Klejdi Daci rikthehet tek Teuta, klubi poston një foto urimi
Skuadra e Teutës zyrtarizon rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. 26-vjeçari ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. ”Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”…