DJ Gimbo bën sikur largohet nga Big Brother - habit banorët
Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku DJ Gimbo ka realizuar një rreng që ka surprizuar banorët e tjerë.
I njëjti ka planifikuar largimin e tij të rremë nga shtëpia së bashku me Mateon dhe Juelën.
Pas një bashkëpunimi të mirëpërcaktuar, ai bën kinse del, por në fakt është fshehur pas banakut, duke vënë në lojë perceptimin e banorëve të tjerë.
Reagimet e konkurrentëve nuk kanë munguar.
Disa prej tyre e kanë ndjekur me habi këtë manovër, duke u pyetur se ku kishte shkuar DJ Gimbo, ndërsa të tjerët kanë kërkuar me ngulm arsyet.
Momenti ka krijuar një atmosferë të tensionuar, por edhe argëtuese, duke treguar dinamikën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së BBVIP.
Ky rreng është komentuar edhe në rrjete sociale, gjë që u prit me të qeshura edhe nga fansat e publiku. /Telegrafi/
