Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror

By: D Marku
10 February 2026 at 12:55

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate do të mblidhen më 12 shkurt 2026 në selinë e NATO-s në Bruksel, në kuadër të takimit të radhës ministror. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë mbështetja për Ukrainën, forcimi i mbrojtjes së krahut lindor të Aleancës, si dhe zbatimi i angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Në Samitin e NATO-s 2025, vendet aleate u angazhuan që deri në vitin 2035 të investojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) çdo vit në mbrojtje dhe siguri.

“Më 12 shkurt, Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel për të vlerësuar progresin e bërë që nga Samiti në Hagë, duke përfshirë mënyrën se si po përmbushin angazhimet për të rritur investimet në mbrojtje dhe prodhimin industrial të mbrojtjes, për të forcuar frenimin dhe mbrojtjen tonë dhe për të mbështetur mbështetjen tonë për Ukrainën. Ata do të diskutojnë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara, i cili do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026. Ministrat do të diskutojnë gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën – siguria e së cilës është e lidhur ngushtë me sigurinë e Aleancës – në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas”, thuhet në deklaratën nga zyrtarët e NATO-s.

Në një deklaratë nga NATO thuhet se ministrat pritet të shkëmbejnë pikëpamje edhe për zbatimin e të gjitha misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga Aleanca, përfshirë KFOR-in, i cili është misioni më i gjatë dhe aktualisht më i madh i NATO-s.

“Ne presim që Ministrat e Mbrojtjes të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi zbatimin e të gjitha misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga NATO, përfshirë KFOR-in. Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e NATO-s. Është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. NATO punon për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon. Angazhimi ynë për stabilitetin e rajonit është i palëkundur dhe nuk do të lejojmë krijimin e një vakuumi sigurie,” thonë nga NATO.

Telegrafi është në mesin e mediave rajonale dhe ndërkombëtare që do ta përcjellin këtë takim dhe do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit.

The post NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror appeared first on Albeu.com.

Incidenti në shkollë, Gold AG: Edukoni fëmijët e mos thuani profesori nuk ka të drejtë të prek me dorë fëmijën tim

By: D Marku
10 February 2026 at 12:33

Gold AG ka reaguar pas lajmit që tronditi vendin ditën e djeshme (e hënë), ku një arsimtar në Shkollën e Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë sulmoi fizikisht një nxënës.

Sipas asaj që u raportua, mësimdhënësi është provokuar fizikisht dhe verbalisht nga nxënësi në fjalë duke përdorur metoda të ulta ndaj tij.

Nxënësi 15 vjeçar dyshohet se kishte plan të përgatitur me një grup shokësh, të cilët i qëndronin prapa për të incizuar në të vetmen sallë ku nuk kishte kamera.

Me anë të një shkrimi të gjatë të ndarë në Facebook, artisti ka bërë krahasime duke vënë theksin te figura e mësuesit.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Dallim gjeneratash

Edukimi vjen nga familja.Gjeneratat e meparshme kemi pas aq shume respekt per mesuesin,arsimtarin, apo kujdestarin e klases sa qe edhe ne mbremje te matures kemi pas turp me ndeze cigaren para tyre.

E sot disa nga te rinjet e shkollave fillore e te mesme, shahen me profesorin bile bile e thirrin me shprehjen “o bir”.

Une si femije i dy mesueseve jam rritur me respekt per mesimdhenesin, sa qe edhe pse e kam mbaruar shkollen shkoj e i takoj sa here qe te kem mundesi.

Mesuesja ime, mesuesja Minire nderroi jete gjate kohes se pandemise, ishte numer i limituar per varrim por nuk munda pa shku e me ja dhane lamtumiren e fundit e me be lutje per te.

Ka qene shoqe e ngushte e nanes, edhe pse u rrita, sa here qe vinte musafir tek ne fjalet nuk me dilnin dhe gjithmone me dukej vetja nxenes para saj.

Zoti deshi qe gjate karrieres te kem kontakt me personazhe te rendesishme te vendit dhe te huaj, me te gjithe flisja pa ngurrim, por me mesuesen mu lidhte fjala ne gjuhe shume here sepse gjithmone e konsideroja te tille.

E sot?Dhuna nuk eshte zgjidhje, por edukoni femijet e mos thuani profesori s’ka te drejte te ma preke femijen me dore.

Tash koha e teknologjise dhe e telefonave me kamere eshte ndryshe nga ajo e jona.

E shane profesorin me nane, ndoshta edhe e godet me dore ose diçka tjeter, e kur ti kthehet profesori e xhirojne.

Ti thuaj sa te duash s’guxon me ma preke evladin tem, po dil njehere ne vend te profesorit dhe pastaj fol.

Me tregonin disa nxenes te babes: “Nuk e kishim dert me na rreh babi jot ne shkolle, po e kishim tuten me bo me dit baba jone te shpia na mbytke krejte”EDUKIM EDUKIM EDUKIMEdukoni vet se pastaj ta edukon qendra korrektuese

Foto1: Me mesuesen Minire (shkolla fillore)

Foto 2. Me kujdestarin e klases Agronin (shkolla fillore)

Foto 3: Me kujdestaren Shehrije (shkolla e mesme)”.

The post Incidenti në shkollë, Gold AG: Edukoni fëmijët e mos thuani profesori nuk ka të drejtë të prek me dorë fëmijën tim appeared first on Albeu.com.

Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

By: D Marku
10 February 2026 at 12:10

Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të forta emocionale.

Në pamje, ajo shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e projektit të ri muzikor të vëllait të saj.

Kënga është një dedikim prekës për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili humbi jetën tragjikisht në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Reagimi i Blerinës ka prekur publikun, duke rikthyer në vëmendje dhimbjen e madhe të familjes, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer me komente mbështetëse dhe fjalë ngushëllimi për të dhe Gjestin.

Shumë fansa kanë vlerësuar mënyrën se si Gjesti ka zgjedhur ta përjetësojë kujtimin e vëllait përmes muzikës, duke e kthyer dhimbjen personale në një mesazh të fuqishëm dhe emocional për publikun

The post Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit appeared first on Albeu.com.

Të mërkurën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

By: D Marku
10 February 2026 at 11:35

Të mërkurën, më 11 shkurt në ora 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00

Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

The post Të mërkurën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 9 February 2026Main stream

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

By: D Marku
9 February 2026 at 19:53

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Arrestimet dhe keqtrajtimet në kufi të qytetarëve të Kosovës, Serbia sfidon normat ndërkombëtare

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve”.

Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./Radio Evropa e Lirë/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Albeu.com.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

By: D Marku
9 February 2026 at 19:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të hënën, më 09.02.2026, rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë më 25 dhjetor 2025.

Me 11 vota për KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Me certifikimin e rezultateve i hapet rruga formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Certifikimi vjen pasi që Gjykata Supreme i refuzoi si të pabazuara gjashtë ankesat e fundit në lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 e nxorën Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese.

Kjo parti i ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë ulëse.

Pos 10 ulëseve të garantuara për komunitetin serb, dy ulëse do t’i zënë dy deputetë nga Partia Turke Demokratike e Kosovës. Kurse, nga një ulëse kanë fituar partitë e tjera të komuniteteve joshumicë: VAKAT, Unioni Social Demokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Partia Liberale Egjiptiane, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Partia e Bashkuar Gorane.

Certifikimi i zgjedhjeve u zvarrit pasi që KQZ urdhëroi rinumërim të votave në gjithë vendin pas dyshimit për manipulim me numrin e votave të kandidatëve për deputetë.

Për shkak të dyshimeve për manipulim me numrin e votave janë arrestuar dhjetëra përgjegjës të qendrave të numërimit në disa komuna të Kosovës.

The post Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja appeared first on Albeu.com.

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

By: D Marku
9 February 2026 at 18:49

Tre banorët që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” gjatë Prime-t të së shtunës, zhvilluan ditën e djeshme një konferencë me banorët e tjerë, ku iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të ndryshme lidhur me hyrjen e tyre në lojë. Luizi Ejlli, Alesio dhe Marko u përballën me kureshtjen e banorëve, por një nga momentet më të komentueshme ishte pyetja drejtuar Luizit, e cila riktheu vëmendjen te edicioni i dytë i spektaklit, ku ai doli fitues.

Juela e pyeti këngëtarin nëse, në këtë sezon të ri, do t’i nevojitej sërish një aleate e fortë, ashtu siç kishte qenë dikur Efi. Diskutimi u zgjerua edhe më tej, duke përfshirë mungesën e Kiarës në këtë edicion dhe duke ngritur dilema mbi nevojën e Luizit për një figurë mbështetëse për të avancuar në lojë.

Luizi reagoi menjëherë dhe me tone të qarta, duke shprehur se nuk i sheh të arsyeshme krahasimet me përvojën e tij të kaluar në “Big Brother VIP”.

“Me gjithë respektin për ish-konkurrentet, nuk e shoh të arsyeshme të rikthehemi te ajo që ka kaluar. Big Brother-i që kam bërë ka mbaruar”, u shpreh ai.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjes për të lënë pas të kaluarën, rikthimi i Luiz Ejllit në shtëpinë e “BBVIP 5” ka krijuar menjëherë tension dhe ka ndryshuar ekuilibrat e lojës.

The post Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar appeared first on Albeu.com.

Dolce-Elijonës: Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake

By: D Marku
9 February 2026 at 17:00

Një debat i fortë mes banoreve Dolce dhe Elijona ka kapur vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë një përplasjeje verbale, Dolce nuk kurseu kritikat ndaj Elijonës, duke e akuzuar se nuk është e sinqertë dhe se po luan një lojë të fshehtë brenda shtëpisë.

“Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake”, tha Dolce, duke argumentuar se Elijona mezi pret momentin për të sulmuar të tjerët dhe për të krijuar konflikte. Sipas saj, buzëqeshja dhe sjellja e qetë e Elijonës janë vetëm pjesë e një strategjie për të manipuluar situatat brenda shtëpisë. Dolce theksoi gjithashtu se vetë nuk e konsideron veten dinake, duke e dalluar qartë veten nga mënyra e veprimit të Elijonës.

Ky debat ka shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku, i cili ka filluar të rreshtohet në anë të ndryshme, duke diskutuar në rrjetet sociale mbi sjelljen dhe strategjitë e banoreve. Shumë fansa kanë komentuar se tensioni mes dy vajzave mund të ndikojë në dinamikën e lojës dhe të japë zhvillime të papritura në episodet e ardhshme.

Me interesin e publikut në rritje, pritet që marrëdhënia mes Dolce dhe Elijonës të sjellë momente të tjera dramatike gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

The post Dolce-Elijonës: Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake appeared first on Albeu.com.

BE paralajmëron Meta-n se duhet të hapë WhatsApp-in për chatbot-et rivalë të inteligjencës artificiale

By: D Marku
9 February 2026 at 16:29

Ekzekutivi i BE-së i bëri thirrje sot Meta-s t’u japë akses chatbot-eve rivale në WhatsApp, pasi një hetim antitrust zbuloi se gjigandi amerikan kishte shkelur rregullat e konkurrencës së bllokut, sipas “New Straits Times”.

Komisioni Evropian tha se një ndryshim në kushtet e Meta-s, i kishte ndaluar asistentët e inteligjencës artificiale të palëve të treta të lidheshin me klientët përmes platformës së mesazheve që nga janari.

Shefja e BE-së për Konkurrencën, Teresa Ribera, tha se BE-ja po shqyrtonte vendosjen e shpejtë të masave të përkohshme ndaj Meta-s, për të ruajtur aksesin e konkurrentëve në WhatsApp ndërsa hetimi është në vazhdim, dhe për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të konkurrencës në Evropë nga politika e re e Meta-s.

Ekzekutivi i BE-së, i cili është përgjegjës për politikën e konkurrencës, i dërgoi Meta-s një paralajmërim të njohur si një “deklaratë kundërshtimesh”, një hap formal në hetimet antitrust.

“Meta” tani ka një shans për t’u përgjigjur dhe për të mbrojtur veten. Hapi i sotëm nuk paragjykon rezultatin e hetimit”, tha komisioni.

Gjigandi i teknologjisë hodhi poshtë gjetjet paraprake të komisionit.

“Faktet janë se nuk ka arsye që BE të ndërhyjë”, tha një zëdhënës i Meta-s.

“Ka shumë opsione të IA-së dhe njerëzit mund t’i përdorin ato nga app stores, sistemet operative, pajisjet, faqet e internetit dhe partneritetet e industrisë. Logjika e komisionit supozon gabimisht se WhatsApp Business API është një kanal kyç shpërndarjeje për këto chatbot-e”, tha zëdhënësi.

I hapur në dhjetor, hetimi i BE-së shënon përpjekjen e fundit nga blloku 27-vendesh për të frenuar Big Tech, shumë prej të cilëve janë të vendosura në SHBA, përballë kundërshtimit të fortë nga qeveria e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Hetimi mbulon Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), të përbërë nga 27 shtetet e bllokut, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – me përjashtim të Italisë, e cila hapi një hetim të veçantë ndaj Meta-s në korrik.

The post BE paralajmëron Meta-n se duhet të hapë WhatsApp-in për chatbot-et rivalë të inteligjencës artificiale appeared first on Albeu.com.

Nëna e Inës letër në “Fan Club”: Pas çdo banori qëndron një familje

By: D Marku
9 February 2026 at 16:27

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë, pasi “mjafton zemra”.

Në letër, nëna e banores thekson se vajza e saj është pikërisht ashtu siç e ka rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe dobësi.
Në fund të mesazhit, ajo i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes me fjalët dhe gjykimet, duke kujtuar se pas çdo banori që shfaqet në ekran qëndron një familje që ndjen, që pret dhe që lutet.

“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë. Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfektë, por njerëzore. Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.

Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen.
Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë. Ju faleminderit”, shkruhet në letrën e dërguar nga nëna e Inës.

The post Nëna e Inës letër në “Fan Club”: Pas çdo banori qëndron një familje appeared first on Albeu.com.

Motra e Dua Lipës debuton me filmin e ri, këngëtarja: Shumë krenare për Rinën, nuk po qaj!

By: D Marku
9 February 2026 at 16:13

Dua Lipa nuk mund të mos të ishte më krenare për motrën e saj, Rina Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, u shpreh e emocionuar teksa motra e saj më e vogël arriti një moment të rëndësishëm në karrierë. Filmi i parë i shkurtër i Rina Lipa, Weight of Ribbons, u publikua në fillim të kësaj jave. Rina është autore e skenarit dhe njëkohësisht luan rolin kryesor, duke shënuar projektin e saj të parë si skenariste.

Në rrjetet sociale, Dua ndau një foto të Rinës pranë posterit të filmit, duke shkruar: “Shkruar dhe luajtur nga Rina Lipa, nuk po qaj!!!”

Filmi, me regji të Louis Melvyn, ndjek historinë intime të një vajze që përpiqet të balancojë baletin me jetën e përditshme, por gradualisht humbet pasionin për të. Ai trajton tema si identiteti, rritja, izolimi dhe përplasja mes ëndrrave të fëmijërisë dhe realitetit të së tashmes, dhe bazohet në përvojën personale të Rinës me baletin.

Pas premierës së mbajtur në Everyman Cinema në London, Dua shkroi sërish: “Shumë krenare për motrën time. Shfaqja e filmit të saj të shkurtër Weight of Ribbons një natë më parë. Tani është online dhe mund ta shihni edhe ju.”

The post Motra e Dua Lipës debuton me filmin e ri, këngëtarja: Shumë krenare për Rinën, nuk po qaj! appeared first on Albeu.com.

Tensionohet debati midis Rogertit dhe Luizit: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu

By: D Marku
9 February 2026 at 15:24

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë menjëherë tensione mes banorëve. Prania e fituesit të edicionit të dytë duket se nuk është pritur mirë nga Rogerti, i cili reagoi menjëherë pas futjes së tij në shtëpi.

Sipas pamjeve të transmetuara, Rogerti nisi debate të drejtpërdrejta me Luizin, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj rikthimit të këngëtarit në format. Përplasjet verbale u zhvilluan që në orët e para, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.

Pra, në darkën pas Prime-t, nisën menjëherë debatet mes dy banorëve.

Pjesë nga debati:

Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.

Luizi: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.

Rogerti: Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.

Luizi: Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.

Rogerti: Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?

The post Tensionohet debati midis Rogertit dhe Luizit: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu appeared first on Albeu.com.

Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen

By: D Marku
9 February 2026 at 15:21

Më shumë se një javë pas publikimit të miliona dokumenteve nga autoritetet amerikane lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë publikisht mbi këtë dosje që ka shkaktuar jehonë të madhe ndërkombëtare.

Nga Parisi, Macron theksoi se procesi duhet të ndiqet nga drejtësia amerikane, duke shmangur çdo koment të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen e dokumenteve apo emrat e përfshirë në to. “Drejtësia amerikane duhet të bëjë punën e saj”, u shpreh presidenti francez në deklaratat e tij për mediat.

Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë për viktimat e kësaj çështjeje, por nënvizoi se nuk i takon atij të komentojë një hetim që është ende në zhvillim. Në të njëjtën kohë, Macron iu referua dorëheqjes së Jacques Lang, president i Institutit të Botës Arabe, duke theksuar se ky i fundit ka marrë vetë vendimin për t’u larguar nga posti i tij.

“Ky është një rast për të cilin nuk mund të komentoj. Jacques Lang mori vendimin e tij”, deklaroi Macron, duke konfirmuar se dorëheqja u bë e ditur gjatë fundjavës.

Reagimi i presidentit francez vjen pas publikimit nga Departamenti amerikan i Drejtësisë të miliona dokumenteve të lidhura me dosjen Epstein, të cilat kanë sjellë në vëmendje emra të njohur nga politika, arti dhe kultura në disa vende, përfshirë edhe Francën.

Sipas dokumenteve të publikuara, emri i Jacques Lang, ish-ministër i Kulturës gjatë presidencës së François Mitterrand, përmendet rreth 600 herë. Po ashtu, në disa raste është përmendur edhe emri i vajzës së tij. Megjithatë, përmendja e emrave në dokumente nuk përbën automatikisht akuzë penale dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar përfshirje direkte në veprime të paligjshme.

Përveç Lang, në dokumente shfaqen edhe emra të tjerë nga skena politike dhe kulturore franceze, mes tyre Olivier Colom, ish-këshilltar i ish-presidentit Nicolas Sarkozy, dirigjenti i njohur Frederic Chaslin, si dhe regjisori fitues i çmimit Oscar, Michel Hazanavicius.

Publikimi i dosjes Epstein ka rihapur debatet mbi përgjegjësinë institucionale, transparencën dhe trajtimin e rasteve të ndjeshme që përfshijnë figura publike, ndërsa pritet që autoritetet amerikane të vijojnë hetimet dhe të sqarojnë rolin e secilit emër të përmendur në dokumente.

The post Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës

By: D Marku
9 February 2026 at 14:15

Në një bisedë shumë prekëse me Stenaldon, Luizi ka vendosur të hapë zemrën dhe të flasë pa filtra për periudhën më të errët të jetës së tij. Ai rrëfen se, një vit para se të bëhej baba, ndodhej në një gjendje ku kishte humbur çdo shpresë për të ardhmen. Në moshën 37-vjeçare, ndiente se jeta nuk i rezervonte as familje, as rol prindi dhe as mundësinë për të qenë shembull për dikë.

Luizi tregon se kjo ndjesi boshllëku e çoi drejt një izolimi të thellë. Vetmia, sipas tij, ishte përvoja më e vështirë që kishte kaluar ndonjëherë. Me kalimin e kohës, ai u mësua me të, por kjo nuk e bëri dhimbjen më të lehtë përkundrazi, e çoi drejt depresionit dhe stresit të vazhdueshëm.
Në këtë gjendje, ai pranon se kishte tentuar gjithçka për të dalë nga errësira, madje edhe veprime që i quan “budallallëqe”. Mes tyre, një moment shumë i rëndë, ku kishte menduar t’i jepte fund jetës.

‘Unë 38-vjeçe u bëra baba. 37-vjeçe i kisha humbur shpresat, thoja që nuk do kem kurrë familje, nuk do jem kurrë shembull i fëmijës tim por u mësova dhe nisa ta vuaj shumë. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e tmerrshme në botë. Po u mësove, asgjë nuk të prek më. Në vetmi ti kalon gjithçka, kam tentuar t’i jap fund jetës, është shumë e rendë. Po e kalove këtë fazë kthehesh te faza që bëhesh i akullt. Thua kur nuk ia ndjen botës për mua përse të ma ndiejë mua? Aty pastaj ti ke rrugën më të rëndësishme dhe thua ‘çfarë do bëj tani’?’

The post Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës appeared first on Albeu.com.

“Lutem për një bebe”/ Roza Lati rrëfen dëshirën për t’u bërë nënë

By: D Marku
9 February 2026 at 13:49

Rita dhe Roza Lati ishin të ftuara këtë fundjavë në emisionin “Me prit të dielën”, ku ndanë me publikun detaje si nga bashkëpunimi i tyre profesional, ashtu edhe nga marrëdhënia nënë–bijë. Gjatë bisedës dyshja folën për vlogun që kanë nisur së bashku, ndërsa Rita vlerësoi korrektësinë e Rozës në aspektin financiar. Ajo theksoi se përveç pagesës, e bija e surprizon shpesh edhe me shpërblime të tjera, duke e quajtur bashkëpunimin mes tyre të sinqertë dhe të balancuar.

Vëmendje të veçantë mori edhe jeta personale e Rozës, një temë e komentuar shpesh në media. Rita nuk e fshehu dëshirën e saj për t’u bërë gjyshe dhe zbuloi se ka ndërmarrë hapa konkretë për ta realizuar këtë ëndërr, duke u interesuar për metoda moderne të të pasurit një fëmijë.

Nga ana tjetër, Roza pranoi se dëshira për t’u bërë nënë është shumë e fortë dhe se kjo është një lutje e vazhdueshme për të. Megjithatë, ajo theksoi se ka pritshmëri të qarta, duke theksuar se dëshiron një lindje natyrale dhe praninë e babait në jetën e fëmijës.

“Edhe unë e dua një fëmijë, lutem për një bebe. Jam për një lindje natyrale, që fëmija të ketë babain prezent, kjo është ajo që dua,” u shpreh ajo.

The post “Lutem për një bebe”/ Roza Lati rrëfen dëshirën për t’u bërë nënë appeared first on Albeu.com.

Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë

By: D Marku
9 February 2026 at 13:14

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj kanë kurorëzuar sonte (e diel) dashurinë e tyre me martesë.

Atyre i është organizuar një dasmë në Big Brother VIP Kosova 4, konkretisht në Klan Arena.

Në fund normalisht që kërkohet edhe puthja në mes të çiftit, gjë që nuk ndodhi.

Klodi tentoi më shumë se dy herë për një puthje në buzë, por që u refuzua nga Elijona.

Ai më pas i dha një përqafim, si shenjë miqësie, por jo më shumë mes tyre.

Më pas u krijua një atmosferë e mrekullueshme nën performancën e Yllka Kuqit.

Klodi nga ana tjetër ka të dashur jashtë shtëpisë së famshme, reality shout.

The post Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë appeared first on Albeu.com.

Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

By: D Marku
9 February 2026 at 13:10

Faza përfundimtare në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, që ka nisur sot në Hagë, ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Reuters raporton se prokurorët ndërkombëtarë për krime lufte kanë kërkuar dënim me 45 vjet burg për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të bashkëakuzarit, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas raportit të Reuters, ata janë akuzohen për përndjekje, vrasje, torturë dhe zhdukje të detyruara gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të vitit 1998–99, që çoi drejt pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fazën përfundimtare – ZPS kërkon 45 vjet dënim për secilin

Prokurorja Kimberly West i tha gjykatës në Dhomat e Specializuara në Hagë se të akuzuarit kryen krime kundër “personave që i potenconin si kundërshtarë” për të marrë kontrollin e Kosovës, duke përfshirë më shumë se 100 vdekje dhe keqtrajtime në kampet e UÇK-së.

Thaçi, i cili ka shërbyer si kryeministër, ministër i Jashtëm dhe president i Kosovës midis viteve 2008 dhe 2020, mohon të gjitha akuzat së bashku me të bashkëakuzarit.

Raporti i Reuters nënvizon se kjo gjykatë, e themeluar në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, është ngritur për të trajtuar krimet e dyshuara të luftës sipas ligjit të Kosovës, por ka sfiduar perceptimet e brendshme ku shumë e shohin UÇK-në si heroike e gjykatën si të njëanshme.

The post Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Bianca Censori zbulon ‘dhuratën më të mirë’ që ka marrë ndonjëherë nga Kanye West

By: D Marku
9 February 2026 at 11:56

Biance Censori ka ndarë një informacion rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin Kanye West.

Arkitektja australiane u martua me reperin kontrovers në vitin 2022. Në një intervistë të sinqertë, Bianca foli hapur rreth vuajtjeve nga probleme emocionale, për shkak të të cilave kaloi ca kohë në një klinikë rehabilitimi në Spanjë. Zhvillimi i ri vjen disa ditë pasi u raportua se 31-vjeçarja u përpoq të dilte nga martesa e saj disa herë për shkak të vërejtjeve dhe lëvizjeve antisemite të Kanye-t.

Por sipas deklaratave të fundit të Censorit, duket se ajo është mirënjohëse ndaj bashkëshortit të saj që e ndihmoi në fazën më të vështirë.

Gjatë një bisede me revistën Vanity Fair, ajo foli hapur për vuajtjet e saj emocionale dhe tha: “Kisha nevojë të punoja me veten”.

“Meqenëse kisha modele të gjërave që bëja, të cilat jo vetëm që më dëmtonin mua, por edhe njerëzit përreth meje”, shtoi Biance.

Ajo zbuloi se do t’i fajësonte të tjerët si shkakun e lumturisë dhe pakënaqësisë së saj.

Bianca tregoi se rehabilitimi “i ndryshoi jetën plotësisht” pasi më parë ajo kishte “çrregullime emocionale”. Por tani ajo mund të funksionojë në mënyrë aktive.

Ajo i dha shumë merita West për shërimin e saj. “[I thashë atij] ‘Asgjë që më ke blerë ndonjëherë nuk është e barabartë me sa e rëndësishme ishte kjo për mua’, këmbënguli ajo.

Për Biance, vendimi për të paguar për trajtimin e saj ishte dhurata më e mirë që mund të merrte ndonjëherë nga Kanye.

The post Bianca Censori zbulon ‘dhuratën më të mirë’ që ka marrë ndonjëherë nga Kanye West appeared first on Albeu.com.

Bad Bunny ndez Super Bowl-in me mesazh për emigrantët, Trump shpërthen: Shfaqja më e shëmtuar ndonjëherë

By: D Marku
9 February 2026 at 11:25

“Mirë se vini në Amerikën e Benito Bowl”. Pritja ka marrë fund: ai që pushtoi skenën e Super Bowl LX në Levi’s Stadium të Santa Clara-s, Kaliforni, në perëndim të San Jose-s në Bay Area të San Franciscos, është Benito Antonio Martínez Ocasio, superylli portorikan që e ka ndarë Amerikën, ose më mirë, sapo e ka ribashkuar, shkruan La Repubblica. Fenomeni Bad Bunny shpërthen në pushimin e Super Bowl-it, mitikun Halftime Show, dhe tingulli i tij stereofonik, i bashkuar me një salsa, reggaeton, trap, dembow, bolero dhe ritme tradicionale portorikane si bomba dhe plena, magjeps stadiumin.

Me mbërritjen e tij, temperatura arrin 19 gradë Celsius. Në topin e futbollit amerikan që mban në dorë lexohet “Together We Are America”. “Mbreti latin” ngjitet në kabllot elektrike dhe valëvit flamurin portorikan ndërsa interpreton El Apagón, i shoqëruar nga kërcimtarë që tundin flamujt e vendeve latinoamerikane, si edhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Në uniformën e tij të futbollit ngjyrë kremi bie në sy numri 64. Një numër për t’u deshifruar: nëna e tij, Lysaurie Ocasio, ka lindur në vitin 1964, por mund të lidhet edhe me bilancin fillestar (të rremë) të viktimave të uraganit María të vitit 2017 ose me Kongresin e 64-të të Shteteve të Bashkuara, që miratoi Aktin historik Jones-Shafroth duke u garantuar portorikanëve shtetësinë statutore në vitin 1917.

Fillon me Tití Me Preguntó, kushtuar njërës prej hallave të reperit që e pyet për të gjitha të dashurat që ka pasur; Bad Bunny zhytet në një peizazh tipik portorikan, ku marrin pjesë madje edhe boksierë, dhe në një “pushtim” kapelash karakteristike (“pava” ose “sombrero de pava”). Skena paraqet “la casita”, shtëpinë klasike të fshatit portorikan, e shfaqur në performancat e Bad Bunny-t në ishull. Cardi B, Karol G, Alix Earle dhe Pedro Pascal gjenden mes mureve pastel të shtwpizws. Seguimo’ Aquí, jo rastësisht, është përvoja imersive e Bad Bunny-t dhe Vibee-s e vendosur në Plaza Las Américas në San Juan, Puerto Rico; një tunel autobiografik, i pasur me elemente hiper-simbolike të karrierës së artistit, përfshirë rindërtimin e studios së tij të regjistrimit dhe, pikërisht, një shtwpizë. Nën sytë e gjithë botës, Bad Bunny nuk humb kohë: “Po dëgjoni muzikë nga Puerto Rico, nga lagjet, nga barakat”. Luhet një copëz e Gasolina e Daddy Yankee, dhe ai thotë: “Arsyeja pse jam këtu është sepse nuk kam reshtur kurrë së besuari te vetja”.

Pas një vrapimi drejt Voy a Llevarte a PR dhe Safaera, vjen surpriza më e madhe: Lady Gaga i bashkohet festës dhe interpreton një version salsa të Die With a Smile. Në sfond, banda shoqëruese Los Pleneros de la Cresta luan aranzhimin e përditësuar, duke kaluar nga Baile Inolvidable, Café con Ron dhe DtMf mes një shiu fishekzjarresh. Në shenjë mbështetjeje, Ricky Martin këndon Lo Que Le Pasó a Hawaii, një këngë proteste për të paralajmëruar Puerto Rico-n që të mos pësojë të njëjtin fat si Hawaii, e cila ka humbur një pjesë të kulturës së saj për shkak të ndikimit amerikan. Në vitin 2019, kur Bad Bunny u bashkua me reperin Residente dhe këngëtaren iLe për të lançuar këngën Afilando los Cuchillos mes revoltave kundër guvernatorit të atëhershëm të Puerto Rico-s, Ricardo Rosselló, politikisht i izoluar përpara dorëheqjes, edhe Martin kishte zgjedhur të dëgjohej, duke hipur mbi tavanin e një kamioni mes turmës dhe duke valëvitur një flamur ylberi. Në mes të performancës, i shoqëruar në qiell nga një tabelë me shkrimin “E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria”, një thirrje çliruese: “Zoti e bekoftë Amerikën!”.

Lavdia për emigrantët e Nju Jorkut

Në Nuevayol, Benito/Bad Bunny mostron Un verano en Nueva York të orkestrës portorikane të salsës El Gran Combo, një këngë që lëvdon praninë e emigrantëve latinë në New York City. Me këtë rast, videoklipi i tij muzikor, i publikuar më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, përfshin një imitim gazmor të Donald Trump-it, që nënvizon rëndësinë e komunitetit latin në “Mollën e Madhe”. Bad Bunny jo vetëm që është artisti i parë latin që fitoi, pak më shumë se një javë më parë, Grammy-n për Albumin e Vitit, por është edhe “hispaniku” i parë që shkaktoi debat në momentin e shpalljes si headliner. “Nuk e mbështes. Mendoj se është një zgjedhje e tmerrshme”, kishte komentuar presidenti Donald Trump të nesërmen e njoftimit zyrtar. “Ai vetëm sa mbjell urrejtje”. Fjalimi i El Conejo Malo në Grammy Awards shënoi një pikë pa kthim në përplasjen me administratën Trump dhe zemëroi shumë konservatorët: “Para se të falënderoj Zotin, do të them një gjë: ICE jashtë, jashtë ICE. Nuk jemi të egër, nuk jemi kafshë. Jemi qenie njerëzore dhe jemi amerikanë”.

Në të vërtetë, tabu-në e Halftime Show-t Bad Bunny e kishte thyer që në vitin 2020, duke performuar I Like It dhe Callaíta së bashku me Shakira-n, paralelisht me yllin kolumbian të reggaeton-it J Balvin, i ftuar bashkë me Jennifer Lopez-in, e lindur në Bronx dhe me prejardhje portorikane. Ndikimi kulturor i Bad Bunny-t nuk njeh kufij. Mbërritja e tij në Super Bowl vjen pas një viti historik 2025. I lindur dhe rritur në Vega Baja, Puerto Rico, ai ka thyer rekorde streaming-u dhe ka realizuar albumin e tij më politik, introspektiv dhe “portorikan” deri më sot, DeBÍ TiRAR MáS FOToS, duke goditur tema si kolonizimi dhe gentrifikimi. Siç dokumenton The Athletic, Distrito T-Mobile në San Juan, Puerto Rico, dy orë para fillimit të ndeshjes, u mbush përplot.

Mbështetja në rrjetet sociale e Jennifer Lopez

Një det fansash të Bad Bunny-t u paraqit me bluza ku shkruhej “Jam këtu vetëm për Benito Bowl” dhe me kapele e fanella të WBC të Puerto Rico-s. Në sinkron, Jennifer Lopez “bllokon” X me mesazhin e saj të mbështetjes: “Bad Bunny… të dërgoj gjithë dashurinë, pozitivitetin dhe përqafimin më të madh në botë. Jemi të gjithë me ty sonte! E di që do ta shkatërrosh skenën. Jam këtu me ty ashtu siç ke qenë ti me mua. Kaq krenare! Jepi Benito! Ashtu siç di vetëm ti! #LatinoGangGang”. Më pas, postimi i Shakira-s i lidhur me videon e vitit 2020: “Duke kujtuar performancën tonë të parë së bashku në Super Bowl 2020 dhe duke të uruar, Benito, gjithë të mirat sonte”. Ylli i Hamilton, Lin-Manuel Miranda, publikoi një foto të tij me një xhaketë me flamurin portorikan. Ashtu si Bad Bunny, aktori-kantautor ka pjesërisht prejardhje portorikane. “Po bëj tifo për Puerto Rico gjatë pushimit”, shkroi ai në Instagram. Që Seattle Seahawks të përballen me New England Patriots tani është dytësore. Seattle Seahawks fituan 29-13, duke marrë titullin e dytë në historinë e tyre, të gjithë ishin me sytw te stadiumi për Bad Bunny-n. Por përpara mbërritjes së tij, mbi bar kalon një skuadër anekdotash dhe kuriozitetesh që tregojnë mirë gjendjen shëndetësore të Shteteve të Bashkuara.

Në Truth, rrjetin social të Donald Trump-it, presidenti komentoi menjëherë: “Kjo shfaqje është një fyerje ndaj Madhështisë së Amerikës dhe nuk përfaqëson standardet tona të suksesit, kreativitetit apo përsosmërisë. Askush nuk kupton asnjë fjalë nga ato që thotë ky tipi (Bad Bunny këndon vetëm në spanjisht) dhe kwrcimi është i neveritshëm, sidomos për fëmijët që po shikojnë nga e gjithë Amerika dhe nga e gjithë bota”. Me nisjen e ndeshjes vetëm pak orë larg, presidenti Donald Trump kishte parashikuar një Super Bowl “madhështor” në një video-mesazh të publikuar nga Shtëpia e Bardhë në rrjetet sociale. “Kam ndjesinë se ky do të jetë një Super Bowl i madh. E kam ndjekur gjithë sezonin. I kam parë këto dy skuadra të fitojnë, fitojnë, fitojnë”, kishte thënë, ulur pas Resolute Desk. Videoja ndërpritet në mënyrë komike pikërisht kur Trump është gati të zbulojë kë favorizon si fitues të ndeshjes. Jo rastësisht, Trump nuk mori pjesë në Super Bowl këtë vit. Kujtojmë se vitin e kaluar ishte presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që e bëri këtë, por për këtë edicion zgjodhi një watch party në Palm Beach, Florida. “Është thjesht shumë larg”, i tha New York Post. Ndoshta nuk e imagjinonte fuqinë muzikore të Coco Jones, ish-yll i Disney Channel, që këndoi Lift Every Voice and Sing, “shkruar si himn nga udhëheqësi i NAACP James Weldon Johnson dhe përdorur gjerësisht gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile si thirrje beteje për afrikano-amerikanët”. Veshje e frymëzuar nga Whitney Houston, vija të kuqe, të zeza dhe të gjelbra. “Këto janë ngjyrat e flamurit panafrikan. E kuqja përfaqëson gjakun e derdhur nga populli, e zeza përfaqëson popullin dhe e gjelbra tokën e Afrikës”. Brandi Carlile intonon America the Beautiful, “një këngë shprese të brishtë për atë që Amerika mund të jetë”, e pasuruar nga SistaStrings, dueti i violinistes Chauntee dhe violonçelistes Monique Ross — dhe interpretimi i The Star-Spangled Banner nga Charlie Puth i lë të gjithë pa fjalë. Zgjat 1 minutë e 51,37 sekonda, një nga interpretimet më të shkurtra të viteve të fundit. Për krahasim, himni i vitit të kaluar, i kënduar nga Jon Batiste, zgjati 1 minutë e 59 sekonda. Relativisht të padëmshëm, Green Day, me një set prej tre këngësh, Holiday, Boulevard of Broken Dreams dhe një version “të zbutur” të American Idiot, për të festuar breza të Super Bowlit, mes tyre Emmitt Smith, Jerry Rice dhe Peyton e Eli Manning. Dy ditë para pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes, Billie Joe Armstrong dukej një roker tjetër krahasuar me atë të parë pasdite në Levi’s Stadium: ai vuri në dukje se ethet për futbollin nuk ia kanë shuar ndërgjegjen për ngjarjet aktuale, duke u drejtuar madje edhe agjentëve të ICE-s: “Të gjithë agjentëve të ICE-s atje jashtë, kudo që të jeni: lini punën tuaj të mjerë. Sepse kur kjo të mbarojë, dhe do të mbarojë në një moment, Kristi Noem, Stephen Miller, JD Vance, Donald Trump, do t’ju lënë si një ves të keq. Ejani në këtë anë të vijës”.

Pak orë para gongut të Super Bowl-it, protestues anti-ICE dolën në rrugë dhe zunë mbikalime me pankarta “ICE Out” përgjatë autostradës 101. Peshqirë stadiumi bardh e zi u shpërndanë tifozëve jashtë Levi’s Stadium nga grupi Contra-ICE, me një kod QR që i ftonte tifozët t’i ngrinin peshqirët me anën “ICE Out” të kthyer nga fusha sa herë që një arbitër hidhte një flamur ndëshkimi, si “flamuj ndëshkimi kolektivë kundër ICE-s”. Ana tjetër e peshqirit ka një lepur që godet një top futbolli brenda një blloku akulli. Si kundërpeshë “avangardë” e protestave, një shfaqje alternative ndaj Halftime Show-t u transmetua nga një vendndodhje ende e pazbuluar, e promovuar nga organizata konservatore Turning Point USA, me Kid Rock si headliner dhe artistët country Brantley Gilbert, Gabby Barrett dhe Lee Brice në skenën anti-Bad Bunny. Disa minuta para fillimit të eventit, Turning Point USA nuk arriti ta transmetojë në streaming The All-American Halftime Show në X për shkak të problemeve të licencimit. Kush, mes shikuesve, zgjodhi Kid Rock & Co. gjatë pushimit, u detyrua të kalojë në kanalin YouTube të Turning Point USA.

NBC njoftoi se do të transmetojë një pjesë të shfaqjes para-ndeshjes nga Ishulli i Alcatraz-it, që dikur strehonte një burg federal të sigurisë së lartë. Ish-burgu federal më i famshëm në botë, në Gjirin e San Franciscos, 2 km larg bregut, është shndërruar në një muze popullor që tërheq më shumë se 1 milion vizitorë çdo vit. Herë e parë absolute për një program të transmetuar drejtpërdrejt prej andej. Super Bowl rimon edhe me establishment-in: disa nga trailer-at e filmave më të rëndësishëm të vitit u shfaqën gjatë eventit. Nga Disney, që vuri gjithçka në promovimin e The Mandalorian & Grogu, filmi i parë kinematografik i Star Wars që nga viti 2019, te Paramount, me lançimin e një spoti të ri për Scream 7, i pari i serisë i projektuar në IMAX. Më pas, Toy Story 5, që del këtë verë, thriller-i me alienë i Steven Spielberg Disclosure Day, The Super Mario Galaxy Movie, Jumpers dhe Minions 3.

Reklamat fokusohen te shëndeti, solidariteti dhe e qeshura

Sa i përket Hollywood-it, në ekran shfaqet aktori Kevin Costner, më i njohur për bejsbollin sesa për futbollin. Mjafton të rikujtohen Bull Durham (1988), ku luan Crash Davis, një lojtar me përvojë i ligave të vogla; Field of Dreams (1989), filmi i tij më i njohur për bejsbollin, në rolin e Ray Kinsella-s, një fermer nga Iowa që ndërton një fushë për “sportin e diamantit” në arën e misrit; For Love of the Game (1999), si Billy Chapel, një hedhës veteran i Detroit Tigers. Tifozët e futbollit në Levi’s Stadium i dhanë një duartrokitje të ngrohtë. Reklamat e Super Bowl-it nuk duhen nënvlerësuar, të zhytura në një “reçel” kohësh të vështira. Reklamuesit u fokusuan te shëndeti, solidariteti dhe e qeshura. Sabrina Carpenter përpiqet të ndërtojë burrin perfekt me Pringles, Benson Boone dhe Ben Stiller luajnë një duo disko që bën salto për Instacart, Andy Samberg, në rolin e “Meal Diamond”, spërkat majonezë Hellmann’s mbi sanduiçët e Elle Fanning dhe klientëve të tjerë të delikatesës. Gjithashtu, arinjtë polarë, maskotat tradicionale të Coca-Cola-s, ndajnë një Pepsi në një parodi të kiss cam të vitit të kaluar; George Clooney shfaqet në një spot të Grubhub për të promovuar dërgesën falas për porosi 50 dollarë e sipër; Uber Eats rekruton Matthew McConaughey-n për të bindur Bradley Cooper-in dhe Parker Posey-n se futbolli është një komplot për t’i bërë njerëzit të kenë uri. Dhe reperi 50 Cent tallet me Sean “Diddy” Combs për DoorDash. Nuk mungon fokusi te mirëqenia dhe mjekësia. Octavia Spencer dhe Sofia Vergara i nxisin njerëzit të bëjnë testin për sëmundjet e veshkave për Boehringer Ingelheim dhe Mike Tyson flet për vdekjen e motrës së tij nga obeziteti në një promovim që i nxit njerëzit të hanë ushqim të shëndetshëm, jo të përpunuar (gjithçka e financuar nga MAHA Center Inc., një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga Tony Lyons, botues dhe aleat i ngushtë i Sekretarit të Shëndetësisë së SHBA-së Robert F. Kennedy Jr.). Barnat GLP-1 për humbje peshe gjejnë hapësirë gjatë Super Bowl-it. Novo Nordisk promovon pilulat e reja Wegovy, kompania e telemjekësisë Ro mbështet GLP-1-at e saj përmes Serena Williams dhe Hims & Hers premton t’u japë të gjithëve akses në një kujdes shëndetësor më të mirë, jo vetëm të pasurve.

Një nga reklamat më të paharrueshme të Super Bowl-it të këtij viti promovon të ashtuquajturat Trump Accounts, një program i ri investimi i mbështetur nga qeveria për fëmijët. Spot-i financohet nga Invest America, një grup advokimi me lidhje me liderë biznesi dhe aleatë të Trump-it. Në reklamë, një montazh fëmijësh u kujton shikuesve se “çdo fëmijë amerikan merr një llogari investimi” dhe se “miliona do të parapaguhen”. Trump Accounts, të quajtura edhe llogari 530A, u krijuan si pjesë e Big Beautiful Bill të administratës, miratuar vitin e kaluar. Fëmijët e lindur mes viteve 2025 dhe 2028 kanë të drejtë për një kontribut unik nga Thesari prej 1.000 dollarësh, ndërsa prindërit mund të shtojnë deri në 5.000 dollarë në vit. Prania në Super Bowl është vetëm një pjesë e një lançimi më të gjerë që përfshiu një tabelw gjigante në Times Square, një samit prezantimi të transmetuar drejtpërdrejt nga Uashingtoni dhe një faqe interneti që u lejon prindërve të regjistrohen përmes deklaratave të tyre të të ardhurave. Sipas Shtëpisë së Bardhë, mbi 1 milion familje janë regjistruar tashmë. Falë Super Bowl-it.

The post Bad Bunny ndez Super Bowl-in me mesazh për emigrantët, Trump shpërthen: Shfaqja më e shëmtuar ndonjëherë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Informator” i Epsteinit/ Britania në mes të skandalit ‘Mandelson’, policia bastis shtëpitë e ish-ministrit

By: D Marku
7 February 2026 at 15:48

Zbulimi i komunikimeve sekrete elektronike midis Peter Mandelson dhe miliarderit të dënuar për pedofili Jeffrey Epstein po shkakton tronditje të madhe politike në Britani. Ish-kryeministri Gordon Brown e cilësoi situatën si “krim financiar” dhe “tradhti ndaj gjithçkaje që përfaqësojmë si vend”.

Mesazhet tregojnë se Mandelson, gjatë kohës që mbante poste të larta në qeverinë e Partisë Laburiste, i ka rrjedhur Epsteinit informacione të ndjeshme qeveritare dhe financiare, përfshirë planet e Thesarit për një taksë mbi bonuset e bankierëve gjatë krizës financiare të vitit 2008. Dokumentet sugjerojnë se ai mund të ketë ndikuar në tregjet financiare, duke vendosur Britaninë në rrezik. Hetimi policor, i zhvilluar nga Policia Metropolitane e Londrës, përfshiu dy prona të Mandelson në Londër dhe Wilshire, të cilat u kontrolluan, ndërsa aktualisht nuk janë bërë arrestime. Materialet do të analizohen për të përcaktuar nëse ai ka shkelur ligjin dhe ka dhënë informacion të klasifikuar një personi jashtë institucioneve shtetërore.

Mandelson dha dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe Partia Laburiste pas publikimit të zbulimeve, duke kërkuar falje për marrëdhënien me Epsteinin dhe për çdo ndikim të mundshëm mbi viktimat. Megjithatë, fakti që Kryeministri aktual Keir Starmer e emëroi atë ambasador në SHBA në vitin 2024, pavarësisht historikut të njohur me Epsteinin, ka ngjallur kritika dhe presion të madh brenda Partisë Laburiste.

Gordon Brown, i cili ka qenë rival politik i Mandelson për dekada, theksoi për BBC Radio 4 se: “Ky është informacion financiar i klasifikuar. Ai e vuri Britaninë në rrezik. Mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha tregtare.” Ish-kryeministri kërkoi gjithashtu reforma të menjëhershme kushtetuese për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën në politikë dhe në Dhoma e Lordëve. Sipas dokumenteve të rrjedhura, Mandelson gjithashtu ofroi një shtëpi pushimi për Epsteinin në Toskanë dhe diskutoi marrëveshje financiare të ndjeshme. Policia po vazhdon hetimet e thelluara mbi këtë çështje, që ka përçarë politikën britanike dhe ka rikthyer vëmendjen mbi lidhjet e zyrtarëve të lartë me financierë të dyshuar për krime të rënda.

The post “Informator” i Epsteinit/ Britania në mes të skandalit ‘Mandelson’, policia bastis shtëpitë e ish-ministrit appeared first on Albeu.com.

❌
❌