❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lĂ«nĂ« nga PS pĂ«r tĂ« pritur opozitĂ«n nĂ« komision

Të hënën në orën 13.00 është lajmëruar mbledhja e Komisionit të posacëm për Reformën Territoriale, por Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë.

Mbledhja e së hënës u vendos të thirret nga PS si një mundësi e fundit që partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, të marrë pjesë. Por kryetari I PD Sali Berisha përsëriti se deputetët demokratë nuk do të shkojnë në mbledhje, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me mazhorancën, për asnjë çështje.

Nga ana e saj Partia Socialiste ka vendosur të ecë para e vetme në procesin e reformimit të njësive vendore dhe në rendin e ditës së parlamentit ditën e martë që u publikua sot, është vendosur edhe ndryshimi I përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Komisioni është ndërtuar mbi parimin e barazisë së anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës dhe çdo vendim I PD për të bojkotuar komisionin deri më tani e bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjeve.

Ndaj socialistët kanë propozuar që përbërja e tij të ndryshojë, mazhoranca të ketë një anëtar më shumë, dhe PD të humbasë bashkëkryetarin.

Një rrugë të ngjashme PS zgjodhi edhe në vitin 2014 kur u realizuar reforma territoriale. Pas vendimit të demokratëve për bojkot, mazhoranca ndryshoi përbërjen e komisionit duke I hequr opozitës veton.

Edhe në vitin 2014 edhe sot PS me aleatët e saj ka më shumë se 84 vota në parlament që janë të nevojshme për të ndryshuar ndarjen territoriale të vendit.

Mazhoranca synon që të miratojë këtë reform deri në muajin korrik në mënyrë që ajo të aplikohet për zgjehdjet lokale që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

PD vendosi të ndërpresë cdo bashkëpunim më PS, pas procesit të votimit të Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit; votim I cili u pa nga opozita si dëshmi se Kryeministri Edi Rama nuk kërkon dialog e nuk do të respektojë propozimet e opozitës.

Ngritja e akuzave nga SPAK për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe hetimet për tenderat në AKSH, radikalizuan aksionin e opozitës dhe  PD ka vendosur në qendër të aksionit politik protestat duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

ShumĂ« mĂ« tepĂ«r se thjesht njĂ« grup pasanikĂ«sh tĂ« pangopur nĂ« kĂ«rkim tĂ« skllaveve tĂ« reja seksuale: rrjeti i marrĂ«dhĂ«nieve i ndĂ«rtuar nga Jeffrey Epstein po shfaqet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« nga operacionet mĂ« tĂ« sofistikuara tĂ« spiunazhit tĂ« dekadave tĂ« fundit, njĂ« makineri qĂ« ka çuar nĂ« nivele tĂ« paprecedenta artin rus tĂ« “komprometimit”, pra vendosjen e personave kyç nĂ« situata komprometuese pĂ«r t’i mbajtur nĂ«n kontroll.

Sipas burimeve tĂ« inteligjencĂ«s tĂ« cituara nga Mail on Sunday, duket gjithnjĂ« e mĂ« qartĂ« se manjati pedofil amerikan kishte ngritur “operacionin mĂ« tĂ« madh tĂ« ‘kurthit tĂ« mjaltit’ nĂ« botĂ«â€Â pĂ«r llogari tĂ« KGB-sĂ«: Epstein do tĂ« siguronte vajza pĂ«r tĂ« fuqishmit e botĂ«s nĂ« shĂ«rbim tĂ« shĂ«rbimeve sekrete ruse, e ndoshta edhe izraelite, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ata tĂ« ishin tĂ« shantazhueshĂ«m.

Babai i Ghislaine Maxwell

Gjithçka lidhet me miqësinë e Epstein-it me Robert Maxwell, manjatin britanik të medias, i cili vdiq në mënyrë misterioze në vitin 1991, dukshëm pas një rënieje nga jahti i tij, një version që pak e kanë besuar.

Maxwell, me origjinĂ« hebre nga Çekosllovakia, dyshohet se kishte punuar si pĂ«r KGB-nĂ« ashtu edhe pĂ«r Mossad-in, qĂ« nga vitet ’70 kur ndihmoi emigrimin e hebrenjve sovjetikĂ« nĂ« Izrael. Epstein iu prezantua Maxwell-it nga njĂ« manjat rus i naftĂ«s, edhe ky i lidhur me shĂ«rbimet e Kremlinit. Me ndihmĂ«n e Epstein-it, Maxwell riciklonte fondet e MoskĂ«s nĂ« PerĂ«ndim.

Pas vdekjes së Maxwell, pranë financierit amerikan u shfaq Ghislaine, vajza e baronit të medias, e cila u bë bashkëpunëtore dhe e dashura e tij. Maxwell kishte zhdukur fondet e pensionit të gazetave të tij dhe ato para nuk u gjetën kurrë: shumë besojnë se u ricikluan nga Epstein dhe se menaxhimi i atij thesari ishte lidhja që e bashkonte me Ghislaine.

Si Maxwell, edhe Epstein vdiq në mënyrë misterioze në burg në vitin 2019, zyrtarisht si vetëvrasje, ndërsa Ghislaine po vuan një dënim 20-vjeçar në SHBA për prostitucion të miturish dhe po negocion ende për lehtësim të dënimit në këmbim të informacioneve.

Miqësi me Moskën

NĂ« dosjet e sapo publikuara ka 9 mijĂ« e 629 referenca pĂ«r RusinĂ« dhe 1 mijĂ« e 56 pĂ«r Vladimir Putin-in: rezulton se Epstein e ka takuar disa herĂ« presidentin rus, edhe pas dĂ«nimit tĂ« tij tĂ« parĂ« pĂ«r krime seksuale. Ai mburrej nĂ« mesazhe se mund t’i siguronte Kremlinit informacione mbi Donald Trump-in, pĂ«rmes takimeve me ambasadorin rus nĂ« Nju Jork dhe ministrin e JashtĂ«m Sergej Lavrov. KĂ«to shkĂ«mbime emailesh ndodhĂ«n nĂ« prag tĂ« samitit tĂ« vitit 2018 mes Trump dhe Putin, pas tĂ« cilit presidenti amerikan deklaroi se nuk kishte prova pĂ«r ndĂ«rhyrje ruse nĂ« zgjedhjet e tij.

Epstein rezulton i lidhur edhe me Masha Drokova-n, ish-lideren e lëvizjes rinore pro-Putin, e cila më pas u bë biznesmene në San Francisko. Burimet e inteligjencës besojnë se kompania e saj, Day One Ventures, ishte krijuar për të vjedhur sekrete teknologjike. FBI e kishte kontaktuar Drokova-n, por ajo e shmangu bisedën për Epstein-in.

NjĂ« libĂ«r i botuar nĂ« vitin 2021 nga gazetari investigativ Craig Unger pretendon se ishte pikĂ«risht Epstein qĂ« shĂ«rbeu si ndĂ«rmjetĂ«s mes Trump dhe rrethit tĂ« Putinit, duke pĂ«rdorur krimin e organizuar rus pĂ«r t’u siguruar miqve tĂ« tij tĂ« fuqishĂ«m vajza tĂ« reja, pĂ«rfshirĂ« edhe presidentin e ardhshĂ«m amerikan.

Në Londër

Nuk Ă«shtĂ« çudi qĂ« nĂ« njĂ« email Epstein i premtonte princit Andrew njĂ« “ruse tĂ« bukur dhe tĂ« besueshme” 26-vjeçare. Biografi i princit, Andrew Lownie, ka dokumentuar se gra tĂ« reja nga Moska dĂ«rgoheshin direkt tek Andrew nĂ« rezidencat e tij nĂ« Angli pĂ«r fundjavĂ« dhe mĂ« pas ktheheshin nĂ« aeroport. Lownie beson se Kremlini ka njĂ« dosje tĂ« gjerĂ« mbi anĂ«tarin e familjes mbretĂ«rore britanike, ndoshta edhe me imazhe, pĂ«r tĂ« shantazhuar familjen mbretĂ«rore dhe, rrjedhimisht, BritaninĂ«.

Dokumentet e zbuluara tregojnĂ« gjithashtu pagesa prej 75 mijĂ« dollarĂ«sh nga Epstein pĂ«r Lord Mandelson, ish-ambasadorin britanik nĂ« SHBA, i cili dha dorĂ«heqjen nĂ« nĂ«ntor pĂ«r lidhjet e tij me financierin. Mandelson, i njohur si “princi i errĂ«sirĂ«s”, ishte njĂ« nga arkitektĂ«t e New Labour dhe kĂ«shilltari mĂ« i afĂ«rt i Tony Blair.

Dokumente të tjera tregojnë se FBI ishte e bindur që Epstein ishte spiun i Mossad-it, i trajnuar nga Ehud Barak, ish-kryeministri izraelit, me të cilin shkëmbenin vazhdimisht mesazhe. Në fund, një rrjet intrigash që shton një hije edhe më të frikshme mbi perversitetet e një grupi të fuqishëm njerëzish.

Shkrim nga Corriere Della Sera

“GjyqtarĂ«t po pĂ«rdorin pushtetin pĂ«r tĂ« rritur pagat, kosto 37 mln euro pĂ«r buxhetin. Paguhen dyfish mĂ« shumĂ« se rajoni”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës dëgjimore të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ku dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave.

Rama e cilësoi të papranueshme idenë që subjekte të caktuara të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin apo pushtete të tjera, me synimin për të rritur pagat personale.

“KĂ«tu nuk Ă«shtĂ« çështje personale dhe nuk kam asnjĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r polemikĂ« me askĂ«nd. Por Ă«shtĂ« e papranueshme ideja qĂ« kĂ«ta njerĂ«z mund tĂ« pĂ«rdorin pushtetin e tyre pĂ«r tĂ« ushtruar presion mbi qeverinĂ«, parlamentin dhe pushtetet e tjera pĂ«r t’ia rritur pagat vetes. Shuma qĂ« kĂ«rkohet nga taksat dhe buxheti i shtetit Ă«shtĂ« 37 milionĂ« euro tĂ« tjera”, deklaroi Rama.

Sipas tij, argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit e shoqatave para Gjykatës Kushtetuese lënë shumë për të dëshiruar nga pikëpamja logjike dhe institucionale, duke krijuar shqetësim për nivelin e përgjegjësisë së atyre që japin drejtësi në vend.

“Gjykata Kushtetuese publikoi pak ditĂ« mĂ« parĂ« regjistrimin e seancĂ«s, ku dy shoqata gjyqtarĂ«sh, madje edhe me problematika ligjore sa i pĂ«rket regjistrimit, kĂ«rkuan rritje pagash. Po ta dĂ«gjosh atĂ« seancĂ«, ndihesh nĂ« njĂ« vĂ«shtirĂ«si tĂ« madhe duke menduar se kĂ«ta janĂ« njerĂ«zit qĂ« gjykojnĂ« dhe japin drejtĂ«si, ndĂ«rkohĂ« qĂ« logjika e argumenteve tĂ« tyre lĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se në Shqipëri pagat e gjyqtarëve janë aktualisht të njëjta me ato të gjyqtarëve në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian, dhe dyfish më të larta se pagat e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi 30-vjeçar Sokol Daci, i cili u plagos me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së dielës sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake ndodhet ne gjendje stabel. 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Rrilës. Autorët kanë ndaluar makinën para berberhanes dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë (2 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal.

Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do tĂ« fryjĂ« do tĂ« fryjĂ« me drejtim nga verilindje – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 10m/s.

Deti do të jetë i valëzimit i forcës 1-2 ballë.

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte me biçikletë në vijat e bardha.

Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se i plagosuri është humoristi i njohur Nexho Shabani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 20:05, nĂ« sheshin “Demokracia”, ku sipas njoftimit paraprak tĂ« PolicisĂ«, automjeti me drejtues shtetasin me inicialet N. Xh. ka pĂ«rplasur humoristin e njohur shkodran, i cili lĂ«vizte me biçikletĂ« dhe po kalonte nĂ« vijat e bardha.
Pas aksidentit, Shabani është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“MĂ« intrigon, je kaq i Ă«mbĂ«l”, princeshĂ«s norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, është përfshirë në një skandal të ri pas publikimit të dokumenteve të sapo-hapura të lidhura me të dënuarin për abuzim seksual me fëmijë, të ndjerin Jeffrey Epstein.

Dokumentet, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, përmbajnë afërsisht 1 mijë referenca për princeshën dhe shumë emaile të shkëmbyera midis tyre, që tregojnë se ata ishin në kontakt nga viti 2011 deri në 2014.

Mette-Marit u martua me mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në vitin 2001. Publikimi vjen në një moment delikat për familjen mbretërore, pasi gjyqi i djalit të saj, Marius Borg HÞiby, për përdhunim pritet të nisë këtë javë në Oslo. Ai përballet me 38 akuza, përfshirë përdhunimin e dyshuar të katër grave, sulm dhe shkelje të ligjit për drogën.

Në një deklaratë për media, princesha Mette-Marit pranoi se kishte treguar gjykim të dobët dhe u shpreh e penduar për kontaktet me Epstein. Ajo tha se ndihej përgjegjëse për moskontrollimin më të kujdesshëm të sfondit të tij dhe për faktin që nuk e kishte kuptuar shpejt se çfarë njeriu ishte ai.

Dokumentet tregojnë se princesha dhe Epstein kishin shkëmbyer mesazhe miqësore dhe të ngrohta, ndërsa ajo kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida.

Mesazhet mes princeshës novegjeze dhe Epstein

NĂ« njĂ« mesazh, princesha i shkruante Epstein-it se “mĂ« intrigon”, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« tjerĂ« e quante “zemĂ«rbutĂ«â€ dhe “kaq i Ă«mbĂ«l”. NĂ« vitin 2012, ajo i shkroi se ai ishte “shumĂ« simpatik” dhe e pyeti nĂ«se ishte “e papĂ«rshtatshme qĂ« njĂ« nĂ«nĂ« tĂ« sugjeronte dy gra tĂ« zhveshura qĂ« mbanin njĂ« dĂ«rrasĂ« sĂ«rfi pĂ«r sfondin e dhomĂ«s sĂ« djalit tĂ« saj 15-vjeçar”.

NĂ« emailet e tjera, siç shkruan The Guardian, ajo e falenderonte Epstein pĂ«r lulet qĂ« ai i kishte dĂ«rguar kur ndjehej keq dhe pusullĂ«n e mbyllte me fjalĂ«t “Me dashuri, Mm”.

hpesh diskutohej mundësia për takime personale, përfshirë një vizitë katërditore në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida, në vitin 2013, kur Epstein nuk ndodhej aty.

Pallati mbretëror tha se Mette-Marit kishte ndërprerë çdo kontakt me Epstein në vitin 2014, pasi kishte kuptuar se ai mund të përdorte marrëdhënien me princeshën me persona të tjerë.

Mette-Marit, 52 vjeç, shprehu solidaritet të thellë me viktimat e Epstein-it dhe theksoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Pallati norvegjez ka njoftuar se gjyqi i djalit të saj është çështje e gjykatave dhe nuk do të ketë komente të tjera nga familja mbretërore.

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka qenë objektivi i atentatit, por është goditur aksidentalisht nga plumbat teksa ndodhej brenda ambientit të punës së tij, ku bashkë me të ndodheshin edhe persona të tjerë brenda në berberhane.

Burime policore bëjnë me dije se autorët kanë mbërritur me një automjet tip Audi A3 përballë berberhanes. Tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes, ku dyshohet se ndodhej objektivi i atentatit, një person tjetër që ishte brenda në atë moment.

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë zjarri, ndërsa personi që ishte shënjestër e atentatit është larguar.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ai ka marrë tre plagë, në shpatull, në bark dhe në këmbë.

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Publikimi i mesazheve në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka hedhur dritë mbi disa emra politikanësh nga Kosova.

NĂ« njĂ« nga email-et e vitit 2012, pĂ«rmendet edhe Behgjet Pacolli. Email-i, i datĂ«s 19 shtator 2012 dhe i dĂ«rguar nga konsulli i KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ«, Mom Luang Rajadasari Jayankura, i drejtohej Jeffrey Epstein dhe pĂ«rmbante titullin: “Kush Ă«shtĂ« Behgjet Pacolli?”.

“PĂ«rshĂ«ndetje Jeffrey, princesha dĂ«shiron qĂ« t’i tĂ« shohĂ«sh kĂ«tĂ« video,” thuhet nĂ« mesazhin e dĂ«rguar nga “Daniel”, ku pĂ«rfshihej edhe njĂ« link nga YouTube, i cili nuk Ă«shtĂ« mĂ« i aktiv. Konsulli i KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ« i sugjeronte Epstein-it: “Mund t’ia dĂ«rgosh kĂ«tĂ« Jeffreyt.”

E njĂ«jta konsulle shfaqet edhe nĂ« njĂ« tjetĂ«r email tĂ« vitit 2012, ku pĂ«rmendej edhe ish-presidentja e KosovĂ«s, Atifete Jahjaga, pa e pĂ«rmendur emrin direkt: “MirĂ« se vini nĂ« Paris. Princesha nga Tajlanda do tĂ« jetĂ« nĂ« New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e KosovĂ«s. Ajo do tĂ« donte tĂ« ju takonte nĂ«se keni kohĂ« kĂ«tĂ« javĂ«,” thuhej nĂ« mesazh.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka deklaruar më parë se ka luajtur një rol aktiv në njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe se ka lobuar edhe për njohjen nga vende të tjera.

Kjo është video që përmendet në email dhe rezulton i fshirë:

https://www.youtube.com/watch?v=zxFpocuNB1I

“Erdha tĂ« takoja nĂ«nĂ«n, e gjeta jashtĂ«â€, Laureta i kĂ«rkon llogari vĂ«llait: Do mbash pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ«!

Laureta ka thirrur nĂ« “Shihemi nĂ« Gjyq” vĂ«llezĂ«rit e saj sepse Ă«shtĂ« e shqetĂ«suar se çfarĂ« do tĂ« bĂ«het me nĂ«nĂ«n e tyre.

PĂ«rballĂ« saj gjendet Namiku, ndĂ«rsa i pranishĂ«m nĂ« studion e sĂ« “DielĂ«s Shqiptare” nĂ« Tv Klan, Ă«shtĂ« edhe vĂ«llai i madh, Astriti. Kur ai hyn nĂ« studio, tĂ« dy pĂ«rplasen me fjalĂ« tĂ« rĂ«nda, ndĂ«rsa Laureta e quan “palaço”.

Laureta thotë se nëna, e cila është nën përgjegjësinë e Namikut që është kujdesur më shumë për të, ka mbetur në rrugë. Ajo thotë se e ka gjetur nënën jashtë.

Laureta: Unë erdha të takoj nënën si çdo fëmijë që vjen të takojë nënën dhe kur erdha, e gjeta nënën jashtë. Dyert e shtëpisë të mbyllura, porta e mbyllur, kuzhina e mbyllur, mos të kishte ku të gatuante, ku të jetonte. Mbi të gjitha, ia kemi plotësuar dhe kushtet, sot na ndalohet të vijmë te nëna. Kam ardhur një çikë shpesh, këtë e di, siç shkon fëmija te nëna.

Namik: Po faji im ku është këtu more?

Laureta: Faji është yti sepse ti e ke marrë përsipër nënën!

Namik: Po çfarë ka ndodhur, si mundën ta bënin këtë gjë?

Laureta: Ti e ke marrë përsipër nënën! Unë vij dhe e gjej nënën përjashta, me shi, me të ftohtë, mes dimrit! Erdhi për të vdekur në Shqipëri dhe kur vjen puna na e nxjerrin në rrugë! Ka rritur 7 fëmijë nëna jote, sot ja ku gjendet!

Namik: Motër e dashur, më duket se po bën ca akuza koti!

Laureta: Ti do të mbash përgjegjësi!

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ThorbjÞrn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

NĂ« vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se njĂ« pjesĂ« e madhe e qeverisjes sĂ« KosovĂ«s ishte nĂ«n kontrollin e mafias dhe kishte thĂ«nĂ« se “Kosova prodhon pak gjĂ«ra tĂ« tjera pĂ«rveç krimit”. Ai kishte pĂ«rmendur gjithashtu se pjesa mĂ« e madhe e opiumit tĂ« prodhuar nĂ« Afganistan kalonte pĂ«rmes KosovĂ«s, duke nĂ«nvizuar nevojĂ«n pĂ«r alarmin ndĂ«rkombĂ«tar.

Në vitin 2010, Jagland kishte kërkuar hetime më të thella për akuzat ndaj kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me trafikim të paligjshëm të organeve, duke u mbështetur në raportin e Dick Marty.

Së fundmi, dokumentet e publikuara nga dosja Epstein zbulojnë se emri i Jaglandit përmendet në shkëmbime email-esh që lidhen me plane udhëtimi në ishullin privat të Epsteinit, pranë Virgin Islands, gjashtë vjet pas dënimit të Epsteinit për tentim të blerjes së shërbimeve seksuale nga të mitur.

Emailet tregojnë detaje të planifikimit të udhëtimit, transportit dhe personave që do të prisnin Jaglandin dhe familjen e tij, megjithatë, një email i datës 11 prill njofton se udhëtimi u anulua. Jagland justifikoi anulimin duke përmendur situatën me aneksimin e Krimesë nga Rusia, sipas raportimit të Dagbladet.

Gjithashtu, dokumentet tregojnĂ« se gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« ShqipĂ«ri mĂ« maj 2012, Jagland kishte komunikuar me Epsteinin pĂ«rmes emailit, duke shkruar: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenĂ« nĂ« TiranĂ« (ShqipĂ«ri), vajza tĂ« mrekullueshme.”

Sipas Departamentit të Drejtësisë në SHBA, komunikimi i Jaglandit me Epsteinin ishte i vazhdueshëm, pa përmbajtur akuzë penale ndaj ish-sekretarit të KiE-së, por dëshmon për kontakte dhe shkëmbime informacioni mes tyre.

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Një shtetas shqiptar ka dalë përpara Gjykatës Magjistrale të Westminster-it në Londër, së bashku me pesë ish-kolegë britanikë, ish-oficerë emigracioni, nën dyshimin për përfshirje në një skemë kriminale të grabitjes së emigrantëve që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

I akuzuari Ă«shtĂ« Besmir Matera, 36 vjeç, i lindur nĂ« FushĂ« LurĂ« tĂ« DibrĂ«s, i cili sipas dokumenteve hetimore kishte ndryshuar mbiemrin nga Cuku nĂ« Matera pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar azil dhe mĂ« pas shtetĂ«sinĂ« britanike. Ai dyshohet se, nĂ« bashkĂ«punim me pesĂ« oficerĂ« tĂ« tjerĂ«, ka vjedhur para dhe sende me vlerĂ« nga emigrantĂ«t gjatĂ« periudhĂ«s 1 gusht 2021 – 6 dhjetor 2022.

Përveç akuzës për konspiracion në vjedhje, Matera përballet edhe me akuza për pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Hetimi i Home Office ka zbuluar, sipas prokurorisë, një sërë mashtrimesh që nga momenti i aplikimit për azil e deri te marrja e nënshtetësisë britanike.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi se Matera kishte pĂ«rdorur emĂ«r, mbiemĂ«r, vendlindje dhe kombĂ«si tĂ« rreme pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar lejen e qĂ«ndrimit tĂ« pĂ«rhershĂ«m nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar gjatĂ« viteve 2003–2004. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme patentĂ« drejtimi dhe mĂ« pas pasaportĂ« britanike, duke pĂ«rdorur tĂ« dhĂ«na tĂ« falsifikuara.

Sipas aktakuzĂ«s, Matera ka shfrytĂ«zuar dokumentet britanike tĂ« pĂ«rfituara me mashtrim pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« profil tĂ« besueshĂ«m dhe pĂ«r t’u punĂ«suar nĂ« UK Border Agency, AgjencinĂ« Britanike tĂ« Kufirit.

Besmir Matera dhe pesë ish-kolegët e tij janë liruar me kusht dhe pritet të paraqiten sërish në gjykatë më 26 shkurt.

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

OKB-ja liston vendet e Bashkimit Evropian si importues të rëndësishëm të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore(!)-A po luan Pheniani një lojë të dyfishtë me Rusinë?

Nga Eljanos Kasaj*

Bazuar në të dhënat zyrtare tregtare të raportuara në Bazën e të Dhënave të Statistikave të Tregtisë së Mallrave të OKB-së (UN Comtrade), të paktën 10 shtete të Bashkimit Evropian janë përmendur se kanë importuar produkte nga Republika Demokratike Popullore e Koresë (RPDK/Koreja e Veriut) gjatë vitit 2024, duke filluar nga tekstilet, pajisjet dhe makineritë elektronike, e deri tek municionet dhe sistemet e armëve konvencionale koreanoveriore.

Publikimi i këtij raporti ndonëse nuk ka zgjuar ndonjë debat publik në Bashkimin Evropian ose në vended e listuara (pa përmendur as ndonjë deklaratë publike prej zyrtarëve brukselian)-ka ngritur shumë pyetje midis ekspertëve të sigurisë dhe koreanologëve sidomos mbi faktin se RPDK-ja ndodhet prej pothuaj dy dekadash nën sanksionet të ashpra prej Bashkimit Evropian në lidhje me një numër çështjesh që Brukseli i ka cilësuar si primare.

Por, më fort i çuditshëm dhe interesant paraqitet fakti se cilat vende të Bashkimit Evropian janë ato që kanë blerë produktet dhe armatimet koreanoveriore, ku vendin kryesor e kanë zënë tri nga shtetet kyçe të Bashkimit Evropian: Polonia, Austria dhe Luksemburgu.

Sipas analizĂ«s sĂ« publikuar nĂ« raportin e BazĂ«s sĂ« tĂ« DhĂ«nave tĂ« Statiatikave Tregtare tĂ« OKB-sĂ«, kĂ«to tri vende janĂ« identifikuar si shtetet kryesore importuese tĂ« produkteve tĂ« RPDK-sĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« edhe atĂ« qĂ« nĂ« tĂ« dhĂ«nat zyrtare Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “artikuj tĂ« kategorizuar sipas kodeve ushtarake” ose artikuj qĂ« shfaqen nĂ« “kategoritĂ« e mbrojtjes”.

Pavarësisht se për shumë vëzhgues ose analist skeptik, këto të dhëna paraqiten fort impresionuese ose të pabesueshme, ato nuk janë edhe aq të jashtëzakonshme sa mund të duken në momentet e para për lexuesin.

Le tĂ« kujtojmĂ« kĂ«tu se njĂ« nga bankat mĂ« tĂ« famĂ«shme tĂ« RPDK-sĂ«, “Golden Star Bank”-Ishte njĂ« degĂ« e BankĂ«s Koreane Daesong, e cila Ă«shtĂ« e lidhur me ByronĂ« 39 tĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut- ishte e vetmja bankĂ« koreanoveriore qĂ« operonte nĂ« EvropĂ« dhe se zyrat e saj ndodheshin nĂ« VjenĂ« tĂ« AustrisĂ« nga viti 1982 deri nĂ« mbylljen e saj nĂ« vitin 2004, me akuzat prej qeverisĂ« austriake  pĂ«r pastrim parash, financim tĂ« tregtisĂ« sĂ« paligjshme tĂ« armĂ«ve si dhe tĂ« shĂ«rbyerit si fasadĂ« e agjentĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit sekret koreanoverior.

Ndërsa pas shembjes së Bllokut Lindor në vitet 1988-1990, Polonia (së bashku me Bullgarinë) kanë qenë një nga vended e vetme Evropiano-Lindore dhe pjesë e Bashkimit Evropian, të cilat kanë vijuar të kenë mardhënie ekonomike me RPDK-në, ku sipas statistika zyrtare polake, importet e mallrave nga RPDK-ja në Poloni arritën në 1.7 milionë euro në vitin 2017. Dy të tretat e kësaj vlere ishin plastika dhe pajisje elektrike (artikuj kryesorë: polietileni me vlerë 540,000 euro, fije për 200,000 euro, makina shtypi për 100,000 euro dhe bateri për 69,000 euro).

Gjithashtu vlen tĂ« pĂ«rmended se qĂ« nga ndalimi zyrtar i eksportit tĂ« pjesĂ«ve dhe komponentĂ«ve tĂ« dronĂ«ve nga qeveria kineze nĂ« UkrainĂ« dhe FederatĂ«n Ruse nĂ« shtator 2024, Polonia Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« ndĂ«rmjetĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r furnizimin e kĂ«tyre pjesĂ«ve nĂ« UkrainĂ«, duke u kthyer nĂ« njĂ« nga blerĂ«sit mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« teknologjisĂ« ushtarake kineze dhe njĂ« nga shtetet kryesore ku kryhet “tranziti” i armatimeve dhe teknologjive ushtarake prej vendeve me qasje politike tĂ« afĂ«rt me atĂ« ruse (si Republika Popullore e KinĂ«s) ose aleate zyrtare tĂ« MoskĂ«s(si Republika Demokratike Popullore e KoresĂ«).

KĂ«shtu, rrjedhimisht nuk duket e çuditĂ«shme qĂ« pas performancĂ«s impresionuese tĂ« topit vetĂ«lĂ«vizĂ«s koreanoverior tĂ« modelit M-1989 “Koksan”, i cili ka njĂ« rreze veprimi dukshĂ«m mĂ« tĂ« gjatĂ« se sistemet standarde ruse dhe madje edhe se topat perĂ«ndimor 155 mm tĂ« ofruara nga NATO pĂ«r UkrainĂ«n, si dhe sistemet anti-tank “Bulsae-4″( tĂ« cilat kanĂ« treguar njĂ« superioritet tĂ« padiskutueshĂ«m pĂ«rball siatemeve amerikane “Javelin” ose atyre ruse “Kornet”), vended e Bashkimit Evropian mund tĂ« jenĂ« duke pĂ«rdorur tĂ« njĂ«jtĂ«n strategji si nĂ« rastin e teknologjisĂ« kineze-duke blerĂ« armatimet dhe sistemet ushtarake koreanoveriore pĂ«r ti pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« suplimuar UkrainĂ«n ose edhe pĂ«r pĂ«rdorim vetjak (duke qenĂ« se çmimi i tyre ashtu si ai i teknologjive kineze Ă«shtĂ« fort mĂ« ekonomik se sa ato amerikane, franceze ose britanike).

Ndërsa kapacitetet e industrisë ushtarake koreanoveriore kanë treguar një superioritet surprizues, i cili ka aritur të dominojë mbi atë ruse dhe të shumë vendeve anëtare të NATO-s, duke e kthyer RPDK-në në një nga vended më të rëndësishme të industrisë së armatimeve në rajonin e Azisë Veri-Lindore dhe në Euroazi.

Si pĂ«rfundim, mund tĂ« themi se ndonĂ«se nuk ka statistika zyrtare prej Bashkimit Evropian ose vendeve tĂ« listuara nĂ« raportin e BazĂ«s sĂ« tĂ« DhĂ«nave tĂ« Statiatikave Tregtare tĂ« OKB-sĂ«, mundĂ«sia e pĂ«rdorimit prej disa vendeve evropiane tĂ« lidhjeve historike(si vended ish-pjesĂ«tare tĂ« Bllokut Lindor) ose statusit neutral pĂ«r tu kthyer nĂ« “ura ndĂ«rlidhĂ«se” midis vendeve qĂ« sot listohen si prodhueset mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« armatimeve ose sistemeve mbrojtĂ«se, duket se Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« realitet aktual i cili shĂ«rben si pĂ«rgjigje e dinamikave me tĂ« cilat situatat qĂ« paqaqiten sot nĂ« terrenin gjeopolitik, por edhe njĂ« shembull se si “vllazĂ«ritĂ« politike” midis shteteve(si nĂ« rastin e RPDK-sĂ« me FederatĂ«n Ruse), nĂ« tĂ« vĂ«rtet ndĂ«rtohen vetĂ«m nĂ« bazĂ« tĂ« interesave politiko-ekonomik, mĂ« shumĂ« se sa nĂ« bazĂ« tĂ« kauzave moralo-historike ( argument i pĂ«rsorur shpesh prej zyrtarĂ«ve rus pĂ«r tĂ« ilustruar mardhĂ«nien e tyre me shtete tĂ« caktuara, si dhe nĂ« rastin e RPDK-sĂ«).

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet WrocƂawski), Poloni

Tensionet nĂ« pikĂ«n kritike, Khamenei paralajmĂ«ron “luftĂ« rajonale” nĂ«se SHBA-tĂ« sulmojnĂ«

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar sot një paralajmërim të prerë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se çdo sulm ndaj vendit të tij do të ndizte një flakë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme.

Deklarata vjen në një moment kur SHBA-të po forcojnë ndjeshëm praninë ushtarake në rajon, duke rritur frikën për një përplasje të armatosur.

“AmerikanĂ«t duhet ta dinĂ« se nĂ«se fillojnĂ« njĂ« luftĂ«, kĂ«tĂ« herĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« luftĂ« rajonale,” citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Khamenei nga agjencia gjysmĂ«-zyrtare Tasnim.

Diplomaci nën hijen e armëve

PavarĂ«sisht retorikĂ«s sĂ« ashpĂ«r, kanalet diplomatike duket se nuk janĂ« mbyllur plotĂ«sisht. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi mĂ« herĂ«t se Irani Ă«shtĂ« nĂ« “diskutime serioze”, duke shpresuar pĂ«r njĂ« zgjidhje tĂ« pranueshme.

Nga ana tjetĂ«r, Ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi pĂ«r CNN se, edhe pse besimi ndaj SHBA-sĂ« si partner Ă«shtĂ« humbur, shkĂ«mbimi i mesazheve pĂ«rmes vendeve tĂ« treta po lehtĂ«son bisedime “frytdhĂ«nĂ«se”. Edhe zyrtari i lartĂ« i sigurisĂ«, Ali Larijani, bĂ«ri me dije se njĂ« kornizĂ« pĂ«r negociata po pĂ«rparon.

Kushtet e Trump pĂ«r tĂ« shmangur konfliktin janĂ« tĂ« qarta: “SĂ« pari, jo armĂ« bĂ«rthamore. Dhe sĂ« dyti, ndaloni sĂ« vrari protestuesit.”

Manovra në Ngushticën e Hormuzit

Tensioni është i lartë në Ngushticën e Hormuzit, arteria kryesore energjetike e botës ku kalon 20% e naftës globale . SHBA ka dislokuar aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln në Detin Arabik, një lëvizje që Khamenei e minimizoi si përpjekje për frikësim.

NdĂ«rkohĂ«, raportimet pĂ«r stĂ«rvitje detare iraniane me “zjarr tĂ« vĂ«rtetĂ«â€ kanĂ« krijuar konfuzion. NdĂ«rsa pritej qĂ« stĂ«rvitja tĂ« niste tĂ« dielĂ«n, Garda Revolucionare (IRGC) mohoi planet pĂ«r njĂ« aksion tĂ« tillĂ«, pas paralajmĂ«rimeve amerikane kundĂ«r “sjelljeve tĂ« pasigurta”.

Bilanci tragjik i protestave

Sfondi i këtij konflikti ndërkombëtar është situata e rëndë e brendshme në Iran. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë shifra tronditëse viktimash nga shtypja e protestave anti-qeveritare.

Agjencia HRANA (SHBA) konfirmon mbi 6,300 të vrarë dhe po heton 17,000 vdekje të tjera.

IHR (Norvegji) paralajmëron se numri final mund të kalojë 25,000 viktima.

Khamenei i cilĂ«soi trazirat si njĂ« “grusht shteti tĂ« shtypur”, duke akuzuar protestuesit pĂ«r sulme ndaj institucioneve.

Situata rĂ«ndohet mĂ« tej nga shpĂ«rthime tĂ« mistershme nĂ« qytetet Bandar Abbas dhe Ahvaz, tĂ« cilat autoritetet i kanĂ« cilĂ«suar si “rrjedhje gazi”, pavarĂ«sisht spekulimeve pĂ«r sabotim apo shĂ«njestrim tĂ« komandantĂ«ve ushtarakĂ«.

“MĂ« e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: ShqipĂ«ria, ndĂ«r vendet mĂ« tĂ« lira pĂ«r hotele e restorante nĂ« EuropĂ«

Zyra statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me çmimet më të lira në Europë sa iu takon hoteleve dhe restoranteve për vitin 2024.

Për të bërë një krahasim të kostove të kontinentit europian, Eurostat ka vendosur mesataren në 100. Kjo do të thotë që nëse restorantet dhe hotelet kushtojnë mesatarisht 100 euro në BE, indeksi tregon se sa do të kushtonte e njëjta shportë në secilin vend.

Por për të shpenzuar në Shqipëri nevojiten vetëm 52 euro.

Sipas të dhënave të publikuara në një artikull të rrjetit televiziv ndërkombëtar Euronews, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele midis 37 vendeve të kontinentit. Një shportë standarde e këtyre shërbimeve kushton 171 euro në Zvicër, 71% më e lartë se mesatarja e BE-së.

Në vendet e tjera me bregdet mesdhetar, Kroacia është afër nivelit prej 100 eurosh, ndërsa Qiproja dhe Malta janë pak më të lira.

Për një krahasim rajonal, vendet nordike janë përgjithësisht më të shtrenjta për restorantet dhe hotelet, ndërsa vendet e Europës Perëndimore gjithashtu kanë tendencë të jenë mbi mesataren.

Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë të gjitha në ose mbi pragun referues prej 100 eurosh të BE-së.

Në të kundërt, Europa Lindore dhe Ballkani janë dukshëm nën mesataren e BE-së prej 100 eurosh.

Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, sërish Shqipëria renditet ndër më të ulëtat, ku lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila rezulton me çmimet më të ulëta, 50% nën mesataren e BE-së, në 50 euro.

Në Europën Jugore, Portugalia, Spanja dhe Greqia janë dukshëm më të lira se mesatarja e BE-së, megjithëse Italia bën përjashtim.

Kjo renditje do të ndikojë në rritjen e sa më shumë turistëve në Shqipëri, ku të huajt, veç çmimeve të lira, po preferojnë edhe plazhet e rivierës shqiptare, që cilësohen si Maldivet e Europës. 2025 u konsiderua si një vit i suksesshëm për turizmin, pasi vendin tonë e vizituan mbi 12 milionë vizitorë.

Çmimet sipas vendeve

Maqedoni e Veriut – 50 Euro
ShqipĂ«ria – 52 Euro
FrancĂ« – 110 Euro
Gjermania – 112 Euro
Belgjika – 124 Euro
Holanda – 125 Euro
Irlanda – 129 Euro
Zvicra – 171 Euro

ÇMIMET NË RAJONIN E BALLKANIT

Maqedoni e Veriut – 50 Euro
ShqipĂ«ria – 52 Euro
Mali i Zi – 66 Euro
Serbia – 68 Euro
Greqia – 86 Euro
Kroacia – 95 Euro

PĂ«rse Berisha e ka “tĂ« nevojshme” bojkotin e reformĂ«s territoriale

Nga Mero Baze

NjĂ« nga “krimet” qĂ« ia numĂ«ronte Lulzim BashĂ«s “Foltorja” e BerishĂ«s ishte edhe bojkoti nĂ« vitin 2015 i Komisionit tĂ« ReformĂ«s Territoriale dhe, si pasojĂ«, pĂ«rdorimi i kĂ«saj ndarjeje sipas tyre nĂ« favor tĂ« socialistĂ«ve.

Të hënën është afati i fundit i pjesëmarrjes në këtë komision dhe pas dhjetë vitesh PD duket se po shkon drejt të njëjtit vendim, tani me udhëheqësin real të saj, atë që ia ka diktuar vendimin edhe Lulzim Bashës.

Arsyeja pse Berisha refuzon të marrë pjesë në reformën e ndarjes territoriale nuk është se nuk do të pyetet. Nuk është as fakti që socialistët mund të imponojnë një ndarje që ai nuk e pranon. Berisha nuk merr dot pjesë në këtë histori edhe sikur të miratohet varianti i tij.

Arsyeja është se ai nuk e shikon reformën territoriale si një reformë shtetërore, por si një justifikim elektoral.

Sali Berishës nuk i bën punë asnjë ndarje territoriale. Sido që ta ndash Shqipërinë, ai humbet. Ndaj, nëse merr pjesë në këtë projekt dhe pastaj natyrisht do të humbasë, ai humbet një nga alibitë kryesore që ka për humbjet në zgjedhjet lokale.

Në zgjedhjet e fundit lokale të udhëhequra prej tij, Partia Demokratike fitoi vetëm 5 bashki nga 61 gjithsej dhe ato më shumë për shkak të sherreve brenda socialistëve sesa për fuqinë elektorale të PD-së.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye Berisha e ka “tĂ« nevojshme” tĂ« mos marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« reformĂ«, me qĂ«llim qĂ« ta ketĂ« tĂ« pĂ«rhershme alibinĂ« e humbjeve tĂ« zgjedhjeve lokale.

E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se ndarja territoriale nuk ka ndonjĂ« peshĂ« mbi humbjen elektorale, pasi ai nĂ« zgjedhjet e fundit fitoi nĂ« Memaliaj, njĂ« bastion i majtĂ« ku PS fitoi 75 pĂ«r qind tĂ« KĂ«shillit Bashkiak. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« rezultati elektoral nuk ka lidhje me territorin, por me kandidatin dhe partinĂ« qĂ« konkurron. Por Berisha nuk ka mĂ« as parti qĂ« frymĂ«zon, as kandidatĂ« qĂ« konkurrojnĂ« pĂ«r tĂ« fituar. Ndaj, para se tĂ« hyjnĂ« nĂ« garĂ«, ata duan njĂ« alibi tĂ« gatshme pĂ«r humbje dhe atĂ« tanimĂ« e kanĂ« gjetur. BojkotojnĂ« reformĂ«n territoriale, “nuk e njohin” atĂ« siç bĂ«jnĂ« me çdo gjĂ« qĂ« nuk u pĂ«lqen dhe pastaj janĂ« tĂ« qetĂ« duke pritur humbjet.

Ndaj mos u lodhni t’i shpjegoni BerishĂ«s se reforma do ta ndajĂ« ShqipĂ«rinĂ« mĂ« mirĂ«, do ta bĂ«jĂ« mĂ« efikase, do tĂ« decentralizojĂ« pushtetin apo do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« hartĂ«n elektorale. Nuk i hyjnĂ« nĂ« punĂ«. Ai e di se çfarĂ« e pret nĂ« zgjedhje dhe pushteti Ă«shtĂ« e vetmja gjĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai mendon.

Tani, ndryshe nga udhĂ«heqĂ«sit e tjerĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« mendojnĂ« se si ta fitojnĂ« pushtetin, ai ka vite qĂ« mendon se si t’i justifikojĂ« humbjet. Dhe njĂ« nga justifikimet Ă«shtĂ« edhe ky bojkot.

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepĂ«r e rusĂ«ve! Gjithçka Ă«shtĂ« e organizuar nga ish-shĂ«rbimi sekret

Sipas The Daily Mail të Londrës, që i referohet ekspertëve të shërbimeve sekrete, Jeffrey Epstein, financier pedofil amerikan i gjetur i vdekur në një qeli të një burgu në Nju Jork në 2019, drejtonte operacionin më të madh seksual për të vënë në kurth njerëz të fuqishëm të botës, në emër të ish-KGB-së ruse, në kohën kur u ofronte gra për shërbime seksuale.

Publikimi i 3 milionë dosjeve bën më të besueshme pretendimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë se Epstein punonte për Moskën, e ndoshta edhe për Izraelin, kur lehtësonte kontakte të dyshimta me gra dhe vajza për disa nga njerëzit më të fuqishëm të botës.

Në fashikujt e nxjerra përfshihen, sipas tabloidit britanik, 1.056 dokumenta ku përmendej presidenti rus Putin dhe në 9.629 i referoheshin Moskës. Epstein duket se ka siguruar edhe audiencë me Putin pas shpalljes së tij fajtor për krime dhe pedofili në vitin 2008.

Burimet që i referohet The Daily Mail thonë se kjo shpjegon edhe pse ish-financieri amerikan bënte një jetë mjaft ekstravagante dhe të pasur, edhe pse nuk ka evidenca dokumentare që e lidhin Putin dhe spiunazhin e tij drejtpërdrejtë me aktivitetet e paligjshme të Epstein.

Por burimet qĂ« i referohet tabloidi britanik pretendojnĂ« se ndĂ«rkohĂ« qĂ« shĂ«rbimet sekrete amerikane “monitoronin” lidhjet ruse tĂ« Epstein pĂ«r vite me radhĂ«, ekuivalentĂ«t e tyre britanik ishin hezitues pĂ«r shkak tĂ« lidhjeve tĂ« ish-financierit amerikan me ish-princin Andrew, djalin e MbretĂ«reshĂ«s.

Sipas ekspertëve të inteligjencës amerikane, ata besojnë se Epstein ishte përfshirë në botën e spiunazhit përmes lidhjeve të biznesit me Robert Maxwell, ish-manjatin e mediave, që në fakt kishte lidhje intime me vajzën e tij, Ghislaine Maxwell, e cila është duke vuajtur 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera penale të lidhura me ish-të dashurin e saj, financierin amerikan Epstein.

Maxwell ndërroi jetë njësoj si Epstein, në rrethana misterioze, ku trupi i ish-manjatit të mediave u gjet në ujërat e Oqeanit Atlantik në vitin 1991, pasi dukej sikur kishte rënë nga jahti në ujërat e oqeanit. Burimet e sigurisë, sipas The Daily Mail, besojnë se ish-manjati i medias Maxwell ishte rekrutuar nga rusët në vitet 1970, kur punonte për ekstradimin e hebrenjve rusë në Izrael me përfshirjen e shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.

Ndërkohë, një dokument tjetër zbulon se FBI-ja kishte paralajmëruar se Epstein besohej të ishte edhe spiun i Mossad-it izraelit, pasi ishte i afërt me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak dhe ishte trajnuar si spiun i izraelitëve në kohën kur Barak ishte kryeministër i Izraelit.

The Daily Mail shkruan edhe pĂ«r lidhjet e Epstein me njerĂ«z tĂ« afĂ«rt tĂ« Presidentit Trump dhe kontaktet e tij me politikanĂ« tĂ« tjerĂ« evropianĂ«, si ish-Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s, norvegjezin Jagland, duke i sugjeruar t’i kalonte njĂ« mesazh Putinit pĂ«r atĂ« se si tĂ« trajtonte Presidentin amerikan Trump, shkruan tabloid britanik Daily Mail kĂ«tĂ« tĂ« diel.

“Do tĂ« tĂ« marr me vete”, kush Ă«shtĂ« e reja qĂ« u pĂ«rplas nga treni teksa e sulmoi njĂ« emigrant nĂ« shinat e metrosĂ«

Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën pasi u shty në shina nga një emigrant sudanez në një sulm të rastësishëm në stacionin e metrosë Wandsbek Markt në Hamburg, Gjermani.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Viktima, Fatemeh D., u tërhoq dhe u shty nga Ariop A., 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën pas përplasjes me trenin. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme mes tyre.

Lajmi ka tronditur komunitetin dhe familjarĂ«t e vajzĂ«s kanĂ« shprehur dhimbjen e tyre nĂ« rrjetet sociale. NĂ« Instagram, nĂ«na e saj postoi njĂ« foto tĂ« Fatemeh duke mbajtur lule, duke shkruar: “Bija ime Ă«shtĂ« njĂ« engjĂ«ll.” NĂ« njĂ« tjetĂ«r postim emocional shtoi: “O vajza e bukur.” NjĂ« tjetĂ«r homazh pĂ«rfshinte njĂ« pĂ«rmbledhje videosh me mbishkrimin: “NatĂ«n e kaluar desha tĂ« tĂ« pĂ«rqafoja.”

Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi kishte një histori të dhunshme dhe ishte në radar të autoriteteve. Ai ishte arrestuar disa ditë më parë për sulm ndaj oficerëve të policisë, por më pas u lirua.

Autoritetet thonë se ai kishte hyrë në Gjermani në mes të vitit 2024 përmes një programi humanitar dhe jetonte në një akomodim tip kontainer në Hamburg.

DĂ«shmitarĂ«t thanĂ« se autori po tregonte sjellje tĂ« çrregullta pak minuta para sulmit tragjik, ndĂ«rsa i bĂ«rtiste viktimĂ«s: “Do tĂ« tĂ« marr me vete”.

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

PĂ«rgjatĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit, votat pĂ«r disa kandidatĂ« ndryshuan – me raste deri nĂ« 6 mijĂ« pĂ«r njĂ« individ – ndĂ«rsa ato pĂ«r partitĂ« nuk u cenuan.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

PĂ«r disa zyrtarĂ« shtetĂ«rorĂ«, ky ka qenĂ« “procesi mĂ« i komprometuar zgjedhor” nĂ« KosovĂ«, pasi vendi Ă«shtĂ« lavdĂ«ruar shpesh nga organizata vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r organizim tĂ« proceseve zgjedhore tĂ« drejta dhe transparente.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka përfunduar procesin e rinumërimit të premten në mbrëmje, ndërsa i ka publikuar rezultatet përfundimtare të nesërmen.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa partia serbe ka thënë se do të ushtrojë ankesë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës për 48 orë pas shpalljes së rezultateve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI) ka thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook se KQZ-ja ka kryer shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor pĂ«r ankesa, dhe mĂ« pas duke shpallur rezultate “tĂ« pjesshme”.

“Cilido anĂ«tar qĂ« votoi kundĂ«r ose abstenoi, nĂ«se kishte dyshime reale pĂ«r rezultatet, ishte ai qĂ« duhej tĂ« ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-sĂ« dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave tĂ« momentit. Por, duke e ditur se çfarĂ« do tĂ« ishte epilogu ligjor nga njĂ« ankesĂ« potenciale nĂ« PZAP apo Supreme, disa zgjodhĂ«n ta shtyjnĂ« edhe njĂ« episod tĂ« kĂ«saj shfaqjeje tĂ« pakuptimtĂ« politike”, ka thĂ«nĂ« Cakolli.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./Marrë nga REL

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Drejtori i ARRSH Ami Kozeli ka folur për shembjen e shpatit te Malit në Dragostunjë, e cila vazhdon të mbajë të bllokuar mijëra njerëz në rrugë prej 8 orësh.

“Shembja Ă«shtĂ« fenomen natyror”, thotĂ« Kozeli. Ai mohoi nĂ« mĂ«nyrĂ« kategorike tĂ« kenĂ« ndikuar punimet, edhe pse hapja e re kalon pikĂ«risht mbi malin qĂ« Ă«shtĂ« shembur dhe mjetet e rĂ«nda çdo ditĂ« punojnĂ« mbi tĂ«.

Pasi konstatoi me sy të lirë, Kozeli tha se duket qe mali është i mbingopur nga uji.

❌