❌

Reading view

“Fund i epokĂ«s Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorĂ«heqjes sĂ« presidentit tĂ« FIFA-s

Një krizë e paprecedentë duket se ka përfshirë FIFA-n, ndërsa e ardhmja e presidentit Gianni Infantino është vënë në pikëpyetje.

Sipas gazetës prestigjioze The Times, zvicerani 56-vjeçar ndodhet nën një presion të fortë dhe skenari i një dorëheqjeje nga posti më i lartë i futbollit botëror nuk përjashtohet. Infantino, i cili drejton FIFA-n që prej vitit 2016, mund të përballet edhe me mundësinë e thirrjes së një takimi urgjent të Federatës Botërore për të diskutuar situatën e krijuar dhe zhvillimet e fundit.

Shkaku kryesor i krizës lidhet me planin e tij për të ndryshuar mënyrën e menaxhimit të të drejtave tregtare të FIFA-s, duke hapur mundësinë që investitorë privatë të përfshihen në pronësinë apo kontrollin e disa aseteve komerciale të organizatës, përfshirë edhe ato që lidhen me Kupën e Botës.

Ky projekt ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga UEFA, e cila ka shprehur shqetësime për ndikimin që një lëvizje e tillë mund të ketë mbi pavarësinë dhe strukturën e futbollit ndërkombëtar. Përplasja mes FIFA-s dhe UEFA-s ka krijuar një nga situatat më të tensionuara në dekadën e fundit brenda qeverisë së futbollit botëror. Sipas raportimeve, presioni ndaj Infantinos është rritur ndjeshëm dhe mbështetja për të nuk është më aq e pakushtëzuar sa më parë.

Që prej marrjes së detyrës pas largimit të Sepp Blatter në vitin 2016, Infantino ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin e FIFA-s, duke udhëhequr reforma të mëdha si zgjerimi i Kupës së Botës me 48 skuadra dhe rritjen e ndjeshme të të ardhurave të institucionit. Por tani, një nga projektet më ambicioze të mandatit të tij mund të jetë kthyer në krizën më të madhe të presidencës së tij. Nëse presioni vazhdon të rritet, futbolli botëror mund të përballet me një moment historik: largimin e një presidenti të FIFA-s në mes të mandatit dhe hapjen e një gare të re për kontrollin e institucionit më të fuqishëm të sportit në botë.

  •  

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj në Ksamil, pasi ka hyrë me gomone në zonën e sigurisë pranë plazhit, duke rrezikuar pushuesit.

Sipas PolicisĂ«, mjeti lundrues ishte futur brenda perimetrit tĂ« sigurisĂ« nĂ« zonĂ«n e “Plazhit Publik” nĂ« Ishujt e Ksamilit. BlutĂ« kanĂ« njoftuar se kanĂ« bllokuar edhe mjetin lundrues.

Po ashtu, Policia e Shtetit i bën apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.

Njoftimi i Policisë:

Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit.
Bllokohet edhe mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
GjatĂ« patrullimit nĂ« sektorin detar tĂ« Ishujve tĂ« Ksamilit, te “Plazhi Publik”, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare konstatuan njĂ« mjet lundrues (gomone), i cili kishte hyrĂ« brenda perimetrit tĂ« sigurisĂ«, duke rrezikuar pushuesit qĂ« ndodheshin nĂ« plazh.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. B., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.

  •  

Kryengritja e kryetarĂ«ve qĂ« s’kanĂ« asnjĂ« kompetencĂ«

Nga Mero Baze

Kur u bĂ« reforma administrative mĂ« 2015, projekti i parĂ« ishte me 47 bashki. Pothuajse i njĂ«jti qĂ« Ă«shtĂ« sot nĂ« tryezĂ« si version i PartisĂ« Socialiste. PĂ«r ta bĂ«rĂ« mĂ« dĂ«shpĂ«ruese gjendjen pĂ«r PD-nĂ«, Ilir Meta propozoi nĂ« minutat e fundit tĂ« pĂ«rfshihej edhe ShpĂ«tim Idrizi nĂ« marrĂ«veshje, i cili natyrisht kishte “kushtet” e tij. Brenda 24 orĂ«sh, duke plotĂ«suar “kushtet” e ShpĂ«timit dhe duke i dhĂ«nĂ« shans LSI-sĂ« pĂ«r qokat e veta, u bĂ«nĂ« 61 bashki.

Pra, edhe pse procesi kishte një vit që debatohej publikisht dhe bëheshin takime në bazë, u arrit dakord të kishte 47 bashki. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë sot, përfshi Tepelenën, Përmetin, Divjakën, Poliçanin etj., ishin si sot.

PĂ«r 24 orĂ« gjithçka u ndryshua pĂ«r t’u dukur njĂ« aleancĂ« mĂ« e madhe dhe u bĂ«nĂ« 61 bashki. Nuk pati asnjĂ« protestĂ«. Pati vetĂ«m disa pretendime tĂ« PBDNJ-sĂ« pĂ«r bashkimin e HimarĂ«s me Lumin e VlorĂ«s, duke akuzuar se po humbiste integriteti i atyre qĂ« e quajnĂ« minoritet grek nĂ« HimarĂ«. Me tĂ« tjerat nuk kishte asnjĂ« problem.

Tani i njĂ«jti film po pĂ«rsĂ«ritet, por me protesta brenda PS-sĂ«. Arsyeja janĂ« kryetarĂ«t qĂ« humbasin shansin tĂ« jenĂ« kandidatĂ«. Kaq banale Ă«shtĂ« e gjithĂ« situata dhe nuk ia vlen tĂ« diskutosh as pĂ«r “rebelimin”, as pĂ«r “djegien e teserave” dhe as pĂ«r kriteret qĂ« ata kanĂ« nĂ« mendje si argument.

I vetmi defekt qĂ« unĂ« shikoj te reforma Ă«shtĂ« qĂ« kriterin e bashkimit tĂ« bashkive tĂ« vogla nĂ« ish-rrethet e dikurshme e ka pĂ«rdorur mĂ« pak se duhet. Konsultimet publike tĂ« Maznikut dhe Luciano Boçit nuk Ă«shtĂ« se kanĂ« sjellĂ« ndonjĂ« argument serioz, mĂ« shumĂ« sesa kanĂ« bĂ«rĂ« “adetin” me popullin. Edhe Luciano, qĂ« nĂ« disa raste deshi ta pĂ«rdorte pĂ«r politikĂ«, qĂ« tĂ« dukej i fortĂ«, nuk i bĂ«ri punĂ«, se nuk e zgjodhĂ«n nĂ«nkryetar tĂ« PD-sĂ«.

I vetmi studim serioz ekonomik që Shqipëria ka për rrethet dhe ndarjet e bashkive është logjika ekonomike dhe administrative e komunizmit, që i kishte ndarë në fillim në 26 rrethe dhe pastaj i çoi në 32. Edhe pse është turp ta themi, ai ishte edhe pushteti lokal më i decentralizuar i Shqipërisë. Vetëm gjatë komunizmit komitetet ekzekutive kanë qenë të plotfuqishme për të qeverisur territorin, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe administrative. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv drejtonte, duke emëruar dhe kontrolluar ndërmarrjet më të mëdha në rreth, arsimin, shëndetësinë, policinë, infrastrukturën, rrugët, ujin, dritat dhe gjithçka.

Në këtë kuptim, do të ishte mirë që reforma të orientohej te kjo logjikë ndarjeje, pasi janë provuar që kanë funksionuar edhe kompetencat që kanë pasur kryetarët e komiteteve ekzekutive.

Sot kryetarĂ«t e bashkive s’kanĂ« asgjĂ« nĂ« dorĂ«. NĂ«se qytetarĂ«t nuk kanĂ« ujĂ«, bashkia s’ka asnjĂ« kompetencĂ«; nĂ«se qytetarĂ«t nuk kanĂ« drita, bashkia s’ka asnjĂ« kompetencĂ«; nĂ«se qytetarĂ«t nuk kanĂ« rrugĂ«, bashkia nuk ka asnjĂ« kompetencĂ«; nĂ«se qytetarĂ«t kanĂ« probleme me shkollĂ«n, bashkia nuk ka asnjĂ« kompetencĂ«; nĂ«se qytetarĂ«t kanĂ« problem me spitalin, bashkia nuk ka asnjĂ« kompetencĂ«; nĂ«se qytetari ka problem me hipotekĂ«n, qĂ« Ă«shtĂ« gangrenĂ«, bashkia nuk ka asnjĂ« kompetencĂ«.

Pra, bashkitë nuk ekzistojnë. Ato nuk janë as 61 dhe as do të bëhen 46. Ato janë një bordero njerëzish që marrin rroga dhe nuk kanë asnjë kompetencë për të vepruar. Ata nuk përfitojnë dot nga bizneset e mëdha në territorin e tyre, përveç taksës së tabelës, dhe as nxisin dot politika ekonomike për të tërhequr investime. Ata thjesht janë kot.

Prandaj, nĂ«se do tĂ« rishikohet ndonjĂ« gjĂ« nĂ« reformĂ«n territoriale, duhet tĂ« rishikohen kompetencat e bashkive dhe decentralizimi i pushtetit vendor, pĂ«r t’i bĂ«rĂ« bashkitĂ« qeverisje tĂ« vogla vendore. KĂ«shtu siç janĂ« kompetencat, po tĂ« quhet njĂ« bashki e gjithĂ« ShqipĂ«ria me disa administratorĂ« tĂ« emĂ«ruar, nuk ka ndonjĂ« ndryshim.

Dhe kjo e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« neveritshme kĂ«tĂ« kryengritje false tĂ« kryetarĂ«ve qĂ« s’e kanĂ« parĂ« bashkinĂ« e tyre mĂ« vete nĂ« hartĂ«n e propozuar pĂ«r ndarjen e re. Ata thjesht kanĂ« treguar se mirĂ« qĂ« nuk janĂ« kryetarĂ« bashkish, por nuk janĂ« as prerje politike.

Se të nxjerrësh në rrugë njerëz të djegin tesera, me inskenime histerike, meqë nuk do të jesh më kryetar, do të thotë të përdorësh të punësuarit e tu për zemërimin tënd.

Tani nuk e di se çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rfundimisht Partia Socialiste me kĂ«tĂ« projekt. Do t’i ngushtojĂ« akoma bashkitĂ« dhe do t’u zgjerojĂ« kompetencat, apo do ta lĂ«rĂ« siç Ă«shtĂ«. Por çfarĂ«do qĂ« tĂ« ndodhĂ«, edhe nĂ«se e lĂ« siç Ă«shtĂ«, edhe nĂ«se e lĂ« siç ishte, edhe nĂ«se e bĂ«n siç ka qenĂ« mĂ« 1991, kĂ«ta kryetarĂ«t qĂ« nxjerrin turma njerĂ«zish nĂ« rrugĂ« duke djegur tesera, qĂ« kam frikĂ« se s’i kanĂ« pasur kurrĂ«, Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« digjen pĂ«rfundimisht si kandidatĂ« pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« çfarĂ«do posti. Dhe kjo qoftĂ« edhe pĂ«r faktin qĂ« janĂ« gati t’i vĂ«nĂ« zjarrin edhe qytetit pĂ«r njĂ« karrige, qĂ« nĂ« fakt, kĂ«shtu siç Ă«shtĂ«, nuk i shĂ«rben aq qytetit dhe qytetarĂ«ve, pĂ«rveçse xhepit tĂ« tyre.

  •  

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e emigrantëve në Ceuta ka shkaktuar reagime të forta politike në Europë, por të dhënat e para për vitin 2026 tregojnë një rënie të mëtejshme të mbërritjeve të emigrantëve të parregullt në të gjitha rrugët e Mesdheut.

Sipas agjencisë europiane Frontex, e cila monitoron kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian, numri i kalimeve të paligjshme të kufirit ka rënë me 37% gjatë 6 muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 49 mijë kalime të parregullta, një ulje që sipas Frontex lidhet me bashkëpunimin me vendet partnere dhe masat parandaluese në vendet kryesore të nisjes.

Rënia është vërejtur në të gjitha rrugët kryesore të emigracionit.

Rruga drejt Spanjës ka shënuar uljen më të madhe, me 67% më pak mbërritje, duke kaluar pak mbi 10 mijë persona.

Vetëm nisjet nga Algjeria kanë shënuar një rritje të lehtë.

Edhe Italia ka regjistruar një përgjysmim të mbërritjeve, me rreth 14 340 emigrantë, ose 55% më pak se një vit më parë. Në Mesdheun lindor, Greqia ka shënuar një rënie prej 29%, me rreth 16 643 emigrantë. Ndërsa rruga tokësore përmes Ballkanit ka regjistruar rreth 4 mijë kalime, me një ulje prej 24%.

Sipas të dhënave, situata aktuale është larg niveleve të krizave të mëparshme të migracionit, kur numri i mbërritjeve në Europë ishte shumë më i lartë.

MegjithatĂ«, Frontex thekson se Mesdheu vazhdon tĂ« jetĂ« njĂ« rrugĂ« shumĂ« e rrezikshme pĂ«r emigrantĂ«t. Sipas OrganizatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r Migracionin (IOM), rreth 1 300 persona kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« Mesdhe qĂ« nga fillimi i vitit, pasi rrjetet e trafikantĂ«ve vazhdojnĂ« t’i dĂ«rgojnĂ« njerĂ«zit me mjete tĂ« mbipopulluara dhe tĂ« pasigurta.

  •  

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartĂ« pasagjerĂ«sh nĂ« Portin e VlorĂ«s gjatĂ« fundjavĂ«s

Porti i Vlorës ka përjetuar një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh gjatë kësaj fundjave.

Sipas të dhënave, nga dita e djeshme dhe deri sot kanë mbërritur në port rreth 2.700 pasagjerë dhe 800 automjete.

Rritja e lëvizjeve lidhet me kulmin e sezonit turistik, ndërsa shumë emigrantë dhe turistë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Autoritetet portuale kanë njoftuar se kanë marrë masat për përballimin e fluksit, duke mundësuar përpunimin normal të trageteve dhe shmangien e vonesave në hyrje dhe dalje të udhëtarëve.

  •  

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Erërat e forta kanë përhapur zjarret në shumë zona të Greqisë, duke e përkeqësuar situatën, ndërkohë, zjarret në Francë dhe Spanjë duket se po izolohen, pasi flakët janë vënë nën kontroll. Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga avionë zjarrëfikës punuan për të mbrojtur Porto Germenon, një zonë turistike në Gjirin e Korintit, por erërat e forta përhapën me shpejtësi flakët në bregdetin në perëndim të Athinës.

Sipas Associated Pres, zjarri shpërtheu të premten pranë fshatit fqinj Agios Vasileios. Rreth 300 persona u evakuuan nga deti dhe autoritetet lëshuan urdhra të mëtejshëm evakuimi për rajonet. Autoritetet greke lëshuan edhe alarme emergjence për disa zona dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në rajonet e Atikës dhe Evias.

Zjarri në Porto Germeno u nda në tre fronte dhe shumë shtëpi u përfshinë nga flakët në zonë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë urdhra evakuimi për qytetet e afërta të Agia Paraskevi, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios.

Zjarret nën kontroll në Francë

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, tha se zjarret që kanë shkatërruar Francën, të cilët u konsideruan edhe si zjarri më i madh që nga viti 1949 tashmë janë nën kontroll.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, zjarret tani janĂ« nĂ«n kontroll nĂ« vendin tonĂ« dhe, nĂ« Gironde, nĂ« jugperĂ«ndim, jemi rikthyer nĂ« njĂ« situatĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme”, tha ai nĂ« njĂ« intervistĂ« me tĂ« pĂ«rjavshmen La Tribune Dimanche.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se flakët që lanë gjurmë shkatërrimi nëpër fshatra janë lehtësuar. Në një postim në X, ai tha se zjarret në Gironde tani ishin nën kontroll, pas një pune intensive për izolimin e flakëve. Edhe në Portugali, zjarri masiv është vënë nën kontroll.

Situata në spanjë.

Spanja vazhdoi të luftonte me disa vatra të zjarreve të egra të shtunën, dy ditë pasi qeveria shpalli fundin e një emergjence kombëtare të shkaktuar nga zjarret e mëdha në provincat qendrore të vendit. Megjithatë, zjarret u përkeqësuan gjatë natës në Leon.

Sipas shërbimit klimatik Copernicus të Bashkimit Evropian, Evropa është vendi që po ngrohet më shpejt në botë, ku temperaturat janë rritur me më shumë se dyfishin e mesatares globale që nga vitet 1980. Temperaturat në rritje dhe thatësira e zgjatur e lënë bimësinë më të thatë dhe më të djegshme, duke lejuar që zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më intensivisht.

  •  

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid ka publikuar një deklaratë zyrtare pas vendimit të FIFA-s për të hequr dorë nga propozimi për shitjen e pjesshme të të drejtave tregtare të kompeticioneve të saj, përfshirë Kupën e Botës për burra dhe gra.

Klubi e vlerëson pozitivisht këtë vendim, duke e cilësuar si lajm të mirë për futbollin, institucionet e tij dhe mbi të gjitha për miliona tifozë.

Në deklaratën e tij, Real Madrid shprehu mirënjohje ndaj UEFA-s, konfederatave dhe federatave, si dhe të gjitha institucioneve që e kundërshtuan me vendosmëri dhe përgjegjësi këtë projekt, duke theksuar se bashkimi dhe ndjenja e detyrës së tyre e mbrojtën futbollin në një moment vendimtar.

Propozimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, synonte krijimin e një kompanie të quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE), e cila do të mbikëqyrte aspektet tregtare dhe operacionale të kompeticioneve të FIFA-s. Elementi më i diskutueshëm i planit ishte shitja e mundshme e një pjese prej 20% të aksioneve tek investitorë privatë.

Ky propozim shkaktoi njĂ« revoltĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« botĂ«n e futbollit. UEFA kishte premtuar tĂ« bojkotonte kompeticionet e FIFA-s derisa ideja tĂ« hidhej poshtĂ«, dhe rriti presionin ndaj Infantinos duke deklaruar se ai kishte “humbur besimin” e organit qeverisĂ«s tĂ« futbollit evropian. PĂ«rveç UEFA-s, edhe CONCACAF (qĂ« qeveris futbollin nĂ« AmerikĂ«n e Veriut, Qendrore dhe Karaibe) dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) e kundĂ«rshtuan planin.

PĂ«r shkak tĂ« kundĂ«rshtimit nga tri konfederatat, FIFA u detyrua ta braktisĂ« propozimin — njĂ« dĂ«shtim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r Infantinon. UEFA po konsideron edhe hapa tĂ« mĂ«tejshĂ«m, pĂ«rfshirĂ« mundĂ«sinĂ« e njĂ« vote mosbesimi ndaj zyrtarit zviceran, gjĂ« qĂ« do tĂ« kĂ«rkonte mbĂ«shtetjen e 43 federatave anĂ«tare tĂ« FIFA-s.

Real Madrid ishte klubi i parë i madh që doli publikisht me këtë qëndrim kundër planit të Infantinos.

  •  

Dita e 64-t e tubimit, qytetarĂ«t protestojnĂ« sĂ«rish nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”

Sot shënohen 64 ditë që qytetarët dalin në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për cenimin e zonave të mbrojtura si dhe për klientelizëm me ligjin për investitorët strategjikë.

Edhe kĂ«tĂ« tĂ« dielĂ« grumbullimi i qytetarĂ«ve u bĂ« nĂ« sheshin SkĂ«nderbej, pĂ«r t’u zhvendosur mĂ« pas tek Kryeministria.

Tubimi pritet të mbyllet me marrshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.

  •  

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul, i bĂ«ri thirrje Komisionit Evropian qĂ« mbrojtjen e kufijve tĂ« jashtĂ«m tĂ« Bashkimit Evropian ta vendosĂ« si njĂ« “prioritet absolut”, pas mbĂ«rritjes sĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra emigrantĂ«ve nĂ« enklavĂ«n spanjolle tĂ« CeutĂ«s nga Maroku.

“NĂ« Ceuta, gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, u pĂ«rballĂ«m me njĂ« provĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme, tĂ« cilĂ«n e kaluam me sukses”, deklaroi Wadephul pĂ«r gazetĂ«n “Bild”, duke theksuar se ngjarjet treguan gjithashtu dobĂ«sitĂ« e EvropĂ«s.

“Prandaj pres qĂ« Komisioni Evropian ta bĂ«jĂ« mbrojtjen e kufijve tĂ« jashtĂ«m njĂ« prioritet absolut, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos rrezikohet mĂ« tej sistemi Shengen, i cili garanton lĂ«vizjen e lirĂ« brenda BE-sĂ«â€, u shpreh ai.

Sipas ministrit gjerman, një politikë efektive migracioni varet nga bashkëpunimi me vendet jashtë Evropës.

“PĂ«r tĂ« kontrolluar emigracionin e paligjshĂ«m, na duhen partnerĂ« jashtĂ« EvropĂ«s, si nĂ« kĂ«tĂ« rast Maroku”, tha Wadephul, duke vlerĂ«suar bashkĂ«punimin mes SpanjĂ«s dhe Marokut pĂ«r zgjidhjen e shpejtĂ« tĂ« krizĂ«s.

Sipas të dhënave, 50 000 deri në 60 000 persona mbërritën në Ceuta nga Maroku brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndërsa të paktën 67 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për ta kaluar kufirin.

  •  

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Visokë të Mallakastrës, raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, shumë pranë rrugës kryesore.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë me vështirësi për neutralizimin e flakëve në terrenin e thyer kodrinor.

  •  

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

Nga Preç Zogaj

Në historinë e demokracisë sonë të re, protestat popullore me kërkesa politike kanë patur secila veçoritë e tyre të lidhura me kohën, kontekstin, imperativin, e tjerë.

Kanë patur sakaq një gjë të përbashkët: në fund të herës qëllimet i kanë arritur në tryezën e bisedimeve me palën përballë.

Herë me bisedime të drejtpërdrejta me krerët e pushtetit, siç ka qenë takimi i dërgatës studentore me Presidentin Ramiz Alia në Pallatin e Brigadave në 11 dhjetor 1990. Takim i cili çoi në përmbushjen e kërkesës kryesore të lëvizjes studentore: fitoren e pluralizmit politik, që shënoi fundin e regjimit njëpartiak dhe kthimin e vendit me fytyrë nga Perëndimi.

HerĂ« tĂ« tjera duke ua deleguar pĂ«rfaqĂ«simin partive opozitare brenda sistemit. Kjo ka ndodhur pĂ«r shembull me grevĂ«n e urisĂ« sĂ« MinatorĂ«ve tĂ« Valiasit nĂ« maj tĂ« vitit 1991. E mbĂ«shtetur nga grevat kombĂ«tare tĂ« Bashkimit tĂ« Sindikatave tĂ« Pavarura, ajo çoi nĂ« rrĂ«zimin e qeverisĂ« “Nano” tre muaj pasi kishte fituar zgjedhjet e para shumĂ«partiake tĂ« 31 marsit 1991. MarrĂ«veshja pĂ«r krijimin e njĂ« qeverie tranzitore pluraliste me mandat tĂ« kufizuar deri nĂ« mbajtjen e zgjedhjeve tĂ« parakohshme pas njĂ« viti u negociua nĂ« tryezĂ«n e dy partive kryesore parlamentare, PS-PD. Natyrisht nĂ« monitorimin e krerĂ«ve sindikalistĂ«.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me revoltat popullore të fundvitit 1996 dhe fillimvitit 1997 për humbjen masive të parave në skemat mashtruese piramidale. Kreditorët e dëmtuar ia drejtuan gishtin e përgjegjësisë qeverisë së PD-së dhe Presidentit Berisha.

KĂ«ta jo vetĂ«m i kishin toleruar grabitĂ«sit e kursimeve tĂ« shqiptarĂ«ve, por edhe e kishin inkurajuar mashtrimin, deri duke e pĂ«rdorur sloganin publicitar “me ne fitojnĂ« tĂ« gjithĂ«â€ tĂ« piramidĂ«s mĂ« tĂ« madhe si sloganin kryesor elektoral tĂ« partisĂ« nĂ« zgjedhjet e 26 majit 1996. FalĂ« revoltave nĂ« LushnjĂ«, TiranĂ«, VlorĂ« e gjetkĂ«, qeveria dha dorĂ«heqjen tetĂ« muaj pas fitores sĂ« kontestuar. Krijimi i njĂ« qeverie pluraliste me detyrĂ«n pĂ«r tĂ« çuar vendin nĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme u negociua mes partive tĂ« opozitĂ«s dhe atyre nĂ« qeveri nĂ« mars tĂ« vitit 1997. PartitĂ« e opozitĂ«s, sidomos ajo socialiste e kishin lejen dhe kishin provuar edhe mĂ« parĂ« tĂ« negocionin zgjidhjen e konfliktit tĂ« qytetarĂ«ve me qeverinĂ«.

NĂ« dritĂ«n e kĂ«tyre shembujve, protesta rinore popullore pa pauza e dy muajve tĂ« fundit ka njĂ« “tĂ« re”: pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« njĂ« protestĂ« e kĂ«tyre pĂ«rmasave Ă«shtĂ« e distancuar nga partia kryesore e opozitĂ«s. Kryetari i PD-sĂ«, Berisha, konsiderohet gjymtyrĂ« e njĂ« binomi me RamĂ«n, bashkĂ«pĂ«rgjegjĂ«s me tĂ« pĂ«r bllokimin e sistemit politik. As ai, as njerĂ«zit rreth tij nuk autorizohen nga protesta tĂ« jenĂ« zĂ«ri i saj brenda institucioneve.

Sa keq! Le tĂ« imagjinojmĂ« pĂ«r njĂ« çast sikur PD tĂ« kishte zgjedhur nĂ« krye tĂ« saj me garĂ« tĂ« ndershme njĂ« lider tĂ« ri. Protesta do tĂ« kishte shumĂ« mĂ« shumĂ« shanse pĂ«r realizimin e kĂ«rkesave tĂ« saj. Shfaktorizimi i opozitĂ«s mĂ« tĂ« madhe, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ« protesta nuk Ă«shtĂ« e nuk ka pĂ«rse tĂ« bĂ«het subjekt politik, sĂ« paku nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, pĂ«rbĂ«n njĂ« hendikap me tĂ« panjohura nĂ« rrugĂ«n qĂ« do tĂ« ndjekin kĂ«rkesat e saj pĂ«r t’u realizuar.

Ligji i ri elektoral me proporcional kombëtar dhe lista të hapura, ligji i ri për financimin e partive politike, ndërhyrjet në Kushtetutë dhe gjithë paketa për reformimin e sistemit politik mund të realizohen vetëm përmes Kuvendit. Pa u votuar nga kuorumet përkatëse të deputetëve ato mbesin dëshira.

Po ashtu njĂ« ligj themelor i sĂ« drejtĂ«s pĂ«r kthimin real dhe kompensimin real tĂ« pronĂ«s pronarĂ«ve tĂ« ligjshĂ«m, qĂ« vizioni pĂ«r “ShqipĂ«rinĂ« e re” nuk mund tĂ« mos e ketĂ«. PĂ«rndryshe do tĂ« mbetej pĂ«rsĂ«ri e vjetĂ«r. NjĂ« ligj qĂ« do tĂ« vendoste gurin e munguar nĂ« themelet e demokracisĂ« shqiptare. (NĂ« parantezĂ«, si mund tĂ« jenĂ« dhĂ«nĂ« e tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jepen toka publike pa kompensuar pronarĂ«t e ligjshĂ«m tĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore, tĂ« dĂ«nuar tre herĂ« pĂ«rgjatĂ« njĂ« gjysmĂ« shekulli nga reforma agrare komuniste, nga kolektivizimi dhe ligji 7501? Si mund tĂ« doroviten sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« rinj tĂ« klientelĂ«s qeveritare, vendas apo tĂ« huaj pa u kthyer borxhet ish-pronarĂ«ve)?

Për të gjitha këto protesta mund të imponohet me vendosmërinë e saj, me qartësinë, me konsistencën dhe mbi të gjitha me numrat. Ajo duhet të ketë përfaqësuesit e vet aty ku konceptohen, diskutohen e bëhen gati për miratim ligjet e reja, së paku ato që do të na çojnë në zgjedhjet e reja.

Njihet kompleksi psikologjik i kalimit nga fronti i betejave në luftë apo protestave në paqe në tryezën e bisedimeve. Po kjo është rruga për të finalizuar një kauzë, alternativa e vetme përkundrejt të ashtuquajturave zgjidhje leniniste me marrje të pushtetit me dhunë.

Askush nuk duhet tĂ« ketĂ« komplekse tĂ« ulet nĂ« momentin e duhur me palĂ«n “armike”. DisidentĂ«t e PolonisĂ« u ulĂ«n nĂ« vitin 1989 me liderin e regjimit qĂ« i kishte burgosur dhe fituan aty fillimin e shembjes sĂ« komunizmit nĂ« gjithĂ« vendet e EuropĂ«s Qendrore. BisedojnĂ« armiqtĂ« e jo mĂ« njerĂ«zit e njĂ« gjuhe dhe gjaku, qĂ« nĂ« fund tĂ« fundit, pavarĂ«sisht mospajtimeve dhe kontradiktave, janĂ« nĂ« varkĂ«n e njĂ« atdheu, njĂ« qĂ«llimi nĂ« rastin tonĂ« pĂ«r ta çuar vendin nĂ« BE. Forca nĂ« momente tĂ« tilla Ă«shtĂ« e pikĂ«sĂ«pari e atyre qĂ« ulen pĂ«r zgjidhje me kundĂ«rshtarĂ«t nĂ« pushtet. Kaq pĂ«r ligjet.

Kërkesa kryesore për dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë nuk ka gjasa të negociohet.

Një kryeministër jep dorëheqje kur humbet mbështetjen në partinë e tij, siç ishte së fundmi rasti i ish-kryeministrit britanik Stamer. Kur humbet aleatë dhe deputetë të partisë së tij a koalicionit qeveritar në Parlament. Kur vendos vetë për arsye të caktuara siç ka qenë rasti i laburistit Tony Blair që u largua me rrokadë nga fundi i mandatit të tretë duke ia lënë stafetën një laburisti tjetër, Gordon Brown.

Ndërkaq dorëheqja e kryeministrit me protesta popullore mund të imponohet vetëm me numra në sheshet e protestës. Një shumare e stërmadhe qytetarësh në Tiranë dhe në rrethe që bërtasin njëzëri pa u shkulur nga vendi largimin e tij ia pakësojnë ajrin kryeministrit.

Rama dhe protesta qëndrojnë tani në dy skajet e litarit me gushtin e thatë në mes, duke matur kohën. Kryeministri përgjon dhe shpreson rrazbitjen e mëtejshme të protestës, ose mbetjen e saj në aq numra sa ka tani.

Protesta e ka shkundur, ia ka liruar rrënjët si asgjë tjetër më parë, ia ka hequr aureolën e liderit fuqiplotë, e ka hutuar. Ai nuk mund të jetë më ai që ishte para protestës.

Protesta nga ana tjetĂ«r mbahet fort pĂ«r t’u rritur nĂ« vjeshtĂ«. Kur beteja e saj e madhe do tĂ« jenĂ« numrat. Manualet qĂ« kĂ«shillojnĂ« shtimin e tyre kanĂ« plot pĂ«rgjigje.

  •  

Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ndodhi sot nĂ« Itali, nĂ« RrugĂ«n ShtetĂ«rore 79 “Ternana” nĂ« Colli sul Velino, nĂ« provincĂ«n e Rietit nĂ« kufirin me UmbrinĂ«.

Sipas mediave të huaja, raportohet se një autobus, një kamionçinë dhe tre makina u përfshinë në aksident.

Si pasojë e përplasjes, raportohet për 5 të vdekur dhe 27 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Pasagjerët në autobus u evakuuan, disa prej të cilëve të plagosur dhe në gjendje shoku. Po ashtu disa helikopterë mbërritën për të ndihmuar, duke transportuar personat e plagosur më rëndë në spitalet në Umbria dhe Lazio.

Autostrada u mbyll për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe sigurinë rrugore, çka shkaktoi radhë të gjata automjetesh.

  •  

Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

Qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin janë vendosur në qendër të propozimit të ri të kryeministres italiane Giorgia Meloni për menaxhimin e emigracionit në Bashkimin Evropian, pas krizës së fundit në enklavën spanjolle të Ceutës.

Sipas mediave italiane, Italia do të paraqesë në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të BE-së, që zhvillohet të martën, një plan për ngritjen e qendrave të riatdhesimit sipas modelit të zbatuar në Shqipëri. Ndryshe nga marrëveshja dypalëshe mes Romës dhe Tiranës, Meloni propozon që financimi i këtyre strukturave të mbulohet kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe jo vetëm nga Italia si në rastin qendrave shqiptare.

Qendrat e ngritura në Gjadër dhe Shëngjin janë pjesë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm të kapur në ujërat ndërkombëtare. Megjithatë, funksionimi i tyre është përballur me pengesa ligjore, pasi zbatimi i marrëveshjes është bllokuar në disa raste nga gjykatat italiane.

Pavarësisht këtyre vështirësive, qeveria italiane e konsideron modelin shqiptar një bazë të vlefshme për ndërtimin e një sistemi evropian të menaxhimit të emigracionit. Sipas raportimeve, Meloni beson se propozimi gëzon mbështetje të gjerë mes vendeve anëtare të BE-së.

Si argument pĂ«r kĂ«tĂ«, ajo i referohet njĂ« letre tĂ« nĂ«nshkruar nga 22 liderĂ« tĂ« shteteve dhe qeverive tĂ« Bashkimit Evropian, e promovuar nga Italia. “Pamjet nga Ceuta treguan sa urgjente Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje evropiane”, citohet tĂ« ketĂ« deklaruar Meloni, duke shtuar se mbĂ«shtetja nĂ« rritje pĂ«r kĂ«tĂ« qasje tregon se linja italiane po fiton gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«rkrahje.

Propozimi vjen pas valës së emigrantëve që goditi Ceutën, ku sipas raportimeve rreth 60 mijë persona, kryesisht nga Maroku, kaluan kufirin drejt territorit spanjoll. Kriza ka nxitur debat të fortë brenda Bashkimit Evropian mbi nevojën për mekanizma të rinj dhe të përbashkët për kontrollin e emigracionit dhe riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.

Një mbledhje urgjente e BE-së pritet të martën lidhur me problematikat.

  •  

Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së mbi 50 mijë emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës dhe mosmarrëveshjeve që kjo situatë ka shkaktuar mes vendeve anëtare.

Vendimi për mbledhjen u mor unanimisht gjatë një takimi të zhvilluar të shtunën mes përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe ekspertëve të agjencisë evropiane të kufijve, Frontex. Qëllimi i takimit është gjetja e një qasjeje të përbashkët për menaxhimin e migracionit dhe forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së.

Njëzet e dy shtete anëtare kanë firmosur një letër të përbashkët ku kërkojnë veprim të koordinuar, pas hyrjes së dhjetëra mijëra emigrantëve në Ceuta nga Maroku. Sipas autoriteteve spanjolle, të paktën 67 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, Spanja njoftoi se kalimet e emigrantëve janë ndalur pas vendosjes së një barriere lundruese 500 metra të gjatë në kufirin me Marokun. Kryeministri spanjoll Pedro Sånchez reagoi ashpër ndaj kritikave, duke akuzuar për përhapje të dezinformatave dhe duke theksuar se shumica e emigrantëve janë kthyer tashmë në Marok pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Megjithatë, përplasjet politike brenda Bashkimit Evropian vazhdojnë. Italia dhe Danimarka, të mbështetura nga Polonia dhe Suedia, kritikuan mënyrën se si Spanja menaxhoi situatën në Ceuta.

Ceuta ka qenë prej vitesh një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve drejt Evropës. Në vitin 2021, rreth 8 mijë persona hynë në enklavë brenda pak ditësh, duke shkaktuar tensione diplomatike mes Spanjës dhe Marokut.

Takimi i ministrave tĂ« BrendshĂ«m pritet tĂ« jetĂ« vendimtar pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si Bashkimi Evropian do t’i pĂ«rgjigjet krizĂ«s sĂ« fundit migratore dhe pĂ«r masat qĂ« do tĂ« ndĂ«rmerren pĂ«r menaxhimin e kufijve tĂ« jashtĂ«m tĂ« bllokut.

  •  

KundĂ«rshtimet pĂ«r reformĂ«n territoriale, Boçi i pĂ«rgjigjet RamĂ«s: PĂ«r ‘kalorĂ«sin’ qĂ« ecĂ«n mbi gomar

Bashkëkryetari i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të tij për kundërshtimet brenda Partisë Socialiste dhe debatit mbi ndryshimin e hartës administrative.

Boçi akuzon kreun e qeverisĂ« se po pĂ«rpiqet tĂ« paraqesĂ« si ‘pluralizĂ«m’ atĂ« qĂ« sipas tij Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« pakĂ«naqĂ«sie dhe pĂ«rplasjeje brenda mazhorancĂ«s. Ai shprehet pĂ«r shkelje tĂ« parimeve kushtetuese dhe ligjore gjatĂ« procesit tĂ« reformĂ«s territoriale, duke kĂ«rkuar konsultim real me qytetarĂ«t e zonave qĂ« preken nga ndryshimet.

Në analizën e tij, deputeti i PD-së Luçiano Boçi kundërshton argumentet e Ramës për afatin 60-ditor të konsultimeve dhe thotë se procesi nuk mund të reduktohet në procedura formale apo diskutime institucionale pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve.

Në fund të reagimit të tij, deputeti demokrat ironizon Ramën për mënyrën se si po e menaxhon debatin, duke e lidhur kundërshtimin e reformës me pakënaqësinë e qytetarëve dhe të disa drejtuesve vendorë të Partisë Socialiste.

Postimi i plotë

PĂ«r ‘kalorĂ«sin’ qĂ« ecĂ«n mbi gomar

Nga Luçiano Boçi

(Një përgjigje e detyruar)

Zoti me nder Kryeministër!

Nuk e dija qĂ«, pas 13 vitesh qeverisje me komandĂ«, befas ju na paskĂ«t zbuluar ‘pluralizmin’ e mendimit ndryshe brenda PS.

Deri dje, një fjalë ndryshe nga vija juaj zyrtaro-personale quhej sabotim. Sot, kur kryetarët socialistë kanë filluar të mbrojnë bashkitë e tyre, na thoni se kjo qenka demokraci. Jo, zoti Rama. Ajo është revoltë e kjo e jotja quhet panik.

Dhe paniku zakonisht fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu.

Nuk janë të parët e as të vetmit që janë shprehur.

Janë dhe plot të tjerë që mezi presin ditën.

E në përpjekje për të qetësuar revoltën që tashmë ka mbërritur edhe në radhët e Partisë Socialiste e për të ledhatuar panikun tënd, ju fshiheni pas një gjoja parashtrimi juridik që, fatkeqësisht për ju, nuk ekziston.

Nuk është hera e parë që demonstroni probleme të njohjes së ligjeve.

Me dashje po se po, por dhe nga padija po.

E kur e keqja dhe padija japin mend shteti është në rrezik.

Ju pĂ«rpiqeni ta mbuloni kĂ«tĂ« krizĂ« politiko-territoriale me argumentin e ‘60 ditĂ«ve tĂ« konsultimit’.

Por këtu propaganda e padija jote ligjore përplaset me ligjin.

Së pari, Kushtetuta, në nenin 108, pika 2, nuk kërkon thjesht një afat. Ajo kërkon marrjen paraprake të mendimit të popullsisë së territoreve ku ndryshohen kufijtë.

Vendos syzet e duhura e shihe në sy Kushtetutën kur thotë:

‘KufijtĂ« e tyre (administrativĂ«-territorial) nuk mund tĂ« ndryshohen pa u marrĂ« mĂ«parĂ« mendimi i popullsisĂ« qĂ« banon nĂ« to’.

Ky është një detyrim absolut kushtetues dhe nuk zëvendësohet dot me postime në Facebook, X, konferenca shtypi apo dëgjesa formale.

SĂ« dyti, afati 60-ditor qĂ« pĂ«rmendni nuk Ă«shtĂ« afati i ‘konsultimit publik’, siç pĂ«rpiqeni ta paraqisni.

Ligji nr. 139/2015 ‘PĂ«r VetĂ«qeverisjen Vendore’ e lidh kĂ«tĂ« afat me kohĂ«n qĂ« u jepet kĂ«shillave bashkiakĂ«, qarqeve dhe institucioneve pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« mendimin e tyre zyrtar, pasi marrin kĂ«rkesĂ«n.

Janë dy procese krejt të ndryshme.

Së treti, konsultimi nuk përmbushet duke dëgjuar vetëm kryetarët e bashkive apo ekspertët e përzgjedhur.

Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që të merret mendimi real, paraprak, i dokumentuar dhe territorial i popullsisë së çdo bashkie që preket.

Një debat i përgjithshëm në Tiranë nuk zëvendëson konsultimin në Klos, Prrenjas, Mamaliaj, Fushë Arrëz, Poliçan, apo kudo tjetër ku ndryshohen kufijtë.

SĂ« katĂ«rti, ligji kĂ«rkon qĂ« Kuvendit t’i paraqiten jo vetĂ«m hartat dhe arsyetimet, por edhe mendimi i popullsisĂ«, analizat ekonomike, sociale, kulturore e demografike pĂ«r çdo territor tĂ« prekur.

NĂ«se kĂ«to mungojnĂ« ose janĂ« thjesht formale, problemi nuk Ă«shtĂ« politik. ËshtĂ« procedural dhe kushtetues.

Së pesti, për vendime të tilla me impakt tërësor e kohor të gjatë publik siç është Reforma Territoriale, Parlamenti në traditën e konsoliduar dhe referuar Kushtetutës, nuk mund të zëvëndësojë një komision me paritet politik pozitë-opozitë, me një nismë ligjore të njëanshme deputetësh.

Dhe një detaj që ju e anashkaloni me lehtësi.

Evropa nuk kĂ«rkon konsultime pĂ«r t’u bĂ«rĂ« fotografi. KĂ«rkon konsultime qĂ« mund tĂ« ndryshojnĂ« vendimin. NĂ«se harta Ă«shtĂ« vendosur paraprakisht dhe konsultimi bĂ«het vetĂ«m pĂ«r t’i vĂ«nĂ« njĂ« vulĂ« formale, atĂ«herĂ« nuk kemi proces demokratik.

Kemi një ritual burokratik.

Prandaj nuk janë në hall ata që protestojnë.

Në hall je ti, sepse nuk po bind dot as kryetarët tuaj te bashkive

Pastaj vjen pjesa ‘mĂ« zbavitĂ«se’ e statusit tuaj.

Ju talleni siç e keni zakon nĂ« fakt, me historinĂ«, traditĂ«n dhe identitetin e komuniteteve, sikur kĂ«to tĂ« ishin ‘gojĂ«dhĂ«na’.

Vetëm se problemi është se është përsëri ajo që ti e shkel sa herë të pengon, Kushtetuta që të kundërshton, jo thjesht opozita e qytetarët.

Ajo flet qartë flet për traditën historike si kriter për ndarjen administrativo-territoriale.

Pra nuk jemi ne, as Bashkiakët tuaj, as qytetarët në konflikt me tekstin kushtetues.

Jeni ju!

Si perherë.

Dhe së fundi


Nëse reforma është kaq e mrekullueshme, pse po detyroheni të shkruani statuse për të bindur kryetarët tuaj?!!!

Pse protestojnë qytetarët, dhe pse i janë bashkuar ata që kanë fituar zgjedhjet me siglën e PS-së?!

Kuptojeni pak këtë me nder Kryeministër!

Kjo ndodh sepse ata jetojnë në bashkitë që ju i shihni vetëm në hartë.

Ata tani po dëgjojnë qytetarët.

Ju dëgjoni vetëm hartografët e propagandës.

Prandaj mos u shqetĂ«soni pĂ«r ‘kalorĂ«sin’.

Ju fatkeqësisht nuk jeni aspak kalorës, nuk kalëroni, ju gomaroni (ecni mbi gomar).

Shqetësohuni për revoltën e drejtë të njerëzve tuaj. Sepse kur kjo ndodh dhe është e prekshme, beteja zakonisht është humbur para se të fillojë.

  •  

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Marina italiane ka kryer një kontroll ndaj një cisterne nafte ruse në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u zhvillua në kuadër të misionit europian EUNAVFOR MED IRINI, i cili monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe.

Anija italiane “Thaon di Revel” ka hipur nĂ« bordin e cisternĂ«s “Toa Payoh”, e cila Ă«shtĂ« nĂ«n sanksione tĂ« Bashkimit Europian dhe konsiderohet pjesĂ« e tĂ« ashtuquajturĂ«s “flotĂ« fantazmĂ«â€ ruse.

Kontrolli kishte si qĂ«llim verifikimin e kombĂ«sisĂ« sĂ« anijes, e cila pĂ«rcaktohet nga flamuri qĂ« ajo lejohet tĂ« mbajĂ«. Sipas tĂ« dhĂ«nave, “Toa Payoh” lundron nĂ«n flamurin e Kamerunit.

Cisterna ishte nisur më 16 korrik nga porti i Kotonusë në Benin, me destinacion Stambollin, por u ndalua në perëndim të Pantellerias. Sipas autoriteteve italiane, kapiteni i anijes fillimisht nuk ofroi bashkëpunimin e kërkuar gjatë kontrollit.

MĂ« pas, njĂ« ekip ushtarak italian mbĂ«rriti nĂ« bord me helikopter nga anija “Thaon di Revel” dhe kreu verifikimet e nevojshme.

Operacioni, i mbështetur edhe nga një anije greke dhe një avion patrullimi detar polak, zgjati rreth dy orë dhe përfundoi pa incidente. Ministria italiane e Mbrojtjes bëri të ditur se kontrolli u krye në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Aktualisht, autoritetet italiane po shqyrtojnë informacionet dhe dokumentet e mbledhura gjatë inspektimit.

  •  

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Një rast tronditës në Britaninë e Madhe ka nxjerrë në pah dështime serioze të policisë dhe institucioneve të mbrojtjes së fëmijëve, pasi një dhunues me urdhër arresti të pazbatuar për 18 muaj përfundoi duke vrarë vajzën 2-vjeçare të partneres së tij.

Harrison Simpson, 22 vjeç, u dĂ«nua javĂ«n e kaluar me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m dhe duhet tĂ« vuajĂ« tĂ« paktĂ«n 28 vjet pĂ«r vrasjen “sadiste” tĂ« Isabelle Welsh, e cila humbi jetĂ«n nĂ« shtator tĂ« vitit 2025. Edhe nĂ«na e vajzĂ«s, Alexandra Walker, 26 vjeçe, u shpall fajtore pĂ«r vrasje dhe u dĂ«nua me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m me njĂ« minimum prej 21 vitesh, shkruan The Times.

Çifti kishte nisur lidhjen vetĂ«m tre muaj para vrasjes, pasi ishin njohur nĂ« Facebook.

Policia e Cleveland ka pranuar se nuk e ekzekutoi një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës së Teesside në mars të vitit 2024, duke i lejuar Simpsonit të mbetej i lirë, të krijonte lidhje me Walker dhe të jetonte me të dhe vajzën e saj.

Urdhri ishte lëshuar pasi Simpson nuk ishte paraqitur në gjykatë për shkeljen e një urdhri mbrojtës ndaj një ish-partnereje, e cila kishte raportuar se ai e kishte ngacmuar dhe kërcënuar.

Policia deklaroi se kishte kryer disa tentativa për ta gjetur dhe arrestuar, por pa sukses.

“PranojmĂ« se periudha gjatĂ« sĂ« cilĂ«s Simpson kishte njĂ« urdhĂ«r arresti tĂ« pazbatuar Ă«shtĂ« larg standardeve tĂ« pranueshme”, thuhet nĂ« reagimin e policisĂ«.

Gjatë gjyqit u provua se Simpson kishte ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj vogëlushes për muaj të tërë përpara vdekjes së saj.

Isabelle pësoi një dëmtim fatal në tru pasi koka e saj u përplas me forcë në një sipërfaqe të fortë gjatë një tronditjeje të dhunshme më 13 shtator 2025. Ajo ndërroi jetë një ditë më vonë në spital.

Nuk u arrit të provohej se cili prej dy të pandehurve kishte shkaktuar dëmtimin fatal. Walker deklaroi se atë mëngjes kishte qenë duke fjetur pas konsumimit të madh të alkoolit një natë më parë, ndërsa Simpson refuzoi të jepte versionin e tij të ngjarjes.

Vetëm 12 ditë para vdekjes, Walker kishte dërguar vajzën në spital për shkak të një dëmtimi në këmbë. Ekzaminimet zbuluan se ajo kishte një frakturë.

Një infermiere ngriti menjëherë shqetësime për sigurinë e fëmijës, por mjekët pranuan shpjegimin e nënës dhe nuk ndërmorën masa të mëtejshme.

Infermierja dëshmoi se Walker reagoi me agresivitet kur u përmend mundësia e njoftimit të shërbimeve sociale dhe kërkoi të vizitohej nga një mjek tjetër.

Vetëm 11 ditë më vonë, Isabelle u rikthye në spital me plagë fatale.

Infermierja shpĂ«rtheu nĂ« lot gjatĂ« dĂ«shmisĂ« sĂ« saj, duke kujtuar se vogĂ«lushja ishte “e mbuluar nga koka te kĂ«mbĂ«t me mavijosje”.

Autopsia zbuloi:

21 kocka të thyera, përfshirë kafkën dhe shtyllën kurrizore;

97 dëmtime të indeve të buta;

hemorragji në tru.

Prokuroria e përshkroi rastin si një nga më të rëndët e dhunës ndaj një fëmije.

Qendra lokale për mbrojtjen e fëmijëve kishte pasur kontakte me familjen edhe dy herë gjatë katër javëve para vdekjes së Isabelle, por në të dyja rastet nuk u ndërmor asnjë veprim.

Katër ditë para tragjedisë, një vizitore shëndetësore zgjodhi të kontaktonte familjen vetëm me telefon dhe nuk shkoi për ta parë fëmijën në banesë.

Prokurori Richard Wright tha në gjykatë se pa e parë fare Isabelle, punonjësja shëndetësore e mbylli rastin duke shënuar se nuk kishte shqetësime.

MegjithatĂ«, pas vrasjes, njĂ« rishikim i autoriteteve lokale arriti nĂ« pĂ«rfundimin se vendimet pĂ«r tĂ« mos e pĂ«rshkallĂ«zuar rastin kishin qenĂ« “tĂ« pĂ«rshtatshme”, pavarĂ«sisht rezultatit tragjik.

Gjyqi zbuloi se Isabelle ishte një fëmijë i lumtur dhe i shëndetshëm përpara se Simpson të hynte në jetën e saj.

Walker kishte nisur të dyshonte për sjelljen e partnerit, sidomos pasi ai këmbëngulte ta lante vetëm vajzën. Ajo madje kontrolloi në regjistrin e autorëve të krimeve seksuale, por nuk e gjeti emrin e tij.

Edhe nëna e Walker kishte paralajmëruar vajzën e saj se mbesa dukej sikur po abuzohej.

Pas zbulimit të dështimit për ekzekutimin e urdhrit të arrestit, Policia e Cleveland njoftoi se ka ndryshuar procedurat për menaxhimin e personave në kërkim.

Sipas autoriteteve, tashmë është krijuar një sistem i ri për monitorimin e urdhrave të arrestit, ndërsa rastet me rrezik të lartë shqyrtohen çdo ditë nga drejtuesit e policisë.

Edhe Partneriteti për Mbrojtjen e Fëmijëve në Hartlepool dhe Stockton-on-Tees deklaroi se pas vdekjes së Isabelle u hartua një plan masash, i cili është zbatuar menjëherë dhe vazhdon të monitorohet për të shmangur përsëritjen e rasteve të ngjashme.

  •  

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Turqia, Rumania dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët që do të pastrojë minat detare në Detin e Zi, të vendosura si pasojë e luftës në Ukrainë.

Marrëveshja u nënshkrua në Stamboll nga ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar, dhe zëvendësministri bullgar i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov.

Guler tha se pas nisjes së luftës në Ukrainë, minat lundruese janë kthyer në një rrezik serioz për lundrimin në Detin e Zi. Për këtë arsye, tre vendet ranë dakord të krijojnë një grup të përbashkët për zbulimin dhe çaktivizimin e tyre.

Në këtë mision do të angazhohen nga tre anije për pastrimin e minave nga secili vend, si dhe një anije komanduese. Operacioni do të drejtohet nga një komitet i përbashkët i komandantëve detarë të Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Turqia theksoi se nisma do të jetë e hapur vetëm për anijet e këtyre tre vendeve të NATO-s që kanë dalje në Detin e Zi. Ankaraja shtoi gjithashtu se ka zbatuar me përpikëri Konventën e Montros, e cila rregullon kalimin e anijeve ushtarake në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve gjatë kohës së luftës.

NATO e përshëndeti marrëveshjen, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë së lundrimit dhe mbrojtjen e korridoreve të transportit të ushqimeve në rajon.

Turqia ndërkohë vazhdon përpjekjet, së bashku me OKB-në, Ukrainën dhe Rusinë, për të rikthyer marrëveshjen për eksportin e drithërave përmes Detit të Zi.

  •  

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfshirë dy automjete, raporton gazetari Martin Marku.

Sipas informacioneve paraprake nga burime ne vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  •  

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje skoceze, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në Athinë.

Sipas policisë greke, i arrestuari është një shtetas i huaj dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 38-vjeçares Elisabeth-Jane Ross.

Trupi i viktimës u zbulua më 18 korrik nga një burrë i pastrehë, në një ndërtesë të braktisur në Athinë. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja kishte ndërruar jetë pesë deri në shtatë ditë përpara se të gjendej. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, dikush dyshohet se përdorte telefonin e saj celular për të dërguar mesazhe, duke u shtirur si ajo.

Autoritetet arritën ta identifikonin viktimën përmes gjurmëve të gishtërinjve. Elisabeth-Jane Ross, e cila besohet se ishte nga Edinburgu, kishte hyrë në Greqi më 26 qershor dhe fillimisht kishte qëndruar me miq në Pire.

Më vonë, ajo kishte planifikuar të takohej me disa miq amerikanë në një zonë tjetër të Athinës, por nuk është e qartë nëse takimi u zhvillua.

Policia bëri të ditur se identifikoi të dyshuarin pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Sipas autoriteteve, ai ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje të enjten.

Hetuesit dyshojnë se 26-vjeçari e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e transportoi në ndërtesën e braktisur ku u gjet më vonë. Gjithashtu, ai dyshohet se përdori kartën bankare të 38-vjeçares për të tërhequr para në ditët pas vdekjes së saj.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia gjeti një pistoletë dhe një thikë. Ndaj tij janë ngritur akuza për vrasje, grabitje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se po ofron mbështetje konsullore për familjen e viktimës dhe është në kontakt me autoritetet greke.

Ndërkohë, Policia e Skocisë konfirmoi se është në dijeni të ngjarjes dhe po bashkëpunon me autoritetet në Greqi, ndërsa oficerët po i ofrojnë mbështetje familjes së Elisabeth-Jane Ross.

  •  
❌