❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r ‘shpĂ«rdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit DurrĂ«s

Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi, Policia bĂ«n tĂ« ditur se Gjykata e DurrĂ«sit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme tĂ« Kurum, ku u caktuan 33 masa sigurie.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni koduar “Eko-Toxic”, kapet njĂ«ri nga shtetasit e shpallur nĂ« kĂ«rkim.

SpecialistĂ«t e Sektorit pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapĂ«n dhe ndaluan Xh. G., 37 vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s, i cili ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DurrĂ«s, me vendimin e datĂ«s 03.02.2026, i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Qendro, deri para pak ditësh ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës.

Ai ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe ndër më të votuarit në Asamblenë e Tiranës.

Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nën kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.

MarrĂ«dhĂ«niet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerĂ«ve tĂ« shtetit luan rol udhĂ«heqĂ«s nĂ« raportet dypalĂ«she

Diplomacia nĂ« nivelin e krerĂ«ve tĂ« shtetit ka njĂ« rol strategjik tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« marrĂ«dhĂ«niet Kinë–ShBA, tha tĂ« enjten zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme kineze Lin Jian nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« pyetjeje lidhur me vizitĂ«n e mundshme tĂ« presidentit amerikan Donald Trump nĂ« KinĂ«.

Gjatë bisedës së fundit telefonike mes dy krerëve të shtetit, presidenti i ShBA-së Donald Trump shprehu sërish dëshirën e tij për të vizituar Kinën në muajin prill, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping rikonfirmoi ftesën e tij, bëri të ditur zëdhënësi. Të dyja palët po mbajnë komunikim të vazhdueshëm për këtë çështje.

Marrëdhëniet ekonomike e tregtare mes Kinës dhe ShBA-së janë të dobishme për të dyja palët dhe me përfitime të ndërsjella, tha Lin. Të dy vendet duhet të zbatojnë së bashku konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shtetit, duke sjellë më shumë siguri e qëndrueshmëri jo vetëm në bashkëpunimin ekonomik e tregtar dypalësh, por edhe në ekonominë botërore.

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

Inflacioni në vend ka shënuar rritje në muajin Janar 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit arriti në 2.3 për qind, nga 1.9 për qind që ishte në Janar të vitit të shkuar.

Rritja vjetore Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujĂ«, energji elektrike, gaz dhe karburante tĂ« tjera”, si dhe nga “Ushqime dhe pije joalkoolike. Sipas Ilirjana Kraja, pĂ«rgjegjĂ«se e sektorit tĂ« çmimeve nĂ« INSTAT, ndikim kanĂ« dhĂ«nĂ« edhe mobilet, restorantet, pijet alkoolike, kujdesi personal dhe shĂ«rbimet financiare.

“JanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rditĂ«sime tĂ« shportĂ«s dhe kemi rritje tĂ« numrit tĂ« artikujve nga 331 qĂ« ishte mĂ« parĂ« tani kemi 411 produkte”, tha Ilirjana Kraja, pĂ«rgjegjĂ«se e sektorit tĂ« çmimeve nĂ« INSTAT.

Nga muaji Shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve tĂ« Konsumit do tĂ« pĂ«rllogaritet sipas klasifikimit tĂ« ri evropian, nĂ« pĂ«rputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Ă«shtĂ« ndryshuar periudha e referencĂ«s dhe janĂ« pĂ«rditĂ«suar peshat, lista e produkteve dhe njĂ«sitĂ« tregtare ku mblidhen çmimet.

Europa brenda dhe jashtë

Nga Majlinda Bregu

Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025.

ShumĂ«kush mund tĂ« thotĂ«: “ne kemi hallet tona, nuk na duhet tĂ« dimĂ« çfarĂ« hallesh kanĂ« europianĂ«t.” NjĂ« gjysmĂ« e vĂ«rtetĂ« kjo. Por vetĂ«m njĂ« gjysmĂ«.

Sepse ajo që ndodh në Europë jo vetem nuk është kurrë larg nesh, por shpesh përcakton drejtimin tonë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Po aq ndikon edhe në vëmendjen europiane ndaj zullumeve tona.

Teksa e lexoja raportin,po mendoja për dy Europat që bashkëjetojnë sot: Europa brenda dhe Europa jashtë. Njëra që po përpiqet të kapë mesazhin se që të mbijetojë duhet të ndryshojë dhe tjetra që ende pret të bëhet pjesë e saj.

Mesazhi që del edhe nga Eurobarometri është i qartë.

Europianët nuk po kërkojnë më pak Europë. Ata po kërkojnë një Europë më të fortë.

89% duan më shumë unitet brenda vedit dhe 86% presin që BE-ja të ketë një zë më të fuqishëm globalisht. Në një kohë luftërash pranë kufijve (72%), kërcënimesh terroriste (67%), sulmesh kibernetike dhe rreziqesh klimatike (66%), qytetarët kërkojnë drejtim të qartë dhe lidership të fortë.

62% vazhdojnë ta shohin anëtarësimin në BE si një gjë të mirë. Në një botë që shpesh duket e paqëndrueshme, besimi tek projekti europian mbetet i fortë.

Po Europa jashtë?!

Në Ballkanin Perëndimor, 64% e qytetarëve (Balkan Barometer i RCC), besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë. Pas një rruge të gjatë dhe shpesh zhgënjyese, ky është një tregues me peshë reale politike.

Gjatë kohës që drejtoja RCC-në, këto prirje i kemi parë herët dhe i kemi matur vazhdimisht përmes Balkan Barometer dhe SecuriMeter. Ato kanë treguar vazhdimisht se orientimi drejt Europës nuk është vetëm objektiv politik. Për shumë qytetarë është bërë plan personal jetese.

Rreth 41 % e qytetarĂ«ve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor janĂ« gati pĂ«r t’u larguar nga vendi.

E pĂ«r tu kthyer tek “halli ynĂ«â€, shqiptarĂ«t qĂ« duan tĂ« largohen janĂ« mĂ« lart se mesatarja e rajonit- 44%.

Kur gati njĂ« nĂ« dy qytetarĂ« sheh tĂ« ardhmen diku tjetĂ«r, kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht statistikĂ«. ËshtĂ« alarm kombĂ«tar. NjĂ« alarm pĂ«r ekonominĂ«, pĂ«r tregun e punĂ«s, pĂ«r besimin tek e ardhmja.

Madje, në shumë vende të rajonit, qytetarët i besojnë BE-së më shumë sesa vetë institucioneve të tyre.

Dallimi bëhet edhe më i dukshëm kur shohim prioritetet.

Brenda BE-së, qytetarët mendojnë strategjikisht: siguri, mbrojtje, shqetësime për kërcënimet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Në Ballkanin Perëndimor, shqetësimet janë më bazike: inflacioni, vendet e punës, stabiliteti ekonomik dhe funksionimi i shtetit.

Në BE, qytetarët shprehin nivele të larta shqetësimi për disa kërcënime njëkohësisht:

* Luftërat pranë BE-së, 72%

* Terrorizmi, 67%

* Fatkeqësitë natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike, 66%

* Sulmet kibernetike nga vende jashtë BE-së, 66%

* Dezinformimi, gjuha e urrejtjes, pĂ«rmbajtjet mashtruese tĂ« gjeneruara nga AI dhe kĂ«rcĂ«nimet ndaj tĂ« dhĂ«nave online, rreth 68–69%.

Në Ballkanin Perëndimor, vetëm rreth 38% e shohin rajonin si të sigurt. Optimizmi mbetet i kufizuar dhe shqetësimet lidhen jo vetëm me paqëndrueshmërinë gjeopolitike, përfshirë efektet e luftës në Ukrainë, por edhe me korrupsionin, cenueshmërinë ekonomike dhe besimin e ulët tek institucionet.

Dezinformimi është një shqetësim në rritje në të dy realitetet, por përjetohet ndryshe.

Në BE trajtohet si një kërcënim strategjik ndaj demokracisë. Në Ballkanin Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me mosbesimin e theksuar tek institucionet, mediat dhe cilësisë së jetës.

Ky krahasim ka rëndësi sepse tregon dy mënyra të ndryshme se si kuptohet Siguria.

Për Europën brenda është prioritet strategjik; për Europën jashtë është kusht për stabilitetin e përditshëm.

Ka edhe një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar, -të rinjtë.

Në të dy sondazhet, ata janë më optimistët dhe më proeuropianët.

Rreth 65% e të rinjve në BE janë optimistë për të ardhmen e Unionit dhe shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor e shohin të ardhmen e tyre si europiane.

Mesazhi është i qartë.

Qytetarët brenda Europës po i kërkojnë Europës të përshtatet me kohën.

Qytetarët jashtë saj po i kërkojnë Europës të mos i lërë peng.

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastisi këtë të enjte, 12 shkurt, zyrat e Komisionit Europian, për shkak të dyshimeve mbi parregullsi në shitjen e pasurive të paluajtshme. Lajmi raportohet nga Financial Times, që citon burime të njohura me hetimin.

Sipas Financial Times hetimi po udhëhiqet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe lidhet me 23 ndërtesa që u blenë nga fondi sovran belg SFPIM për 900 milionë euro në vitin 2024.

Në atë kohë, Komisioni tha se shitja u tenderua në përputhje me rregulloren financiare të BE-së.

EPPO konfirmoi bastisjen, por nuk dha detaje të tjera. Policia belge nuk pranoi të komentojë. Zyra e prokurorit belg, Komisioni Evropian dhe SFPIM nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, shkruan Reuters.

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dĂ«mshpĂ«rblye me rreth 12 milionĂ« euro!

Kryeministri Edi Rama ka shkruar pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “X” se nĂ« formĂ« krejt tĂ« paprecedentĂ« “gjykatat nĂ« vend kanĂ« dĂ«mshpĂ«rblyer nĂ« 92 raste gjyqtarĂ«t e pĂ«rjashtuar nga sistemi i drejtĂ«sisĂ« pĂ«rmes vettingu-t”.

Ai bën me dije po ashtu se, edhe pa vendim të formës së prerë nga instancat më të larta të drejtësisë, Inspektoriati i Sigurimeve Shoqërore është detyruar të kryejë pagesat duke marrë nga fondi i pensioneve.

“A e dini se gjykatat kanĂ« dhĂ«nĂ« deri mĂ« tani 92 raste nĂ« favor tĂ« llumit tĂ« pastruar nga vetingu, duke u dhĂ«nĂ« njĂ« trajtim financiar prej rreth 12 milionĂ« Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorĂ«, po si viktima qĂ« duhen dĂ«mshpĂ«rblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!

Dhe ndĂ«rkohĂ«, radha pĂ«r tĂ« marrĂ« lekĂ« nga taksat vazhdon edhe pĂ«rtej kĂ«tij numrit 92, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ato 12 milionĂ«t mund tĂ« shkojnĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r


Kjo quhet pavarĂ«si e papĂ«rgjegjshme!”, shkruhet nĂ« postimin e tij.

Pretenca e HagĂ«s pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK, Balla: BatĂ«rdi e tmerrshme, alarm i madh pĂ«r shqiptarĂ«t!

Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« doli sot, 12 shkurt, me njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r gjyqin qĂ« po zhvillohet nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«, ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi se kjo shkresë është në përputhje të plotë me qëndrimin që kjo forcë politike gjithnjë ka mbajtur ndaj procesit gjyqësor.

“Sikur sot tĂ« ishte gjallĂ« Adem Jashari, edhe ai, sipas kĂ«tyre prokurorĂ«ve duhej tĂ« dĂ«nohej me 45 vite burg se luftoi pĂ«r lirinĂ« e vendit tĂ« vet. Heroi ynĂ« kombĂ«tar bashkĂ« me heronjtĂ« e tjerĂ« qĂ« u pĂ«rmendĂ«n kĂ«tu, nuk mund tĂ« pĂ«rballen me kĂ«tĂ« akt-akuzĂ« sepse pushtuesi i ka vrarĂ«â€, tha ai nĂ« nisje tĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

Pretenca, tha ai, është një batërdi e tmerrshme dhe një baltë në vijim të baltave që janë përpjekur të hidhen në këto 27 vite kundër luftës çlirimtare në Kosovë.

“ValĂ«t biblike njerĂ«zore qĂ« i iknin kasaphanĂ«s, na qenkan zeruar, duke u lĂ«nĂ« vendin trillimeve se gjoja UÇK na paska qenĂ« njĂ« grup i strukturuar kriminal. Ajo pretencĂ« Ă«shtĂ« njĂ« alarm i madh, pĂ«r çdo shqiptar nĂ« çdo cep tĂ« globit”, tha Balla.

Më tej, përmendi krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Kam njĂ« pyetje pĂ«r prokurorĂ«t, janĂ« 12 mijĂ« bij e bija shqiptare tĂ« cilĂ«ve iu grabit jeta nĂ« KosovĂ«. JanĂ« 20 mijĂ« gra dhe vajza shqiptare nĂ« KosovĂ« qĂ« u pĂ«rdhunuan, janĂ« 1 600 shqiptarĂ« tĂ« vdekur e tĂ« pakallur, ose siç thuhet me kĂ«tĂ« gjuhĂ«n burokratike tĂ« HagĂ«s, rezultojnĂ« tĂ« zhdukur. Po pĂ«r kĂ«ta, çfarĂ« mund tĂ« bĂ«het dhe si do t’i bĂ«het?!”

Theksoi se pĂ«r asnjĂ« nga personat e akuzuar pĂ«r krime nĂ« KosovĂ«, nuk ekziston njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r 45 vite burg, pĂ«rveç ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Debati pĂ«r pagat e gjyqtarĂ«ve, ‘Kushtetuesja’ kĂ«rkon kohĂ« pĂ«r vendimin

Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim në lidhje me pagat e gjyqtarëve.

Ata do të mblidhen sërish në një tjetër datë.

KujtojmĂ« se debati pĂ«r çështjen u “ndez” sidomos pasi dy shoqata gjyqtarĂ«sh kĂ«rkuan rritje tĂ« pagave. Kryeministri Edi Rama reagoi ashpĂ«r duke thĂ«nĂ« se pagat e tyre janĂ« mĂ« tĂ« larta se tĂ« gjyqtarĂ«ve nĂ« Greqi dhe dyfish mĂ« tepĂ«r se ata nĂ« rajon.

Madje, së fundmi, kreu i qeverisë e tha me bindje se sa pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të rriten për sa kohë ai të jetë kryeministër.

Ai shpreson se do tĂ« jetĂ« Gjykata Kushtetuese ajo qĂ« do t’u japĂ« zgjidhjen e drejtĂ« dhe sipas ligjit.

Nga ana tjetr, gjyqtarët kërkojnë që pagat e tyre të indeksohen automatikisht sa herë rriten pagat në sektorë të tjerë shtetërorë, duke e konsideruar këtë si garanci kushtetuese të pavarësisë së gjyqësorit.

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

NjĂ« 50-vjeçar ka humbur jetĂ«n pasi ra nga lartĂ«sia duke punuar pĂ«r ndĂ«rtimin e çatisĂ« sĂ« njĂ« banese nĂ« lagjen “UznovĂ«â€ tĂ« Beratit.

Mësohet se Pëllumb Mollaj ka qenë duke punuar në çatinë e një shtëpie në këtë lagje dhe aksidentalisht ka rënë nga çatia. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Trupi i tij i pajetë është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet nëse ky shtetas ka qenë punëtor i kontraktuar nga pronari i banesës, që sipas burimeve policore është shtetasi Leonard Tabaku, apo ka qenë familjar i tij.

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast prostitucioni në qytet, duke arrestuar dy shtetase të huaja që ushtronin këtë veprimtari në një banesë të marrë me qira.

Në pranga kanë rënë një 30 vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare nga Turqia. Sipas Policisë, dy shtetaset kishin përshtatur banesën për ushtrimin e prostitucionit.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 2800 euro, 29 000 lekë dhe 5 celularë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Goditet një tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2

Njoftim i DVP Fier

Goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim. 

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« Fier, pĂ«r veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve pĂ«r prostitucion”.

“ShtrembĂ«rim i historisĂ«, luftuan pĂ«r lirinĂ«â€, Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« me deklaratĂ« pro ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK

NĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« lexuar projekt-deklarata e pĂ«rbashkĂ«t, e hartuar nga Igli Hasani dhe Tritan Shehu, pĂ«r procesin gjyqĂ«sor qĂ« po zhvillohet nĂ« GjykatĂ«n e HagĂ«s pĂ«r 4 krerĂ«t e UÇK-sĂ«, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

NĂ« projekt-deklaratĂ«, shprehet mbĂ«shtetja totale ndaj luftĂ«s çlirimtare tĂ« KosovĂ«s kundĂ«r regjimit tĂ« Millosheviçit. Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« kundĂ«rshton dĂ«nimin me 180 vite burg tĂ« 4 ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, pretencĂ« e prokurorĂ«ve specialĂ«, dhe shpalljen e tyre tĂ« pafajshĂ«m.

“Kuvendi, duke mbajtur parasysh tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike tĂ« luftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«, thekson se kjo ushtri ishte njĂ« lĂ«vizje legjitime çlirimtare qĂ« luftoi pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut. Kuvendi vĂ«ren me shqetĂ«sim se kĂ«rkesa e ProkurorisĂ« Speciale rrezikon tĂ« krijojĂ« njĂ« shtrembĂ«rim tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« historisĂ«, duke barazuar luftĂ«n legjitime tĂ« njĂ« populli pĂ«r mbijetesĂ« dhe liri me krimet e regjimit serb, qĂ« kreu spastrim etnik dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit ndaj popullit tĂ« KosovĂ«s.

Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« deklaron mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« dhe tĂ« pakushtĂ«zuar pĂ«r drejtuesit e UÇK-sĂ«, qĂ« ishin dhe mbeten pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« aspiratave dhe tĂ« drejtave tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r liri dhe vetĂ«vendosje. Lufta e tyre ishte e drejtĂ«, e mbĂ«shtetur nĂ« parimet universale tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut. I drejton kĂ«rkesĂ« Dhomave tĂ« Specializuara nĂ« HagĂ«, komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar dhe institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« tĂ« deklarojnĂ« pafajĂ«sinĂ« e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pĂ«rmes njĂ« procesi tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« paanshĂ«m qĂ« respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftĂ«s çlirimtare tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s.

Kujton bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare se lufta e UÇK-sĂ« u zhvillua nĂ« kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik dhe akte gjenocidale ndaj popullatĂ«s civile tĂ« KosovĂ«s, dhe se ndĂ«rhyrja e NATO-s nĂ« vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrĂ«n kriminale tĂ« regjimit tĂ« Millosheviçit. Shpreh solidaritet tĂ« plotĂ« me popullin e KosovĂ«s dhe familjet e drejtuesve tĂ« UÇK-sĂ«, duke ritheksuar se kombi shqiptar qĂ«ndron i bashkuar nĂ« mbrojtjen e tĂ« vĂ«rtetĂ«s historike dhe tĂ« dinjitetit tĂ« luftĂ«s pĂ«r liri.

Shpreh angazhimin pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« çdo hap tĂ« nevojshĂ«m diplomatik dhe politik nĂ« forumet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« e vĂ«rteta historike mbi luftĂ«n e UÇK-sĂ« tĂ« mos cenohet dhe drejtĂ«sia tĂ« ushtrohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ«â€, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« deklaratĂ«.

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundĂ«si t’i shlyeja”, çfarĂ« deklaroi nĂ« Polici autori i grabitjes sĂ« bankĂ«s

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundĂ«si t’i shlyeja” KĂ«shtu ka deklaruar para policisĂ« Bardhyl Fusha, i cili tentoi tĂ« grabisĂ« me kallashnikov njĂ« bankĂ« tĂ« nivelit tĂ« dytĂ« nĂ« kryeqytet.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-parkut në Tiranë, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha hyri me dy kallashnikovë në FiBank dhe qëlloi në dysheme duke trembur dhe duke shkaktuar panik te punonjësit e bankës.

Policia ndĂ«rhyri menjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« njoftimit duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur kapjen e autorit, nĂ« tentativĂ« pĂ«r t’u larguar nga vendi i ngjarjes sĂ« bashku me paratĂ«.

Policia shoqëroi në komisariat 58-vjeçarin dhe sekuestroi armën e zjarrit dhe paratë.

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta lidhur me protestat qytetare dhe fenomenin e dhunës në shkolla, gjatë interpelancës me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Deputeti i PartisĂ« “MundĂ«sia”, Erald Kapri, u ndal te çështja e dhunĂ«s nĂ« shkolla, ku specifikoi rastin e vrasjes sĂ« 14-vjeçarit Martin Cami dhe akuzoi qeverinĂ« pĂ«r masa propagandistike, duke theksuar se sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare raportohen rreth 2500 raste dhune nĂ« vit nĂ« shkolla, ndĂ«rsa studime tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare sugjerojnĂ« pĂ«rmasa edhe mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« fenomenit.

“E kam thirrur kĂ«tĂ« interpelancĂ« me ministren Kumbaro pĂ«r fenomenin qĂ« po gĂ«rryen familjet shqiptare qĂ« Ă«shtĂ« dhuna nĂ« shkolla.

Dhe mĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ« tĂ« gjithĂ« u tronditĂ«m nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cami dhe pas asaj ngjarje Qeveria nisi njĂ« propagandĂ« shfrenuese, si edhe njĂ« censurĂ« paraprake, ndonĂ«se kjo ndalohet me KushtetutĂ«, duke mbyllur edhe rrjetin social Tik Tok. PĂ«rmasat e dhunĂ«s pĂ«r tĂ« cilat i censuron Qeveria nĂ« shkolla janĂ« tĂ« frikshme. VetĂ« ministria raporton minimumi 2500 raste nĂ« vit dhune brenda nĂ« shkollat shqiptare. Save the Children ka bĂ«rĂ« njĂ« studim shumĂ« serioz nĂ« shkollat shqiptare dhe thotĂ« tĂ« paktĂ«n 40% e fĂ«mijĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« sistemin parashkollor kanĂ« pĂ«rjetuar dhunĂ« dhe çfarĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«nda thotĂ« qĂ« vetĂ«m gjysmat i kanĂ« raportuar, gjysmat, pra vetĂ«m 20% di ministria, gjysmĂ«n tjetĂ«r nuk raportohet pĂ«r arsye tĂ« tjera. Pra dhuna si fenomen nĂ« shkollat shqiptare Ă«shtĂ« dy herĂ« mĂ« e lartĂ« seç e di vetĂ« Qeveria”, deklaroi Kapri.

Deputeti kritikoi masën për shtimin e oficerëve të sigurisë në shkolla, duke e cilësuar të pamjaftueshme dhe ngriti akuza edhe për emërime dhe përgjegjësi institucionale në strukturat e ministrisë.

“Tani tĂ« jeni tĂ« bindur qĂ« ministrja Kumbaro do vijĂ« kĂ«tu edhe do thotĂ« zgjidhja jonĂ« Ă«shtĂ« 160 oficerĂ« tĂ« rinj sigurie nĂ« shkolla dhe do t’i sjellim shumĂ« shpejt. Pra kaq ofron Qeveria, oficerĂ« sigurie tĂ« keqpaguar me pagĂ« minimale madje dhe tĂ« patrajnuar, por ajo qĂ« nuk do flasĂ« kĂ«tu ministrja Kumbaro Ă«shtĂ« modeli: dhe modeli i ministres Kumbaro Ă«shtĂ« Arta Dollani. Sa herĂ« qĂ« zonja Kumbaro shĂ«tit nga njĂ« ministri nĂ« ministrinĂ« tjetĂ«r, tre njĂ«ra pas tjetrĂ«s, kjo zonjĂ« e ndjek nga pas duke marrĂ« postet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, shtoi ai.

Më tej Kapri ngriti edhe shqetësimin për protestën e banorëve të Rrjollit, Durrësit dhe ish-minatorëve, të cilët prej disa orësh protestonin para Kuvendit. Ai kërkoi angazhimin e Kryetarit të Kuvendit për organizimin e një seance dëgjimore në komisionet parlamentare.

Sipas Kaprit, banorët e Rrjollit po përballen me ndërhyrje në pronat e tyre pa transparencë dhe pa konsultim, ndërsa në Durrës, banorë autoktonë po shpronësohen pa informacion të qartë mbi vlerën e pronës.

Xhixho: Arsimi, në emergjencë kombëtare

Deputetja e PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Erisa Xhixho, e cilĂ«soi situatĂ«n nĂ« arsim si “emergjencĂ« kombĂ«tare” pĂ«r sa i pĂ«rket sigurisĂ« dhe cilĂ«sisĂ«. Ajo akuzoi qeverinĂ« se pĂ«rdori ngjarjen tragjike tĂ« vitit tĂ« kaluar si justifikim pĂ«r mbylljen e rrjetit social TikTok, duke e konsideruar kĂ«tĂ« si tentativĂ« pĂ«r censurĂ«.

Duke iu referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit të dhjetorit 2025, Xhixho tha se oficerët e sigurisë ndodhen nën presion dhe kanë hezitim për raportimin e incidenteve, ndërsa ministria, sipas saj, nuk ka një panoramë reale mbi nivelin e rrezikut në shkolla.

“Kur goditet njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« shesh imagjinoni sa tĂ« soigurt janĂ« ata nĂ« shkolla. Arsimi shqiptar nĂ« emergjencĂ« kombĂ«tare sa i pĂ«rket cilĂ«sisĂ«.

Në vend që të garantonte siguri në shkolla, qeveria përdori vrasjen e Martin Canit si justifikimoër të mbylljen e TikTok me një vendim që ngjan si tentativë për censurë dhe kontroll të hapësirës publike.

Në dhjetor 2025 KLSH e vërtetoi këtë dështim me fakte zyrtare dhe të pakundërshtueshme.

Sipas KLSH, oficerĂ«t e sigurisĂ« kanĂ« frikĂ« tĂ« raportojnĂ« incidente. OficertĂ«t ndodhen nĂ«n presion tĂ« drejtuesvetĂ« shkollave. Urdhrat e ministrisĂ« pĂ«r kontrolle fizike dhe tĂ« ambienteve janĂ« kthyer nĂ« formulĂ« dhe formalitet pa vlerĂ«. Instrumentet pĂ«r matjen e rriskut nuk pĂ«rdoren. Ministria s’ka panoramĂ« reale mbi nivelkin e rrezikut nĂ« institucione arsimore”, tha Xhixho.

Kumbaro: Sfida globale, të mos mohojmë punën e mësuesve

Në përgjigje, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi planin e masave për sigurinë në shkolla dhe mbështetjen psikologjike për 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar.

Ajo theksoi se dhuna në shkolla është një sfidë globale, e lidhur me ndikimin e pakontrolluar të hapësirës virtuale, dhe kërkoi bashkëpunim të të gjithë aktorëve shoqërorë.

Ministrja solli të dhëna mbi stafin në sistemin arsimor: mbi 30 mijë mësues, 2670 mësues ndihmës, 1183 psikologë e punonjës socialë dhe 329 oficerë sigurie aktualisht në detyrë, ndërsa numri i miratuar arrin në 392.

Kumbaro e cilĂ«soi “cinike” mohimin e punĂ«s sĂ« pĂ«rditshme tĂ« mijĂ«ra punonjĂ«sve tĂ« arsimit dhe mbrojti rolin e mĂ«suesve si pasuri kombĂ«tare, duke theksuar se pĂ«rballja me fenomenet negative kĂ«rkon pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe jo retorikĂ« politike.

Qendra e DrejtĂ«sisĂ«/ Sadushi: GJL duhet tĂ« ketĂ« godinĂ« tĂ« veçantĂ«; Rama: Plani Ă«shtĂ« njĂ« alternativĂ« që 

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së re të Drejtësisë, por ka ngritur pikëpyetje lidhur me vendosjen e Gjykatës së Lartë brenda këtij poli të ri urban.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, Sadushi theksoi se projekti dëshmon përgjegjshmëri institucionale për ta vendosur drejtësinë në pozicionin që meriton. Megjithatë, ai u shpreh se nuk ka konstatuar qartësisht nëse në projekt është parashikuar ndërtimi i një godine të veçantë për Gjykatën e Lartë, siç është ideuar më herët në zonën e Bulevardit të Ri.

“NĂ«se nĂ« projektin e paraqitur kjo Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« konsideratĂ«, atĂ«herĂ« komenti im nuk vlen. Por duket sikur nĂ« kĂ«tĂ« pol drejtĂ«sie pĂ«rfshihet edhe Gjykata e LartĂ« dhe Gjykata Kushtetuese. Ajo duhet tĂ« jetĂ« njĂ« godinĂ« e veçuar”, deklaroi Sadushi.

Ai theksoi se në vendet e Bashkimit Evropian, Gjykata e Lartë nuk përfshihet brenda strukturës së gjykatave të juridiksionit të zakonshëm, për shkak të funksionit që ka dhe simbolikës që përfaqëson për shtetin. Sipas tij, si Gjykata e Lartë ashtu edhe Gjykata Kushtetuese duhet të kenë godina të ndara, në përputhje me rolin dhe seriozitetin institucional që mbartin.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se ekziston një projekt alternativ që parashikon vendosjen e Gjykatës së Lartë në një godinë administrative në kuadër të një zhvillimi privat, ku shteti ka përfituar hapësira ndërtimi në këmbim të vënies në dispozicion të truallit.

“ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« kemi kaluar lejen e ndĂ«rtimit pĂ«r njĂ« godinĂ« administrative qĂ« presupozohet tĂ« jetĂ« Gjykata e LartĂ«. Plani qĂ« patĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« alternativĂ« qĂ« ajo tĂ« jetĂ« nĂ« kampusin aty, por kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« duhet diskutuar dhe finalizuar pĂ«rfundimisht”, tha Rama.

Sipas tij, kjo zgjidhje do të lehtësonte barrën financiare për buxhetin e shtetit, pasi në këtë rast nuk do të kishte shpenzime direkte për ndërtimin, por shteti do të përfitonte hapësira të dedikuara për Gjykatën e Lartë, nëse vendoset që ajo të mbetet në atë lokacion.

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, anuloi pjesëmarrjen në atë takim për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillimet e fundit politike brenda vendit.

Lajmi u konfirmua për mediat në Kosovë nga këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina. Ndërkohë, në mbledhjen e parë të kabinetit të qeveritar, kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm të ulet me opozitën për të diskutuar mbi çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të Shtetit, pasi Vjosa Osmanit i përfundon mandati në fillim të muajit prill.

Kurti paralajmĂ«roi se pas votimit tĂ« buxhetit tĂ« shtetit dhe ratifikimit tĂ« marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare, fokusi do tĂ« kthehet tek kjo çështje. “Jam i gatshĂ«m qĂ« nga nesĂ«r tĂ« fillojmĂ« kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike pĂ«r çështjen e zgjedhjes sĂ« presidentit”.- u shpreh ai. Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka shprehur ambicien se synon njĂ« mandat tĂ« dytĂ« nĂ« krye tĂ« shtetit.

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni të karikuar me energji. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë, ndërsa tensionet do të bien. Mbani parasysh se tradhtia, nuk është zgjidhja e problemeve në çift. Kujdes duhet treguar edhe me financat, blerjet apo humbjet që mund të pësoni.

Demi

Gjatë kësaj periudhe do të bënit mirë që të shmangnit debatet dhe ti shtynit për të dielën zgjidhjet e problemeve. Mundohuni që të rrini larg njerëzve negativ, pasi mund të kenë ndikim të keq tek ju. Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, bëni mirë që të flisni sa më parë.

Binjakët

Ju pret njĂ« ditĂ« e tensionuar, ndaj mundohuni qĂ« tĂ« ruani qetĂ«sinĂ«. Ndikimi i kundĂ«rt i HĂ«nĂ«s mund t’iu krijojĂ« probleme nĂ« dashuri, duke shkaktuar debate. Edhe nĂ« punĂ«, gjĂ«rat nuk do tĂ« ecin shumĂ« mirĂ«, ku do tĂ« ketĂ« probleme qĂ« duhen kaluar.

Gaforrja

Kjo është një fazë rikuperimi. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, pasi pritet që të ketë edhe njohje të reja. Venusi do të jetë mjaft i favorshëm dhe do të ndihmojë lidhjet e reja që të shkojnë në drejtimin e duhur. Në punë duhet të angazhoheni më shumë.

Luani

Ky Ă«shtĂ« moment pĂ«rmirĂ«simi, por mundohuni qĂ« tĂ« ruani qetĂ«sinĂ«. ËshtĂ« periudha ideale pĂ«r sqarim, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« paqe dhe pĂ«r tĂ« hequr dorĂ« nga situatat e pakĂ«ndshme. NĂ« punĂ«, vlera juaj do tĂ« njihet.

Virgjëresha

Kjo nuk është dita më e mirë dhe mund të gjendeni përballë një sërë problemesh, Në dashuri, mund të ketë debate dhe keqkuptime. Në këtë periudhë jeni në kërkim të përgjigjeve. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë dhe të bëni durim.

Peshorja

Mundohuni që të gjeni pak kohë për relaks, pasi gjatë kësaj dite do të jeni tejet të lodhur. Në dashuri, do të keni dëshirë për të bërë qartësi dhe për të zgjidhur problemet, por jo çdo gjë do të jetë e mundur. Puna do të ecë më së miri.

Akrepi

Këshillohet që gjatë kësaj dite të mos bëni shumë gjëra dhe nëse ndiheni të lodhur, pushoni. Në dashuri gjërat do të përmirësohen, veç bëni kujdes me luhatjet e humorit. Mundohuni që të mbani nën kontroll shpenzimet, në mënyrë që të mos e teproni.

Shigjetari

Duhet të mbani stresin nën kontroll dhe të mos tensionoheni. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë. Nëse dikush ju thotë jo, nuk keni rrugë tjetër veçse ta pranoni, shkruan noa.al. Ndërsa në punë situata do të jetë e përmirësuar.

Bricjapi

Ju pret një fundjavë interesante për dashurinë, e cila do të sjellë me vete emocione të bukura. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive, do të bënit mirë që të bënit një zgjedhje. Në punë do të ketë përmirësim, por shqetësimet do të mbeten, ndaj duhet të përballeni me problemet.

Ujori

Pas një periudhe të vështirë, do të vijë një përmirësim i rëndësishëm. Në dashuri parashikohen emocione të bukura. Ky është një moment i mirë për të programuar ndryshime. Pas vështirësive të muajit të fundit, përmirësime do të ketë edhe në punë.

Peshqit

Nëse jeni duke përjetuar dy histori njëkohësisht, duhet të bëni kujdes, pasi do ishte mirë që të bënit një zgjedhje. Në punë mund të ketë ndonjë shpenzim më shumë, në raport me atë që kishit menduar.

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerĂ«t e rinj”/ Kumbaro prezanton planin pĂ«r shkollat

Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, 12 shkurt, ministrja e Arsimit Kumbaro prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare, i cili është miratuar dhe prezanton një kornizë veprimi që përfshin një bashkëveprim të gjerë mes institucioneve, punonjësve të arsimit dhe komunitetit.

“Ministria e Arsimit ka zgjedhur tĂ« mos reagojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« fragmentare apo vetĂ«m pas rasteve tĂ« veçanta, por tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« qasje tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« koordinuar dhe afatgjatĂ«. ËshtĂ« miratuar tashmĂ« Plani KombĂ«tar i Veprimit pĂ«r Fuqizimin e Mekanizmave tĂ« Parandalimit tĂ« çdo Forme Dhune dhe Bullizmi pĂ«r SigurinĂ« nĂ« Institucionet Arsimore Parauniversitare.

Ky plan nuk është thjesht një dokument politikash, por një kornizë veprimi e përditshme që e sheh sigurinë në shkollë si një proces të përditshëm, ku bashkëpunojnë institucione shtetërore, mësues, prindër, nxënës dhe komuniteti. Po ndërtojmë një bashkëpunim shumë solid me një prej institucioneve më të mira që ka vendi në këtë fushë, siç është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, qoftë për të krijuar mjedise më të sigurta digjitale, ashtu edhe për të krijuar linja të dedikuara komunikimi për të rinjtë që kanë nevojë të denoncojnë apo të tregojnë problemet që hasin!

Përfitoj nga ky komunikim, që të them se AKSK ka një linjë direkte komunikimi, 24 orë në 7 ditë të javës, për problemet e sigurisë kibernetike apo të bullizmit online! Po ashtu, edhe me Autoritetin e Mediave Audiovizive, kemi hyrë në një fazë të re bashkëpunimi, për të monitoruar jo vetëm hapësirën tradicionale mediatike, por edhe atë digjitale me fokus sigurinë e fëmijëve. Prania e oficerëve të sigurisë është forcuar ndjeshëm dhe po shoqërohet me standarde të reja pune dhe etike profesionale.

Këta oficerë nuk janë më thjesht figura kontrolli, por pjesë e mekanizmit të parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme ne bashkëpunim te ngushte me mësues, psikologe e punonjës sociale.

Megjithëse shkolla shqipe ka një traditë të gjatë, Oficeri i Sigurisë është figure e re, nuk ka qenë tradicionalisht një figurë e shkollave tona. Ashtu sikundër edhe punonjësit psiko-socialë! Dhe pikërisht tre javë më parë, shpallëm 62 vende të lira pune për Oficerë Sigurie pranë shkollave tona. Paralelisht, është ndërtuar një strukturë e qartë koordinimi mes drejtorive arsimore dhe Policisë së Shtetit, për të garantuar reagim në kohë reale dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni.

“Paketa e SigurisĂ«â€ si njĂ« marrĂ«veshje ndĂ«rmjet MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme dhe MinistrisĂ« sĂ« Arsimit ka institucionalizuar bashkĂ«punimin me PolicinĂ« e Shtetit, falĂ« tĂ« cilit Ă«shtĂ« shtuar prezenca e punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« gjatĂ« orarit tĂ« fillimit tĂ« mĂ«simit, gjatĂ« pushimit tĂ« gjatĂ« dhe pas mbarimit tĂ« mĂ«simit nĂ« perimetrin e shkollĂ«s.

Fillon brenda kĂ«tij viti projekti i MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme “Qyteti inteligjent” pjesĂ« e tĂ« cilit Ă«shtĂ« edhe pajisja e shkollave – fillimisht atyre me te mĂ«dha nĂ« numĂ«r nxĂ«nĂ«sish – me kamera te posaçme pĂ«r tĂ« parandaluar ne kohe dhe ne bashkĂ«punim me PolicinĂ« e Shtetit çdo incident apo konflikt. Po ashtu, nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti shkollor, me njĂ« urdhĂ«r tĂ« posaçëm Ă«shtĂ« ndaluar celulari nĂ« ambientet mĂ«simore, njĂ« masĂ« qĂ« rezulton e zbatuar plotĂ«sisht dhe qĂ« jemi duke e ndjekur hap pas hapi me rikujtesĂ« dhe sensibilizim tĂ« pĂ«rditshĂ«m, ku prindĂ«rit i kemi krah dhe jo pĂ«rballĂ«!

Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në ambientet shkollore nuk duhet parë si masë ndëshkuese, por si një ndërhyrje edukative dhe mbrojtëse. Një tjetër shtyllë themelore e planit ka qenë fuqizimi i shërbimit psiko-social në shkolla. Po ashtu është investuar në ndërtimin e rrjeteve të mbështetjes digjitale dhe mekanizmave të komunikimit të shpejtë.

Platforma SMIP – ku prindĂ«rit hyjnĂ« nĂ« çdo kohĂ« dhe kontrollojnĂ« nĂ« kohĂ« reale ecurinĂ« e fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre nĂ« shkollĂ« – si edhe Fletorja e Komunikimit Online kanĂ« krijuar njĂ« urĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« mes shkollĂ«s dhe familjes, duke e bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« identifikimin e problematikave dhe adresimin e tyre nĂ« kohĂ«â€, tha ministrja Kumbaro.

Ky Ă«shtĂ« autori i grabitjes sĂ« bankĂ«s te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave tĂ« vjedhura

Mediat kanë siguruar foton e autorit të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-parkut në Tiranë.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. Mësohet se 58-vjeçari Bardhyl Fusha nga Gramshi, ka dalë me lekët te dera e bankës, por është ndaluar menjëherë nga policia.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku 58-vjeçari hyri me dy kallashnikovë në bankë dhe qëlloi në dysheme.

Hyri në bankë me 2 kallashnikovë, A2 CNN ka siguruar foto nga

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

KombĂ«tarja, para se tĂ« luajĂ« play-off pĂ«r BotĂ«rorin 2026, do tĂ« njohĂ« kundĂ«rshtarĂ«t pĂ«r LigĂ«n e Kombeve 2026–2027. Shorti do tĂ« hidhet sot nĂ« orĂ«n 18:00 nĂ« Bruksel.

Shqipëria është pjesë e Ligës C, pasi sezonin e kaluar e mbylli e fundit në grupin e saj. Kuqezinjtë janë kokë grupi, ashtu si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani.

Në vazon e dytë ndodhen rivalët më të fortë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia. Në vazon e katërt ka skuadra që ende nuk e kanë përcaktuar nëse do të jenë në Ligën C apo do të zbresin në Ligën D, pasi në mars do të zhvillojnë takimet play-off.

Liga e Kombeve kĂ«tĂ« sezon vlen edhe si njĂ« mundĂ«si mĂ« shumĂ« pĂ«r t’u kualifikuar nĂ« Euro 2028. Takimet e fazĂ«s sĂ« grupeve nĂ« LigĂ«n e Kombeve do tĂ« zhvillohen nga muaji shtator deri nĂ« nĂ«ntor.

❌