Reading view

Drejt zgjidhjes kriza politike në Kosovë, LDK heq dorë nga kërkesat për poste shtetërore

Gazeta Si – Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të kësaj partie, ka vendosur që të heqë dorë nga çdo kërkesë.

Kjo parti, për të zhbllokuar situatën dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes së interesit shtetëror, siç thotë, merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale.

Ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme të bisedojë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës, por i ka kërkuar kreut të Vetëvendosjes që sa më shpejt të thërrasë seancën konstituive.

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës ka proceduar zyrtarisht kërkesën për një vazhdim tjetër të seancës konstituive për të premten, në orën 11:00.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se kërkesa është bërë për respektimin e Kushtetutës, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.

Iniciativës i është bashkuar edhe AAK-ja. Paraprakisht, para orës 8:00 të mëngjesit, deputetët e PDK-së ishin para objektit të Qeverisë.

Aty nuk u pa Kurti duke hyrë, por vetëm zëdhënësi i qeverisë, Arlind Manxhuka.

Deputeti Enver Hoxhaj e ka cilësuar si “absurde” situatën aktuale politike në Kosovë, duke akuzuar Qeverinë në detyrë se po vazhdon të ushtrojë funksionin në kundërshtim me Kushtetutën.

Hoxhaj, duke iu referuar përvojës së tij si ministër, ka thënë se pas certifikimit si deputet e ka lënë postin ministror.

The post Drejt zgjidhjes kriza politike në Kosovë, LDK heq dorë nga kërkesat për poste shtetërore appeared first on Gazeta Si.

  •  

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Gazeta Si – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e kësaj të enjteje portin e Roterdamit në Holandë, duke shkaktuar një viktimë dhe plagosjen e disa personave.

Ngjarja ka ndodhur në një rafineri në zonën e Europoort, pjesë e grupit zviceran Gunvor Group. Sipas raportimeve paraprake, shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve të mirëmbajtjes në tubacionet e një prej impianteve të kompanisë energjetike.

Pas shpërthimit, në zonë janë aktivizuar shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Deri tani, autoritetet lokale nuk kanë dhënë detaje të plota mbi shkakun e shpërthimit. Megjithatë, nuk përjashtohet as pista e sabotimit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti teknik gjatë punimeve apo nëse pas tij qëndron një veprim i qëllimshëm.

The post Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Gazeta Si.

  •  

Taktika shpërqendruese e Nigel Farage nuk funksionoi!

Gazeta Si – Të enjten (sot, 13 gusht) mbahen zgjedhje të pjesshme për vendin në Parlamentin britanik që mbahet nga Nigel Farage, lideri i partisë populiste të djathtë “Reform UK”.

Vetë Farage e inicioi këtë votim duke dhënë dorëheqjen dhe duke kandiduar sërish menjëherë, me synimin për ta shndërruar garën në një lloj plebishiti dhe për të larguar vëmendjen nga skandalet e ndryshme që e kanë përfshirë së fundmi.

Në letër, kjo nuk është një lëvizje politike e rrezikshme: zona zgjedhore e Clacton-on-Sea është një nga zonat, ku partia “Reform” gëzon mbështetjen më të madhe, ndërsa Farage e konsideron rizgjedhjen e tij si të sigurt.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç kishte shpresuar ai gjatë javëve të fundit. Fushata zgjedhore e përqendroi vëmendjen edhe më shumë te skandalet, ndërsa ai nuk arriti të jepte përgjigje bindëse.

Madje, edhe disa senatorë të partisë “Reform”, e panë dorëheqjen e tij si një lëvizje të rrezikshme, të bërë thjesht për të tërhequr vëmendjen.

Mbi të gjitha, zgjedhjet nuk u shndërruan në atë përplasje “me establishmentin” që kishte parashikuar Farage – i cili pretendon se skandalet janë një komplot i orkestruar kundër tij nga mediat dhe institucionet.

Përkundrazi, votimi mori një karakter farsë, pasi të gjitha partitë kryesore refuzuan të merrnin pjesë, duke mos dashur të bëheshin pjesë e lojës së tij retorike.

Në mungesë të kundërshtarëve seriozë, rivali i tij kryesor përfundoi të ishte “Count Binface” – një kandidat satirik që mban një kosh plehrash në kokë dhe pretendon se është një luftëtar hapësinor.

An American interviewer asked me about my political beliefs. #VoteBinface pic.twitter.com/i31YytTh7B

— Count Binface (@CountBinface) August 11, 2026

Binface, alter-egoja e komedianit Jon Harvey, ka qenë një figurë e njohur në politikën britanike prej disa vitesh.

Fakti që u gjend papritur në rolin e antagonistit të Farageit, e shndërroi Binface-in në një lloj heroi të internetit dhe personazhi – i cili tashmë kishte një audiencë në rrjetet sociale – e shfrytëzoi me mjeshtëri këtë narrativë.

Ndonëse zakonisht Binface merr më pak se 1 për qind të votave në sondazhe, këtë herë ai me shumë gjasa do të arrijë rezultatin më të mirë të karrierës së tij.

Mediat ndërkombëtare konkurruan për intervista me Binface, i cili zgjodhi një studio podkasti në Londër të pajisur me një ekran jeshil në mënyrë që të mund të shfaqej në një sfond ndërgalaktik.

Ai u shfaq gjithashtu si i ftuar në “The Rest Is Politics”, podkastin më të popullarizuar të diskutimit politik. Një zyrtar i “Reform” shkoi aq larg sa pretendoi se Binface është një krijim i establishmentit i projektuar për të rrëzuar Farage, thjesht sepse komediani që e portretizonte atë kishte punuar më parë për BBC-në.

Udhëheqësit politikë kombëtarë u argëtuan duke sugjeruar që njerëzit të votonin për Binface – përfshirë Andy Burnham, kryeministrin e ri të Partisë Laburiste.

Me mungesën e partive kryesore, Clacton është shndërruar në një lloj grumbullimi për kandidatë të papritur.

Janë gjithsej 34 – kryesisht satirikë – duke shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.

Një pamje ajrore e Clacton-on-Sea, ku në plan të parë shfaqet kalata – e cila shërben si një lloj parku argëtimi – në një fotografi të shkrepur më 6 gusht

Vetë fleta e votimit është jashtëzakonisht e madhe, me gjatësi 90 centimetra, gjë që do ta ngadalësojë procesin e numërimit të votave.

Disa banorë e kanë kundërshtuar gjithë këtë vëmendje dhe fluksin e gazetarëve, ndërsa të tjerë e kanë parë atë si një mundësi për të promovuar turizmin.

Një nga sondazhet e pakta mbi zgjedhjet, i jep Farage një epërsi prej 53 pikësh ndaj Binface, megjithëse vëren gjithashtu se shumica dërrmuese e njerëzve janë të vetëdijshëm për skandalet.

Lëvizja e Farage në fund të fundit ka rritur ndërgjegjësimin për këto çështje edhe në mesin e publikut më pak të angazhuar politikisht, dhe kjo mund të kthehet kundër tij – veçanërisht duke parë përpara, ndërsa konkurrenca zhvendoset nga Clacton – një “zonë rehatie” që ai zgjodhi vetë për të provuar forcën e tij të qëndrueshme – në një skenë më të gjerë.

Ka dy skandale që përfshijnë Farage-in; ato janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe kanë të bëjnë me fonde që ai akuzohet se nuk i ka deklaruar siç duhet. Farage po hetohet nga organi parlamentar mbikëqyrës lidhur me të dyja çështjet.

Çështja e parë ka të bëjë me një donacion prej 5 milionë paundësh (gati 6 milionë euro) nga miliarderi dhe investitori në kriptovaluta, Christopher Harborne, i marrë vetëm pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2024.

Rregullat parlamentare britanike kërkojnë që të gjithë deputetët e sapozgjedhur të deklarojnë çdo dhuratë apo donacion të marrë në 12 muajt para zgjedhjeve që lidhet me aktivitetin politik; megjithatë, nuk kërkohet deklarimi i dhuratave apo përfitimeve me natyrë “thjesht personale”.

Count Binface pas një interviste në Londër, më 29 korrik

Farage ka dhënë shpjegime jokonsekuente ose shmangëse – për shembull, duke pretenduar në një intervistë se, meqenëse bëhej fjalë për një dhuratë, ai thjesht mund t’i kishte shpenzuar paratë për një Ferrari.

Hetimi i dytë përqendrohet te financimi nga George Cottrell, një aristokrat që u bë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Farage-it.

Në vitin 2017, Cottrell kreu tetë muaj burg në SHBA pas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë; ai ishte përballur me akuza për pastrim parash, mashtrim elektronik, shantazh dhe zhvatje – vepra penale që mund të dënoheshin deri në 20 vjet burg – pasi u kap duke ofruar shërbime pastrimi parash në “dark web” për individë që ai besonte se ishin trafikantë droge, por që në fakt ishin agjentë federalë.

Së fundmi, Farage pranoi se Cottrell kishte paguar qiranë e tij dhe kishte mbuluar kostot e menaxhimit të rrjeteve sociale.

Të dyja rastet kanë thelluar dyshimet – të ushqyera tashmë nga hetime gazetareske – se Farage u pagua për të pranuar drejtimin e partisë “Reform” në zgjedhjet e vitit 2024, në një kohë kur ai ishte tërhequr zyrtarisht nga politika.

Farage ka këmbëngulur gjithmonë se u bind në momentin e fundit dhe për arsye thjesht ideologjike, por dëshmi ndryshme e kundërshtojnë këtë version të ngjarjeve.

Në muajt para zgjedhjeve, ai ishte ankuar për të ardhurat që do të humbiste nëse rikthehej në politikën aktive, në vend që të vazhdonte karrierën si personalitet televiziv.

Atë pranverë – shumë kohë para se të angazhohej publikisht për këtë lëvizje – ai u takua me Cottrell-in dhe Richard Tice-in, multimilionerin që e kishte pasuar atë në krye të partisë “Reform”, për të negociuar kushtet e rikthimit të tij.

Ekziston dyshimi se donacioni prej 5 milionë paundësh nga një prej mbështetësve kryesorë të partisë shërbeu si një formë kompensimi për Faragein; rrjedhimisht, ai duhet ta kishte deklaruar këtë shumë, duke pasur parasysh lidhjen e saj me aktivitetin politik.

Nigel Farage në një konferencë shtypi të Reform UK në Londër, më 3 gusht: slogani pas tij lexon “pika kritike”

Hetimet parlamentare u pezulluan pas dorëheqjes së tij, por do të rifillojnë sapo Farage të rizgjidhet. Për më tepër, nëse dalin në pah parregullsi, Farage mund ta humbasë vendin e tij në parlament; kjo do të çonte në një zgjedhje të dytë të pjesshme, ndonëse me ndryshimin se partitë kryesore do të kandidonin përfaqësuesit e tyre.

Farage mund të përballet me konkurrencë nga “Restore Britain”, një parti e pozicionuar edhe më djathtas, e themeluar nga Rupert Lowe – një deputet që u shkëput nga “Reform”.

Pas një viti dominimi si në debatin politik ashtu edhe në sondazhe, situata për Faragein nuk është më aq e favorshme.

Ai është përballur me një vëmendje më të shtuar nga media dhe kanë dalë në dritë aktivitete të tjera të diskutueshme – siç është pranimi i 275mila stërlina (322,000 euro) për 12 orë punë promovuese për një kompani investimesh në shufra ari.

Pëlqimi ndaj tij ka rënë muajt e fundit, ndërsa Burnham dhe liderja konservatore Kemi Badenoch e kanë kaluar atë në renditje.

Vetë partia “Reform” është kaluar gjithashtu nga Laburistët në sondazhe, për herë të parë që nga marsi i vitit 2025.

Pavarësisht rezultatit të votimit në Clacton, e gjithë kjo i ka shtyrë analistë të ndryshëm të pyesin nëse “Reform” e ka arritur tashmë kulmin e saj dhe pse Farage – dikur aseti kryesor i një partie që mbështetet fuqimisht tek ai – është shndërruar tashmë në një pengesë për rritjen e saj.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Taktika shpërqendruese e Nigel Farage nuk funksionoi! appeared first on Gazeta Si.

  •  

Zbardhet konflikti me armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Gazeta Si – Një sherr i nisur për fyerjen e një të mituri në rrugën “Gjolek Kokona” në Tiranë gjatë mesnatës së 11 gushtit, ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri dhe disa të arrestuar.

Policia njofton se sherri ku janë përfshirë ka nisur, pasi R.F., 34 vjeç, ka fyer një 17-vjeçar dhe ky i fundit së bashku me miq të tij janë kthyer për t’u konfliktuar me të dhe disa miq të tij.

Pas sherrit adoleshenti dhe miqtë e tij kanë shkuar në banesën e 34-vjeçarit, nga ku ka dalë vëllai i tij, F.F., dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga të shtënat me armë, ndërsa vetë F.F., është shpallur në kërkim së bashku me një person tjetër.

Vetë adoleshenti për të cilin nisi sherri, u procedua penalisht, ndërsa personi me të cilin u konfliktua R.F., vëllai tjetër i tij, S.F., 24 vjeç dhe R.Z., e K.K., u arrestuan për përkrahjen e autorit të krimit dhe veprime të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

The post Zbardhet konflikti me armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona, 2 në kërkim appeared first on Gazeta Si.

  •  

PD nuk e njihte Shabanin si Avokat të Popullit, por i kërkon të hetojë për ‘Smart City’-n

Gazeta Si – Partia Demokratike duket se më në fund e ka njohur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit, zgjedhje të cilën e refuzuan dhe as nuk e votuan në Kuvend.

Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Franc Nuri, i është drejtuar Avokatit të Popullit me një shkresë zyrtare, duke i kërkuar që nisjen e një hetimi të posaçëm mbi ndikimin e projektit “Smart City”.

Ironike ka qenë kthimpërgjigjja e Shabanit, i cili ndër të tjera deklaron: “Faleminderit që besoni në legjitimitetin e institucionit”.

Në shkresën zyrtare, Avokati i Popullit njofton PD-në, jo vetëm se kërkesa e saj është pranuar, por dhe hapat që zyra e tij tij ka vendosur të ndërmarrë.

Objekti i hetimit do të jetë vlerësimi i përputhshmërisë së projektit “Smart City” me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës private dhe të të dhënave personale, duke iu referuar Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Partia Demokratike në janar të këtij viti çoi në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Endrit Shabanin si Avokat i Popullit.

Demokratët kundërshtuan rrugën e ndjekur nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar PS-në se ka shkelur ligjin dhe prishur traditën e zgjedhjes së një Avokati të Popullit nga radhët e opozitës.

Sipas PD, deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament, akt i cili nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

The post PD nuk e njihte Shabanin si Avokat të Popullit, por i kërkon të hetojë për ‘Smart City’-n appeared first on Gazeta Si.

  •  

Itali, fundoset superjahti 8 milionë euro në Porto Cervo

Gazeta Si – Një gjigant në ujërat pranë Porto Cervo-s: një jaht me vlerë tetë milionë euro u mbyt midis Isola dei Cappuccini dhe Capo Ferro, në Costa Smeralda, Itali, mbrëmjen e të martës, më 11 gusht, dhe tani ndodhet i shtrirë në njërën anë në një thellësi prej rreth shtatë metrash.

Sipas raportimeve fillestare, mjeti lundrues 30-metra – i dorëzuar te pronari vetëm katër ditë më parë – ndaloi së funksionuari për shkak të një defekti në motor.

Në bord ndodheshin 14 persona, përfshirë të ftuar dhe ekuipazhin; asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Megjithatë, mbetet një rrezik: ai i dëmtimit të mjedisit.

Pronari i jahtit, një sipërmarrës italian, shoqërohej nga persona të tjerë, me gjasë duke shijuar pushimet në ujërat e Costa Smeralda-s.

Papritur, ndodhi një defekt në motor, i cili sipas raportimeve shkaktoi një zjarr në bord. Edhe pse flakët u vunë shpejt nën kontroll, incidenti bëri që uji të hynte në trupin e anijes.

Si pasojë, mjeti lundrues u fundos në shtratin e detit, në një thellësi prej shtatë metrash. Personat në bord u transferuan në mjete të tjera lundruese aty pranë, ndërsa pronari priti mbërritjen e ekipeve të shpëtimit dhe të Autoritetit Portual të La Maddalena-s, të cilët koordinuan operacionet për sigurimin e mjetit. Më pas, personat u dërguan në Poltu Quatu.

Jahti mbetet nën mbikëqyrje në pritje të mbërritjes së një rimorkiatori nga një kompani e specializuar, e ngarkuar për ta rikthyer atë në breg – një operacion që, sipas raportimeve, ka nisur tashmë.

Monitorimi i mjetit lundrues është gjithashtu thelbësor për të shmangur një kërcënim madhor: dëmtimin e mjedisit.

Ndonëse raportimet fillestare nuk tregojnë për rrjedhje karburanti, si masë paraprake janë vendosur barriera mbrojtëse rreth trupit të anijes.

Aksidentet me mjete lundruese që shkaktojnë derdhje karburanti janë dukuri e shpeshtë; madje, vetëm pak ditë më parë në Salerno – siç raportuan media të ndryshme lokale – një varkë u mbyt pranë bregdetit dhe në sipërfaqen e ujit u pikasën njolla që dukeshin si naftë.

Anija që u mbyt në Porto Cervo, një Amer F100, ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe gjerësi 7 metra. Ajo vihet në lëvizje nga katër motorë Volvo Penta IPS1200, secili me fuqi 900 kuaj-fuqi.

Shpejtësia e saj maksimale është rreth 28 nyje (afërsisht 53 km/h). Jahti disponon pesë kabina: një suitë kryesore, dy kabina VIP dhe dy kabina dyshe. Ai mund të akomodojë deri në 10 mysafirë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

The post Itali, fundoset superjahti 8 milionë euro në Porto Cervo appeared first on Gazeta Si.

  •  

Rama: Zelenski gaboi me Kosovën, por Shqipëria e mbështet Ukrainën

Gazeta Si – Edi Rama ka kritikuar qëndrimin e mbajtur nga “miku i tij” Volodimir Zelenski lidhur me dklaratën e bërë nga Beogradi për mosnjohjen e Kosovës.

Por në një postim në rrjetet sociale, kryeministri thekson se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën nuk kushtëzohet nga qëndrimet politike të Kievit.

Sipas Ramës, qëndrimi kundër agresionit rus dhe në mbështetje të Ukrainës nuk mund të shihet si një marrëdhënie ku palët duhet t’i kthejnë njëra-tjetrës favore politike.

“Liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi”, shkruan Rama, duke argumentuar se mbështetja ndaj një vendi që përballet me luftë nuk duhet të tërhiqet për shkak të një qëndrimi të tij në një çështje tjetër.

Kryeministri pranon se Ukraina mund të ketë një qëndrim të gabuar për Kosovën, por thekson se kjo nuk e ndryshon, sipas tij, të drejtën e popullit ukrainas për të qenë i lirë.

“Ukraina mund të jetë, dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme”, shprehet Rama.

Ai shton se Shqipëria duhet të jetë në gjendje të mbajë njëkohësisht dy qëndrime: të kundërshtojë pozicionin e Ukrainës për Kosovën dhe të vijojë mbështetjen për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.

Në përfundim të reagimit, Rama thekson se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës, duke e mbyllur mesazhin me sloganin: “UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë.”

The post Rama: Zelenski gaboi me Kosovën, por Shqipëria e mbështet Ukrainën appeared first on Gazeta Si.

  •  

Kush shkoi me Trumpin dhe pse qëndruan dy ministra në avionin ‘e kërcënuar’ nga Irani?

Gazeta Si – Kanë dalë në dritë detaje të reja befasuese lidhur me ndërrimin e fshehtë të avionit nga Donald Trump muajin e kaluar, pas samitit të NATO-s në Turqi.

Gazeta Washington Post zbuloi së fundmi se për segmentin e parë të udhëtimit – nga Stambolli në një bazë ushtarake britanike – Trump hipi në Air Force One në sy të kamerave, por më pas zbriti fshehurazi përmes një ashensori të pasmë për ngarkesa ushqimore; ai u transportua me një furgon shërbimi drejt një avioni ushtarak aty pranë, me të cilin përfundoi fluturimin për në Angli.

Arsyeja ishte kërcënimi për një sulm me raketa ndaj presidentit të SHBA-ve nga ana e Iranit, të cilin agjencitë e inteligjencës e vlerësuan si të besueshëm.

Dje dolën në dritë detaje të reja. A bëhej fjalë për një “avion mashtrues” (decoy plane), ku pasagjerët shërbenin si objektiva të mundshme lëvizëse?

Ajo që dihet me siguri është se, krahas gazetarëve, në “fluturimin mashtrues” ndodheshin Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ishte në fluturimin e fshehtë së bashku me Trumpin.

Anëtarët e stafit presidencial, Natalie Harp, Walt Nauta dhe Dan Scavino ishin gjithashtu me Trumpin – fillimisht në furgonin e shërbimit të ushqimit dhe më pas në fluturimin ushtarak.

Rubio dhe Bessent ishin në dijeni të operacionit; në fakt, është procedurë standarde – pavarësisht kërcënimit specifik – që presidenti dhe tre zyrtarë kyç të ekzekutivit të mos udhëtojnë me të njëjtin avion (radha e pasimit të detyrës në rast vdekjeje ose paaftësie të presidentit është: zëvendëspresidenti – i cili, siç dihet, udhëton gjithmonë veçmas nga presidenti – i ndjekur nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Presidenti pro tempore i Senatit dhe Sekretari i Shtetit).

Shumë bashkëpunëtorë të tjerë të Trumpit ndodheshin në “fluturimin mashtrues” (që shërbente si diversion): Stephen Milleri i besuar – tek i cili Trumpi mbështetet për të artikuluar pikëpamjet dhe ndjesitë e bazës së lëvizjes MAGA – së bashku me Will Scharf, Steven Cheung, Mike Needham, Ross Worthington dhe Monica Crowley.

Dje, Trumpi konfirmoi lajmin ekskluziv të “Washington Post”: “Besoj se kishte një kërcënim, por nuk bëra shumë pyetje; ekipi i sigurisë thotë një gjë dhe unë duhet të bëj atë që thonë ata”.

Pjesa vërtet e pakëndshme: para se të dilnin në shesh informacionet mbi kërcënimet iraniane, Trump kishte deklaruar në rrjetet sociale se më 8 korrik do t’i ndërronte avionët presidencialë – “për hir të së shkuarës” – dhe do ta dërgonte në Mbretërinë e Bashkuar avionin e ri (të cilin demokratët e kishin pagëzuar me ironi “Qatar Force One”, pasi ishte dhuruar nga Katari), i cili ishte projektuar për të shërbyer si Air Force One.

Ai tha se donte “t’u jepte heronjve tanë të mëdhenj ushtarakë mundësinë ta admironin shtesën tonë të bukur e të re në flotën e Forcave Ajrore”.

Atë ditë, Trump e kishte mohuar ekzistencën e ndonjë kërcënimi aktiv. “Po thoni se nuk ka ndonjë problem sigurie?” – pyeti një gazetar, duke iu referuar faktit se, në një rast të pazakontë, Trump po udhëtonte me dy avionë Air Force One: të vjetrin dhe të riun.

“Jo. Jo. Pse duhet të kishte?”, – ishte përgjigjja e tij. Një gënjeshtër, siç duket qartë tani. Dhe kur u pyet nëse kishte “ndonjë çështje tjetër”, ai u përgjigj: “Jo”. Një tjetër gënjeshtër.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Kush shkoi me Trumpin dhe pse qëndruan dy ministra në avionin ‘e kërcënuar’ nga Irani? appeared first on Gazeta Si.

  •  

Holanda i befason të gjithë, zgjedh Xavi-n për drejtimin e kombëtares

Gazeta Si – Holanda ka bërë një zgjedhje të befasishme për stolin e përfaqësueses, duke emëruar spanjollin Xavi Hernandez si trajnerin e ri të kombëtares.

Ish-mesfushori i Barcelonës do të marrë drejtimin e “Tulipanëve” pas largimit të Ronald Kuman, duke nisur një kapitull të ri për përfaqësuesen holandeze.

Xavi, 46 vjeç, rikthehet në pankinë pas një periudhe pushimi që prej largimit nga Barcelona në vitin 2024, ku mbylli aventurën e tij pas tre sezonesh në drejtimin e skuadrës katalanase.

Tashmë, për të nis një sfidë krejtësisht e re, pasi për herë të parë do të drejtojë një kombëtare. Emërimi i Xavit është gjithashtu interesant për shkak të filozofisë së tij të futbollit.

I formuar në akademinë e Barcelonës dhe i ndikuar nga ideja e lojës së bazuar te posedimi, qarkullimi i topit dhe futbolli ofensiv, ai pritet të përpiqet t’i japë Holandës një identitet të qartë dhe më modern në fushë.

Pikërisht këtë filozofi ai e përmend në fjalët e para si trajner i tulipanëve. “E konsideroj një nder të jashtëzakonshëm të bëhem trajner i ekipit kombëtar holandez. Si dikush që është stërvitur në akademinë e Barcelonës, me ndikime të forta nga Johan Krujf dhe Rinus Mishels ndër të tjerë, ndiej një lidhje të veçantë me futbollin holandez. Mund të thuash se jam paksa bir i futbollit holandez. Trajnerë të tjerë të shkëlqyer, veçanërisht Luis van Gal, nën drejtimin e të cilit debutova në Barcelonë dhe Frank Rajkard, gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në formësimin tim si lojtar dhe trajner”, tha Xavi.

Për Xavin, kjo është një mundësi e rëndësishme për të rikthyer emrin e tij në skenën e madhe të trajningut, ndërsa për tulipanët nis një epokë e re me objektiva ambiciozë, me një trajner joholandez pas 48 vitesh.

Debutimi i tij në stol do të jetë kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve, më 24 shtator.

The post Holanda i befason të gjithë, zgjedh Xavi-n për drejtimin e kombëtares appeared first on Gazeta Si.

  •  

Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt e kontestuar Kuril

Gazeta Si – Japonia tha se “proteston fuqishëm” kundër vizitës së Vladimir Putinit në ishujt Kuril të enjten, hera e parë që presidenti rus viziton zinxhirin e ishujve të kontestuar.

Mediat shtetërore ruse raportuan se Putin vizitoi Iturupin – i njohur në Japoni si Etorofu – një nga katër ishujt në zinxhirin Kuril që pretendohen nga Rusia dhe Japonia, shkruan BBC.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, tha se ishujt ishin “territor i natyrshëm japonez si historikisht ashtu edhe sipas ligjit ndërkombëtar, dhe se Qeveria e Japonisë proteston fuqishëm kundër kësaj vizite”.

Vendet kanë qenë të përfshira në një mosmarrëveshje për Ishujt Kuril për dekada të tëra, dhe kjo është arsyeja kryesore pse Moska dhe Tokio nuk nënshkruan një traktat paqeje pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishujt Kuril ndodhen midis Hokkaidos në Japoninë veriore dhe Gadishullit Kamchatka të Rusisë. Katër nga ishujt më jugorë pretendohen nga Japonia, e cila i quan ato Territoret Veriore.

Ato administrohen nga Rusia. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik aneksoi zinxhirin e ishujve dhe deportoi rreth 17,000 banorë japonezë.

Gjatë vizitës së tij, Putin provoi vezë peshku dhe foli me vendasit e ishullit, raportuan mediat shtetërore ruse.

Me kalimin e viteve, përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen territoriale kanë bërë pak përparim. Lidhjet dypalëshe kanë mbetur gjithashtu të ftohta, me Japoninë që ka vendosur sanksione kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

The post Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt e kontestuar Kuril appeared first on Gazeta Si.

  •  

Pa ushqime të freskëta dhe higjienë, ushtarët amrikanë tentojnë vetëvrasjen në det

Gazeta Si – Një mision pa fund, ushqime të freskëta gjithnjë e më të pakta, kushte sanitare jo të pranueshme dhe presion psikologjik që e çon ekuipazhin drejt pikës së thyerjes – kjo është tabloja e zymtë që del nga rrëfimet e familjeve të 5.000 pjesëtarëve të ekuipazhit në bordin e aeroplanmbajtëses “Abraham Lincoln”.

Aktualisht, anija ndodhet në Lindjen e Mesme, ku ka kaluar më shumë se pesë muaj duke mbështetur bllokadën detare dhe operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.

Nëntë muaj në det – Pasi u nis nga San Diego më 21 nëntor 2025 për një mision të planifikuar shtatëmujor në Paqësor, aeroplanmbajtësja u ridrejtua papritur drejt ujërave të ngrohta të Lindjes së Mesme për shkak të përshkallëzimit të tensioneve ushtarake me Teheranin.

Në gusht të vitit 2026, anija ka hyrë në muajin e nëntë të dislokimit, duke regjistruar mbi 250 ditë radhazi në det pa u ndalur në port – një rekord i paprecedentë dhe rraskapitës për marinën moderne.

Që nga fillimi i misionit, ekuipazhi – i përbërë nga rreth 5.000 marinarë dhe marinsa – ka bërë vetëm dy ndalesa të shkurtra teknike në Guam dhe Oman, gjatë të cilave shumicës së personelit nuk iu dha as leje për të zbritur në breg.

Kushte ekstreme – Dëshmitë dëshpëruese që u mbërrijnë familjeve të ushtarakëve përshkruajnë një situatë që ka kaluar tej mase kufijtë e qëndrueshmërisë.

Rezervat e ushqimeve të freskëta kanë mbaruar prej kohësh; marinarët ankohen për mungesë të gjërave të domosdoshme dhe për racionim të ushqimit.

Raportet përmendin gjithashtu pajisje sanitare të prishura, lavatriçe jashtë funksionit dhe mungesë kronike të ujit të pijshëm e të produkteve të higjienës personale.

Dhe pastaj është myku. Lagështia mbytëse e Gjirit ka nxitur përhapjen e tij në dushe dhe në zonat ku fle ekuipazhi.

Pasojat psikologjike – Izolimi i zgjatur dhe mungesa e një date të caktuar për kthim – e shtyrë vazhdimisht nga Pentagoni për arsye strategjike – kanë bërë që morali i ekuipazhit të bjerë në nivele kritike.

Tensioni është aq i lartë, saqë burime të brendshme kanë konfirmuar disa tentativa të marinarëve për t’u hedhur në det, në një përpjekje të dëshpëruar për t’iu shmangur një rutine që është bërë torturuese.

Gazeta The Guardian”, duke iu referuar “Navy Times” dhe mediave të tjera të specializuara, raporton për të paktën dy tentativa vetëvrasjeje.

Në një rast, bashkëshortja e një marinari tregoi se burri i saj u përpoq të hidhej në det pasi misioni i tij po zgjatej vazhdimisht.

“Ai ka frikë. Mendon se do të shkarkohet me turp dhe se karriera e tij 13-vjeçare do të shkatërrohet, thjesht, sepse ishte i rraskapitur”.

Nga deti në Senat – Një çështje politike në Uashington. Çështja ka kaluar përtej mureve të Pentagonit, duke mbërritur drejtpërdrejt në Kongresin e SHBA-ve.

Senatori demokrat, Richard Blumenthal, anëtar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i dërgoi një letër të ashpër Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe Sekretarit në detyrë të Marinës, Hung Cao, “për të shprehur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e shtuar të dislokimit të aeroplanmbajtëses dhe për të kërkuar informacion mbi gjendjen e personelit në bord”.

Kthimi? Një mirazh – Ndërsa hodhi poshtë pretendimet për një rritje zyrtare të problemeve psikiatrike, Marina deklaroi se komanda e aeroplanmbajtëses monitoron vazhdimisht gjendjen psikologjike të marinarëve dhe se në bord janë të pranishëm këshilltarë, kapelanë dhe personel mjekësor. Megjithatë, ndërkohë, urdhri për kthimin e “Lincoln”-it mbetet një mirazh i largët.

The post Pa ushqime të freskëta dhe higjienë, ushtarët amrikanë tentojnë vetëvrasjen në det appeared first on Gazeta Si.

  •  

Situatë alarmante nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike, Lundra pa ujë

Gazeta Si – Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur rrezikun për banorët dhe pronat e tyre.

Situata e zjarreve ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonë, duke detyruar fikjen e stacionit të pompimit të ujit në Priskë. Si pasojë, banorët e zonës së Lundrës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Njoftimi është bërë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, i cili sqaron se ndërprerja e ujit vjen si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

UKT bën me dije se do të njoftojë sërish qytetarët pas rikthimit të situatës në normalitet dhe të furnizimit me ujë.

Ndërkohë, zjarri vijon të jetë aktiv në zonë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe ullishte, ndërsa një banesë e pabanuar është djegur dhe tre familje janë evakuuar për arsye sigurie.

Banorët kanë raportuar gjithashtu se dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat e përfshira nga flakët, ndërsa në terren është konstatuar edhe një automjet i djegur plotësisht.

“Për shkak të situatës së zjarreve në zonën e Priskës dhe Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike. Si rrjedhojë, në zonën e Lundrës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. UKT njofton se do të dalë me një njoftim të dytë sapo situata të rikthehet në normalitet“, thuhet në njoftim.

Sakaq, ekipet vijojnë punën në terren, ndërsa prioriteti është frenimi i përhapjes së flakëve dhe mbajtja e zjarrit të izoluar, veçanërisht në zonat ku terreni dhe dendësia e bimësisë e bëjnë të vështirë ndërhyrjen. Në operacion janë angazhuar disa stacione zjarrfikëse, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.

The post Situatë alarmante nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike, Lundra pa ujë appeared first on Gazeta Si.

  •  

Parandalohet krimi në Divjakë, 22-vjeçari kthehet në lokal me pistoletë me silenciator pas sherrit!

Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti me sende të forta në një lokal. Mes të arrestuarve është një 22-vjeçar, i cili dyshohet se u rikthye disa orë më vonë i armatosur me pistoletë me silenciator, me qëllim vrasjen e një 51-vjeçari.

Ndërhyrja e policisë parandaloi ngjarjen e rëndë, ndërsa i riu u kap me armën me fishek në fole dhe gati për qitje.

Në pranga ranë edhe pesë persona të tjerë, mes tyre pronari i lokalit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë moskallëzimin e krimit.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy pistoleta, njëra me silenciator, katër automjete dhe gjashtë aparate celulare.

Fillimiht, policia ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje kriminale në Divjakë pasi mori njoftimin se në lokalin në pronësi të Z.K., po ndodhte një sherr me sende të forta.

Në vendngjarje, u konstatua se O.L., 22 vjeç dhe Sh.Xh., 51 vjeç ishin dëmtuar gjatë konfliktit me sende të forta. Pasi morën ndihmë mjekësore dhe shkuan në banesat e tyre, 22 vjeçari ishte rikthyer në lokal me një pistoletë me silenciator me qëllim për të vrarë 51 vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, të riut iu sekuestrua arma me fishek në fole gati për qitje. Ndërsa 22 vjeçari rezulton me precedentë penalë në fushën e trafikut të drogës në Shqipëri e Belgjikë.

Gjithashtu në pranga ranë edhe 51 vjeçari i përfshirë në konflikt sepse nuk tregoi të vërtetën për sherrin, pronari i lokalit për moskallëzim krimi dhe tre persona të tjerë të cilët kishin ardhur në ndihmë të 22 vjeçarit.

Konkretisht janë arrestuar:

– K. S., 45 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë.

– S. D., 28 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri. Ky shtetas drejtonte automjetin me të cilin shtetasi O. L. ishte rikthyer te lokali pas disa orësh.

– S. A., 30 vjeç, i cili ka tentuar të heqë armën e zjarrit nga automjeti i shtetasit K. S.

– Z. K., 50 vjeç, pronari i lokalit, i cili u arrestua për moskallëzim krimi.

– Sh. Xh., 51 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se gjatë deklarimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator, 4 automjete dhe 6 aparate celulare.

The post Parandalohet krimi në Divjakë, 22-vjeçari kthehet në lokal me pistoletë me silenciator pas sherrit! appeared first on Gazeta Si.

  •  

Ekuador, sekuestrohen 400 kg kokainë me fytyrën e sulmuesit Erling Haaland (video)

Gazeta Si – Të mërkurën, policia e Ekuadorit sekuestroi mbi 400 kilogramë kokainë, të ndarë në po aq paketime prej letre jeshile, secila e pajisur me një ngjitëse që mbante imazhin e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.

Ngarkesa u zbulua gjatë një kontrolli në kufirin me Kolumbinë dhe drejtuesja e kamionit – një grua me dokumente identifikimi kolumbiane – u arrestua.

Është mjaft e zakonshme që trafikantët e drogës të përdorin imazhe, emra ose ilustrime specifike për të identifikuar lëndët narkotike të paligjshme që prodhojnë dhe transportojnë.

Për shembull, në vitin 2017, në Peru u zbuluan pako kokaine që mbanin imazhin e kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

Megjithatë, policia e Ekuadorit nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me domethënien e imazhit të Haaland-it apo se cili grup kriminal mund të jetë i lidhur me të.

Haaland-i ishte një nga lojtarët më të përfolur në Kampionatin e fundit Botëror, si për golat që shënoi, ashtu edhe për tiparet e personalitetit që e bënë jashtëzakonisht popullor, madje edhe mes atyre që nuk e ndjekin futbollin.

Operacioni u zhvillua në rajonin Wagua Negro, pranë qytetit kufitar Tulcán, rreth 246 kilometra në veri të kryeqytetit Quito. Autoritetet kishin marrë një informacion anonim për një ngarkesë të dyshimtë në Autostradën Pan-Amerikane dhe më pas ndaluan dhe kontrolluan kamionin.

Sipas “Associated Press”, vlera e ngarkesës së sekuestruar vlerësohet në rreth 731 mijë euro në tregun vendas në Ekuador.

Nëse kokaina do të arrinte në SHBA, vlera e saj do të kalonte 9.5 milionë euro, ndërsa në tregun evropian do të ishte mbi 17 milionë euro.

The post Ekuador, sekuestrohen 400 kg kokainë me fytyrën e sulmuesit Erling Haaland (video) appeared first on Gazeta Si.

  •  

Ukraina godet me raketa dhe dronë bazën ruse në Novorossisk në Detin e Zi

Gazeta Si – Gjatë natës midis së mërkurës dhe së enjtes, Ukraina goditi me raketa dhe dronë bazën detare ruse në Novorossiysk, në Detin e Zi, duke dëmtuar dy objekte të mëdha portuale që përdoreshin për eksportin e grurit; nga sulmi humbën jetën tre persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Qeveria ukrainase deklaroi se goditi gjithashtu katër anije luftarake ruse.

Sulmet midis Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi janë intensifikuar javët e fundit. Bëhet fjalë për një rajon me rëndësi të madhe, pasi një pjesë e konsiderueshme e eksporteve të grurit nga të dyja vendet – të cilat renditen ndër eksportuesit kryesorë në botë – kalon përmes kësaj zone.

Autoritetet ruse po bëjnë një vlerësim të dëmeve në terminalet që kanë kapacitet eksporti përkatësisht prej 8.5 dhe 7.1 milionë tonësh metrikë në vit.

Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë shumica e të cilit transportohet nëpërmjet porteve të saj të Detit të Zi si Novorossiysk.

Sipas kryebashkiakut te qytetit nga ky sulm mbeti i vrarë një fëmijë dhe disa ndërtesa u shkatërruan.

Sulmet u konfirmuan edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se forcat ukrainase ndërmorën një operacion që synonte bazën detare në Novorossiysk, më shumë se 300 kilometra nga vija e frontit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore shkatërroi 502 dronë ukrainas në rajonet Belgorod, Bryansk, Kursk, Krimenë e pushtuar dhe Detin e Zi.

The post Ukraina godet me raketa dhe dronë bazën ruse në Novorossisk në Detin e Zi appeared first on Gazeta Si.

  •  

Paris SG fiton Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi

Gazeta Si – Paris Saint-Germain mundi Aston Villa-n me rezultatin 2–1 dhe fitoi Superkupën e UEFA-s për meshkuj, trofeun që vihet në lojë mes fituesve të edicioneve të fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ndeshja, e zhvilluar në Salzburg, dhuroi spektakël. Në minutën e 20-të, sulmuesi gjeorgjian i PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia – i konsideruar si pretendent për “Topin e Artë” të radhës – shënoi golin e avantazhit me një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë.

Aston Villa barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë falë një goditjeje fluturimthi me këmbën e majtë nga sulmuesi 17-vjeçar, Brian Madjo. Désiré Doué shënoi golin vendimtar në minutën e 62-të.

Për Paris Saint-Germain, fitues të dy titujve të fundit të Ligës së Kampionëve, kjo shënon fitoren e dytë radhazi në Superkupën e UEFA-s.

Mund të thuhet se skuadra franceze, e drejtuar nga spanjolli Luis Enrique, ka qenë ekipi më i mirë në botë gjatë viteve të fundit; në periudhën 2025–2026, ata kanë fituar nëntë trofe, përfshirë kampionatet vendase si dhe kupat kombëtare e ndërkombëtare.

The post Paris SG fiton Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi appeared first on Gazeta Si.

  •  

Administrativja e rrëzoi, Veliaj ankimon në Apel vendimin për emërimin e prokurorit Dado

Gazeta Si – Kryetari në detyrë Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë, kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila refuzoi shqyrtimin në themel të padisë për pavlefshmërinë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror.

Në një njoftim për shtyp të publikuar në rrjetet sociale të kryebashkiakut, Veliaj ngre pretendimin se në momentin e emërimit në vitin 2008, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për emërimin si prokuror.

Veliaj dhe Bashkia argumentojnë se gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pretendimin për pavlefshmëri absolute të aktit.

Veliaj pretendon se në momentin e emërimit, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe se nuk plotësonte kriteret ligjore për emërimin si prokuror.

“Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit?”, shprehet Veliaj.

Veliaj dhe Bashkia e Tiranës i kërkojnë Gjykatës Administrative të Apelit të shqyrtojë çështjen dhe të japë një përgjigje mbi pretendimet për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado.

Tashmë, çështja është dërguar në Gjykatën Administrative të Apelit, ku kërkohet verifikimi i ligjshmërisë së emërimit të prokurorit.

Në gjyqin e mbajtur në 24 korrik, Gjykata Administrative nuk e pranoi si palë interesi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Bashkinë që mund ta vënë në levizje për të kërkuar shfuqizimin e dekretit, që ka emëruar Ols Dadon si prokuror në 2008.

The post Administrativja e rrëzoi, Veliaj ankimon në Apel vendimin për emërimin e prokurorit Dado appeared first on Gazeta Si.

  •  

Pse Rusia po blen karburant nga India!

Gazeta Si – Për herë të parë, Rusia ka filluar të importojë karburant nga India – një vend të cilit tradicionalisht ia shiste këtë produkt.

Kjo tregon pasojat e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive dhe infrastrukturës së naftës në Rusi, të cilat kanë shkaktuar mungesë karburanti në të gjithë vendin.

Rusia është historikisht një eksportuese karburanti; ajo tashmë ishte detyruar të ndalonte eksportet e karburantit dhe, në fillim të korrikut, regjimi njoftoi se po negocionte importe nga vende të ndryshme, pa specifikuar se cilat.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg” ka konstatuar se Rusia iu drejtua kryesisht Indisë. Dërgesa e parë u pranua më 5 gusht.

Ajo u shit nga kompania indiane “Nayara Energy” – e cila është nën sanksionet e Bashkimit Evropian pasi kontrollohet nga “Rosneft”, kompania kryesore ruse e naftës.

Dërgesa u nis më 18 qershor nga rafineria Vadinar në bregun perëndimor të Indisë dhe u transportua përmes Kanalit të Suezit dhe Mesdheut nga cisterna që i përkasin të ashtuquajturës “flota hije” (një rrjet anijesh që transportojnë dhe shesin naftë ose gaz natyror duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare përmes fshehjes së pronësisë dhe itinerareve). Që atëherë, nga Vadinari janë nisur edhe dërgesa të tjera.

Firma analitike “EA Analytics”, vlerësoi se në muajin korrik, si pasojë e sulmeve ukrainase, kapaciteti i Rusisë për rafinimin e naftës ra me një të tretën, duke zbritur në 3,6 milionë fuçi në ditë.

Disa burra shikojnë çmimet në një pikë karburanti në Dedovsk, pranë Moskës, më 7 gusht

Megjithatë, që atëherë, sulmet ajrore ukrainase janë intensifikuar; përveç rafinerive, ato kanë shënjestruar edhe objekte të tjera, siç janë depot e “Wildberries”, platformës më të madhe ruse të tregtisë elektronike.

Ndër të tjera, Rusia po has vështirësi në gjetjen e furnizuesve alternativë të naftës për shkak të pasojave të konfliktit që përfshin Iranin dhe Shtetet e Bashkuara; bllokada e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit ka hequr nga tregu një pjesë të naftës dhe gazit natyror që tregtohen në nivel global (para konfliktit, rreth një e pesta e tyre kalonte përmes kësaj ngushtice).

Në një situatë me role të përmbysura, India më parë e kishte ndihmuar Rusinë duke rritur importet e naftës; kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve pasuese, qeveria ruse kishte humbur një pjesë të konsiderueshme të blerësve të saj evropianë dhe kishte nevojë të gjente tregje të tjera për naftën e saj.

Më vonë, India u detyrua t’i reduktonte këto importe për shkak të presionit nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili në vitin 2025 vendosi tarifa të larta si kundërpërgjigje ndaj blerjes së naftës ruse.

Në këtë fazë, administrata Trump po mban një qëndrim më pajtues. Zyrtarë ukrainas i thanë gazetës “Financial Times” se në fund të korrikut, nënkryetari JD Vance i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndalonte sulmet ndaj portit rus të Novorossiyskut në Detin e Zi.

Ky port shërben si terminal për tubacionin e Konsorciumit të Tubacionit të Kaspikut (CPC), i cili e ka pikënisjen në Kazakistan dhe përfshin aksione të zotëruara nga dy kompani amerikane të naftës, Chevron dhe ExxonMobil.

Ndërsa afrohen zgjedhjet legjislative në Rusi (më 18–20 shtator), mungesa e karburantit përbën një problem për Putinin, pasi minon narrativën e tij triumfuese lidhur me luftën.

Për më tepër, Putini po luan një rol më aktiv se në të kaluarën në fushatën e partisë së tij, “Rusia e Bashkuar”; media të pavarura ruse që veprojnë nga jashtë vendit kanë raportuar se, vend të ndryshme ku ai kishte planifikuar të mbante mitingje, autoritetet i ulnin artificialisht çmimet e karburantit pak para mbërritjes së tij.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Pse Rusia po blen karburant nga India! appeared first on Gazeta Si.

  •  

Rasti i 22-vjeçarit në Itali, Shqipëria dhe alarmi për terrorizëm nga SHBA-BE

Gazeta Si – Kriptovalutat, luftëtarët në Siri dhe një pozicion strategjik në prag të Evropës. Kur mendojmë për terrorizmin xhihadist – atë lloj terrorizmi që përfshin të shtëna në klube nate, bombardime në metro dhe sulme me thikë mbi ura, të cilat kanë tronditur kryeqytetet evropiane gjatë dekadës së fundit – fenomeni nuk lidhet menjëherë me Shqipërinë.

Megjithatë, ky është vendi i origjinës së 22-vjeçarit të ndaluar për planifikimin e një sulmi ndaj qendrës tregtare “Adigeo” në Verona.

Një besim i qetë

“Është diçka jashtëzakonisht e rrallë”, – thotë Vincenzo Pace, ish-profesor i rregullt i Sociologjisë së fesë në Universitetin e Padovës – lidhur me një rast të radikalizmit shqiptar.

“Islami shqiptar është i organizuar në vëllazëri sufi, të lidhura me folklorin dhe traditën dhe është themeluar gjatë Perandorisë Osmane, – shpjegon ai. – Në Shqipëri, ata nuk ëndërrojnë për një Shtet Islamik”.

Siç vëren Pace, feja myslimane u ndalua në vitin 1967 gjatë diktaturës komuniste.

“Udhëheqësit e vëllazërive mblidheshin në varreza për t’iu shmangur policisë”, tregon ai.

“Sot, 70% e popullsisë është myslimane, por bëhet fjalë për një formë të qetë të religjiozitetit. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet ekzistenca e grupeve të izoluara apo e ‘ujqërve të vetmuar’ që radikalizohen në internet”.

Në fakt, rreziku nuk është zero. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, “Country Reports on Terrorism 2024”, përfshiu një profil për Shqipërinë, duke theksuar ekzistencën e një kërcënimi real terrorist që vjen nga ana tjetër e Adriatikut.

Rreziku i simpartizantëve të ISIS

Në listën e rreziqeve të mundshme që lidhen me Tiranën, departamenti përfshiu përpjekjet e fundit të simpatizantëve të ISIS-it për të nxitur banorët drejt dhunës, si dhe rrezikun e radikalizimit që paraqesin shtetasit shqiptarë të riatdhesuar, pasi kanë luftuar krah grupeve xhihadiste në Siri.

Në fakt, deri në vitin 2025, të paktën 70 luftëtarë të huaj shqiptarë – përfshirë gra dhe fëmijë – vazhdonin të mbaheshin të ndaluar jashtë vendit, shumë prej tyre në kampe refugjatësh në Siri ose Irak.

Nga këta, 38 janë riatdhesuar së fundmi dhe, që nga viti i kaluar, po i nënshtroheshin procesit të riintegrimit në shoqëri, të lehtësuar nga institucionet e autoriteteve shqiptare.

“Presidenti i ri sirian ka liruar disa të burgosur të huaj nga kampet e refugjatëve, – shpjegon Pace. – Do të ketë nga ata që janë distancuar nga e kaluara e tyre dhe nga ata që ende mbartin ideologji militante”.

Vend tranzit

Për më tepër, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj gjeografike, Shqipëria përbën një rrezik për administratën amerikane si vend tranzit i përdorur nga terroristët për të transferuar para dhe materiale në Evropë për aktivitetet e tyre të dhunshme.

Njëkohësisht, drejtoria e antiterrorizmit e policisë shqiptare ruan një bashkëpunim të vazhdueshëm me homologët e saj amerikanë dhe ballkanikë.

Gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka miratuar një plan veprimi kundër financimit të terrorizmit, pas miratimit të një ligji për sigurinë kibernetike për të luftuar terrorizmin në internet dhe legjislacionit pasues që trajton trajnimin, lehtësimin dhe financimin e aktiviteteve terroriste – si dhe përdorimin e internetit në lidhje me to.

Këto masa janë plotësuar nga iniciativa për kontrollin e kufijve, krijimi i bazave të të dhënave dhe bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Rrjeti investigativ

Ky aktivitet monitorimi i kishte sjellë Shqipërisë vlerësime nga Komisioni Evropian; në një raport të vitit 2025 për vendin – të publikuar në kuadër të politikave të fqinjësisë së BE-së – Komisioni i kishte cilësuar përpjekjet e Tiranës kundër terrorizmit si “kryesisht të kënaqshme”.

I njëjti dokument e vlerësonte kërcënimin terrorist si “të ulët”, ndonëse Brukseli i kishte bërë thirrje qeverisë vendase të alokonte më shumë burime.

Në fakt, gjatë dy viteve të mëparshme, policia shqiptare kishte raportuar “të paktën gjashtë raste penale që përfshinin qëllime terroriste”.

Në listën e rekomandimeve të politikave për vitin 2026, Komisioni i kërkoi Tiranës të zgjeronte hetimet financiare lidhur me terrorizmin, veçanërisht në lidhje me përdorimin kriminal të kriptomonedhave.

Së fundmi, u krijuan “këshilla sigurie” vendore për të parandaluar radikalizimin e brendshëm, edhe pse Brukseli vuri në dukje se “radikalizimi në internet, radikalizimi brenda burgjeve dhe përmbajtja terroriste në internet vazhdojnë të përbëjnë sfida të konsiderueshme” – duke vërejtur, lidhur me situatën në Shqipëri, se “monitorimi i përmbajtjes në internet paraqet vështirësi, pasi kapacitetet dhe burimet institucionale janë të kufizuara”.

Burimi: “Corriere della Sera”; Përshtati: Gazeta “Si”

The post Rasti i 22-vjeçarit në Itali, Shqipëria dhe alarmi për terrorizëm nga SHBA-BE appeared first on Gazeta Si.

  •  

Radhë të gjata në aeroportet europiane për kontrollet e reja të sigurisë

Gazeta Si – Këtë verë, mbingarkesa e zakonshme e aeroporteve gjatë sezonit të festave është përkeqësuar nga radhët e gjata ditore në pikat e kontrollit kufitar, ku udhëtarët që vijnë nga vendet jo-evropiane duhet të kalojnë nëpër Sistemin e ri të Hyrjes/Daljes (EES).

Edhe pse sistemi është projektuar për të modernizuar dhe përshpejtuar kontrollet duke mbledhur të dhëna biometrike – si skanimet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve – ai është në të vërtetë shumë i ngadaltë, duke u vonuar shpesh për minuta gjatë përpunimit të të dhënave të secilit pasagjer.

Si pasojë, udhëtarët përballen me pritje me orë të tëra, duke bërë që shumë prej tyre të humbasin fluturimet e tyre.

Linja ajrore KLM ka vlerësuar se numri i pasagjerëve që humbasin fluturimet gjatë orëve të pikut në Amsterdam është dyfishi i shifrës së zakonshme.

Në Aeroportin Humberto Delgado të Lisbonës, radhët kanë arritur deri në gjashtë orë dhe pasagjerët në Milano Malpensa po përballen gjithashtu me ndërprerje dhe vonesa ditore.

Këto çështje nuk ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët evropianë – pavarësisht nëse ata po marrin fluturime brenda BE-së apo udhëtojnë për në dhe nga destinacione jashtë kontinentit – megjithëse mbingarkesa dhe ndërprerjet që rezultojnë mund t’i ndikojnë ende indirekt në aeroporte të caktuara.

Sipas një analize të “Financial Times”, radhët në aeroportet kryesore evropiane janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat nga “Qsensor” – një shërbim që ofron informacion në kohë reale mbi kohën e pritjes në aeroporte – tregojnë se koha maksimale e pritjes në Aeroportin e Frankfurtit në muajin korrik arriti në 120 minuta, dyfishi i shifrës së vitit të kaluar. Ndërkohë, në Aeroportin e Amsterdamit, kohët e pritjes u rritën nga 80 në 120 minuta.

Udhëtarët kanë filluar të llogaritin shumë më tepër kohë shtesë se zakonisht për të siguruar një udhëtim të mbarë, pa pengesa.

Kontrollet e reja zbatohen për këdo që nuk është shtetas i BE-së, përfshirë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.

Disa kompani ajrore, si Wizz Air, u kanë kërkuar pasagjerëve britanikë të mbërrijnë në aeroport shumë më herët për të shmangur rrezikun e humbjes së fluturimit.

Që kur filloi zbatimi gradual i sistemit EES në tetor të vitit 2025, operatorët e aeroporteve evropiane kishin shprehur shqetësime serioze lidhur me situatën e mundshme gjatë muajve të verës, kur fluksi i udhëtarëve në aeroporte rritet ndjeshëm.

Në një moment, radhët u bënë aq të gjata saqë “Airports Council International” – shoqata që përfaqëson aeroportet evropiane – i shkroi një letër të hapur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar lehtësimin e rregullave të reja gjatë verës.

Edhe pse kërkesa u refuzua, Komisioni është në dijeni të situatës; zëdhënësi i Komisionit, Guillaume Mercier, deklaroi se ata janë në kontakt të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së “për të kuptuar vështirësitë e hasura në pika të caktuara kufitare”.

Një tjetër kërkesë që shumë aeroporte po i drejtojnë Komisionit, ka të bëjë me zgjatjen e periudhës gjatë së cilës u lejohet të pezullojnë përkohësisht përdorimin e sistemit EES, kur përballen me radhë tepër të gjata dhe të pamenaxhueshme.

Sipas rregulloreve aktuale, ky opsion – të cilin shumë aeroporte e kanë shfrytëzuar prej muajsh – është i autorizuar vetëm deri më 6 shtator; pas kësaj date, sistemi EES parashikohet të hyjë në funksionim të plotë, pa asnjë mundësi të mëtejshme pezullimi.

Ndërkohë, aeroportet po bëjnë çmos për të organizuar operacionet: Cristian Sternativo, sekretar provincial i Sindikatës Autonome të Policisë së Shtetit, deklaroi për gazetën “Prealpina”, se “Malpensa nuk ka burime të mjaftueshme për të përballuar fluksin e pasagjerëve të viteve të fundit. Situata do të përmirësohet sapo të përfundojnë punimet për zgjerimin e zonës jashtë-Shengenit”, por theksoi se, për momentin, “numri i punonjësve të policisë kufitare është i pamjaftueshëm për të përballuar ngarkesën, veçanërisht në orare të caktuara të ditës dhe gjatë sezonit aktual. Jemi vetëm 35 veta, ndërsa na duhen më shumë – të paktën dhjetë punonjës shtesë”.

Pedro Moura, Koordinatori i Përgjithshëm i Njësisë së Koordinimit për Kufijtë dhe të Huajt në Portugali, deklaroi se janë punësuar 369 roje të reja kufitare në prag të sezonit veror për të lehtësuar ngarkesën në aeroport.

Portugalia ka prezantuar gjithashtu një aplikacion që u mundëson qytetarëve të plotësojnë paraprakisht pjesën më të madhe të të dhënave të tyre në një portal të dedikuar.

Situata me radhët nuk është katastrofike në çdo aeroport apo në çdo orar të ditës; Moura vuri në dukje se, ndërsa në muajin dhjetor radhët në Aeroportin e Lisbonës zgjasnin deri në gjashtë orë, aktualisht ato zgjasin rreth një orë gjatë periudhave me fluks të lartë.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Radhë të gjata në aeroportet europiane për kontrollet e reja të sigurisë appeared first on Gazeta Si.

  •  
❌