Britney Spears ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një video të publikuar në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer në ambientet e shtëpisë së saj me një seri pamjesh provokuese.
Këngëtarja 44-vjeçare, e njohur për hitet “Oops!... I Did It Again” dhe “Toxic”, ndau disa klipe të montuara ku shihet duke kërcyer dhe duke pozuar me veshje të ndryshme, përpara se në disa momente të shfaqej me një pamje shumë më të guximshme.
Në një pjesë të videos, Spears shihet duke kërcyer me geta të zeza, çizme dhe një kapelë, ndërsa pjesë të trupit të saj mbuloheshin me elementë grafikë të vendosur në montazh, shkruan DailyMail.
Videoja mori mijëra reagime nga ndjekësit e saj, ndërsa këngëtarja nuk dha asnjë koment për publikimin.
Në një tjetër fragment, Britney shfaqet duke bërë lëvizje kërcimi në dysheme ndërsa në sfond shihet një punonjëse duke pastruar qilimin, pa reaguar ndaj performancës së saj.
Publikimi vjen në një periudhë kur Spears ka folur më shpesh për jetën e saj pas përfundimit të kujdestarisë ligjore që zgjati 13 vite, si dhe për përpjekjet e saj për të rindërtuar jetën personale dhe profesionale.
Së fundmi ajo ka lënë të kuptohet se po mendon për projekte të reja, përfshirë mundësinë e krijimit të një biznesi me produkte artizanale, si sapunë dhe qirinj. /Telegrafi/
Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.Vetëm një gjë nuk ua thanë qytetarëve: banesat nuk janë projekt i kësaj Qeverie ‘’, thuhet në kumetsën e BDI-së për media.
Kjo parti shpjegon faktin se projekti është përgatutur dhe financuar nga Qeveria e kaluar, dhe se kjo sipas BDI-së tregon mënyrën e qeverisjes së tanishme për më shumë se dy vite
Projekti është përgatitur, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. Këta erdhën në fund, kur gjithçka ishte gati, për të shpërndarë çelësat dhe për t’u fotografuar. Kjo është mënyra e tyre e qeverisjes gjatë këtyre dy viteve.
Të tjerët i mendojnë projektet i sigurojnë mjetet i fillojnë punimet. Këta vijnë për fotografi’’, thotë BDI duke parashtruar njëkohësisht një pyetje të thjeshte VLEN-in:
Cili është projekti që vetë e keni menduar, financuar, nisur dhe përfunduar gjatë këtyre dy viteve?
Por jo projekt të trashëguar prej qeverisë së kaluar apo projekt ku keni ardhur vetëm për të prerë shiritin ose për të shpërndarë çelësat.BDI uron familjarët në Dibër që ti gëzojnë banesat por për VLEN-in thotë që të tregojnë një projekt të vetëmLe ta tregojnë një të vetëm. Familjeve në Dibër ua urojmë banesat.Por qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta: Qeveria dje nuk promovoi punën e saj. Promovoi edhe një projekt të përfunduar nga të tjerët.Dy vjet pushtet. Shumë fotografi. Asnjë projekt i tyre", thonë nga BDI
Ylli i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, nuk e ka humbur shpresën për ta fituar Topin e Artë 2026, pavarësisht se mungoi me Gjeorgjinë në Kupën e Botës.
Sipas “L'Equipe”, sulmuesi gjeorgjian e ka kaluar verën duke ndjekur një program intensiv individual stërvitor, në vend që të pushonte, me synimin për të qenë në formën më të mirë të mundshme në fillim të sezonit të ri.
Kvaratskhelia synon ta nisë sezonin në mënyrë spektakolare përpara se të nisë procesi i votimit për Topin e Artë në fillim të muajit shtator.
Ai beson se mund të përfitojë nga fakti që disa prej bashkëlojtarëve të tij te PSG, përfshirë Ousmane Dembelen dhe futbollistët që morën pjesë në Kupën e Botës, do të kenë nevojë për më shumë kohë për të rikthyer ritmin optimal të ndeshjeve.
Objektivi i reprezentuesit gjeorgjian është të mbetet një nga favoritët për çmimin individual më prestigjioz në futboll dhe të pasojë pikërisht Dembelen si fitues i Topit të Artë.
Kvaratskhelia vjen pas një sezoni të shkëlqyer 2025/26, ku u shpall lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të spikatur në Evropë./Telegrafi/
Gjenerali në pension i Ushtrisë së Serbisë, Stojan Stojanoviq, është thirrur sërish për t’u paraqitur në lidhje me një procedurë për krime lufte, ndërsa ai pretendon se të dhënat e tij personale i janë dorëzuar institucioneve të drejtësisë në Kosovë nga dikush brenda aparatit shtetëror serb.
Sipas deklaratave të tij, ai dyshon se dikush nga strukturat shtetërore ka siguruar adresën dhe të dhënat e tij, të cilat më pas kanë përfunduar te autoritetet gjyqësore të Kosovës.
“Dikush nga aparati shtetëror ua ka dhënë të dhënat e mia drejtësisë në Prishtinë”, ka deklaruar Stojanoviq, duke ngritur dyshime se informacionet për ish-pjesëtarët e forcave serbe po kalojnë nga institucionet në Serbi drejt autoriteteve kosovare, shkruan kossev.
Ndaj disa ish-zyrtarëve ushtarakë, policorë dhe të sigurisë serbe janë ngritur procedura në Kosovë për dyshime për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999.
Në disa raste, proceset po zhvillohen ose janë paraparë të zhvillohen në mungesë, pasi të akuzuarit ndodhen jashtë juridiksionit të Kosovës.
Çështja e mënyrës se si ftesat gjyqësore nga autoritetet e Kosovës kanë arritur në adresat e ish-pjesëtarëve të forcave serbe ka shkaktuar debat në Serbi.
Autoritetet postare serbe kanë deklaruar se dërgesat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kalojnë përmes qendrave ndërkombëtare të shkëmbimit postar dhe jo përmes një kanali të drejtpërdrejtë mes dy administratave.
Procedurat për krimet e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbeten një nga çështjet më të ndjeshme mes Prishtinës dhe Beogradit, me palët që kanë qëndrime të kundërta lidhur me përgjegjësinë dhe trajtimin e rasteve gjyqësore. /Telegrafi/
Sekreti fshihet te disa përbërës që shumica i kanë në shtëpi, por rrallë i përdorin për këtë qëllim
Ditëve të ngrohta, kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në oborr, në tarracë apo në kopsht. Por, pasi qëndrojnë për muaj të tërë jashtë, mobiliet e kopshtit humbasin shkëlqimin – mbi to grumbullohen pluhuri, njollat e shiut, lagështia, madje edhe ndryshku.
Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë gjithmonë për produkte të shtrenjta pastrimi. Me disa përbërës që pothuajse çdo familje i ka në kuzhinë, mund t'u riktheni pastërtinë dhe pamjen e bukur mobilieve prej druri, metali, plastike apo ratani.
Mjafton të zgjidhni mënyrën e duhur të pastrimit sipas materialit, në mënyrë që të mos e dëmtoni.
Patatja dhe limoni largojnë ndryshkun nga metali
Mobiliet metalike të kopshtit mund të mbulohen me ndryshk, sidomos nëse ekspozohen shpesh ndaj shiut dhe lagështisë. Para se t'i lani, hiqni fillimisht pjesët e ndryshkura.
Një mënyrë e thjeshtë është të përdorni një patate të gjallë. Priteni përgjysmë dhe fërkojeni mbi zonat e ndryshkura. Mund të përdorni edhe gjysmë limoni të zhytur në kripë, pasi acidi i limonit dhe efekti gërryes i kripës ndihmojnë në largimin e ndryshkut.
Më pas, lani mobilien me ujë të vakët ku keni tretur rreth ¼ filxhani detergjent për enë në katër litra ujë. Fshijeni me një leckë të pastër dhe lëreni të thahet plotësisht.
Për të parandaluar rikthimin e ndryshkut, rekomandohet aplikimi i një shtrese mbrojtëse kundër korrozionit.
Ratani pastrohet vetëm me shkumë
Ratani (material i thurur natyror) kërkon kujdes të veçantë, pasi uji i tepërt mund të depërtojë në fijet e tij dhe ta dëmtojë materialin.
Përzieni pak ujë me disa pika detergjent për enë derisa të krijohet shkumë. Me një leckë të butë merrni vetëm shkumën dhe pastroni sipërfaqen, pa e lagur tepër.
Për vendet e vështira, si nyjet apo hapësirat ndërmjet fijeve, përdorni një furçë të vjetër dhëmbësh.
Pas pastrimit, lëreni mobilien të thahet në diell. Nëse vëreni çarje të vogla, mund t'i trajtoni me vaj liri të ngrohur lehtë, të cilin e aplikoni me një leckë të butë, transmeton Telegrafi.
Uthulla rikthen shkëlqimin e plastikës
Mobiliet plastike janë më të lehtat për t'u mirëmbajtur, por me kalimin e kohës, sidomos ato të bardhat, mund të zverdhen ose të mbulohen me njolla.
Për pastrim të zakonshëm mjafton ujë i ngrohtë me detergjent për enë. Me një sfungjer ose leckë hiqni mbetjet e ushqimit, insekteve dhe papastërtitë e përditshme.
Për t'i rikthyer bardhësinë plastikës, përzieni gjysmë filxhani uthull me rreth dy litra ujë dhe fshijeni sipërfaqen me këtë tretësirë.
Nëse njollat janë më kokëforta, uthullën mund ta vendosni direkt në sfungjer. Edhe këtu, furça e vjetër e dhëmbëve është ideale për vrimat dhe pjesët e vështira për t'u arritur.
Druri pastrohet me kujdes
Mobiliet prej druri zakonisht mbrohen me llak ose veshje mbrojtëse, ndaj në shumicën e rasteve kanë nevojë vetëm për një pastrim të lehtë.
Hiqni fillimisht pluhurin me një furçë ose sfungjer të butë dhe më pas fshijini me një leckë pak të lagur. Mos përdorni shumë ujë, sepse druri e thith lagështinë dhe mund të deformohet.
Nëse ka gërvishtje ose çarje të vogla, një metodë e vjetër është të vendosni mbi to një sfungjer të lagur dhe ta lini gjatë natës. Lagështia ndihmon që fijet e drurit të fryhen lehtë, duke e bërë dëmtimin më pak të dukshëm.
Kujdes që sfungjeri të mbulojë vetëm zonën e dëmtuar.
Si t'i mbani mobiliet e kopshtit të pastra për më gjatë
Mirëmbajtja e rregullt zgjat ndjeshëm jetën e mobilieve të kopshtit. Pastroni herë pas here pluhurin, mos i lini jastëkët të lagur për një kohë të gjatë dhe, kur nuk i përdorni, mbulojini ose ruajini në një vend të mbrojtur.
Vetëm pak minuta kujdes herë pas here mjaftojnë për të parandaluar njollat e forta dhe për t'i mbajtur mobiliet e oborrit apo tarracës të pastra dhe të bukura për shumë vite. /Telegrafi/
Dhimbja e barkut te fëmijët nuk duhet të trajtohet menjëherë me barna pa u ditur shkaku i saj, sidomos kur ekziston dyshimi për apendicit.
Kështu ka thënë kirurgu abdominal, Ymer Durmishi, në episodin e 82-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital.
Duke folur për simptomat abdominale që nuk duhet të neglizhohen, Durmishi tha se marrja e barnave pa diagnozë mund ta fshehë përkohësisht problemin, por jo ta zgjidhë atë.
“Nuk është mirë me prit shumë, nuk është mirë me u marrë me terapi popullore”, tha ai, duke shtuar se nuk është kundër terapisë popullore, por sipas tij “nuk është mirë me marrë me terapi popullore pa e ditë shkaktarin”.
Kirurgu abdominal paralajmëroi se në disa raste barnat mund ta vështirësojnë punën e mjekut, sepse e përmirësojnë përkohësisht gjendjen e pacientit, ndërsa procesi inflamator vazhdon.
“Nuk është mirë me marrë barna të cilat në njëfarë mënyre jo që na ndihmojnë, por na e vështirësojnë punën tonë”, u shpreh Durmishi.
Ai solli si shembull apendicitin, ku sipas tij dhënia e barnave për uljen e temperaturës apo qetësimin e dhimbjes mund ta maskojë gjendjen reale të fëmijës.
“Nëse ka një dhimbje dhe dyshohet në apendicit, nuk është mirë me i dhënë barna. Më mirë është me e observu”, tha ai.
Sipas Durmishit, problemi qëndron te fakti se barnat mund ta ulin temperaturën dhe ta ndalin dhimbjen, ndërsa inflamacioni vazhdon deri në përkeqësim.
“Jepen barna të cilat e zbresin temperaturën, procesi inflamator vazhdon, por fëmija është më mirë, po vrapon, sepse ka marrë ilaçe. Ia ka ndalë dhimbjen, ia ka hequr temperaturën, por procesi inflamator deri në shpërthim edhe absces të apendiksit ndodh”, theksoi ai.
Durmishi tha se në raste të tilla është më mirë që fëmija të mbahet nën vëzhgim dhe të kontrollohet sërish, në vend që simptomat të mbulohen me barna pa e ditur shkakun.
“Më mirë është me thanë: shiko, nuk e di çka ke, nuk duket diçka rëndë, eja nesër të ekzaminoj prapë”, tha ai, duke shtuar se nëse gjatë natës paraqitet temperatura, atëherë gjendja mund të jetë më serioze.
Ai paralajmëroi se kur fëmija arrin te mjeku pasi i janë maskuar simptomat, rasti mund të jetë tashmë më i komplikuar.
“Nëse i jep barna dhe fëmija është më mirë, nëna jep edhe një pastaj, kur vjen te ne, vjen pastaj me absces”, tha Durmishi.
Sipas tij, trajtimi i apendicitit të thjeshtë dhe trajtimi i një abscesi nuk janë të njëjta, pasi pasojat e abscesit mund të jenë më të rënda dhe të përhapen në gjithë abdomenin.
“Trajtimi i një abscesi dhe një apendiksi nuk është njësoj. Pasojat e abscesit janë shumë më të mëdha, se përhapen krejt abdomenin”, deklaroi kirurgu.
Në anën tjetër, ai theksoi se kur apendiksi diagnostikohet me kohë, trajtimi mund të jetë shumë më i lehtë dhe më i shpejtë.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka sqaruar situatën e Vinicius Jr mes spekulimeve të shumta që e lidhin brazilianin me një transferim të bujshëm te Arsenali.
Sulmuesi brazilian ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për shkak të ngecjes së negociatave për rinovimin e kontratës me klubin madrilen, ndërsa Arsenali raportohet se po monitoron nga afër zhvillimet, duke shpresuar të përfitojë nga situata.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm të bëjnë një investim rekord, madje edhe të thyejnë strukturën e pagave dhe të ofrojnë kushte të favorshme për të drejtat e imazhit, në përpjekje për ta bindur një nga futbollistët më të mirë në botë.
Megjithatë, Mourinho nuk duket i shqetësuar nga këto zëra.
Pas ndeshjes miqësore ndaj Fiorentinës, tekniku portugez konfirmoi se Vinicius do t'i bashkohet skuadrës shumë shpejt, pasi ka përfunduar pushimet pas Kupës së Botës.
“Jam i shqetësuar që nuk i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të doja të kisha tri javë punë me ta. Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur”.
“Të hënën do të vijnë Vini Jr, Brahim dhe Bernardo. Gradualisht do të bashkohen edhe futbollistët që luajtën në gjysmëfinale dhe finale të Kupës së Botës, ndërsa i fundit do të jetë Cucurella”, deklaroi Mourinho për faqen zyrtare të Real Madridit.
Deklarata e trajnerit portugez lë të kuptohet se Vinicius mbetet pjesë e planeve të Real Madridit për sezonin e ri, pavarësisht zërave të vazhdueshëm që e lidhin atë me një transferim te Arsenali. Megjithatë, situata rreth kontratës së brazilianit vazhdon të mbetet e hapur dhe pritet të jetë një nga temat më të nxehta deri në mbylljen e afatit kalimtar./Telegrafi/
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, thuhet se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre fundjavën e ardhshme në ishullin Madeira, vendlindjen e futbollistit portugez.
Sipas raportimeve të mediave britanike, ceremonia pritet të zhvillohet në Katedralen e Funchalit, ndërsa pritja për të ftuarit do të organizohet në hotelin luksoz me pesë yje Savoy Palace.
Më herët ishte përfolur se çifti do të martohej në pronën historike Quinta da Regaleira në Sintra, por këto zëra u hodhën poshtë pasi vendi ishte i hapur për publikun gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.
Burime të cituara nga mediat kanë bërë të ditur se në hotel janë rezervuar disa kate dhe ambiente për dy ditë, duke shtuar spekulimet se aty do të mbahet festa e dasmës.
Megjithatë, deri më tani, as Ronaldo dhe as Georgina nuk kanë konfirmuar zyrtarisht planet për martesë.
Zgjedhja e Madeirës konsiderohet simbolike për yllin portugez. Ronaldo u rrit në Funchal dhe e ka përmendur shpesh lidhjen e fortë me vendlindjen, ku sot mban edhe një hotel me emrin e tij, ndërsa qyteti ka ngritur një statujë në nder të tij.
Në ditët e fundit, çifti ka publikuar fotografi nga pushimet në Portugali, ku të dy janë shfaqur me unaza të mëdha diamanti, duke ushqyer edhe më shumë spekulimet se ceremonia e shumëpërfolur mund të jetë shumë pranë.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse raportimet do të konfirmohen nga vetë çifti. /Telegrafi/
Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë “Apolonia” ka reaguar publikisht lidhur me rastet e fundit të publikuara në media, në të cilat përfshihen kryetari aktual dhe ish-kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare.
Përmes një deklarate, Kryesia e “Apolonias” shprehet se distancohet plotësisht dhe pa kushte nga këto raste, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë vlerat dhe standardet etike të profesionit të stomatologut.
Shoqata i referohet rastit për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë njoftuar se janë ngritur kallëzime penale ndaj tre personave. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se kryetari aktual i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare ka ndërhyrë te kryetari i Komisionit për Provime Profesionale pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në këmbim të një shpërblimi financiar, për t’i mundësuar një studenteje kalimin e paligjshëm të provimit profesional.
Nga “Apolonia” theksojnë se rasti ndodhet në procedurë hetimore dhe se prezumimi i pafajësisë vlen deri në një vendim përfundimtar gjyqësor. Megjithatë, sipas tyre, natyra e dyshimeve të publikuara është e papranueshme dhe në kundërshtim me etikën profesionale.
Në deklaratë përmendet edhe rasti i ish-kryetarit të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, i cili njëherësh ushtron edhe funksionin e kryetarit të Senatit të Universitetit të Tetovës. “Apolonia” rikujton se Forumi për Ndryshime në Arsim ka kërkuar publikisht dorëheqjen ose shkarkimin e tij deri në përfundimin e procedurave institucionale dhe ligjore.
Kryesia e Shoqatës shpreh indinjatë për të dy rastet, duke theksuar se personat e përmendur kanë qenë ndër protagonistët e përçarjeve brenda komunitetit stomatologjik shqiptar gjatë viteve të fundit, si dhe i akuzon për rol në shpërbërjen e Odës Stomatologjike të Maqedonisë.
“Ne, si mjekë stomatologë me përgjegjësi ndaj pacientëve, profesionit dhe publikut, nuk mund të identifikohemi me akte të tilla, pavarësisht funksioneve që kanë mbajtur apo mbajnë personat e përfshirë. Këto raste nuk përfaqësojnë mijëra kolegë që e ushtrojnë profesionin me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim ndaj etikës mjekësore”, thuhet në deklaratë.
Në fund, Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë “Apolonia” u bën thirrje anëtarëve të saj të bashkohen rreth vlerave profesionale dhe kërkon shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit aktual të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, si dhe rikonstituimin e organeve drejtuese në përputhje me statutin, rregulloret në fuqi dhe marrëveshjen ndërkolegiale për rotacionin e udhëheqjes.
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu një traget pranë ishullit Madura në Indonezi.
Sipas autoriteteve indoneziane të kërkim-shpëtimit, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 271 persona, mes tyre pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani janë shpëtuar 225 persona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
Trageti ishte nisur nga qyteti Surabaya, në provincën Java Lindore, dhe kishte destinacion qytetin Makassar në Sulawesiun Jugor, kur shpërtheu zjarri në det.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. Ngjarja ndodhi pranë ishullit Madura, në brigjet verilindore të ishullit Java, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën detare për gjetjen e personave që ende konsiderohen të zhdukur. /Telegrafi/
A powerful explosion near a luxury restaurant in Moscow has left at least three dead and 21 injured, with Russian media reporting that the target of the attack is suspected to have been a senior Russian general.
According to reports, the Balzi Rossi restaurant was closed to the public on Saturday evening due to a private party celebrating the birthday of a Russian general.
Russian journalist Oleg Kashin claimed that the person in question was the commander-in-chief of the Russian Aerospace Forces, Aleksandr Chayko. However, Russian authorities have not officially confirmed this information.
According to reports so far, an unidentified woman attempted to enter the restaurant, but was stopped by a security guard at the entrance. At that moment, the explosive device she was carrying exploded.
The woman, the security guard and another person were killed in the explosion, while at least 21 people were injured.
Police and emergency services have cordoned off the area, while roads leading to the restaurant remain closed as investigations continue. Authorities have not yet released details on the motive for the explosion or the identity of the perpetrator. /Telegraph/
Aktivitetet ilegale në burimet e ujit të pijshëm paraqesin rrezik për shëndetin publik.
Një vendim i ekzekutivit i vitit 2013 ndalon rreptësisht notin dhe lundrimin në Liqenin e Batllavës, duke ngarkuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me zbatimin e tij. Por në terren, ky vendim duket se nuk zbatohet.
Qytetarë të shumtë hyjnë lirshëm në liqen dhe lundrojnë me varka ilegale, pa asnjë kontroll apo masë sigurie. Ky paradoks, mes ndalesave ligjore në letër dhe mungesës së zbatimit në terren, nxjerr në pah një dështim serioz institucional në mbikëqyrjen e kësaj zone.
Situata në Liqenin e Batllavës prek drejtpërdrejt dy aspekte kritike: sigurinë e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e burimit kryesor të ujit të pijshëm për rajonin e Prishtinës dhe Podujevës.
Për më shumë se një dekadë, Liqeni i Batllavës, një nga burimet kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë, është shndërruar në një zonë rekreative jashtë kontrollit institucional. Pa mbikëqyrje të mjaftueshme, qytetarët hyjnë lirshëm për not, ndërsa varkat ilegale qarkullojnë në zonat e mbrojtura ujore.
Ndërkohë që institucionet heshtin dhe përgjegjësitë kalojnë nga njëra palë te tjetra, rreziku për tragjedi njerëzore dhe ndotjen e ujit shtohet çdo vit, raporton rtk.
Një vendim i Qeverisë së Kosovës i vitit 2013 përcakton qartë se ndalohet çdo veprimtari në Zonat I dhe II të mbrojtjes së akumulimit të ujit dhe se çdo aktivitet mund të zhvillohet vetëm me leje të veçantë.
Megjithatë, kur pyeten se sa leje janë lëshuar gjatë një dekade dhe kush e kontrollon gjendjen në Batllavë, menaxhmenti i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” nuk ka dhënë përgjigje.
Shumica e qytetarëve që e frekuentojnë Batllavën nuk janë në dijeni se hyrja në disa pjesë të liqenit është e ndaluar me ligj. Ata vazhdojnë të notojnë, të lundrojnë me mjete të palejuara dhe të kalojnë kohë pranë ujit, pa paralajmërime, pa mbikëqyrje dhe pa masa sigurie.
“Vendi është shumë i bukur, shumë i qetë, por diçka që nuk më pëlqen janë mbeturinat që janë këtu nga ne, frekuentuesit. Është e papranueshme se si një njeri mund ta bëjë vendin e vet kështu – me mbeturina, vetura... Unë nuk kam qenë në dijeni që është e ndaluar, por mbeturinat janë problemi kryesor”, thotë Arnim Selmanaj, qytetar.
“Ne jemi vetëm banorë këtu. Nuk e di nëse është e ndaluar ose jo, por ajo që më pengon më së shumti është se ka shumë mbeturina. Ka njerëz që nuk di as çfarë t’u them”, thotë qytetarja Viola Ibishi.
Por mosinformimi i qytetarëve është vetëm njëra anë e problemit. Ministria e Mjedisit thekson se kompetencat për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e kësaj pasurie ujore janë të përcaktuara qartë me dokumente zyrtare.
Sipas kësaj ministrie, vendimi i vitit 2013 e obligon drejtpërdrejt kompaninë rajonale të ujësjellësit jo vetëm të furnizojë qytetarët me ujë, por edhe ta mbrojë fizikisht burimin.
“Mbikëqyrja dhe monitorimi nuk kanë qenë të mjaftueshme nga institucionet, për fat të keq, dhe kjo ka sjellë edhe paqartësi”, ka deklaruar Fatri Zhitia, zëdhënës në Ministrinë e Mjedisit.
Këtë e konfirmon edhe vetë vendimi, përkatësisht nenet 9 dhe 10 të tij, të cilat e ngarkojnë Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit me mbrojtjen e zonave të mbrojtura, si dhe ndalojnë qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në Zonën I, përfshirë edhe ndërtimin e objekteve turistike.
Megjithatë, ajo që shihet në terren është krejtësisht ndryshe nga ajo që përcakton ligji.
Një shpërthim i fuqishëm pranë një restoranti luksoz në Moskë ka lënë të paktën tre të vdekur dhe 21 të plagosur, ndërsa mediat ruse raportojnë se objektivi i sulmit dyshohet të ketë qenë një gjeneral i lartë rus.
Sipas raportimeve, restoranti Balzi Rossi ishte mbyllur për publikun mbrëmjen e së shtunës për shkak të një feste private, ku po festohej ditëlindja e një gjenerali rus.
Gazetari rus Oleg Kashin ka pretenduar se bëhej fjalë për komandantin e përgjithshëm të Forcave Ajrore dhe Hapësinore të Rusisë, Aleksandr Chayko. Megjithatë, autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.
Sipas të dhënave të deritanishme, një grua e paidentifikuar ka tentuar të hyjë në restorant, por është ndaluar nga një roje sigurie në hyrje. Në ato momente ka shpërthyer mjeti shpërthyes që ajo mbante me vete.
Nga shpërthimi humbën jetën gruaja, rojtari i sigurisë dhe një person tjetër, ndërsa të paktën 21 persona mbetën të plagosur.
Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën, ndërsa rrugët që çojnë drejt restorantit vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të hetimeve. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi motivin e shpërthimit apo identitetin e autorit. /Telegrafi/
Barcelona ka vendosur çmimin e Ferran Torresit mes interesimit të Paris Saint-Germain për sulmuesin spanjoll.
Sipas Sport, të cituar nga Goal, klubi katalanas kërkon rreth 55 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit.
Raporti thekson se Barcelona synon t'i ofrojë Torresit një kontratë të re, por pa rritje page. Nëse sulmuesi vendos se dëshiron të transferohet te PSG, drejtuesit katalanas nuk kanë ndërmend të futen në një garë financiare për ta bindur të qëndrojë.
Në këtë rast, Barcelona do të ishte e gatshme të negociojë shitjen e tij.
Nga ana tjetër, Paris Saint-Germain po pret momentin e duhur për të bërë lëvizjen. Kampionët francezë planifikojnë të intensifikojnë interesimin sapo të finalizohet transferimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi.
Megjithatë, PSG nuk pritet të paraqesë ofertë zyrtare pa marrë më parë sinjal pozitiv nga vetë Ferran Torresi.
Sulmuesi spanjoll mbetet një nga emrat më të përfolur në ditët e fundit të afatit kalimtar, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet pas vendimit përfundimtar mbi rinovimin ose largimin nga Barcelona./Telegrafi/
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij ne Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, me rastin e festës kombëtare 2 Gushti, Ilinden – Dita e Republikës, tha se çdo gjeneratë e ka Ilindenin e vet, me misionin dhe detyrën e vet, ndërsa ky i tanishmi ka detyrën ta mbajë vendin të fortë, ta bëjë atë me prosperitet, të drejtë dhe përsëri një vend në të cilin njerëzit do të besojnë se ia vlen të qëndrosh dhe të ndërtosh të ardhmen.
Ai theksoi se kur sot i kujtojmë ilindenasit, kur përulemi para veprës së shtetndërtuesve nga KAÇKM-ja dhe kur shqiptojmë emrat e tyre, nuk e bëjmë këtë vetëm nga respekti për të kaluarën, por sepse duam t’i bëjmë vetes një pyetje jashtëzakonisht të rëndësishme – a jemi trashëgimtarë të denjë të sakrificës së tyre dhe a e mbajmë me guxim përgjegjësinë që na lanë?
“Historia nuk na kërkon të përsërisim hapat e tyre. Historia na kërkon të tregojmë të njëjtin guxim. Sepse çdo gjeneratë ka Ilindenin e vet. Disa gjenerata luftuan kundër perandorive. Disa gjenerata luftuan për një shtet. Disa gjenerata mbrojtën lirinë me armë. Ndërsa gjenerata jonë ka detyrë të ndryshme, por jo më pak të vështirë – ta mbajë shtetin të fortë, ta bëjë atë me prosperitet, të drejtë dhe përsëri një vend në të cilin njerëzit do të besojnë se ia vlen të qëndrojnë, të punojnë, të krijojnë, të krijojnë familje dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu, në shtëpi, në atdheun e tyre”, theksoi Mickoski.
Ai shtoi se sot nuk duhet të flasim vetëm për të kaluarën e lavdishme, ky nuk duhet të jetë vend ku do të strehohemi, por duhet të jetë themel nga i cili do të nxjerrim forcë për atë që kemi ende për të ndërtuar.
“Pasi një popull që jeton vetëm nga historia e tij, ngadalë fillon ta humbasë të ardhmen e tij. Por një popull që respekton historinë e tij dhe krijon me guxim të ardhmen e tij, askush nuk mund ta ndalë atë popull. Dhe më besoni, e them këtë me besim të plotë, kjo betejë e kësaj gjenerate është shpresa e fundit për të ardhmen e shtetit. Dhe ne nuk duhet dhe nuk mund të dështojmë. Beteja e kësaj gjenerate është vija dhe forca e fundit e rezistencës kundër shumë padrejtësive, kundër shumë vendimeve historike që, megjithëse nuk ndikuam, ishin të gabuara dhe ndikuan ndaj neve”, tha Mickoski.
Ai theksoi se e di që sot Maqedonia nuk është vendi dhe shteti, për të cilin ëndërruan pjesëmarrësit e Ilindenit dhe KAÇKM-së, por beteja jonë, shtoi, është pikërisht për të rikthyer një atdhe të tillë.
“Dhe duhet t’ju them, ndoshta jo aq mjaftueshëm për dikë, por për shumë, çdo ditë, hap pas hapi, me vendosmëri si në të kaluarën, po ndërmarrim veprime dhe hapa me të cilët po rivendosim besimin dhe po krijojmë shembuj ku Maqedonia po fiton. Mjafton të kujtoni disa vite më parë se si ishin marrëdhëniet e forcave politike në vend. Sa qytetarët ishin të majorizuar para sulmit të interesave të ndryshme të elitave politike. Sot ata janë thellësisht në opozitë, të ndarë midis interesave të tyre personale dhe larg karrigeve të pushtetit që u lejonin një jetë të rehatshme”, tha Mickoski.
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksidentin kryesor janë përfshirë tri automjete, ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga ekipet emergjente.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se në të njëjtën pjesë të autostradës kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera të ndara, në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të lënduarve për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve, ndërsa u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në autostradë, veçanërisht në kushtet e trafikut të rënduar. /tch/
Pas publikimit të filmit të shumëpritur “The Odyssey”, regjisori fitues i çmimit Oscar, Christopher Nolan, është përballur me kritika në rrjetet sociale nga një pjesë e fansave të rinj, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar personazhet femra në epikën e tij të re.
Debati është përqendruar veçanërisht te roli i Zendaya si perëndesha Athena. Disa përdorues të TikTok-ut kanë pretenduar se personazhi i saj është reduktuar në një rol shumë të vogël, pavarësisht rëndësisë që Athena ka në veprën origjinale të Homerit.
Në mitologjinë greke, Athena është një nga figurat kryesore që ndihmon Odiseun gjatë udhëtimit të tij të gjatë drejt shtëpisë, shkruan DailyMail.
Megjithatë, sipas kritikëve në rrjet, versioni filmik i Nolanit i ka dhënë asaj pak kohë në ekran, ndërsa personazhe të tjera mashkullore kanë një rol më të zgjeruar.
Filmi, ku Matt Damon interpreton Odiseun dhe Anne Hathaway luan Penelopën, ka shkaktuar diskutime të shumta për zgjedhjet artistike të regjisorit.
Disa fansa kanë kritikuar gjithashtu trajtimin e personazheve të tjera femra, duke përmendur rolet e interpretuara nga Samantha Morton dhe Charlize Theron.
Kritikat janë përhapur kryesisht në TikTok, ku disa përdorues kanë akuzuar Nolanin se në filmat e tij personazhet femra shpesh shfaqen në funksion të historisë së protagonistëve meshkuj.
Megjithatë, regjisori ka një histori të gjatë me personazhe komplekse femra, ndërsa filmat e tij kanë marrë vlerësime të shumta nga kritika dhe publiku ndër vite.
Debati për “The Odyssey” vjen në një kohë kur përfaqësimi i grave në kinematografi është bërë një nga temat më të diskutuara mes brezit të ri të shikuesve. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një nga qendrat më të mëdha logjistike në Rusi.
Një nga qendrat më të mëdha logjistike të kompanisë ruse të tregtisë elektronike Wildberries është përfshirë nga një zjarr i madh në rajonin e Samarës.
Objekti, i hapur vetëm një vit më parë, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 178 mijë metrash katrorë dhe konsiderohet një nga nyjet më të rëndësishme logjistike të kompanisë në rajonin e Vollgës.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen mbi zonë. Një banore, e cila ka filmuar zjarrin, dëgjohet duke thënë “I gjithë qielli është mbuluar nga tymi. Nuk mund të shihet as dielli.”
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet ruse dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për shuarjen e flakëve dhe hetimin e incidentit.
Nuk ka ende informacion zyrtar për viktima apo të lënduar. /Telegrafi/
Në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999, në Rashkë të Serbisë është zbuluar një monument kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.
Kjo njësi ushtarake prej vitesh përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe në kërkesat e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur.
Në ceremoninë e organizuar në Rashkë morën pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ish-komandanti i kësaj brigade, Lubisha Dikoviq.
Gjatë ceremonisë, Brigada e 37-të u cilësua si një njësi “heroike”, pavarësisht akuzave dhe kërkesave të vazhdueshme për transparencë rreth veprimtarisë së saj gjatë luftës në Kosovë, raporton kossev.
Institucionet e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e arkivave ushtarake të kësaj brigade, duke vlerësuar se dokumentacioni i saj mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës.
Në korrik të vitit 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Prishtina i kishte dorëzuar Beogradit një kërkesë zyrtare për hapjen e arkivave të Brigadës së 37-të, në kuadër të zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, të arritur në dialogun e ndërmjetësuar në Bruksel. Kjo kërkesë, sipas autoriteteve kosovare, është përsëritur edhe këtë vit në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka theksuar prej kohësh rëndësinë e dokumentacionit të kësaj brigade. Në dosjen e saj për rastin “Rudnica”, organizata pretendon se personat e gjetur në varrezën masive në Rudnicë ishin civilë shqiptarë të vrarë në pranverën e vitit 1999 në rajonin e Drenicës, i cili në atë kohë ishte nën përgjegjësinë operative të Brigadës së 37-të të Motorizuar.
Sipas Fondit, dokumentet e disponueshme dëshmojnë për një operacion të zhvendosjes dhe fshehjes së trupave të viktimave në territorin e Serbisë pas përfundimit të luftimeve.
Beogradi zyrtar i ka kundërshtuar këto pretendime. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka deklaruar se klasifikimi i dokumenteve është bërë në përputhje me ligjin dhe se kjo nuk pengon punën e institucioneve kompetente.
Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë transparencë për dokumentacionin ushtarak që lidhet me periudhën e luftës, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një çështje e pazgjidhur.
Vendosja e një monumenti për një njësi ushtarake që vazhdon të jetë objekt i kërkesave për hetime dhe hapje arkivash ka nxitur reagime, ndërsa familjet e të zhdukurve ende presin informacion për fatin e më shumë se 1 500 personave.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë dokumentuar emrat e mbi 13 mijë viktimave të luftës së fundit. /Telegrafi/
Kur sot mendohet për blerjen e një pajisjeje që mbahet në trup, zgjedhjet janë të shumta – qofshin unaza, byzylykë apo ora inteligjente.
Tani edhe kompania Casio ka prezantuar një kombinim interesant mes një ore klasike dhe një unaze moderne inteligjente.
Casio prej disa kohësh shet ora në formë unaze, përfshirë edhe një model të vogël G-Shock, i cili është një ide kreative për adhuruesit e aksesorëve të modës. Edhe pse pajisjet vendosen në gisht, ato duken si një version i zvogëluar i orës dixhitale Casio, me ekran funksional, kronometër dhe kalendar.
Megjithatë, me modelin e saj më të ri, kompania ka shtuar edhe funksione të një unaze inteligjente.
Modeli Casio CRW-H001M-8 fillimisht do të hidhet në tregun kinez me një çmim prej rreth 294 dollarësh, duke përfshirë taksat lokale. Sensori i tij mund të monitorojë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, gjumin dhe temperaturën e trupit.
Kjo orë inteligjente në formë unaze gjithashtu do të numërojë hapat dhe do të vlerësojë shpenzimin e kalorive, ndërsa bateria e saj pritet të zgjasë nga katër deri në gjashtë ditë.
Me këtë pajisje, Casio synon të bashkojë dizajnin tradicional të orëve të saj me teknologjinë moderne të pajisjeve të vlefshme, duke iu drejtuar përdoruesve që kërkojnë një aksesor të vogël, por me funksione të avancuara. /Telegrafi/