❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Universiteti i Selanikut shndĂ«rrohet “nĂ« fushĂ«betejĂ«â€, pĂ«rplasje me molotov e gaz lotsjellĂ«s, qindra tĂ« arrestuar

309  persona janë arrestuar pas incidenteve të dhunshme në Universitetin Aristoteli të Selanikut.

Incidentet filluan gjatë mesnatës pas një feste në Shkollën Politeknike të Universitetit Aristoteli të Selanikut,  kur një grup burrash me kapuçë hodhën kokteje Molotov drejt forcave të policisë.

Ndërkohë forcat e policisë u përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës.

Sipas informacioneve, një grup personash me fytyra të mbuluara dolën nga ambientet e universitetit dhe u zhvendosën drejt Rrugës Egnatia, ku sulmuan një skuadër policie për ndërhyrjen e shpejtë.

Një oficer policie përfundoi në spital me djegie pas përplasjeve të dhunshme.

VIDEO/ Ishte fshehur nĂ« tavan, momenti kur arrestohet “skifteri” nĂ« ShkodĂ«r

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar.

Policia njofton se, “si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndĂ«rprerje, tĂ« kryera nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, nĂ« bashkĂ«punim me Sektorin pĂ«r Krimet e RĂ«nda, me mbĂ«shtetjen e forcĂ«s sĂ« posaçme “Shqiponja” dhe nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« ShkodĂ«r, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:  M. M., 24 vjeç, banues nĂ« fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur nĂ« tavanin e banesĂ«s sĂ« tij pĂ«r t’ju shmangur PolicisĂ«â€.

Njoftimi i Policisë:

ShkodĂ«r / Finalizohet operacioni policor “Reagimi”

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar, Policia identifikon brenda pak orësh dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohen 2 biçikleta të vjedhura dhe disa nga rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.

Si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndĂ«rprerje, tĂ« kryera nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, nĂ« bashkĂ«punim me Sektorin pĂ«r Krimet e RĂ«nda, me mbĂ«shtetjen e forcĂ«s sĂ« posaçme “Shqiponja” dhe nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« ShkodĂ«r, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:  M. M., 24 vjeç, banues nĂ« fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur nĂ« tavanin e banesĂ«s sĂ« tij pĂ«r t’ju shmangur PolicisĂ«.

Ky shtetas dyshohet se mbrĂ«mjen e djeshme, nĂ« lagjen “Vasil Shanto”, duke kĂ«rcĂ«nuar me njĂ« mjet prerĂ«s (thikĂ«), ka tentuar tĂ« vjedhĂ« me dhunĂ« nĂ« filialin e PostĂ«s Shqiptare.

Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta mĂ« pas, dyshohet se ka tentuar sĂ«rish, po me kĂ«rcĂ«nimin e mjetit prerĂ«s (thikĂ«), tĂ« vjedhĂ« me dhunĂ« njĂ« subjekt market nĂ« lagjen “Fahri Ramadani”.

GjatĂ« largimit, nĂ« lagjen “SkĂ«nderbeg”, dyshohet se ka vjedhur njĂ« biçikletĂ« tjetĂ«r.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m ShkodĂ«r, pĂ«r veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave tĂ« kursimit”, e mbetur nĂ« tentativĂ«, “Vjedhja me dhunĂ«â€, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”.

Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

Reshjet e dëborës kanë zbardhur fshatin turistik të Dardhës, duke e shndërruar atë në një nga destinacionet më të frekuentuara dimërore në juglindje të vendit.

Pamja alpine dhe bora e bollshme kanë tërhequr qindra turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht të apasionuarit pas sporteve dimërore.

Vetëm 18 kilometra larg Korçës, pista e skive në Dardhë po vizitohet masivisht nga të rinj dhe familje që shijojnë ski, snowboard dhe aktivitete të tjera rekreative në dëborë.

Kushtet klimatike dhe infrastruktura turistike e zonës e bëjnë Dardhën një zgjedhje ideale për pushime dimërore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Dardha e mbuluar nga dëbora, ku fëmijë dhe të rritur shihen duke shijuar sportet dimërore dhe bukurinë natyrore të zonës, duke përcjellë edhe një mesazh pozitiv për fundjavën.

Dardha mbetet një nga atraksionet kryesore turistike të dimrit, duke ofruar jo vetëm sporte dimërore, por edhe mikpritje tradicionale, kuzhinë karakteristike dhe një atmosferë të veçantë alpine.

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Dy anglezë janë dënuar me burgim të përjetshëm pas një grabitje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin e saj dhe shqiptarin që ndodhej me të.

Ai tentoi që të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar duke e lënë të vdekur, shkruan BBC.

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen me Iranin. Megjithatë, Trumpi paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë edhe opsionin ushtarak, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Bisedimet pritet të zhvillohen pavarësisht mosmarrëveshjeve mes dy palëve lidhur me agjendën, gjë që ka rritur dyshimet për arritjen e një marrëveshjeje. Trump ka kërcënuar më herët se SHBA-ja mund të ndërmarrë sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se duan që bisedimet të përfshijnë edhe programin raketor të Iranit dhe çështje të tjera, ndërsa Teherani këmbëngul që fokusi të jetë vetëm te programi bërthamor. Ende nuk është e qartë nëse kjo mosmarrëveshje është zgjidhur.

“Diplomacia Ă«shtĂ« gjithmonĂ« opsioni i parĂ« i presidentit, qoftĂ« ndaj aleatĂ«ve apo kundĂ«rshtarĂ«ve”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt, duke folur pĂ«r negociatat e ardhshme.

Ajo pĂ«rsĂ«riti qĂ«ndrimin e Trumpit se “zero kapacitete bĂ«rthamore” pĂ«r Iranin Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« e panegociueshme.

“Presidenti dĂ«shiron tĂ« shohĂ« nĂ«se mund tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje”, tha Leavitt. “Por ndĂ«rkohĂ«, i kujtojmĂ« regjimit iranian se presidenti ka edhe shumĂ« opsione tĂ« tjera, pĂ«rveç diplomacisĂ«, si komandant i forcĂ«s ushtarake mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« historinĂ« e botĂ«s”.

Dy aeroporte në Poloni mbyllen për shkak të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë

Dy aeroporte në Poloninë juglindore u mbyllën si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt të Ukrainës, thanë autoritetet polake të shtunën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“NĂ« lidhje me nevojĂ«n pĂ«r tĂ« siguruar mundĂ«sinĂ« e funksionimit tĂ« lirĂ« tĂ« aviacionit ushtarak, aeroportet nĂ« Rzeszow dhe Lublin kanĂ« pezulluar pĂ«rkohĂ«sisht operacionet e fluturimit”, postoi Agjencia Polake e ShĂ«rbimeve tĂ« Navigimit Ajror nĂ« platformĂ«n X.

Të dy qytetet janë afër kufirit me Ukrainën, ndërsa Rzeszow është qendra kryesore e NATO-s për furnizimet me armë në Ukrainë.

Aviacioni ushtarak kishte filluar të operonte në hapësirën ajrore polake për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, tha Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake në X.

“KĂ«to veprime janĂ« tĂ« natyrĂ«s parandaluese dhe synojnĂ« sigurimin dhe mbrojtjen e hapĂ«sirĂ«s ajrore, veçanĂ«risht nĂ« zonat ngjitur me rajonet e kĂ«rcĂ«nuara”, tha ushtria.

EMRAT/ Si u ndanë gjyqtarët kushtetues? Kush votoi Pro dhe Kundër ankimimit të qeverisë

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat u ndanë katër Pro dhe katër Kundër duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi dhe për rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

LEXO EDHE: Rikthehet në fuqi pezullimi nga detyra për Ballukun/ Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqatarët kushtetues që votuan PRO ankimimit të qeverisë: Fiona Papajorgji, Marjana Seminit, Gent Ibrahimi dhe Sonila Bejtja.

GjyqtarĂ«t kushtetues qĂ« votuan KUNDËR ankimimit tĂ« qeverisĂ«: Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi, SandĂ«r Beci.

Kryeministri Edi Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« kryeministrit, gjykata riktheu pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« detyrĂ« Ballukun deri sa çështja e saj tĂ« shqyrtohej nĂ« themel nga “Kushtetuesja”.

Kjo ishte mbledhja e tretë e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, kur dy mbledhjet e mëparshme dështuan pasi disa anëtarë të saj kërkuan më tepër kohë.

Belinda Balluku është marrë e pandehur nha SPAK për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe në Tiranë.

Kujtojmë se, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie.

Rikthehet në fuqi pezullimi nga detyra për Ballukun/ Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së, që ka pezulluar nga detyra Ballukun si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Balluku, pas këtij vendimi, nuk duhet të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar.

Gjykata zhbëri vendimin që e rikthente përkohësisht në detyrë zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjyqtarët votuan 4 me 4 duke u ndarë në dy grupe: njëra palë që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe pala tjetër që mendon se është e panevojshme.

Kështu, rikthehet në fuqi masa e GJKKO-së dhe Balluku pezullohet nga detyra.

LEXO EDHE:  Çështja “Balluku”/ Kushtetuesja ndahet 4 me 4, mbetet nĂ« fuqi pezullimi nga detyra

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Balluku është i paankimueshëm diku tjetër dhe futet në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE 

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon ntë mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi pĂ«rfundimtar do tĂ« shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore tĂ« parashikuara nga ligji nr. 8577, datĂ« 10.02.2000 “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar dhe nga Rregullorja pĂ«r Procedurat GjyqĂ«sore tĂ« GjykatĂ«s.

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.

Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« kryeministrit Rama, gjykata riktheu pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« detyrĂ« Ballukun deri sa çështja e saj tĂ« shqyrtohej nĂ« themel nga “Kushtetuesja”.

Ndërkohë, Kuvendi pritet të shprehet edhe për kërkesën e SPAK për një masë më të ashpër ndaj zonjës Balluku.

Çështja “Balluku”/ Kushtetuesja ndahet 4 me 4, mbetet nĂ« fuqi pezullimi nga detyra

Pas rreth 10 orësh mbledhje, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin mbi ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të GJKKO, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur pro pranimit të padisë së qeverisë, ndërsa katër anëtarët e tjerë kanë vendosur kundër ankimimit të qeverisë, çka le në fuqi pezullimin nga detyra për Ballukun.

Në vendimin e shpallur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji rezulton se kërkesa nuk ka marrë korumin e votave pasi do duhej të ishin të paktën 5 gjyqtarë.

Kujtojmë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, e pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku në nëntor 2025.

Pas këtij vendimi, Këshilli i Ministrave e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Nga ana tjetër, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie.

Mazhoranca priste pikërisht këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për të proceduar në Kuvend me çështjen e imunitetit të Ballukut.

Belinda Balluku është marrë e pandehur nha SPAK për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe në Tiranë.

EMRI/ EmĂ«rohet Drejtori i ri i Muzeut KombĂ«tar “ShtĂ«pia me Gjethe”

Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sporteve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Blendi Gonxhja, njoftoi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale emĂ«rimin e ArbĂ«r Minxhozit si Drejtor tĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« PĂ«rgjimeve “ShtĂ«pia me Gjethe”.

Sipas ministrit, eksperienca e Minxhozit fokusohet në zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

“Me formim nĂ« administrim dhe menaxhim, pĂ«rvojĂ« tĂ« kombinuar nĂ« sektorin privat dhe publik, si dhe trajnim ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« lidership dhe qeverisje publike, pĂ«rfshirĂ« programe ekzekutive pranĂ« Harvard Kennedy School, ArbĂ«r Minxhozi sjell njĂ« profil drejtuesi qĂ« ndĂ«rthur mendimin strategjik me njĂ« qasje bashkĂ«kohore dhe tĂ« ndjeshme ndaj rolit tĂ« institucioneve kulturore.

Përvoja e tij profesionale është ndërtuar mbi zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun, përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me një vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

Vizioni i platformĂ«s sĂ« pĂ«rzgjedhur mes njĂ« procesi transparent pĂ«r drejtimin e ri tĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« PĂ«rgjimeve “ShtĂ«pia me Gjethe” synon ta zhvillojĂ« muzeun si njĂ« platformĂ« aktive dijesh dhe pĂ«rvoje, ku historia kuptohet dhe pĂ«rjetohet pĂ«rmes formateve edukative, workshopeve rinore, pĂ«rdorimit tĂ« menduar tĂ« teknologjisĂ« inovative dhe pĂ«rvojave mĂ« interaktive pĂ«r vizitorĂ«t, krahas rrjetĂ«zimit e burimeve alternative tĂ« mbĂ«shtetjes.

Qasja e tij synon forcimin e rolit tĂ« muzeut nĂ« jetĂ«n kulturore dhe turistike tĂ« qytetit, duke e pozicionuar “ShtĂ«pinĂ« me Gjethe” si njĂ« hapĂ«sirĂ« ku edukimi, reflektimi historik dhe turizmi kulturor bashkohen nĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale dhe bashkĂ«kohore.

I urojmĂ« suksese ArbĂ«rit, duke falĂ«nderuar drejtoreshĂ«n Etleva Demollari qĂ« i le stafetĂ«n pas shumĂ« viteve kontributi e drejtimi pozitiv!”, shkruan Gonxhja.

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, burg përjetë dy autorët

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm për një grabitje grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin e saj dhe shqiptarin që ndodhej me të.

Ai tentoi që të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar duke e lënë të vdekur.

Indrit Mustafaj ishte larguar nga Shqipëria që në moshë të re, pasi babai i tij ishte i sëmurë rëndë dhe i paaftë për punë. Kjo ishte arsyeja që Mustafaj kishte udhëtuar i vetëm drejt Anglisë me synimin për të punuar dhe për të dërguar para për prindërit dhe dy motrat e tij.

Artikulli i PlotĂ« i “The Press”:

Viktima e një vrasjeje me hanxhar në një dhomë gjumi në New York kishte ardhur në Angli për të mbështetur familjen e tij, dëgjoi Gjykata e Kurorës në Leeds.

Babai i Indrit Mustafaj Ă«shtĂ« shumĂ« i sĂ«murĂ« pĂ«r tĂ« punuar, kĂ«shtu qĂ« kur ishte ende adoleshent, Mustafaj udhĂ«toi i vetĂ«m nga ShqipĂ«ria, vendi i tij i lindjes, pĂ«r tĂ« gjetur punĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe pĂ«r t’i dĂ«rguar para babait, nĂ«nĂ«s dhe dy motrave tĂ« tij.

Vdekja e tij i lë ata të shkatërruar financiarisht dhe emocionalisht, thanë ata në një deklaratë personale.

“TĂ« gjithĂ« zgjohemi me dhimbje dhe flemĂ« me pyetje. Ndikimi tek ne Ă«shtĂ« i pamatshĂ«m. Ai ishte i sjellshĂ«m, ishte i butĂ«, ai ishte dashuria e jetĂ«s sonĂ«,” thanĂ« ata.

Ata thanĂ« se Mustafaj nuk e pa mĂ« familjen e tij pasi u largua pĂ«r nĂ« Angli. Iu deshĂ«n nĂ«ntĂ« vjet pĂ«r tĂ« mbledhur fonde shtesĂ« pĂ«r tĂ« paguar biletĂ«n e kthimit nĂ« shtĂ«pi dhe ai po planifikonte t’i surprizonte me njĂ« vizitĂ« kur u vra njĂ« muaj para ditĂ«lindjes sĂ« tij tĂ« 27-tĂ«.

Lajmi për vdekjen e tij e tronditi aq shumë nënën e tij saqë ajo tani jeton në heshtje. Ata shtuan se nuk i urrejnë vrasësit e të dashurve të tyre, por duan drejtësi.

Gjykata e Kurorës së Leedsit dëgjoi se Mustafaj kishte udhëtuar çdo ditë për të paktën një javë nga Bradford në York, ku ndodhej në një dhomë gjumi në Rrugën Vyner pranë Rrugës Haxby.

NĂ« apartament ai merrte telefonata, tĂ« cilave gruaja dhe njĂ« burrĂ« nga Yorku u pĂ«rgjigjeshin duke dalĂ« nga apartamenti pĂ«r t’u shitur drogĂ« njerĂ«zve nĂ« rrugĂ«.

Ai gjithmonë kishte me vete një hanxhar, dhe ishte mbi shtratin në apartament kur vrasësit e tij, të armatosur me një levë, hynë me forcë. Ata përdorën armën e tij për ta vrarë, dëgjoi Gjykata e Kurorës së Leeds.

Duke folur pasi Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 35 vjeç, u burgosën për vrasjen e tij, Kryeinspektori Fran Naughton tha se Mustafaj ndoshta e mbante me vete hanxharën e me qëllimin për ta përdorur atë për vetëmbrojtje, në rast të një sulmi si ky.

“Por duke pasur njĂ« thikĂ«, potencialisht po e armatos sulmuesin tĂ«nd. Si detektivĂ«, pĂ«r fat tĂ« keq shohim njerĂ«z qĂ« humbasin jetĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« dhe gjithashtu shohim ndikimin nĂ« jetĂ«n e familjeve tĂ« tyre kur ata janĂ« larguar. TĂ« dyja kĂ«to pasoja janĂ« tĂ« tmerrshme dhe tregojnĂ« se sa e rrezikshme mund tĂ« jetĂ« posedimi ose mbajtja e njĂ« thike,” thanĂ« nĂ« gjykatĂ«.

Mbledhja e Kushtetueses prej orës 11:00, pritet vendimi për Ballukun

Gjykata Kushtetuese vijon mbledhjen e saj prej orës 11:00 për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut u mor pas kërkesës së SPAK, pasi ajo u mor zyrtarisht e pandehur për dyshime mbi shkelje ligjore në procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë ndaj këtij vendimi, duke e konsideruar atë si një tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Pikërisht mbi këtë argument, kreu i qeverisë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar zgjidhjen e konfliktit institucional të krijuar mes Kryeministrisë dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar. Seanca dëgjimore ku morën pjesë të gjitha palët u zhvillua më 22 janar.

Ndërkohë, SPAK ka ndërmarrë një tjetër hap procedural, duke i dërguar Kuvendit një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.

Prokuroria e Posaçme synon të marrë autorizimin e nevojshëm për vendosjen e një mase sigurie më të rëndë ndaj saj.

VIDEO/ Vazhdojnë tensionet në Ligën Saudite, Benzema përplaset me gazetarin

Karim Benzema u pĂ«rfshi nĂ« njĂ« debat tĂ« ashpĂ«r me njĂ« gazetar pak çaste pasi shĂ«noi njĂ« “trigolĂ«sh” nĂ« debutimin e tij me Al Hilal.

Sulmuesi 38-vjeçar refuzoi njĂ« zgjatje tĂ« kontratĂ«s me Al Ittihad pĂ«r t’u bashkuar me liderĂ«t e LigĂ«s Profesionale Saudite ditĂ«n e hĂ«nĂ« duke tensinuar marrĂ«dhĂ«niet.

Tensionet u rritën midis Benzemas dhe Al Ittihad pasi francezi mori kushtet e rinovimit të kontratës me Al Ittihad.
Ish-fituesi i Topit të Artë e konsideroi ofertën fyese dhe më pas ra dakord për një kontratë njëvjeçare me Al Hilal.
Megjithatë, pavarësisht skepticizmit mbi marrëveshjen, Al Hilal pretendoi se pronari i pakicës, Princi Alwaleed bin Talal, financoi transferimin e Benzemas.

Ish-sulmuesi i Lyonit dhe Real Madridit e nisi jetĂ«n nĂ« klubin e tij tĂ« ri nĂ« mĂ«nyrĂ«n perfekte duke shĂ«nuar njĂ« “hat-trick” nĂ« fitoren 6-0 ndaj Al Akhdoud tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje.

Qeveria jep lejen për ndërtimin e centralit fotovoltaik 128 megavat në Fier

Qeveria ka firmosur vendimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Sheq-Marinas, Bashkia Fier.

NdĂ«rtues i veprĂ«s do tĂ« jetĂ« shoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, dhe kapaciteti i instaluar I centralit parashikohet tĂ« jetĂ« 128megavat. Koha pĂ«r ndĂ«rtimin nĂ« vendimin e qeverisĂ« Ă«shtĂ« caktuar brenda 36 muajve dhe vepra do tĂ« ketĂ« lejĂ« operimi pĂ«r 49 vjet nga hyrja nĂ« fuqi e vendimit.

Po ashtu nĂ« vendimin e qeverisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« ky prodhues do t’i japĂ« falas, nĂ« formĂ« royalty, ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r energjinĂ«, sasinĂ« e energjisĂ« elektrike, nĂ« masĂ«n 2% tĂ« sasisĂ« vjetore tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike ose konvertimin e saj nĂ« vlerĂ« monetare.

VKM

V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI,  ME VENDNDODHJE NË SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “SOLEN ENERGY”, SH.P.K.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 1, tĂ« nenit 49, të  ligjit nr.43/2015, “PĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike”, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ZĂ«vendĂ«skryeministrit dhe ministĂ«r i InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndĂ«rtimit tĂ« centralit gjenerues tĂ« energjisĂ« elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmĂ«se, i cili nuk Ă«shtĂ« objekt koncesioni dhe nuk pĂ«rfiton nga masat mbĂ«shtetĂ«se, me vendndodhje nĂ« Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si mĂ« poshtĂ« vijon:

a) Emri i aplikuesit: ShoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: M31413007M;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 128 MË;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe pozicioni i projektit, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit;

g) ShoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin qĂ«:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. tĂ« dorĂ«zojĂ« sigurimin e kontratĂ«s, nĂ« masĂ«n jo mĂ« pak se 5% tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit, pĂ«rpara nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s ndĂ«rmjet shoqĂ«risĂ« “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kontratĂ« pĂ«rcaktohen tĂ« drejtat e detyrimet e palĂ«ve pĂ«r realizimin e kĂ«tij projekti, penalitetet, nĂ« rast mosrealizimi, si dhe çështje tĂ« tjera qĂ« lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japĂ« falas, nĂ« formĂ« royalty, ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r energjinĂ«, sasinĂ« e energjisĂ« elektrike, nĂ« masĂ«n 2% tĂ« sasisĂ« vjetore tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike ose konvertimin e saj nĂ« vlerĂ« monetare. NĂ« rast konvertimi nĂ« vlerĂ« monetare, shuma duhet tĂ« derdhet tĂ«rĂ«sisht nĂ« buxhetin e shtetit;

v. tĂ« pĂ«rmbushĂ« kĂ«rkesĂ«n, sipas rastit, qĂ« njĂ« pjesĂ« e prodhimit tĂ« burimit gjenerues tĂ« energjisĂ« t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit nĂ« fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« dhe shoqĂ«ria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

VIDEO/ Arrestime, pushime nga puna dhe bojkote! Përshkallëzohet greva në rrjetin më të madh të supermarketeve në Turqi

NjĂ« lĂ«vizje e madhe ka shpĂ«rthyer nĂ« Turqi qĂ« prej 23 janarit, kur punĂ«torĂ«t e magazinave tĂ« rrjetit mĂ« tĂ« madh tĂ« supermarketeve nĂ« vend, Migros, refuzuan njĂ« rritje tĂ« propozuar pagash prej 28%, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “rritje tĂ« mjerimit”.

Greva është përshkallëzuar me shpejtësi dhe sot ka hyrë në ditën e saj të 15-të, duke përfshirë punëtorët e më shumë se 10 magazinave në 7 provinca të ndryshme të vendit.

NĂ« kulmin e tensioneve, punĂ«torĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« sindikatave u mblodhĂ«n pranĂ« vilĂ«s sĂ« Tuncay Özilhan, pronar i Anadolu Group dhe aksionari kryesor i Migros, nĂ« zonĂ«n Beykoz tĂ« Stambollit.

Presidentja e sindikatĂ«s DGD-SEN, Neslihan Acar, deklaroi gjatĂ« protestĂ«s: “Ne jemi kĂ«tu dhe Özilhan, i cili shkon me pushime pĂ«r ski me pasurinĂ« e tij miliardĂ« dollarĂ«she, ndĂ«rsa ne jemi tĂ« uritur, por nuk do tĂ« gjejĂ« qetĂ«si.”

Policia ndĂ«rhyri duke arrestuar rreth 100 punĂ«torĂ« dhe zyrtarĂ« sindikalĂ«.  Sipas burimeve tĂ« sindikave, u vu re njĂ« mobilizim i paprecedentĂ« i forcave tĂ« sigurisĂ« pĂ«r, siç thuhet, “mbrojtjen e punĂ«dhĂ«nĂ«sit”.

Më 27 janar, Migros punësoi 7,875 punëtorë me kontratë nga 43 qendra shpërndarjeje, një veprim që sindikatat e përshkruan si përpjekje për të dobësuar sindikatën e pavarur DGD-SEN.

NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, kompania pushoi nga puna 300 punĂ«torĂ« qĂ« vazhdonin grevĂ«n, me arsyetimin e “refuzimit tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« kryer detyrat”.

NĂ« qendrĂ«n e shpĂ«rndarjes Esenyurt nĂ« Stamboll, punĂ«torĂ«ve tĂ« pushuar nga puna iu bllokua hyrja, çka çoi nĂ« ‘pushtimin’ e magazinĂ«s dhe organizimin e njĂ« proteste, e cila u shpĂ«rnda pas ndĂ«rhyrjes sĂ« autoriteteve.

Luiz Ejlli rifutet në shtëpinë e Big Brother Albania? Vjen përgjigja zyrtare

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i kësaj të shtune pritet të sjellë emocione të forta.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet edhe një herë tjetër, fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.

“Big Brother Ă«shtĂ« i paparashikueshĂ«m. Luizi Ă«shtĂ« akoma mĂ« i paparashikueshĂ«m. As nuk pĂ«rjashtohet dhe as nuk konfirmohet.”, do tĂ« deklaronte nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Top Channel Kiara Tito, bashkĂ«shortja e Ejllit.

Do të qëndrojë si lojtarët e tjerë apo do të jetë një vizitë e shkurtër?

Për më shumë ndiqni Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Dështon grabitja e Postës në Shkodër/ Autori thyhen xhamat dhe largohet, policia në kërkim

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë një sporteli të Postës Shqiptare në lagjen Vasil Shanto në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, një person i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare.

Përpjekja ka qenë e pasuksesshme dhe gjatë largimit autori ka thyer xhamin e sportelit.

Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 19:00, nĂ« lagjen “Vasil Shanto”, njĂ« shtetas ende i paidentifikuar Ă«shtĂ« futur brenda ambienteve tĂ« filialit tĂ« PostĂ«s Shqiptare dhe ka tentuar tĂ« marrĂ« me forcĂ« njĂ« shumĂ« monetare, por nuk ka mundur ta marrĂ« dhe gjatĂ« largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Akuza nga Amerika Latine, gazetari: Klubi ekuadorian i futbollit financohet nga mafia shqiptare

Klubi nga Ekuadori, Astillero FC, i cili luan në Kategorinë e Dytë, ishte në qendër të polemikave publike pas një hetimi të publikuar nga gazetari Andersson Boscan.

“Ai zbuloi parregullsi tĂ« dyshuara financiare nĂ« lidhje me menaxhimin ekonomik tĂ« institucionit dhe pĂ«rmendi lidhje tĂ« mundshme me mafian shqiptare”, shkruajnĂ« mediat vendase.

Sipas Boscan, në vitin 2023 Astillero FC kishte regjistruar afro 3.5 milionë dollarë amerikanë shpenzime, edhe pse, sipas kontabilitetit të shqyrtuar nga ekipi i tij, të ardhurat e deklaruara të klubit nuk kishin tejkaluar 100,000 dollarë në të njëjtën periudhë.

Kjo diferencë prej më shumë se 3 milionë dollarësh është një nga pyetjet kryesore të ngritura në raport.

Gazetari deklaroi gjithashtu se klubi mbajti nivele të larta shpenzimesh në vitet 2024 dhe 2025, me shuma që tejkalonin përkatësisht 2.7 milionë dollarë dhe 1.8 milionë dollarë, duke përfshirë rreth 500,000 dollarë në vit paga për skuadrën profesionale.

Boscan vuri nĂ« pikĂ«pyetje gjithashtu mekanizmat e pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« justifikuar kĂ«to burime, duke treguar tĂ« ardhura tĂ« larta tĂ« supozuara nga marrja me qira e gjykatave, tĂ« cilat, sipas analizĂ«s sĂ« tij, ishin tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u mbajtur nĂ« mĂ«nyrĂ« operative.

Në hetimin e tij, Boscan e lidhi origjinën e financimit me Héctor Pesantes Sangurima, themelues dhe ish-drejtor i klubit, të cilin ai e lidhi me kompaninë private të sigurisë Agusegpro, e cila u identifikua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit në një hetim për lidhje të dyshuara me një rrjet kriminal ndërkombëtar të lidhur me mafian shqiptare.

Gazetari sqaroi se këto janë akuza nën hetim dhe jo vendime gjyqësore.

Pas publikimit tĂ« raportit, Klubi i Futbollit Astillero lĂ«shoi ​​njĂ« deklaratĂ« zyrtare duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me aktivitete tĂ« paligjshme, duke hedhur poshtĂ« akuzat e gazetarit dhe duke pohuar se deklaratat dĂ«mtojnĂ« imazhin dhe prestigjin e institucionit dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij.

Skandalet e “Bankers Petroleum” nuk mbarojnĂ«/ Si u zhdukĂ«n nĂ« nĂ«ntor 12 milionĂ« $ nĂ« njĂ« llogari tĂ« fshehtĂ«

Nga Klodian Tomorri – Kapitali.al

Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për eksport të naftës së nxjerrë nga fusha e Patos-Marinzës. Anijet, të cilat kishin në total një sasi prej mbi 200 mijë fuçi nafte, u shitën përmes një kompanie italiane brokerimi të quajtur Mercuria.

Sipas marrëveshjes, vlera e dakortësuar për shitjen e naftës ishte rreth 12 milionë dollarë dhe pagesa do të kryhej në dhjetor. Por paratë as nuk mbërritën në Shqipëri dhe as shkuan në llogarinë e Bankers në Vjenë. Ato u zhdukën në një llogari të fshehtë që nuk dihet se në cilin vend dhe bankë ndodhet.

Skandali plasi kur dikush nga punonjësit e Bankers i kërkoi brokerit italian dokumentat se ku ishin derdhur paratë e eksportit për të kontabilizuar transaksionin sipas ligjit. Përgjigja e Mercurias ishte se paratë u derdhën në një llogari të caktuar nga shefat kinezë të Bankersit në Fier. Këta ishin drejtori i përgjithshem i Bankers Luntao Chen dhe zvdrejtori, Zhang Fuguo.

Veprimtari kriminale

Marrëveshja e koncesionit i lejon kompanisë Bankers Petroleum që të hapë llogari dhe të lëvizë lirisht paratë nga shitja e naftës, kudo jashtë shtetit. Kjo është klauzola që Bankers ka shfrytëzuar për llogarinë e famshme të Vjenës.

Por hapja e një llogari jashtë nuk është pa kushte. Bankers ka detyrimin që të raportojë pranë AKBN-së dhe autoriteteve fiskale të Shqipërisë çdo llogari, në secilën bankë të botës, ku ajo pret pagesat e eksportit të naftës shqiptare. Dhe kjo jo pa qëllim.

Ligji fiskal e detyron kompaninë që të dokumentojë me faturat përkatëse çdo shpenzim apo lëvizje fondesh, që bën nga këto llogari sepse mbi bazën e këtyre dokumentave shteti shteti dokumenton bilancin e kompanisë dhe pjesën e fitimit që i takon të marrë.

Por në rastin e një llogarie sekrete, që nuk e di askush se ku është përveç kinezëve, shteti nuk ka asnjë mundësi të verifikojë se si janë shpenzuar paratë. Përtej kësaj, ky është një veprim i pakontabilizueshëm në bilanc.

Dërgimi i parave në një llogari të fshehtë është praktikisht shkelje e marrëveshjes së koncesionit, pasi kompania nuk sillet më si një koncesionar, që ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të një pasurie publike, por sillet si pronar i saj, që mund të fshehë paratë ku të dojë.

Së dyti, kjo është një veprimtari e kriminale financiare, e cila i nxjerr autoritetet fiskale të Shqipërisë tërësisht jashtë loje dhe me këtë edhe mundësinë e shtetit për të mbrojtur pjesën që i takon të marrë.

Por pjesa më e rëndë gjithë këtë histori është se ky veprim ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që kompania ishte nën hetim nga SPAK dhe autoritetet kërkonin të mblidhnin miliarda lekë borxhe, që Bankers ka për të paguar në shtet.

Në fillim të muajit të kaluar, menjëherë pasi GJKKO miratoi zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve ndaj Bankers, SPAK i ka kërkuar kompanisë kineze të vërë në dispozicion lëvizjet e llogarisë në Vjenë dhe çdo dokument justifikues për cdo transaksion të kryer nga kjo llogari.

Nuk dihet nëse SPAK ka rënë në dijeni të 12 milionë eurove të zhdukura nga Bankers në llogarinë sekrete, gjatë muajit dhjetor. Por ky është një informacion që sigurohet shumë lehtësisht. Punonjësit e Bankers e dinë të gjithë. Kapitali e ka të verifikuar tashmë.

LEXO EDHE: Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

“Rama po injoron ultimatumin e Brukselit”/ Berisha: Tani shpresa e vetme jemi ne

Kryetari i PartisĂ« Demokratike Sali Berisha gjatĂ« ‘Foltores’ me anĂ«tarĂ«t e degĂ«ve 8 dhe 10 nĂ« TiranĂ«, u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera se, Edi Rama po injoron ultimatumin e Brukselit pĂ«r zhbĂ«rje tĂ« procesit tĂ« integrimit duke shtuar se 90% e shqiptarĂ«ve janĂ« pro integrimit nĂ« familjen europiane.

Sipas BerishĂ«s, “Edi Rama nuk ka ku shkon mĂ«, tani ai absolutisht Ă«shtĂ«, me gjithĂ« ultimatumin qĂ« ka marrĂ«, se jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ndĂ«rmarrim njĂ« proces qĂ« nuk e kemi ndĂ«rmarrĂ« kurrĂ«, tĂ« zhbĂ«jmĂ« procesin e integrimit, ai gjithĂ« ditĂ«n duke punuar pĂ«r vendimin qĂ« do dalĂ« sonte. Ky Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« i fundit dhe unĂ« nuk kishte si ta injoroja kĂ«tĂ« vendim”.

Kreu i PD shtoi më tej se, opozita është shpresa e vetme e vendit duke e konsideruar si një thirrje për çdo opozitar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, shikoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta ndaj nesh. Shikoni se këta nuk njohin asnjë kufi. Harrojnë që 90% e shqiptarëve, ëndrrën më të bukur e shohin në BE dhe nuk e kanë gabim sepse në këtë komunitet është faktuar se njerëzit bëhen më të lirë, njerëzit bëhen më të mëkëmbur, njerëzit bëjnë një jetë më të mirë. Kjo është e vërteta, ndaj dhe e duan me gjithë zemër.

Por, tani qĂ« vjen problemi qĂ« Edi Rama nuk ka ku shkon mĂ«, tani ai absolutisht Ă«shtĂ«, me gjithĂ« ultimatumin qĂ« ka marrĂ«, se jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ndĂ«rmarrim njĂ« proces qĂ« nuk e kemi ndĂ«rmarrĂ« kurrĂ«, tĂ« zhbĂ«jmĂ« procesin e integrimit, ai gjithĂ« ditĂ«n duke punuar pĂ«r vendimin qĂ« do dalĂ« sonte. Ky Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« i fundit dhe unĂ« nuk kishte si ta injoroja kĂ«tĂ« vendim. Pra, Ă«shtĂ« njĂ« thirrje e madhe pĂ«r ne, dhe njĂ« gjĂ« duhet t’u rikujtoj, nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, shpresa e vetme jemi ne. Shpesh me tĂ« drejtĂ« thonĂ«: njerĂ«zit nuk kanĂ« shpresĂ«, jo njerĂ«zit janĂ« pa shpresĂ«, si t’ia bĂ«jmĂ« pĂ«r shpresĂ«n. Prisni! U votua. Zgjedhjet nuk i fitoi kurrĂ« Edi Rama. Ua them unĂ« ju. TĂ« mos gabojĂ« njeri tĂ« mendojĂ« se ka fituar zgjedhjet. Ka fituar farsĂ«n, po. Po farsat opozitat nuk i fitojnĂ« kurrĂ«. Farsat i fitojnĂ« diktaturat.

TĂ« ndalemi nĂ« kĂ«tĂ« moment. TĂ« japĂ«sh 2 miliardĂ« euro, dy ditĂ« para votimit, me tĂ« cilĂ«n ke falĂ« gjoba dhe kamata pĂ«r 210 mijĂ« familje, zgjedhje nuk ka, tĂ« dashur miq. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« minimumin e kulturĂ«s elektorale, dhe kur them kĂ«tu kulturĂ« elektorale, e them nĂ« kuptimin ligjor. Sepse secili nga ne duhet ta ketĂ« tĂ« qartĂ«, e drejta elektorale Ă«shtĂ« njĂ« e drejtĂ« e veçantĂ«, tĂ«rĂ«sia e tĂ« cilĂ«s pĂ«rbĂ«n rregullin e zgjedhjeve. NĂ« qoftĂ« se ti, dy ditĂ« para zgjedhjeve, fal 2 miliardĂ« euro pĂ«r 200 mijĂ« familje, qĂ« po t’ua pjesĂ«tosh nĂ« pjesĂ« tĂ« barabarta i bie 10 mijĂ« euro pĂ«r familje, ti zgjedhje nuk bĂ«n. Kurrkund, edhe nĂ« vendet mĂ« tĂ« lira tĂ« botĂ«s, zgjedhje nuk ka. Zgjedhje nuk ka, edhe po nuk e bĂ«re kĂ«tĂ«. Po nĂ« qoftĂ« se, e shndĂ«rron administratĂ«n nĂ« polici elektorale qĂ« kĂ«rcĂ«non, qĂ« shantazhin, zgjedhje nuk ka. Nuk ka zgjedhje nĂ« qoftĂ« se pĂ«rdor tĂ« gjitha burimet shtetĂ«rore, siç keni parĂ«. PĂ«rdor tĂ« gjitha automjetet. PĂ«rdor tĂ« gjithĂ« administratĂ«n. PĂ«rdor tĂ« gjithĂ« buxhetin. Zgjedhje nuk ka, se ai tjetri qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fushĂ« nuk ka as parkun e qeverisĂ«, as buxhetin qĂ« Ă«shtĂ« i juaji dhe jo i qeverisĂ«, nuk ka as armatĂ«n e punonjĂ«sve tĂ« paguar pĂ«r t’u shĂ«rbyer qytetarĂ«ve qĂ« kthehen kundĂ«r tyre nĂ« zgjedhje. Jo, kĂ«shtu qĂ« zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka në qoftë se vrasës, trafikantë që kanë miliarda euro dhe që janë një emër, herë i njohur, herë i panjohur, vërsulen drejt zgjedhësve me hanxharë dhe para, zgjedhje nuk ka.
Dhe çfarë ndodh? Ndodh që ai që zhvillon këtë farsë, në Shqipëri, në Venezuelë, në Bjellorusi dhe kudo, ai nuk ka asnjë orë legjitimitet. Ai nuk ka legjitimitet për të qeverisur një ditë të vetme.

Opozita e atij vendi ka të gjithë të drejtën të përdorë të gjitha mjetet kundër tij. Një qeveri që nuk vjen nga zgjedhje të lira, nuk mund të qeverisë një popull. Dhe ky është rasti konkret.

LEXO EDHE: “TĂ« ngrihemi me tĂ« gjithĂ« forcĂ«n”/ Berisha: Rama do tĂ« na shkĂ«pusĂ« nga BE-ja pĂ«r karrigen e tij

❌