Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro për 9-mujorin 2025
Banka e Shqipërisë bleu në tremujorin e tretë të vitit të kaluar një shumë rekord prej afro 631 milionë eurosh në tregun e brendshëm valutor.
Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në ankandet e planifikuara me qëllim rritjen e rezervës valutore gjatë tremujorit të tretë u blenë 108.2 milionë euro. Ndërsa shuma e blerjeve direkte, me qëllim për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek, ishte gati pesë herë më e madhe, me gjithsej 522.6 milionë euro.
Banka e Shqipërisë i nisi blerjet direkte të valutës qysh në muajin maj dhe i ka vazhduar ato gjatë gjithë pjesës së mbetur të vitit 2025.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.
Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 72% ishin blerje direkte me qëllim kontrollin e kursit të këmbimit, ndërsa pjesa e mbetur prej 28% ishin blerje të kryera nëpërmjet ankandeve, në kuadrin e objektivave të lidhura me rritjen e rezervës valutore.
Pavarësisht blerjeve të mëdha të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025, duke prekur rekorde të reja historike, pranë nivelit të 95 lekëve.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.
Megjithatë, ngadalësimi i rënies së kursit duket se mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe.
Vitin e ardhshĂ«m, Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« rrisĂ« mĂ« tej blerjet e planifikuara tĂ« valutĂ«s nĂ« tregun e brendshĂ«m. Ajo synon tĂ« blejĂ« pĂ«rmes ankandeve 330 â 450 milionĂ« euro, me objektiv rritjen e rezervĂ«s valutore. Objektivi i blerjeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me projeksionet nĂ« intervalin 270-350 milionĂ« euro tĂ« parashikuar pĂ«r vitin 2025.
Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot).
Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në periudhën mes muajve qershor dhe gusht do të zhvillohen gjithsej 12 ankande për blerje valute.
Shuma maksimale e planifikuar pĂ«r tâu blerĂ« nĂ« raundin e parĂ« do tĂ« jetĂ« 10-12 milionĂ« euro, nĂ« varĂ«si tĂ« ankandit. MegjithatĂ«, rregulloret i lejojnĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« kryejĂ« edhe blerje nĂ« njĂ« raund tĂ« dytĂ«, me kursin mesatar tĂ« blerjeve nĂ« raundin e parĂ«.
Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.
Â
Â
The post Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro për 9-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.








