❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rënia e e-Albania, të vet-punësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese nuk po paguajnë dot faturat

Iliri punon si bashkëpunëtor i jashtëm në një televizion. Ai është regjistruar si i vetëpunësuar i vetëm dhe lëshon fatura mujore për televizionin.

Kjo është e ardhura kryesore që ai ka. Prej disa ditësh Iliri i kërkon ekonomistes që të presë faturën mujore, por kjo është e pamundur, pasi fiskalizimi i faturave bëhet përmes sistemit self-care, që ka mbi dy javë që është tërësisht jashtë funksionit dhe menaxhohet nga portali qeveritar E-Albania.

Ashtu si Iliri, të vet-punësuarit e vetëm përdorin sistemin self-care për fiskalizimin e faturave, pasi ky shërbim atyre u ofrohet pa pagesë, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të marrin shërbimin e kompanive private të programeve fiskale.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 40 mijë biznese të vetëpunësuar, ose rreth 30% e totalit, por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të vetëpunësuar të vetëm. Aktiviteti i këtyre të fundit është tërësisht i bllokuar prej ditësh për shkak të mosfunksionimit të programit self-care.

Të vet-punësuarit e vetëm janë ata që po pengohen më shumë në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i sistemit self-care. Ky i fundit është portali i fiskalizimit i vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore që mundëson procesin e fiskalizimit të faturave të shitjes, deklaratave doganore, ngarkimin e certifikatës së fiskalizimit dhe ndryshimet në të, etj.

Por, ekonomistët raportojnë se edhe subjektet e tjera që përdorin programe private po hasin vështirësi, pasi disa programe të lira i nxjerrin të dhënat e faturës të kufizuara. Sonila, ekonomiste, thotë se një klient i kërkon që të nxjerrë faturën me kokë blu, ku janë të dhënat e bankës, pasi banka nuk ia kishte pranuar faturën e nxjerrë nga kompania që u ofron shërbimin e programit fiskal.

Bizneset nuk arrijnë të bëjnë dot as kontabilizimin e doganave, por malli mund të merret dhe dërgohet.

Tashmë që afati për dorëzimin e bilanceve po afrohet, ekonomistët e përdorin këtë portal për të parë historikun e pagesave, dhe për të bërë minibilancet mujore, dhe bllokimi i portalit po bën që të vonohen në procesin e hartimit të bilancit.

Bllokimi i platformës qendrore të fiskalizimit sipas ekspertit fiskal Julian Saraçi, po paraqet një sërë problematikash që ndikojnë në funksionimin normal të biznesit, që nga mosfunksionimi i fiskalizimit, nxjerrja e certifikatës së re, mosfiskalizim për faturat e importit apo moskryerja e rakordimeve të faturave të kontrollit me ato të sistemit.

“-Faturat nuk lĂ«shohen nga platforma qendrore. Procesi i fiskalizimit shpesh duket i pĂ«rfunduar, por kur kontrollohet (check) sistemi bllokohet (crash) dhe fiskalizimi nuk pĂ«rfundohet.

-Nuk mund të lëshohen faturat nga platforma qendrore; disa shoqëri fiskalizimi duket se përfundojnë procesin, por sistemi bllokohet kur kontrollohet.

-Certifikata e re e fiskalizimit nuk regjistrohet, nuk mund të shkarkohet ose të ngarkohet (upload), duke penguar rinovimin dhe aktivizimin e saj.

-Nuk mund të hapet filial i ri ose të ndryshohet operatori, duke bllokuar zgjerimin e biznesit dhe ndryshimet në staf (largime, shtime, zëvendësime).

-Faturat e importit nuk fiskalizohen brenda 72 orëve.

-Nuk mund të aksesohen faturat në sistem për rakordime dhe kontrolle.

-Nuk aksesohen faturat në sistem për rakordime e kontrolle

-Nuk verifikohen dot statuset e faturimeve

-Nuk kryhen dot rakordimet, apo pagesat qĂ« tĂ« lidhen me faturĂ«n etj”.

 

Dobësitë teknike që shembën e-albania

 

Sotiraq Dhamo: Mosfunksionimi i sistemit Self Care ka bllokuar punën për shumë biznese

Për kontabilistin Sotiraq Dhamo mosfunksionimi i sistemit Self Care ka bllokuar punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime e adresës, nëse është dhënë gabim.

“Normalisht, Self Care Ă«shtĂ« baza kryesore pĂ«r rakordimet. Edhe tani, gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« Planit Financiar vjetor 2025, duhet tĂ« kryhen disa rakordime me Self Care, prandaj Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« kesh akses nĂ« platformĂ«.

MegjithatĂ«, aktualisht nuk Ă«shtĂ« e mundur tĂ« bĂ«hen disa veprime: nuk mund tĂ« fiskalizohen deklaratat doganore nĂ« afat, nuk mund tĂ« bĂ«hen ndryshime nĂ«se ka probleme me adresĂ«n ose me certifikatĂ«n elektronike, dhe nuk mund tĂ« merret informacion pĂ«r faturat e blerjes me para nĂ« dorĂ«. Gjithashtu, personat fizikĂ« qĂ« pĂ«rdorin Self Care pĂ«r faturim nuk mund tĂ« lĂ«shojnĂ« fatura”, pohon ai.

Zoti Dhamo thotë se në kushte normale nëse prej biznesit nuk do të kryheshin veprimet në SelfCare do të gjobitej, por për këtë periudhë si pas tij duhet të parashikohet një veprim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) që të mos zbatohen gjoba për këtë situatë.

 

Heshtje zyrtare, ose përgjigje të tipit jemi më të mirët

Për situatën e krijuar ende nuk ka një sqarim zyrtar nga institucionet përgjegjëse. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vijon ende të mos përgjigjet pavarësisht interesimeve të shumta nga Monitor.

Bizneset janë ankuar dhe në kanalet zyrtare, por nuk po gjejnë zgjidhje, përveç përgjigjeve evazive.

E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet

 

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Tatimeve, Ilir Binaj, tha sĂ« fundmi se “sistemet tona janĂ« nga mĂ« tĂ« avancuarat dhe ne jemi nĂ« zhvillim tĂ« tyre tĂ« vazhdueshĂ«m, madje duke pĂ«rfshirĂ« edhe InteligjencĂ«n Artificiale. Sigurisht qĂ« gjatĂ« punĂ«s sonĂ«, ka momente qĂ« sisteme krijojnĂ« probleme, kjo ndodh kudo dhe ato adresohen nga strukturat e IT-sĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si maksimale pĂ«r tĂ« ndihmuar bizneset nĂ« punĂ«n e tyre. Kur ndodhin kĂ«to problematika, bizneset kanĂ« mundĂ«si, qĂ« tĂ« dhĂ«nat qĂ« nuk janĂ« nĂ« gjendje t’i raportojnĂ« nĂ« sistemin e fiskalizimit, t’i mbledhin dhe t’i raportojnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« dytĂ«â€.

Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh nĂ« Kuvend sot se shĂ«rbimet digjitale qĂ« ka ShqipĂ«ria janĂ« vlerĂ«suar nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare. “Ne jemi tĂ« tetĂ«t nĂ« EvropĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale. Ne jemi tĂ« 17-Ă«t nĂ« botĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale. Veprat janĂ« vepra, faktet janĂ« fakte. Sistemet e ndĂ«rtuara kanĂ« ardhur nĂ« ndihmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, sistemet e ngritura pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« bizneseve kanĂ« reduktuar kohĂ« dhe para”, tha Ibrahimaj.

 

Karma digjitale

 

The post Rënia e e-Albania, të vet-punësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese nuk po paguajnë dot faturat appeared first on Revista Monitor.

Rritja e pagave dhe një ekonomi në stanjacion do të krijojnë presione inflacioniste në vitin 2026

Profesori nĂ« Fakultetin e EkonomisĂ« nĂ« Beograd dhe ish-guvernatori i BankĂ«s KombĂ«tare tĂ« SerbisĂ« (NBS), Dejan Ć oĆĄkić, i tha FoNet se vazhdimi i njĂ« politike qĂ« premton rritje tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r qytetarĂ«t, nĂ« kushtet e njĂ« ekonomie nĂ« stanjacion, do tĂ« krijojĂ« pa dyshim presione inflacioniste nĂ« Serbi nĂ« vitin 2026.

“NĂ« fusha si ushqimi, shĂ«rbimet komunale, energjia elektrike dhe karburantet ka shumĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim, sepse nuk ka njĂ« politikĂ« bujqĂ«sore tĂ« mençur dhe tĂ« qĂ«ndrueshme, nuk ka asnjĂ« tregues pĂ«r reforma drejt funksionimit racional tĂ« ndĂ«rmarrjeve dhe uljes sĂ« korrupsionit nĂ« ndĂ«rmarrjet publike, as pĂ«r sjellje strategjike dhe tĂ« pĂ«rgjegjshme nĂ« fusha kaq kyçe si stabiliteti i furnizimit me energji”, vuri nĂ« dukje Ć oĆĄkić.

Ai rikujton gjithashtu se organizata Transparency International e rendit Serbinë ndër katër vendet më të korruptuara në Europë dhe se korrupsioni shkakton pasoja të shumta.

“Si rregull, ai çon nĂ« rĂ«nie tĂ« cilĂ«sisĂ« nĂ« prokurimet dhe furnizimet publike dhe, natyrisht, nĂ« çmime dhe kosto mĂ« tĂ« larta pĂ«r buxhetet publike qĂ« paguhen nga taksapaguesit. Por nĂ« ndĂ«rmarrjet publike, ai shkakton gjithashtu rritje tĂ« kostove, tĂ« cilat mĂ« pas derdhen nĂ« çmime mĂ« tĂ« larta qĂ« i paguajmĂ« tĂ« gjithĂ« ne si konsumatorĂ« tĂ« tyre”, tha Ć oĆĄkić.

Ć oĆĄkić shtoi se normalisht do tĂ« pritej qĂ« nĂ« njĂ« ekonomi, e cila e ka ngadalĂ«suar ndjeshĂ«m aktivitetin ekonomik vitin e kaluar, edhe impulset inflacioniste tĂ« dobĂ«soheshin, por ai vlerĂ«son se, pavarĂ«sisht kĂ«saj, presioni inflacionist nĂ« Serbi Ă«shtĂ« i mundshĂ«m.

“NĂ« vendin tonĂ«, prej njĂ« sĂ«rĂ« vitesh tashmĂ«, ‘politika ekonomike’ Ă«shtĂ« zbatuar si njĂ« pĂ«rmbledhje masash popullore njĂ«herĂ«she, pa analizĂ« dhe vizion tĂ« qartĂ« makroekonomik. Jo vetĂ«m qĂ« shohim masa tĂ« paqĂ«ndrueshme qĂ« miratohen dhe zbatohen nĂ« fushĂ«n e politikĂ«s ekonomike, por po shtohet edhe pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« arritur rezultate tĂ« caktuara, pĂ«rmes masave administrative”, deklaroi Ć oĆĄkić.

Ai beson se këto kufizime, ndalime dhe rregullime administrative, ndër të tjera, tregojnë edhe pasaktësinë dhe joefikasitetin e masave të mëparshme të politikës ekonomike.

“Sa u pĂ«rket dekreteve mbi masat administrative, mendoj se ato do tĂ« mbeten nĂ« fuqi pĂ«r aq kohĂ« sa struktura aktuale politike mendon se efektet e kĂ«tyre masave i sjellin asaj njĂ«farĂ« popullariteti politik tĂ« dĂ«shiruar tek elektorati, dhe kjo mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« zgjedhjet e ardhshme”, – tha Ć oĆĄkić.

Sipas tij, lajmet për mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna në Serbi, të cilat u bënë më të shpeshta nga fundi i vitit të kaluar, nuk duhet të vijnë si befasi, sepse kjo është pikërisht pasojë e politikave makroekonomike të pasakta dhe të pakoordinuara.

“E kam theksuar kĂ«tĂ« nĂ« disa raste, madje edhe disa vite mĂ« parĂ«, se kjo do tĂ« ndodhte. Konkretisht, ishte e qartĂ« se nĂ« kushtet e rritjes sĂ« pagave pa rritje tĂ« produktivitetit dhe me njĂ« kurs kĂ«mbimi tĂ« fiksuar, tĂ« gjithĂ« eksportuesit serbĂ« dhe prodhuesit e tjerĂ« humbasin konkurrueshmĂ«rinĂ« si nĂ« tregjet e jashtme, ashtu edhe nĂ« ato tĂ« brendshme. KĂ«tĂ« e shohim edhe nĂ« bujqĂ«si, ku importet po rriten nĂ« fusha nĂ« tĂ« cilat mĂ« parĂ« kishim prodhim vendas, konkurrueshmĂ«ri dhe eksporte”, tha Ć oĆĄkić.

Ai shtoi se një prirje e tillë do të vazhdojë për aq kohë sa masa popullore e rritjes së të ardhurave kombinohet me masën po aq popullore të kursit të këmbimit të fiksuar, në kushtet e një produktiviteti në stanjacion në ekonomi.

“Ashtu siç interesi publik dhe pasuria shtetĂ«rore janĂ« tĂ« dĂ«nuara me dĂ«shtim dhe kolaps nĂ« kushtet e korrupsionit, po ashtu edhe politika ekonomike Ă«shtĂ« e dĂ«nuar me dĂ«shtim dhe kolaps kur zbatohet thjesht si njĂ« pĂ«rmbledhje masash politikisht popullore”, pĂ«rfundoi Ć oĆĄkić.

Menaxhimi shtetëror i NIS, një zgjidhje problematike

Lidhur me situatĂ«n e IndustrisĂ« sĂ« NaftĂ«s sĂ« SerbisĂ« (NIS), ai deklaroi se vendimi i ZyrĂ«s Amerikane pĂ«r Kontrollin e Aseteve tĂ« Huaja (OFAC) pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« kompanisĂ« njĂ« licencĂ« pĂ«r tĂ« operuar deri mĂ« 23 janar Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« masĂ« e pĂ«rkohshme, e cila synon tĂ« gjejĂ« njĂ« zgjidhje tĂ« pranueshme.

Ć oĆĄkić thotĂ« se stabilizimi dhe normalizimi i operacioneve tĂ« NIS Ă«shtĂ« padyshim me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r ekonominĂ« serbe dhe pĂ«rparĂ«si nĂ« kĂ«tĂ« moment, por ai beson se zgjidhjet duhet tĂ« kĂ«rkohen nĂ« modele qĂ« lejojnĂ« evolucionin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« mundshĂ«m tĂ« pronĂ«sisĂ« sĂ« kompanisĂ« nĂ« njĂ« drejtim qĂ« do tĂ« mbronte mĂ« mirĂ« interesat e shtetit serb.

“NjĂ« zgjidhje e pĂ«rhershme duhet kĂ«rkuar nĂ« modelet e vendeve mĂ« tĂ« suksesshme tĂ« EuropĂ«s Qendrore (Austria, Polonia, Hungaria dhe tĂ« tjera), ku ekziston njĂ« kompani kombĂ«tare e naftĂ«s me shumicĂ« pronĂ«sie shtetĂ«rore, e cila operon me sukses, zgjeron aktivitetin e saj brenda dhe jashtĂ« vendit dhe siguron rregull, stabilitet dhe çmime tĂ« favorshme nĂ« furnizimin me energji pĂ«r ekonominĂ« vendase dhe qytetarĂ«t”, beson Ć oĆĄkić.

Ai shton se ky segment tregu duhet të jetë i hapur edhe për furnizues të tjerë nga vendi dhe jashtë tij, në mënyrë që të nxitet konkurrenca dhe të forcohet mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe të ekonomisë.

MegjithatĂ«, Ć oĆĄkić thekson se e gjithĂ« situata me NIS mund tĂ« ishte parashikuar prej kohĂ«sh dhe se rreziqet e shfaqjes sĂ« saj mund tĂ« ishin eliminuar nĂ« kohĂ«.

Ai gjithashtu beson se vetë fakti që Serbia është gjendur në rrethana të tilla është dëshmi e dështimit në mbrojtjen e interesave të vendit, për të cilin janë përgjegjëse disa qeveri të mëparshme serbe.

“Çdo ndryshim nga njĂ« pronar i huaj nĂ« njĂ« tjetĂ«r pronar tĂ« huaj Ă«shtĂ«, sipas mendimit tim, njĂ« zgjidhje jo e pĂ«rshtatshme. MegjithatĂ«, duhet pasur parasysh gjithashtu se, nĂ« kushte ku praktikisht çdo ndĂ«rmarrje publike po shpĂ«rbĂ«het dhe po shndĂ«rrohet nĂ« objekt partiak, pronĂ«sia dhe menaxhimi dominues shtetĂ«ror i NIS Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« zgjidhje problematike”, pĂ«rfundoi Ć oĆĄkić.

The post Rritja e pagave dhe një ekonomi në stanjacion do të krijojnë presione inflacioniste në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Trump do të rrisë tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%

Presidenti amerikan akuzon Seulin se “nuk po i pĂ«rmbahet” marrĂ«veshjes sĂ« arritur me Uashingtonin vitin e kaluar

Donald Trump ka thĂ«nĂ« se do t’i rrisĂ« tarifat ndaj KoresĂ« sĂ« Jugut nĂ« 25 pĂ«r qind si pĂ«rgjigje ndaj ritmit tĂ« ngadaltĂ« tĂ« Seulit nĂ« zbatimin e marrĂ«veshjes tregtare qĂ« ai arriti me SHBA-nĂ« vitin e kaluar.
NĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social tĂ« hĂ«nĂ«n, presidenti amerikan tha se rritja do tĂ« zbatohej pĂ«r tĂ« gjitha mallrat e mbuluara nga tarifat e tij “reciproke”, si dhe pĂ«r makinat, drurin dhe produktet farmaceutike.

“MarrĂ«veshjet tona tregtare janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r AmerikĂ«n,” shkroi Trump. “NĂ« secilĂ«n prej kĂ«tyre marrĂ«veshjeve, ne kemi vepruar me shpejtĂ«si pĂ«r tĂ« ulur TARIFAT tona nĂ« pĂ«rputhje me transaksionin e rĂ«nĂ« dakord. Natyrisht, presim qĂ« partnerĂ«t tanĂ« tregtarĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«.”

Ai shtoi: “Legjislatura e KoresĂ« sĂ« Jugut nuk po i pĂ«rmbahet marrĂ«veshjes sĂ« saj me Shtetet e Bashkuara.”

Zyra e presidentit tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut, Lee Jae Myung, tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se “nuk ka pasur asnjĂ« njoftim apo shpjegim zyrtar pĂ«r detajet nga qeveria amerikane”.

Rritja e papritur e detyrimeve ndaj një partneri tregtar e përmbys marrëveshjen që Trump arriti vitin e kaluar, dhe do të tronditë vende të tjera të huaja me marrëveshje të ngjashme.

Presidenti njoftoi verën e kaluar se do të ulte shumë nga tarifat e tij ndaj Koresë së Jugut në 15 për qind, si pjesë e një marrëveshjeje në të cilën Seuli u zotua për 350 mld dollarë investime në SHBA.

Marrëveshja përfshinte lehtësime kyçe për kompanitë koreanojugore të automjeteve, me tarifat mbi makinat dhe pjesët e tyre të ulura në 15 për qind, duke i vënë ato në një nivel me taksat e vendosura nga Trump ndaj Japonisë dhe BE-së.

Marrëveshja u finalizua në fund të vitit të kaluar pasi Trump vizitoi Korenë e Jugut.

Njoftimi i Trump shkaktoi konfuzion në Korenë e Jugut lidhur me atë që e kishte provokuar presidentin amerikan.

Ministria koreanojugore e ekonomisĂ« dhe financave tha se po pĂ«rpiqej tĂ« kuptonte “qĂ«llimin” e deklaratĂ«s sĂ« Trump. ZyrtarĂ«t besojnĂ« se Trump mund t’i jetĂ« referuar njĂ« projektligji tĂ« propozuar nĂ« nĂ«ntor qĂ« do tĂ« mundĂ«sonte investimin prej 350 mld dollarĂ«sh, por qĂ« aktualisht ka mbetur pezull.

 

Ministri i financave Koo Yun-cheol do t’i kĂ«rkojĂ« AsamblesĂ« KombĂ«tare tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« miratimin e projektligjit, tha ministria nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Një tjetër element që shton konfuzionin është fakti se marrëveshja ishte e përfshirë në një fletë informuese dhe në një memorandum mirëkuptimi, dhe jo në një traktat formal.

Edhe pse kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Trump ka ndryshuar kursin pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje qĂ« synonte tĂ« shmangte nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« tarifave tĂ« tij “reciproke”, zyrtarĂ«t e tij mĂ« parĂ« janĂ« ankuar se vende tĂ« tjera nuk po i zbatonin marrĂ«veshjet mjaftueshĂ«m shpejt. NĂ« nĂ«ntor ata akuzuan BE-nĂ« se po vepronte “disi ngadalĂ«â€ nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

Në fund të javës së kaluar, Parlamenti Europian tha se do të vononte çdo masë të mëtejshme për zbatimin e marrëveshjes tregtare me Uashingtonin derisa Trump të hiqte kërcënimet për vendosjen e tarifave për shkak të përpjekjes së tij për të kontrolluar Groenlandën.

Trump nuk mund tĂ« vendosĂ« tarifa thjesht duke i shpallur ato nĂ« Truth Social dhe do t’i duhet t’i miratojĂ« ato pĂ«rmes njĂ« autoriteti presidencial, si njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv, pĂ«rpara se tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi.

Shumë nga tarifat që ai ka vendosur gjatë vitit të kaluar janë sfiduar në gjykatë dhe mund të shpallen të paligjshme nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. / FT

The post Trump do të rrisë tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25% appeared first on Revista Monitor.

Meta po teston abonim me pagesë në Instagram, Facebook dhe WhatsApp

Meta po përgatitet të testojë modele të reja abonimi me pagesë në Instagram, Facebook dhe WhatsApp, duke u dhënë përdoruesve akses në funksione ekskluzive, sipas një deklarate të kompanisë për TechCrunch. Abonimet e reja pritet të ofrojnë më shumë mjete për produktivitet dhe kreativitet, si edhe kapacitete të zgjeruara të inteligjencës artificiale.

Në muajt në vijim, Meta thotë se do të ofrojë një përvojë premium në tre platformat kryesore, duke ruajtur përdorimin bazë falas. Përdoruesit me pagesë do të kenë më shumë kontroll mbi mënyrën se si ndajnë përmbajtje dhe lidhen me të tjerët, ndërsa kompania thekson se nuk është e fiksuar pas një modeli të vetëm. Përkundrazi, Meta do të testojë kombinime të ndryshme funksionesh dhe paketa abonimi, me karakteristika të veçanta për secilin aplikacion.

Si pjesë e kësaj strategjie, Meta planifikon të zgjerojë përdorimin e Manus, agjentin e inteligjencës artificiale që kompania e bleu së fundmi për rreth 2 miliardë dollarë. Qasja është dyplanëshe. Nga njëra anë, Manus do të integrohet gradualisht në produktet e Metës. Nga ana tjetër, do të vazhdojë të ofrohet si shërbim i pavarur me abonim për bizneset. Sipas informacioneve të publikuara nga inxhinieri Alessandro Paluzzi, i njohur për zbulimin e funksioneve ende në zhvillim, Meta po punon për të shtuar një version të Manus AI edhe në Instagram.

Një tjetër drejtim janë abonimet për veçori të bazuara në AI, përfshirë Vibes, mjeti i gjenerimit të videove me inteligjencë artificiale. Vibes është një përvojë video me format të shkurtër e integruar në aplikacionin Meta AI, që u lejon përdoruesve të krijojnë dhe rimiksojnë video të gjeneruara nga AI. Edhe pse ka qenë falas që nga lançimi vitin e kaluar, Meta planifikon ta kthejë në model freemium, ku përdorimi bazë mbetet pa pagesë, por abonimi do të ofrojë më shumë mundësi krijimi çdo muaj.

Ende nuk është e qartë se si do të duken funksionet me pagesë në WhatsApp dhe Facebook. Sipas Paluzzit, abonimi në Instagram mund të përfshijë krijimin e pakufizuar të listave të audiencës, shikimin e listës së ndjekësve që nuk të ndjekin mbrapsht, si edhe mundësinë për të parë një Story pa u shfaqur si shikues.

Meta sqaron se këto abonime do të jenë të ndara nga Meta Verified, shërbimi aktual që synon kryesisht krijuesit e përmbajtjes dhe bizneset dhe që ofron shenjë verifikimi, mbështetje direkte 24 orë në ditë, mbrojtje nga imitimet, optimizim kërkimi dhe veçori të tjera. Kompania thotë se përvojat e nxjerra nga Meta Verified do të shërbejnë për të zgjeruar ofertën e abonimeve drejt përdoruesve të zakonshëm, krijuesve dhe bizneseve.

Zgjerimi i abonimeve pritet të krijojë burime të reja të ardhurash për Metën, por sfida kryesore mbetet pagesa. Me gjithnjë e më shumë shërbime që kërkojnë pagesa mujore, kompania do të duhet të ofrojë vlera bindëse për të tërhequr përdoruesit. Megjithatë, shembulli i Snap tregon se ekziston një treg për abonime në rrjetet sociale. Snapchat+, që nis nga 3.99 dollarë në muaj, ka kaluar 16 milionë abonentë dhe ka dyfishuar bazën e përdoruesve që nga fillimi i vitit 2024.

Meta thotë se do të mbështetet te reagimet e komunitetit dhe do të mbledhë feedback gjatë fazës së testimit, ndërsa abonimet pritet të nisin gradualisht në muajt e ardhshëm./ TECH CRUNCH

The post Meta po teston abonim me pagesë në Instagram, Facebook dhe WhatsApp appeared first on Revista Monitor.

Instituti i Bashkive: Bashkitë të papërgatitura për indeksim, 50% e kostos të mbulohet nga buxheti

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vlerëson pozitivisht projektvendimin për indeksimin e pagave të administratës të pushtetit vendor, por rekomandon që 50% e kostos financiare që do të rrjedhë për politikën e rritjes së pagave të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka hartuar projektvendimin për indeksimin e pagave të punonjësve për pushtetin vendor. Projektvendimi llogarit një efekt prej 143 mln lekë në muaj për rritjen e pagës minimale dhe për punonjësit mbështetës.

Sipas projektvendimit ky efekt, pĂ«r vitin 2026, do tĂ« pĂ«rballohet nga transferta e akorduar pĂ«r njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, miratuar nĂ« ligjin 87/2025, “PĂ«r buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga tĂ« ardhurat e veta tĂ« njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore.

Në reagimin Institutit të Bashkive të Shqipërisë theksohet se bashkitë janë të papërgatitura financiarisht për zbatimin e këtij vendimi.

“Instituti vĂ«ren se kĂ«to ndryshime i gjejnĂ« bashkitĂ« tĂ« papĂ«rgatitura nĂ« kuadĂ«r tĂ« buxheteve afatmesme dhe pĂ«rballĂ« nevojave tĂ« larta financiare pĂ«r garantimin e shĂ«rbimeve publike dhe realizimin e investimeve vendore. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Instituti u bĂ«n thirrje bashkive tĂ« kryejnĂ« llogaritjet pĂ«rkatĂ«se financiare dhe tĂ« ndĂ«rmarrin hapat e nevojshĂ«m pĂ«r zbatimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« vendimit.

NjĂ«kohĂ«sisht, Instituti pĂ«r BashkitĂ« e ShqipĂ«risĂ« rekomandon qĂ« Qeveria Shqiptare tĂ« shqyrtojĂ« mbulimin e tĂ« paktĂ«n 50% tĂ« kostos financiare qĂ« rrjedh nga indeksimi i pagave, pĂ«rmes transfertave shtesĂ« ose mekanizmave tĂ« posaçëm mbĂ«shtetĂ«s. “NjĂ« qasje e tillĂ« do tĂ« siguronte zbatim tĂ« njĂ«trajtshĂ«m tĂ« vendimit nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ«, do tĂ« mbronte qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare vendore dhe do tĂ« shmangte ndikimin negativ nĂ« cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimeve dhe investimeve publike.

Instituti mbetet i angazhuar tĂ« mbĂ«shtesĂ« bashkitĂ« dhe institucionet qendrore pĂ«rmes dialogut, asistencĂ«s teknike dhe advokimit institucional, me qĂ«llim qĂ« rritja e pagĂ«s minimale tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« pĂ«rfitim real dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r punonjĂ«sit dhe pĂ«r komunitetet vendore”, thuhet nĂ« reagim.

https://monitor.al/indeksimi-i-pagave-te-administrates-me-2-5-ne-2026-per-pushtetin-vendor-rritje-deri-10-mije-leke/

 

 

The post Instituti i Bashkive: Bashkitë të papërgatitura për indeksim, 50% e kostos të mbulohet nga buxheti appeared first on Revista Monitor.

BE dhe India finalizojnë marrëveshjen tregtare, 4 mld euro ulje tarifash mbi eksportet e bllokut

Marrëveshja do të ulë ose heqë gradualisht taksat mbi makinat, alkoolin dhe makineritë, duke mbrojtur disa produkte bujqësore

Nju Delhi dhe Brukseli kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare që do të eliminojë deri në 4 miliardë euro tarifa mbi eksportet e BE-së dhe që mund të dyfishojë dërgesat nga blloku drejt Indisë.
Marrëveshja, e cilësuar nga Brukseli si më e madhja e arritur ndonjëherë nga secila palë, do të shkurtojë ose ulë tarifat për 96.6 për qind të eksporteve të BE-së drejt Indisë, duke ulur kostot e mallrave europiane, përfshirë makinat, alkoolin dhe makineritë. Sektorë bujqësorë të ndjeshëm për të dyja palët, si bulmeti, sheqeri dhe disa lloje mishi, nuk u përfshinë.

Palët e finalizuan marrëveshjen të martën gjatë një vizite në Indi të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Modi pĂ«rshĂ«ndeti njĂ« “epokĂ« tĂ« re” nĂ« marrĂ«dhĂ«nie gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit. Ai tha se marrĂ«veshja “do ta bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« aksesin nĂ« tregun e BE-sĂ« pĂ«r fermerĂ«t dhe bizneset tona tĂ« vogla”.

Si Brukseli ashtu edhe Nju Delhi janë përballur me një breshëri tarifash nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka vendosur taksa deri në 50 për qind mbi disa eksporte indiane për shkak të blerjeve të naftës ruse nga ky vend.
JavĂ«n e kaluar, Trump kĂ«rcĂ«noi vendet e BE-sĂ« me tarifa shtesĂ« prej 10 pĂ«r qind nĂ«se ato do t’i kundĂ«rshtonin ambiciet e tij pĂ«r tĂ« kontrolluar GroenlandĂ«n.

“NĂ« njĂ« epokĂ« luftĂ«rash tregtare dhe shtrĂ«ngimi nga fuqitĂ« e mĂ«dha, Nju Delhi dhe Brukseli kanĂ« zgjedhur jo tĂ«rheqjen, por harmonizimin,” tha Brahma Chellaney, profesor nĂ« qendrĂ«n kĂ«rkimore Centre for Policy Research nĂ« Nju Delhi. Ai shtoi se marrĂ«veshja do ta bĂ«jĂ« marrĂ«dhĂ«nien Indi–BE “njĂ« spirancĂ« strategjike tĂ« rendit global tĂ« shekullit XXI”.

Uljet e tarifave nga Nju Delhi janĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« Modit pĂ«r tĂ« hapur ekonominĂ« e mbrojtur tĂ« vendit dhe pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr investime pĂ«r t’u bashkuar me zinxhirĂ«t globalĂ« tĂ« furnizimit.

Taksat mbi makinat europiane do të ulen gradualisht nga 110 për qind në 10 për qind, me një kuotë prej 250,000 automjetesh në vit.
Tarifat deri në 44 për qind mbi makineritë, 22 për qind mbi kimikatet dhe 11 për qind mbi farmaceutikët do të hiqen në pjesën më të madhe. Tarifat mbi çelikun dhe hekurin deri në 22 për qind do të hiqen gjithashtu gradualisht gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Tarifat mbi 36 pĂ«r qind pĂ«r produktet ushqimore europiane, qĂ« BE-ja i quajti “ndaluese”, do tĂ« ulen ose hiqen, sipas bllokut.

Tarifat indiane mbi verën e BE-së do të bien nga 150 për qind në 75 për qind dhe përfundimisht në nivele deri në 20 për qind, ndërsa ato mbi vajin e ullirit do të shkojnë nga 45 për qind në zero brenda pesë vitesh. Tarifat mbi produktet bujqësore të përpunuara, si buka dhe ëmbëlsirat, deri në 50 për qind, do të hiqen gjithashtu.

MarrĂ«veshja do t’i paraqitet Parlamentit Europian dhe vendeve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«, si edhe kabinetit tĂ« IndisĂ«, pĂ«r miratim pĂ«rpara se tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi. BE-ja dhe India tregtojnĂ« mbi 180 miliardĂ« euro mallra dhe shĂ«rbime nĂ« vit, sipas Brukselit.

BE-ja ka premtuar gjithashtu 500 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e industrisë indiane për dekarbonizim, pasi Nju Delhi kërkoi të shmangte taksën e re të karbonit të bllokut mbi çelikun, kimikatet dhe mallra të tjera.

India ka finalizuar një seri marrëveshjesh të fundit tregtare, përfshirë me Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re dhe Omanin. Qeveria e Modit ka mbyllur ose po negocion marrëveshje me vende që përbëjnë rreth 55 për qind të tregtisë totale të vendit, sipas ekonomistëve të Barclays.

Grupet e industrisĂ« europiane e mirĂ«pritĂ«n marrĂ«veshjen, tĂ« cilĂ«n shoqata e tregtisĂ« Spirits Europe e quajti “transformuese”.

Por disa ishin skeptikĂ« nĂ«se India do tĂ« hiqte mĂ« shumĂ« barriera tregtare. Shoqata e industrisĂ« sĂ« çelikut Eurofer tha pĂ«rpara marrĂ«veshjes se tregtia ishte “thellĂ«sisht e pabalancuar, kryesisht si rezultat i standardeve shumĂ« proteksioniste tĂ« çelikut dhe politikave tĂ« prokurimit nĂ« Indi”.

Industria indiane e qumështit, një sektor politikisht i ndjeshëm për Nju Delhin, u përjashtua. Sektorë bujqësorë të ndjeshëm europianë, si viçi, pula, orizi, sheqeri dhe etanoli, u përjashtuan gjithashtu nga marrëveshja.

Ligjvënësit e BE-së javën e kaluar votuan për të shtyrë ratifikimin e një marrëveshjeje tregtare të shumëkërkuar me grupin Mercosur të ekonomive të Amerikës së Jugut, e cila u kundërshtua nga fermerët në bllok, që argumentojnë se nuk mund të konkurrojnë me importet më të lira. / FT

The post BE dhe India finalizojnë marrëveshjen tregtare, 4 mld euro ulje tarifash mbi eksportet e bllokut appeared first on Revista Monitor.

15 fushat ku puna plotësisht në distancë po rritet më shpejt

PunĂ«t plotĂ«sisht nĂ« distancĂ« nuk janĂ« mĂ« aq tĂ« lehta pĂ«r t’u gjetur sa ishin gjatĂ« bumit tĂ« punĂ«s nga shtĂ«pia gjatĂ« pandemisĂ«. Por ato ende ekzistojnĂ«.

Të dhëna të fundit nga FlexJobs, një platformë punësimi për role në distancë, tregojnë fushat ku këto punë plotësisht në distancë po rriten më shpejt.

NĂ« Indeksin e PunĂ«s nĂ« DistancĂ« tĂ« FlexJobs, 85% e profesionistĂ«ve thanĂ« se puna nĂ« distancĂ« Ă«shtĂ« faktori mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« do t’i bĂ«nte tĂ« aplikonin pĂ«r njĂ« punĂ«, pĂ«rpara pagĂ«s konkurruese dhe pĂ«rfitimeve.

Duke analizuar më shumë se 60 kategori karriere, FlexJobs krahasoi numrin total të shpalljeve për punë 100% në distancë midis 1 janarit 2025 dhe 31 dhjetorit 2025 për të identifikuar 15 fushat me rritjen më të shpejtë të punëve plotësisht në distancë.

FlexJobs e pĂ«rkufizon njĂ« “punĂ« plotĂ«sisht nĂ« distancĂ«â€ si njĂ« rol profesional qĂ« i lejon dikujt tĂ« kryejĂ« pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e punĂ«s tĂ«rĂ«sisht nga shtĂ«pia. Çdo fushĂ« shĂ«noi tĂ« paktĂ«n 19% rritje tĂ« shpalljeve pĂ«r punĂ« plotĂ«sisht nĂ« distancĂ« gjatĂ« vitit 2025.

Raporti i FlexJobs vĂ«ren se lista “pĂ«rjashton liderĂ«t tradicionalĂ« tĂ« punĂ«s nĂ« distancĂ«â€, si IT-ja, shĂ«rbimi ndaj klientit dhe menaxhimi i projekteve, pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah fushat e reja ku puna nĂ« distancĂ« po rritet me shpejtĂ«si.

Për të rritur shanset e tyre, punëkërkuesit që aplikojnë për këto pozicione duhet të fokusohen në përvetësimin e aftësive më të kërkuara për këto role dhe të tregojnë ndikimin e tyre në pozicionet e mëparshme në CV dhe në intervista.

VeçanĂ«risht pĂ«r rolet nĂ« distancĂ«, kandidatĂ«t duhet tĂ« tregojnĂ« gjithashtu se mund tĂ« “punojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« efektive dhe sa mĂ« tĂ« pavarur tĂ« jetĂ« e mundur, me mĂ« pak mbikĂ«qyrje nga menaxherĂ«t.

Ja 15 fushat ku po shihet rritja më e shpejtë e punës plotësisht në distancë, sipas raportit të FlexJobs:

Punë në inxhinieri
Punë administrative
Punë në shitje
Punë në shërbime për klientët
Punë në bankë
Punë në rrjete sociale
Punë në shëndet mendor
Punë në sigurime
Punë në operacione
Punë në infermieri
Punë juridike
Punë në menaxhimin e llogarive
Punë në arsim dhe trajnim
Punë në komunikim
Punë në burime njerëzore dhe rekrutim

/ CNBC

The post 15 fushat ku puna plotësisht në distancë po rritet më shpejt appeared first on Revista Monitor.

Parisi, qyteti më romantik i Europës, rihap Muzeun e Jetës Romantike për Shën Valentin

Time Out ka rifreskuar me dashuri listën e tij të vendeve më të mira për një udhëtim romantik me personin e zemrës, dhe një destinacion aspak sekret ka fituar kurorën

Ka vende që janë perfekte për një udhëtim romantik sepse kanë një kuptim të veçantë për ty dhe partnerin tënd, dhe pastaj ka qytete kaq të bukura, kaq të mbushura me restorante me qirinj, shëtitje panoramike dhe madje edhe muze të tërë të dedikuar dashurisë, saqë thjesht rrezatojnë romancë.

Por cili është qyteti më romantik nga të gjithë? Parisi. Pikërisht, media Time Out ka investuar shumë dashuri në rifreskimin e listës së qyteteve më romantike për pushimet e Shën Valentinit në Europë dhe kryeqyteti francez ka zënë vendin e parë.

Në fund të fundit, kush mund ta anashkalojë Qytetin e Dashurisë?

Muzeu i vetĂ« qytetit pĂ«r JetĂ«n Romantike pritet tĂ« rihapĂ« dyert nĂ« DitĂ«n e ShĂ«n Valentinit me njĂ« ekspozitĂ« mbi rolin pionier tĂ« Paul Huet nĂ« pikturĂ«n romantike franceze, por sigurohuni qĂ« tĂ« vizitoni edhe Le mur des je t’aime (ose muri i “tĂ« dua”), ku ato tre fjalĂ« janĂ« shkruar nĂ« 250 gjuhĂ« tĂ« ndryshme.

Më 14 shkurt 2026, në Ditën e Shën Valentinit, Parisi do të rihapë zyrtarisht Musée de la Vie Romantique (Muzeu i Jetës Romantike) pas më shumë se një viti restaurimi.

Muzeu, i mbyllur që nga shtatori 2024, rikthehet si një nga hapësirat më simbolike të qytetit për artin dhe ndjeshmërinë romantike, duke i dhënë kryeqytetit francez një tjetër atraksion të fuqishëm kulturor në kulmin e sezonit të turizmit të dashurisë.

I vendosur në një pavijon të ndërtuar në vitet 1830, në kulmin e periudhës romantike, muzeu përfaqëson një nga lidhjet më të drejtpërdrejta mes historisë, artit dhe imagjinatës emocionale të Parisit.

Rihapja do të shoqërohet me një paraqitje të re të koleksionit të përhershëm dhe me një ekspozitë të posaçme kushtuar piktorit Paul Huet, një nga figurat pionere të peizazhit romantik francez.

Hapësira, e cila që prej vitit 2013 është e hapur falas për publikun, do të funksionojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00, me përjashtim të së hënës.

Ekspozita “Face au Ciel (PĂ«rballĂ« Qiellit)” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur deri mĂ« 31 gusht 2026, duke e shndĂ«rruar muzeun jo vetĂ«m nĂ« njĂ« destinacion romantik, por edhe nĂ« njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r turizmin kulturor europian nĂ« vitin e ardhshĂ«m.

Në vende të tjera në listën e Time Out të qyteteve romantike përfshihen destinacione si Verona, Athina dhe Bergen. / Time Out

The post Parisi, qyteti më romantik i Europës, rihap Muzeun e Jetës Romantike për Shën Valentin appeared first on Revista Monitor.

Incidentet e sigurisë kibernetike në banka, më të zakonshmet janë tentativat për phishing

78% e bankave në Shqipëri kanë kaluar incidente të sigurisë kibernetike. Një studim i specialisteve të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Lindita Molishti dhe Margerita Topalli, ka treguar se paralelisht me rritjen e kërkesës për shërbime financiare digjitale, po rritet edhe ekspozimi i bankave dhe klientëve të tyre ndaj sulmeve kibernetike.

Nga vrojtimi me bankat tregtare, tentativat e “phishing” janĂ« identifikuar si incidenti mĂ« i pĂ«rhapur i sigurisĂ« kibernetike. KĂ«to tentativa kanĂ« synuar marrjen e informacioneve delikate pĂ«r klientĂ«t, si kredencialet e bankingut nĂ« internet dhe tĂ« dhĂ«na tĂ« detajuara tĂ« kartĂ«s sĂ« kreditit.

Sipas studimit, natyra e pĂ«rhapur e pĂ«rpjekjeve pĂ«r “phishing” nĂ«nvizon nevojĂ«n qĂ« bankat tĂ« miratojnĂ« mekanizma tĂ« fuqishĂ«m zbulimi dhe parandalimi pĂ«r tĂ« mbrojtur klientĂ«t e tyre nga kĂ«rcĂ«nime tĂ« tilla.

PĂ«rveç “phishing”, bankat raportuan raste tĂ« komunikimeve elektronike tĂ« dĂ«mshme qĂ« ngjajnĂ« me e-mailet e ligjshme. KĂ«to e-maile synojnĂ« tĂ« mashtrojnĂ« klientĂ«t duke pĂ«rfshirĂ« lidhje tĂ« rreme ose bashkĂ«ngjitje, duke kompromentuar pĂ«rfundimisht sigurinĂ« e tĂ« dhĂ«nave.

Dy grupet e mësipërme përbëjnë pjesën dërrmuese të incidenteve kibernetike të raportuara nga bankat tregtare.

Ndërkohë, më të rralla ishin incidentet që përfshinin përpjekje për akses të paautorizuar, sulme ransomware (programe që bllokojnë aksesin e klientit në të dhënat e tyre dhe kërkojnë shpërblime për kthimin e aksesit) dhe modifikime të paautorizuara të të dhënave.

Sipas studimit, këto kërcënime më të sofistikuara, megjithëse janë më pak të shpeshta, nënvizojnë rëndësinë e mbajtjes së masave gjithëpërfshirëse të sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme financiare dhe për të siguruar integritetin operacional.

Studimi citon komentin e njĂ« banke “se pĂ«rpjekjet pĂ«r phishing, ndonĂ«se njĂ« sfidĂ« e vazhdueshme, nuk kanĂ« treguar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme tĂ« lidhur drejtpĂ«rdrejt me nismat e reja digjitale”.

Kjo sugjeron se pavarësisht nga rreziqet e rritura që lidhen me transformimin digjital, bankat shqiptare janë kryesisht efektive në menaxhimin e këtyre sfidave.

Megjithatë, ndërsa shërbimet bankare digjitale zgjerohen dhe bëhen më komplekse, studimi ka evidentuar nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në praktikat e sigurisë kibernetike mbetet parësore.

Duke investuar nĂ« teknologjitĂ« e avancuara tĂ« sigurisĂ« dhe duke nxitur njĂ« kulturĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r sigurinĂ« kibernetike, bankat mund t’i zbusin kĂ«to rreziqe, duke siguruar njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« mbrojtur si pĂ«r klientĂ«t ashtu dhe proceset operacionale bankare.

Autoret shprehen se këto përpjekje janë thelbësore për të mbështetur besimin e klientëve dhe palëve të interesuara në ekosistemin bankar dixhital./ E.Shehu

 

The post Incidentet e sigurisë kibernetike në banka, më të zakonshmet janë tentativat për phishing appeared first on Revista Monitor.

Ministri Malaj: Akti normativ i buxhetit 2025, rishpërndan 300 mln euro fonde të papërdorura

Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë seancës së sotme parlamentare prezantoi ndryshimet kryesore nëpërmjet aktit normativ për buxhetin e vitit 2025.

Ministri Malaj tha se përmes ndryshimeve të buxhetit u sigurua mbështetja buxhetore për familjet me Ndihmë Ekonomikë dhe Personat me Aftësi të Kufizuar arriti në 25,6 miliardë lekë, përfshi këtu edhe fondin për bonusin e fundvitit.

Ndërsa për kategorinë e pensionistëve (indeksim + bonus) fondi buxhetor u llogarit në 11.8 miliardë lekë.

“NĂ« njĂ« kuadĂ«r ekonomik qĂ« kĂ«rkon kujdes dhe balancĂ« nĂ« vendimmarrje, ne kemi zgjedhur tĂ« mbĂ«shtetim ato shtresa tĂ« shoqĂ«risĂ« qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« nevojĂ«.

Ndaj edhe nëpërmjet këtij Akti Normativ ne synojmë:

Transferimin e të gjitha fondeve të papërdorura gjatë 2025 nga ministritë apo insitucionet buxhetore në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve në Bankën e Shqipërisë, që do të përdoret me Vendim të Këshillit të Ministrave.

-Mbështetjen e shtresave në nevojë (familjet NE dhe PAK).

-Rialokimin e kursimeve të evidentuara gjatë periudhës janar-nëntor 2025 drejt programeve me performancë më të lartë.

-Si dhe njĂ« shpĂ«rndarje tĂ« brendshme tĂ« fondeve me efekt neutral nĂ« deficit, nĂ« funksion tĂ« rritjes sĂ« efikasitetit dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« zbatimit tĂ« projekteve”.

Me tej gjatë fjalës së tij ministri i Financave Petrit Malaj tha se përmes këtij Akti Normativ ne synohet rishpërndarja e rreth 30 miliardë lekë kursimeve të evidentuara, për realizimin sa më të plotë të shpenzimeve publike në nivel vjetor, duke ruajtur të pandryshuar të deficitit buxhetor për vitin 2025, në nivelin e planifikuar 61.64 mld lekë

Për zërin e shpenzimeve koherente, ndër alokimet kryesore Malaj veçoi transferimin e 150 mln euro në llogarinë e pensionistëve në Bankën e Shqipërisë apo 2 mld lekë shtesë për financimin e kërkesave për aplikim të fermerëve në skemën e bujqësisë.

“MbĂ«shtetjen financiare tĂ« disa kategorive nĂ« nevojĂ« nĂ« masĂ«n 15,000 lekĂ« (150 euro) pĂ«r rreth 148.500 pĂ«rfitues tĂ« familjeve qĂ« trajtohen me NdihmĂ« Ekonomike dhe Personat me AftĂ«si tĂ« Kufizuar, si dhe kujdestarĂ«t e tyre me njĂ« efekt financiar prej 2.23 miliardĂ« lekĂ« (22.3 mln euro).

(Sipas të dhënave që disponojmë, bonusi për familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike ka realizim në masën 98.4%, ndërsa për personat PAK në masën 99.5%, duke nënvizuar se ende priten pagesa që janë në procesim).

Gjithashtu nëpërmjet Aktit, parashikojmë transferimin e të gjitha fondeve të papërdorura në mbyllje të buxhetit 2025, në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve në Bankën e Shqipërisë, që përdoret me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Nga një vlerësim paraprak që ka bërë Ministria e Financave shuma që minimalisht do të kalojë në këtë llogari është rreth 15 miliardë lekë (ose 150 milionë euro).  Përmes këtij mekanizmi synojmë të krijojmë hapësira të qëndrueshme për mbështetjen e kësaj kategorie, duke ruajtur transparencën dhe kontrollin mbi përdorimin e fondeve, pa rrezikuar ekuilibrat fiskalë.

Financimin shtesë për Fermerët në masën rreth 2 miliardë lekë, me qëllim mbulimin e të gjithë kërkesave të aplikantëve, të Skemës, që plotësojnë kriteret e përfitimit për masat mbështetëse për vitin 2025.

Në total fondi i alokuar për vitin 2025, nga të cilat fermerët kanë përfituar drejtpërdrejtë shkon në masën 6.4 miliardë lekë, krahasuar me 5.3 miliardë lekë që ishte në vitin 2024.

(Sipas të dhënave që disponojmë realizimi i fondit për skemat mbështetëse është 90%, ndërsa për kompensimin e naftës është në masën 93%. Mund të konfirmojmë që ende po kryhen pagesa dhe pritet që realizimi të jetë së shpejti më masën 100%).

Alokimin për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të një fondi shtesë prej 1.76 miliardë lekësh, me qëllim mbulimin e nevojave për furnizimin me medikamente në QSUT dhe në disa spitale të tjera, në rang vendi.

Për Ministrinë e Brendshme, alokohen 1.3 miliardë lekë me qëllim mbulimin e shpenzimeve të Policisë së Shtetit për kompensimin ushqimor, orët jashtë orarit, si dhe dieta në kuadër të sezonit intensiv turistik, krahas shlyerjes së detyrimeve nga vendimet gjyqësore të IKMT-së.

(Sipas të dhënave që disponojmë, plani i realizimit për zërin e pagesave për orët jashtë orarit për garantimin e sezonit turistik është në masën 99.9%, ndërsa për dietat/ushqimet në masën 99.7%, pritet ekzekutimi i faturave nga Thesari. Sa i takon pagesave të detyrimeve gjyqësore për IKMT ato llogariten në 532 milionë lekë dhe ky fond është realizuar në masën 99.9%).

PĂ«r MinistrinĂ« e Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit Ă«shtĂ« parashikuar njĂ« shtesĂ« fondi nĂ« masĂ«n 847 milionĂ« lekĂ« pĂ«r organizimin e aktiviteteve sportive me karakter kombĂ«tar e ndĂ«rkombĂ«tar”.

 

The post Ministri Malaj: Akti normativ i buxhetit 2025, rishpërndan 300 mln euro fonde të papërdorura appeared first on Revista Monitor.

Sejko: Tkurrja dhe plakja e popullsisë, sprovë për ekonominë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prezantoi sot raportin e saj të tranzicionit, 2025-2026.

Raporti i sivjetshëm fokusohet në një nga forcat më të fuqishme që formësojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona: ndryshimet demografike.

Në fjalën përshëndetëse të këtij aktiviteti, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,

u shpreh se demografia është forca fondamentale e zhvillimit dhe prosperitetit të një shoqërie dhe aktualisht po jetojmë një pikë kthese demografike globale, e cila kërkon edhe vëmendje. Ndërsa gjithnjë e më pak njerëz hyjnë në tregun e punës, gjithnjë e më shumë të tjerë janë të varur nga sistemet e pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor. Tashmë, këto ndryshime po ushtrojnë presion mbi produktivitetin, financat publike, përparësitë politike dhe mbi perspektivat afatgjata të rritjes në rajone të ndryshme.

Në vijim, Guvernatori Sejko u shpreh se në Bankën e Shqipërisë, i ka analizuar e trajtuar këto çështje dhe zhvillimet demografike prej pothuajse një dekade. Plakja e popullsisë dhe emigracioni janë identifikuar herët në kohë, si sfida përcaktuese për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë. Transformimi i shpejtë demografik po riformëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, ndërsa këto të fundit tashmë përballen me sfida të ngjashme me ato të theksuara në Raportin e Tranzicionit.

Guvernatori shtoi se emigracioni, dikur i konsideruar si faktor lehtësues për papunësinë dhe varfërinë, po shfaqet gjithnjë e më shumë si një sfidë strukturore. Rritja ekonomike e qëndrueshme, nivelet historikisht të ulëta të papunësisë dhe mungesat e fuqisë punëtore në sektorë kyç, i kanë bërë më të dukshme pasojat afatgjata të ndryshimeve demografike si për bizneset, ashtu edhe për familjet.

Me tej, Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar përshtatshmëri dhe qëndrueshmëri të lartë vitet e fundit, e mbështetur nga inflacioni i ulët, rritja e qëndrueshme ekonomike, rritja e punësimit dhe e pagave, si edhe përmirësimi i llogarisë korrente. Kushtet e tregut të punës janë përmirësuar ndjeshëm, reflektuar në rritje të punësimit, rënie të papunësisë në nivele historikisht të ulëta dhe produktivitet të punës dukshëm më të lartë krahasuar me periudhën para krizës financiare globale.

Ai nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në këto zhvillime përmes zbatimit të një politike monetare të kujdesshme, të qëndrueshme dhe proaktive, e fokusuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.

Guvernatori u shpreh se raporti ofron një panoramë të saktë të politikave dhe të përshtatshme për të kuptuar ndryshimet demografike dhe ndikimet e tyre ekonomike. Gjetjet për Shqipërinë janë në rezonancë të plotë me përfundimet e paraqitura më gjerë në Raportin e Tranzicionit të BERZH-it. Në të gjitha vendet në zhvillim të Evropës, popullsitë në plakje dhe tkurrja e fuqisë punëtore rëndojnë mbi rritjen ekonomike.

Guvernatori Sejko falënderoi BERZH-in për kontributin dhe mbështetjen me investime financiare në fusha të ndryshme të ekonomisë së vendit tonë.

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar

The post Sejko: Tkurrja dhe plakja e popullsisë, sprovë për ekonominë appeared first on Revista Monitor.

Importet e ushqimeve rriten me 23% në pesë vite; importohet më lirë, shitet më shtrenjtë

Vit pas viti vendi ynë është duke rritur varësinë nga ushqimet e importit si rrjedhojë e uljes së prodhimit vendas dhe nevojave më të larta për konsum nga turistët.

Në vitin 2025 u importuan 1,347,550 tonë ushqime, me rritje vjetore 4.3% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Vlera e importeve shënoi gjithashtu rritje me 3,9%.

Të dhënat tregojnë se nga njëra anë sasia e ushqimeve të importuara po rritet me ritme të qëndrueshme, ndërsa çmimi mesatar për kilogram i importeve po bie, duke e bërë ushqimin e importuar gjithnjë e më të lirë. Kjo nuk duket se është reflektuar në tregun e pakicës, ku çmimet si të ushqimeve, ashtu dhe të rafteve në supermarkete vetëm sa po shtrenjtohen.

Në vitin 2020, Shqipëria importonte rreth 1.09 milionë tonë ushqime dhe pije. Në vitin 2025, kjo sasi arriti në 1.35 milionë tonë, një zgjerim prej mbi 250 mijë tonësh ose rreth 23% më shumë brenda pesë vitesh. Vitet e fundit, konsumi i brendshëm po mbështetet gjithnjë e më shumë te tregjet e jashtme për të mbuluar nevojat bazë ushqimore, në një kohë kur kërkesa është rritur edhe nga turizmi.

Në të njëjtën kohë, vlera totale e importeve në lekë është rritur, por jo në të njëjtin ritëm me sasinë. Nga rreth 110.9 miliardë lekë në vitin 2020, importet arrijnë në mbi 162 miliardë lekë në vitin 2025. Ndonëse Shqipëria po shpenzon më shumë në terma absolutë për ushqime të importuara, çdo kilogram ushqim importi po kushton më pak vit pas viti.

Çmimi mesatar pĂ«r kilogram, i cili arriti kulmin nĂ« vitin 2022, nĂ« rreth 146 lekĂ« pĂ«r kg gjatĂ« krizĂ«s globale tĂ« çmimeve pas luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, ka rĂ«nĂ« gradualisht deri nĂ« rreth 120 lekĂ« pĂ«r kg nĂ« vitin 2025, njĂ« ulje prej afro 18% nĂ« vetĂ«m tre vjet. Kursi i kĂ«mbimit ka favorizuar dukshĂ«m importuesit, teksa euro u kĂ«mbye mesatarisht me 97 lekĂ« nĂ« 2025-n, nga rreth 140 lekĂ« qĂ« ishte nĂ« 2015-n.

Shqipëria sot po blen ushqime më lirë në tregjet ndërkombëtare sesa gjatë periudhës së pikut të krizës, por po blen shumë më tepër. Rënia e çmimit për njësi ka ndihmuar që faturat e importeve të mos rriten aq sa sugjeron rritja e fortë e sasive, duke amortizuar presionin mbi çmimet e brendshme. Kjo prirje tregon edhe një varësi gjithnjë e në rritje nga furnizimi i jashtëm për ushqimet bazë, duke e bërë ekonominë më të ndjeshme ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare në të ardhmen.

Një pjesë e rritjes së volumit te importeve po vjen nga vende si Turqia, Ballkani, Amerika Latine dhe tregje të tjera ku prodhimi bujqësor është më i lirë sesa në BE.

Rritja e turizmit dhe e konsumit urban ka shtuar kërkesën për produkte të standardizuara, të paketimit industrial dhe të prodhuara në seri të mëdha, të cilat janë zakonisht më të lira për njësi sesa prodhimet artizanale apo lokale.

Sakaq prodhimi vendas nuk po rritet me të njëjtin ritëm me kërkesën. Kostot e larta të prodhimit vendas bëjnë që shumë produkte shqiptare të jenë më të shtrenjta se ato të importuara. Si rezultat, tregtarët dhe përpunuesit zgjedhin mallin e huaj, që vjen më lirë dhe në sasi të mëdha./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Importet e ushqimeve rriten me 23% në pesë vite; importohet më lirë, shitet më shtrenjtë appeared first on Revista Monitor.

Dobësitë teknike që shembën e-albania

Një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset.

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit. Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet e tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Sistemi i mirëmbajtjes se e-albania është ndërtuar keq

NjĂ« inxhinier qĂ« ka punuar nĂ« sistemet digjitale qeveritare thotĂ« se, kur u mor vendimi pĂ«r modernizimin e platformĂ«s, arkitektura u zhvendos drejt modelit “microservices”, por pa pĂ«rdorur kompani apo produkte tĂ« certifikuara sipas standardeve ndĂ«rkombĂ«tare.

(Platforma është ndërtuar mbi një numër të madh shërbimesh të ndara nga njëri-tjetri: identiteti, pagesat, licencat, bizneset, dokumentet dhe komunikimi me tatimet funksionojnë si aplikacione të veçanta, secili me bazën e vet të të dhënave dhe me infrastrukturë të pavarur. Këto module ndërveprojnë përmes GG (Government Gateway), duke krijuar një arkitekturë të fragmentuar dhe të ndjeshme ndaj gabimeve.

Sipas inxhinierit, një qasje e tillë kërkon standarde shumë të forta, ekipe që njohin gjithë hartën e sistemit, testime të vazhdueshme të ndërvarësive dhe mekanizma që garantojnë që, edhe nëse bie një modul, pjesa tjetër e shërbimeve të vijojë të funksionojë normalisht. Në realitet, mirëmbajtja kryhet nga kontraktorë të ndryshëm dhe nënkontraktorë të shumtë: një kompani menaxhon identitetin, një tjetër pagesat, një tjetër regjistrin e biznesit dhe një tjetër ndërfaqen e e-Albania-s.

Kjo krijon atĂ« qĂ« teknikisht quhet “rrjet varĂ«sish”. PĂ«r shembull, kur njĂ« biznes kĂ«rkon njĂ« shĂ«rbim, sistemi duhet tĂ« verifikojĂ« radhazi identitetin, regjistrin e biznesit, detyrimet tatimore, pagesat dhe arkivin e dokumenteve. NĂ«se ndalon sĂ« funksionuari edhe njĂ« prej kĂ«tyre shĂ«rbimeve, e gjithĂ« kĂ«rkesa dĂ«shton dhe pĂ«rdoruesi sheh mesazhin standard: “e-Albania nuk punon”, edhe pse problemi mund tĂ« jetĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« komponent tĂ« caktuar.)

Inxhineri tha se sistemi self-care nuk është aplikacion i pavararur. Kur një biznes hyn për të bërë një veprim, sistemi duhet të verifikojë kush je, çfarë subjekti ke, çfarë detyrimesh tatimore ke dhe nëse ke të drejtë të kryesh atë shërbim. Nëse njëra nga këto hallka nuk përgjigjet, e gjithë rruga e transaksionit bllokohet.

Hetimet e SPAK, “tekniket” e tenderĂ«ve tĂ« dyshimtĂ« heqin dorĂ«

Agjencia Kombëtare e Informacionit mban në këmbë të gjithë shtetin digjital shqiptar.  Serverët, databazat dhe aplikacionet mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm për ngarkesën, shpejtësinë dhe gabimet. Nëse një modul fillon të vonojë apo të mos përgjigjet, sistemi i brendshëm sinjalizon dhe teknikët duhet të ndërhyjnë përpara se problemi të shfaqet tek qytetarët. Ajo që po ndodh këto ditë me bllokimin e shërbimeve është se teknikët kanë hequr dorë. Në pjesën më të madhe këto teknikë ishin nënkontraktuar për mirëmbajtjen e sistemeve për shuma shumë të vogla nga kompanitë që kishin fituar tenderët për mirëmbajtjen. Hetimet kanë zbuluar se tendera që kanë kushtuar miliona euro janë mbuluar me kosto 200 apo 300 mijë euro.

Për shkak të hetimeve tani teknikët e nën-kontraktorët  nuk po ndërhyjnë në sisteme.  Teknikët duhet të identifikojnë se ku është defekti, ta izolojnë dhe ta rikthejnë shërbimin sa më shpejt. Pas kësaj, analizohet se pse ndodhi dhe çfarë duhet ndryshuar që të mos përsëritet. Nëse sistemi do të ishte ndërtuar mirë, ndërprerjet e shërbimit do të ishin shumë të shkurtra shpjegoi inxhinieri.

Ai tha se, me kalimin e viteve, janë ndërtuar dhjetëra sisteme të ndryshme, me standarde të dobëta. Problemi përkeqësohet nga fakti që mirëmbajtja e këtyre shërbimeve nuk është plotësisht në duart e shtetit. Një pjesë e madhe e kodit dhe konfigurimeve ndodhet te kontraktorë dhe nënkontraktorë, të cilët ose kanë kontrata të paqarta, ose janë në një klimë frike dhe pasigurie ligjore.

E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet

The post Dobësitë teknike që shembën e-albania appeared first on Revista Monitor.

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar

Raporti i Tranzicionit 2025–26 i BankĂ«s Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH): “NjĂ« botĂ« e vjetĂ«r, por mĂ« e guximshme”, i cili do tĂ« prezantohet sot nĂ« ambientet e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« e vĂ« fokusin tek emigracioni, i cili Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mjaft shqetĂ«sues nĂ« vend dhe nuk duket se po ndalet.

Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990.

Grafikët e raportit tregojnë qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, kontributi i popullsisĂ« ka qenĂ« negativ gjatĂ« viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikĂ« pĂ«rqindje rritje tĂ« humbur çdo vit.

PĂ«r periudhĂ«n 2024–2050, ndikimi pritet tĂ« thellohet nĂ« –0.3 deri –0.4 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« vit, duke e bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« njĂ« nga ekonomitĂ« mĂ« tĂ« ekspozuara nĂ« gjithĂ« rajonin e BERZH. Edhe nĂ« horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, çka tregon se plakja e popullsisĂ« dhe pakĂ«simi i forcĂ«s sĂ« punĂ«s do tĂ« vijojnĂ« tĂ« shoqĂ«rojnĂ« ekonominĂ« edhe nĂ« dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada.

 

Solovova e BERZH: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar, ndërmerrni politika aktive për rikthimin e talenteve

Ekaterina Solovova, PĂ«rfaqĂ«suese Rezidente e BERZH-it nĂ« ShqipĂ«ri, ka pohuar nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” nĂ« fillim tĂ« janarit se Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nĂ«nvizon se, mes personave me arsim tĂ« lartĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, pothuajse njĂ« e katĂ«rta janĂ« larguar, ndĂ«rsa relativisht pak persona me arsim tĂ« lartĂ« kanĂ« ardhur nga vende tĂ« tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht. Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.

 

Si po ikin personat e arsimuar

Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar.

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.

Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani.

Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta.

Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen.

Studimi tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë. Në krahasim me ekonomitë e tjera, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me emigracion të lartë të të arsimuarve, në nivele shumë më të larta se ekonomitë e Europës në Zhvillim, përveç Bosnjës, e cila ndër të tjera vuan nga konfliktet ndër-etnike dhe mungesa e stabilitetit politik.

Sakaq, niveli i kthimit të profesionistëve mbetet minimal, shumë më i ulët se edhe vendet e tjera të vogla të Europës Juglindore. Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë drejt vendeve më të zhvilluara.

ShqipĂ«ria ka diferencĂ« shumĂ« tĂ« madhe midis “daljes” dhe “hyrjes” sĂ« talenteve, njĂ« nga disproporcionet mĂ« tĂ« larta mes ekonomive tĂ« EBRD-sĂ«.

Studime të tjera vendase kanë treguar se profesionistët shqiptarë largohen kryesisht për mundësi më të mira pune dhe paga shumë më të larta në vendet e BE-së, një treg më të qëndrueshëm të karrierës dhe kushte më të avancuara të kërkimit, inovacionit dhe specializimit.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet pak tërheqëse për profesionistët e huaj për shkak të tregut të vogël, pagave konkurruese të ulëta, mundësive të kufizuara në sektorët e teknologjisë dhe kërkimit, si dhe klimës institucionale e ekonomike që ende vlerësohet si e brishtë.

Zhvillimet demografike me ikjen e trurit po i krijojnë vendit rreth vicioz që shtyn më tej emigracionin. Sa më shumë profesionistë largohen, aq më e vështirë bëhet modernizimi i ekonomisë dhe rritja e produktivitetit.

Nga ana tjetër, mungesa e një ekonomie të avancuar e bën edhe më të pakët ardhjen e talenteve nga jashtë dhe nxit ikjen e atyre që mbeten ose formohen në vend.

 

The post Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar appeared first on Revista Monitor.

Indeksimi i pagave të administratës me 2.5% në 2026, për pushtetin vendor rritje deri 10 mijë lekë

Qeveria parashikon për 2026 indeksim të pagave 2.5%, në masë të njëjtë me inflacionin, për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të pushtetit vendor.

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka konkretizuar propozimi për rritjen e pagave për 5 kategori të punonjësve të pushtetit vendor.

“Indeksimi i pagave pĂ«r vitin 2026 bazohet nĂ« indeksin e ndryshimit tĂ« çmimeve tĂ« konsumit, tĂ« deklaruar/shpallur nga qeveria shqiptare nĂ« masĂ«n 2.5% dhe do tĂ« realizohet pĂ«r tĂ« gjithĂ« nĂ«punĂ«sit/punonjĂ«sit nĂ« njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, pĂ«r vitin 2026, njĂ«jtĂ« si edhe pĂ«r funksionarĂ«t/nĂ«punĂ«sit civilĂ«/nĂ«punĂ«sit nĂ« tĂ« gjitha institucionet e administratĂ«s publike”, theksohet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« relacionin e projektvendimit

“PĂ«r disa ndryshime nĂ« vendimin nr. 328, datĂ« 31.5.2023, tĂ« kĂ«shillit tĂ« ministrave “PĂ«r klasifikimin e funksioneve, grupimin e njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore, pĂ«r efekt page, dhe caktimin e kufijve tĂ« pagave tĂ« funksionarĂ«ve tĂ« zgjedhur e tĂ« emĂ«ruar, tĂ« nĂ«punĂ«sve civilĂ« e tĂ« punonjĂ«sve administrativĂ« tĂ« njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore””.

Në vlera indeksimi i propozuar i pagave në projektvendimin e ndryshuar varion nga 1,000 deri 10,000 lekë në muaj në varësi të kategorisë dhe pozicionit të punonjësit.

Rritja më e lartë e pagës prej 10 mijë lekë në muaj propozohet për punonjësit mbështetës të administratës së pushtetit vendor, duke çuar pagën bazë nga 40 mijë deri 47 mijë lekë në 50 mijë deri 57 mijë lekë në muaj.

Sipas projektvendimit për kategorinë e parë që përfshihen funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore propozohet rritje për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj; Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

PĂ«r pozicionin “specialist”, klasa IV-4, nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ«, si dhe nĂ« kĂ«shillin e qarkut, propozohet indeksim nĂ« vlerĂ«n 1,000 lekĂ« nĂ« muaj dhe 2,625 lekĂ« nĂ« muaj pĂ«r pozicionin “Sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m”, nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s.

Për kategorinë tjetër që përfshin nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritje 4,000 lekë në muaj dhe për klasat III-1, III-2 dhe III-3 dhe rritje 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

PĂ«r kategorinĂ« tjetĂ«r qĂ« pĂ«rfshin “paga pĂ«r pozicion”, pĂ«r nĂ«punĂ«sit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 nĂ« tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore propozohet rritej tĂ« pagave nga 3,525 lekĂ« nĂ« muaj deri nĂ« 5,425 lekĂ« nĂ« muaj.

Vendimi përcaktohet se do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, sipas llogaritjeve të ministrisë përgjegjëse për financat janë rreth 60 milion lekë ne muaj për punonjësit mbështetës. Rreth 83 milionë lekë në muaj për të punësuarit e tjerë për efekt të rritjes së kufirit minimal të pagës.

Sipas projektvendimit ky efekt, pĂ«r vitin 2026, do tĂ« pĂ«rballohet nga transferta e akorduar pĂ«r njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, miratuar nĂ« ligjin 87/2025, “PĂ«r buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga tĂ« ardhurat e veta tĂ« njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore.

 

PROPOZIMET PËR RRITJEN E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS VENDORE, SIPAS KATEGORIVE:

Nëpërmjet këtij projektvendimi realizohet: a) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve të pagave mujore, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore.

a)Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta funksionarë, si rezultat i indeksimit

varion: i) Për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj;

ii) Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

b) Indeksimi nĂ« masĂ«n 2.5% i vlerave tĂ« kufijve minimalĂ« tĂ« elementit tĂ« pagĂ«s “paga pĂ«r pozicion”, pĂ«r nĂ«punĂ«sit nĂ« tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore. Ndryshimi nĂ« rritje i vlerave tĂ« pagave pĂ«r kĂ«ta nĂ«punĂ«s, si rezultat i indeksimit varion nga 1,000 lekĂ« nĂ« muaj, pĂ«r pozicionin “specialist”, klasa IV-4, nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ«, si dhe nĂ« kĂ«shillin e qarkut, deri nĂ« 2,625 lekĂ« nĂ« muaj pĂ«r pozicionin “Sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m”, nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s.

c) Indeksimi nĂ« masĂ«n 2.5% i vlerave tĂ« kufijve maksimalĂ« tĂ« elementit tĂ« pagĂ«s “paga pĂ«r pozicion”, pĂ«r nĂ«punĂ«sit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 nĂ« tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore. Ndryshimi nĂ« rritje i vlerave tĂ« pagave pĂ«r kĂ«ta nĂ«punĂ«s, si rezultat i indeksimit varion nga 3,525 lekĂ« nĂ« muaj, nĂ« 5,425 lekĂ« nĂ« muaj.

ç) Indeksimi nĂ« masĂ«n 2,5% dhe njĂ« politikĂ« e diferencuar e rritjes sĂ« pagave pĂ«r kufijtĂ« maksimalĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« elementit “pagĂ« pĂ«r pozicion” pĂ«r nĂ«punĂ«sit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 nĂ« tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore.

Ndryshimi në rritje për këta nëpunës varion nga 4,000 lekë në muaj për klasat III-1, III-2 dhe III-3, në 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

d) Indeksimi dhe rritja e kufijve tĂ« pagave bazĂ« tĂ« punonjĂ«sve administrativĂ« tĂ« njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore me 10,000 lekĂ« nĂ« muaj (nga 40 000–47 000 lekĂ« nĂ« muaj, nĂ« 50 000 – 57 000 lekĂ« nĂ« muaj), nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n masĂ« si edhe rritja e pagave tĂ« punonjĂ«sve tĂ« tjerĂ« mbĂ«shtetĂ«s tĂ« administratĂ«s publike. / D.Azo

 

 

 

The post Indeksimi i pagave të administratës me 2.5% në 2026, për pushtetin vendor rritje deri 10 mijë lekë appeared first on Revista Monitor.

Autoriteti i Konkurrencës i jep OK shitjes së Tring, blerësi është pronar i Artmotion në Kosovë

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar blerjen e platformës së dytë më të madhe të shërbimeve televizive me pagesë në vend, Tring te shoqëria Vertex Holding.

Transaksioni u autorizua pas një procedure të thelluar, motivuar nga mungesa e një informacioni të plotë për të vlerësuar mundësinë reale të blerësit për të ushtruar aftësitë funksionale dhe për të siguruar vijueshmërinë e aktivitetit ekonomik të Tring.

Shoqëria blerëse, Vertex Holding është një kompani e regjistruar në gusht të vitit të kaluar, me objekt shitblerjen dhe kontrollin e aksioneve. Ortak i vetëm i shoqërisë është shtetasi nga Kosova, Valon Shala. Valon Shala është drejtor i përgjithshëm dhe përfaqësues ligjor i Artmotion, operator i shërbimit të internetit dhe IPTV në Kosovë.

Në formularin e njoftimit të përqendrimit, Valion Shala kishte deklaruar se, përveç Vertex Holding, nuk zotëronte shoqëri të tjera të kontrolluara direkt ose indirekt që e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe as shoqëri që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë këtij territori, që të kenë pasoja të kësaj veprimtarie që të ndihen në tregun e brendshëm gjeografik.

Ky deklarim ishte një nga arsyet që ndikoi në vendimmarrjen e Komisionit të Konkurrencës, që gjykoi se procedura e thelluar do të mundësonte vlerësimin e aftësive dhe mundësive reale të blerësit për të ushtruar aftësitë funksionale dhe për të siguruar vijueshmërinë e aktivitetit ekonomik të shoqërisë Tring.

Por, në vijim të procedurës së thelluar të hapur nga Autoriteti i Konkurrencës, blerësi, Valon Shala, ka deklaruar se ka në pronësi fundore dy shoqëri në Kosovë, Artmotion, me aktivitet në telekomunikimin kabllor dhe shoqërinë Eurolab, me aktivitet në kërkim dhe zhvillime të tjera eksperimentale në shkencat e natyrës dhe inxhinierike.

Vlera e transaksionit të shit-blerjes nuk është bërë publike, por operacioni do të financohet pjesërisht nga një kredi që blerësi ka marrë në Bankën Amerikane të Investimeve.

Sipas marrëveshjes siguruese të kredisë, huamarrës do të jetë kompania blerëse Vertex Holding, bashkëkredimarrës shoqëria Tring TV, ndërsa dorëzanës do të jenë kompanitë Artmotion, Devolli Corporation dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Në vendimin përfundimtar, Autoriteti i Konkurrencës ka argumentuar se shoqëria Tring rezulton një normë fitimi të ulët dhe një kthim nga investimi shumë të ulët. Duke iu referuar çmimit të shitjes së paketave, konstatohet se çmimi i paketave digjitale të ofruara nga Tring janë më të ulëta se DigitAlb, por, sipas Autoritetit të Konkurrencës, indikatorët financiarë tregojnë se Tring nuk është në gjendje të konkurrojë.

Ndërsa pala blerëse ka deklaruar se, nëpërmjet shoqërisë target synon zgjerimin e bazës abonentëve përmes inovacionit në produkt dhe marketing; rritjen e penetrimit të platformës OTT dhe IPTV, partneritete të reja me operatorë rajonalë për shpërndarje të përbashkët, zhvillimin e përmbajtjes origjinale dhe kanaleve të dedikuara, optimizimin e rrjetit të shitjes dhe përmirësimin e përvojës së klientit.

Mbi këtë analizë, Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se transaksioni i përfitimit të kontrollit të shoqërisë Tring TV nga shoqëria Vertex Holding pritet të ndikojë në rritjen e performancës financiare dhe për pasojë në nxitjen e aftësisë konkurruese të shoqërisë Tring TV në tregun përkatës.

Tring është platforma e dytë e shërbimeve audiovizive me pagesë në Shqipëri. Për vitin 2024, Tring raportoi një xhiro në vlerën e 1.52 miliardë lekëve dhe një fitim neto në vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Duke iu referuar të ardhurave të realizuar në tregun e prodhimit transmetimit dhe shitjes në mënyrë digjitale të produkteve audio dhe video, Autoriteti i Konkurrencës vlerësonte se në vitin 2024 Tring zotëronte 31% të tregut në bazë të xhiros, në rënie nga niveli prej 33% i një viti më parë. Ndërkohë, kompania më e madhe, Digitalb, për 2024 zotëronte 69% të tregut, nga 67% një vit më parë. / E.Shehu

 

 

The post Autoriteti i Konkurrencës i jep OK shitjes së Tring, blerësi është pronar i Artmotion në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Nga energjia te investimet e huaja dhe punësimi, reformat ekonomike ku mbështetet rritja 2026-2028

Qeveria synon që punësimi dhe energjia të jenë dy reformat kryesore të cilat do të kenë ndikimin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitet 2026-2028. Të paktën ky është plani që paraqet Program ii Reformave Ekonomike i kësaj periudhë publikuar tashmë në QBZ. Por cilat janë në fakt reformat kryesore të këtij Programi dhe cili do të jetë kontributi i tyre?

“Paketa e reformave qĂ« mbĂ«shtet skenarin alternativ tĂ« reformĂ«s pĂ«rfshin investime tĂ« konsiderueshme nĂ« prodhim energjie tĂ« rinovueshme qĂ« arrijnĂ« afĂ«rsisht nĂ« 914 milionĂ« euro, investime shtesĂ« prej 117 . 8 milionĂ« euro nĂ« eficiencĂ«n e energjisĂ«, njĂ« pĂ«rmirĂ«sim kumulativ nĂ« performancĂ«n e eksporteve ekuivalente nĂ« rritjen e prej 1 pikĂ« pĂ«rqindje tĂ« PBB nĂ« njĂ« vit gjatĂ« dy viteve radhazi dhe njĂ« rritje tĂ« synuar tĂ« flukseve tĂ« investimeve tĂ« huaja direkte prej 5 pĂ«r qind tĂ« aplikuar nĂ« 40 pĂ«r qind tĂ« totalit tĂ« IHD-ve. Paralelisht reformat e tregut tĂ« punĂ«s supozohet se do tĂ« rrisin punĂ«simin nĂ« total me 1.3 pĂ«r qind krahasuar me nivelin bazĂ« ndĂ«rsa reformat qĂ« synojnĂ« pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit gjyqĂ«sor nĂ« tĂ« gjithĂ« nivelet pritet tĂ« forcojnĂ« mjedisin institucional dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« njĂ« rritje shtesĂ« prej 0.9 pĂ«r qind tĂ« produktivitetit total tĂ« faktorĂ«ve tĂ« cilin modeli e harton nĂ« njĂ« rritje afĂ«rsisht 0.8 pĂ«r qind tĂ« PBB potenciale” thuhet nĂ« dokument.

Të marra bashkë reformat sipas Programit Ekonomik rrisin nielin potencial të PBB-së me afërsisht 1.65 për qind në krahasim me nivelin bazë. Pra nëse llogaritet për tre vitet që përfshin dokumenti rritja mesatare është rreth 0.55 pikë përqindje në rritjen vjetore të PBB-së.

Masat e axhendës sipas qeverisë, të integruara me kuadrin Makro-Fiskal projektojnë një normë rritjeje të PBB-së prej 3.9për qind në vit për 2026-2028 në skenarin bazë.

Dokumenti vlerëson se formalizimi, ulja e korrupsionit dhe evazionit dhe thjeshtimi i procedurave publike do të nxisë zgjerimin  e bazës së taksimit duke siguruar rritje pa qenë e nevojshme që të ketë ndryshime të normave tatimore. Po kështu përmirësimi i investimeve dhe produktivitetit si nxitës për rritjen e pagave pritet gjithashtu të kenë ndikime pozitive.

The post Nga energjia te investimet e huaja dhe punësimi, reformat ekonomike ku mbështetet rritja 2026-2028 appeared first on Revista Monitor.

Dhoma e Tregtisë: Protestat në shtetet fqinje po dëmtojnë bizneset e Kosovës

Protestat e transportuesve në shtetet fqinje po e pengojnë eksportin dhe importin e mallrave drejt dhe nga tregjet e BE-së, duke krijuar vonesa, kosto shtesë dhe rrezik për humbje ekonomike për bizneset e Kosovës.

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.

Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.

Institucioni u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. Po ashtu, i ka kërkuar BE-së që të ndërmarrë veprime urgjente për menaxhimin e situatës së krijuar nga zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES), që ka nisur gradualisht më 12 tetor 2025 në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.

Sipas Dhomës së Tregtisë, kjo çështje është jetike për funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit dhe për ruajtjen e stabilitetit të biznesit në Kosovë.

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, kanë bllokuar pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të BE-së.

Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të kontrollit të hyrje-daljeve, të cilin ata e konsiderojnë shkak për vonesa, dëbime dhe humbje ekonomike.

Transportuesit paralajmëruan se bllokadat do të zgjasin shtatë ditë, nëse nuk gjendet zgjidhje për problemet e tyre.

Kosova, si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, pritet të ndjejë pasojat e menjëhershme të këtyre bllokadave.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit njoftoi se, sipas autoriteteve serbe, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë, ndërsa bllokada të ngjashme janë paralajmëruar edhe nga Mali i Zi.

‘Bazuar nĂ« njoftimin e pranuar nga autoritetet kufitare tĂ« Malit tĂ« Zi, sot me fillim nĂ« ora, 12:00 do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rrugĂ«s pĂ«r kamionĂ«, nĂ« aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikĂ«s kufitare Kulla nĂ« territorin e tyre. PĂ«r çdo informatĂ« shtesĂ« kontaktoni”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka treguar se Kosova nuk është pjesë e protestave, pasi nuk ka kompani logjistike që operojnë drejtpërdrejt me vendet e BE-së, por efektet e bllokadave do të ndihen ndjeshëm.

“PĂ«r shkak tĂ« bllokadĂ«s, Kosova nuk do tĂ« mund as tĂ« eksportojĂ« dhe as tĂ« importojĂ« mallra,” tha Rafuna, duke rikujtuar se sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s, importet vjetore arrijnĂ« nĂ« mbi 7 miliardĂ« euro, ndĂ«rsa eksportet rreth 942 milionĂ« euro.

Në përpjekje për zgjidhje, gjashtë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i kanë dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 20 janar, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

NĂ« letĂ«r thuhet se masat e reja tĂ« BE-sĂ« “mund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« sfidĂ« sistematike ekonomike dhe politike pĂ«r rajonin”.

Komisioni Evropian, përmes zëdhënësit Markus Lammert, ka bërë me dije se sistemi EES nuk ka ndryshuar rregullat ekzistuese, por vetëm siguron zbatim më të mirë të tyre. Ai theksoi se BE-ja po e ndjek nga afër situatën me bllokadat e paralajmëruara.

SidoqoftĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesit e transportuesve nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor insistojnĂ« se realiteti nĂ« terren ka ndryshuar, pasi tani pothuajse tĂ« gjitha shtetet pĂ«rreth janĂ« pjesĂ« e zonĂ«s Schengen – duke e bĂ«rĂ« tĂ« pamundur pĂ«r shoferĂ«t qĂ« tĂ« operojnĂ« normalisht pa u penalizuar pĂ«r tejkalim qĂ«ndrimi.

Ministri i Transportit tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Aleksandar Nikolovski, u doli nĂ« mbrojtje transportuesve dhe kĂ«rkoi qĂ« BE-ja tĂ« shtyjĂ« zbatimin e sistemit elektronik pĂ«r shoferĂ«t profesionistĂ«, ose t’u japĂ« atyre viza pune tĂ« posaçme, pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«met qĂ« po shkaktohen nĂ« sektorin e transportit.

Çka Ă«shtĂ« sistemi EES? I njohur si EES (Entry/Exit System), ky sistem u vendos nĂ« kufijtĂ« e jashtĂ«m tĂ« zonĂ«s Schengen dhe nisi tĂ« zbatohej gradualisht mĂ« 12tetor 2025.

Ai pritet tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht funksional deri mĂ« 10 prill2026. Rregulli i ashtuquajtur “90/180 ditĂ«â€ parasheh qĂ« transportuesit nga vendet jashtĂ« Schengenit mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« maksimumi 90 ditĂ« brenda njĂ« periudhe prej 180 ditĂ«sh.

 

The post Dhoma e Tregtisë: Protestat në shtetet fqinje po dëmtojnë bizneset e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Taksa prej 2 eurosh e Italisë për pakot e vogla dështon

Paketat po ridrejtohen drejt vendeve të tjera të BE-së për të shmangur tarifën mbi pakot me vlerë të ulët nga kompani si Shein

 

Përpjekja e Italisë për të frenuar fluksin e mallrave të lira të konsumit nga Kina, përmes taksimit të pakove me vlerë të ulët, ka prodhuar efektin e kundërt, pasi dërgesat po ridrejtohen drejt vendeve të tjera të BE-së për të shmangur tarifën.

Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni vendosi një taksë prej 2 euro për pakot me vlerë deri në 150 euro që mbërrijnë në Itali nga jashtë BE-së, për të ndalur rritjen e mallrave nga kompani kineze të tregtisë elektronike si Shein dhe Temu dhe për të mbledhur të ardhura për arkën publike. Tarifa zbatohet për pakot që kanë mbërritur në Itali pas 1 janarit.

Megjithatë, kompanitë italiane të logjistikës dhe operatorët e aeroporteve ankohen se taksa ka sjellë tashmë një rënie të fortë të numrit të pakove të vogla që përpunohen nga rrjetet e tyre logjistike.

Ata thonĂ« se fluturimet e ngarkesave nga jashtĂ« BE-sĂ« po ulen nĂ« aeroporte tĂ« tjera tĂ« bllokut pĂ«r t’i shpĂ«tuar tarifĂ«s dhe po i bĂ«jnĂ« thirrje qeverisĂ« Meloni qĂ« ta pezullojĂ« ose ta shfuqizojĂ« taksĂ«n.

“Ky veprim ka pasur efekt bumerang,” tha Valentina Menin, drejtoreshĂ« e pĂ«rgjithshme e shoqatĂ«s sĂ« industrisĂ« Assaeroporti, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son kompanitĂ« qĂ« menaxhojnĂ« 32 aeroporte italiane, pĂ«rfshirĂ« MalpensĂ«n e Milanos, njĂ« nga nyjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« ngarkesave nĂ« vend. “I gjithĂ« sektori italian i logjistikĂ«s po humbet.”

Kur vendosi ta vendoste taksën si pjesë e buxhetit 2026, Roma parashikoi se ajo mund të sillte 122 milionë euro këtë vit dhe 245 milionë euro në vitet pasuese.

Por sipas agjencisë doganore italiane, numri i pakove me vlerë të ulët që mbërritën drejtpërdrejt në Itali nga jashtë BE-së midis 1 dhe 20 janarit ishte 36% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Menin tha se tĂ« paktĂ«n 30 fluturime drejt MalpensĂ«s, pika e mbĂ«rritjes pĂ«r 60% tĂ« tĂ« gjitha mallrave tĂ« dĂ«rguara nĂ« Itali me ajĂ«r, janĂ« devijuar drejt LiĂšge nĂ« BelgjikĂ«, Amsterdamit dhe Budapestit qĂ« nga fillimi i vitit, ndĂ«rsa kompanitĂ« riorganizohen pĂ«r t’i shpĂ«tuar taksĂ«s.

Sipas rregullave ekzistuese të BE-së, sapo mallrat hyjnë në tregun e përbashkët dhe kalojnë doganën në pikën e mbërritjes, ato mund të qarkullojnë lirshëm pa kontrolle apo detyrime të mëtejshme, duke u lejuar kompanive ta shmangin lehtësisht tarifën italiane të përpunimit.

Industria italiane e logjistikĂ«s do tĂ« “dilte e humbur” nĂ«se taksa nuk pezullohej, tha Andrea Cappa, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Confetra, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son 60,000 kompani italiane tĂ« logjistikĂ«s dhe transportit detar.

“Mallrat ende hyjnĂ« nĂ« Itali me kamion, pa paguar tarifĂ«n e kĂ«rkuar, duke sjellĂ« rritje tĂ« ndotjes dhe zhvendosje tĂ« trafikut drejt vendeve tĂ« tjera,” tha ai. “Situata mund vetĂ«m tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet nĂ«se nuk gjendet njĂ« zgjidhje.”

Mbledhja e taksës nga Italia nuk do të nisë zyrtarisht deri në mars, pasi departamenti i doganave dhe kompanitë e logjistikës po përditësojnë ende sistemet e tyre kompjuterike për të marrë parasysh një tarifë që u miratua vetëm disa ditë para Vitit të Ri.

Megjithatë, kompanitë do të jenë gjithsesi të detyruara ta paguajnë tarifën për të gjitha pakot e vogla që kanë mbërritur që nga 1 janari, thanë firmat e logjistikës.

Një deputet nga Forza Italia, pjesë e koalicionit qeverisës me tre parti të Melonit, u ka propozuar ligjvënësve që taksa të shtyhet deri më 1 korrik, kur edhe BE-ja pritet të nisë mbledhjen e një tarife doganore prej 3 euro për të gjitha pakot me vlerë të ulët që mbërrijnë në bllok. / FT

The post Taksa prej 2 eurosh e Italisë për pakot e vogla dështon appeared first on Revista Monitor.

Tenderat, APP: Zyrtarët e ngarkuar me këtë përgjegjësi duhet të certifikohen, të hyjnë në test

Agjencia e Prokurimit Publik u ka bërë thirrje institucioneve që personat e ngarkuar pranë tyre me çështjet e prokurimit publik duhet të testohen dhe të marrin certifikatën për njohuritë bazë ose në të kundërt nuk do të mund ta ushtrojnë këtë detyrë.

Në një njoftim të saj APP jep detajet lidhur me përcaktimet ligjore s ai takon këtij detyrimi si dhe hapave që duhet të ndërmerren.

“Sjellim nĂ« vĂ«mendje se bazuar nĂ« nenin 75/1 tĂ« VKM-sĂ« 285/2021 “PĂ«r miratimin e rregullave tĂ« prokurimit publik”, i ndryshuar si dhe UdhĂ«zimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t “PĂ«r pĂ«rcaktimin e procedurave dhe kritereve pĂ«r organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhĂ«nien e certifikatave nĂ« fushĂ«n e prokurimit publik”, i ndryshuar, pĂ«rcaktojnĂ« detyrimin e personave pĂ«rgjegjĂ«s apo zyrtarĂ«ve tĂ« strukturave pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« prokurimit publik pĂ«r t’u pajisur me certifikate njohurish tĂ« paktĂ«n nĂ« nivelin bazĂ«.

Dispozitat tranzitore, pĂ«rcaktojnĂ« njĂ« periudhĂ« 2-vjeçare brenda sĂ« cilĂ«s, tĂ« gjithĂ« personat e mĂ«sipĂ«rm duhet tĂ« pajisen me certifikatĂ«, periudhĂ« e cila pĂ«rfundon nĂ« muajin Gusht 2026” thuhet nĂ« njoftim.

VetĂ« Agjencia nĂ«nvizon se tĂ« gjithĂ« Autoritetet/Entet Kontraktore duhet qĂ« tĂ« sigurojnĂ« pjesĂ«marrjen e personave pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r prokurimin, si dhe personat e punĂ«suar nĂ« struktura tĂ« dedikuara pĂ«r prokurimin, nĂ«se ka, nĂ« testimin e DATËS 19 SHKURT 2026, qĂ« do tĂ« organizojĂ« ASPA, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« profesionalizimit.

Në rastet kur pjesëmarrësit nuk kalojnë me sukses testimin për nivelin bazë, këta të fundit mund të kryejnë përsëri trajnimin në mënyrë që të përsërisin testimin për marrjen e certifikatës.

“Moscertifikimi brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar mund tĂ« sjellĂ« pasoja, pĂ«rfshirĂ« moslejimin e ushtrimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« cilĂ«sinĂ« e personit pĂ«rgjegjĂ«s apo pjesĂ« e strukturave tĂ« dedikuara nĂ« fushĂ«n e prokurimit publik.

Sjellim nĂ« vĂ«mendje se pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« testim, duhet tĂ« komunikoni me ShkollĂ«n Shqiptare tĂ« AdministratĂ«s Publike deri nĂ« datĂ«n 16 shkurt, nĂ« adresĂ«n aspa@aspa.gov.al, pasi kĂ«rkohet paraprakisht plotĂ«simi i njĂ« formulari dhe regjistrimi paraprak pranĂ« ASPA-s” thuhet nĂ« njoftim.

 

The post Tenderat, APP: Zyrtarët e ngarkuar me këtë përgjegjësi duhet të certifikohen, të hyjnë në test appeared first on Revista Monitor.

❌