❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr nĂ« ShkollĂ«n ‘Sylejman Vokshi’ nĂ« Deçan, ndĂ«rhyrje e shpejtĂ« e zjarrfikĂ«sve

NjĂ« zjarr ka shpĂ«rthyer sot rreth orĂ«s 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit nĂ« ShkollĂ«n Fillore dhe tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t “Sylejman Vokshi” nĂ« Deçan, duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrjen e zjarrfikĂ«sve pĂ«r ta shuar.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka sqaruar se zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, por ende nuk është përcaktuar shkaku i tij.

“Sot, rreth orĂ«s 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit, Drejtoria Komunale e Arsimit Ă«shtĂ« njoftuar nga drejtori i ShkollĂ«s Fillore ‘Sylejman Vokshi’ pĂ«r njĂ« incident zjarri, ku ka qenĂ« e nevojshme ndĂ«rhyrja e njĂ«sive tĂ« zjarrfikĂ«sve pĂ«r shuarjen e tij. Zjarri kishte pĂ«rfshirĂ« drutĂ« pĂ«r ngrohje tĂ« shkollĂ«s, ndĂ«rsa shkaku i zjarrit ende nuk Ă«shtĂ« i njohur,” ka deklaruar Hulaj.Sipas tij, pĂ«r rastin janĂ« njoftuar edhe organet e rendit, tĂ« cilat po merren me hetimin.

“MenjĂ«herĂ« janĂ« lajmĂ«ruar edhe Policia e KosovĂ«s, e cila Ă«shtĂ« duke u marrĂ« me rastin nĂ« pĂ«rputhje me procedurat ligjore,” ka shtuar ai.

Hulaj ka theksuar se pavarësisht incidentit, procesi mësimor në këtë shkollë nuk do të ndërpritet, pasi objekti shkollor ka alternativa për ngrohje.

“NjoftojmĂ« opinionin publik se procesi mĂ«simor nĂ« ShkollĂ«n Fillore ‘Sylejman Vokshi’ do tĂ« vazhdojĂ« pa asnjĂ« ndĂ«rprerje, pasi qĂ« shkolla Ă«shtĂ« e pajisur edhe me kondicionerĂ« pĂ«r ngrohje. Po ashtu, do tĂ« bĂ«het furnizimi i menjĂ«hershĂ«m me dru pĂ«r ngrohje,” ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur drejtori i Arsimit.

Në fund, Hulaj ka falënderuar të gjitha institucionet e angazhuara për reagimin e shpejtë.

“FalĂ«nderojmĂ« zjarrfikĂ«sit, PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe tĂ« gjithĂ« tĂ« angazhuarit pĂ«r reagimin e shpejtĂ« dhe profesional, sidomos duke marrĂ« parasysh kushtet e vĂ«shtira dhe temperaturat e ulĂ«ta, ku kanĂ« qĂ«ndruar nĂ« terren gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s,” ka pĂ«rfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr nĂ« ShkollĂ«n ‘Sylejman Vokshi’ nĂ« Deçan, ndĂ«rhyrje e shpejtĂ« e zjarrfikĂ«sve appeared first on Sinjali.

KOSTT njofton vështirësi në balancimin e sistemit energjitik, vijnë reduktimet e rrymës

KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike) ka njoftuar se po përballet me vështirësi në menaxhimin e balancës së sistemit energjetik, për shkak të devijimeve të mëdha mes energjisë së nominuar dhe kërkesës aktuale.

 “Sot, mĂ« 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% mĂ« pak energji sesa kĂ«rkesa reale, duke e çuar ZonĂ«n e Kontrollit KOSTT nĂ« jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orĂ«, ndĂ«rsa nĂ« disa orĂ« kĂ«to jo balanca tejkalojnĂ« 260 MW orĂ«â€, thotĂ« ky operator nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r media.

Sipas KOSTT-it, kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“KOSTT bĂ«n thirrje qĂ« nominimet tĂ« reflektojnĂ« saktĂ« kĂ«rkesĂ«n reale dhe tĂ« korrigjohen menjĂ«herĂ«, pĂ«r tĂ« shmangur devijimet dhe pĂ«r tĂ« ruajtur sigurinĂ« e sistemit.”

Në këtë situatë, KOSTT thekson në një njoftim se është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KOSTT njofton vështirësi në balancimin e sistemit energjitik, vijnë reduktimet e rrymës appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Krujë: 57-vjeçari dyshohet se u godit me çekiç, autori i dyshuar kapet

Policia e KrujĂ«s ka dhĂ«nĂ« detaje pĂ«r ngjarjen e rĂ«ndĂ« tĂ« ndodhur pas mesnate, nĂ« aksin rrugor “ThumanĂ«-KrujĂ«â€, ku dyshohet se gjatĂ« njĂ« konflikti pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta, Ă«shtĂ« goditur me sende tĂ« forta dhe pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç.       

“ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« kapur dhe shoqĂ«ruar autorin e dyshuar dhe shtetas qĂ« mund tĂ« ketĂ« dijeni pĂ«r ngjarjen, por pĂ«r shkak tĂ« hetimit, nuk jepen tĂ« dhĂ«nat e tyre. Grupi hetimor, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ«, po punon pĂ«r zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave tĂ« ngjarjes. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve hetimore, do tĂ« jepet informacion i plotĂ«â€, tha policia.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40,  viktima dhe autori janë përfshirë në një konflikt fizik pas një aksidenti me makinë. Si pasojë, ka mbetur i vdekur Petrit Ndou, 57 vjeç, banues në Pukë. Viktima ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është një 28-vjeçar me iniciale A.V., banues në Mamurras. Ky i fundit dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë me çekiç, duke i shkaktuar plagë fatale, shkruan A2CNN.

28-vjeçari është shoqëruar menjëherë nga uniformat blu dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Paralelisht, policia po mbledh dëshmitë e dëshmitarëve okularë, si dhe po analizon provat materiale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Krujë: 57-vjeçari dyshohet se u godit me çekiç, autori i dyshuar kapet appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Ranillugu, djali sulmon prindërit, përfundon në ndalim 48-orësh

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në komunën e Ranillugu, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Burimet bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19.01.2026, rreth orës 23:30, në fshatin Gllogovc-Ranilug, ndërsa Policia ka marrë informatën më 20.01.2026, rreth orës 00:30.

Sipas informacioneve, patrulla policore gjatë patrullimit ka pranuar informatën nga ankuesi V. J rreth 64 vjeç, i cili ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij S. J rreth 38 vjeç.

Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar nënën e tij, V. J rreth 61 vjeç, duke i shkaktuar lëndime në kokë, e më pas ka sulmuar edhe babain e tij, duke i shkaktuar disa gërvishtje në fytyrë.

Pas ndërhyrjes së Policisë, prindërit dhe i dyshuari kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe me autoambulancë janë dërguar në Emergjencën e Gjilanit.

Pasi kanë marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë intervistuar nga autoritetet, viktimat janë liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Ranillugu, djali sulmon prindërit, përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ia la plumbin nĂ« dorĂ« tĂ« ish tĂ« dashurĂ«s dhe e kĂ«rcĂ«noi: “Ky plumb Ă«shtĂ« pĂ«r ty
”, i dyshuari nĂ« arrati

Një rast i rëndë i kanosjes është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka deklaruar se është kërcënuar dhe sulmuar nga ish partneri i saj, i cili madje i ka lënë në dorë edhe një fishek arme, duke i thënë fjalët tronditëse:

“Qyky plumb njeher Ă«shtĂ« pĂ«r ty, tani pĂ«r burr tĂ« motrĂ«s e pĂ«r krejt shpin tane ren ka njo”.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mĂ« 18.01.2026, rreth orĂ«s 15:30, nĂ« rrugĂ«n “Bedri Pejani” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, tek ndĂ«rtesat e Mirit.

Burimet bëjnë me dije se ankuesja D. S rreth 20 vjeç ka deklaruar në Polici se në atë kohë kishte qenë në vizitë te motra e saj, kur është telefonuar nga ish partneri i saj, tashmë i dyshuar A. G, i cili e ka kërcënuar.

E njëjta, nga frika, ka zbritur poshtë, por pas një konflikti verbal, i dyshuari dyshohet se e ka tërhequr për flokë dhe më pas i ka lënë në dorë një fishek të kalibrit 7.65 mm, duke e kërcënuar rëndë.

Siç mëson Sinjali, fisheku është konfiskuar si dëshmi materiale dhe është deponuar në dhomën e dëshmive të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar edhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet nĂ« drejtim tĂ« veprĂ«s penale “Kanosje”, ndĂ«rsa rasti i Ă«shtĂ« referuar njĂ«sisĂ« sĂ« Hetimeve pĂ«r procedura tĂ« mĂ«tutjeshme.

I dyshuari, sipas burimeve, gjendet në arrati.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ia la plumbin nĂ« dorĂ« tĂ« ish tĂ« dashurĂ«s dhe e kĂ«rcĂ«noi: “Ky plumb Ă«shtĂ« pĂ«r ty
”, i dyshuari nĂ« arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Gjakovë, i dehur kapet me pistoletë e fishekë, përfundon në ndalim (EMRI)

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku dyshohet se janë shkrepur të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit, ndërsa Policia ka ndërhyrë menjëherë duke kryer bastisje dhe sekuestruar armë e municion, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mĂ« 19.01.2026, rreth orĂ«s 21:30, nĂ« rrugĂ«n “Mark Malota” nĂ« GjakovĂ«.

Burimet bëjnë me dije se pas pranimit të raportimit për gjuajtje me armë, patrullat policore kanë dalë urgjentisht në vendin e ngjarjes bashkë me Njësinë e Hetimeve, ndërsa me urdhër të Prokurorit është realizuar bastisje në lokacion.

Gjatë veprimeve policore, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar:

            ‱           njĂ« pistoletĂ«,

            ‱           dy karikatorĂ«,

            ‱           pesĂ« fishekĂ«,

            ‱           njĂ« gĂ«zhojĂ«.

I dyshuari, Mazllom Tanushi rreth 39 vjeç është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku sipas burimeve ka qenë në gjendje të dehur. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ai është ndaluar për 48 orë.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar, i cili ka deklaruar se derisa ishte në shtëpi kishte dëgjuar zhurma, por nuk është i sigurt nëse bëhej fjalë për të shtëna me armë.

Rasti është iniciuar për veprat penale:

            ‱           “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”,

            ‱           “Shkaktimi i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Gjakovë, i dehur kapet me pistoletë e fishekë, përfundon në ndalim (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosën policët gjatë shqiptimit të gjobës në Ferizaj, arrestohen dy vëllezër (EMRAT)

Një incident i rëndë është raportuar pasditen e së hënës në Ferizaj, ku dy persona dyshohet se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve tĂ« siguruara, rasti ka ndodhur mĂ« 19.01.2026, rreth orĂ«s 17:30, nĂ« rrugĂ«n “Enver Hadri” nĂ« Ferizaj, ku zyrtarĂ«t policorĂ« po vepronin lidhur me njĂ« parkim tĂ« parregullt.

Burimet bëjnë me dije se zyrtarët policorë, gjatë kohës që po shqiptonin gjobën e trafikut, janë përballur me reagim agresiv, ku i dyshuari Drin Hoxha rreth 24 vjeç dyshohet se i ka kanosur zyrtarët policorë.

Pas kanosjes, policia ka tentuar ta arrestojë të dyshuarin, por gjatë ndërhyrjes dyshohet se ka pasur pengim të vazhdueshëm nga vëllai i tij, Denis Hoxha rreth 33 vjeç.

Për ta vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprejin zyrtar, pas çka të dyshuarit janë prangosur dhe janë shoqëruar në stacion policor.

Në vendngjarje është kyçur edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa në konsultim me Prokuroren kujdestare është iniciuar rast penal për veprat:

            ‱           “Kanosja ndaj personit zyrtar”

            ‱           “Pengimi i personit zyrtar gjatĂ« kryerjes sĂ« detyrave zyrtare”

Me vendim të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet me hetime të mëtejme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosën policët gjatë shqiptimit të gjobës në Ferizaj, arrestohen dy vëllezër (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë, urdhërohet autopsia

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Plemetin i Obiliqit, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se viktima është Fadil Berisha, 26-vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve fillestare, më 20.01.2026, rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga QKUK se personi kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit.

NjĂ«sitĂ« policore relevante kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe kanĂ« kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili ka deklaruar se viktima kishte ardhur nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, por nuk ka arritur t’u mbijetojĂ« komplikimeve.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« kyçur hetuesi kujdestar, i cili nĂ« konsultim me Prokurorin e Krimeve tĂ« RĂ«nda ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 26-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë, urdhërohet autopsia appeared first on Sinjali.

E rëndë: Vdes në QKUK 26-vjeçari nga Plemetini i Obiliqit, Prokuroria urdhëron obduksionin në IML

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku një i ri ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se më 20.01.2026, rreth orës 01:30, Policia ka pranuar informacion nga QKUK se në Klinikën Emergjente ka ndërruar jetë një person mashkull, shtetas i Kosovës, nga fshati Plemetin i Obiliqit.

NjĂ«sitĂ« relevante policore kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ku kanĂ« kontaktuar edhe mjekun kujdestar nĂ« EmergjencĂ«. Sipas deklarimit tĂ« tij, viktima kishte ardhur nĂ« gjendje tĂ« rĂ«nduar, ndĂ«rsa pavarĂ«sisht trajtimit, nuk ka arritur t’u mbijetojĂ« komplikimeve dhe ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« QKUK.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« aktivizuar edhe hetuesi kujdestar, i cili nĂ« konsultim me Prokurorin e Shtetit nga Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.

Rasti është duke u trajtuar dhe hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Vdes në QKUK 26-vjeçari nga Plemetini i Obiliqit, Prokuroria urdhëron obduksionin në IML appeared first on Sinjali.

Spanja shpall tre ditë zie pas tragjedisë hekurudhore

Kryeministri i Spanjës shpalli tre ditë zie të hënën, pasi të paktën 40 persona u vranë në një përplasje treni me shpejtësi të lartë në provincën jugore të Kordobës.

Rreth 120 persona u plagosën gjithashtu, përfshirë 12 që mbeten në kujdes intensiv pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën pranë qytetit të Adamuz, sipas transmetuesit RTVE.

Sipas qeverisë rajonale andaluziane, 37 persona mbeten të zhdukur dhe ende nuk dihet nëse disa prej tyre janë ndër të vdekurit e konfirmuar.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se tre ditët e zisë filluan të hënën në mbrëmje dhe u zotua se autoritetet do të hetojnë ngjarjen.

“Ne do ta zbulojmĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n, do ta mĂ«sojmĂ« pĂ«rgjigjen dhe kur ta dimĂ«, do t’ia bĂ«jmĂ« tĂ« ditur publikut me transparencĂ« dhe qartĂ«si absolute”, tha ai.

Komiteti i Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore thuhet se ka nisur një hetim, ndërsa operatori hekurudhor Renfe thuhet se ka përjashtuar gabimin njerëzor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:40 sipas orës lokale kur një tren që udhëtonte nga Malaga për në Madrid doli nga shinat pranë Adamuzit dhe u fut në një shinë ngjitur.

Kjo bëri që një tren i dytë që shkonte në jug nga Madridi për në Huelva të dilte gjithashtu nga shinat.

Autoritetet rajonale thanë se dy vagona të trenit Alvia u fundosën në një argjinaturë katër metra të lartë, duke i komplikuar përpjekjet e shpëtimit.

Ministri i Transportit Oscar Puente e quajti aksidentin “jashtĂ«zakonisht tĂ« çuditshĂ«m”, duke thĂ«nĂ« se ndodhi nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« binarit qĂ« u rinovua majin e kaluar. Ai tha se njĂ« komision i pavarur do tĂ« hetojĂ« nĂ«se shkaku lidhej me infrastrukturĂ«n apo me mjetet lĂ«vizĂ«se, shkruan Euronews.al.

Spanja pësoi një nga katastrofat më vdekjeprurëse hekurudhore në vitin 2013, kur një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Madridi në Galicia doli nga shinat, duke vrarë 79 persona dhe duke plagosur 179 të tjerë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spanja shpall tre ditë zie pas tragjedisë hekurudhore appeared first on Sinjali.

I gjendet armë në veturë gjatë kontrollit në Obiliq, dyshohet se e mbante në shkelje të kushteve të lejes

Një person është ndalur nga Policia e Kosovës në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në veturë i është gjetur një armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Burime tĂ« besueshme bĂ«jnĂ« me dije se rasti ka ndodhur mĂ« 19 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« rrugĂ«n “Hasan Prishtina” nĂ« Obiliq.

Sipas informatave, njësia policore gjatë pikës së kontrollit të automjeteve ka ndaluar një veturë të tipit Ford, ngjyrë hiri, me ngasës Salih Cej rreth 28 vjeç.

GjatĂ« kontrollit nĂ« automjet, policia ka hasur njĂ« armĂ« zjarri tĂ« shkurtĂ«r, revole e tipit BERETA APX, ngjyrĂ« e zezĂ«, si dhe njĂ« karikator me 15 fishekĂ« tĂ« kalibrit 9×19.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar, ku ka deklaruar se posedon leje për armë të shenjëtarisë, mirëpo burimet bëjnë me dije se arma dyshohet se ishte mbajtur në shkelje të kushteve të lejes.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Me urdhër të Prokurorit, arma është sekuestruar, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I gjendet armë në veturë gjatë kontrollit në Obiliq, dyshohet se e mbante në shkelje të kushteve të lejes appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Strell të Deçanit: Babai raporton djalin e mitur, Policia e arreston në magjistralen Deçan-Pejë

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së hënës në Deçan, ku një prind ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pasi djali i tij i mitur dyshohet se po ushtronte presion dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19 janar 2026, rreth orës 16:00, në fshatin Strellc i Ulët në Deçan.

Sipas informatave, ankuesi L.K rreth 53 vjeç ka raportuar përmes telefonit në Stacionin Policor në Deçan se djali i tij, i mitur L.K rreth 17 vjeç, po shkaktonte dhunë ndaj familjarëve.

Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe, sipas të dhënave, të dyshuarin dhe ankuesin i kanë hasur me veturën e ankuesit në magjistralen Deçan-Pejë, ku i mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan.

Burimet bëjnë me dije se ankuesi, gjatë intervistimit, ka deklaruar se djali i tij në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj familjes, kryesisht psikologjike, duke përdorur fjalë kërcënuese, ndërsa sipas deklarimeve, ditën e sotme nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm presion dhe shqetësim psikologjik.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar në Pejë, është vendosur që i mituri të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar dhe mbetet në trajtim nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Strell të Deçanit: Babai raporton djalin e mitur, Policia e arreston në magjistralen Deçan-Pejë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grushta e shqelma në Fushë Kosovë, i dyshuari kapet me gërshërë në xhep dhe përfundon në ndalim

Një incident i dhunshëm është raportuar pasditen e së hënës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të ri, teksa i janë gjetur edhe gërshërë gjatë kontrollit nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burime tĂ« besueshme bĂ«jnĂ« me dije se rasti ka ndodhur mĂ« 19 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« rrugĂ«n “Dardania” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, ku njĂ«sitĂ« policore janĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« mosmarrĂ«veshje mes disa personave.

Në vendin e ngjarjes janë takuar ankuesi V. G rreth 26 vjeç, dëshmitarja D. O. rreth 22 vjeç dhe i dyshuari Gazmend Ibrahimi rreth 48 vjeç.

Sipas deklarimeve të ankuesit dhe dëshmitares, ata janë sulmuar nga i dyshuari, i cili më pas është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit trupor, në xhepin e jakës së tij, janë gjetur një palë gërshërë.

Sinjali mëson se në kuadër të veprimeve hetimore janë siguruar edhe video-incizime, ku i dyshuari shihet duke e sulmuar viktimën me grushte dhe shqelma, duke i shkaktuar lëndime trupore.

PĂ«rveç kĂ«saj, pas verifikimeve, i dyshuari ka rezultuar edhe me urdhĂ«r-arrest aktiv nga Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«r paraqitje nĂ« seancĂ«, me ç’rast Ă«shtĂ« njoftuar edhe gjyqtari i lĂ«ndĂ«s.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, Ă«shtĂ« iniciuar rasti “Sulm”, ndĂ«rsa i dyshuari, me vendim tĂ« Prokurorit, Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 48 orĂ«.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grushta e shqelma në Fushë Kosovë, i dyshuari kapet me gërshërë në xhep dhe përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen 2557 vendvotimet.

Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit, janë rinumëruar 687 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

Nga pĂ«rditĂ«simi i fundit i KQZ-sĂ«, LĂ«vizja VetĂ«vendosje del t’i ketĂ« marrĂ« 47.45% tĂ« votave, Partia Demokratike e KosovĂ«s 27.35%, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s 10.32% si dhe Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s 3.51%

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej appeared first on Sinjali.

Pas sulmit në Bondi, Australi miraton reforma të rrepta për armët

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Australisë ka miratuar një program kombëtar për blerjen e armëve, reforma lidhur me armët e zjarrit dhe ligjin për gjuhën e urrejtjes, një muaj pas tragjedisë së të shtënave vdekjeprurëse në plazhin Bondi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, theksoi se personat e armatosur nuk do të kishin pasur mundësi të siguronin armë zjarri nëse ky legjislacion do të ishte në fuqi para sulmit.

IndividĂ«t qĂ« vranĂ« 15 persona mĂ« 14 dhjetor kishin “urrejtje nĂ« zemrat e tyre dhe armĂ« nĂ« duart e tyre”, i tha Burke parlamentit, transmeton Telegrafi.

Babë e bir që dyshohet se qëndron pas sulmit zotëronte ligjërisht gjashtë armë zjarri, ndërsa djali i tij kishte qenë në radarin e agjencive të inteligjencës.

Të dy projektligjet tani do të kalojnë në Senat dhe pritet të miratohen më vonë të martën.

Projektligji për reformën e armëve, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve me 96 vota pro dhe 45 kundër, përfshin kontrolle më të rrepta të importit të armëve të zjarrit dhe dispozita për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit midis agjencive të inteligjencës mbi njerëzit që përpiqen të marrin licenca armësh.

Skema e blerjes do tĂ« synojĂ« “armĂ«t e zjarrit tĂ« tepĂ«rta dhe tĂ« kufizuara rishtazi”, tha Burke, duke zvogĂ«luar katĂ«r milionĂ« armĂ« tĂ« regjistruara nĂ« vend.

Burke shtoi se â€œĂ«shtĂ« njĂ« tronditje pĂ«r shumicĂ«n e australianĂ«ve” tĂ« dinĂ« se vendi ka mĂ« shumĂ« armĂ« zjarri sesa kishte para sulmit nĂ« Port Arthur tĂ« vitit 1996, nĂ« tĂ« cilin njĂ« person i armatosur vrau 35 persona nĂ« Tasmani.

Ky sulm, më i rëndi i vrasjeve masive në vend, e kishte shtyrë qeverinë e atëhershme të prezantonte disa nga kontrollet më të rrepta të armëve në botë.

Dhoma e ulët e parlamentit gjithashtu miratoi të martën reforma për gjuhën e urrejtjes që synonin luftimin e antisemitizmit.

Reformat për gjuhën e urrejtjes fillimisht ishin përfshirë në një projektligj omnibus me reformat për armët, por qeveria e ndau legjislacionin javën e kaluar pasi si koalicioni opozitar Liberal-Nacional ashtu edhe të Gjelbrit thanë se do të votonin kundër tyre.

Ndërsa qeveria laburiste ka një shumicë të rehatshme në dhomën e ulët, ajo ka nevojë për mbështetjen e partive të tjera në Senat.

Deputetët e koalicionit përmendën shqetësime në lidhje me lirinë e fjalës dhe thanë se legjislacioni nuk ishte përcaktuar qartë ndër të tjera, ndërsa të Gjelbrit thanë se nuk mund ta mbështesnin atë nëse nuk bëheshin ndryshime për të mbrojtur të gjitha pakicat dhe protestat legjitime.

Por tĂ« martĂ«n, udhĂ«heqĂ«sja e liberalĂ«ve, Sussan Ley, e cila javĂ«n e kaluar tha se projektligji ishte “i pashĂ«rueshĂ«m”, tha se partia e saj kishte arritur njĂ« marrĂ«veshje me qeverinĂ« pĂ«r njĂ« version tĂ« zbutur.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas sulmit në Bondi, Australi miraton reforma të rrepta për armët appeared first on Sinjali.

BE dhe Trump përballë një vendimi të madh në Davos

Fjala që qarkullon sot në korridoret e Brukselit dhe pika ku pritet të nisë është Davosi është de-eskalimi.

Bashkimi Evropian po përpiqet të ulë tensionin me Donald Trump lidhur me tarifat doganore, përpara se të kalojë në masa kundërpërgjigjeje ndaj kërcënimeve amerikane.

Strategjia e BE-sĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ«: Fillimisht dialog, pastaj vendime. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Davosi, ku zhvillohet forumi vjetor i liderĂ«ve mĂ« tĂ« fuqishĂ«m tĂ« botĂ«s, shihet si terren neutral dhe ideal pĂ«r t’i kĂ«rkuar presidentit amerikan tĂ« tĂ«rhiqet nga pĂ«rshkallĂ«zimi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve në Strasburg, do të kthehet sot në Zvicër.

Ajo tashmë ka zhvilluar takime me një delegacion dypartiak të Kongresit amerikan dhe do të presë mbërritjen e Trump, e parashikuar për nesër.

Takimi ballĂ« pĂ«r ballĂ« ende nuk Ă«shtĂ« zyrtar, pasi ShtĂ«pia e BardhĂ« nuk e ka konfirmuar ftesĂ«n e Brukselit, por kontaktet me Uashingtonin kanĂ« qenĂ« intensive, edhe pĂ«rmes komisionerit pĂ«r TregtinĂ«, MaroĆĄ Ć efčovič.

Von der Leyen synon të luajë kartën e përballjes direkte, në një ambient neutral. Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të tentojë një ndërmjetësim të drejtpërdrejtë në Davos.

“Duam tĂ« pĂ«rpiqemi ta zgjidhim kĂ«tĂ« problem sĂ« bashku dhe qeveria amerikane e di se ne mund tĂ« reagojmĂ«â€, ka deklaruar Merz.

Koha, megjithatë, është e kufizuar. Të enjten do të mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme Këshilli Evropian dhe liderët e BE-së duhet të marrin një vendim: si dhe nëse do të reagojnë ndaj tarifave të rritura me 10% për vendet që kanë dërguar trupa në Groenlandë. Përpara çdo kundërmase, Brukseli dëshiron të shfrytëzojë maksimalisht rrugën diplomatike.

Por mbi BE-nĂ« rĂ«ndon njĂ« rrezik serioz: PĂ«rçarja e brendshme. Çdo pĂ«rgjigje ndaj SHBA-ve mund tĂ« jetĂ« efektive vetĂ«m nĂ«se Ă«shtĂ« e unifikuar.

Ky është edhe misioni i presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të ruajë kohezionin dhe të bëjë të qartë se kush qëndron me linjën e BE-së dhe kush anon nga Uashingtoni. Samiti i së enjtes do të shërbejë edhe për këtë test politik.

Nëse Trump nuk tërhiqet, BE-ja ka gati mjetet për kundërpërgjigje. Kundërtarifat me vlerë 93 miliardë euro nuk kërkojnë një vendim të ri: Ato ishin vetëm të pezulluara dhe, më 6 shkurt, në mungesë të një shtyrjeje, do të hyjnë automatikisht në fuqi. Ky do të ishte hapi i parë drejt një lufte të re tregtare, e cila do të rrezikonte edhe marrëveshjen e arritur verën e kaluar.

Sipas Komisionit Evropian, tarifat do tĂ« ishin “tĂ« dĂ«mshme pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, duke goditur drejtpĂ«rdrejt bizneset dhe qytetarĂ«t.

“Evropa duhet tĂ« jetĂ« e fortĂ« dhe tĂ« tregojĂ« se Ă«shtĂ« gati tĂ« pĂ«rdorĂ« tĂ« gjitha instrumentet qĂ« ka”, ka deklaruar ministri francez i EkonomisĂ«, Roland Lescure, duke iu referuar qartĂ« “Instrumentit anti-koercizues”. Edhe komisioneri Valdis Dombrovskis ka paralajmĂ«ruar se “asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rjashtuar”, shkruan TvKlan.

Davosi, pra, nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« forum. ËshtĂ« ndalesa e fundit pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« pĂ«rplasje tĂ« hapur tregtare mes BE-sĂ« dhe SHBA-ve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE dhe Trump përballë një vendimi të madh në Davos appeared first on Sinjali.

Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa.

Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Vendimi i marrë më 19 janar pasoi rinumërimin e pjesshëm nga java e kaluar, gjatë të cilit u evidentuan shkelje dhe dallime të theksuara, si dhe thirrjet e vazhdueshme të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për një rinumërim tërësor të votave.

Për vëzhguesit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në Kosovë, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të votës, por njëkohësisht hap rrezikun e vonesave të gjata procedurale dhe të një krize të mundshme institucionale.

Roli i KQZ-së dhe mundësitë për përshpejtim

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se zvarritja e rinumërimit përtej javës së parë të shkurtit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe, rrjedhimisht, në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ai thekson se rinumĂ«rimi i votave pasohet edhe me procedura tĂ« tjera ligjore, pĂ«rfshirĂ« afatin prej dhjetĂ« ditĂ«sh pĂ«r ankesa nĂ« Panelin Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) – çka e ngushton edhe mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ«n kohore pĂ«r pĂ«rmbylljen e procesit.

Megjithatë, sipas tij, gjithçka mund të përshpejtohet nëse KQZ-ja rrit kapacitetet teknike dhe njerëzore për rinumërim.

“KĂ«sisoj, besoj se me njĂ« dinamikĂ« tĂ« tillĂ«, KQZ-ja mund tĂ« vijojĂ« me rinumĂ«rim tĂ« plotë  sepse deri mĂ« tash janĂ« rinumĂ«ruar gati 600 kuti tĂ« votimit, qĂ« nĂ«nkupton se mbeten edhe rreth 2 mijĂ« tĂ« tjera. NĂ« rast se dyfishohet numri i tavolinave pĂ«r rinumĂ«rim, procesi mund tĂ« pĂ«rmbyllet mĂ« shpejt”, shpjegon Cakolli.

Pasojat e mundshme

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson se zbardhja e çdo manipulimi eventual të votave duhet të jetë prioritet i institucioneve të rendit dhe ligjit.

Sipas tij, keqpërdorimet e votave ngrenë dyshime serioze se ato mund të kenë ndodhur pa udhëzime nga strukturat e partive politike.

Duke iu referuar pĂ«rvojĂ«s sĂ« zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit – pas tĂ« cilave formimi i institucioneve u zvarrit pĂ«r disa muaj, pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar me zgjedhje tĂ« parakohshme mĂ« 28 dhjetor Muhaxhiri paralajmĂ«ron se partitĂ« politike mund t’i shfrytĂ«zojnĂ« afatet ligjore pĂ«r bllokada tĂ« reja institucionale.

“
 sepse edhe partitĂ« duhet tĂ« sqarohen pĂ«r çështjen e komisionerĂ«ve, pĂ«r çështjen e manipulimit tĂ« votave. Do tĂ« krijohen pengesa tĂ« mĂ«dha pĂ«rbrenda partive – gjĂ« qĂ«, pastaj, do tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« dobĂ«simin e tyre nĂ« raport me krijimin e koalicioneve tĂ« mundshme, ose tĂ« ndonjĂ« strategjie nĂ« raport me QeverinĂ« [e ardhshme] dhe zgjedhjen e presidentit”, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

“PolitikanĂ«t kosovarĂ« e kanĂ« dĂ«shmuar se kanĂ« kapacitete tĂ« pafundme pĂ«r bllokada dhe pĂ«r krijimin e pengesave nĂ« funksionimin normal tĂ« institucioneve. Prandaj, rreziku qĂ« kjo situatĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mbetet real”, shton ai.

Të dy analistët paralajmërojnë se nëse zinxhiri i vonesave vazhdon nga rinumërimi tek ankesat, certifikimi dhe konstituimi i Kuvendit vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke përfshirë edhe rrezikun për zgjedhjen e presidentit të ri.

Afatet ligjore dhe rreziku për zgjedhjen e presidentit

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Presidentes Vjosa Osmani, mandati i skadon më 4 prill, që do të thotë se afati për zgjedhjen e presidentit të ri ose të Osmanit edhe për një mandat të ri është 4 marsi.

Cakolli paralajmĂ«ron se nĂ« situatĂ«n aktuale, me vonesat qĂ« pritet tĂ« shkaktojĂ« rinumĂ«rimi dhe procedurat pasuese, Kuvendi mund tĂ« mos arrijĂ« tĂ« konstituohet deri nĂ« atĂ« kohĂ«, “e lĂ«re mĂ« tĂ« zgjidhet Qeveria e re dhe tĂ« votohet presidenti i ardhshĂ«m”.

Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Muhaxhiri.

“
 do tĂ« hyjmĂ« nĂ« njĂ« kaos ligjor, sepse as Kushtetuta e KosovĂ«s nuk e parasheh njĂ« skenar tĂ« tillĂ«. Do tĂ« futemi nĂ« njĂ« tunel pa asnjĂ« dritĂ«, sepse askush nuk do tĂ« ketĂ« mundĂ«si institucionale ta zhbllokojĂ« situatĂ«n”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se krijimi ose jo i njĂ« krize tĂ« tillĂ« institucionale mbetet “nĂ« ndĂ«rgjegjen e partive politike”, tĂ« cilat mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« pĂ«rshpejtimin ose vonesĂ«n e tĂ« gjitha procedurave.

Si mund të shmanget kriza?

EkspertĂ«t e proceseve zgjedhore paralajmĂ«rojnĂ« se pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« institucionale, partitĂ« politike duhet t’i pĂ«rshpejtojnĂ« procedurat e rinumĂ«rimit dhe tĂ« shmangin pĂ«rdorimin e afateve pĂ«r bllokada.

Sipas tyre, edhe presidentja e vendit dhe partitë duhet të sigurojnë koncensus për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Përndryshe, vonesat në këto procese, theksojnë ata, mund të kenë edhe pasoja ekonomike për Kosovën.

Në këtë aspekt, rreziku më i madh lidhet me mosmiratimin e buxhetit të shtetit deri më 28 shkurt.

Pas kësaj date, nuk mund të merren vendime për lëvizje të mjeteve financiare, përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat për kategoritë sociale.

Në rrezik mund të vihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dritën jeshile nga Kuvendi.

Për shembull, afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila parasheh financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, është 13 shkurti.

“Barra e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« bie mbi vetĂ« partitĂ« politike, sepse, fundja, vetĂ« KQZ-ja Ă«shtĂ« trup politik i pĂ«rbĂ«rĂ« prej tyre. Vendimet pĂ«r udhĂ«heqjen dhe pĂ«rmbylljen e procedurave sa mĂ« shpejt qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, janĂ« nĂ« diskrecionin e tyre”, pĂ«rfundon Cakolli.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet appeared first on Sinjali.

ÇfarĂ« po pĂ«rgatit Apple pĂ«r iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max?

Një raport i ri nga burimet e zinxhirit të furnizimit të ETNews sugjeron se Apple po planifikon të prezantojë panele të përmirësuara LTPO+ OLED në modelet e ardhshme të iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max.

Përveç faktit që këto ekrane pritet të jenë më efikase në përdorimin e energjisë, ato gjithashtu do të mundësojnë që Apple të vendosë skanerin IR, i cili përdoret për Face ID, pas ekranit.

Për më tepër, disa njerëz të njohur me çështjen dyshojnë se Apple do ta zhvendosë edhe kamerën selfie pas ekranit pa bërë kompromis me cilësinë.

ËshtĂ« interesante se kjo do ta nxirrte prodhuesin kinez tĂ« paneleve BOE nga zinxhiri i furnizimit tĂ« Apple pĂ«r modelet Pro, pasi vetĂ«m LG dhe Samsung mund tĂ« prodhojnĂ« ekrane LTPO+ OLED.

Megjithatë, BOE mund të prodhojë ende panele për modelet jo-Pro.

Raporti gjithashtu sugjeron që Apple do të përfshijë panele LTPO+ në M6 MacBook Pro të ridizajnuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ÇfarĂ« po pĂ«rgatit Apple pĂ«r iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max? appeared first on Sinjali.

21 të vdekur dhe mbi 60 të zhdukur nga zjarri masiv në Pakistan

Zjarrfikësit pakistanezë kanë nisur të hënën nxjerrjen e trupave nga rrënojat e një qendre tregtare në Karaçi, pas një zjarri masiv që i mori jetën të paktën 21 personave, ndërsa më shumë se 60 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Zjarri, më i madhi në qytet në më shumë se një dekadë, shpërtheu të shtunën vonë në Gul Plaza, një kompleks shumëkatësh në qendrën historike të Karaçit që strehon rreth 1.200 dyqane dhe shtrihet në një sipërfaqe më të madhe se një fushë futbolli. Flakët vazhduan për më shumë se 24 orë para se të viheshin kryesisht nën kontroll.

Pamjet video treguan flakë të mëdha që përfshinë të gjithë ndërtesën, ndërsa zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit. Të hënën, ekipet nisën ftohjen e strukturës dhe pastrimin e mbeturinave, përfshirë metalin e shtrembëruar, njësitë e rrëzuara të ajrit të kondicionuar dhe tabelat e dyqaneve të shpërndara nëpër rrugë.

Deri të hënën pasdite, pjesa më e madhe e ndërtesës ishte shembur. Autoritetet përdorën vinça për të shkatërruar strukturën e mbetur, nga frika se ajo mund të shembej plotësisht dhe të rrezikonte ekipet e shpëtimit.

Mes familjarĂ«ve qĂ« presin lajme Ă«shtĂ« edhe Qasir Khan, i cili tha se gruaja e tij, nusja dhe nĂ«na e saj kishin shkuar nĂ« qendrĂ«n tregtare tĂ« shtunĂ«n nĂ« mbrĂ«mje dhe vazhdojnĂ« tĂ« rezultojnĂ« tĂ« zhdukura. Ai kritikoi pĂ«rpjekjet e shpĂ«timit, duke thĂ«nĂ« se ato nuk ishin mjaftueshĂ«m tĂ« shpejta. “Ata mund tĂ« kishin shpĂ«tuar shumĂ« njerĂ«z”, u shpreh Khan.

Qindra persona u mblodhĂ«n rreth ndĂ«rtesĂ«s ndĂ«rsa ekipet e shpĂ«timit kĂ«rkonin tĂ« mbijetuar. Mes tyre ishin edhe pronarĂ« dyqanesh, tĂ« cilĂ«t panĂ« se si puna e tyre e shumĂ« viteve u shndĂ«rrua nĂ« hi. “Kemi mbetur nĂ« zero; 20 vjet punĂ« e palodhur kanĂ« marrĂ« fund”, tha dyqanxhia Yasmeen Bano, shkruan Euronews.al.

Autoritetet vijojnë kërkimet mes rrënojave, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 21 të vdekur dhe mbi 60 të zhdukur nga zjarri masiv në Pakistan appeared first on Sinjali.

Belgjika ripërsërit angazhimin e saj për mbështetje të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO

Belgjika ka ripërsëritur angazhimin e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Këtë qëndrim e ka shprehur ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, gjatë takimit me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Për nder të mysafirit, Maqedonci organizoi një pritje me nderime ushtarake të larta në Prishtinë.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua mes ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve ka qenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak.

“GjatĂ« takimit u diskutua pĂ«r akreditimin e afĂ«rt tĂ« atasheut tĂ« mbrojtjes tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« BelgjikĂ«, avancimin e bashkĂ«punimit ushtarak ndĂ«rmjet dy vendeve, si dhe mundĂ«sitĂ« konkrete tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e industrisĂ« sĂ« mbrojtjes. Me kĂ«tĂ« rast, ministri Francken riafirmoi mbĂ«shtetjen e BelgjikĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« NATO dhe nĂ« Bashkimin Evropian, duke ritheksuar pĂ«rkushtimin e kĂ«tij shteti mik ndaj sĂ« ardhmes euroatlantike tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Tutje thuhet se Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta euroatlantike, partneritet të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Belgjika ripërsërit angazhimin e saj për mbështetje të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO appeared first on Sinjali.

❌