Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me lumin Ibër dhe zhvillimet në veri të Ko...
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me lumin Ibër dhe zhvillimet në veri të Kosovës, duke e akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për “shkatërrim sistematik” të pronave të serbëve. Në një reagim të gjatë në rrjetin social X, Gjuric e cilëson diskutimin mbi lumin Ibër si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai e konsideron si “realitetin konkret” në terren. Ministri i Jashtëm serb argumenton se Shqipëria nuk ka statusin e një shteti breglumor të Ibrit dhe se çështjet që lidhen me këtë rrjedhë ujore duhet të trajtohen nga palët drejtpërdrejt të interesuara. Gjuric rikthen gjithashtu në vëmendje qëndrimin e Beogradit për Kosovën, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë, të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai kërkon nga Tirana që mbështetja për komunitetin serb në Kosovë të shoqërohet me veprime konkrete. Në fund të reagimit, ministri serb i sugjeron Ramës dhe ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferid Hoxha, që të lënë pas “diplomacinë përmes altoparlantëve” dhe të fokusohen në bashkëpunimin konkret mes shqiptarëve dhe serbëve. #voxnews #media #news @voxnews.al
1663 views