❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kontratat mĂ« tĂ« gjata nĂ« ‘Stamford Bridge’

Nga Gazeta “Si” – Liam Rosenior mori para pak ditĂ«sh emĂ«rimin zyrtar si trajner i Chelsea-t – dhe firmosi njĂ« kontratĂ« qĂ« zgjat deri nĂ« vitin 2032.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë në vitet e fundit që Chelsea ofron kontrata afatgjata dhe Rosenior i bashkohet disa lojtarëve të lidhur me klubin për një periudhë të gjatë.

Në fakt, në të gjithë skuadrën e Chelsea-t nuk ka asnjë lojtar kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, ndërsa shumica janë të lidhur me klubin, të paktën deri në vitin 2030 pse më tej.

Ja se ku pozicionohet Rosenior në këtë strukturë kontratash


– Kontrata deri nĂ« vitin 2033
Cole Palmer – 30 Qershor 2033
João Pedro – 30 Qershor 2033
Dário Essugo – 30 Qershor 2033
EstĂȘvĂŁo – 30 Qershor 2033

– Kontrata deri nĂ« vitin 2032
Enzo Fernández – 30 Qershor 2032
Jamie Gittens – 30 Qershor 2032
Alejandro Garnacho – 30 Qershor 2032
Jorrel Hato – 30 Qershor 2032
Liam Rosenior — 2032

– Kontrata deri nĂ« vitin 2031
Pedro Neto – 30 Qershor 2031
Mykhaylo Mudryk – 30 Qershor 2031
Filip Jþrgensen – 30 Qershor 2031
Liam Delap – 30 Qershor 2031
MoisĂ©s Caicedo – 30 Qershor 2031

– Kontrata deri nĂ« vitin 2030
Robert Sánchez – 30 Qershor 2030
Benoüt Badiashile – 30 Qershor 2030
Malo Gusto – 30 Qershor 2030
RomĂ©o Lavia – 30 Qershor 2030
Andrey Santos – 30 Qershor 2030

– Kontrata deri nĂ« vitin 2029
Axel Disasi – 30 Qershor 2029
Wesley Fofana – 30 Qershor 2029
Levi Colwill – 30 Qershor 2029
Marc Guiu – 30 Qershor 2029
Josh Acheampong – 30 Qershor 2029

– Kontrata deri nĂ« vitin 2028
Tosin Adarabioyo – 30 Qershor 2028
Marc Cucurella – 30 Qershor 2028
Trevoh Chalobah – 30 Qershor 2028
Reece James – 30 Qershor 2028
Gabriel Slonina – 30 Qershor 2028

– Kontrata deri nĂ« vitin 2027
Raheem Sterling – 30 Qershor 2027
Tyrique George – 30 Qershor 2027

The post Kontratat mĂ« tĂ« gjata nĂ« ‘Stamford Bridge’ appeared first on Gazeta Si.

Pse Serbia nuk u prek nga pezullimi i vizave amerikane

Nga Gazeta ‘Si’- Ajo qĂ« ra nĂ« sy nĂ« dokumentin e SHBA pĂ«r pezullimin e vizave imigruese, ishte fakti qĂ« Serbia mbeti jashtĂ« listĂ«s sĂ« vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« pĂ«rfshira nĂ« masĂ«.

Megjithëse vendimi ka bazë statistikore, përjashtimi i Serbisë nuk është pa peshë politike.

Në një Ballkan të përfshirë pothuajse tërësisht në listë, mungesa e Beogradit krijon perceptimin e një trajtimi të veçantë, edhe pse zyrtarisht SHBA nuk ka dhënë asnjë shpjegim politik për këtë diferencim.

Në pamje të parë, ky përjashtim duket i pazakontë sidomos duke patur parasysh faktin që vendet e rajonit ndajnë profile të ngjashme emigracioni drejt SHBA-së.

Por një vështrim më i thelluar mbi logjikën e listës së Trumpit dhe të dhënat që e shoqërojnë atë, ndihmon për të kuptuar arsyet.

Lista e publikuar nga Trumpi nĂ« fakt mbĂ«shtetet te tĂ« dhĂ«nat mbi pĂ«rdorimin e asistencĂ«s sociale nga familjet emigrante nĂ« SHBA, e njohur si “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”.

Një tabelë, e publikuar nga Trumpi në Truth Social më 4 janar të këtij viti, ditë përpara se ai të merrte vendimin për vizat, renditi vendet nga të cilat një përqindje e konsiderueshme e emigrantëve përfitojnë programe si SNAP, Medicaid apo ndihma të tjera federale.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ajo qĂ« dallohet nĂ« listĂ« Ă«shtĂ« se ShqipĂ«ria dhe Kosova renditen me pĂ«rqindje tĂ« larta, mbi 40%, çka i bĂ«n ato tĂ« prekshme nga politikat kufizuese qĂ« Trump i lidh drejtpĂ«rdrejt me konceptin e “public charge” – frikĂ«n se emigrantĂ«t mund tĂ« bĂ«hen barrĂ« pĂ«r shtetin amerikan.

Lista e Trumpit e përdorur më parë për të evidentuar nivelet e përfitimit të asistencës sociale

Serbia nuk kishte shifra tĂ« raportuara nĂ« tabelĂ«, qĂ« sugjeron se niveli i pĂ«rfitimit tĂ« asistencĂ«s sociale nga emigrantĂ«t serbĂ« nĂ« SHBA ishte mĂ« i ulĂ«t (ose statistikisht nĂ«n pragun e kĂ«rkuar pĂ«r t’u renditur). Kjo e ka nxjerrĂ« jashtĂ« filtrit kryesor mbi tĂ« cilin u ndĂ«rtua vendimi pĂ«r pezullimin e vizave.

Kjo nuk do të thotë se emigrantët serbë nuk marrin fare asistencë por se niveli i përftimit të tyre nuk konsiderohet problematik nga administrata amerikane, të paktën në raport me vendet e tjera të rajonit.

Referuar analizave të publikuara në mediat e huaja, lista e Trumpit nuk përfshin çdo shtet, por vetëm ata që kalojnë një prag të caktuar statistikor.

Profili i emigracionit serb

Një faktor tjetër që mbështet përjashtimin e Serbisë mund të lidhet edhe me strukturën e emigracionit serb në SHBA.

Emigracioni nga Serbia, historikisht ka qenë më i orientuar drejt punësimit, drejt vizave profesionale dhe drejt lidhjeve familjare të konsoliduara, gjë që ul probabilitetin e varësisë nga ndihma sociale.

Kjo, e diferencon Serbinë nga vendet e tjera të rajonit ku emigracioni ka patur shpesh karakter më të gjerë ekonomik dhe social.

Megjithatë, mungesa e transparencës së plotë nga autoritetet amerikane lë hapësirë për interpretime dhe debate, veçanërisht në një rajon ku politika e vizave mbetet një temë e ndjeshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror.

The post Pse Serbia nuk u prek nga pezullimi i vizave amerikane appeared first on Gazeta Si.

Pezullimi i vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë: Nuk hiqen vizat aktuale të vlefshme

Nga Gazeta Si- Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Ambasada sqaron se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët.

Gjithashtu, në njoftimin e përditësuar janë sqaruar edhe disa nga pyetjet më të shpeshta që kanë personat e interesuar.

ÇfarĂ« ndodh me takimin pĂ«r intervistĂ«n e vizĂ«s emigruese?

Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për ta gjatë kësaj periudhe pezullimi.

A ka ndonjë përjashtim?

Personat me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

A ndikon kjo në vizën aktuale të vlefshme?

Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. Për pyetje që lidhen me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, të gjithë mund të kërkojnë informacione te Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

A zbatohet kjo për vizat turistike?

Jo, ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 75 vendeve.

The post Pezullimi i vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë: Nuk hiqen vizat aktuale të vlefshme appeared first on Gazeta Si.

Për herë të parë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

4 astrunautë janë rikthyer në Tokë 1 muaj më herët se sa ishte planifikuar, ngjarje që ndodh për herë të parë në histori.

Ekuipazhi u detyrua të largoheshin nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar një muaj më herët nga sa ishte parashikuar sepse një prej tyre ka një problem shëndetësor.

Astronautët e NASA-s Zena Cardman, Mike Fincke, Kimiya Yui dhe Oleg Platonov, u ulën në Oqeanin Paqësor pas 11 orësh udhëtim.

Kjo është hera e parë në historinë 25-vjeçare të stacionit që misioni merr fund para kohe për shkak të një problemi shëndetësor.

NASA nuk ka dhënë detaje për cilin nga astronautët bëhet fjalë apo për situatën. Megjithatë, tha se është nën kontroll dhe jo urgjencë.

Problemi shëndetësor e detyroi NASA-n të anulonte një shëtitje të planifikuar në hapësirë më 8 janar, ku Cardman dhe Fincke do të bënin riparime në pjesën e jashtme të stacionit.

Astronautët e Creë-11 kaluar 165 ditë në Stacionin Hapësinor.

Ata shkuan atje nĂ« gusht dhe duhet tĂ« qĂ«ndronin deri nĂ« fund tĂ« shkurtit. Tani nĂ« stacion kanĂ« mbetur vetĂ«m tre persona: astronauti Chris Ëilliams dhe kozmonautĂ«t Sergey Kud-Sverchkov dhe Sergei Mikaev.

The post Për herë të parë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor appeared first on Gazeta Si.

Mineapolis, ICE hap përsëri zjarr dhe plagos një emigrant

Gazeta Si – NjĂ« agjent i ICE-sĂ«, agjencia amerikane e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r emigracionin, hapi zjarr ndaj njĂ« personi, duke e plagosur nĂ« kĂ«mbĂ«, nĂ« Minneapolis, pak ditĂ« pasi 37-vjeçarja Renee Good u vra nga njĂ« oficer i emigracionit dhe Doganave.

Burri i plagosur, një emigrant pa dokumente venezuelian, u dërgua në spital dhe nuk është në gjendje kritike për jetën.

Sipas raporteve fillestare, agjenti hapi zjarr pasi u sulmua “me dorezĂ«n e njĂ« fshese dhe njĂ« lopatĂ«â€, sepse i kĂ«rkoi burrit tĂ« ndalonte nĂ« njĂ« pikĂ« kontrolli.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare rindërtoi ngjarjet, duke ofruar versionin e tij të ngjarjeve. Sipas agjentit të ICE-së të përfshirë dhe disa kolegëve të tij, një venezuelian me qëndrim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara refuzoi të ndalonte në një pikë kontrolli.

Ai fillimisht u përpoq të ikte me makinë, duke u përplasur me një automjet të parkuar, pastaj u përpoq të ikte në këmbë.

Pasi arriti te oficeri, burri e sulmoi oficerin, i ndihmuar nga dy individĂ« nga njĂ« apartament aty pranĂ«, tĂ« cilĂ«t thuhet se dolĂ«n nĂ« rrugĂ« me njĂ« lopatĂ« dhe njĂ« dorezĂ« fshese. “Duke pasur frikĂ« pĂ«r jetĂ«n e tij, ndĂ«rsa ishte nĂ« pritĂ« nga tre individĂ«, oficeri qĂ«lloi me armĂ«â€.

Në një qytet që ka qenë në trazira për ditë të tëra, me protesta që vazhdimisht i vënë flakën rrugëve, të shtënat e fundit kërcënojnë të përshkallëzojnë situatën.

Sipas “Associated Press”, menjĂ«herĂ« pas tĂ« shtĂ«nave, njĂ« grup i vogĂ«l protestuesish u pĂ«rpoqĂ«n t’i afroheshin vendit tĂ« ngjarjes.

Të zmbrapsur menjëherë nga një breshëri tymi dhe gazi lotsjellës, grupi u përgjigj duke hedhur fishekzjarre dhe gurë.

Kjo është bërë një dukuri e zakonshme në Minneapolis, ku mbi 2,000 oficerë kanë mbërritur që nga fillimi i janarit si pjesë e një operacioni të madh për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Qyteti i Mineapolis reagoi menjĂ«herĂ« pas tĂ« shtĂ«nave nĂ« kanalet e tij tĂ« mediave sociale, duke dhĂ«nĂ« informacionin fillestar dhe duke u bĂ«rĂ« thirrje banorĂ«ve tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« qetĂ«: “E dimĂ« qĂ« ka shumĂ« zemĂ«rim, por ju kĂ«rkojmĂ« tĂ« qĂ«ndroni tĂ« qetĂ«â€.

Pastaj, nĂ« njĂ« mesazh tĂ« dytĂ«, administrata lokale “i kĂ«rkoi pĂ«rsĂ«ri ICE-sĂ« tĂ« largohej nga qyteti dhe shteti. Ne qĂ«ndrojmĂ« me komunitetet tona tĂ« emigrantĂ«ve dhe refugjatĂ«ve; ju lutemi tĂ« dini se keni mbĂ«shtetjen tonĂ«â€.

The post Mineapolis, ICE hap përsëri zjarr dhe plagos një emigrant appeared first on Gazeta Si.

Gripi dhe virozat në rritje, mjekja: Mos merrni medikamente pa recetë

Nga Gazeta Si- Periudha e dimri sjell edhe shtim të rasteve të virozëve tek njerëzit, kryesisht tek grupet vulnerabël si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Ndërkohë që mjekët apelojnë për vaksinim kundër gripit, një shqetësim i madh është edhe përdorimi i medikamenteve pa recetë mjekë.

Dr. Esi Duka, mjeke infeksioniste pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” thotĂ« se njĂ« pjesĂ« e pacientĂ«ve paraqiten fillimisht nĂ« farmaci duke marrĂ« medikamente pa u konsultuar me mjekun e familjes dhe janĂ« po ky grup njerĂ«zit qĂ« paraqiten mĂ« pas nĂ« spital edhe nĂ« forma më  tĂ« rĂ«nduara tĂ« gripit, duke shkuar deri nĂ« shtrim nĂ« spital.

“KĂ«to janĂ« pacientĂ« qĂ« paraqiten edhe nĂ« forma mĂ« tĂ« rĂ«nduara”.

Mjekja infeksioniste tha se kontakti i parë duhet me mjekun e familjes dhe çdo medikament apo çdo këshillë e mundshme duhet të merret nga mjeku, i cili në varësi të problematikave apo komplikacioneve që bën pacienti do të referohet në shërbimet më të specializuara siç është edhe shërbimi në Spitalin Infektiv.

Dr. Duka bën thirrje edhe për vaksinim, duke treguar se është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë ku ka shtim të virozave.

“Duke qenĂ« se periudha e ftohtĂ« e vitit shoqĂ«rohet me virozat dhe gripin, kemi njĂ« shtim tĂ« numrit tĂ« rasteve qĂ« mund tĂ« jenĂ« me sindroma gripale tĂ« shoqĂ«ruara edhe me komplikacione qoftĂ« encefalite, prekje tĂ« sistemit nervor si meningite apo forma tĂ« rĂ«nda tĂ« pneumonisĂ« qĂ« manifestohen kĂ«tĂ« periudhĂ«â€, tha Duka, duke shtuar se vaksinimi Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« gjitha grupmoshat aq mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ« sĂ«murĂ«t qĂ« vuajnĂ« nga sĂ«mundjet kronike qĂ« mund tĂ« jenĂ« hipertensioni arterial, diabeti, apo sĂ«mundshmĂ«ri tĂ« tjera kronike.

“Vaksinimi mund tĂ« bĂ«het nĂ« çdo kohĂ« nĂ«se pacienti nuk ka paraqitur simptoma si temperaturĂ« apo rrufĂ«â€, tha Duka.

The post Gripi dhe virozat në rritje, mjekja: Mos merrni medikamente pa recetë appeared first on Gazeta Si.

Trupa ushtarake europiane në Groenlandë, SHBA: Duhet të gjejmë një zgjidhje

Gazeta Si – Danimarka nuk ka arritur tĂ« bindĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« ndryshojnĂ« qĂ«ndrimin e tyre ndaj GroenlandĂ«s.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen e pranoi hapur këtë në fund të takimit të tij në Ndërtesën Eisenhower në Uashington me zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

“ËshtĂ« e qartĂ« se presidenti amerikan ka kĂ«tĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« pushtuar GroenlandĂ«n dhe ne e kemi bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« pa mĂ«dyshje se kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« interesin tonĂ«â€, deklaroi Rasmussen, duke pĂ«rsĂ«ritur se çdo ide pĂ«r njĂ« pushtim Ă«shtĂ« “e papranueshme” dhe nĂ« kundĂ«rshtim me respektin pĂ«r integritetin territorial tĂ« ishullit. Takimi u pĂ«rshkrua si “i sinqertĂ«, por konstruktiv”, ndĂ«rsa konfirmoi se qĂ«ndrimet mbeten tĂ« distancuara.

Siguria afatgjatĂ« e GroenlandĂ«s ishte nĂ« qendĂ«r tĂ« diskutimeve. Rasmussen theksoi se blerja e ishullit nga Shtetet e Bashkuara â€œĂ«shtĂ« absolutisht e panevojshme” dhe se marrĂ«dhĂ«nia aktuale me Uashingtonin, mĂ« e gjata e DanimarkĂ«s, tashmĂ« ofron njĂ« kornizĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r bashkĂ«punim.

Ndërkohë, Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar dërgimin e trupave për një mision zbulimi, me kërkesë të Kopenhagenit, i cili është gjithashtu gati të forcojë praninë e tij ushtarake në ishull.

Lëvizja e Danimarkës mund të interpretohet si një përgjigje ndaj kritikave nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me investimet e saj në mbrojtje në territor.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një prani ushtarake në Groenlandë që nga viti 1951, dhe Danimarka, një anëtare themeluese e NATO-s, ka shprehur gatishmërinë e saj për të diskutuar forcimin e sigurisë së përbashkët, me kusht që të respektojë rregullat dhe autoritetet lokale.

Sipas ish-zyrtarit të lartë të Groenlandës, Kaj Kleist, çdo bazë e re duhet të përfshijë edhe qeverinë e ishullit në procesin e vendimmarrjes.

Ndërsa diplomatët përpiqen të gjejnë gjuhë të përbashkët, një përgjigje simbolike, por elokuente, vjen nga Groenlanda.

NĂ« qendrĂ«n tregtare “Nuuk”, kapele tĂ« kuqe qĂ« imitonin kapelat “Maga” (“BĂ«jeni AmerikĂ«n pĂ«rsĂ«ri tĂ« madhe”), por me sloganin “BĂ«jeni AmerikĂ«n tĂ« ikĂ«â€ nĂ« anĂ« dhe flamurin e GroenlandĂ«s, u shitĂ«n shpejt.

Pjesa e pĂ«rparme mban moton “Nu det Nuuk!”, njĂ« lojĂ« fjalĂ«sh qĂ« nĂ« gjuhĂ«n daneze aludon nĂ« kryeqytetin e GroenlandĂ«s, por edhe nĂ« “Nu er det nok”, qĂ« pĂ«rkthehet si “Mjaft mĂ«â€.

Një gjest ironik që pasqyron një ndjenjë të përhapur në mesin e popullsisë, kundër idesë së blerjes së ishullit.

The post Trupa ushtarake europiane në Groenlandë, SHBA: Duhet të gjejmë një zgjidhje appeared first on Gazeta Si.

51 vjet pa Ernest Koliqin, themeluesin e tregimit modern shqiptar

Gazeta “SI”- 51 vjet mĂ« parĂ«, mĂ« 15 janar 1975, nĂ« RomĂ« u shua Ernest Koliqi, njĂ« nga figurat mĂ« komplekse dhe mĂ« tĂ« diskutueshme tĂ« kulturĂ«s shqiptare. Shkrimtar, poet, romancier, eseist, pĂ«rkthyes, studiues, pedagog universitar, publicist dhe politikan, Koliqi mbetet njĂ« nga themeluesit e tregimit modern shqiptar dhe njĂ« prej mendjeve mĂ« tĂ« ndritura tĂ« elitĂ«s sonĂ« kulturore, pĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra , i mohuar nga atdheu.

I lindur më 20 maj 1903 në Shkodër Ernest Koliqi u rrit në një mjedis ku tradita, arsimi dhe fryma kombëtare përbënin shtyllat e formimit shpirtëror. Ai vinte nga një familje e njohur shkodrane, me rrënjë në Dukagjin, dhe që në moshë të re u formua në Kolegjin Saverian të jezuitëve, ku u njoh me disiplinën mendore dhe kulturën klasike perëndimore.

Studimet e mëtejshme në Itali, në Brescia, Bergamo dhe më pas në Padova, i hapën horizontin drejt letërsisë evropiane. Në këto vite ai botoi poezitë e para në italisht dhe u përfshi aktivisht në jetën intelektuale të rinisë. Kthimi në Shqipëri pas vitit 1920 shënoi një kthesë të rëndësishme. Nën ndikimin e Luigj Gurakuqit, Koliqi u përvetësua thellësisht me gjuhën shqipe dhe u lidh me rrethin më të përparuar të mendimit kombëtar.

NĂ« letĂ«rsi, Ernest Koliqi, bashkĂ« me Mitrush Kutelin, konsiderohet bashkĂ«themelues i tregimit modern shqiptar. Me pĂ«rmbledhjet e novelave “Hija e Maleve” (1929), “Tregtar flamujsh” (1935) dhe “Pasqyrat e Narçizit”, ai solli njĂ« prozĂ« tĂ« re, tĂ« pĂ«rqendruar te analiza psikologjike, ndjeshmĂ«ria shpirtĂ«rore dhe gjuha e pĂ«rpunuar artistikisht. Shkodra, qyteti i tij, por edhe bota e brendshme shqiptare, gjetĂ«n te Koliqi njĂ« zĂ« modern, evropian, por thellĂ«sisht kombĂ«tar.

Si poet, me vĂ«llimin “Gjurmat e stinve” (1933), ai solli njĂ« frymĂ« tĂ« re estetike, duke shkrirĂ« traditĂ«n me modernitetin. Si pĂ«rkthyes dhe studiues, i dha kulturĂ«s shqiptare antologjitĂ« monumentale “PoetĂ«t e mĂ«dhenj tĂ« ItalisĂ«â€, duke afruar Danten, PetrarkĂ«n, Arioston, Manzonin e tĂ« tjerĂ« nĂ« shqip, dhe duke e ngritur pĂ«rkthimin letrar nĂ« nivel tĂ« lartĂ« artistik.

Figura e tij nuk mund tĂ« shkĂ«putet nga arsimi. Si MinistĂ«r Arsimi nĂ« vitet 1939–1941, nĂ« rrethana historike tĂ« vĂ«shtira, Koliqi shfrytĂ«zoi çdo mundĂ«si pĂ«r tĂ« forcuar shkollĂ«n shqipe. NĂ«n drejtimin e tij u botuan tekste mĂ«simore, u ringjallĂ«n studimet albanologjike dhe, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, u dĂ«rguan mbi 200 arsimtarĂ« shqiptarĂ« nĂ« KosovĂ«, duke hedhur themelet e arsimit shqip nĂ« trojet e liruara. Ky akt mbetet njĂ« nga kontributet mĂ« tĂ« mĂ«dha kombĂ«tare tĂ« tij.

Pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, Koliqi mbeti nĂ« mĂ«rgim. NĂ« RomĂ«, si profesor i gjuhĂ«s dhe letĂ«rsisĂ« shqipe nĂ« Universitetin ShtetĂ«ror, ai u bĂ« njĂ« nga ambasadorĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kulturĂ«s shqiptare nĂ« EvropĂ«. Themelimi dhe drejtimi pĂ«r 18 vjet i revistĂ«s “Shejzat” ishte kulmi i veprimtarisĂ« sĂ« tij nĂ« mĂ«rgim , njĂ« tribunĂ« e lirĂ« e mendimit dhe kulturĂ«s shqiptare, e papĂ«rlyer nga ideologjia, ku u ruajt dhe u kultivua identiteti kombĂ«tar.

MegjithĂ«se i vlerĂ«suar ndĂ«rkombĂ«tarisht, i nderuar nga akademi dhe institucione kulturore evropiane, nĂ« ShqipĂ«rinĂ« komuniste Ernest Koliqi u shpall “tradhtar”. Emri i tij u pĂ«rjashtua nga historia zyrtare e letĂ«rsisĂ«, ndĂ«rsa vepra e tij u hesht. VetĂ«m pas rĂ«nies sĂ« diktaturĂ«s, figura e Koliqit nisi tĂ« rikthehej nĂ« vendin qĂ« i takon.

Ernest Koliqi u nda nga jeta më 15 janar 1975, i pikëlluar nga humbja e bashkëshortes së tij Vangjelija dhe i lodhur nga mërgimi i gjatë. U varros në Romë, i nderuar nga komuniteti shqiptar në diasporë, por ende i mohuar nga atdheu që aq shumë e deshi dhe i shërbeu.

Sot, në 51-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, Ernest Koliqi mbetet një simbol i elitës së mohuar shqiptare, një mendje e ndritur që besonte se:

“VetĂ«m njĂ« popull i kulturuar ka tĂ« drejtĂ« t’i kĂ«rkojĂ« tĂ« drejtat e veta dhe t’u imponohet tĂ« tjerĂ«ve.”

Trashëgimia e tij letrare, kulturore dhe arsimore është një thesar kombëtar, që vazhdon të flasë edhe sot, përtej kohës, ideologjive dhe heshtjeve të imponuara.

The post 51 vjet pa Ernest Koliqin, themeluesin e tregimit modern shqiptar appeared first on Gazeta Si.

Vendimi për vizat/ Spiropali: Opozita me trillime politike! Amerika nuk ka bllolkuar lëvizjet

Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja pĂ«r PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali ka hedhur poshtĂ« pretendimet e opozitĂ«s pĂ«r njĂ« bllokim tĂ« vizave amerikane pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«, duke i cilĂ«suar ato si spekulime politike pa asnjĂ« bazĂ« reale.

“Vendimi i fundit i Shteteve tĂ« Bashkuara nuk ka bllokuar lĂ«vizjen dhe udhĂ«timin e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« drejt SHBA-ve. Kurrsesi”, theksoi Spiropali nĂ« njĂ« reagim publik gjatĂ« udhĂ«timit drejt Kievit.

Ajo sqaroi se vizat turistike, studentore, për biznes, vizita familjare apo evente profesionale vijojnë normalisht dhe se askush nuk ndalohet të udhëtojë drejt SHBA-ve. Sipas saj, ajo që ka ndryshuar lidhet vetëm me politikat e qëndrimit dhe imigracionit.

“Rregullat e qĂ«ndrimit nĂ« SHBA do tĂ« ndryshojnĂ« nĂ« linjĂ« me politikĂ«n e tyre tĂ« imigracionit, por kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« masĂ« qĂ« targeton ShqipĂ«rinĂ«â€, deklaroi ministrja.

Spiropali bëri të ditur se rishikimi i procesimit të vizave për qëllime imigrimi prek rreth 75 vende, përfshirë edhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor, dhe është pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me sistemin e migracionit.

“Nuk ka asnjĂ« ‘listĂ« tĂ« zezë’, asnjĂ« ndalim dhe asnjĂ« masĂ« ndĂ«shkuese ndaj ShqipĂ«risĂ« apo shqiptarĂ«ve”, theksoi ajo, duke i quajtur pretendimet pĂ«r “nongrata imagjinare” si fabrikime politike.

Sakaq, Spiropali shkruan se Shqipëria mbetet një aleat dhe partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.

“PĂ«rtej gjithĂ« kĂ«saj tymnaje, njĂ« e vĂ«rtetĂ« e madhe Ă«shtĂ« e qartĂ« si drita e diellit: ShqipĂ«ria ka qenĂ« dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, vend mik me tĂ« cilin na bashkon njĂ« rrugĂ« e gjatĂ« dhe e pandashme vlerash dhe qĂ«llimesh“, tha ajo.

The post Vendimi për vizat/ Spiropali: Opozita me trillime politike! Amerika nuk ka bllolkuar lëvizjet appeared first on Gazeta Si.

E rëndë në Korçë, merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara

Një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, në një shtëpi ku banonte e vetme një e moshuar.

Si pasojë e tymit, 70-vjeçarja është asfiksuar, duke ndërruar jetë brenda banesës.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

The post E rëndë në Korçë, merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara appeared first on Gazeta Si.

Trump: Zelensky po pengon një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump i tha Reuters se Ukraina – jo Rusia – po pengon njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme paqeje, njĂ« retorikĂ« qĂ« bie ndesh me atĂ« tĂ« aleatĂ«ve evropianĂ«, tĂ« cilĂ«t vazhdimisht kanĂ« argumentuar se Moska ka pak interes pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« saj nĂ« UkrainĂ«.

Në një intervistë ekskluzive në Zyrën Ovale të mërkurën, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është gati të përfundojë pushtimin e tij gati katërvjeçar të Ukrainës. Zelensky, tha presidenti i SHBA-së, ishte më i rezervuar.

“Mendoj se ai Ă«shtĂ« gati tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Mendoj se Ukraina Ă«shtĂ« mĂ« pak e gatshme tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha Trump pĂ«r presidentin rus.

I pyetur pse negociatat e udhĂ«hequra nga SHBA-ja nuk e kishin zgjidhur ende konfliktin mĂ« tĂ« madh tokĂ«sor tĂ« EvropĂ«s qĂ« nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore, Trump u pĂ«rgjigj: “Zelensky”.

Komentet e Trump sugjeruan një zhgënjim të ri me udhëheqësin ukrainas, transmeton Telegrafi.

Të dy presidentët kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit të parë të rikthimit të Trump në detyrë.

Ndonjëherë, Trump ka qenë më i gatshëm të pranojë garancitë e Putinit në kuptimin e mirëfilltë sesa udhëheqësit e disa aleatëve të SHBA-së, duke frustruar Kievin, kryeqytetet evropiane dhe ligjvënësit amerikanë, përfshirë disa republikanë.

Në dhjetor, Reuters raportoi se raportet e inteligjencës amerikane vazhdonin të paralajmëronin se Putin nuk i kishte braktisur qëllimet e tij për të kapur të gjithë Ukrainën dhe për të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e kundërshtoi atë raport në atë kohë.

Pas disa ndërprerjeve, negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja janë përqendruar në javët e fundit në garancitë e sigurisë për një Ukrainë të pasluftës, për të siguruar që Rusia të mos e pushtojë atë përsëri pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Në terma të përgjithshëm, negociatorët amerikanë e kanë shtyrë Ukrainën të braktisë rajonin e saj lindor të Donbasit, si pjesë të çdo marrëveshjeje me Rusinë.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë thellësisht të përfshirë në bisedimet e fundit, të cilat janë udhëhequr nga ana e SHBA-së nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump.Disa zyrtarë evropianë kanë hedhur dyshime mbi gjasat që Putini të bjerë dakord me disa kushte të dakordësuara së fundmi nga Kievi, Uashingtoni dhe udhëheqësit evropianë.

The post Trump: Zelensky po pengon një marrëveshje paqeje në Ukrainë appeared first on Gazeta Si.

Kuvendi i Arbërit i vitit 1703/ Një mburojë e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve

Gazeta “SI”- MĂ« 14 e 15 janar tĂ« vitit 1703, nĂ« MĂ«rqi, afĂ«r LezhĂ«s, u zhvillua njĂ« ngjarje historike e jashtĂ«zakonshme pĂ«r KishĂ«n Katolike dhe pĂ«r popullin shqiptar.

Kuvendi i ArbĂ«rit, i njohur edhe si Koncili i KishĂ«s Katolike nĂ« trojet shqiptare, u mbajt nĂ«n drejtimin e kryeipeshkvit tĂ« Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviç, me mbĂ«shtetjen e PapĂ«s Klement XI dhe tĂ« ipeshkvit me origjinĂ« shqiptare, Xhanfrançesk Albanit. Ky Kuvend, i cili pĂ«rbĂ«n njĂ« nga aktet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kishtare dhe kombĂ«tare nĂ« historinĂ« e shqiptarĂ«ve, u organizua nĂ« njĂ« kohĂ« kur popullsia katolike dhe e krishterĂ« pĂ«rjetonte presionin e sundimit osman. Kisha dhe manastiret e shqiptarĂ«ve ishin tĂ« kufizuara, ndĂ«rtesat fetare rrĂ«noheshin ose nuk lejohej ndĂ«rtimi i tĂ« reja, ndĂ«rsa qytetarĂ«t shpesh detyroheshin tĂ« praktikojnĂ« fenĂ« e tyre nĂ« fshehtĂ«si. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, njĂ« pjesĂ« e popullsisĂ« u konvertua nĂ« fenĂ« islame pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar privilegje, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ«t mbeteshin kriptokatolikĂ«, duke ruajtur besimin nĂ« shtĂ«pi dhe duke pĂ«rdorur dy emra – njĂ« mysliman dhe njĂ« tĂ« krishterĂ« – nĂ« jetĂ«n publike. Ky fenomen i fshehjes sĂ« besimit u dĂ«nua nga Kuvendi, i cili synonte tĂ« forconte klerin dhe tĂ« mbrojĂ« identitetin fetar dhe kombĂ«tar shqiptar.

Kuvendi i Arbërit ishte një akt i fortë i rezistencës ndaj sundimit osman dhe ruajtjes së kulturës shqiptare. Kryeipeshkvi Zmajeviç e hapi Kuvendin me një fjalë që pasqyronte gëzimin dhe shpresën e përçuar nga një shekull tiranie: ai kërkoi nga pjesëmarrësit që të angazhoheshin për rigjallërimin e jetës kishtare, administrimin korrekt të sakramenteve, përforcimin e riteve liturgjike dhe rritjen e klerit. Përveç aspektit shpirtëror, Kuvendi shqyrtoi gjendjen e popullsisë nën sundimin osman, duke evidentuar pasojat e taksave të rënda, presionin fetar dhe rrezikun e humbjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar. Vendimet e Koncilit, të shkruara në shqip dhe latinisht nga vetë Zmajeviçi, u dërguan Papës për miratim dhe, më 28 janar 1704, u botuan nga Propaganda Fide, duke u bërë një udhërrëfyes për jetën kishtare dhe kulturore të shqiptarëve.

Kuvendi mori në shqyrtim gjithashtu mënyrën se si mund të ruhet dhe të zhvillohet lidhja midis Kishës dhe popullit. Përmes vendimeve të tij, u kërkua që ipeshkvijtë dhe meshtarët të përkushtoheshin për përmirësimin e edukimit fetar, për rigjallërimin e fesë dhe për mbrojtjen e traditave dhe zakoneve. Dekretet e Kuvendit i ofronin popullit një orientim të qartë për të ruajtur identitetin e tij fetar dhe kombëtar, duke e parë Kishën si mburojë ndaj presionit dhe asimilimit osman. Në një letër dërguar Papës, Zmajeviç përshkroi gjendjen dramatike të popullit: kishat e shkatërruara, manastiret e braktisura, pleqtë dhe meshtarët të lodhur nga vuajtjet, qytetarët të shtypur dhe të detyruar të shpërndaheshin nëpër fusha dhe lagje. Ai rrëfeu dhimbjen e tij për vuajtjet e popullit, por gjithashtu theksoi se mbledhja e Kuvendit përfaqësonte shpresën dhe ringjalljen e shpirtit kombëtar dhe fetar.

Në Kuvend morën pjesë figura të shquara të klerit shqiptar dhe të rajoneve përreth, duke përfshirë: Imzot Vinçenc Zmajeviç, kryeipeshkëv i Tivarit; Imzot Pjeter Karagjiku, arqipeshkëv i Shkupit; Imzot Gjergji, ipeshkëv i Zadrimës; Imzot Nikollë Vladanji, ipeshkëv i Lezhës; Imzot Ndue Babi, ipeshkëv i Shkodrës; Imzot Marin Gjini, ipeshkëv i Pultit; si dhe Prefektët Apostolikë të misioneve të Arbënisë dhe Maqedonisë, duke përfshirë Atë Fra Egjidi de Arsenta dhe Atë Fra Frano Maria a Lycio. Materialet e punimeve të Kuvendit u hartuan nga Zmajeviçi dhe u botuan për herë të parë në Romë më 1706, ndërsa botimi i dytë, me përkthime latinisht dhe shqip, u realizua nga dom Engjëll Radoja më 1868 dhe u ripërsërit më 1872. Ky botim konsiderohet i pari akt kishtar sinodal në gjuhën shqipe, duke ofruar jo vetëm rregulla dhe dekrete kishtare, por edhe një pasqyrë të gjendjes sociale, ekonomike dhe fetare të shqiptarëve në fillim të shekullit XVIII.

Kuvendi i Arbërit është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, jo vetëm për dimensionin fetar, por edhe për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Ai dëshmon për përpjekjen e klerit shqiptar për të ruajtur fenë, gjuhën dhe traditat e popullit të vet nën presionin e pushtimit osman, dhe mbetet një trashëgimi e çmuar historike, një simbol i rezistencës, kulturës dhe identitetit shqiptar, i cili frymëzon ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare edhe sot, më shumë se tre shekuj më vonë.

The post Kuvendi i Arbërit i vitit 1703/ Një mburojë e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve appeared first on Gazeta Si.

Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë (video)

Gazeta Si – Afrim Meça, 52 vjeç, Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« fshatin Luz tĂ« FushĂ« KrujĂ«s, pasi u kap duke transportuar me makinĂ« 60 kilogramĂ« kanabis.

Lënda narkotike ishte paketuar në 6 thasë. Droga kapte vlerën e rreth 60 mijë eurove dhe dyshohej se do të shitej në doza të vogla në Krujë dhe Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar anëtarë të tjerë të grupit të drogës.

The post Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë (video) appeared first on Gazeta Si.

27 vjet nga masakra e Reçakut- krimi që shokoi botën dhe ndryshoi historinë e Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- 15 janari i vitit 1999, 26 vite mĂ« parĂ«, ishte i kobshĂ«m pĂ«r 45 civilĂ« shqiptarĂ«, banorĂ« tĂ« fshatit Reçak.

Një aksion i tmerrshëm i ushtrisë e Policisë së Serbisë, përfundoi me kryerjen e një masakre e cila më pas, do ta zgjonte botën për gjenocidin që Serbia po e kryente në Kosovë.

Më 15 janar të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Reçak u dëgjuan të shtënat e para nga armët e zjarrit. Të frikësuar, banorët u grumbulluan nëpër shtëpi dhe bodrume në përpjekje për të shpëtuar veten dhe familjarët e tyre.

Forcat policore dhe ushtarake serbe u futën në fshat, ku pas disa orësh të zhvillimit të operacionit, vranë 45 civilë shqiptarë.

Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999. Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut.

Kur Walker pa trupat e tĂ« vrarĂ«ve nĂ« prononcimin e tij tĂ« parĂ« para mediave tha: “FatkeqĂ«sisht nuk kam fjalĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar indinjatĂ«n time personale ose atĂ« tĂ« tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« ishin me mua nĂ« vendin e asaj qĂ« mund tĂ« quhet vetĂ«m si njĂ« mizori e papĂ«rshkrueshme”.

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën.

Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe liderin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviç. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.

Pas gati një muaji, më 11 shkurt 1999 në Reçak u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.

The post 27 vjet nga masakra e Reçakut- krimi që shokoi botën dhe ndryshoi historinë e Kosovës appeared first on Gazeta Si.

Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve e të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës drejt burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion me siguri të lartë. Ai kategorizohet si institucion paraburgimi, ndaj DPB ka vlerësuar, pas ngjarjes së rëndë, që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më në këtë strukturë.

Mësohet se masat kanë të bëjnë vetëm me transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe nuk përfshijnë zyrtarët e arrestuar, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier appeared first on Gazeta Si.

Bisedimet për Groenlandën me SHBA-në, ministri danez: Pushtimi i ishullit nuk do ndodhë

Ministri i JashtĂ«m danez Lars Lokke Rasmussen ka deklaruar se “mosmarrĂ«veshja themelore” mbetet pas bisedimeve “tĂ« sinqerta” nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n.

Ai mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Groenlandës, ku mes të tjerash deklaroi se qëllimi ishte të gjendej një rrugë e përbashkët për sigurinë në Arktik.

Rasmussen thotĂ« se Ă«shtĂ« e qartĂ« se Trump ka dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« “pushtuar” GroenlandĂ«n, por se ai beson se takimi ka arritur tĂ« “ndryshojĂ« qĂ«ndrimin amerikan”.

“E bĂ«mĂ« shumĂ«, shumĂ« tĂ« qartĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« GroenlandĂ«s”, thotĂ« ai.

“Danimarka Ă«shtĂ« padyshim nĂ« anĂ«n e duhur tĂ« historisĂ«â€, shtoi ai.

Para konferencĂ«s pĂ«r shtyp, Danimarka tha se do tĂ« “zgjerojĂ«â€ praninĂ« e saj ushtarake nĂ« GroenlandĂ« nĂ« “bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me aleatĂ«t”.

MĂ« parĂ«, Presidenti Donald Trump kĂ«mbĂ«nguli pĂ«rsĂ«ri se SHBA-tĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r “siguri kombĂ«tare” dhe paralajmĂ«roi pĂ«r kĂ«rcĂ«nime nga Rusia dhe Kina.

Kërkesat e Trump për të marrë kontrollin e ishullit janë refuzuar nga udhëheqësit e Groenlandës dhe Danimarka, anëtare e NATO-s, nga e cila ishulli është një territor gjysmë-autonom.

The post Bisedimet për Groenlandën me SHBA-në, ministri danez: Pushtimi i ishullit nuk do ndodhë appeared first on Gazeta Si.

Britania tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.

Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve nĂ« Iran se “ndihma Ă«shtĂ« duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumĂ« tĂ« forta” nĂ«se qeveria nĂ« Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, më shumë se 2,400 demonstrues antiqeveritarë janë vrarë gjatë shtypjes së protestave nga autoritetet iraniane. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, përfshirë 12 fëmijë, si dhe arrestimin e mbi 18,400 personave.

The post Britania tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar appeared first on Gazeta Si.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike: Gati për një përgjigje të fortë ndaj SHBA dhe Izraelit

Irani Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« pĂ«rgjigjet “me vendime” ndaj armiqve tĂ« tij, Izraelit dhe Shteteve tĂ« Bashkuara, deklaroi komandanti i Korpusit tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike (IRGC).

Ai akuzoi udhëheqësit e tyre se qëndrojnë pas protestave që kanë tronditur Republikën Islamike.

“Gardat janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri maksimale pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur ndaj gabimeve tĂ« llogaritjes sĂ« armikut”, tha komandanti Mohammad Pakpour nĂ« njĂ« komunikatĂ« tĂ« cituar nga televizioni shtetĂ«ror, duke akuzuar presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit si “vrasĂ«s tĂ« rinisĂ« iraniane”.

Televizioni shtetëror iranian gjithashtu ka kërcënuar Trump, duke publikuar foton e plagosur në vesh: Këtë herë plumbi nuk do të dështojë!

Televizioni shtetëror iranian transmetoi pamjet e presidentit të SHBA Donald Trump pas atentatit që iu bë në Pensilvani ku u qëllua me plumb në vesh, duke lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë.

The post Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike: Gati për një përgjigje të fortë ndaj SHBA dhe Izraelit appeared first on Gazeta Si.

Mijëra të vrarë pas protestave në Iran, Reuters: SHBA do të ndërhyjë brenda 24 orëve

Dy zyrtarë europianë kanë thënë për Reuters se ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.

Një zyrtar izraelit tha gjithashtu se dukej se Trump kishte vendosur të ndërhynte, megjithëse fushëveprimi dhe koha mbetën të paqarta.

Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan të mërkurën, pasi një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani kishte paralajmëruar fqinjët se do të godiste bazat amerikane nëse Uashingtoni sulmon.

Me udhëheqjen e Iranit që përpiqet të shuajë trazirat më të këqija të brendshme me të cilat është përballur ndonjëherë Republika Islamike, Teherani po kërkon të pengojë kërcënimet e përsëritura të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndërhyrë në emër të protestuesve antiqeveritarë.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara po tërhiqnin disa personel nga bazat kryesore në rajon si një masë paraprake, duke pasur parasysh tensionet e larta rajonale.

Britania gjithashtu po tërheq personelin nga një bazë ajrore në Katar përpara sulmeve të mundshme të SHBA-së. Ministria britanike e mbrojtjes nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm.

“TĂ« gjitha sinjalet tregojnĂ« se njĂ« sulm i SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« i afĂ«rt, por kjo Ă«shtĂ« edhe mĂ«nyra se si sillet kjo administratĂ« pĂ«r t’i mbajtur tĂ« gjithĂ« nĂ« gatishmĂ«ri. PaparashikueshmĂ«ria Ă«shtĂ« pjesĂ« e strategjisĂ«â€, tha njĂ« zyrtar ushtarak perĂ«ndimor pĂ«r Reuters tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë në mbështetje të protestuesve në Iran, ku mijëra njerëz janë raportuar të vrarë në një shtypje të trazirave kundër sundimit klerikal.

The post Mijëra të vrarë pas protestave në Iran, Reuters: SHBA do të ndërhyjë brenda 24 orëve appeared first on Gazeta Si.

‘Pandorogate’, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme

Influencerja italiane, Chiara Ferragni Ă«shtĂ« shpallur e pafajshme nĂ« çështjet e njohura si “Pandoro Pink Christmas” dhe vezĂ«t e PashkĂ«ve, tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar debat tĂ« gjerĂ« publik nĂ« Itali.

Vendimi u mor nga gjyqtari i seksionit të tretë penal të Gjykatës së Milanos, Ilio Mannucci Pacini, i cili nuk pranoi akuzën për mashtrim të rënduar ndaj Ferragni-it, raporton media italiane Ansa.

Ferragni akuzohej se kishte publikuar nĂ« rrjetet sociale mesazhe potencialisht mashtruese, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohej se njĂ« pjesĂ« e tĂ« ardhurave nga shitja e produkteve do tĂ« pĂ«rdorej pĂ«r qĂ«llime bamirĂ«sie. MegjithatĂ«, gjykata nuk e njohu rrethanĂ«n rĂ«nduese tĂ« “mbrojtjes sĂ« kufizuar” tĂ« konsumatorĂ«ve online, element kyç qĂ« do ta bĂ«nte veprĂ«n penale tĂ« ndiqej edhe pa kallĂ«zim.

Si pasojë, duke qenë se shoqata e konsumatorëve Codacons kishte tërhequr kallëzimin rreth një vit më parë pas një marrëveshjeje dëmshpërblyese me influenceren, gjyqtari vendosi pushimin e çështjes për shkak të shuarjes së veprës penale, e riformuluar si mashtrim i thjeshtë.

The post ‘Pandorogate’, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme appeared first on Gazeta Si.

❌