Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin e LDK-së, mbetet kryetar

Pas tri orësh diskutimesh në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, delegatët e partisë kanë refuzuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Siç mëson Sinjali, në një votim të fshehtë, 302 delegatë morën pjesë, ku 164 prej tyre shprehën mbështetje për vazhdimin e udhëheqjes së Lumir Abdixhikut, ndërsa 136 ishin kundër.


Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin e LDK-së, mbetet kryetar appeared first on Sinjali.

Abdixhiku nuk voton për votëbesimin ndaj tij

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të hedhë votë në procesin e votëbesimit që u zhvillua në Kuvendin e Punës të partisë.

Edhe pse e kishte të drejtën të votonte për dorëheqjen e tij, Abdixhiku ka zgjedhur të mos marrë pjesë në këtë hap, duke lënë vendimtarë delegatët e tjerë për të vendosur për të ardhmen e tij si lider i LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku nuk voton për votëbesimin ndaj tij appeared first on Sinjali.

Lista Serbe: KQZ ka refuzuar shpalljen e rezultateve përfundimtare

Igor Simiq nga Lista Serbe e ka cilësuar të jashtëligjshëm refuzimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia bëri shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtij subjekti politik.

Këtë refuzim ai e cilësoi si të motivuar politikisht. Simiq ka paralajmëruar se Lista Serbe do të ankohet për këtë vendim.

“Sapo jemi njoftuar nga KQZ-ja në Prishtinë se anëtarët e KQZ-së jashtëligjshëm kanë refuzuar të shpallin rezultatet përfundimtare kur bëhet fjalë për votat e fituara nga Lista Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Me këtë, sikur edhe pati nisur ky proces zgjedhor dhe në rastet e mëhershme, regjimi i Albin Kurtit po përpiqet ta bëjë të pamundur që serbët të zgjedhin përfaqësuesit politikë që do të luftojnë për interesat e popullit serb”, ka thënë Simiq, sipas mediumit në gjuhën serbe “Kossev”.

Të shtunën, KQZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare për të gjitha partitë tjera, por duke refuzuar atë të Listës Serbe. KQZ-ja ndau shpalljen e rezultateve në tri votime. E në rastin e Listës Serbe, shpallja nuk mori mbështetjen e nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lista Serbe: KQZ ka refuzuar shpalljen e rezultateve përfundimtare appeared first on Sinjali.

Përfundon votimi në Kuvendin e LDK-së, fillon numërimi i votave për dorëheqjen e Abdixhikut

Votimi për besimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ka përfunduar në Kuvendin e partisë.

Votimi, i cili u zhvillua në mënyrë të fshehtë, u zhvillua për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.

Në proces morën pjesë 355 delegatë, dhe tani janë duke u numëruar votat për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon votimi në Kuvendin e LDK-së, fillon numërimi i votave për dorëheqjen e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Lajçak tërhiqet si këshilltar i Ficos, pas komunikimeve me Epstein

Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozita e këshilltarit të Kryeministrit Robert Fico, pas publikimit të komunikimeve të tij me Jeffrey Epstein.

Kryeministri Fico e ka pranuar dorëheqjen, duke e vlerësuar Lajçakun si diplomat të shkëlqyer.

Duke kritikuar hipokrizinë e kundërshtarëve që, sipas tij, nuk kanë ndjekur një lider opozite të përfshirë në skandale më të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lajçak tërhiqet si këshilltar i Ficos, pas komunikimeve me Epstein appeared first on Sinjali.

Nis votimi i fshehtë në LDK: Delegatët vendosin për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Votimi për besimin ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nisur në Kuvendin e Punës të partisë.

Votimi, i cili po zhvillohet në mënyrë të fshehtë, ka filluar pas prezantimit të pyetjes për dorëheqjen e Abdixhikut, ku delegatët po përgjigjen nëse janë për dorëheqjen e tij apo jo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis votimi i fshehtë në LDK: Delegatët vendosin për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Dua Lipa ndan momente romantike në Paris me të fejuarin

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente të lumtura nga “java perfekte” në Paris, ku kaloi kohë me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare postoi fotografi nga udhëtimi dimëror, duke shijuar pushimin pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism”.

Çifti shfaqet duke kaluar momente të qeta, duke darkuar dhe shëtitur në rrugët e Parisit. Postimi i Duas mori komente të shumta pozitive nga fansat.

Përveç suksesit në jetën personale, Dua ka shënuar gjithashtu sukses financiar, me kompaninë e saj “Radical22 Live” që raportoi një xhiro prej 45.6 milionë funtesh në vitin 2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dua Lipa ndan momente romantike në Paris me të fejuarin appeared first on Sinjali.

Mbrojtja ndaj Altin Dumanit rritet pas kërkesës së kreut të SPAK

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj prokurorit Altin Dumani.

Kjo kërkesë vjen pas rritjes së presionit ndaj Dumanit për shkak të hetimeve të rëndësishme që ai ka udhëhequr si kryeprokuror i SPAK.

Përveç Dumanit, janë miratuar masa mbrojtëse edhe për disa prokurorë të tjerë, përfshirë Dritan Prençin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbrojtja ndaj Altin Dumanit rritet pas kërkesës së kreut të SPAK appeared first on Sinjali.

Votimi i fshehtë nis së shpejti – A do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut

Delegatët e Kuvendit të Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të nisin së shpejti votimin për besimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Votimi, i cili do të jetë i fshehtë, pritet të fillojë në rreth 30 minuta.

Derisa delegatëve iu është prezantuar letra “A jeni për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut? Po, Jo.”

Ndryshe, Abdixhiku ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen para delegatëve të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tani është në duar të këtij forumi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votimi i fshehtë nis së shpejti – A do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë në Prishtinë

Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 15:30.

Policia ka konfirmuar për gazetën Sinjali se është pranuar informatë për incidentin në rrugën “Fahri Fazliu”.

Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën me shirit.

Sipas zëdhënësit të policisë, Enis Pllana, bazuar në të dhënat fillestare, janë të lënduar tre persona.

Megjithatë, ai ka sqaruar se lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke hetuar më tej rastin.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Rrezarta Krasniqi: LDK është familja jonë e madhe politike

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka postuar një mesazh për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke theksuar se “Rrënjët e forta nuk i lëkund asnjë stuhi” dhe duke e cilësuar LDK-në si “familjen e madhe politike dhe shtëpinë e demokracisë”.

Postimi i Krasniqit vjen në një moment kyç, kur sot po mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ku po diskutohen zgjedhjet për liderin e ri të partisë.

Ajo ka shprehur gjithashtu urimin “Na priftë e mbara!” për ecurinë e partisë në këtë proces të rëndësishëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezarta Krasniqi: LDK është familja jonë e madhe politike appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë zjarri në “Kodër të Trimave”

Raportohet për të shtëna me armë zjarri sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Njësitet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar.

Gazeta Sinjali është në pritje të përgjigjes nga policia, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë asnjë konfirmim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë zjarri në “Kodër të Trimave” appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi, nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës, një hero i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjek i shquar.

Ai ka shërbyer si anestezist në spitalin e Pejës dhe ka kontribuar me përkushtim gjatë luftës, duke transformuar shtëpinë e tij në spital ushtarak dhe kryer mbi 50 operacione për të shpëtuar jetë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Lavdi për jetën dhe veprën e tij!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar appeared first on Sinjali.

Kuvendi i LDK-së vendos për votim të fshehtë për zgjedhjen e liderit të partisë

Pas përfundimit të fjalimeve në Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, delegatët kanë kaluar në fazën e diskutimit për mënyrën e votimit në lidhje me zgjedhjen e liderit të partisë.

Siç mëson Sinjali, pas diskutimeve, Kuvendi ka vendosur që votimi për liderin të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

Fillimisht ishte planifikuar që votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

Abdixhiku ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen para delegatëve të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tani është në duar të këtij forumi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi i LDK-së vendos për votim të fshehtë për zgjedhjen e liderit të partisë appeared first on Sinjali.

Nga Kosova në USA Network: Edona Thaqi tregon shembullin e suksesit

Edona Thaqi, ish-basketbolliste e përfaqësueses së Kosovës, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në një nga ligat më prestigjioze të basketbollit për femra në botë, WNBA.

Sot, ajo është analiste dhe komentatore në USA Network, duke u bërë femra e parë shqiptare që mban këtë rol.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Thaqi tregon rrugëtimin e saj nga parketi i Kosovës deri te mikrofonët e mediat amerikane, duke shpalosur sakrificat dhe sfidat që ka kaluar, si dhe mesazhin e saj për vajzat e reja.

Ajo thekson rëndësinë e besimit në vetvete dhe të punës së palodhur për të hapur mundësi në një treg kaq konkurrues si ai i ShBA-së, duke iu dhënë udhë vajzave që ëndërrojnë të ndjekin një karrierë në sport ose media. “Mundësitë janë çelësi. Pa to, është e vështirë të imagjinohet një karrierë,” thotë ajo, duke nënvizuar rëndësinë e mentorimit dhe mbështetjes për vajzat në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Kosova në USA Network: Edona Thaqi tregon shembullin e suksesit appeared first on Sinjali.

Irani paralajmëron SHBA-në: Raketat tona balistike janë në pozicion, jemi më të përgatitur se kurrë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje të re bërthamore, për sa kohë që ajo respekton karakterin paqësor të programit bërthamor iranian dhe shoqërohet me heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas Araghchit, një marrëveshje e tillë mund të hapë rrugën për bashkëpunim ekonomik në fusha si energjia dhe projekte të tjera me interes të ndërsjellë. Ai theksoi gjithashtu se Irani nuk i ka përjashtuar kurrë Shtetet e Bashkuara nga projektet e tij ekonomike.

Duke iu referuar tensioneve rajonale dhe përvojave të mëparshme ushtarake, kryediplomati iranian tha se vendi ka nxjerrë mësime të rëndësishme nga konfliktet e kaluara dhe ka forcuar aftësitë mbrojtëse:

“Raketat tona balistike janë në pozicion, forca jonë mbetet e paprekur dhe ne jemi më të përgatitur se kurrë.”

Araghchi dërgoi gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se çdo sulm ndaj Iranit do të përballej me një kundërsulm të shpejtë, tronditës dhe shumë të fuqishëm:

“Ne kemi aftësinë të mbrojmë veten dhe nuk kemi nevojë për askënd tjetër.”

Ndërkohë, SHBA-ja ka dërguar disa aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, pas ultimatumit të presidentit amerikan drejtuar Iranit, duke rritur tensionet në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani paralajmëron SHBA-në: Raketat tona balistike janë në pozicion, jemi më të përgatitur se kurrë appeared first on Sinjali.

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Sipas të dhënave të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, që i siguron 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19% të votave, duke siguruar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24% të votave, që përkthehet në 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, duke fituar 6 ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, ndërsa një ulëse ka shkuar te Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Deputetët e ardhshëm sipas partive:

Lëvizja Vetëvendosje (57 ulëse):

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi, Valon Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës (22 ulëse):

Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Lidhja Demokratike e Kosovës (15 ulëse):

Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj, Ermal Sadiku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (6 ulëse):

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi, Time Kadrijaj.

Lista Serbe (9 ulëse për minoritetin serb):

Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq, Verica Çernaniq.

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (1 ulëse për minoritetin serb):

Nenad Rashiq.

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe (10 ulëse të rezervuara):

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha, Erxhan Galushi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës appeared first on Sinjali.

Ministri gjerman i Mbrojtjes: S’ka shenja se SHBA-ja do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje vendeve evropiane që të tregojnë më shumë vetëbesim në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për median RND, Pistorius tha se Evropa nuk duhet të presë pasive për zhvillimet nga Shtëpia e Bardhë.

“Do të ishte gabim të vazhdonim të shikonim ngultas në drejtim të Shtëpisë së Bardhë si një lepur gjarpri dhe të prisnim që të ndodhte diçka. Në këtë rast, do të humbisnim fokusin te ajo që është më e rëndësishme: të bëheshim më sovranë dhe të pavarur.”

Ai kritikoi politikat e pasigurisë dhe frikës që sipas tij përdor Presidenti amerikan Donald Trump për të arritur qëllimet e tij: “Por ata që kanë frikë marrin vendime të gabuara. Kjo është arsyeja pse ne nuk lejojmë veten të frikësohemi.”

Pistorius vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Evropë janë të ndërsjella: “Evropa ka nevojë për ShBA-në, por edhe SHBA-ja ka nevojë për Evropën. Evropa është me interes të madh gjeostrategjik dhe gjeoekonomik për Uashingtonin.”

Ai paralajmëroi se nëse Evropa do të hynte në sferën e interesit të Rusisë, Shtetet e Bashkuara do të gjendeshin midis Kinës dhe Rusisë, gjë që nuk do të ishte në interes të Uashingtonit.

Në lidhje me tensionet e fundit mbi Groenlandën, Pistorius theksoi se themelet e përbashkëta mbi të cilat mbështetet NATO nuk janë vënë në pikëpyetje: “Nuk ka shenja se SHBA-të do të largohen nga NATO.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri gjerman i Mbrojtjes: S’ka shenja se SHBA-ja do të largohet nga NATO appeared first on Sinjali.

Presidenti i Iranit thotë se Trumpi, Netanyahu dhe evropianët nxitën trazirat në vend

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se udhëheqësit amerikanë, izraelitë dhe evropianë kishin shfrytëzuar problemet ekonomike të Iranit, kishin nxitur trazira dhe u kishin dhënë njerëzve mjetet për të “përçarë kombin” gjatë protestave të fundit.

Protestat kombëtare, të cilat filluan në fund të dhjetorit për shkak të krizës ekonomike të shënuar nga inflacioni i lartë dhe rritja e kostove të jetesës, u shtypën me dhunë nga autoritetet klerike. Sipas grupit të të drejtave me bazë në SHBA, HRANA, gjatë dy javëve të protestave u vranë të paktën 6,563 persona, përfshirë 6,170 protestues dhe 214 forca sigurie.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se 3,100 persona, përfshirë 2,000 oficerë sigurie, humbën jetën gjatë protestave.

Pezeshkian tha në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv shtetëror: “Udhëheqësit amerikanë, izraelitë dhe evropianë u përpoqën të provokonin, të krijonin përçarje dhe furnizuan me burime, duke tërhequr disa njerëz të pafajshëm në këtë lëvizje.”

Ai akuzoi më tej udhëheqësit ndërkombëtarë se kishin nxitur protestuesit.

“Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe evropianët u ngjitën mbi problemet tona, provokuan dhe kërkonin – dhe ende kërkojnë – të copëtojnë shoqërinë. Ata i nxorën në rrugë dhe donin, siç thanë, ta shkatërronin këtë vend, të mbillnin konflikt dhe urrejtje midis njerëzve dhe të krijonin përçarje. Të gjithë e dinë se çështja nuk ishte vetëm një protestë sociale.”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur vazhdimisht mbështetje për demonstruesit, duke deklaruar se SHBA-ja ishte e gatshme të ndërmarrë veprime nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestuesit. Zyrtarët amerikanë thanë të premten se Trump po shqyrtonte opsionet e tij, por nuk kishte vendosur ende nëse do të sulmonte Iranin.

Sipas faqes izraelite Ynet, një luftanije e Marinës Amerikane u ankorua të premten në portin izraelit të Eilatit.

Aleatët rajonalë, përfshirë Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, janë angazhuar në përpjekje diplomatike për të parandaluar një përballje ushtarake midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA-ja po kërkon që Irani të frenojë programin e tij të raketave bërthamore nëse rifillojnë bisedimet, por Irani e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti i Iranit thotë se Trumpi, Netanyahu dhe evropianët nxitën trazirat në vend appeared first on Sinjali.

Rybakina triumfon, fiton titullin e parë në “Australian Open”

Elena Rybakina ka shkaktuar befasi në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”, duke e mposhtur tenisten numër një në ranglistë, Aryna Sabalenkan.

Finalja e së shtunës ishte dramatike, ku Rybakina fitoi 2:1 në sete, me rezultatet 6:4, 4:6 dhe 6:4.

Ky triumf shënon edhe revanshin e Rybakinas, e cila kishte humbur në finalen e vitit 2023 nga dy herë fituesja Sabalenka.

Për kampionen e turneut Grand Slam “US Open”, Sabalenka, kjo ishte humbja e tretë në katër finalet e fundit të turneve madhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rybakina triumfon, fiton titullin e parë në “Australian Open” appeared first on Sinjali.

❌