Reading view

“Here we go” – Cristian Romero largohet nga Tottenhami, transferohet te Atletico Madridi për 40 milionë euro

Mbrojtësi argjentinas Cristian Romero është shumë pranë largimit nga Tottenham Hotspur për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka dhënë tashmë konfirmimin e tij të famshëm “Here we go”, duke bërë të ditur se mes dy klubeve është arritur marrëveshja për transferimin e 28-vjeçarit.

Sipas raportimeve, marrëveshja kap vlerën e rreth 40 milionë eurove, përfshirë bonuset, ndërsa Romero pritet të vazhdojë karrierën në La Liga nën urdhrat e Diego Simeones.

Transferimi i jep fund spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së kampionit të botës me Argjentinën, i cili gjatë kësaj vere ishte lidhur edhe me klube të tjera të mëdha evropiane.

Interi kishte shfaqur interes konkret për mbrojtësin argjentinas, ndërsa Tottenham nuk dëshironte ta shiste kapitenin e tij te një rival i drejtpërdrejtë në Ligën Premier.

Në fund, Atletico Madridi ka fituar garën për shërbimet e Romeros, i cili pritet t’i shtojë repartit defensiv të Simeones përvojë dhe agresivitet.

Romero ishte pjesë e Tottenhamit që nga viti 2021, ndërsa tashmë është gati të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin spanjoll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Here we go” – Cristian Romero largohet nga Tottenhami, transferohet te Atletico Madridi për 40 milionë euro appeared first on Sinjali.

  •  

Izraeli publikon hartën dhe akuzon Turqinë për “pushtim” të territoreve në Siri, Irak dhe Qipro

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka vazhduar përplasjet verbale me zyrtarët turq, duke publikuar kësaj radhe edhe një hartë me pretendime për praninë ushtarake të Turqisë në vendet fqinje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministria izraelite pretendoi se Ankaraja kontrollon ose mban nën prani ushtarake territore në Siri, Irak dhe Qipro, duke e përdorur këtë si kundërpërgjigje ndaj kritikave të Turqisë ndaj Izraelit.

Sipas palës izraelite, Turqia ka mijëra ushtarë, dhjetëra baza dhe pika ushtarake në këto vende.

Ministria e Jashtme e Izraelit pretendoi se Turqia kontrollon 36 për qind të Qipros, 5 për qind të territorit të Sirisë dhe rreth 2 mijë kilometra katrorë të Irakut.

Në të njëjtin reagim, Izraeli deklaroi se kontrollon vetëm rreth 0.1 për qind të territorit të Sirisë, duke e cilësuar atë si zonë tampon të krijuar për arsye sigurie dhe për mbrojtjen e qytetarëve izraelitë.

Reagimi vjen në kuadër të tensioneve të vazhdueshme mes Izraelit dhe Turqisë, të cilat kanë shkëmbyer akuza të ashpra lidhur me zhvillimet rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli publikon hartën dhe akuzon Turqinë për “pushtim” të territoreve në Siri, Irak dhe Qipro appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Të shtëna nga një Porsche në Zonën Industriale – Policia ndalon veturën te ETC, shoferit i gjendet a*më me fishek në tytë

Një rast me të shtëna ka aktivizuar Policinë e Kosovës të mërkurën në Zonën Industriale në Prishtinë, ku pas një informacioni për një person që dyshohej se kishte shtënë nga një veturë Porsche, automjeti është lokalizuar dhe ndaluar në dalje të qendrës tregtare ETC, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar në këtë rast është Fahri Ajeti, i cili pas veprimeve policore është dërguar në ndalim për 48 orë.

Sipas informacioneve të rastit, Policia kishte pranuar një njoftim se në rrugën që lidh zonën e diskotekës GATE me qendrën tregtare ETC, një person brenda një Porsche dyshohej se kishte shtënë një herë me a*më.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur ta ndalojnë veturën në dalje të ETC-së.

Gjatë kontrollit fillestar, drejtuesi i Porsche-s u ka deklaruar policëve se në ulësen e automjetit ndodhej një a*më. Pas sigurimit të të dyshuarit, Policia ka kontrolluar veturën dhe ka gjetur një M57 me shtatë fishekë – njëri prej tyre në fole të tytës.

Njësitë policore kanë kërkuar edhe lokacionin ku dyshohet se ishte shtënë, por deri në atë fazë nuk kishin arritur ta përcaktonin vendin e saktë. Informacioni fillestar ishte dhënë nga një raportues anonim.

Në rast janë angazhuar edhe Hetimet dhe Forenzika, ndërsa pritet të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë në zonë për të sqaruar rrethanat e plota.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ajeti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna nga një Porsche në Zonën Industriale – Policia ndalon veturën te ETC, shoferit i gjendet a*më me fishek në tytë appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit pas incidentit në aksionin e Antidrogës në Vushtrri – vetura dyshohet se goditi policin

Sinjali ka mësuar identitetin e tre personave të arrestuar pas incidentit të rëndë gjatë një aksioni të Njësisë së Antidrogës në Pestovë të Vushtrrisë, ku një zyrtar policor u godit me veturë dhe më pas shtiu me a*më në vetëmbrojtje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Leotrim Behrami rreth 25-vjeçar, Luki Sahiti rreth 52-vjeçar dhe Flamur Sahiti rreth 34-vjeçar, të cilët janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 16:20, derisa Antidroga po zhvillonte një aksion dhe kishte identifikuar një veturë në lëvizje si të dyshimtë.

Gjatë përpjekjes së Policisë për ta ndaluar automjetin, vetura dyshohet se i është vërsulur dhe e ka goditur një zyrtar policor të Stacionit të Vushtrrisë, i cili po asistonte në operacion.

Sipas informacioneve të rastit, polici i goditur në atë moment ka shtënë me a*më në vetëmbrojtje, por nuk ka goditur asnjë person. Ai më pas ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Vetura është ndaluar dhe tre personat janë arrestuar nga Njësia e Antidrogës. Leotrim Behrami figuron si drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë, pas analizimit të provave dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është rikualifikuar nga “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” në “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Behrami është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit pas incidentit në aksionin e Antidrogës në Vushtrri – vetura dyshohet se goditi policin appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Këta janë dy të dyshuarit për tentim-vrasjen në Gjilan – përleshja mes dy familjeve përfundoi me lëndime të rënda

Sinjali ka mësuar identitetin e dy personave të dyshuar lidhur me përleshjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Gjilan, rast i cili po hetohet për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “Lëndim të rëndë trupor”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Rashit Beqiri rreth 59-vjeçar dhe Veli Veliu rreth 55-vjeçar, të cilët pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 23:30, në rrugën “Kuvendi i Gjilanit”, pas një mosmarrëveshjeje mes familjeve Beqiri dhe Veliu.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, konflikti ka eskaluar në përleshje fizike mes Rashit Beqirit dhe Veli Veliut, ku dyshohet se janë përdorur mjete të forta – mjete pune.

Si pasojë, të dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.

Për shkak të natyrës së ngjarjes, rasti është cilësuar “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetuesit kanë kontrolluar edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, me qëllim sigurimin e provave relevante për rastin.

Beqiri dhe Veliu më pas janë shoqëruar në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Gjilan, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të dyshuarit për tentim-vrasjen në Gjilan – përleshja mes dy familjeve përfundoi me lëndime të rënda appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Vushtrri: Vetura iu vërsul dhe e goditi policin – ai shtiu në vetëmbrojtje, tre persona në pranga

Detaje të reja janë zbardhur nga një aksion i Njësisë së Antidrogës në Pestovë të Vushtrrisë, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë përpjekjes për ta ndaluar atë, ndërsa në një moment polici ka përdorur a*mën e tij, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 16:20, gjatë një operacioni të Antidrogës, ku në asistim ishin angazhuar edhe zyrtarë të Stacionit Policor në Vushtrri.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në këtë rast janë arrestuar Leotrim Behrami, 25 vjeçar, Luki Sahiti, 52 vjeçar dhe Flamur Sahiti, 34 vjeçar.

Sipas informacioneve të rastit, gjatë aksionit është identifikuar një veturë në lëvizje si e dyshimtë. Kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë, drejtuesi i saj dyshohet se i është vërsulur njërit prej policëve dhe e ka goditur me veturë.

Në ato momente, sipas burimeve, zyrtari i goditur ka shtënë me a*më në vetëmbrojtje, por nga të shtënat nuk është goditur askush.

Polici i lënduar ka marrë trajtim mjekësor.

Vetura më pas është ndaluar, ndërsa Njësia e Antidrogës ka arrestuar tre personat e dyshuar. Në mesin e tyre është edhe Leotrim Behrami, i cili figuron si drejtuesi i automjetit.

Të tre janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit, në lidhje me rastin që po trajtohet nga Njësia e Antidrogës.

Ndërkohë, rasti që lidhet me incidentin ndaj policit ka marrë një zhvillim të ri. Pas analizimit të provave dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ai është rikualifikuar nga “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” në “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Behrami është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Vushtrri: Vetura iu vërsul dhe e goditi policin – ai shtiu në vetëmbrojtje, tre persona në pranga appeared first on Sinjali.

  •  

NJRSH-ja ndal një 17-vjeçar me skuter në Ferizaj – nuk u bindet urdhrave dhe dyshohet se kanosi tre policë gjatë arrestimit

Një 17-vjeçar është përfshirë në një incident me zyrtarët policorë mbrëmjen e së martës në Ferizaj, pasi u ndalua derisa po drejtonte një skuter, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 23:15, në rrugën “Gjon Sereqi”, ku pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, në kuadër të një plani operativ, kanë ndaluar një skuter për kontroll.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se drejtuesi ishte një i mitur, A.D., 17 vjeçar.

Gjatë kontrollit, i mituri nuk ka pasur dokument identifikimi, por vetëm dokumentin doganor të skuterit. Policët i kanë kërkuar dokumentacion shtesë për identifikimin e tij, por sipas informacioneve të rastit, ai nuk ka bashkëpunuar.

Situata më pas ka eskaluar.

17-vjeçari dyshohet se ka bërë vazhdimisht lëvizje që policët i kanë konsideruar të dyshimta dhe nuk u është bindur urdhrave që të ndalonte, me ç’rast është arrestuar.

Sipas raportit, gjatë arrestimit ai dyshohet se u është drejtuar tre zyrtarëve policorë edhe me fjalë kanosëse.

Në rast janë përfshirë Hetimet Rajonale, ndërsa është kontaktuar Prokurori kujdestar për të mitur.

Me udhëzim të Prokurorit, ndaj të miturit është iniciuar rasti për “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërsa pas procedurave ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i është referuar Hetimeve Rajonale për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NJRSH-ja ndal një 17-vjeçar me skuter në Ferizaj – nuk u bindet urdhrave dhe dyshohet se kanosi tre policë gjatë arrestimit appeared first on Sinjali.

  •  

Tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani varrosen të premten në Ferizaj

Gazeta Sinjali ka raportuar ditë më parë për aksidentin tragjik ku tre mërgimtarë humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të varrosen të premten, më 14 gusht.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në lagjen Nuhaj, në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

Familjarë, të afërm dhe qytetarë pritet t’u japin lamtumirën e fundit tre viktimave të tragjedisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani varrosen të premten në Ferizaj appeared first on Sinjali.

  •  

Skender Llugiqi përfundon në ndalim 48-orësh pas kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e Skender Llugiqit, i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka njoftuar se personi me inicialet S.LL. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, po ndërmerren të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore.

Hetimet synojnë sqarimin dhe vërtetimin e plotë të rrethanave të rastit që ndodhi të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

The post Skender Llugiqi përfundon në ndalim 48-orësh pas kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Ky është 33-vjeçari që u nxor pa shenja jete nga lumi në Han të Elezit

Sinjali ka mësuar identitetin e personit që u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së martës në lumin e fshatit Dormjak të Hanit të Elezit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Zulfi Topojani, trupi i të cilit u gjet në ujë, në vendin e quajtur Skollovc.

Sipas informacioneve të rastit, disa persona kishin shkuar në lokacion pasi ishin njoftuar nga vëllai i viktimës dhe aty kishin vërejtur trupin e tij në lumë. Menjëherë janë njoftuar Policia dhe zjarrfikësit.

Zjarrfikësit e kanë nxjerrë 33-vjeçarin nga uji, ndërsa ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendngjarje kanë dalë Hetimet Rajonale dhe Forenzika, ndërsa sipas ekzaminimit fillestar në trup nuk janë vërejtur lëndime apo hematoma të dukshme.

Familjarja e viktimës ka deklaruar para hetuesve se nuk dyshon që dikush mund t’i ketë bërë keq Topojanit dhe se, sipas saj, bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është 33-vjeçari që u nxor pa shenja jete nga lumi në Han të Elezit appeared first on Sinjali.

  •  

Flakët përfshijnë një shtëpi në Carralevë – rreth 35 mijë euro dëme, Policia e heton si zjarrvënie

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në orët e vona të së martës në fshatin Carralevë të Shtimes, ndërsa dëmet materiale raportohet se kapin vlerën e dhjetëra mijëra eurove, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur në lagjen Balaj, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 00:00 të 12 gushtit se një shtëpi ishte duke u djegur.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pronari i shtëpisë është R.XH rreth 33-vjeçar.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor në Shtime, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Pronari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, dëmet e shkaktuara nga zjarri arrijnë deri në 35 mijë euro.

Për shkak të vlerës së dëmit, për rastin është njoftuar edhe Njësia Rajonale e Hetimeve, e cila pritet të kryejë ekzaminimet e mëtejshme në vendin e ngjarjes. Deri atëherë, lokacioni është siguruar nga njësitë policore.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe, me autorizimin e tij, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

Për momentin nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar, ndërsa mbetet të sqarohet edhe shkaku i zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Flakët përfshijnë një shtëpi në Carralevë – rreth 35 mijë euro dëme, Policia e heton si zjarrvënie appeared first on Sinjali.

  •  

Dasma në Prekaz përfundon me bastisje – Policia gjen tri a*më e rreth 250 gëzhoja, dy persona në ndalim

Një aheng familjar në Prekaz të Epërm të Skenderajt ka përfunduar me intervenimin e Policisë, kontrollin e shtëpisë dhe automjeteve, si dhe sekuestrimin e disa a*mëve e qindra gëzhojave, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur të martën, më 11 gusht, rreth orës 21:30, pasi Policia ka marrë informacion se në një aheng familjar po kishte të shtëna.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personat e dyshuar në këtë rast janë Muharrem Fazliu rreth 61-vjeçar dhe Florent Fazliu rreth 23-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, hetuesit dhe Forenzika. Gjatë kontaktit me pronarin e shtëpisë ku po mbahej ahengu, ai ka pranuar se kishte pasur të shtëna me një a*më me gaz, të cilën më pas ia ka dorëzuar Policisë.

Por rasti nuk ka përfunduar me kaq.

Pasi në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gëzhoja të tjera, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar kontrollin e shtëpisë dhe automjeteve të të dyshuarve.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe dy a*më të tjera – një pistoletë CANIK, kalibër 9×19 mm, dhe një TT, kalibër 7.62 mm.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, janë sekuestruar gjithashtu 240 gëzhoja, të raportuara si të kalibrit 9×9 mm, gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, si dhe 11 fishekë të pashkrepur të kalibrit 9×19 mm.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, ndaj tyre janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa të dy janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dasma në Prekaz përfundon me bastisje – Policia gjen tri a*më e rreth 250 gëzhoja, dy persona në ndalim appeared first on Sinjali.

  •  

Të shtëna në dasmë te “M-Event” në Skenderaj – Policia sekuestron a*mën, një person përfundon në ndalim

Të shtëna me a*më janë raportuar në mesnatë në një dasmë që po mbahej në restorantin “M-Event”, në fshatin Polac të Skenderajt, ku intervenimi i Policisë ka rezultuar me arrestimin e një personi, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 00:30 se në ambientet e restorantit ishin dëgjuar të shtëna.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Agim Behrami rreth 45-vjeçar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, pas kontaktit me pronarin e restorantit dhe përgjegjësin e dasmës, kanë siguruar informacion se gjatë ahengut një person kishte shtënë me a*më me gaz.

Policia ka identifikuar të dyshuarin, ndërsa atij i është sekuestruar një pistoletë me gaz Zoraki 917-T, me një karikator. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe katër gëzhoja.

Behrami është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna në dasmë te “M-Event” në Skenderaj – Policia sekuestron a*mën, një person përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

  •  

Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” – pretendon se dhuna kishte ndodhur edhe më parë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është L. Xh. 27-vjeçare, ndërsa personi i dyshuar është bashkëshorti i saj, G. P. rreth 26-vjeçar.

Rasti është raportuar rreth orës 23:10, kur njësia policore ka kontaktuar me 27-vjeçaren në rrugën “Rexhë Delia”.

Sipas deklaratës së saj, incidenti kishte ndodhur më herët në shtëpinë e bashkëshortit, në rrugën “Helena Topia”, ku ajo pretendon se gjatë ushtrimit të dhunës fizike ishte goditur me një shishe.

Siç thonë burimet, gruaja u ka deklaruar hetuesve se ky nuk ishte rasti i parë. Sipas saj, edhe gjatë ditëve të mëhershme kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike, por rastet nuk i kishte denoncuar në Polici.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka siguruar edhe prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar lidhur me pretendimet.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për rastet e dhunës në familje, është urdhëruar që rasti të procedohet në kuadër të dhunës në familje. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit pritet të vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” – pretendon se dhuna kishte ndodhur edhe më parë appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive| Hipi në një “Pickup” për të shkuar me të, por gjithçka mori tjetër rrjedhë – 52-vjeçari sulmohet dhe grabitet në Prishtinë

Një rast i grabitjes është raportuar të martën në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku një 52-vjeçar dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe më pas është grabitur nga një person ende i paidentifikuar, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është N. K., i cili para Policisë ka rrëfyer se ngjarja ndodhi derisa ishte duke shkuar drejt stacionit të autobusëve.

Sipas informacioneve të rastit, pranë tij ishte ndalur një veturë e tipit Pickup, ngjyrë e bardhë, drejtuesi i së cilës i kishte kërkuar të hipte dhe të shkonte me të. N. K. kishte pranuar dhe kishte hipur në automjet.

Por pak më vonë situata dyshohet se ka marrë tjetër rrjedhë.

Kur kishin arritur në zonën e Arbërisë, afër Shkabajt, i dyshuari dyshohet se ka marrë disa mjete pune dhe e ka goditur 52-vjeçarin në gjoks.

Më pas, sipas denoncimit, atij i janë grabitur 180 euro para të gatshme dhe një telefon në vlerë rreth 190 euro, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga Policia.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Grabitje” dhe ndërmarrjen e veprimeve për identifikimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive| Hipi në një “Pickup” për të shkuar me të, por gjithçka mori tjetër rrjedhë – 52-vjeçari sulmohet dhe grabitet në Prishtinë appeared first on Sinjali.

  •  

Hajnat e maskuar futen në një shtëpi në Ferizaj – pronarja raporton se iu vodhën 30 mijë euro ari dhe një Beretta

Një vjedhje e rëndë me dëm të konsiderueshëm është raportuar në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë stoli ari në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh, si dhe një armë, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rastin në Polici e ka raportuar V.H. rreth 45-vjeçare e cila ka deklaruar se persona të panjohur i kishin hyrë në shtëpi dhe i kishin vjedhur stoli ari në vlerë rreth 30 mijë euro.

Përveç stolive, sipas deklarimit të saj, është marrë edhe një Beretta me leje, vlera e së cilës është rreth 1,800 euro.

Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të jenë një nga provat kryesore për hetuesit. Sipas ankueses, në incizime shihen dy persona të maskuar duke hyrë në shtëpi dhe duke marrë gjërat me vlerë.

Policia është njoftuar për rastin më 11 gusht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e Forenzikës Rajonale, të cilët kanë nisur veprimet për identifikimin e autorëve.

Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajnat e maskuar futen në një shtëpi në Ferizaj – pronarja raporton se iu vodhën 30 mijë euro ari dhe një Beretta appeared first on Sinjali.

  •  

Premierliga lë pas Evropën, klubet e promovuara shpenzojnë tri herë më shumë se katër ligat tjera së bashku

Diferenca financiare mes Premierligës dhe katër kampionateve të tjera elitare të Evropës vazhdon të jetë jashtëzakonisht e madhe.

Sipas shifrave deri më 12 gusht, klubet e promovuara në Premierligë kanë shpenzuar plot 290.6 milionë funte gjatë afatit kalimtar veror.

Ipswich Town kryeson listën me rreth 143.6 milionë funte të investuara, i ndjekur nga Coventry me 93.8 milionë dhe Hull City me 53.8 milionë funte.

Në Serie A, klubet e promovuara kanë shpenzuar gjithsej 51.2 milionë funte, ndërsa në La Liga kjo shifër arrin në 30.3 milionë.

Bundesliga regjistron 13.1 milionë funte shpenzime nga skuadrat e sapopromovuara, ndërsa në Ligue 1 shifra është vetëm 1.5 milionë funte.

Në total, klubet e promovuara në Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 kanë shpenzuar rreth 96.1 milionë funte.

Kjo do të thotë se skuadrat e sapopromovuara të Premierligës kanë investuar rreth 194.5 milionë funte më shumë se ato të katër ligave të tjera të mëdha evropiane së bashku.

Shifrat tregojnë edhe një herë fuqinë financiare të futbollit anglez dhe hendekun e madh ekonomik mes Premierligës dhe pjesës tjetër të elitës evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Premierliga lë pas Evropën, klubet e promovuara shpenzojnë tri herë më shumë se katër ligat tjera së bashku appeared first on Sinjali.

  •  

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje/daljet nga Kosova

Fluksi në pikat kufitare të Kosovës është shtuar gjatë mbrëmjes së së mërkurës, me pritjet më të gjata të regjistruara në pikën kufitare në Muçibabë.

Sipas të dhënave të fundit, në Muçibabë pritjet për hyrje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa për dalje deri në 30 minuta. Kolona në hyrje është rreth 400 metra, ndërsa në dalje rreth 250 metra.

Në Dheun e Bardhë pritjet për hyrje janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa për dalje rreth 30 minuta. Kolonat arrijnë në 100 metra në hyrje dhe 150 metra në dalje.

Në Jarinjë pritjet për hyrje janë 25 deri në 30 minuta, ndërsa për dalje 5 deri në 10 minuta.

Pritje ka edhe në Han të Elezit, ku qytetarët presin rreth 15 minuta për hyrje dhe shtatë minuta për dalje, me kolonë prej rreth 200 metrash në hyrje.

Në pikat tjera kufitare pritjet kryesisht variojnë nga një deri në pesë minuta, ndërsa për kamionët nuk raportohen kolona të konsiderueshme.

Të dhënat janë përditësuar të mërkurën në orën 20:42.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje/daljet nga Kosova appeared first on Sinjali.

  •  

Arrestohet i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt

Është arrestuar personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt appeared first on Sinjali.

  •  

“Lavdi Allahut”, Trump thotë se SHBA-ja ka marrë kontrollin e Hormuzit dhe Irani është dobësuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka vendosur kontroll të plotë mbi Ngushticën strategjike të Hormuzit dhe ka lënë të kuptohet se Uashingtoni synon ta ruajë atë.

Trump e ka përshkruar bllokadën detare amerikane si një “mur çeliku”, duke pretenduar se Irani nuk ka kapacitet për ta sfiduar atë.

Sipas tij, Irani nuk ka më një marinë dhe forcë ajrore funksionale, ndërsa ka pretenduar se Garda Revolucionare Islamike është dobësuar rëndë.

Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se udhëheqja iraniane është në një pozitë të pasigurt dhe se vendi po përballet me probleme të mëdha financiare dhe ekonomike.

“Irani vetëm flet dhe nuk vepron më; nuk është më ngacmuesi i Lindjes së Mesme. Lavdi Allahut!”, tha 80-vjeçari.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të larta rreth Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e naftës dhe gazit në botë.

Çdo bllokim ose kufizim i trafikut në këtë ngushticë mund të ketë pasoja të mëdha për furnizimin global me energji dhe për çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Lavdi Allahut”, Trump thotë se SHBA-ja ka marrë kontrollin e Hormuzit dhe Irani është dobësuar appeared first on Sinjali.

  •  
❌