❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

16:54 Nëse do që njerëzit të të respektojnë vërtet, thuaju lamtumirë këtyre 9 zakoneve (Lifestyle)

Të gjithë duam të ndihemi të dashur dhe të respektuar. Por respekti i vërtetë nuk vjen nga një version që u pëlqen të tjerëve. Ai ndërtohet kur je autentik/e, i/e qartë dhe në paqe me veten.

Po, do punë. Po, kërkon të heqësh dorë nga disa zakone që ndoshta i ke pasur për vite. Por shpërblimi? Një respekt që nuk është i përkohshëm.

Nëse kjo është ajo që kërkon për veten tënde, ndoshta duhet të heqësh dorë edhe nga këto zakone:

1. Thashethemet

Thashethemet mund të duken argëtuese në moment, por në fund dëmtojnë reputacionin tënd. Njerëzit nuk e respektojnë dikë që ndërton veten duke ulur të tjerët. Respekti vjen nga maturia dhe vetëkontrolli.

2. Premtimet që nuk i mban

TĂ« thuash “po” dhe pastaj tĂ« zhdukesh Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e shpejtĂ« pĂ«r tĂ« humbur besimin. NĂ«se nuk je i/e sigurt qĂ« mund ta bĂ«sh diçka, thuaje hapur. Sinqeriteti respektohet gjithmonĂ« mĂ« shumĂ« sesa justifikimet.

3. TĂ« thuash “po” kur mendon “jo”

Ky është problem klasik. Ti e bën për të mos zhgënjyer të tjerët, por përfundon duke tradhtuar veten. Kufijtë e shëndetshëm nuk të bëjnë egoist/e, por më të respektueshëm/me në sy të të tjerëve.

4. Justifikimet

Nuk ke pse të shpikësh arsye, je person i rritur. Nëse nuk do, thuaj që nuk do. Të qenit i/e qartë është një formë mirësie dhe njerëzit e ndiejnë.

5. Të kërkosh falje pa arsye

TĂ« kĂ«rkosh falje pĂ«r çdo gjĂ« nuk tĂ« bĂ«n mĂ« tĂ« sjellshĂ«m/me, por mĂ« pak autentik/e. Thuaj “mĂ« fal” vetĂ«m kur e mendon vĂ«rtet. AtĂ«herĂ« fjalĂ«t e tua kanĂ« peshĂ«.

6. Të vësh gjithmonë të tjerët para vetes

Të jesh bujar/e është gjë e bukur, por të sakrifikosh veten pafund jo.

7. Të kërkosh vazhdimisht miratimin e të tjerëve

Njerëzit që respektohen më shumë janë ata që ecin sipas ritmit të tyre. Jo çdo mendim kërkon miratimin e të tjerëve, për të mos thënë asnjë mendim.

8. Të zbehësh dritën e të tjerëve

Xhelozia Ă«shtĂ« njerĂ«zore, por tĂ« ulĂ«sh dikĂ« tjetĂ«r pĂ«r t’u ndier mĂ« mirĂ« vetĂ« nuk Ă«shtĂ« elegante. NjerĂ«zit mĂ« tĂ« admirueshĂ«m janĂ« ata qĂ« i ngrejnĂ« tĂ« tjerĂ«t lart.

9. Materializmi i tepruar

Sendet luksoze mund të tërheqin vëmendje, por jo respekt të vërtetë. Respekti ndërtohet mbi atë që je, jo mbi atë që ke./mxh

16:42 Tumoret e aparatit tretës në rritje/ Ekspertët: Kapen vonë, mungon kultura e kontrollit

Mjekët gastrohepatologë dhe onkologë kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve me tumore të aparatit tretës, përfshirë stomakun, pankreasin, zorrën e trashë dhe ezofagun, madje edhe tek pacientët e rinj.

Profesor Myzafer Kaci renditi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në rritjen e këtyre tumoreve dhe kërkoi nga autoritetet krijimin e qendrave për depistimin e popullatës.

“Ushqimet, hormonet, rrezatimet ndikojnĂ« shumĂ« nĂ« rritjen e numrit tĂ« tumoreve. Por pĂ«r fat tĂ« keq kapen vonĂ«, sepse shqiptarĂ«t nuk kujdesen si duhet pĂ«r shĂ«ndetin e tyre. I lutem autoriteteve tĂ« krijojnĂ« disa qendra pĂ«r depistim me fibroskopi apo kolonoskopi”, tha Prof. Myzafer Kaci.

Ai gjithashtu theksoi simptomat qĂ« duhet tĂ« nxisin vizitĂ«n tek mjeku, si gjaku nĂ« feçe ose njĂ« analizĂ« fece, dhe rekomandoi fillimin e ekzaminimeve tĂ« aparatit tretĂ«s nga mosha 40 vjeç: “Ne po hasim tumore edhe tek tĂ« rinjtĂ«, 20-30 vjeç, por masivisht fillojnĂ« nga 40 deri nĂ« 70 vjeç, prandaj njĂ« fibro apo kolonoskopi pas moshĂ«s 40 vjeç Ă«shtĂ« e domosdoshme.”

Një shqetësim i veçantë mbetet kujdesi në banesë për pacientët në fazat e fundit të sëmundjes.

“Duhet rritur kujdesi paliativ, pasi pacientĂ«t vijnĂ« nĂ« mjekĂ«sinĂ« interne dhe qĂ«ndrojnĂ« 1–2 muaj nĂ« pavion. Duhet rritur kujdesi edhe nĂ« shtĂ«pi”, u shpreh Dr. Bernard Progni.

Në një konferencë shkencore me pjesëmarrjen e mjekëve të njohur u diskutua jo vetëm rritja e numrit të rasteve dhe trajtimi i tyre, por edhe rëndësia e ndërgjegjësimit të qytetarëve për kujdesin shëndetësor./mxh

16:33 Negociatat në Abu Dhabi, Zelensky: Bisedimet ishin konstruktive! Takimi i ardhshëm


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se delegacioni ukrainas ka paraqitur raportin e tij dhe se takimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfunduar.

Në një postim në platformën X, Zelensky theksoi se ky ishte formati i parë i tillë pas një periudhe të gjatë dhe se bisedimet u zhvilluan në një frymë konstruktive, me shumë diskutime mes palëve.

“PalĂ«t ranĂ« dakord tĂ« raportojnĂ« nĂ« kryeqytetet pĂ«rkatĂ«se dhe tĂ« koordinojnĂ« hapat e mĂ«tejshĂ«m me udhĂ«heqĂ«sit,” shkroi ai.

Sipas Zelenskyt, pĂ«rfaqĂ«suesit ushtarakĂ« kanĂ« identifikuar njĂ« listĂ« çështjesh qĂ« mund tĂ« shĂ«rbejnĂ« si bazĂ« pĂ«r njĂ« takim tĂ« ardhshĂ«m. Ai shtoi se, nĂ«se ekziston gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara – gjĂ« qĂ« Ukraina e ka shprehur – takime tĂ« tjera mund tĂ« mbahen, potencialisht qĂ« javĂ«n e ardhshme./mxh

16:25 Trump e pranon: Arma sekrete “discombobulator” ishte thelbĂ«sore nĂ« operacionin pĂ«r arrestimin e Maduros

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se njĂ« armĂ« e re sekrete, qĂ« ai e quan “Discombobulator” ishte thelbĂ«sore pĂ«r operacionin qĂ« çoi nĂ« arrestimin e Nicolas Maduros.

Trump u mburr se arma misterioze “i bĂ«ri pajisjet armike tĂ« mos funksiononin” kur helikopterĂ«t amerikanĂ« u futĂ«n nĂ« Karakas mĂ« 3 janar pĂ«r tĂ« arrestuar Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores, me akuza federale pĂ«r drogĂ« dhe armĂ« , operacion qĂ« pĂ«rfundoi pa asnjĂ« humbje jete nga ana e palĂ«s amerikane.

“Discombobulator, Nuk mĂ« lejohet tĂ« flas pĂ«r tĂ«, megjithĂ«se do tĂ« doja shumĂ«â€, tha Trump gjatĂ« njĂ« interviste ekskluzive nĂ« ZyrĂ«n Ovale.

“Ata nuk arritĂ«n qĂ« tĂ« pĂ«rdornin asnjĂ« armĂ«, asgjĂ« prej tyre nuk ka funksionuar”, u shpreh ai.

Trump komentoi mbi armĂ«n kur u pyet pĂ«r raportet e kĂ«saj jave se administrata Biden bleu njĂ« armĂ« me energji pulsuese qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« lloji qĂ« shkakton “SindromĂ«n e HavanĂ«s”.

Nuk dihet shumĂ« pĂ«r armĂ«n, por kĂ«to raportime pasuan rrĂ«fime nga terreni nga Venezuela qĂ« pĂ«rshkruanin se si personat e armatosur tĂ« Maduros u ulĂ«n nĂ« gjunjĂ«, duke “rrjedhur gjak nga hunda” dhe duke vjellĂ« gjak.

Një anëtar i ekipit të rojeve të Maduros tregoi se papritmas të gjitha sistemet e radarit janë fikur pa asnjë shpjegim.

“GjĂ«ja tjetĂ«r qĂ« pamĂ« ishin dronĂ«, shumĂ« dronĂ«, qĂ« fluturonin mbi pozicionet tona. Nuk dinim si tĂ« reagonim”, tha ai, duke thĂ«nĂ« se mĂ« pas u shfaqĂ«n helikopterĂ« qĂ« transportonin rreth 20 trupa amerikane nĂ« zonĂ«.

“Diskombobulatori” atĂ«herĂ« u drejtua drejtpĂ«rdrejt mbrojtĂ«sve tĂ« Maduros.
“NĂ« njĂ« moment, ata lĂ«shuan diçka; nuk di si ta pĂ«rshkruaj. Ishte si njĂ« valĂ« zanore shumĂ« intensive. Papritmas ndjeva sikur koka ime po shpĂ«rthente nga brenda”, tha dĂ«shmitari.

“TĂ« gjithĂ«ve filloi tĂ« na rrjedhĂ« gjak nga hunda. Disa po villnin gjak. Ne ramĂ« pĂ«rtokĂ«, tĂ« paaftĂ« pĂ«r tĂ« lĂ«vizur. As nuk mund tĂ« ngriheshim pas asaj arme sonike – apo çfarĂ«do qĂ« tĂ« ishte.”/mxh

16:13 Nga Anwar Hadid te kriza me familjen Beckham: Jeta sentimentale e Nicola Peltz në qendër të vëmendjes

Nicola Peltz Beckham ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike shumë përpara se të martohej me Brooklyn Beckham. Aktorja amerikane, e lindur në një familje të pasur në Nju Jork, nisi karrierën e saj që në moshë shumë të re dhe u bë e njohur për publikun e gjerë falë rolit të saj në serialin Bates Motel në vitin 2013.

Jeta e saj sentimentale mori po aq vëmendje sa edhe karriera, veçanërisht kur ajo u lidh me emra të njohur nga bota e showbiz-it.

Anwar Hadid

Nicola Peltz dhe Anwar Hadid, vĂ«llai i vogĂ«l i modeleve tĂ« famshme Gigi dhe Bella Hadid, nisĂ«n lidhjen e tyre rreth vitit 2016. Ata e konfirmuan publikisht romancĂ«n pĂ«rmes postimeve nĂ« Instagram dhe intervistave, ku Nicola e pĂ«rshkroi familjen Hadid si “tĂ« mrekullueshme”.

Çifti u nda nĂ« vitin 2018, por Nicola mbeti nĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira me disa anĂ«tarĂ« tĂ« familjes Hadid. Gigi Hadid ishte e pranishme nĂ« dasmĂ«n e saj nĂ« vitin 2022, ndĂ«rsa Nicola dhe Bella Hadid mĂ« vonĂ« bashkĂ«punuan nĂ« serialin The Beauty tĂ« Ryan Murphy. MegjithatĂ«, jo tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e familjes Hadid ishin mbĂ«shtetĂ«s. Motra e Anwar-it, Alana Hadid, komentoi nĂ« mĂ«nyrĂ« kritike ndaj Nicola-s nĂ« rrjetet sociale gjatĂ« dramĂ«s mes familjes Beckham dhe çiftit.

Paul Klein
Pas ndarjes nga Anwar Hadid, Nicola u lidh pĂ«r pak kohĂ« me Paul Klein, kĂ«ngĂ«tarin kryesor tĂ« grupit LANY. MarrĂ«dhĂ«nia e tyre nĂ« vitin 2018 pĂ«rfshiu edhe bashkĂ«punime artistike, pasi Nicola u shfaq nĂ« kopertinĂ«n e kĂ«ngĂ«s “Thru These Tears”. Edhe pse lidhja ishte e shkurtĂ«r, tĂ« dy u ndanĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« miqĂ«sore. Nicola konfirmoi ndarjen nĂ« vitin 2019, duke i uruar Paul-it mĂ« tĂ« mirat.

Brooklyn Beckham
Nicola dhe Brooklyn Beckham u njohën për herë të parë në Coachella në vitin 2017, por romanca e tyre nisi zyrtarisht në tetor 2019, pas një takimi në festën e Halloween-it të Leonardo DiCaprio-s. Vetëm dy ditë më vonë, ata ndanë puthjen e parë.

Çifti e bĂ«ri lidhjen publike nĂ« janar 2020 dhe u fejua disa muaj mĂ« pas. NĂ« prill tĂ« vitit 2022, ata u martuan nĂ« njĂ« ceremoni luksoze nĂ« rezidencĂ«n e familjes Peltz nĂ« Florida. MegjithatĂ«, pas dasmĂ«s dolĂ«n nĂ« pah tensione tĂ« forta me familjen Beckham. Brooklyn ka deklaruar publikisht se bashkĂ«shortja e tij Ă«shtĂ« ndjerĂ« e fyer dhe e pĂ«rjashtuar nga disa anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« edhe nĂ«nĂ«n, Victoria Beckham. NĂ« vitin 2025, Nicola dhe Brooklyn rinovuan betimet martesore pĂ«r tĂ« krijuar kujtime tĂ« reja, pa hijen e konflikteve familjare. PavarĂ«sisht polemikave, çifti vazhdon tĂ« tregojĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fortĂ« pĂ«r njĂ«ri-tjetrin aq sa Brooklyn ka bĂ«rĂ« mbi 20 tatuazhe tĂ« dedikuara pĂ«r Nicola-n./mxh

16:07 Alarm në Lezhë, qytetarët bien pre e skemave piramidale online

Skemat e mashtrimit, të ngjashme me firmat piramidale, janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës. Edhe pse një skemë e tillë mashtroi më herët qindra qytetarë dhe solli humbje të mëdha financiare, institucionet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret.

Nuk pati hetim tĂ« thelluar, nuk u identifikuan pĂ«rgjegjĂ«sit dhe askush nuk u vu pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ«, duke lĂ«nĂ« tĂ« hapur terrenin pĂ«r rikthimin e kĂ«tij fenomeni. Skema mĂ« e re “Ivuu” funksionon serish nĂ«pĂ«rmjet aplikacionit “Telegram”, ku bĂ«jnĂ« pjesĂ« rreth 260 pjesĂ«marrĂ«s nga e gjithĂ« ShqipĂ«ria, me emrin e grupit “Apex Albanian Group”. ShumĂ« qytetarĂ« investuan rreth njĂ« vit mĂ« parĂ« shuma tĂ« konsiderueshme parash, me premtimin se brenda dy javĂ«sh do tĂ« pĂ«rfitonin dyfishin e investimit.

Kulmi i lojĂ«s “Xeux” u shĂ«nua gjatĂ« verĂ«s sĂ« vitit 2025. Skema funksiononte nĂ« formĂ« zinxhiri: çdo individ sillte persona tĂ« rinj dhe pĂ«rfitonte komisione. ShumĂ«fishimi i parave bĂ«hej pĂ«rmes tĂ« ashtuquajturave “sinjale”, qĂ« rrisnin buxhetin nĂ« njĂ« portofol elektronik, duke nxitur investime tĂ« tjera.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« mjaftonte njĂ« investim prej 1–2 mijĂ« eurosh, sĂ« bashku me kartĂ«n e identitetit, ndĂ«rsa komunikimi zhvillohej pĂ«rmes aplikacionit “Telegram”.

Si pasojë, shumë persona humbën shuma të mëdha parash, ndërsa dyshohet se përfituesit ishin vetë organizatorët e skemës. Pjesëmarrësit tregojnë se u ishte premtuar se paratë mund të tërhiqeshin vetëm në Kosovë, në pika të ashtuquajtura të autorizuara. Në kushtet kur kjo skemë ka nisur sërish të qarkullojë në Lezhë, kërkohet reagim i menjëhershëm nga institucionet ligjzbatuese për të ndaluar përhapjen e saj dhe për të mbrojtur qytetarët nga humbje të tjera financiare./mxh

16:02 Thirrja e fundit para protestës/ Berisha: Të rinjtë të rikthejnë shpresën e shqiptarëve

Last Updated on 24/01/2026 by Monika

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë pasditen e sotme një thirrje pak orë para nisjes së protestës së opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se të rinjtë kanë shansin e madh, që nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në protestë të ngrihen në lartësinë e këtij misioni dhe të rikthejnë shpresën e besimin e shqiptarëve.

“I bĂ«j thirrje tĂ« rinjve tĂ« ngriheni nĂ« lartĂ«sinĂ« e kĂ«tij misioni. Sot ju keni shansin e madh tĂ« riktheni edhe njĂ«herĂ« shpresĂ«n, besimin, lirinĂ«, tĂ« drejtat, tĂ« ardhmen tuaj dhe tĂ« shqiptarĂ«ve”,-shkruan Berisha./mxh

15:56 Mesfushori i Kombëtares duket gati, rikthehet për derbin e shqiptarëve në Serinë A

Medon Berisha po i afrohet rikthimit nĂ« fushĂ« pas dĂ«mtimit. Mesfushori shqiptar u pa sĂ«rish nĂ« stĂ«rvitje gjatĂ« seancĂ«s sĂ« fundit tĂ« zhvilluar nĂ« qendrĂ«n sportive “Martignano”, ku vijon tĂ« ndjekĂ« njĂ« program tĂ« personalizuar rikuperimi.

Ky zhvillim konsiderohet një sinjal pozitiv, pasi Berisha po bën hapa përpara drejt rikthimit të plotë. Stafi teknik po monitoron nga afër gjendjen e tij dhe ekziston optimizëm që ai të bashkohet me pjesën tjetër të grupit në ditët në vijim. Nëse progresi vazhdon sipas parashikimeve, mesfushori mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në transfertë.

Siç raporton “calcioleçe.it”, objektivi Ă«shtĂ« qĂ« Berisha tĂ« jetĂ« gati pĂ«r udhĂ«timin drejt Piemontes, ku Leçe do tĂ« pĂ«rballet me Torinon tĂ« dielĂ«n, mĂ« 1 shkurt. NjĂ« rikthim i tij do tĂ« ishte i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, duke pasur parasysh rolin qĂ« ai luan nĂ« mesin e fushĂ«s. Berisha u dĂ«mtua gjatĂ« fitores sĂ« fundit nĂ« shtĂ«pi ndaj PizĂ«s.

QĂ« nĂ« fillim, dĂ«mtimi u vlerĂ«sua serioz, ndĂ«rsa ekzaminimet e mĂ«vonshme konfirmuan njĂ« kĂ«putje tĂ« gradĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« muskulit ‘rectus femoris’ nĂ« kofshĂ«n e djathtĂ«. Pas njĂ« periudhe rehabilitimi dhe pune tĂ« diferencuar, rikthimi i tij nĂ« aktivitet konkurrues duket tashmĂ« gjithnjĂ« e mĂ« afĂ«r.

Berisha u dëmtua në një moment shumë të mirë në aspektin personal duke qenë se shënoi gola pak para se të dëmtohej duke fituar edhe çmime si lojtari i ndeshjes./mxh

15:44 Operacion ndërkombëtar kundër drogës/ 200 kg kokainë nga Amerika Latine, në pranga shqiptarë, rusë dhe spanjollë

Policia spanjolle ka arrestuar Alexei Pustovarov, i konsideruar organizatori kryesor i ngarkesës prej 200 kilogramësh kokainë, e sekuestruar javën e kaluar në portin e Vigos.

Pustovarov ishte krahu i djathtĂ« i Brian Charrington, i njohur si “narco i Wikipedia-s”, trafikant i njohur spanjoll qĂ« vdiq nĂ« korrik 2025 nĂ« Alicante.

Sipas autoriteteve, Pustovarov udhëtoi personalisht drejt Galicisë për të mbikëqyrur mbërritjen e drogës dhe vepronte në bashkëpunim me Mafian Shqiptare dhe një organizatë kriminale me bazë në zonën e O Salnés, Galici.

Operacioni u zhvillua në dy faza gjatë nëntë ditëve dhe u realizua nga Policia në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, duke çmontuar plotësisht organizatën kriminale që përdorte anije mallrash dhe kontenierë për të futur kokainë në Evropë përmes portit të Vigos.

Në total, tetë persona u arrestuan, ndërsa shtatë prej tyre janë dërguar në burg, të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Organizata përdorte metodën e fshehjes së drogës brenda kontenierëve të anijeve tregtare, pa dijeninë e kompanive të transportit, për ta nxjerrë më pas në portin e destinacionit.

Më 12 janar, policia arrestoi pesë persona që kishin mbërritur një ditë para ankorimit të anijes për të marrë drogën. Dy prej tyre u kapën në një banesë të marrë me qira pranë Vigos, ndërsa tre të tjerë u arrestuan në një restorant të qytetit.

15:36 Pallati “i mallkuar” nĂ« Venecia qĂ« askush nuk po e blen! Vrasje, vetĂ«vrasje dhe mallkim, historitĂ« famĂ«keqe tĂ« ish-pronarĂ«ve

NĂ« njĂ« vendndodhje privilegjuar nĂ« brigjet e Kanalit tĂ« Madh tĂ« Venecias, pallati historik Ca’ Dario shkĂ«lqen mbi ujĂ« qĂ« nga fundi i shekullit XV. VetĂ«m pak hapa larg koleksionit “Peggy Guggenheim”, ai pĂ«rshkruhet si njĂ« perlĂ« arkitekturore, por prej vitesh nuk gjen blerĂ«s. Arsyeja? ËshtĂ« cilĂ«suar si “i mallkuar”, pĂ«r shkak tĂ« vrasjeve, vetĂ«vrasjeve dhe aksidenteve misterioze qĂ« lidhen me historinĂ« e tij.

NdĂ«rtesa mori emrin nga pronari i saj i parĂ«, Giovanni Dario, njĂ« diplomat qĂ« u shpall hero pas nĂ«nshkrimit tĂ« njĂ« traktati paqeje me PerandorinĂ« Osmane. PĂ«rgjatĂ« shekujve, pallati ka strehuar aristokratĂ«, tregtarĂ« dhe madje edhe figura tĂ« elitĂ«s sĂ« muzikĂ«s rock britanike. NĂ« vitin 1908 u pikturua nga Claude Monet gjatĂ« udhĂ«timit tĂ« tij nĂ« Venecia dhe njĂ« vit mĂ« vonĂ« u pĂ«rmend nga Henry James nĂ« ditarin e tij tĂ« udhĂ«timeve “Italian Hours”.

MegjithatĂ«, godina madhĂ«shtore, me nĂ«ntĂ« dhoma gjumi, tetĂ« banjo dhe salla pritjeje tĂ« zbukuruara me afreske, ka rezultuar jashtĂ«zakonisht e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u shitur, jo domosdoshmĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« çmimit, i cili sipas burimeve arrin nĂ« rreth 17.024.900 euro.

AgjentĂ«t e pasurive tĂ« paluajtshme kanĂ« pasur vĂ«shtirĂ«si tĂ« kapĂ«rcejnĂ« reputacionin e saj si “pallati i mallkuar i Venecias”, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« sĂ«rĂ« pronarĂ«sh dhe vizitorĂ«sh qĂ« gjetĂ«n njĂ« fund tĂ« parakohshĂ«m, e nĂ« disa raste tĂ« dhunshĂ«m, shkruan The Guardian.

TashmĂ« qĂ« Ă«shtĂ« restauruar, pĂ«rpjekjet pĂ«r shitjen e tij janĂ« rindezur, me Christie’s dhe Engel & Völkers qĂ« kanĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r sfidĂ«n. Christie’s e pĂ«rshkruan ndĂ«rtesĂ«n si njĂ« “perlĂ« arkitekturore” me harqe gotike, llambadarĂ« antikĂ« Murano dhe njĂ« tarracĂ« me lozhĂ«, duke theksuar gjithashtu se ndodhet nĂ« njĂ« lagje “tĂ« qetĂ«â€ tĂ« Venecias, larg turmave turistike.

Vrasje, vetëvrasje dhe aksidente

Ajo qĂ« nuk pĂ«rmendet nĂ« fushatat promovuese janĂ« historitĂ« tragjike qĂ« kanĂ« ushqyer legjendat lokale pĂ«r mallkimin e pallatit. Sipas kĂ«tyre rrĂ«fimeve, Ca’ Dario lidhet me tĂ« paktĂ«n shtatĂ« vdekje, mĂ« e tmerrshmja prej tĂ« cilave ndodhi nĂ« vitin 1970, kur pronari i atĂ«hershĂ«m, konti Filippo Giordano Delle Lanze, u vra brenda mureve tĂ« pallatit nga partneri i tij, njĂ« marinar qĂ« u arratis nĂ« LondĂ«r dhe mĂ« vonĂ« u vra edhe vetĂ«.

NjĂ« vit mĂ« pas, prona u ble nga Kit Lambert, menaxheri i grupit The Who. Edhe pse ai pretendonte se nuk e shqetĂ«sonte fama e mallkimit, thuhet se u kishte thĂ«nĂ« miqve se flinte diku tjetĂ«r pĂ«r t’i shpĂ«tuar “fantazmave”. BanorĂ«t vendas ia atribuuan mallkimit rĂ«nien e tij nĂ« varĂ«sinĂ« nga droga, problemet financiare dhe vdekjen e tij nĂ« LondĂ«r nĂ« vitin 1981, pas njĂ« rĂ«nieje nga shkallĂ«t.

Në vitet 1980, pallati u ble nga italiani Raul Gardini, i cili u përfshi në një skandal të madh korrupsioni dhe kreu vetëvrasje në Milano në vitin 1993.

Legjendat thonë gjithashtu se pallati sjell fatkeqësi edhe për ata që thjesht i afrohen ose kalojnë pushime aty. Tenori i famshëm i operës, Mario Del Monaco, kishte planifikuar ta blinte pronën në vitin 1964, por ndryshoi mendje pas një aksidenti të rëndë automobilistik gjatë rrugës për ta vizituar. John Entwistle, basisti i The Who, vdiq në SHBA në vitin 2002, vetëm një javë pasi e kishte marrë pallatin me qira.

Pas kĂ«saj, ndĂ«rtesa mbeti kryesisht e braktisur. Edhe pse tĂ«rhoqi interesin e disa blerĂ«sve potencialĂ« tĂ« impresionuar nga arkitektura, mes tyre thuhet se ishte edhe Woody Allen, ata u dekurajuan nga “aura” e saj.

Në vitin 2006, godina u ble nga një kompani amerikane në emër të pronarit aktual, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Fakti që pallati ka mbetur bosh që atëherë, ka forcuar edhe më shumë thashethemet.

“VenecianĂ«ve u pĂ«lqen tĂ« tregojnĂ« histori”

Arnaldo Fusello, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Christie’s nĂ« Venecia, tha se venecianĂ«ve u pĂ«lqen tĂ« tregojnĂ« histori interesante, sidomos pĂ«r turistĂ«t, “pĂ«r shembull, gondolieri qĂ« kalon para pallatit”, siç u shpreh ai. Ai pĂ«rmendi gjithashtu “qindra” banorĂ« qĂ« kanĂ« jetuar deri nĂ« moshĂ« tĂ« thyer nĂ« pallat ndĂ«r shekuj, pĂ«rfshirĂ« edhe vetĂ« Dario-n, i cili vdiq nga shkaqe natyrore nĂ« moshĂ«n 80-vjeçare.

Historiani venecian Davide Busato tha se thashethemet nisĂ«n nĂ« vitet 1970, por u pĂ«rhapĂ«n gjerĂ«sisht pas vetĂ«vrasjes sĂ« Gardini-t. “VenecianĂ«ve u pĂ«lqen tĂ« tregojnĂ« histori dhe Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht normale qĂ« t’i ekzagjerojnĂ« ato”, tha ai, duke e krahasuar rastin me ishullin Poveglia, njĂ« ishull i braktisur nĂ« lagunĂ«n e Venecias, i famshĂ«m pĂ«r legjendat e fantazmave.

Sipas Busato-s, venecianĂ«t janĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si realistĂ« dhe zakonisht nuk ndikohen nga bestytnitĂ«, “por u pĂ«lqen tĂ« befasojnĂ« njerĂ«zit, sidomos ata qĂ« vijnĂ« nga jashtĂ«â€.

Ai shtoi se Venecia është plot me ndërtesa historike ku kanë ndodhur vrasje dhe vetëvrasje dhe që sot funksionojnë si hotele luksoze.

Nga ana e tij, Fusello shprehet i bindur se pallati do ta kapĂ«rcejĂ« famĂ«n e tij ogurzezĂ« dhe do tĂ« shitet. Ai tha se deri tani ka pasur “interes tĂ« madh”, si nga italianĂ« ashtu edhe nga tĂ« huaj. “Ky Ă«shtĂ« njĂ« vend ku historia jeton”, u shpreh ai. “Dhe nĂ«se doni tĂ« jetoni historinĂ«, ky Ă«shtĂ« shtĂ«pia perfekte, me kusht qĂ« blerĂ«si tĂ« angazhohet pĂ«r ta mbajtur gjallĂ« kĂ«tĂ« pronĂ«â€./mxh

“Tarifa 100% nĂ« rast tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje tregtare me KinĂ«n”, Trump kĂ«rcĂ«non edhe KanadanĂ«

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% mbi produktet kanadeze nëse Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.

Sipas mediave të huaja ai paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij.

“Kina do ta hajĂ« KanadanĂ« tĂ« gjallĂ«, do ta shkatĂ«rrojĂ« komplet, duke pĂ«rfshirĂ« bizneset, strukturĂ«n sociale dhe mĂ«nyrĂ«n e pĂ«rgjithshme tĂ« jetesĂ«s sĂ« tyre. NĂ«se Kanadaja bĂ«n marrĂ«veshje me KinĂ«n, menjĂ«herĂ« do tĂ« pĂ«rballen me njĂ« tarifĂ« 100% mbi tĂ« gjitha mallrat dhe produktet kanadeze qĂ« hyjnĂ« nĂ« SHBA”, shkroi Trump nĂ« Truth Social.

GjatĂ« njĂ« vizite tĂ« fundit nĂ« KinĂ«, Carney e quajti superfuqinĂ« aziatike “partner tĂ« besueshĂ«m dhe tĂ« parashikueshĂ«m” dhe nĂ« Davos inkurajoi liderĂ«t evropianĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« investime nga ekonomia e dytĂ« mĂ« e madhe e botĂ«s.

Trump sugjeroi se Kina mund të përpiqej të përdorte Kanadanë për të shmangur tarifat amerikane.

“NĂ«se Guvernatori Carney mendon se do tĂ« bĂ«jĂ« nga Kanadaja njĂ« ‘Port DorĂ«zimi’ pĂ«r KinĂ«n pĂ«r tĂ« dĂ«rguar mallra dhe produkte nĂ« SHBA, ai gabon rĂ«ndĂ«â€, tha Trump.

Tensionet mes SHBA-së dhe fqinjit të saj verior janë shtuar në ditët e fundit.

TĂ« enjten, Trump tĂ«rhoqi ftesĂ«n pĂ«r KanadanĂ« qĂ« tĂ« bashkohej me iniciativĂ«n e tij “Bordin e Paqes” pĂ«r zgjidhjen e konflikteve globale.

Ky vendim erdhi pas fjalimit të Carney-t në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai kritikoi hapur përdorimin e integrimit ekonomik si armë dhe tarifat si mjet presioni.

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Shqipëria synon të bëhet një destinacion më atraktiv për investitorët në vitin 2026. Institucionet vlerësojnë se ekonomia pritet të ruajë rritje të qëndrueshme, ndërsa infrastruktura, energjia e rinovueshme, turizmi dhe teknologjia shihen si sektorë me potencial të madh për thithjen e investimeve.

“Investitori qĂ« kĂ«rkon kthim afatmesĂ«m duhet tĂ« konsiderojĂ« sektorĂ«t infrastrukturorĂ« dhe tĂ« rinovueshĂ«m. Por njĂ« vlerĂ«sim i kujdesshĂ«m i rreziqeve administrative dhe ligjore Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m – klimĂ« e mirĂ« investimi nuk do tĂ« thotĂ« mungesĂ« sfidash”, shprehet Eduart Gjokutaj.

Megjithatë, sipas anketës më të fundit mbi klimën e investimeve, bizneset e konsiderojnë informalitetin, konkurrencën jo të barabartë dhe kompleksitetin e administratës si pengesa kryesore për zhvillim. Perceptimi nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve, duke treguar nevojën për reforma të mëtejshme.

“Njohja e sfidave tĂ« klimĂ«s sĂ« investimeve, si dhe dialogu mes shtetit dhe sektorit privat, janĂ« çelĂ«si pĂ«r ta bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« njĂ« treg konkurrues nĂ« rajon”, shprehet Eduart Gjokutaj.

Me ligjin e investimeve strategjike tĂ« zgjatur deri nĂ« fund tĂ« vitit 2026 dhe me prioritetet e qeverisĂ« nĂ« sektorĂ« kyç, rruga drejt njĂ« ambienti mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik duket e hapur, megjithĂ« sfidat qĂ« mbeten pĂ«r t’u adresuar.

“ShpresĂ« pĂ«r BDI-nĂ« nĂ« qeveri mĂ« nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet tĂ« dorĂ«hiqet nga politika!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit, duke e kujtuar ish-liderin e partisë në ditëlindjen e 78-të, informon Telegrafi Maqedoni.

Thaçi tha se Xhaferi ka lënë gjurmë të pashlyeshm në politikën në Maqedoni dhe më gjërë dhe se politika e tij është udhërrëfyes se nga duhet të ecin shqiptarët.

Thaçi poashtu komentoi dhe ftesën e Ali Ahmetit për bashkimin e partive shqiptare në Aleancën Kombëtare për Integrim.

“Jam i shokuar me prostitucionin politik tĂ« Ali Ahmetit, ai po i laritet Hristijan Mickoskit qĂ« ta marrĂ« nĂ« qeveri. Ahmeti Ă«shtĂ« kanceri i politikĂ«s shqiptare nĂ« Maqedoni, tashmĂ« edhe me Ziadinin dhe Taravarin. Kjo piskamĂ«, kjo dhelpĂ«r qĂ« i digjet bishti e qĂ« e ka emrin Ali Ahmeti duhet tĂ« dorĂ«hiqet nga politika”, tha Thaçi.

Ai deklaroi se shpresë për BDI-në më nuk ka, pavarësisht dëshirës së Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

‘Nuk ka zgjedhje. Aliu gĂ«njen. Askush nuk i ka premtuar asgjĂ«, ai mendon qĂ« do tĂ« kĂ«tĂ« shpresĂ« pĂ«r BDI-nĂ« por mĂ« shpresĂ« nuk ka”, deklaroi Thaçi.

“Mund tĂ« kualifikohemi nĂ« BotĂ«ror”, ish-futbollisti i KombĂ«tares: Çdo lojtar duhet tĂ« japĂ« mbi mundĂ«sitĂ« e tij

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreh shpresën që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit, një ekskluzivitet i Televizionit Klan. Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thekson se kualifikimi është i mundur.

“Polonia Ă«shtĂ« njĂ« ekip me arritje dhe suksese tĂ« mĂ«dha. UnĂ« dĂ«shiroj qĂ« çdo futbollist tĂ« japĂ« mbi mundĂ«sitĂ« e tij nĂ« kĂ«tĂ« ndeshje. Po tĂ« kemi edhe fat, mund tĂ« arrijmĂ« kualifikimin”, tha Demollari.

ShqipĂ«ria do tĂ« luajĂ« mĂ« 26 mars nĂ« VarshavĂ« gjysmĂ«finalen e play-off-it me PoloninĂ«, dhe nĂ«se e kalon me sukses, mĂ« 31 mars do tĂ« pĂ«rballet me fituesin e sfidĂ«s Ukrainë–Suedi, po nĂ« transfertĂ«.

Demollari mbahet mend edhe pĂ«r golin e shĂ«nuar nĂ« Wembley ndaj AnglisĂ« nĂ« 1989, i cili u anulua padrejtĂ«sisht. “ËshtĂ« njĂ« gol qĂ« kishte arsye pse tĂ« anullohej, por ngelet nĂ« kujtesĂ«n time si njĂ« nga mĂ« tĂ« bukurit pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si u ekzekutua”, tha ai.

Pas Dinamos së Tiranës, Demollari luajti me Dinamon e Bukureshtit në Rumani, ku u shpall kampion, golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në futbollin rumun. Ai ka luajtur gjithashtu me Panionios në Greqi dhe Gyor në Hungari, ndërsa si trajner ka drejtuar Kombëtaren dhe disa skuadra në Shqipëri.

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, priti në Kuvendin e Shqipërisë Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe një zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano.

GjatĂ« takimit u diskutua mbi pĂ«rgatitjet pĂ«r Samitin e DiasporĂ«s, qĂ« do tĂ« mbahet mĂ« 14–15 prill, si dhe mbi nevojĂ«n pĂ«r forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve me shqiptarĂ«t qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« vendit. NĂ« fokus tĂ« bisedĂ«s ishin çështjet qĂ« lidhen me ruajtjen dhe mĂ«simin e gjuhĂ«s shqipe, promovimin e kulturĂ«s kombĂ«tare dhe rritjen e pĂ«rfshirjes sĂ« diasporĂ«s nĂ« zhvillimin e ShqipĂ«risĂ«.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit institucional për të thelluar dialogun me diasporën dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetet shqiptare jashtë kufijve të vendit.

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka postuar një foto në profilin e tij ku shihet duke ngrënë e pirë me 5 demokratë përpara nisjes për protestë, të cilët kanë dalë fotografi me dy gishtat lart.

“Para nisjes pĂ«r protestĂ«, me miq dhe kolegĂ« tĂ« mirĂ« dhe tĂ« pandalshĂ«m, Sali isufaj, Lul Mirofski, Luigj, Majaci, Bilbil Sadiku, dhe Skelqim Pashollari, nĂ« orĂ«n 17 tĂ« gjithĂ« nĂ« shesh nĂ« TiranĂ«!”, shkruan Baçi nĂ« foton e postuar.

“Ukraina po punon pĂ«r paqen dhe sigurinĂ«â€, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalĂ«she nĂ« Abu Dhabi

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Zelensky i cilĂ«soi bisedimet konstruktive, teksa tha se ‘u diskutua shumë’ pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

“Fokusi qendror i diskutimeve ishin mbi dakordĂ«sinĂ« e mundshme pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s”, shkroi mes tĂ« tjerash Zelensky.

“E vlerĂ«soj shumĂ« mirĂ«kuptimin e nevojĂ«s pĂ«r monitorimin dhe mbikĂ«qyrjen amerikane tĂ« procesit tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s dhe ruajtjen e sigurisĂ« sĂ« UkrainĂ«s”, shtoi Zelensky.

Lideri ukrainas tha gjithashtu se, me kusht që të ketë gatishmëri për të ecur përpara, takime të mëtejshme mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

“Ukraina po punon pĂ«r paqen dhe sigurinĂ«. Faleminderit tĂ« gjithĂ«ve qĂ« po ndihmojnĂ«â€, pĂ«rfundoi Zelensky shkrimin e tij.

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqin dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha.

Liridon Berisha vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021. Stephanie Di Vincenzo, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm disa metra larg banesës së saj.

Prokurori i pĂ«rgjithshĂ«m, Nicolas Burkel, e pĂ«rshkroi aktin si “jashtĂ« çdo normale pĂ«r nga dhuna”.

“As prania e dĂ«shmitarĂ«ve dhe as ajo e vajzĂ«s nuk e pengoi tĂ« vazhdonte aktin. Ai e goditi pĂ«r ta dobĂ«suar dhe mĂ« pas i dha goditje poshtĂ«ruese mbi trupin e saj”, tha ai.

Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme.

Berisha ishte dënuar gjithashtu me një vit burg për disa shkelje të rregullave të trafikut. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.

1350 efektivĂ« nĂ« terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ ÇfarĂ« do ndodhĂ« nĂ« protestĂ«?

Edhe pak orĂ« na ndajnĂ« nga protesta e opozitĂ«s, e cila do tĂ« mbahet sot nĂ« 24 janar, ora 17:00 pĂ«rpara KryeministrisĂ« nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

MĂ«sohet se 1350 efektivĂ« do tĂ« jenĂ« nĂ« terren gjatĂ« zhvillimit tĂ« protestĂ«s. Ai shtoi se edhe Kryeministria Ă«shtĂ« ‘veshur’ me gardh metalik.

“Do tĂ« ketĂ« prezencĂ« tĂ« policisĂ«. 1350 punonjĂ«s pritet qĂ« tĂ« angazhohen nĂ« kĂ«tĂ« protestĂ«. ËshtĂ« vlerĂ«suar qĂ« tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« efektivĂ«, edhe pĂ«r shkak tĂ« thirrjeve tĂ« fundit. Policia e TiranĂ«s i ka kĂ«rkuar PD-sĂ« se duhet tĂ« pĂ«rcaktojĂ« edhe njĂ« orar tĂ« mbylljes sĂ« protestĂ«s, por se Partia Demokratike nuk ka kthyer pĂ«rgjigje. Rruga ‘DĂ«shmorĂ«t e Kombit’ Ă«shtĂ« bllokuar, janĂ« bllokuar rrugĂ«t qĂ« janĂ« shumĂ« pranĂ« qendrĂ«s sĂ« TiranĂ«s. ËshtĂ« fortifikuar dera hyrĂ«se e KryeministrisĂ«. PolicĂ«t do tĂ« krijojnĂ« njĂ« ‘gardh’, nĂ« rast se do tĂ« ketĂ« veprime tĂ« protestuesve nĂ« drejtim tĂ« efektivĂ«ve. Policia ka marrĂ« masa, edhe nĂ«se protestuesit hedhin molotovĂ«â€, tha gazetari Bajraktaraj.

Sot në 24 janar 2026 mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike.

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Një 59-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga autoritetet portuale të Durrësit, pasi tentoi të kalonte kontrabandë jashtë vendit dhjetëra steka me cigare elektronike. Policia njofton se ai i kishte fshehur ato në automjetin që drejtonte.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Njoftimi i PKK Port, Durrës

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

❌