Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2026Main stream

Protesta e 54-të në Tiranë: Nesër më shumë!

24 July 2026 at 05:20
Thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 54-të të organizuar kundër qeverisë. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Rama, Sala, SPAK, ju…” ishin disa nga sloganet që protestuesit hodhën gjatë tubimit. Qytetarët pjesëmarrës deklaruan se […]

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

24 July 2026 at 04:48
Fatmiri ishte pesëdhjetë vjeç kur vendosi të hapte gjyqin për pronën e gjyshit. Kishte mbledhur tapi, harta, fotografi, dëshmi dhe çdo letër që familja kishte ruajtur për dekada. Ishte i bindur se do të fitonte. Nuk e dinte vetëm një gjë: sa gjatë duhej të jetonte për ta parë fundin. Avokati i hodhi një sy […]

Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën

24 July 2026 at 06:00

Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kërkon aktivisht një vend pune, shfaqi ndryshime të ndjeshme mes qarqeve në vitin 2025.

Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera, studentët, pensionistët e parakohshëm, personat që kujdesen për familjen, ata me probleme shëndetësore, si dhe individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune.

Përqindjen më të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës e kanë Gjirokastra, Vlora, Shkodra dhe Lezha dhe nga ana tjetër Kukësi, Berati kanë nivelin me të ulët me nga 31.7 dhe 31.8 për qind secila.

Të dhënat tregojnë se rritja më e fortë vjetor e inaktivitetit u regjistrua në Kukës, ku norma u rrit me 9.4 pikë përqindje nga viti 2024 në 2025. Një rritje kaq e madhe e popullsie që nuk do të punojë në qarkun më të varfër të vendit lidhet me emigracionin e lartë, plakjen e popullsisë dhe mungesën e mundësive të punësimit, që shpesh i dekurajojnë banorët të kërkojnë punë.

Rritje të ngjashme shënoi edhe Gjirokastra, ku inaktiviteti u rrit me 9.1 pikë përqindje, duke arritur në 41.1%, niveli i dytë më i lartë në vend. Edhe ky qark karakterizohet nga plakja e popullsisë dhe emigracioni, faktorë që reduktojnë pjesëmarrjen në tregun e punës.

Por Vlora mbetet qarku me shkallën më të lartë të inaktivitetit, 40.8%. Kjo reflekton plakjen e popullsisë, punësimin sezonal në turizëm dhe një pjesë të konsiderueshme të banorëve që nuk janë aktivë gjatë gjithë vitit.

Në Shkodër, norma u rrit lehtë në 40%, me 1.1 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Një rritje më e moderuar u vu re edhe në Elbasan (2.3 pikë përqindje), Dibër (1.4 pikë) dhe Durrës (0.3 pikë).

Në anën tjetër, Lezha regjistroi përmirësimin më të madh, me një ulje të inaktivitetit prej 3.7 pikë përqindje, nga 42.1% në 38.4%. Rënia lidhet me rritjen e punësimit në sektorët e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit, si dhe me shtimin e personave që janë rikthyer në kërkim aktiv të punës.

Edhe Tirana shënoi një ulje të ndjeshme, me 2 pikë përqindje, duke zbritur në 37.5%. Si qendra më e madhe ekonomike e vendit, Tirana përfiton nga krijimi i vendeve të reja të punës në shërbime, teknologji, ndërtim dhe administratë, duke tërhequr më shumë persona drejt tregut të punës.

Berati regjistroi një ulje prej 2.2 pikë përqindje, ndërsa rënie më të vogla u shënuan në Fier (-0.7 pikë), Korçë (-0.5 pikë) dhe Vlorë (-0.1 pikë). ime që dalin drejtpërdrejt nga të dhënat./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën appeared first on Revista Monitor.

Bridge returned error 400! (20658)

24 July 2026 at 02:01

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.32

Go back

VerifiedJoseph

“Can You Give Us These Girls for One Night?” – Witnesses Recount How Clash That Left Three Injured Began

By: admin
24 July 2026 at 00:39

The trial of Elijon Hoxhaj, Erion Susuri, Arbër Hoxhaj and Orhan Ademaj in connection with an attempted aggravated murder case continued on Thursday, July 23, 2026, at the Prizren Court.

According to the indictment, Elijon Hoxhaj is charged with attempted aggravated murder. Erion Susuri, Arbër Hoxhaj and Orhan Ademaj are accused of aiding the commission of attempted aggravated murder.

Three witnesses testified before the trial panel, presenting their accounts of the circumstances surrounding the incident.

Responding to questions from prosecutor Ervehe Gashi, witness Y.Z. said that she and F.P. were returning home when they encountered the defendant, Elijon Hoxhaj. Because they knew each other and were friends, he approached and offered to accompany them home.

She said that near “ABI Çarshia,” a black car carrying five people approached them. One of them asked: “Can you give us these girls for one night?” Hoxhaj reacted to the remark, after which the men returned, got out of the vehicle and one of them punched him in the face. During this time, the two girls tried to defuse the situation.

“Elijon said to them: ‘Are you normal? What are you saying?’” Y.Z. testified.

According to the witness, the five men then followed them by car to near the Municipality of Prizren. During the pursuit, they swore at and insulted them while repeatedly signaling for them to stop the car.

In response to questions from attorney Blerim Mazreku, the injured parties’ representative, Y.Z. confirmed that Hoxhaj called someone to ask for help while they were being followed by car. According to her, he said: “Can you come? Some guys are following us.”

“Yes, he called someone, but he did not mention any names,” witness Y.Z. said.

Questioned by Valdrin Gashi, defense attorney for defendant Orhan Ademaj, the witness said she would not be able to identify the men she first saw that night even if she were confronted with them today. She explained that she had been distressed and was focused on trying to restrain the defendant Hoxhaj.

Witness F.P. gave a similar account of the incident. She said the attackers tried to hit Hoxhaj, but the punch passed close to her face before striking him. F.P. added that the same men followed them by car, threatened them with insulting language and demanded that they stop.

“Get out and we’ll show you who we are. Stop the car,” witness F.P. testified, adding that the same men had sworn at and insulted them.

Witness Y.Z., meanwhile, said he became involved in the situation by chance after seeing several people attempting to attack a young man accompanied by two girls. To defuse the situation, he told them to leave and warned them that the police were coming. According to his testimony, Hoxhaj and the two girls drove away after he intervened.

“Leave because the police are coming. I intervened and tried to physically stop those five people, who were heading toward the person accompanied by two women and addressing him with insulting language,” witness Y.Z. said.

Neither prosecutor Ervehe Gashi, injured party attorney Raima Elezi, nor the defendants and their defense attorneys raised any objections regarding the testimony.

The next hearing is scheduled to continue on July 24, 2026.

The Prizren Prosecutor’s Office indictment states that the incident occurred on December 29, 2024, at around 1:45 a.m. Following an earlier dispute in the parking lot of the “ABI Çarshia” Shopping Center, Elijon Hoxhaj allegedly called Erion Susuri, Arbër Hoxhaj and Orhan Ademaj, whom he later met near the “Shell” gas station in Prizren.

Prosecutors allege that the four defendants, using two vehicles, pursued Muharrem Elshani, Lutfi Bislimaj and Albin Elshani.

According to the indictment, the injured parties’ path was blocked near the IPKO building. Eljon Hoxhaj allegedly got out of the car with a knife and stabbed Muharrem Elshani in the right shoulder, Lutfi Bislimaj in the left lumbar area, and Albin Elshani in the leg and forearm, causing them bodily injuries.

For these actions, Eljon Hoxhaj faces charges of attempted aggravated murder and unauthorized ownership, control or possession of weapons.

According to the prosecution, Erion Susuri, Arbër Hoxhaj and Orhan Ademaj assisted in committing the criminal offense by taking part in the pursuit of the injured parties, blocking their vehicle and physically assaulting them. Prosecutors allege that they thereby created the conditions for Hoxhaj to attack the three injured parties with a knife. For this reason, all three are charged with aiding the commission of attempted aggravated murder./Kallxo

The post “Can You Give Us These Girls for One Night?” – Witnesses Recount How Clash That Left Three Injured Began appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Krist Prenga prezantohet në ring përpara duelit historik me Anthony Joshuan: Nga Mirdita në Jeddah, me Shqipërinë në zemër

By: admin
24 July 2026 at 00:04

Kristian Prenga do të ngjitet në ring më 25 korrik për duelin e madh kundër Anthony Joshuas, i cili do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Boksieri shqiptar me origjinë nga Mirdita ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video nga prezantimi i tij në ring.

Pritshmëritë për këtë përballje janë të mëdha dhe tribunat pritet të mbushen plot me spektatorë, të cilët do ta ndjekin rivalitetin deri në çastin vendimtar të shpalljes së fituesit.

POSTIMI:

“Rrugëtimi im nis nga Mirdita dhe më çon në ringun e Jeddah.

Përpara kam Zotin, ndërsa në zemër mbaj të gjithë Shqipërinë.

Më 25 korrik do të hyj në ring për ta përfaqësuar me krenari vendin tim.”

The post VIDEO/ Krist Prenga prezantohet në ring përpara duelit historik me Anthony Joshuan: Nga Mirdita në Jeddah, me Shqipërinë në zemër appeared first on Albeu.com.

Karim Adeyemi te Barcelona, talenti i jashtëzakonshëm përballë rrezikut për të mos prekur majat

By: admin
24 July 2026 at 00:03

Mbërritja e Karim Adeyemit te Barcelona është shoqëruar me entuziazëm, megjithëse në Gjermani mbeten pikëpyetje nëse sulmuesi do të jetë në gjendje ta shpalosë më në fund të gjithë potencialin e tij.

Mediat gjermane theksojnë se 24-vjeçari i jep lamtumirën Borussia Dortmundit me profilin e një lojtari që, falë shpejtësisë dhe cilësive teknike, mund ta zgjidhë i vetëm një ndeshje. Megjithatë, ai nuk mundi të siguronte vazhdimësi në paraqitjet e tij.

Etapa e Adeyemit në Dortmund u karakterizua nga luhatje të mëdha, me ndeshje të një niveli të lartë të pasuara nga periudha të gjata në të cilat mbeti larg pritshmërive. Trajnerët që punuan me të nuk ia dolën ta kthenin në një titullar të padiskutueshëm ose në udhëheqës të skuadrës, ndërsa sulmuesi nuk arriti të konsolidohej as te kombëtarja e Gjermanisë.

Gazeta Bild vlerëson se vështirësia e tij nuk qëndronte te mungesa e talentit, por te disiplina, përqendrimi dhe aftësia për të ruajtur të njëjtin nivel. Për shkak të potencialit të madh që mbeti i pashfrytëzuar plotësisht, tabloidi gjerman e cilësoi futbollistin si një “bombë me sahat”.

Vëmendje dhe polemika jashtë fushës

Reputacioni i Adeyemit u ndikua gjithashtu nga disa ngjarje jashtë terrenit. Lidhja me reperen Loredana, diskutimet rreth mënyrës së tij të jetesës dhe incidente të tjera e vendosën shpesh në fokusin e mediave.

Ndër episodet që shkaktuan më shumë reagime ishte çështja e quajtur “Kutia Misterioze”. Lojtari u dënua me një gjobë prej 450 mijë eurosh, pasi një pako që kishte porositur në internet përmbante sende të ndaluara, mes tyre doreza metalike dhe një pajisje elektroshoku.

Edhe pse Adeyemi tha se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së pakos, ai e mori dënimin.

Mbështetja e Kovac dhe synimi i Flick për ta rikthyer në elitë

Pavarësisht vërejtjeve të shumta ndaj sulmuesit, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, ka shprehur vazhdimisht besim të madh tek ai.

“Më pëlqen shumë si person. Është një djalë fantastik dhe besoj se mund të bëhet një futbollist i jashtëzakonshëm nëse përmirëson disiplinën dhe shfrytëzon maksimalisht çdo stërvitje”, kishte deklaruar Kovac.

Barcelona mendon se transferimi në “Camp Nou” mund të shënojë kthesën vendimtare në karrierën e Adeyemit.

Një rol me peshë pritet të ketë edhe Hansi Flick. Trajneri e njeh mirë futbollistin dhe vlerësohet për aftësinë për t’i rikthyer në versionin e tyre më të mirë lojtarët që zotërojnë potencial të madh.

Shpresa e klubit katalanas është që, me Flick në stol, Adeyemi ta mbyllë kapitullin e paraqitjeve të paqëndrueshme në Dortmund dhe të kthehet në një prej armëve kryesore të Barcelonës gjatë sezoneve të ardhshme.

The post Karim Adeyemi te Barcelona, talenti i jashtëzakonshëm përballë rrezikut për të mos prekur majat appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një hap të ri në marrëdhëniet e tyre strategjike me nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim...

24 July 2026 at 06:01

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një hap të ri në marrëdhëniet e tyre strategjike me nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore. Një dokument marrëveshje i nënshkruar mes palëve dhe i botuar zyrtarisht pas raportimeve mediatike, hedh dritë mbi paktin, i cili mund të shndërrohet në fakt në më të rëndësishmin për Gjirin Persik në vitet në vijim, duke parë se përfshin edhe infrastrukturë bërthamore të vendosur në Arabinë Saudite, nëse kushtet përmbushen. Marrëveshja synon të krijojë një kuadër të përbashkët për zhvillimin e projekteve civile bërthamore, shkëmbimin e njohurive dhe transferimin e teknologjive, duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe mos-përhapjes bërthamore. Dokumenti u nënshkrua nga ministri saudit i Energjisë dhe i Industrisë e Burimeve Minerare, princi Abdulaziz bin Salman bin Abdulaziz, dhe sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright. Marrëveshja vjen pas negociatave dypalëshe të zhvilluara mes dy vendeve dhe pas angazhimeve të deklaruara gjatë vizitës së Princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, në Shtetet e Bashkuara. Në thelb, marrëveshja synon të ndihmojë Arabinë Saudite në zhvillimin e një sektori civil të energjisë bërthamore, si pjesë e strategjisë së saj për të diversifikuar burimet energjetike dhe për të ulur varësinë nga hidrokarburet. Energjia bërthamore shihet nga Riadi si një element i rëndësishëm për të plotësuar kërkesën në rritje për energji elektrike dhe për të mbështetur zhvillimin industrial e teknologjik të vendit. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara parashikon shkëmbimin e ekspertizës teknike, trajnimin e specialistëve, zhvillimin e kapaciteteve shkencore dhe përdorimin e teknologjive të avancuara në sektorin bërthamor. Të dyja palët theksojnë se aktivitetet do të zhvillohen vetëm për qëllime paqësore dhe në përputhje me rregullat ndërkombëtare për sigurinë bërthamore. Për Washingtonin, marrëveshja përfaqëson një zgjerim të bashkëpunimit energjetik dhe teknologjik me një partner kyç në Lindjen e Mesme. Për Arabinë Saudite, ajo është pjesë e një vizioni më të gjerë për transformimin ekonomik dhe krijimin e një sektori energjetik më të larmishëm, ku përfshihen edhe teknologjitë e së ardhmes. Marrëveshja reflekton interesin e përbashkët të të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e energjisë, investimeve dhe inovacionit teknologjik, duke e vendosur energjinë bërthamore civile si një komponent të ri në marrëdhëniet strategjike mes Riadit dhe Washingtonit. #voxnews #media #news

1319 views


💾

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së ditës së sotme, ku thekson se gazetarët dhe operatorët e ...

24 July 2026 at 06:01

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së ditës së sotme, ku thekson se gazetarët dhe operatorët e mediave janë penguar në kryerjen e detyrës së tyre, duke u sulmuar me ujëhedhës e gaz lotsjellës, si dhe duke u shoqëruar në komisariat pa shpjegim publik. Rasti i gazetares Vjolanda Peca, e mbajtur për më shumë se dy orë në kufizim lirie, paraqitet si shembull i qartë i shkeljes së të drejtave të medias dhe i cënimit të lirisë së shprehjes. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon përgjegjësi nga autoritetet e Policisë dhe Ministria e Brendshme, duke njoftuar se do të përgatisë raporte për organizatat ndërkombëtare që monitorojnë liritë themelore. Në reagim thuhet se nëse këto akte përsëriten, komuniteti i gazetarëve do të reagojë me protesta dhe solidaritet, duke e kthyer çështjen në një kauzë më të gjerë për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut. Reagimi i plotë: Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Shoqërimet e gazetarëve në polici dhe sulmimi i tyre me mjetet ujëhedhëse dhe gazlotues është akt i dënueshëm Tiranë më 23.07.2026 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën dhe agresivitetin e Policisë së Shtetit të dëshmuar sot para mjedisit të Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm ndaj qytetarëve korrekt, por veçanërisht ndaj gazetarëve, punonjësve dhe mjeteve të identifikuara të mediave. Në mënyrë të përsëritur Policia e Shtetit gjatë seancave parlamentare përsërit bllokimin e hyrjes së gazetarëve dhe operatorëve, duke shkelur rregulloren e institucionit të lartë kushtetues. Gjatë episodeve të protestës së ditës së sotme, Policia e Shtetit sulmoi me automjetet ujëhedhës reporterët, operatorët dhe bëri të pamundur procesin normal të raportimit prej tyre, sidomos gjatë transmetimeve direkte. Imazhet e publikuara nga mediat dhe rrjetet online, kur sulmohen me mjetet ujëhedhës dhe gaz lotsjellës, gazetarët në detyrë, përbëjnë një dëshmi të sjelljes së ashpër të Policisë ndaj gazetarëve në detyrë. Shoqërimi i reporteres së organizatës mediatike Citizens.al, Vjolanda Peca në Komisariatin e Policisë dhe mbajtja e saj në kushtet e kufizimit të lirisë për më shumë se dy orë, pa një sqarim publik, përbën një shkelje dhe akt cënues dhe pengues të gazetarit. Gazetarja u mor me forcë duke qenë në krye të detyrës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë gjatë ditës së sotme, ka marrë disa ankesa nga kolegë dhe operatorë të mediave të cilët, jo vetëm janë sulmuar nga mjetet ujëhedhëse dhe gazi lotues, por janë përballur me shtyrje, pengime fizike për të qenë në pozicionet e përcaktuara me rregullore Kuvendi si dhe u janë dëmtuar paisjet profesionale. UGSH i drejtohet autoritetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat nën uniformë që guxojnë të përsërisin akte dhe sjellje të tilla ndaj gazetarëve. Organizata jonë ju bën me dije këtyre autoriteteve se për të gjitha rastet po përgatitet një raport -dëshmues i cili do t’u vihet në dispozicion partnerëve, organizatave dhe institucioneve që monitorojnë liritë themelore dhe veçanërisht lirinë e medias në vendin tonë. Mosreagimet dhe sidomos mungesa e sqarimeve publike prej Policisë së Shtetit për kësi rastesh dhe për shoqërimin e gazetares Peca, përbën një heshtje kompromentuese. Për këtë arsye paralajmërojmë titullarin e këtij institucioni, Drejtorin e Përgjithshëm, zotin Hita se në rast të ripërsëritjes së episodeve të tilla do të përballet me një reagim solidar proteste dhe jo vetëm, nga komuniteti ynë profesional dhe rrjete organizatash që kontribuojnë për lirinë e shprehjes dhe medias në vendin tonë e më gjerë. Zyra Informues Unioni i Gazetarëve Shqiptarë P.S: Në foto, kolegia Vjolanda Peca e mbajtur në kufizim lirie për më shumë se dy orë në komisariat të Policisë së Shtetit, Tiranë ditën e sotme. #voxnews #media #news

2100 views


💾

❌
❌