❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Ish-manjati i medias nga Hong Kongu, Jimmy Lai, është dënuar me 20 vjet burg, duke i dhënë fund një beteje ligjore njëvjeçare që ka përcaktuar goditjen transformuese të Pekinit ndaj qendrës financiare dikur të lire. Miliarderi 78-vjeçar, i cili e ka bërë veten të pavarur, ishte ndër kritikët më të profilit të lartë të qeverisë të akuzuar që kur Pekini vendosi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare në qytetin gjysmë-autonom jugor në vitin 2020. Dënimi është më i gjati i dhënë sipas ligjit të sigurisë kombëtare dhe do të thotë se Lai nuk do të jetë i kualifikuar për lirim me kusht derisa të jetë në fund të të 90-ave.

Kjo ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« nxisĂ« thirrjet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r lirimin e manjatit tĂ« medias nĂ« gjyqin historik tĂ« ndjekur nga afĂ«r nga udhĂ«heqĂ«sit e botĂ«s perĂ«ndimore, pĂ«rfshirĂ« Presidentin e SHBA-sĂ« Donald Trump, i cili mĂ« parĂ« u zotua ta “largonte nga vendi”. Kritika ka marrĂ« edhe Kryeministri i BritanisĂ« sĂ« Madhe, Keir Starmer i cili vetĂ«m disa ditĂ« mĂ« parĂ« vizitoi KinĂ«n.

Trump pritet tĂ« udhĂ«tojĂ« pĂ«r nĂ« KinĂ« nĂ« muajt e ardhshĂ«m pĂ«r tĂ« takuar homologun e tij Xi Jinping dhe shumĂ« nga mbĂ«shtetĂ«sit e Lai do tĂ« lobojnĂ« tek ai pĂ«r tĂ« ngritur çështjen e manjatit tĂ« medias sĂ« burgosur. Djali i Lai, Sebastien, e quajti dĂ«nimin drakonian dhe “kĂ«rcĂ«nues pĂ«r jetĂ«n” pĂ«r babain e tij. Vajza e tij, Claire, e pĂ«rshkroi atĂ« si “mizorisht zemĂ«rthyes”.

“E kam parĂ« shĂ«ndetin e babait tim tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike dhe kushtet nĂ« tĂ« cilat mbahet shkojnĂ« nga keq nĂ« mĂ« keq. NĂ«se ky dĂ«nim zbatohet, ai do tĂ« vdesĂ« si martir pas hekurave”, tha ajo.

Shprehja e hapur e Lai-t mbi liritĂ« e pakĂ«suara tĂ« Hong Kongut – pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«r zyrtarĂ«t e lartĂ« amerikanĂ« – dhe roli i tij si themelues i Apple Daily, njĂ« gazete tabloide tashmĂ« e mbyllur, e cila Ă«shtĂ« pro-demokracisĂ«, e kishte bĂ«rĂ« prej kohĂ«sh njĂ« gjemb nĂ« kĂ«mbĂ« pĂ«r Pekinin.

Si Pekini ashtu edhe qeveria e Hong Kongut kanë hedhur poshtë vazhdimisht kritikat ndërkombëtare për ndjekjen penale të Lai-t dhe kanë hedhur poshtë akuzat se burgosja e tij ishte e motivuar politikisht ose një sulm ndaj lirisë së shtypit. Autoritetet kanë thënë se Lai ka marrë kujdes të mjaftueshëm mjekësor në burg.

“Lai e pĂ«rdori Apple Daily pĂ«r tĂ« helmuar mendjet e qytetarĂ«ve, pĂ«r tĂ« nxitur urrejtje, pĂ«r tĂ« shtrembĂ«ruar faktet, pĂ«r tĂ« krijuar qĂ«llimisht pĂ«rçarje sociale, pĂ«r tĂ« lavdĂ«ruar dhunĂ«n dhe pĂ«r t’u lutur hapur forcave tĂ« jashtme tĂ« sanksionojnĂ« KinĂ«n dhe Rajonin Special Administrativ tĂ« Hong Kongut”, tha tĂ« hĂ«nĂ«n udhĂ«heqĂ«si i qytetit John Lee, njĂ« ish-oficer policie dhe shef sigurie. Lai u shpall fajtor pĂ«r dy akuza pĂ«r siguri kombĂ«tare dhe njĂ« akuzĂ« pĂ«r kryengritje nĂ« dhjetor, pas njĂ« beteje gjyqĂ«sore disavjeçare.

Dukshëm i dobët me një xhaketë të bardhë, Lai buzëqeshi lehtë kur dëgjoi dënimin të hënën. Përpara se të fillonte seanca gjyqësore, ai kishte bashkuar duart për të përshëndetur ata që ishin ulur në galerinë e gjykatës dhe ishte kthyer për të parë gjashtë ish-kolegët e Apple Daily, të cilët gjithashtu prisnin dënimin. Ligji i sigurisë kombëtare i Pekinit e ka transformuar Hong Kongun, me autoritetet që kanë burgosur dhjetëra disidentë; duke detyruar grupet e shoqërisë civile dhe mediat e zëshme të shpërbëhen; dhe duke neutralizuar skenën politike dikur të zhurmshme të qytetit.

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Ka vende ku natyra të jep zgjidhjen dhe shteti krijon problemin. Tragjasi është një prej tyre. Një burim që, sipas matjeve zyrtare, mban prurje të mjaftueshme edhe në muajt më të thatë të vitit për të furnizuar bregdetin jugor, është kthyer sot në arenë frike, keqinformimi dhe heshtjeje institucionale.

Një fshat i vogël është bindur se po i merret uji, ndërsa një rajon i tërë po vuan mungesën e tij. Dhe kështu, ajo që duhej të ishte zgjidhje teknike për Jugun, është shndërruar në një tragjedi që flet më shumë për mënyrën si vendosim, sesa për mënyrën si na ka pajisur natyra.

Në jug të Shqipërisë ekziston një paradoks që nuk i përket natyrës. As gjeografisë. I përket vendimmarrjes.

Masivi karstik i Tragjasit mban rreth pesë metra kub ujë në sekondë. Kjo përbën shtatëdhjetë e një për qind të rezervave të ujërave të freskëta të gjithë bregdetit jugor. Në një vijë bregdetare prej rreth njëqind e pesëdhjetë kilometrash, realisht vetëm dy metra kub në sekondë janë të shfrytëzueshme për ujë të pijshëm.

Pa Tragjasin, furnizimi me ujë në Jug është strukturalisht i pamundur. Ky është përfundim hidrologjik, jo tezë politike.

Dhe pikërisht ky burim sot po pengohet.

NĂ« shkresĂ«n zyrtare tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« UjĂ«sjellĂ«s Kanalizimeve drejtuar MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, citohet qartĂ« se burimi “Izvori” nĂ« Tragjas ka prurje tĂ« matur nĂ« periudhat mĂ« tĂ« thata tĂ« vitit prej shtatĂ«qind e dyzet litra nĂ« sekondĂ« nĂ« shtator tĂ« vitit 2018, shtatĂ«qind e dhjetĂ« deri shtatĂ«qind e gjashtĂ«dhjetĂ« litra nĂ« matjet e po atij muaji, tetĂ«qind e dyzet litra nĂ« korrik 2021 dhe tetĂ«qind e dhjetĂ« deri tetĂ«qind e shtatĂ«dhjetĂ« litra nĂ« gusht 2022.

Këto janë matje në kulmin e thatësisë.

Në të njëjtin dokument theksohet se prurja minimale e matur është rreth shtatëqind litra në sekondë, ndërsa projekti për furnizimin e zonave bregdetare Dralëos, Drimadhes dhe Dhërmi kërkon dyqind e nëntëdhjetë litra në sekondë. Edhe duke shtuar furnizimin për Tragjasin dhe Radhimën, totali prej katërqind e tridhjetë litra në sekondë mbetet gati dy herë më i vogël se prurja minimale e burimit. Diferenca prej rreth dyqind e shtatëdhjetë litra në sekondë lihet për ruajtjen e mjedisit si prurje ekologjike dhe për vaditje.

Pra, edhe në skenarin më të keq, burimi nuk preket në kapacitet.

Akademia e Shkencave e ShqipĂ«risĂ«, nĂ« konferencĂ«n e saj pĂ«r ujĂ«rat sipĂ«rfaqĂ«sore dhe nĂ«ntokĂ«sore, thekson se burimet e Tragjasit janĂ« tĂ« mbrojtura nga depĂ«rtimi i ujit tĂ« detit, me pĂ«rçueshmĂ«ri elektrike qĂ« tregon ujĂ« tĂ« Ă«mbĂ«l tĂ« pranueshĂ«m pĂ«r konsum dhe se alternativat e tjera nĂ« Jug janĂ« tĂ« papĂ«rshtatshme pĂ«r ujĂ« tĂ« pijshĂ«m. Tragjasi nuk Ă«shtĂ« zgjedhje politike. ËshtĂ« zgjedhje e detyruar teknike.

Megjithatë, sot banorët e Tragjasit protestojnë me bindjen se burimi po shteron dhe se uji po merret për resorte. Por po në dokumentin e AKUK thuhet qartë se, në rast uljeje të prurjes, prioritet absolut kanë Tragjasi dhe Radhima. Pra, projekti e mbron fshatin para çdo zone tjetër.

Atëherë, pse vazhdojnë protestat.

Dëshmi të përsëritura nga terreni tregojnë se një investitor hotelerie në Orikum, pronar i Regina Hotel, ka nxitur kundërshtimin në fshat duke dërguar punëtorë dhe njerëz të lidhur me të për të krijuar presion. Arsyeja është e thjeshtë.

Hotelet ekzistuese furnizohen sot nga burime të afërta që nuk plotësojnë kushtet higjienike dhe sasiore. Një sistem i centralizuar me ujë të certifikuar i nxjerr jashtë loje këto zgjidhje informale.

Kështu, një interes privat përplaset me një burim kombëtar.

Në vitin 2013, agjenci gjermane të turizmit që studionin tregun shqiptar evidentonin dy pengesa serioze për zhvillimin e Jugut. Rrugën e papërballueshme për autobusë nga aeroporti i Tiranës dhe mungesën e garancisë për furnizim me ujë njëzet e katër orë. Sot rruga dhe tuneli i Llogarasë janë realitet. Dhjetëra hotele janë ndërtuar dhe dhjetëra të tjera janë në ndërtim. Por problemi i ujit mbetet i njëjtë.

Si u shpjegohet agjencive turistike se një vijë bregdetare me potencial mesdhetar nuk garanton ujë sepse një fshat beson se po i merret burimi.

Kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« çështje e Tragjasit. ËshtĂ« çështje e besueshmĂ«risĂ« sĂ« shtetit.

Qeveria e di. Dokumentet e dinë. Studimet e dinë. Por vendimi përfundimtar mungon. Ndërkohë, restorantet në Llogara, hotelet në Dhërmi e Palasë dhe mijëra turistë në verë furnizohen me improvizime.

Nuk ka turizëm serioz pa ujë njëzet e katër orë. Dhe nuk ka justifikim institucional kur zgjidhja ekziston, matet, provohet dhe mbetet e bllokuar nga manipulimi.

Tragjasi nuk është viktimë e projektit. Tragjasi është viktimë e frikës. Ndërsa Jugu është viktimë e mungesës së vendimit.

Ky projekt sot kĂ«rkon urgjencĂ« morale, institucionale, kulturore dhe humane. Sepse uji nuk Ă«shtĂ« luks. ËshtĂ« kusht i jetĂ«s, i turizmit dhe i dinjitetit. Dhe Ă«shtĂ« absurde qĂ« njĂ« burim qĂ« mund tĂ« furnizojĂ« Jugun nga Orikumi nĂ« Borsh tĂ« mbetet peng i njĂ« interesi privat dhe i hezitimit tĂ« shtetit.

Nuk ka turizëm pa ujë. Dhe nuk ka shtet kur uji lihet në dorë të manipulimit.

(Nga Albanian Post)

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

Këtë të hënë, 9 shkurt, është mbledhur në Kryesi që prej orës 10:00 grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Siç raportohet, i pranishëm është kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre, me vendim të GJKKO-së.

Pritet të shohim se çfarë do të diskutojnë socialistët, ndërsa vlen të theksohet se vetëm 3 ditë më parë, Gjykata Kushtetuese nuk arriti dot të merrte një vendim lidhur me padinë e qeverisë për çështjen e Ballukut.

Ndarja 4 me 4 e gjyqtarĂ«ve, bĂ«ri qĂ« ankimimi tĂ« rrĂ«zohej dhe tĂ« rikthehej nĂ« fuqi masa e “pezullimit nga detyra” pĂ«r ministren e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«.

Teksa e cilĂ«soi “shembull tĂ« njĂ« budallallĂ«ku botĂ«ror”, Rama e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se beteja ligjore pĂ«r kĂ«tĂ« rast do tĂ« vijojĂ«, duke ritheksuar se “lajthitjet e drejĂ«sisĂ«â€ kanĂ« çuar nĂ« shifra alarmante sa i takon masave shtrĂ«nguese pa gjyq.

“QĂ« tĂ« jemi shumĂ« tĂ« qartĂ«, pavarĂ«sisht se qartĂ«sia Ă«shtĂ« njĂ« luks i rrallĂ«, qĂ« vĂ«shtirĂ« ta gjesh nĂ« turbullirĂ«n e 700 tenxhereve mediatike e politike, ministrja nuk akuzohet pĂ«r korrupsion!

Ne do ta vazhdojmĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«, ku na thirri me pahir qartja antidemokratike e vendimit pĂ«r pezullimin e njĂ« anĂ«tari qeverie, e ku fatkeqĂ«sisht na mban akoma sot pafuqia e Kushtetueses pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« vendim tĂ« thjeshtĂ«, dhe njĂ« vendim po aq tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« mos e lĂ«nĂ« ShqipĂ«rinĂ« vendin e vetĂ«m nĂ« planet, ku sot aktualisht, me kĂ«tĂ« brutalitet tĂ« rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje, vetĂ« Presidenti i RepublikĂ«s mund tĂ« pezullohet nga i pari prokuror qĂ« gdhihet me kĂ«tĂ« ide nĂ« kokĂ«â€, deklaroi ai dje gjatĂ« podcast-it tĂ« tij, 8 shkurt.

Kjo mbledhje, që në fakt është e përjavshme, zhvillohet para vizitës së kryeministrit në Bruksel, ku pritet të takojë Antonio Costa-n, Presidentin e Këshillit Europian.

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, thekson se pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik.

“Para e prona, qĂ« burojnĂ« nga droga, mashtrimi apo forma tĂ« tjera tĂ« kriminalitetit nuk janĂ« mĂ« simbol fuqie apo privilegji, por do tĂ« rikthehen aty ku u pĂ«rkasin, tek fĂ«mijĂ«t, familjet, komunitetet nĂ« nevojĂ« dhe viktimat e dhunĂ«s”, ripĂ«rsĂ«rit ministrja pĂ«rmes njĂ« videoje tĂ« postuar nĂ« rrjetet sociale.

Si një provë konkrete e këtij angazhimi, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë.

Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, veçanërisht i personave dhe grupeve të prekura ose të rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma të tjera të kriminalitetit.

Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të aplikojnë e të bëhen pjesë e një përpjekjeje të përbashkët, ku pasuritë e krimit shndërrohen në shpresë, mbështetje dhe zhvillim për komunitetin.

Fushat prioritare të ndërhyrjes përfshijnë, ndër të tjera:
-rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të shtresave në nevojë;
-parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave të prekur nga krimi;
-asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit;
-rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike;
-mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës;
-asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.

Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre një ose më shumë nga këto fusha.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026. Informacione të detajuara mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të AAPSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me një shfaqje të mbushur me ritme latine, simbolika dhe mesazhe politike, Bad Bunny u ngjit në skenën e Super Bowl LX, duke sjellë kulturën e Porto Rikos dhe duke dërguar mesazhe të qarta mbështetjeje për komunitetin latino-amerikan dhe emigrantët në Shtetet e Bashkuara.

Bad Bunny hapi performancĂ«n e shumĂ«pritur me kĂ«ngĂ«n “TitĂ­ Me Preguntó”, duke deklaruar qĂ« nĂ« sekondat e para “Que Rico es ser Latino”. Skena u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« ambient tropikal me palma, gjelbĂ«rim dhe njĂ« “marqueta” tĂ« improvizuar, duke evokuar drejtpĂ«rdrejt Porto Rikon.

I veshur tërësisht me të bardha dhe duke mbajtur një top futbolli amerikan, artisti performoi me mikrofonin karakteristik headset, në një referencë të dukshme ndaj yllit portorikan Chayanne.

KĂ«nga e dytĂ« e performuar ishte “Yo Perreo Sola”, e cila Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« himn kundĂ«r ngacmimeve dhe pjesĂ« e albumit YHLQMDLG (“Yo Hago Lo Que Me Da La Gana”). Mesazhi i kĂ«ngĂ«s, qĂ« u bĂ« global gjatĂ« pandemisĂ«, arriti kĂ«tĂ« herĂ« edhe tek publiku i Super Bowl.

Referenca ndaj ICE

Vetëm një javë pas deklaratave të tij në ceremoninë e çmimeve Grammy kundër Shërbimit të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave të SHBA-së (ICE), Bad Bunny vijoi në të njëjtën linjë.

NĂ« listĂ«n e kĂ«ngĂ«ve u pĂ«rfshi edhe “Nuevayol”, njĂ« kĂ«ngĂ« homazh pĂ«r kulturĂ«n latine dhe diasporĂ«n portorikane nĂ« Nju Jork.

Gjatë performancës, në ekranin e skenës u shfaq një fragment nga fjalimi i tij në Grammy, ndërsa pati edhe një referencë indirekte ndaj një audioje nga videoklipi i këngës, ku një zë që imiton Donald Trump kërkon falje ndaj emigrantëve.

Performanca e Lady Gaga dhe “fashion statement”

NjĂ« nga momentet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« mbrĂ«mjes ishte paraqitja e Lady Gaga, e cila interpretoi “Die With A Smile”, duet me Bruno Mars, duke i dhĂ«nĂ« kĂ«ngĂ«s njĂ« orkestracion latin.

Gaga, e veshur si një vajzë latine, vallëzoi me Bad Bunny, duke shtuar një tjetër moment simbolik në spektakël. Në shfaqje mori pjesë edhe Ricky Martin.

Paraqitja e Bad Bunny i veshur tërësisht në të bardha konfirmoi reputacionin e tij për estetikën provokuese, pasi artisti ka përdorur vazhdimisht modën si mjet për koment social dhe politik.

Green Day pa referencat më të forta politike

Mbrëmjen e hapi grupi Green Day në Super Bowl LX, në Levi Stadium, megjithatë referencat më të forta politike në tekstet e tyre munguan.

NĂ« kĂ«ngĂ«n “Holiday” u hoq pjesa qĂ« i referohej George Bush, ndĂ«rsa nĂ« “American Idiot” nuk pati ndryshime nĂ« tekst, ndryshe nga disa performanca tĂ« mĂ«parshme live.

Super Bowl i këtij viti mbeti kryesisht në kujtesë për shfaqjen halftime të Bad Bunny, i cili arriti të ndërthurë muzikën, identitetin dhe mesazhin politik në një nga performancat më të diskutuara të viteve të fundit.

Kjo ishte hera e parë në historinë 60-vjeçare të Super Bowl që një artist interpretoi të gjithë shfaqjen halftime në gjuhën spanjolle.

“11.6 mln pasagjerĂ« nĂ« 2025-Ă«n”, Aeroporti i TiranĂ«s me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një tjetër rekord historik, me 11.6 milionë pasagjerë, çka përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024.

Të dhënat janë publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), i cili e rendit TIA-n në vendin e parë në rajon për nga performanca dhe fluksi i udhëtarëve.

Lajmin e ka ndarë në Facebook edhe kryeministri Edi Rama.

“GjatĂ« vitit 2025 u shtuan 15 destinacione tĂ« reja dhe 7 linja ajrore partnere”, shkruan kreu i qeverisĂ«.


Sa i përket renditjes rajonale të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport (TIA) konfirmohet si aeroporti më i madh dhe me volumin më të lartë të pasagjerëve, me 11 640 047 udhëtarë.

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel sot e hënë më 9 shkurt, ku do të ketë një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Takimi vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë, pasi fokusi kryesor pritet të jetë procesi i negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave. Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së. Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara.

Në diskutimet e mëparshme në nivel ambasadorësh, është kërkuar që Shqipëria të ofrojë prova konkrete mbi ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar, përfshirë vendime përfundimtare të gjykatave dhe sekuestrime të pasurive të tyre. Ky është një nga kushtet që konsiderohen jetike për të treguar progresin në reformën në drejtësi.

Me metodologjinë e re të negociatave të BE-së, një shtet anëtar mund të kërkojë që procesi të rikthehet në pikën e fillimit nëse nuk shihen përparime të dukshme në këto fusha kritike. Kapitujt 23 dhe 24, të lidhura me drejtësinë dhe sundimin e ligjit, janë gjithmonë ndër të parët që hapen, por edhe ndër të fundit që mbyllen gjatë procesit të integrimit, duke e bërë progresin në këtë fushë një indikator të rëndësishëm të përparimit të vendit drejt BE-së.

Takimi i Ramës me Antonio Costën pritet të jetë një mundësi për të diskutuar këto sfida dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit. Në fokus do të jenë jo vetëm arritjet e bëra deri tani, por edhe detyrimet e mbetura për të përmbushur standardet evropiane në gjyqësor dhe në drejtim të sundimit të ligjit.

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s ku mĂ«suesi predikonte fenĂ« e Jehovait

DitĂ«n e premte u njoftua se nĂ« shkollĂ«n “Gustav Mayer” njĂ« prej mĂ«suesve i orientonte nxĂ«nĂ«sit pĂ«r tĂ« besuar qĂ« nĂ«se sakrifikon jetĂ«n ka njĂ« jetĂ« tĂ« pĂ«rtejme qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e bukur sesa kjo qĂ« ne jetojmĂ«.

Gazetarja e A2CNN, Adelina Onuzi, nĂ« njĂ« lidhje direkte me “Dita JonĂ«â€ nga shkolla u shpreh:

“Kemi pyetur edhe banorĂ« tĂ« zonĂ«s pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« shumĂ«, nĂ«se ata kanĂ« dĂ«gjuar edhe mĂ« pĂ«rpara diçka sa i pĂ«rket kĂ«tij fakti. ShumĂ« prej tyre thonĂ« qĂ« nĂ« asnjĂ« moment nuk kanĂ« dĂ«gjuar asnjĂ« informacion pĂ«rpara sa tĂ« bĂ«hej publike. MĂ« pas, ata janĂ« interesuar mĂ« shumĂ«, kanĂ« pyetur edhe fĂ«mijĂ«t e tyre se çfarĂ« ka ndodhur konkretisht dhe si kanĂ« qenĂ« bisedimet e tyre tĂ« herĂ«pashershme. Presin tĂ« ketĂ« reagim edhe nga profesori vetĂ«, por nuk Ă«shtĂ« gjetur ndonjĂ« mĂ«nyrĂ« kontakti me vetĂ« mĂ«suesin qĂ« predikonte, tĂ« paktĂ«n deri mĂ« tani”.

“NxĂ«nĂ«sit u kanĂ« thĂ«nĂ« prindĂ«rve qĂ« mĂ«suesi, qĂ« predikonte fenĂ« e Jehovait, u ka thĂ«nĂ« qĂ« “mund tĂ« hidheni nga ballkoni sepse mund tĂ« ringjalleni sĂ«rish edhe mund t’u jepen detyra sa i pĂ«rket lidhjes me Zotin”, shtoi gazetarja.

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të hënë (9 shkurt) në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Babicë 2.

Sipas informacioneve paraprake dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se një prej të plagosurave, është në gjendje të rëndë, për shkak të frakturave që ka marrë në kokë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026.

FalĂ« partneritetit dhe miqĂ«sisĂ« sĂ« krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve tĂ« ShamberisĂ« dhe Korçës, njĂ« program special do t’i kushtohet kĂ«tĂ« vit kulturĂ«s, arteve, muzikĂ«s dhe letrave shqipe.

Lajmi Ă«shtĂ« publikuar nĂ« faqen zyrtare tĂ« bashkisĂ« Shambari ku njĂ« ndĂ«r ngjarjet kyç tĂ« kĂ«saj stine kulturore shqiptare do tĂ« jetĂ« ekspozita “Ikona tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, qĂ« do tĂ« zhvillohet nga maji deri nĂ« nĂ«ntor nĂ« Muzeun e Arteve tĂ« Bukura tĂ« ShamberisĂ«.

Në këtë ekspozitë do të shfaqen 45 vepra arti të rëndësishme nga trashëgimia kombëtare e Shqipërisë së shekujve XIV deri në XX, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Krahas kësaj ekspozite do të mbahen edhe evente të tjera si konferenca si pjesë e Muajit të Evropës, prania e partnerëve shqiptarë në Tregun e Kontinenteve, pjesëmarrja e artistëve dhe grupeve folklorike nga Korça në Festivalin e Kulturave Botërore, si dhe projekte krijimi artistik dhe teatral që bashkojnë të rinj dhe profesionistë nga të dy vendet.

Lidhja midis Korçës dhe FrancĂ«s Ă«shtĂ« historike dhe veçanĂ«risht e fortĂ«. E quajtur “Parisi i VogĂ«l” pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n e saj frankofone, Korça Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r traditĂ«n dhe dinamizmin e saj kulturor, arkitekturĂ«n dhe rolin e saj historik nĂ« zgjimin kombĂ«tar shqiptar.

Midis dy luftërave botërore, Liceu Francez në Korçë ishte djep i elitave intelektuale dhe kulturore shqiptare, dhe kujtimi i tij do të ringjallet me hapjen së afërmi të liceut të ri franko-shqiptar të Korçës, projekt i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës me sytë nga shkencat dhe e ardhmja./Marrë nga ATSH

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau pamjet nga Xhamia e Ballies në Elbasan, e cila së fundmi është vlerësuar me një çmim ndërkombëtar prestigjioz.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Rama thekson se Xhamia e Ballies, e rindĂ«rtuar dhe e rilindur nĂ« zemĂ«r tĂ« Elbasanit, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si njĂ« nga objektet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« kultit nĂ« botĂ«, duke fituar Çmimin NdĂ«rkombĂ«tar 2025 nga platforma ArchDaily pĂ«r ArkitekturĂ«n mĂ« tĂ« Bukur Fetare.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me XhaminĂ« e Ballies nĂ« zemĂ«r tĂ« Elbasanit, tashmĂ« e rilindur e vlerĂ«suar si njĂ« nga objektet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« kultit nĂ« botĂ« dhe fituese e Çmimit NdĂ«rkombĂ«tar 2025 nga ArchDaily pĂ«r ArkitekturĂ«n mĂ« tĂ« Bukur Fetare, ju uroj njĂ« javĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama.

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Gjenerali Vladimir Alekseyev, numri dy i shërbimit sekret ushtarak rus GRU, u plagos në një pritë të premten e javës së kaluar. Megjithatë, ai është rikuperuar shpejt dhe tashmë po shndërrohet në heroin e ri të Moskës. Ai tregohet si një super-agjent që nuk ka frikë nga asgjë dhe arrin të kapë armën e atentatorit, duke shpëtuar jetën e tij dhe duke bërë që atentati të dështojë. Tre plumba e goditën vetëm në këmbë, ndërkohë që tashmë janë krijuar karikatura, që e tregojnë teksa sulmon agresorin.

Kapja e shpejtë e atentatorit të arratisur, Lubomir Korda, arrestuar madje në Dubai, dhe identifikimi i bashkëpunëtorëve të tij po përdoren nga propaganda e Kremlinit për të ndryshuar narrativën: nuk është më një dështim i madh i sigurisë, që lejon vrasjen e gjeneralëve kyç njëri pas tjetrit, por një provë e superioritetit rus mbi ukrainasit.

Ndërhyrja personale e Vladimir Putinit tek autoritetet e Emirateve, të cilat zakonisht janë të ngadalta në ekstradime, bëri që Korda të dorëzohej menjëherë. Ai është një biznesmen 65-vjeçar me origjinë ukrainase dhe karrierë të dobët, që sipas hetimeve ruse, mbërriti në Moskë në fund të vitit 2025 me urdhër të shërbimeve sekrete ukrainase për të kryer atentatin. Pagesat dhe mbështetja i ishin siguruar nga Viktor Vasin, një ndërtues rus 66-vjeçar me borxhe, i cili kishte studiuar në kohën e Bashkimit Sovjetik në shkollën e përkthyesve të Ushtrisë së Kuqe. Vasin është zbuluar përmes transfertave të vogla parash që i bëri Korda-s.

E vetmja që ka shpëtuar është Zinaida Antonyuk, 55 vjeçe, e cila ndryshoi mbiemrin në Serebrytskaya për të marrë shtetësinë ruse. Në attentat, Antonyuk kishte rolin e vëzhgueses. Ajo thuhet se u transferua në dhjetor në të njëjtin pallat ku jetonte gjenerali Alekseyev. Përpiqej mos të binte në sy, duke qëndruar në mbikëqyrje të lëvizjeve së Alekseyev. Fotot e saj në rrjetet sociale tregojnë qytetin që nga viti 2023, por ndalen para atentatit dhe besohet se ajo tashmë ka shkuar në Ukrainë.

Por dinamika e ngjarjes nuk pĂ«rputhet me versionin e thjeshtĂ« qĂ« po paraqet Kremlini. Profili i arrestuarve duket i papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r misionin. Alekseyev nuk ishte thjesht njĂ« oficer 007, por njĂ« veteran i Spetsnaz-it me mbi 40 vjet eksperiencĂ« nĂ« terren. Ai ishte pjesĂ« e njĂ«sive tĂ« specializuara tĂ« quajtura “Pipistrella” pĂ«r aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« operuar nĂ« errĂ«sirĂ«. Kodi i tij i emrit “Stepanych” besohet t’ju referohet hidraulikĂ«ve qĂ« riparonin tubat nĂ«ntokĂ«sorĂ«.

Gjenerali Alekseyev ka kryer misione pĂ«r eliminimin e armiqve tĂ« shtetit dhe pĂ«r forcimin e pushtetit tĂ« Putinit. Ai ka luftuar terroristĂ« islamikĂ« nĂ« Çeçeni dhe Dagestan, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« sulme kibernetike nĂ« SHBA pĂ«r tĂ« ndihmuar zgjedhjen e Trump-it, ka prodhuar dosje false pĂ«r tĂ« penguar fitoren e Biden-it nĂ« 2020 dhe Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« helmimin e kundĂ«rshtarĂ«ve dhe disidentĂ«ve, duke pĂ«rfshirĂ« rastin e Sergej Skripal.

Në vend, ai ka luajtur një rol kyç në ndalimin e marshimit të Evgeny Prigozhin në Moskë në qershor 2023 dhe besohet se ka pasur dorë pas vdekjes së tij. Alekseyev ka bërë edhe armikë të brendshëm, duke zbuluar korrupsionin e një zv/ministri të Mbrojtjes. Ai ka pasur gjithashtu ndikim në pushtimin e Krimesë dhe në avancimin separatist në Donbass. Në vitin 2022, ai ka negociuar dorëzimin e batalionit Azov në Mariupol dhe veteranët e akuzojnë se i ka mashtruar.

Por atentatori i porositur pĂ«r ta vrarĂ«, Lubomir Korda, nuk i dha goditjen pĂ«rfundimtare dhe e la gjeneralin tĂ« plagosur nĂ« tokĂ«. Kamera e ka filmuar teksa largohet dhe bĂ«n njĂ« hap tjetĂ«r aspak profesional, teksa hedh armĂ«n nĂ« borĂ«. Kjo Ă«shtĂ« e pazakontĂ«, sepse mĂ« parĂ« gjeneralĂ«t, shkencĂ«tarĂ«t dhe influencuesit rusĂ« qĂ« ishin objekt i spiunĂ«ve ukrainas, kishin rĂ«nĂ« viktimĂ« tĂ« bombave qĂ« nuk linin shanse shpĂ«timi pĂ«r personin qĂ« ishte nĂ« shĂ«njestĂ«r, madje nuk linin gjallĂ« as dĂ«shmitarĂ«, pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje.

Edhe pse Kremlini përpiqet ta shesë incidentin si sukses dhe provë të fuqisë ruse, profili i atentatorëve dhe mënyra si u krye sulmi lë shumë dyshime mbi të vërtetën e ngjarjes. /La Repubblica/

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Qyteti i Nju Jorkut ishte mĂ« i ftohtĂ« se disa pjesĂ« tĂ« AntarktidĂ«s tĂ« dielĂ«n, teksa erĂ«ra tĂ« acarta dhe kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n pĂ«rfshinĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« verilindjes sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara dhe rajonin e New England gjatĂ« fundjavĂ«s. Temperaturat ranĂ« ndjeshĂ«m -25 deri nĂ« -35 gradĂ« Celsius, me disa zona qĂ« shĂ«nuan deri nĂ« –40 gradĂ« Celsius.

Sipas sinoptikanëve, megjithatë, temperaturat pritet të rriten gradualisht gjatë javës, duke kaluar mbi zero në shumicën e rajoneve të prekura.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për të ftohtë ekstrem për më shumë se 43 milionë njerëz, duke përfshirë zona të mëdha metropolitane si Nju Jorku dhe Filadelfia, deri të dielën në mbrëmje.

Në kontrast të fortë, në Antarktidë, Stacioni McMurdo regjistroi temperatura rreth 18 gradë më të ngrohta se ato të shënuara në Nju Jork.

Kjo fundjavĂ« parashikohet tĂ« ketĂ« qenĂ« periudha mĂ« e ftohtĂ« nĂ« SHBA, mĂ« e rĂ«nda nĂ« mĂ« shumĂ« se dy dekada. Temperaturat e ulura dhe nga era e fortĂ« pritet tĂ« bien nga –10 deri nĂ« –30 gradĂ« nĂ«n zero nĂ« shumĂ« zona, duke rritur ndjeshĂ«m rrezikun e ngrirjes dhe hipotermisĂ«.

Autoritetet paralajmërojnë se këto kushte ekstreme përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, bëri të ditur se të paktën 13 persona kanë humbur jetën në qytet që nga muaji janar, pjesërisht si pasojë e hipotermisë.

Gjykimi i ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« hyn nĂ« nĂ« “kilometrin e fundit”, sot deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se

Sot shĂ«nohet nisja e fazĂ«s pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« njĂ«rit prej proceseve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe mĂ« tĂ« ndjekura gjyqĂ«sore qĂ« nga pĂ«rfundimi i luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. NĂ« Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ«, nga ora 09:00, fillojnĂ« deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« gjykimin ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ky proces gjyqĂ«sor, i cili ka zgjatur pĂ«r vite me radhĂ«, tani ka hyrĂ« nĂ« “kilometrin e fundit”. Pas pĂ«rfundimit tĂ« deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se nga tĂ« gjitha palĂ«t, trupi gjykues do tĂ« tĂ«rhiqet pĂ«r tĂ« marrĂ« vendimin pĂ«rfundimtar lidhur me akuzat pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit qĂ« rĂ«ndojnĂ« mbi tĂ« akuzuarit. Hashim Thaçi, ish-president i KosovĂ«s, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentarĂ«, si dhe Rexhep Selimi, ish-deputet, janĂ« deklaruar tĂ« pafajshĂ«m pĂ«r tĂ« gjitha pikat e aktakuzĂ«s.

Sipas ProkurorisĂ« sĂ« Specializuar, ata akuzohen pĂ«r krime lufte, pĂ«rfshirĂ« ndalimin e paligjshĂ«m ose arbitrar, trajtimin mizor, torturĂ«n dhe vrasjet e paligjshme, si dhe pĂ«r krime kundĂ«r njerĂ«zimit, si burgosja, aktet çnjerĂ«zore, zhdukjet me forcĂ« dhe pĂ«rndjekjet. Pretendohet se kĂ«to krime janĂ« kryer gjatĂ« periudhĂ«s mars 1998 – shtator 1999, nĂ« disa lokacione nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« veri tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

GjatĂ« ditĂ«ve dhe javĂ«ve nĂ« vijim, deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se do tĂ« mbahen edhe nga Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar, MbrojtĂ«si i Viktimave dhe ekipet mbrojtĂ«se tĂ« tĂ« akuzuarve. KatĂ«r ish-eprorĂ«t e UÇK-sĂ« ndodhen nĂ« paraburgim nĂ« HagĂ« qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2020.

Rruga deri te kjo fazë

Aktakuza ndaj katërshes u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor të po atij viti, ditë kur të akuzuarit u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë. Pas kësaj pasoi faza paraprake, e cila përfshiu konferenca të shumta statusore dhe shkëmbim të provave dhe materialeve mes palëve.

Gjykimi i mirĂ«filltĂ« nisi mĂ« 3 prill 2023. PĂ«r tri ditĂ« radhazi u mbajtĂ«n deklaratat hyrĂ«se. Prokuroria dhe MbrojtĂ«si i Viktimave argumentuan se tĂ« akuzuarit ishin pjesĂ« e asaj qĂ« ata e quajtĂ«n “ndĂ«rmarrje e pĂ«rbashkĂ«t kriminale”, e cila, sipas tyre, kishte pĂ«r qĂ«llim shĂ«njestrimin e kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« perceptuar tĂ« UÇK-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s.

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, deklaroi nĂ« hapje tĂ« gjykimit se “shumica e viktimave ishin bashkĂ«kombĂ«s shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s”, duke shtuar se tĂ« pandehurit, sipas ProkurorisĂ«, kishin zbatuar njĂ« politikĂ« qĂ« shpesh dĂ«mtonte edhe njerĂ«zit e tyre. Nga ana tjetĂ«r, ekipet mbrojtĂ«se, nĂ« deklaratat e tyre hyrĂ«se mĂ« 4 dhe 5 prill 2023, hodhĂ«n poshtĂ« kĂ«to pretendime, duke theksuar se UÇK-ja nuk kishte njĂ« komandĂ« tĂ« centralizuar dhe se nuk mund tĂ« flitet pĂ«r njĂ« ndĂ«rmarrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale.

NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« u deklarua edhe vetĂ« Hashim Thaçi, i cili theksoi se gjatĂ« kĂ«tij procesi Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se nuk ka pasur trafikim organesh dhe se ashtuquajtura “ShtĂ«pia e VerdhĂ«â€ nuk ka ekzistuar. Ai tha se raporti i vitit 2011 i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s, i bazuar nĂ« pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty, kishte hedhur njĂ« “re tĂ« zezĂ«â€ mbi KosovĂ«n, e cila sipas tij tashmĂ« Ă«shtĂ« larguar.

Që nga prilli i vitit 2023 e deri në dhjetor 2025, në sallën e gjyqit janë paraqitur prova të shumta dhe janë dëgjuar dhjetëra dëshmitarë. Në këtë rast janë regjistruar rreth 155 viktima pjesëmarrëse. Prokuroria ka thirrur 125 dëshmitarë për të dëshmuar drejtpërdrejt, ndërsa 117 të tjerë kanë dhënë dëshmi me shkrim. Një nga dëshmitë më të komentuara ishte ajo e Fadil Gecit, i cili në tetor 2024 deklaroi në Hagë se Hashim Thaçi, sipas tij, kishte pasur qëllim shfarosjen e familjes së tij, deklaratë që u kundërshtua ashpër nga mbrojtja.

Me nisjen e deklaratave përmbyllëse, vëmendja tani është përqendruar te argumentet finale të palëve.

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Me sa duket Greqia dhe Turqia duan tĂ« bisedojnĂ« pĂ«rsĂ«ri – nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«. Duke filluar nga e hĂ«na (09.02.26) nĂ« Ankara do tĂ« mblidhet “KĂ«shilli Suprem i BashkĂ«punimit Greqi-Turqi”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bĂ«n kĂ«rkesa dhe pretendime territoriale tĂ« njĂ«anshme, qĂ« nuk kanĂ« bazĂ« ligjore dhe nuk mund tĂ« jenĂ« temĂ« serioze debati”, shpjegonte nĂ« atĂ« kohĂ« Konstantinos Filis, drejtor i kĂ«rkimeve nĂ« Institutin e MarrĂ«dhĂ«nieve NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« AthinĂ«s nĂ« intervistĂ« me DW. “Greqia pret qĂ« Turqia tĂ« pĂ«rmbushĂ« gjithmonĂ« kĂ«rkesat e saj dhe tĂ« bĂ«jĂ« lĂ«shime”, kundĂ«rshtonte Fuat Aksu, shkencĂ«tar politik nĂ« Universitetin Teknik Yildiz nĂ« Stamboll.

Navtex, një pikë e re debati

QĂ« atĂ«herĂ« nuk ka ndryshuar shumĂ« nĂ« Detin Egje. Tensioneve u shtohet njĂ« pikĂ« tjetĂ«r debati: TĂ« enjten e kaluar Turqia pĂ«rdori sistemin navigacionit detar “Navtex” pĂ«r tĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r rreziqet e sigurisĂ« dhe aktivitetet ushtarake greke. ParalajmĂ«rime tĂ« ngjashme ka pasur edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

NĂ« fund tĂ« fundit bĂ«het fjalĂ« pĂ«r autoritet nĂ« Egje: Kush ka tĂ« drejtĂ« tĂ« deklarohet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r çështjet e sigurisĂ«? Athina flet pĂ«r njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« paligjshme tĂ« fqinjit tĂ« saj pĂ«r tĂ« zgjeruar ujĂ«rat e tij territoriale. NjĂ« “provokim tĂ« ri turk” e konsideron kĂ«tĂ« gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi turk kjo Ă«shtĂ« thjesht njĂ« çështje rutine, qĂ« pĂ«rputhet me legjislacionin aktual. Por mund tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se kaq: sipas gazetĂ«s proqeveritare TĂŒrkiye: “Navtex ka shkaktuar panik nĂ« Greqi dhe ka ndryshuar status quonĂ« nĂ« Egje”.

PĂ«r kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrĂ«veshja pĂ«r Navtex do tĂ« thotĂ« edhe mĂ« shumĂ« presion nga e djathta. “Turqia po rrĂ«mben gjysmĂ«n e Egjeut, por qeveria jonĂ« nuk sheh asnjĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisĂ« sĂ« djathtĂ« populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretĂ«, pĂ«rsa i pĂ«rket mbĂ«shtetjes sĂ« votuesve.

Grindje pa fund megjithë konvetën e OKB-së për Ligjin e Detit

Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden pĂ«r shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytĂ«zimin e lĂ«ndĂ«ve tĂ« para dhe pĂ«r njĂ« zgjerim tĂ« mundshĂ«m tĂ« ujĂ«rave territoriale nĂ« Egje. NĂ« kuadĂ«r tĂ« doktrinĂ«s sĂ« saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej mĂ« shumĂ« se 450.000 kilometra katrorĂ« para bregdetit tĂ« saj.

Si busull ligjore nĂ« raste tĂ« tilla shĂ«rben Konventa e Kombeve tĂ« Bashkuara e vitit 1982 mbi tĂ« DrejtĂ«n e Detit, megjithĂ«se Turqia nuk e ka nĂ«nshkruar atĂ«. Por ajo mund tĂ« zbatohej: sipas mendimit mbizotĂ«rues tĂ« juristĂ«ve ky traktat pasqyron tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare zakonore ekzistuese – dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m edhe pĂ«r ata, qĂ« nuk e kanĂ« nĂ«nshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

QĂ« nĂ« vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujĂ«rave territoriale greke nĂ« Detin Egje “shkak pĂ«r luftĂ«â€. Sepse nĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ« Egjeu do tĂ« bĂ«hej njĂ« lloj deti i brendshĂ«m grek. NĂ« vitin 2021 qeveria e AthinĂ«s i zgjeroi ujĂ«rat e saj territoriale nĂ« 12 milje detare nĂ« Detin Jon drejt ItalisĂ«. Sot Greqia rezervon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« zgjeruar ujĂ«rat e saj territoriale edhe nĂ« Detin Egje, tha sĂ« fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias pĂ«r stacionin televiziv tĂ« AthinĂ«s “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses./DW/

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

NĂ«nkryetari i PartisĂ« Demokratike, Luçiano Boçi, nĂ« emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe, foli pĂ«r protestĂ«n e paralajmĂ«ruar mĂ« 10 shkurt tĂ« opozitĂ«s, duke theksuar se ajo nuk Ă«shtĂ« njĂ« manovĂ«r politike, por njĂ« reagim qytetar ndaj asaj qĂ« opozita e konsideron si kapje tĂ« shtetit dhe korrupsion tĂ« pĂ«rhapur.

Boçi u shpreh se protesta buron nga zemĂ«rimi dhe revolta e qytetarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t sipas tij ndihen tĂ« tradhtuar nga qeverisja aktuale. “Nuk ka skenarĂ« tĂ« fshehtĂ«. ËshtĂ« qytetari qĂ« gjen formĂ«n dhe mĂ«nyrĂ«n pĂ«r tĂ« shprehur revoltĂ«n. Ne si deputetĂ« kemi detyrimin tĂ« jemi nĂ« rreshtin e parĂ« tĂ« kĂ«saj revolte”, tha ai.

Sipas Boçit, protesta synon tĂ« mbrojĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe interesin publik, duke i dhĂ«nĂ« zĂ« pakĂ«naqĂ«sisĂ« sĂ« qytetarĂ«ve ndaj korrupsionit dhe mungesĂ«s sĂ« drejtĂ«sisĂ«. “Ne dalim pĂ«r qytetarĂ«t, pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe pĂ«r besimin tek alternativa. Kjo nuk Ă«shtĂ« shfrytĂ«zim politik i situatĂ«s, por njĂ« reagim i domosdoshĂ«m ndaj padrejtĂ«sisĂ«,” theksoi ai.

Ai shtoi se më 10 shkurt pritet një mobilizim i gjerë qytetar, ku protesta do të shërbejë si mesazh i fortë kundër qeverisë dhe në mbrojtje të demokracisë.

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Ditën e sotme (9 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra.

Sipas SHMU-së, prej orëve të mesditës e pasdite reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët, humbasin territor duke mbetur prezent në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale. Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100metër në verilindje -juglindje do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do tĂ« fryjĂ« verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, nĂ« zonat luginore dhe pĂ«rgjatĂ« relieveve malore era fiton me shpejtĂ«si deri 10 m/s.

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Nga Marko Caka

Historia e çiftit Meta–Kryemadhi nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« kapitull i errĂ«t i politikĂ«s shqiptare, por ajo Ă«shtĂ« njĂ« serial i pafund dramatik, ku politika, pasuria, morali dhe spektakli mediatik pĂ«rzihen nĂ« mĂ«nyrĂ« groteske.NĂ«se kjo histori do tĂ« ishte film, do tĂ« ndalohej pĂ«r fĂ«mijĂ«t, jo pĂ«r dhunĂ«, por pĂ«r dozĂ« tĂ« lartĂ« hipokrizie.

Sikur kjo histori tĂ« zhvillohej nĂ« Turqi apo nĂ« MeksikĂ«, producentĂ«t do tĂ« kishin xhiruar tashmĂ« dhjetĂ«ra sezone, me tituj bombastikĂ« dhe lot artificialĂ« pĂ«r publikun e pasdites. NĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r fatin tonĂ« “tĂ« mirĂ«â€, seriali luhet live, pa regji, pa skenar tĂ« shkruar mirĂ«, por me aktorĂ« qĂ« nuk dalin kurrĂ« nga roli.

Nuk përjashtohet që një ditë kjo sagë të bjerë në radarët e Netflix-it. Platforma e ka provuar tashmë suksesin me historinë e Melania Trump, por atje kemi luks, estetikë dhe një narrativë të paketuar hollivudiane. Këtu kemi një realitet më modest, pushtet të keqpërdorur, pasuri të pajustifikuara dhe një tranzicion të përjetshëm që prodhon drama më të forta se çdo skenar fiction.

Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« njĂ« nga kanalet mĂ« tĂ« mĂ«dha shqiptare e punĂ«soi Monika Kryemadhin. Jo pĂ«r analizĂ« politike, as pĂ«r thellĂ«si mendimi, por sepse ajo Ă«shtĂ« produkt perfekt pĂ«r konsum masiv. Ajo sjell atĂ« qĂ« shqiptarĂ«t, pĂ«r fat tĂ« keq, e ndjekin me pasion, pĂ«rzierjen e skandalit me viktimizimin, tĂ« pushtetit me melodramĂ«n. Pra, Monika nuk e analizon politikĂ«n, ajo e riciklon atĂ«, si mbetje toksike qĂ« shĂ«rbehen nĂ« prime time. Dhe ku mĂ« mirĂ« se nĂ« BB VIP Albania, tempulli modern i famĂ«s pa meritĂ«, ku dikur hynin anonimĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« tĂ« famshĂ«m, ndĂ«rsa sot hyjnĂ« politikanĂ« pĂ«r t’u larĂ« nga e shkuara.

Nga ky çift, sot kemi dy ekstreme absurde, ku njĂ«ri ndodhet nĂ« qeli, i izoluar, pa zĂ«, pa mikrofon, pa mundĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« intervista morale pĂ«r “komplotet kundĂ«r tij”.

Ndërsa tjetra ndodhet në kulmin e ekspozimit mediatik, duke komentuar jetën e të tjerëve, ndërkohë që e veta është nën hetim.Në Shqipëri, burgu të mbyll gojën, por televizioni ta hap karrierën. Një kontrast që vetëm Shqipëria di ta prodhojë.

Monika Kryemadhi, ish-Zonja e Parë e Shqipërisë, sot shfaqet si një grua e divorcuar, sikur divorci të ishte një lloj amnistie morale. Një akt noterial që, sipas logjikës vendase, të pastron nga mëkatet si ujë i bekuar.

Por drejtësia nuk funksionon me status civil. Ajo nuk pyet nëse je bashkëshorte, ish-bashkëshorte apo opinioniste televizive. Dosjet nuk i fshin as divorci, as grimcat televizive, as lotët e thatë në studio.

Akuzat për abuzime financiare lidhen pikërisht me kohën kur Meta dhe Kryemadhi ishin një familje politike dhe ekonomike, një njësi e pandashme pushteti.

TĂ« dy akuzohen pĂ«r pasurim gjatĂ« kohĂ«s kur ishin nĂ« krye tĂ« shtetit dhe pĂ«r shndĂ«rrimin e partisĂ« sĂ« tyre nĂ« njĂ« biznes familjar, ku idealet shĂ«rbenin vetĂ«m si dekor pĂ«r marrĂ«veshje nĂ«n tavolinĂ«. NjĂ« parti qĂ« duhej t’u shĂ«rbente qytetarĂ«ve u kthye nĂ« njĂ« rrjet klientelist, ku besnikĂ«ria shpĂ«rblehej dhe morali ndĂ«shkohej.

Ndërkohë, Ilir Meta po përjeton rënien më spektakolare të një politikani shqiptar. Nga president i Republikës, në të izoluar pa zë, madje pa të drejtë për tu intervistuar. Një rënie që në vende me kulturë politike do të shoqërohej me dorëheqje, heshtje dhe reflektim. Në disa raste, historia njeh edhe vetëflijim. Por kjo kërkon ndjenjë faji, turp dhe përgjegjësi morale. Pra, vetëflijimi kërkon ndërgjegje.

Cilësi që Meta nuk i ka demonstruar kurrë. Meta ka pasur gjithmonë vetëm instinkt mbijetese. Për të, poshtërimi publik është thjesht një episod tjetër në serial, jo një fund tragjik. Ironia absolute është se ai nuk vuan nga izolimi, por nga mungesa e publikut.

Ironia tjetër më e madhe është qëndrimi i Monika Kryemadhit ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ajo sillet sikur të mos kenë ndarë bashkë tre dekada jo vetëm krevatin, por pushtet, privilegje dhe përfitime. Sikur të mos kishte qenë ajo një nga figurat më të favorizuara nga karriera e Metës. Sikur të mos kishte vepruar si ndërmjetëse mes pushtetit dhe biznesit, ku faturat për favore politike qarkullonin më shpejt se ligjet në Parlament. Ajo ishte përfituese direkte e pushtetit, ndërmjetëse e favoreve, arkëtare politike me buzëqeshje publike

Askush nuk do ta njihte Monika Kryemadhin po tĂ« mos ishte martesa me liderin e FRESH-it, i cili mĂ« pas do tĂ« kalonte nga njĂ« funksion i lartĂ« nĂ« tjetrin, duke mbajtur gjithmonĂ« “bllokun” nĂ« xhep. NjĂ« bllok qĂ« nuk shĂ«rbente pĂ«r shĂ«nime shtetĂ«rore, por pĂ«r llogari private. Pra, nga bashkĂ«shorte, nĂ« deputete, nĂ« figurĂ« publike, nĂ« opinioniste. NjĂ« karrierĂ« e ndĂ«rtuar jo mbi ide, por mbi akses.

Dhe përfitimet nuk u ndalën vetëm tek çifti. Familjarët u përfshinë, justifikimet u bënë gjithnjë e më groteske, deri në pikën që pasuritë të shpjegoheshin me tavolina ambulatore dhe funerale. Pasuri që shfaqen si mrekulli biblike, por pa profet, pa besim dhe pa turp. Një narrativë që nuk do ta besonte as skenari më i dobët i një telenovele.

Por sot, për fat të mirë, këtë histori nuk e shkruan më propaganda, as ekranet televizive. E shkruan drejtësia. Dhe ky është ndoshta episodi i vetëm ku publiku pret jo dramë, por drejtësi.

Prandaj, për herë të parë, seriali rrezikon të mos ketë sezon tjetër. Jo sepse publiku u lodh, por sepse drejtësia, sado vonë, ka hyrë në skenë.

Dhe kjo, në Shqipëri, është kthesa (twist-i) më e papritur i gjithë historisë.

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Java e parĂ« e muajit shkurt u pĂ«rmbyll me temperatura tĂ« larta dhe tĂ« pazakonshme pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« dimri. Reshjet e shiut kanĂ« vijuar, duke krijuar vĂ«shtirĂ«si nĂ« disa akse rrugore, kryesisht nĂ« rrugĂ«t kombĂ«tare qĂ« lidhin KukĂ«s-Shishtavec, KukĂ«s–Peshkopi dhe KukĂ«s–FushĂ« ArrĂ«z.

Problematikat kanë prekur edhe rrugët rurale, ku shkarkimet e dheut dhe gurëve kanë penguar qarkullimin. Kompanitë rrugore dhe punonjësit e bashkive kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Probleme të ngjashme janë regjistruar në rrugët rurale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ku bashkitë përkatëse kanë angazhuar punonjës të drejtorive rajonale për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Komisioni i Emergjencave Civile njoftoi se nuk janë regjistruar problematika të theksuara, ndërsa i gjithë territori i qarqeve është furnizuar normalisht me energji elektrike. Reshjet e shiut po ndikojnë pozitivisht edhe në situatën hidrologjike, duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e ujit.

Liqeni i FierzĂ«s ruan kuotĂ«n e tij drejt nivelit maksimal, ndĂ«rsa prurjet nga lumenjtĂ« Drini i BardhĂ« dhe Drini i Zi janĂ« rreth 400 metĂ«r kub pĂ«r sekondĂ«. Hidrocentralet e kaskadĂ«s sĂ« Drinit – Fierza, Komani dhe Vau i DejĂ«s – po funksionojnĂ« me kapacitet tĂ« plotĂ« pĂ«r prodhimin e energjisĂ« elektrike.

Java që vjen pritet të jetë e paqëndrueshme dhe e lagur, me reshje shiu që do të prekin shumicën e zonave të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ashtu si fundjava dhe ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i vrenjtur dhe periudha reshjesh, ndërsa e marta sjell një kthesë

Shërbimi Meteorologjik paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, për shkak të rrugëve të lagura dhe ndryshimeve të papritura të motit.

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

Megjithëse në relacionin shpjegues për amnistinë të aprovuar nga qeveria, përmendet se projektligji ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, faktikisht rezulton se kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë.

Do të lirohen vetëm 4 fëmijë dhe vetëm 9 gra nga 447 të dënuar që siç është pranuar zyrtarisht do të lirohen, pasi projektligji i amnistisë 2025 u miratua dhe kaloi për diskutim në komisionet parlamentare.

5 janë gra që përfitojnë ulje dënimi dhe 2 fëmijë nga 853 të burgosur të tjerë që do tu zbritet dënimi

Në institutin e të miturve në Kavajë mbahen 27 fëmijë, më i madhi 18 vjeç. ata janë për vepra të rënda duke nisur nga grabitjet me dhunë, vrasje dhe plagosje

Por numri mĂ« i madh i tĂ« miturve qĂ« pritet tĂ« fitojnĂ« janĂ« ata nĂ«n shĂ«rbim prove dhe qĂ« nuk janĂ« nĂ« burg. NdĂ«rkohĂ« qĂ« pranohet nĂ« draft se kjo pĂ«rparĂ«si jepet pĂ«r t’iu dhĂ«nĂ« mundĂ«si pĂ«r riintegrim mĂ« tĂ« shpejtĂ«. Nga studimi i draftit qĂ« TCH Channel kreu krahasuar me kodin penal rezulton se fitojnĂ« qindra tĂ« tjerĂ« qĂ« janĂ« kallĂ«zuar, janĂ« nĂ«n hetim apo gjykim pĂ«r krime qĂ« parashikohet dĂ«nimi deri nĂ« 3 vite burgim.

Konkretisht mjekët e dyshuar për mjekim të pakujdesshëm, gra që u akuzuan dhe janë nën hetim për prostitucion, hajdutët, ata që kryen korrupsion në sektorin privat, kontrabandistët, ata që fshehën të ardhurat, që nuk paguan energjinë elektrikë.

Po ashtu qytetarët që kanë shmangur taksat, falsifikatorët, ata që kryen krime mjedisore pa pasoja në jetë, shpifësit dhe ata që fyen, ata që kundërshtuan policinë, që ushtruan ndikim të paligjshëm dhe të gjithë ata që protestuan gjatë 2025 me çdo formë ose duke bllokuar rrugët ose duke manifestuar veprime ndaj uniformave blu.

❌