❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Këtë të enjte, Papa Leoni XIV priti kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Takimi ndërmjet Papa Leoni XIV dhe Ramës u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Më pas, Rama zhvilloi takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“NĂ« bisedimet e pĂ«rzemĂ«rta – thuhet nĂ« njĂ« njoftim tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Shtypit tĂ« SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ« – u vu nĂ« dukje marrĂ«dhĂ«nia e mirĂ« ekzistuese ndĂ«rmjet SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ« dhe RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe u trajtuan tema me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« lidhen me marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet bashkĂ«sisĂ« kishtare dhe asaj civile”.

NdĂ«r temat nĂ« qendĂ«r tĂ« bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “pĂ«rfshirĂ« situatĂ«n nĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe rrugĂ«timin e ShqipĂ«risĂ« drejt integrimit tĂ« plotĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”.

“200 mijĂ« euro pĂ«r kokĂ«n e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj nĂ« GJKKO: Nuredin Dumani nuk mĂ« tregoi kush ishte investitori

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai ka treguar para trupës gjykuese se ka marrë një ofertë për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, por ka pohuar se nuk ka qenë i interesuar dhe nuk ka marrë pjesë në planifikimin e atentatit.

NĂ« dĂ«shminĂ« e tij, Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kishte ofruar 200 mijĂ« euro pĂ«r tĂ« ekzekutuar Sanxhaktarin, duke e pĂ«rshkruar si njĂ« “punĂ« tjetĂ«r” qĂ« nuk u finalizua.

Hoxhaj tha se nuk e di kush ishte i interesuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, shkruan Vizion Plus.

Pjesë nga dëshmia: 

Henrik Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Henrik Hoxhaj: UnĂ« kam marrĂ« njĂ« ofertĂ«, tha Nuredin Dumani, pĂ«r Sokol Sanxhaktarin. MĂ« tha se do bĂ«nim takim. Jepeshin 200 mijĂ« euro. MĂ« pyeti nĂ«se isha i interesuar. Por mbeti kĂ«tu, nuk u bĂ« mĂ« shumĂ« muhabet. Nuk mĂ« tha kush ishte investitori. Nuk mĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmendur Suel Çela. MĂ« tha se Ă«shtĂ« dhĂ«ndri i kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« Elbasanit. Nuk mĂ« tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend tĂ« jetĂ« pĂ«rmendur mĂ«.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: NĂ« 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini tĂ« ka shkruar ty: “Na humbĂ«n 200 mijĂ« euro.”

Henrik Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kërkuar falje këtë të enjte viktimave të Jeffrey Epstein-it për emërimin e Peter Mandelson-it si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me financierin e ndjerë.

Starmer tha se Mandelson e kishte “paraqitur Epstein-in si dikĂ« qĂ« mezi e njihte.” NĂ« njĂ« fjalim tĂ« enjten, ai tha: “MĂ« vjen keq
 qĂ« besova gĂ«njeshtrat e Mandelson-it dhe e emĂ«rova.”

Sjellim ndërmend se Starmer e shkarkoi Mandelson-in nga detyra në muajin shtator pasi u publikuan disa email-e që tregonin se ai kishte ruajtur miqësinë me Epstein-in edhe pas dënimit të financierit në vitin 2008 për krime seksuale ndaj një të mituri. Epstein vdiq duke kryer vetëvrasje në një qeli burgu në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin mbi akuzat federale në SHBA për abuzimin seksual të dhjetëra vajzave.

Starmer nuk e ka takuar kurrë Epstein-in dhe nuk akuzohet për ndonjë shkelje. Por kryeministri është nën presion të madh për këtë emërim pasi dokumente të reja të publikuara zbuluan detaje të reja mbi marrëdhënien e ngushtë të Mandelson-it me Epstein-in.

“U mashtrova,” tha Starmer. “Prej kohĂ«sh dihej publikisht qĂ« Mandelson e njihte Epstein-in, por askush prej nesh nuk e dinte thellĂ«sinĂ« dhe errĂ«sirĂ«n e asaj marrĂ«dhĂ«nieje,” shtoi ai, citon Associated Press.

Policia britanike po heton Mandelson-in për sjellje të mundshme të pahijshme në detyrë publike. Ai nuk akuzohet për krime seksuale.

Dokumentet e publikuara javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve përmbajnë zbulime të reja, përfshirë materiale që sugjerojnë se Mandelson ndau informacione të ndjeshme qeveritare me Epstein-in pas krizës globale financiare të vitit 2008. Ka gjithashtu dhjetëra mesazhe shoqërore e plot humor që tregojnë për një marrëdhënie shumë më të afërt sesa kishte deklaruar më parë Mandelson.

Dosjet e reja sugjerojnë gjithashtu se në vitet 2003-2004, Epstein dërgoi tre pagesa me vlerë totale 75 mijë dollarë në llogari të lidhura me Mandelson-in ose partnerin e tij Reinaldo Avila da Silva, tashmë bashkëshorti i tij.

Mandelson, 72 vjeç, ka qenë një figurë e madhe dhe shpesh e kontestuar në Partinë Laburiste që nga vitet 1990. Ai është detyruar të japë dorëheqjen dy herë nga poste të larta në administratat e mëparshme për shkak të skandaleve mbi para ose etikë.

Ai u zgjodh ambasador pĂ«r shkak tĂ« ekspertizĂ«s sĂ« tij nĂ« tregti, rrjetit tĂ« kontakteve dhe zotĂ«rimit tĂ« “arteve tĂ« errĂ«ta” politike, tĂ« cilat konsideroheshin si pĂ«rparĂ«si nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me administratĂ«n e presidentit Donald Trump.

Kritikët thonë se lidhjet e Mandelson-it me Epstein e bënin emërimin e tij tepër të rrezikshëm dhe se Starmer ishte, në rastin më të mirë, naiv.

“Mendoj se kryeministri ka treguar se gjykimi i tij Ă«shtĂ« i diskutueshĂ«m,” tha deputetja laburiste Paula Barker. “Mendoj se ai ka pyetje pĂ«r tĂ« cilat duhet tĂ« japĂ« pĂ«rgjigje. Mendoj se ka njĂ« rrugĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar besimin dhe sigurinĂ« me publikun, si dhe besimin dhe sigurinĂ« brenda partisĂ« sonĂ«.”

Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me fermerët e Fierit, ku shprehet se 5.2 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të skemës kombëtare të bujqësisë.

Krahas videos së takimit me fermerët, Balluku shkruan se duhen respektuar ata që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë.

“KĂ«tĂ« vit qeveria shqiptare ka dizenjuar buxhetin mĂ« tĂ« madh qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, blektorinĂ« dhe peshkimin. Flitet pĂ«r 16.3 miliardĂ« lekĂ«, nga tĂ« cilat 5.2 miliardĂ« do tĂ« vendosen pĂ«r nĂ« dispozicion tĂ« skemĂ«s kombĂ«tare nĂ« bujqsi. PĂ«r shkak tĂ« njĂ« zone qĂ« Ă«shtĂ« hambari i ShqipĂ«risĂ«, qarku i Fierit, kam arritur tĂ« kuptoj qĂ« skemat duhet tĂ« jenĂ« mĂ« efikase mĂ« tĂ« goditura”-shprehet Balluku nĂ« takim.

“Lidhja me fermerĂ«t e qarkut Fier Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se bashkĂ«punim, Ă«shtĂ« respekt, besim dhe pĂ«rgjegjĂ«si ndaj atyre qĂ« prodhojnĂ« dhe mbajnĂ« gjallĂ« ekonominĂ« tonĂ«â€œ-shkruan ministrja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)

 

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar në një dalje për mediat strategjinë e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Ai deklaroi se opozita do të vijojë betejën e saj dhe protestat kombëtare deri në rikthimin e dinjitetit të qytetarëve dhe shpëtimin e vendit.

“Strategjia e PD Ă«shtĂ« betejĂ« gjer nĂ« rrĂ«zimin e RamĂ«s. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumĂ« mirĂ«njohĂ«s sepse njĂ« qytetar qĂ« tĂ« zemĂ«rohet ndaj pushtetit tĂ« vendit tij, duhet tĂ« ketĂ« motive tĂ« forta. Ndaj qytetarĂ«t e kanĂ« motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndĂ«rruar zgjedhjet nĂ« farsĂ«, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtĂ«sinĂ«. ShqiptarĂ«t janĂ« tĂ« vendosur”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut socialist në institucionin e drejtësisë.

Priten detaje në vijim për arsyet e paraqitjes së tij.

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që lidhen me projektin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Vendimi është marrë më 4 shkurt 2026 me kërkesë të prokurore Suela Beluli, në kuadër të hetimeve pas përmbytjeve në fillim të janarit të këtij viti.

Sipas prokurorisë, është kërkuar administrimi i dokumentacionit pranë Bashkisë Durrës, i cili ka shërbyer për realizimin e punimeve në këtë zonë.

Konkretisht, Ă«shtĂ« urdhĂ«ruar sekuestrimi i dokumentacionit tĂ« procedurĂ«s sĂ« prokurimit, zbatimit dhe marrjes nĂ« dorĂ«zim tĂ« objektit “Rehabilitimi i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemimi i argjinaturĂ«s sĂ« lumit Erzen”, si dhe i gjithĂ« dokumentacionit tekniko-ligjor tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r kĂ«tĂ« projekt.

Sipas vendimit, sekuestrimi i dokumenteve do të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore, ndërsa një kopje e vendimit i është vënë në dispozicion Bashkisë Durrës.

Personat ose subjektet e interesuara kanë të drejtë të ankimojnë këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ky veprim procedural vjen në kuadër të hetimeve për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave dhe përgjegjësitë e mundshme në lidhje me ndërhyrjet në argjinaturën e lumit Erzen dhe pasojat e përmbytjeve në zonë.

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Depozitat e shqiptarëve e mbyllën vitin 2025 në një nivel rekord kursimesh, duke arritur në 1.48 trilionë lekë.

Muaji dhjetor u mbyll me një rritje prej 2.1% krahasuar me nëntorin.

Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka bërë që qytetarët shqiptarë të ndihen më të sigurt për të kursyer në monedhën vendase, duke çuar depozitat në lekë në rreth 710 miliardë lekë.

Sa i përket depozitave në valutë, pavarësisht zhvlerësimit të tyre ndaj lekut gjatë vitit të kaluar, ato kanë vijuar të rriten, duke arritur në rreth 773 miliardë lekë.

Kjo rritje lidhet kryesisht me të ardhurat që shumë qytetarë marrin në monedha të huaja, kryesisht nga paga apo remitancat.

Spiropali takime nĂ« Senatin Amerikan: Koordinim strategjik pĂ«r çështjet e sigurisĂ«, rritje e bashkĂ«punimit ekonomik dhe politik ShqipĂ«ri – SHBA

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Këtë të enjte, Spiropali ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Në takimin me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Spiropali theksoi nĂ« njĂ« mesazh nĂ« rrjetet sociale se “si pĂ«rfaqĂ«suese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerĂ«son rolin aktiv tĂ« komunitetit tĂ« madh shqiptar nĂ« zonĂ«n e saj”.

Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Ministrja u takua edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkĂ«kryetar i “Albanian Issues Caucus”, qĂ« ruan njĂ« vĂ«mendje tĂ« posaçme pĂ«r interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.

“ShqipĂ«ria e konsideron gjithashtu kĂ«tĂ« grup miqĂ«sie, njĂ« partner tĂ« besueshĂ«m dhe konstruktiv pĂ«r avancimin e marrĂ«dhĂ«nieve dypalĂ«she nĂ« tĂ« gjitha fushat me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”, shkroi Spiropali.

Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga Senatori Steve Daines, Kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

NĂ« takim, Spiropali theksoi se “ShqipĂ«ria mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj sigurisĂ« transatlantike, pĂ«rfshirĂ« mbĂ«shtetjen dhe angazhimin pĂ«r objektivin e 5% tĂ« shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s.”

“Mbajtja e Samitit tĂ« NATO-s nĂ« TiranĂ« nĂ« vitin 2027, do tĂ« jetĂ« njĂ« moment domethĂ«nĂ«s pĂ«r forcimin e unitetit dhe kohezionit tĂ« AleancĂ«s sonĂ«â€, nĂ«nvizoi Ministrja.

Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Detaje të reja dalin në dritë nga tragjedia që tronditi Italinë, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën pasi dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit.

Lidhur me tragjedinĂ« ka folur pĂ«r mediat Ernest Çela, fqinji shqiptar i familjes, i cili ishte ndĂ«r personat e parĂ« qĂ« hyri nĂ« banesĂ« sĂ« bashku me karabinierĂ«t.

Në dëshminë e tij, ai rrëfen momentet dramatike të ndërhyrjes, kur rreth orës 21:30 u përball me katër trupat e shtrirë pa ndjenja në katin e dytë të shtëpisë, duke theksuar se në ato çaste viktimat kishin ende puls.

“MbrĂ«mjen rreth orĂ«s 21:30 erdhi patrulla e karabinierĂ«ve bashkĂ« me xhaxhain e djalit qĂ« ka ndĂ«rruar jetĂ«. MenjĂ«herĂ« hymĂ« nĂ« banesĂ« dhe u ngjitĂ«m nĂ« katin e dytĂ«, ku pashĂ« katĂ«r trupat tĂ« shtrirĂ« pa ndjenja nĂ« tokĂ«. NĂ« atĂ« moment shkova menjĂ«herĂ« tĂ« kontrolloja nĂ«se kishin akoma puls dhe deri në atĂ« moment kishin ende rrahje zemre. Pastaj, nĂ« njĂ« moment, xhaxhai i djalit – ai qĂ« tani Ă«shtĂ« i shtruar nĂ« spitalin e Cisanellos nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« – humbi ndjenjat. MĂ« pas edhe mua  filluan tĂ« mĂ« merreshin mendtĂ«. MĂ« pas bashkĂ« me babanĂ« tim dhe dy karabinierĂ«t kuptuam se nĂ« ajĂ«r kishte diçka, njĂ« gaz ose diçka e ngjashme. KĂ«shtu qĂ« dolĂ«m tĂ« gjithĂ« menjĂ«herĂ« jashtĂ« nga banesa. Pasi dolĂ«m, e kuptuam qĂ« nĂ« ambient kishte monoksid karboni. ZjarrfikĂ«sit erdhĂ«n pas pak kohe, nuk di tĂ« them nĂ«se pati vonesĂ« apo jo. NĂ« vendngjarje ishte edhe njĂ« ambulancĂ«. Pasi dolĂ«m jashtĂ«, na dhanĂ« ndihmĂ«n e parĂ«â€, thotĂ« i riu.

Teksa u pyet se përse ndihma e shpejtë nuk u ngjit në banesë i riu tha se, nuk iu lejua të hynin.

“Kur hapĂ«n dritaren, doli edhe njĂ« tym i bardhĂ«. Por deri nĂ« momentin qĂ« unĂ« isha lart, ata kishin puls”, pĂ«rfundon ai

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Bisedimet mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe Iranit janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje. Ato u anuluan pĂ«r pak orĂ« dhe mĂ« pas u rikthyen sĂ«rish nĂ« agjendĂ«. I dĂ«rguari i Donald Trump, Steve Witkoff, ishte gati tĂ« largohej nga Lindja e Mesme dhe tĂ« kthehej nĂ« Miami, tĂ« paktĂ«n sipas burimeve amerikane qĂ« flisnin gjatĂ« pasdites. Ende nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ«se kjo ishte njĂ« lĂ«vizje taktike e Witkoff, njĂ« pĂ«rpjekje e fundit negociuese pĂ«r tĂ« parĂ« reagimin e palĂ«s iraniane duke “u ngritur nga tavolina”.

Ajo qĂ« dihet me siguri Ă«shtĂ« se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kĂ«mbĂ«ngulur se bisedimet me Teheranin duhet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« jo vetĂ«m programin bĂ«rthamor, por edhe programin raketor iranian dhe mbĂ«shtetjen ndaj grupeve ekstremiste nĂ« rajon, si Hezbollahu libanez. KĂ«to kĂ«rkesa konsiderohen tĂ« papranueshme nga Irani. “KĂ«shtu rrezikojnĂ« tĂ« hedhin nĂ« erĂ« negociatat”, ka deklaruar njĂ« zyrtar pĂ«r agjencinĂ« Reuters.

Sipas medias amerikane Axios, negociatat e raundit tĂ« parĂ«, tĂ« parashikuara pĂ«r nesĂ«r, ishin anuluar nĂ« njĂ« moment, pĂ«r t’u rikthyer mĂ« pas. Shkak u bĂ«nĂ« pĂ«rplasjet mbi vendin pritĂ«s dhe formatin e takimeve.

Shtëpia e Bardhë kishte kundërshtuar propozimin iranian për ndryshimin e vendit nga Turqia në Oman, si dhe kërkesën e Teheranit që bisedimet të zhvilloheshin në mënyrë bilaterale, pa praninë e vendeve arabe si vëzhguese.

Fillimisht ishte planifikuar qĂ« disa shtete arabe tĂ« merrnin pjesĂ« si vĂ«zhgues, por Irani kĂ«rkoi takime pa “dĂ«shmitarĂ«â€. NĂ« fund, Trump dhe kĂ«shilltarĂ«t e tij thuhet se i janĂ« nĂ«nshtruar presionit tĂ« vendeve tĂ« Gjirit pĂ«r tĂ« mos i braktisur bisedimet. Takimi do tĂ« zhvillohet nĂ« Oman.

Roli i vĂ«zhguesve konsiderohej kyç, pasi ata do tĂ« garantonin qĂ« tĂ« diskutoheshin edhe çështjet rajonale dhe jo vetĂ«m programi bĂ«rthamor. Vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite ndihen tĂ« kĂ«rcĂ«nuara nga raketat qĂ« ndodhen nĂ« arsenalin e GardĂ«s Revolucionare iraniane. Po ashtu edhe Izraeli, i cili nuk merr pjesĂ« nĂ« negociata: kryeministri Benjamin Netanyahu i ka thĂ«nĂ« Witkoff, gjatĂ« njĂ« vizite tĂ« martĂ«n, qĂ« “tĂ« mos i besojĂ« regjimit”.

Burime amerikane i kanĂ« thĂ«nĂ« Axios se presidenti Trump â€œĂ«shtĂ« me nxitim, por nĂ«se iranianĂ«t ndryshojnĂ« qĂ«ndrim, mund tĂ« takohemi sĂ«rish kĂ«tĂ« javĂ« ose javĂ«n tjetĂ«r. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, do tĂ« kalojmĂ« nĂ« opsione tĂ« tjera”. KĂ«to “opsione” pĂ«rfshijnĂ« edhe njĂ« sulm tĂ« mundshĂ«m ushtarak, tĂ« cilin Trump e ka kĂ«rcĂ«nuar mĂ« herĂ«t, duke iu referuar forcave detare amerikane tĂ« dislokuara nĂ« Gjirin Persik si “Armada”.

Witkoff dhe Jared Kushner ndodhen sot në Katar, një nga vendet ndërmjetësuese, ku po marrin mendimet e vendeve të rajonit përpara takimit ballë për ballë të nesërm me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Khamenei duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« i shqetĂ«suar”, ka paralajmĂ«ruar Trump nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r NBC, tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rpara pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« krizĂ«s rreth negociatave.

Tensionet u shtuan edhe dje, kur nga aeroplanmbajtĂ«sja “Abraham Lincoln”, pjesa kryesore e “ArmadĂ«s” amerikane, u ngrit njĂ« avion F-35 pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar njĂ« dron tĂ« drejtuar nga Garda Revolucionare iraniane drejt anijes.

Pak orë më parë, dy anije të vogla luftarake iraniane kishin tentuar të ndalonin dhe të hipnin në një cisternë nafte me flamur amerikan, duke detyruar ndërhyrjen e një shkatërruesi amerikan për ta shoqëruar anijen përtej Ngushticës së Hormuzit.

BrekĂ«t e ulura tĂ« “burrave tĂ« dheut”: PĂ«rbindĂ«shat nuk i krijoi Epstein

Nga Adrian Thano

Burra shteti, princa, presidentĂ«, financierĂ«, strategĂ« tĂ« “fatit tĂ« globit” dalin nĂ« dosjet Epstein njerĂ«z me instikte tĂ« ulĂ«ta dhe vese banale.

Nuk Ă«shtĂ« “skandal seksual”.

Le të kuptojmë si e zbulon natyrën e tyre brutale iluzioni i pushtetit, parasë, aparati i sigurisë, bindja se janë të paprekshëm.

Nuk i krijoi ai pedofili miliarder përbindëshat. Ky i mblodhi dhe i vuri në një ambient ku nuk kishte kamera për lajmet në TV, nuk kishte opinion publik.

Aureola u ra poshtë bashkë me brekët.

Këtu qëndron e vërteta që duhet ta kuptojmë njëherë e mirë. Shoqëritë në masë kanë një prirje të rrezikshme. E adhurojnë pushtetin, famën. Ngatërrojnë autoritetin me virtytin, suksesi u duket automatikisht si moral.

Sigurisht më pas vjen zhgënjimi, por  vjen me vonesë me viktima të shumta e dëme të mëdha.

Ndaj rasti na mĂ«son diçka qĂ« bĂ«n mirĂ« ta kujtojmĂ« shpesh. Nuk duhet t’i besojmĂ« verbĂ«risht askujt, thjesht sepse ka arritur majat.

Nuk ka “perĂ«ndi” pas gjithĂ« atyre kostumeve tĂ« shtrenjtĂ«, avionĂ«ve privatĂ«, tryezave ku vendosen fatet e botĂ«s. Ka vetĂ«m njerĂ«z. Dhe me sa shihet, janĂ« njerĂ«z me vese.

Çmitizimi i tyre, çmitizimi i pushtetit Ă«shtĂ« higjienĂ« mendore. NjĂ« shoqĂ«ri qĂ« nuk adhuron, Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u mashtruar.

VIDEO:

Donard Hasani: “Nuk dĂ«gjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra mĂ« e vĂ«shtirĂ« e karierĂ«s time

Bisedoi ARTUR  AJAZI

Prej disa ditĂ«sh, ka nisur nga puna nĂ« Teatrin “skampa” komedia mĂ« e re, “Nuk dĂ«gjoj, nuk shikoj, nuk flas”, tre burra , dhe njĂ« dashuri e pamundur. Komedia ka  regjisor Donard Hasanin, me aktorĂ«t e njohur, Laert Vasili, Helidon Fino, Hervin Çuli, Atalanta Kercyku, dhe me skenografi Fatbardh Marku.

  1. Hasani pse zgjodhët Elbasanin për komedinë tuaj?

Përgjigje- Unë si regjisor dhe teatri i Elbasanit kemi një histori të gjatë bashkëpunimi. Kam vënë në Teatrin Skampa rreth gjashtë premiera në vite të ndryshme. E Fundit para dy vitesh. E solla komedinë në këtë qytet sepse tashmë e njoh tipologjinë e spektatorit, e vlerësoj reagimin e tij, dhe kuptoj kërkesat që ka. Ky teatër është nga teatrot e rralla në Shqipëri që funksionon më së miri me të gjitha strukturat e nevojshme që duhet të ketë një institucion i niveleve të tilla. Gjithashtu, për këtë vepër gjeta mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e duhur nga drejtuesi i këtj institucioni zoti Kapaj.

NĂ« ç’realitet apo situatĂ« Ă«shtĂ« shkruar e frymĂ«zuar kjo komedi?

PĂ«rgjigje- Komedia “Nuk dĂ«gjoj, nuk shikoj, nuk flas” ka pĂ«r autor njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« shquara tĂ« dramaturgjisĂ« bashkĂ«kohore greke Jorgo Theodosiadis. NĂ« shkollĂ«n e ngritur prej tij kishte njĂ« student aktrimi me nĂ«nĂ«n tĂ« verbĂ«r. NĂ« kĂ«to kushte ai bashkĂ« me dy student tĂ« tjerĂ« i sollĂ«n si detyrĂ« kursi njĂ« rrethanĂ« me kĂ«to tre karaktere. KĂ«tu lindi dhe ideja e autorit qĂ« tĂ« shkruante kĂ«tĂ« vepĂ«r.

Cila është sfida e realizimit të kësaj vepre ?

PĂ«rgjigje-   Është   vepra   më   e   vĂ«shtirë   në   gjithë   karrjerĂ«n   time   profesionale.   AktorĂ«t   qĂ« interpretojnë  janë   Hervin Çuli,  Helidon   Fino,  Laert  Vasili   dhe   Atalanta KĂ«rçyku.   AktorĂ«t   nĂ« profesionin e tyre veprojnĂ« nĂ«pĂ«rmjet dĂ«gjimit, shikimit dhe falĂ«s. Me anĂ« tĂ« kĂ«tyre mjeteve ata komunikojnĂ« me publikun. Imagjinoni tani njĂ« shfaqje qĂ« nuk i ka kĂ«to elemente pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s sĂ« veprimit skenik. Paganini mbahet mend edhe pse i ra vijolinĂ«s me njĂ« tel mĂ« pak. KĂ«ta aktorĂ« do tĂ« mbahen mend nĂ« kĂ«tĂ« vepĂ«r sepse veprojnĂ« nĂ« skenĂ« gjithashtu me njĂ« “tel” mĂ« pak.

ÇfarĂ« do tĂ« donit ju, qĂ« publiku tĂ« merte me vete kur tĂ« dalĂ« nga salla e Teatrit Skampa pasi ka parĂ« komedinĂ« ?

Do   të   doja   që   publiku   pas   shfaqjes, të  dilte   i   kënaqur   estetikisht,   i   relaksuar emocionalisht dhe i relaktuar në lidhje me personat që vuajnë cilësitë e personazheve.

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Një tjetër goditje e rëndë për Washington Post. Pronar i gazetës, Jeff Bezos, ka miratuar një shkurtim drastik të stafit: rreth 30% e punonjësve largohen nga puna, mes tyre afërsisht 300 gazetarë, ose një e treta e redaksisë. Vendimi vjen në kuadër të një ristrukturimi të ri, përballë humbjeve financiare në rritje të gazetës historike amerikane.

Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu i katërt më i pasur në botë me një pasuri rreth 260 miliardë dollarë, bleu Washington Post në vitin 2013 dhe u përshëndet atëherë si shpëtimtari i tij. Pas një faze fillestare zhvillimi, strategjia e ndjekur përballë krizës së medias ka qenë kryesisht ajo e shkurtimeve, njësoj si në shumë media të tjera.

Rezultatet financiare, megjithatĂ«, nuk kanĂ« pĂ«rmirĂ«suar situatĂ«n. NĂ« vitin 2023 gazeta regjistroi humbje prej 77 milionĂ« dollarĂ«sh, çka solli valĂ«n e parĂ« tĂ« shkurtimeve. NĂ« vitin 2024, Bezos deklaroi se do ta “shpĂ«tonte pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«â€ gazetĂ«n: u larguan 100 gazetarĂ« dhe u mbyll revista e sĂ« dielĂ«s. Por humbjet u rritĂ«n edhe mĂ« tej, duke arritur nĂ« rreth 100 milionĂ« dollarĂ«.

NdĂ«rhyrja e fundit Ă«shtĂ« cilĂ«suar shumĂ« e rĂ«ndĂ«. Ish-gazetarja Ashley Parker e pĂ«rshkroi nĂ« The Atlantic si “njĂ« vrasje”, ndĂ«rsa ish-drejtori Marty Baron e quajti “njĂ« nga ditĂ«t mĂ« tĂ« errĂ«ta tĂ« njĂ« prej organizatave mĂ« tĂ« mĂ«dha gazetareske nĂ« botĂ«â€. Redaksia do tĂ« zbresĂ« nga rreth 800 nĂ« 500 gazetarĂ«.

Shkurtimet prekin të gjitha sektorët, por më fort sportin dhe librat, seksione që do të mbyllen plotësisht. Reduktim të ndjeshëm ka edhe në kronikat lokale, të cilat ishin zvogëluar edhe më parë, si dhe në redaksinë e jashtme, me largimin e shumë korrespondentëve nga Lindja e Mesme, India dhe, sipas burimeve, edhe Ukraina.

Në ditën më të vështirë për gazetën, drejtori ekzekutiv William Lewis, i emëruar nga Bezos dy vite më parë për të risistemuar financat, nuk u shfaq publikisht. As drejtori i gazetës, Matt Murray, nuk u përball drejtpërdrejt me redaksinë, por u komunikoi vendimin gazetarëve përmes një videoje në orët e para të mëngjesit.

NĂ« mesazhin e tij, Murray e quajti vendimin “tĂ« dhimbshĂ«m, por tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r mbijetesĂ«n e gazetĂ«s”, duke shtuar edhe kritika ndaj stafit, tĂ« cilin e akuzoi se Ă«shtĂ« i shkĂ«putur nga realiteti aktual dhe se ka ndjekur njĂ« linjĂ« editoriale qĂ« i flet vetĂ«m njĂ« krahu politik, tĂ« majtĂ«s.

Brenda redaksisë, megjithatë, shumë mendojnë se shkurtimet nuk janë vetëm çështje kursimi. Mes të larguarve janë edhe gazetarë që mbulonin Amazon-in, kompaninë e vetë Bezos, si dhe tema të ndjeshme si çështjet racore. Kjo ka shtuar dyshimet se disa nga largimet janë në fakt spastrime editoriale.

Kjo kthesë nisi pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, kur Bezos ndaloi gazetën të jepte, si zakonisht, mbështetjen për kandidaten demokrate Kamala Harris. Pas këtij vendimi, rreth 200 mijë lexues anuluan abonimin e tyre. Një fakt që e bën të diskutueshme justifikimin se problemet financiare lidhen me mungesën e lexuesve konservatorë, për shkak të një linje të majtë editoriale.

Sipas kritikëve, mund të ketë një vullnet për ta kthyer Washington Post në një gazetë më pak kritike ndaj Donald Trump, ose edhe më të afërt me të. Por ideja se kjo strategji do të sjellë më shumë lexues duket e dobët, sidomos në Uashington, ku Trump ka marrë vetëm 6% të votave. Një paradoks për gazetën që dikur zbuloi skandalin Watergate dhe ndërtoi reputacionin e saj mbi verifikimin rigoroz të fakteve.

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

Një 27-vjeçar në Australi është akuzuar për qindra vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve, pasi dyshohet se ka shënjestruar fëmijë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online.

I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit të kaluar, përballet me 596 akuza, pasi hetuesit gjetën mbi 23 mijë video dhe imazhe me përmbajtje abuzive në pajisjet e tij elektronike. Sipas policisë, materialet lidhen me 459 viktima në Australi dhe 15 vende të tjera.

Deri më tani janë identifikuar 360 viktima, mbi 200 prej tyre në Australi. Shumica janë djem të moshës nga shtatë deri në 15 vjeç, ndërsa pjesa tjetër ndodhet kryesisht në vende anglishtfolëse.

Policia bĂ«ri tĂ« ditur se i dyshuari ka vepruar gjatĂ« periudhĂ«s 2018–2025, duke krijuar profile tĂ« rreme online dhe duke u paraqitur si person i gjinive tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« fituar besimin e fĂ«mijĂ«ve. Ai dyshohet se ka pĂ«rdorur metoda joshjeje, presioni dhe kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r t’i detyruar viktimat tĂ« dĂ«rgonin materiale me pĂ«rmbajtje seksuale.

Autoritetet po bashkĂ«punojnĂ« me partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« identifikuar viktimat e mbetura dhe pĂ«r t’u siguruar atyre mbĂ«shtetjen e nevojshme.

Akuzat përfshijnë prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve abuzive ndaj fëmijëve, rekrutimin e të miturve përmes shërbimeve të komunikimit online dhe përfshirjen në veprimtari seksuale me fëmijë në internet. I dyshuari pritet të dalë para gjykatës të enjten.

Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se ai është paraqitur për zhvillimin e seancës paraprake lidhur me çështjen e hakerimit të e-maileve zyrtare të prokurorëve të SPAK në mars të vitit të shkuar.

Kujtojmë se sulmi kibernetik ndodhi në mars të 2025-ës, ndërsa procedimi penal është regjistruar 2 muaj më vonë. Sipas asaj që u raportua asokohe, autorët kishin arritur të kishin në dorë disa adresa e-maili të prokurorëve të SPAK.

Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton se personat e përfshirë dyshohet se kanë tentuar të ndërhyjnë në kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, me synimin për të siguruar të dhëna sensitive. Sipas Prokurorisë së Posaçme, tentativa për depërtim në sistemin e brendshëm të IT-së ka dështuar dhe hakerët nuk kanë arritur të hyjnë në databazat kryesore të institucionit.

Megjithatë, dyshohet se disa nga dokumentet e përfituara janë shpërndarë tek persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy gazetarë.

Tre persona janë marrë të pandehur lidhur me këtë çështje, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Sipas hetimeve, Rrokaj ishte i pari që pati akses te materialet hetimore. Ai bashkë me Gjonin u identifikuan brenda 24 orëve dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.

BanorĂ«t e Rrjollit protestĂ« para SPAK pĂ«r resortin: NĂ«se s’merren masa pĂ«r 3 ditĂ«, do të 

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë protestat kundër resortit turistik që parashikohet të realizohet në zonën bregdetare mes Ranës së Hedhun dhe Baks-Rrjollit.

Ditën e sotme, më 5 shkurt, banorët janë paraqitur para SPAK-ut për të protestuar dhe për të kërkuar zgjidhje për shqetësimet e tyre. Sipas tyre, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë sqarime të qarta lidhur me statusin e tokave dhe procedurat e miratimit të projektit.

Banorët kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Projekti turistik në këtë zonë parashikon ndërtimin e strukturave akomoduese dhe vilave turistike.

Pas paraqitjes në SPAK, avokati përfaqësues i banorëve të Baks-Rrjollit deklaroi se Prokuroria e Posaçme nuk ka marrë ende përgjegjësinë për çështjen e kallëzuar prej tyre.

Sipas avokatit, SPAK ka pretenduar se çështja nuk është në kompetencën e tij, ndërsa theksoi se banorët kanë dhënë një afat prej tre ditësh për të parë nëse do të merren masa konkrete.

“NĂ«se brenda tre ditĂ«sh nuk do tĂ« ketĂ« sekuestrim tĂ« dosjes dhe pezullim tĂ« punimeve, do tĂ« jemi sĂ«rish kĂ«tu, por jo nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore. Kur cenohet prona dhe jeta e njerĂ«zve, reagimi do tĂ« jetĂ« ndryshe,” u shpreh avokati.

Ai shtoi se SPAK mban përgjegjësi për këtë çështje dhe se duke mos e marrë në kompetencë, ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Shkodrës. Sipas tij, hetimi duhet të kryhet nga SPAK, pasi bëhet fjalë për prona të regjistruara në emër të personave të tjerë dhe për dyshime serioze mbi mënyrën e përvetësimit të tokave.

“SPAK e ka pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe ia heq vetĂ«s dhe ia çon ShkodrĂ«s. Duhet patjetĂ«r SPAK pasi kĂ«to toka qĂ« janĂ« marrĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« tjetĂ«r kujt dhe SPAK Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« nis hetime pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« dhe jo Prokuroria ShkodĂ«r”, tha avokati.

NĂ« shenjĂ« proteste, banorĂ«t kanĂ« bllokuar edhe aksin rrugor Velipojë–ShĂ«ngjin nĂ« ditĂ«t e mĂ«parshme.

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë ndaj zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana.

Në dhjetor Gjkko i refuzoi Gjanës kthimin e disa celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit R. Hristic, për llogari të hetimit të SPAK për një grup të dyshuar kriminal që abuzonte me tenderat e AKSHI-t.

Në banesën e Gjanës janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm urdhëron ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

“Duhet tĂ« ndahen”/ BashkĂ«shortja e Mirit: Po tĂ« hyja nĂ« shtĂ«pinĂ« e “BBV”, ja çfarĂ« do i thoja Selin

E ftuar në Top Albania Radio, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ka komentuar rrugëtimin e bashkëshortit të saj në Big Brother.

Ajo u shpreh për raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, sidomos me Selin.

“UnĂ« shoh qĂ« Miri dhe Selin do vazhdojnĂ« edhe shumĂ« gjatĂ«, por do vijĂ« njĂ« moment kur duhet tĂ« ndahen tĂ« dy. MĂ« mirĂ« mĂ« shpejt, se mĂ« vonĂ«. Secili duhet tĂ« luajĂ« lojĂ«n e vetĂ«. ËshtĂ« mĂ« i kufizuar nĂ« atĂ« lojĂ«, mĂ« mirĂ« secili tĂ« luajĂ« lojĂ«n e vetĂ«, nĂ« fund dalin tĂ« dy nĂ« finale. PĂ«r mua fitues Ă«shtĂ« Miri. TĂ« fortĂ« janĂ« Kristi, Brikena, Selin.”-u shpreh ajo.

ÇfarĂ« do i thoshte ajo Mirit, nĂ«se do i bĂ«nte njĂ« surprizĂ« nĂ« “BBV”?

“Do i thoja qĂ« jam shumĂ« krenare pĂ«r tĂ« dhe unĂ« çuditem si i pĂ«rballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumĂ«, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarĂ« tĂ« kam thĂ«nĂ« para se tĂ« hysh, ti nuk ke ardhur pĂ«r pjesĂ«marrje, por ke ardhur pĂ«r tĂ« fituar. Do kisha qejf tĂ« takoja Baby G. Ajo Ă«shtĂ« nga ato banore qĂ« nuk ka hyrĂ« aty pĂ«r tĂ« sulmuar Mirin“-shton ajo.

ÇfarĂ« do i thoshte ajo Selin?

“ËshtĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« tĂ« takoj njĂ« herĂ« dhe gjithĂ« tĂ« mirat. Nuk ka diçka tĂ« veçantĂ« qĂ« do i thoja.”

Analiza e REL: Si u shndĂ«rrua Gaza nĂ« debat tĂ« brendshĂ«m nĂ« Kosovë 

Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1 mijĂ« e 800 kilometra larg GazĂ«s, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« debatet publike dhe rrjetet sociale vendase – nga sharjet dhe ofendimet, deri te kĂ«rcĂ«nimet me jetĂ«.

Ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantĂ« tĂ« Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tĂ« tjera – kaluan kufirin me Izraelin, vranĂ« mbi 1 mijĂ« e 200 njerĂ«z dhe rrĂ«mbyen qindra tĂ« tjerĂ«, shkaktuan njĂ« krizĂ« humanitare nĂ« enklavĂ«n e kontrolluar nga Hamasi, qĂ« vazhdon tĂ« tronditĂ« botĂ«n.

Mbi dy vjet më vonë, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Izraeli dhe Hamasi bënë një armëpushim të brishtë, por pasojat e dhunës mbeten të thella: rreth 70 mijë palestinezë të vrarë në Gazë dhe një botë e ndarë midis viktimave dhe sulmuesve nga të dyja anët.

Në këtë kontekst, debatet në Kosovë, të cilat vazhdonin që nga fillimi i konfliktit, u intensifikuan javën e kaluar pas publikimit të një dokumentari nga gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku. Po, përse ky polarizim?

Kërcënimet ndaj gazetarit dhe reagimet publike

Tri ditĂ« para publikimit tĂ« dokumentarit nĂ« Televizionin Kanal 10 – i cili rikthen ngjarjet e 7 tetorit pĂ«rmes rrĂ«fimeve tĂ« tĂ« mbijetuarve dhe analizĂ«s sĂ« situatĂ«s nĂ« Izrael, mbi dy vjet mĂ« vonĂ« – Sadiku filloi tĂ« pĂ«rballej me reagime tĂ« ndryshme lidhur me pĂ«rmbajtjen. Pas publikimit, mesazhet kĂ«rcĂ«nuese rritĂ«n shqetĂ«simin e tij dhe tĂ« familjes.

“Kam marrĂ« kĂ«rcĂ«nime pĂ«r jetĂ«n, tĂ« cilat i kam adresuar te Policia dhe Prokuroria e KosovĂ«s. Gjithashtu, kam njoftuar edhe disa ambasada mike”, deklaroi Sadiku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Debati në televizionet vendore dhe rrjetet sociale u ndez menjëherë.

Opinionistë dhe qytetarë morën qëndrime mbështetëse ose kritike, ndërsa komentet shpesh kaluan edhe në tone të ashpra.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi, duke kërkuar që diskutimi të zhvillohet brenda kornizave të debatit të lirë, pa kërcënime ndaj sigurisë personale.

Rrjetet sociale, terren i polarizimit

Për njohësit e fushës, gjërat nuk janë thjeshta. Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, thotë se konflikti izraelito-palestinez është ndër më të mediatizuarit në botë dhe shton se rrjetet sociale në Kosovë janë ato që përdoren si mjet për përçarje.

“Komentet nuk filtrohen, debati nuk organizohet, ndĂ«rsa pĂ«rçarja shfrytĂ«zohet pĂ«r audiencĂ« dhe shikueshmĂ«ri. Televizionet vendore shpesh i amplifikojnĂ« kĂ«to tensione pĂ«rmes fragmenteve tĂ« emisioneve tĂ« tyre nĂ« rrjetet sociale”, thotĂ« Zeneli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ky model i “ekonomisĂ« sĂ« vĂ«mendjes”, sipas tij, sjell pasoja reale: debatet emocionale tejkalojnĂ« analizĂ«n objektive dhe argumentet racionale, duke amplifikuar ndasitĂ« brenda shoqĂ«risĂ«.

“UnĂ« mendoj se kjo Ă«shtĂ« e lidhur direkt me mĂ«nyrĂ«n se si po bĂ«het biznes me median nĂ« KosovĂ«, sepse monetizimi i pĂ«rmbajtjeve nga mediat sociale e krijon kĂ«tĂ« lloj tĂ« logjikĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes. NĂ« modelin e biznesit tĂ« vetĂ« mediave sociale, dominon ekonomia e vĂ«mendjes, pa tĂ« cilĂ«n kĂ«to platforma nuk janĂ« tĂ« vlefshme”, shton ai.

Reagimet historike dhe fetare

Profesori i HistorisĂ« nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s, Mentor Hasani, vlerĂ«son pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se pĂ«rfshirja e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« debat lidhet me shumĂ« faktorĂ« – historikĂ«, fetarĂ«, politikĂ« e gjeopolitikĂ«.

Sipas tij, Ballkani përfshirë Kosovën ka qenë historikisht pjesë e perandorive me shtrirje globale, ku janë formësuar identitete të ndryshme fetare, kulturore dhe sisteme vlerash që ndikojnë edhe sot në leximin e konflikteve ndërkombëtare.

Ai thotë se për shqiptarët e Kosovës, kujtesa e luftës, dhunës dhe spastrimit etnik mbetet e freskët, edhe gati 27 vjet pas përfundimit të saj.

Kjo përvojë, sipas tij, reflektohet drejtpërdrejt në reagimet ndaj konfliktit në Gazë, ku individë dhe grupe të ndryshme shfaqin empati ose mirëkuptim për njërën apo tjetrën palë.

“NjerĂ«zit e lexojnĂ« konfliktin pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s personale – kush Ă«shtĂ« viktimĂ«, kush agresor, kush ka pushtet dhe kush Ă«shtĂ« i pambrojtur – çka shpesh çon nĂ« vlerĂ«sime tĂ« pasakta”, sipas tij.

Hasani shton se reagimet në rrjetet sociale, veçanërisht ato në mbështetje të palestinezëve, përveç empatisë ndaj viktimave, bartin edhe një dimension fetar.

Edhe pse në Kosovë vazhdon të dominojë një islam tradicional, ai paralajmëron për ekzistencën e grupeve periferike që predikojnë forma radikale të fesë dhe nxisin përplasje brenda komunitetit.

“Ky emocionalitet i ushqyer nga pamjet e dhunĂ«s nĂ« PalestinĂ«, ka krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r instrumentalizim dhe pĂ«rhapje tĂ« ideve radikale, duke lĂ«nĂ« edhe pĂ«rshtypjen e njĂ« antisemitizmi nĂ« nivele tĂ« caktuara”, thekson Hasani.

Megjithatë, ai vëren se në debatet publike ka edhe qëndrime mbështetëse për Izraelin, të cilat i sheh si strategjike dhe pragmatike.

“KĂ«ta njerĂ«z e shohin kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje si pjesĂ« tĂ« orientimit drejt PerĂ«ndimit dhe fuqive tĂ« mĂ«dha, qĂ« kanĂ« luajtur rol vendimtar nĂ« mbijetesĂ«n e popullit dhe shoqĂ«risĂ« sonĂ«â€, thotĂ« Hasani.

Përplasjet online dhe emocionet

Për psikologun Dashamir Bërxulli, përplasjet online janë shpesh amplifikim i emocioneve historike dhe fetare. Individët ose grupet me orientim fetar mbështesin kauzën palestineze, ndërsa të tjerët, me orientim historik, mbështesin Izraelin, sipas tij.

Ai paralajmëron se polarizimi i tillë mund të sjellë tension edhe në jetën reale, nëse nuk menaxhohet me kujdes nga elitat politike dhe intelektuale.

“UnĂ« nuk po them se (polarizimi i shoqĂ«risĂ«) do tĂ« kulmojĂ« nĂ« veprime tĂ« caktuara. Por, me gjasĂ«, kur njĂ« tullumbace me energji mblidhet, atĂ«herĂ« – nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose tjetĂ«r – do tĂ« shpĂ«rthejĂ«â€, thotĂ« BĂ«rxulli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Edukimi dhe dialogu si zgjidhje

Historiani Mentor Hasani vlerëson se në parandalimin e thellimit të polarizimit shoqëror, rol të rëndësishëm mund të luajnë përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë ato fetare.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave mbi 93 për qind e qytetarëve deklarohen të besimit islam, Hasani thekson se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) mund të ketë ndikim kyç në shtendosjen e përplasjeve publike, veçanërisht në rastet kur përdoret fjalor me ngjyrim antisemit nga grupe me qëndrime radikale.

“BashkĂ«sia Islame e KosovĂ«s mund ta luajĂ« njĂ« rol tĂ« madh, ashtu siç e ka luajtur viteve tĂ« fundit pĂ«rballĂ« kĂ«tyre rrymave”, thotĂ« ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIK-ut për koment lidhur me këto polarizime, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, diplomati i Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se debatet rreth Gazës janë tregues i qartë i nevojës për më shumë edukim medial, qasje ndërdisiplinore dhe dialog të përgjegjshëm publik.

Sipas tij, dokumentari i gazetarit Sadiku ka hapur një diskutim të domosdoshëm, por reagimet ndaj tij dëshmojnë vështirësinë e shoqërisë për të ndarë faktet nga emocionet dhe analizën nga pozicionimi ideologjik.

Zevi thotë se në diskursin publik po zbehen zërat që kërkojnë paqe dhe dialog, ndërsa po dominojnë slogane që, në kontekstin e tyre historik dhe ideologjik, mohojnë të drejtën e Izraelit dhe të popullit hebre për ekzistencë.

“Kur kritika politike shndĂ«rrohet nĂ« demonizim kolektiv, atĂ«herĂ« kemi kaluar kufirin nga debati legjitim nĂ« diskriminim dhe urrejtje etnike apo fetare. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, edukimi Ă«shtĂ« kyç”, thotĂ« Zevi.

“Paqja nuk ndĂ«rtohet me slogane shkatĂ«rruese, por me empati, dije dhe pĂ«rgjegjĂ«si morale”, pĂ«rfundon Zevi./REL

❌