mund të strukturojë marrëveshjet në mënyrë që të inkurajojë investimet perëndimore”.

Nuk e kam takuar kurrë, doja që ta dije”, shtoi Epstein në emailin e tij drejtuar Barakut.

Disa ditë më vonë, Jagland i tha Epstein më 14 maj 2013 se planifikonte t’i përcillte Putinit një mesazh në emër të Epstein se Epstein mund të ishte i dobishëm.

“Kam një mik që mund të të ndihmojë të marrësh masat e nevojshme (dhe pastaj të të prezantojë) dhe të të pyesë nëse është i interesuar që të takohet me ty”, shkroi Jagland në një email drejtuar Epstein.

Epstein tha se nëse Putini donte të takohej me të, ai do të “duhej të linte mënjanë kohën reale dhe privatësinë”. (Nuk është e qartë nëse Putini me të vërtetë ka kërkuar ndonjëherë të takohet me Epsteinin.)

Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej.

Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte agjendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty”.

Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej.

Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte agjendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty”.

Më vjen keq që nuk jam me ty për të takuar rusët”, u përgjigj Epstein.

Të enjten, njësia hetimore e Norvegjisë, Okokrim, njoftoi se kishte hapur një hetim ndaj Jagland bazuar në informacionin në dokumentet e Epstein.

Në një deklaratë, avokati i Jagland, Anders Brosveet, tha se klienti i tij do të bashkëpunonte me hetimin dhe do t’i ofronte agjencisë “gjetjet kryesore dhe dokumentacionin përkatës”.

“Bazuar në atë që kemi zbuluar deri më tani, ne mbetemi të sigurt për rezultatin”, tha Brosveet.

Ndryshe, Jagland ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epsteinin.

Dokumentet sugjerojnë se Epstein kishte një marrëdhënie të ngushtë me të paktën një rus që kishte lidhje me FSB-në – shërbimin kryesor të sigurisë së Rusisë dhe pasardhësin e KGB-së.

Epstein iu referua Sergey Belyakov, i cili, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, u diplomua nga Akademia FSB në Moskë në vitin 1999, si “miku im shumë i mirë” në një email të vitit 2015 drejtuar kapitalistit miliarder Peter Thiel.

Dokumentet tregojnë se Epstein i ishte ofruar ta prezantonte atë me Belyakov, i cili në atë kohë drejtonte Fondacionin e Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, përgjegjës për organizimin e konferencës më të madhe ekonomike të Rusisë.

Pasi mori pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF) në vitin 2015, Barak, ish-kryeministri izraelit, i raportoi Epstein se ishte takuar me disa zyrtarë rusë, përfshirë Lavrovin; kreun e bankës qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina; dhe disa drejtues të tjerë të bankave ruse.

“Faleminderit që e rregullove të gjithën”, shkroi Barak në një email drejtuar Epsteinit.

Zyra e Barakut tha se vizitat e ish-kryeministrit izraelit në SPIEF “ishin gjithmonë me ftesë” të zyrës së Putinit, transmeton Sinjali.

Deklarata shtoi se Epstein ishte i interesuar në çështjet ruse dhe në takimin me Putinin, por Barak “nuk e ngriti kurrë” emrin e Epsteinit në Kremlin, por “herë pas here diskutonte” çështjet botërore me të dhe “përmendte disa njerëz që takoi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dokumentet tregojnë se Epstein u përpoq të afrohej me zyrtarët rusë, përfshirë Putinin appeared first on Sinjali.

Aksident në Prizren, vetura godet një lokal në Ortakoll

Mbrëmë në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një veturë ka goditur një lokal.

Nga pamjet e siguruara nga Sinjali shihet se në vendngjarje ka ardhur policia.

Sinjali ka kontaktuar me policinë për detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Nuk raportohet për të lënduar rëndë, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Prizren, vetura godet një lokal në Ortakoll appeared first on Sinjali.

Policia godet lojërat e paligjshme të basteve në Korçë

Policia në Korçë ka goditur dy raste të lojërave të fatit në lokalet e qytetit. Gjatë aksionit u arrestua një 43-vjeçar, M.P., ndërsa dy persona të tjerë, G.A. dhe Gj.M., po procedohen penalisht.

Gjatë kontrollit u sekuestruan tre celularë ku ishin të hapura faqe për baste sportive.

Arrestimi i M.P. lidhet me veprat penale “Organizimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia godet lojërat e paligjshme të basteve në Korçë appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin detyrimet për normalizim

Ambasadori britanik në Beograd, Edëard Ferguson, tha se përgjegjësia për mosprogresin në dialogun Kosovë-Serbi është e përbashkët.

Ai kërkoi nga Kosova që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, dhe theksoi se Serbia duhet të respektojë angazhimet e saj, përfshirë mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ferguson nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 ofron një rrugë të qartë drejt normalizimit, por zbatimi kërkon vullnet politik nga të dyja palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik: Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin detyrimet për normalizim appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë mësimdhënësi i biologjisë Selami Zeqiri nga Vushtrria

Mësimdhënësi i biologjisë nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, Selami Zeqiri, ka ndërruar jetë.

Me këtë rast, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe nxënësit e të ndjerit, duke theksuar se Zeqiri do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Idrizi në telegramin e ngushëllimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë mësimdhënësi i biologjisë Selami Zeqiri nga Vushtrria appeared first on Sinjali.

❌