Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Skandali i mbetjeve të “Kürüm”, Prokuroria e Durrësit: Rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin

By: Fax Web
4 February 2026 at 14:52

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal Nr.1596 viti 2024, të regjistruar për veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Transportimi i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 175-25, 186/2, 201/a-25, 201/b-25, 248 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal, nisën pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Hetimit Doganor, e cila ishte njoftuar në datë 25.07.2024 nga OLAF (European Anti-Fraud Office-European Commission) për një ngarkesë se dyshohej që mund të transportonte mbetje nga Shqipëria në Tajlandë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe OLAF bashkëpunuan për identifikimin dhe verifikimin e ngarkesës, ku u evidentua eksportimi i sasisë prej 2.816.300 kg nga subjekti Sokolaj sh.p.k. Kjo sasi, e ngarkuar në 102 kontenierë u kthye në Portin e Durrësit në datë 28.10.2024 me anijen Moliva XA443A, pasi ishte refuzuar nga autoritetet e Tajlandës.

Në datë 08.11.2024, u krye sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 102 kontenierëve, të cilët iu lënë në ruajtje dhe administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe aktualisht ndodhen në Porto Romano, Durrës, në kushte të sigurisë mjedisore dhe fizike. Gjatë procesit të sekuestrimit, kontenierët iu nënështruan edhe testit për radioaktivitet, ku nga skanimi nuk u konstatua prani e lëndës radioaktive GAMA apo NEUTRON.

Me qëllim marrjen e mostrave për ekspertim dhe kryerjen e analizave laboratorike, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit Durrës, i është drejtuar të gjitha ministrive dhe institucioneve brenda territorit shqiptar. Nga përgjigjet e administruara nuk rezultoi asnjë institucion, laborator apo ent që të kishte infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit të tyre.

Në vijim, në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane projektit EU4LEA dhe ekspertëve italianë të sigurisë, u identifikua dhe verifikua një laborator në Itali i cili kreu të gjitha testimet laboratorike, si dhe u angazhuan dy shoqëri shqiptare dhe një ekspert shqiptar i fushës, të cilët plotësonin kriteret e përgjithshme dhe specifike që duhet të plotësohen sipas protokolleve ndërkombëtare, për rastet kur duhet të merren, transportohen, ruhen dhe testohen mostra potencialisht të rrezikshme.

Mostrat e marra nga 102 kontenierët e sekuestruar dhe mostrat e marra nga: Shoqëria Kurum International sh.a.; Sokolaj sh.p.k. dhe Alliance Resource sh.p.k., ju nënshtruan ekspertimit për përbërjen e tyre kimike, karakteristikat fizike, klasifikimin, përputhjen midis tyre, përputhjen me fletët e analizave të paraqitura nga subjektet për eksportin e tyre dhe rrezikshmërinë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

Nga akti i ekspertimit rezultoi se, materiali i analizuar, është pluhur i grumbulluar nga sistemet e filtrimit të gazrave të furrës elektrike të çelikut (Electric Arc Furnace – EAF), proces i cili përfshihet qartësisht në fushëveprimin e nënkapitullit 10 02 të EËC. Bazuar në përbërjen kimike të materialit dhe në aktivizimin e vetive të rrezikut HP10 dhe HP14, në perputhje me Annex III të Direktives 2008/98/EC (Ëaste Frameëork Directive) dhe rregulloret përkatëse zbatuese, kodi përkatës brenda këtij nënkapitulli duhet të jetë ai i shënuar si mbetje e rrezikshme me kod sipas katalogut te mbetjeve 10 02 07*.

Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatashëm përpara depozitimit përfundimtar.

Nga analizimi i kontratave të lidhura midis subjekteve, dokumentacionit financiar të administruar nga subjektet dhe drejtoritë tatimore, regjistrave mjedisorë dhe dokumentacionit të administruar nga AKM, EMS, Autoriteti Portual dhe Dega e Doganës Durrës, si dhe rezultatet e ekspertimit, provohet në mënyrë të arsyshme se prodhuesi i mbetjeve të rrezikshme Kurum International sh.a. në dijeni të plotë të ndalimeve ligjore kombëtare (ligjit nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar dhe akteve nënligjore) dhe ndërkombëtare (ligjit nr.8216, datë 13.5.1997 “Për aderimin e Republikes se Shqipërisë në Konventen e Bazelit per kontrollin e levizjeve nderkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjesimin e tyre”, Kodit Doganor etj.), ka kryer një sërë veprimesh në bashkëpunim me subjekte të tjera, për të mbuluar natyrën e vërtetë të mbetjeve dhe për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë dhe për t’i tregtuar ato brenda territorit shqiptar.

Pas administrimtit të aktit të ekspertimit ku provohet se mbetjet janë të rrezikshme dhe toksike, Prokuroria Durrës, krijoi bindjen e plotë se jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis, si dhe veprimtarinë e ndershme dhe konkurruese ekononomike.

Për të garanatuar efikasitetin e procedimit dhe vërtetësinë e provave, për të shmangur largimin e personave nën hetim, si dhe për të shmangur kryerje të mëtejshme të këtyre veprave penale, si dhe për të zbuluar të gjitha shkeljet që janë kryer në mundësimin e eksportimit apo fshehjes së sasisë reale të mbetjeve që krijon shoqëria Kurum International sh.a., Prokuroria Durrës kërkoi në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues për shtetasit:

1.         E.D, shtetas turk, administrator i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

2.         Y.S.K., shtetas turk, përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

3.         M.I., me detyrë drejtor transporti i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”;

4.         R.B., me detyrë drejtor mjedisi i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

5.         H.S, shtetas turk, drejtor prodhimi çeliku i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për vepren penale “Menaxhimi i mbetjeve”;

6.         A.Sh., përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a  dhe drejtor finance me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

7.         Sh.H, drejtor i shitjeve i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;. Ekzekutuar

8.         M.Z., kontabiliste e shoqërisë Kurum International sh.a., me masë së sigurimi “Arrest në shtëpi”,   e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”; Ekzekutuar

9.         Gj.S., administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi  “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

10.       D.S, përfaqësues i shoqërisë GS Minerals d.o.o., me masë sigurimi  “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

11.       O.P., administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”,  e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

12.       M.K, administratore e shoqërisë Alliance Resource sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”,  e dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

13.       N.B., administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë  sigurimi “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

14.       A.P., administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë  sigurimi “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

15.       P.Q, person fizik, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale

“Menaxhimi i mbetjeve”’;

16.       M.H., me detyrë agjent doganor, me masë sigurimi “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

17.       J.K., me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,   i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

18.       I.L., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,   i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

19.       E.V., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

20.       H.L., me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,   i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

21.       Sh.J., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,   i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

22.       F.Ç. përfaqësues i shoqërisë EMS APO,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

23.       I.H., shtetas gjerman, administrator i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”;

24.       G.S., këshilltar pranë shoqërisë EMS APO,  me masë sigurimi “Arrest me burg”,  i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

25.       A.D., me detyrë drejtoreshë e përgjithshme e AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”,  e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në tre raste; Ekzekutuar

26.       M.P., me detyrë Drejore e Drejtorisë së lejeve mjedisore dhe vnm-ve pranë AKM-së, me me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”,  e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste; Ekzekutuar

27.       D.S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Inspektim Kontrollit pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”,  i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

28.       K.S., me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimeve të lejeve mjedisore dhe VNM pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”,  e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ekzekutuar

29.       B.T., me detyrë përgjegjëse e Sektorit të lejeve mjedisore pranë AKM-së,  me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”,  e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

30.       E.M.,, me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimit të lejeve mjedisore dhe VNM, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”,  e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

31.       K.A., me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit Mjedisor pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”,  i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;  Ekzekutuar

32.       I.M., me detyrë specialiste mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

33.       Xh.G., me detyrë specialist mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Deri më sot janë ekzekutuar masat e sigurimit për 20 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 13 shtetasve të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës mbetet e angazhuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes, evidentimin dhe provimin e  përgjegjësisë penale për çdo subjekt privat dhe shtetëror të përfshirë në këtë veprimtari, duke garantuar se çdo veprim po kryhet në përputhje me ligjin,  në mbrojtje të intersit publik, shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit.

LEXO EDHE33 urdhërarreste për 2100 tonë mbetje të rrezikshme, si u fshehën 10 kontejnerët?/ Zullumet e vazhdueshme të “Kürüm” në Shqipëri

“Janë ende të paregjistruar, por…”, Rama i përgjigjet gazetarit dhe vijon replikën me Shoqatën e Prokurorëve

By: Fax Web
4 February 2026 at 14:49

Kryeministri Edi Rama vijon replikat në distancë me Shoqatën e Prokurorëve.

Rama i referohet një postimi të gazetarit Isa Myzyraj, i cili shkruan se kjo Shoqatë rezulton e regjistruar, ndryshe nga sa tha kryeministri.

Por, ky i fundit i përgjigjet duke thënë se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet.

Sipas Ramës, shoqata është ende në kohë për tu regjistruar, por e solli në vëmendje për të “ilustruar” moshën fare të njomë të shoqatës.

Reagimi i Ramës:

“Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.

Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur.

Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”.

LEXO EDHEProkurorët reagojnë: Gjykimi kushtetues duhet të mbetet i pavarur nga presioni publik

Evazion fiskal nga postat private/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

By: Fax Web
4 February 2026 at 14:42

Prokuroria e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Aksioni erdhi pas hetimeve për evazion fiskal.

Sipas asaj që njofton prokuroria, deri më tani janë sekuestruar 13 milionë lekë si dhe mallra të marra në dorëzim pa fatura tatimore.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm”, njofton prokuroria.

Ndërkohë prokuroria thotë se po vijojnë hetimet për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

Njoftimi i Prokurorisë:

Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojëu ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

EMRA-FOTO/ Grabiten shtëpitë e futbollistëve, 2 shqiptarët dënohen nga gjykata angleze

By: Fax Web
4 February 2026 at 14:19

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 56 muaj burg secili, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh në 7 banesa në Angli.

Mes banesave të grabitura ishte edhe shtëpia e një ish-futbollisti të njohur të Aston Villa dhe Birmingham City, shkruajnë mediat angleze.

Denis Puka, 28 vjeç, dhe Erisjan Laska, 29 vjeç, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kryen disa tentativa grabitjeje gjatë tre netëve radhazi në qershor të vitit të kaluar.

Ata kishin marrë me qira një apartament Airbnb në Warrington, të cilin e përdorën si bazë operimi, ndërsa udhëtonin nga zona të tjera për të kryer vjedhjet.

Sipas gjykatës së Chester, grupi veproi në mënyrë të sofistikuar dhe të mirëorganizuar.

Ata përdorën një automjet Seat Leon, të pajisur me tre targa false që i ndërronin gjatë aksioneve, kryesisht në zonën e Cheshire. Gjithashtu, ishin të pajisur me maska, mjete pune dhe radio komunikimi.

Mes banesave të shënjestruara ishte edhe shtëpia e Scott Hogan, ish-lojtar i Aston Villa dhe Birmingham City, aktualisht sulmues i Milton Keynes Dons. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 7 qershorit, kur futbollisti u zgjua nga drita e një llambe që ndriçonte dritaren e dhomës së gjumit. Në atë moment, në shtëpi ndodheshin edhe bashkëshortja e tij, atëherë shtatzënë, si dhe vajza e tyre e vogël.

Sipas prokurorisë, tre personat kishin hyrë në oborr dhe tentuan të arrinin te dritarja e dhomës së gjumit duke u ngjitur mbi njëri-tjetrin. Hogan i pa dhe tentoi t’i ndiqte, por autorët u larguan me vrap. Nga kjo banesë nuk u mor asgjë, por futbollisti deklaroi se ngjarja i ka shkaktuar net pa gjumë, stres dhe ankth të vazhdueshëm, duke e detyruar të instalojë një sistem të ri sigurie për familjen.

Gjatë dhënies së dënimit, gjyqtari Steven Everett e cilësoi veprimtarinë e tyre si “të sofistikuar dhe të mirëplanifikuar”, duke theksuar traumën e shkaktuar te viktimat, veçanërisht te futbollisti dhe familja e tij.

Agjenda/ Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama vizitë zyrtare në Vatikan

By: Fax Web
4 February 2026 at 14:13

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës këtë të mërkurë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe delegacioni, pas ftesës së Papa Leonit XIV.

Sipas axhendës së bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t’i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Debati për pagat, Rama nuk kursehet ndaj Shoqatës së Prokurorëve: S’do të ketë ulje rrogash! Arrestet pa gjyqe kanë njollosur Shqipërinë botërisht

By: Fax Web
4 February 2026 at 13:11

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e shpërndarë sot nga Shoqata e Prokurorëve, lidhur me debatin për rritjen e pagave të magjistratëve.

Në një postim në rrjetin social “X” Rama shkruan se pavarësisht nga sa përpiqet të interpretohet, nuk do të ketë ulje pagash për këtë kategori.

“Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re: Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!”, shkruan kryeministri.

Postimi i plotë:

 

 

Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!

Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!!

A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?

Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!!

Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!!

Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë!

Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!

Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re:

Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!

Ish-shefi i mbrojtjes izraelite bën thirrje për strehime të sigurta në rast lufte me Iranin

By: Fax Web
4 February 2026 at 12:51

Zyrtarët izraelitë kanë anuluar koordinimin për evakuimin e grupit të tretë të pacientëve dhe të plagosurve nga Rripi i Gazës përmes pikës kufitare tokësore Rafah, duke shtyrë largimin e tyre, i cili ishte planifikuar për të mërkurën, njoftoi Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Raed Al-Nems, zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe në Gaza, tha për Anadolu në një deklaratë se Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte informuar për anulimin pa dhënë arsye.

Al-Nems tha se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze ishin plotësisht të përgatitura për evakuimin e pacientëve nga Spitali Al-Amal në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, por anulimi i koordinimit në minutën e fundit e pengoi realizimin e operacionit. Gjysmëhëna e Kuqe po pret rifillimin e koordinimit me shpresën që grupi i tretë i pacientëve dhe të plagosurve të evakuohet të enjten, duke pasur parasysh kushtet e vështira humanitare dhe shëndetësore me të cilat përballen pacientët brenda Rripit të Gazës, shtoi ai.

Herët të mërkurën, 40 palestinezë – përfshirë gra dhe fëmijë – u kthyen në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin, ndërsa një numër i ngjashëm u largua, në ditën e tretë që nga rihapja e pjesshme e pikës nën kufizime të rrepta izraelite. Të hënën, pika kufitare Rafah rifilloi operacionet. Ditën e parë, 12 palestinezë u kthyen në Gaza dhe 20 u larguan, ndërsa ditën e dytë, të martën, 40 mbërritën dhe 40 u larguan, sipas korrespondentit të Anadolu, duke cituar burime përkatëse.

Armëpushimi i dha fund një ofensive izraelite që filloi në tetor 2023 dhe zgjati dy vjet, duke vrarë më shumë se 71.000 palestinezë dhe duke plagosur mbi 171.000 të tjerë, si dhe duke shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës së Gazës. Izraeli gjithashtu vazhdon të kryejë sulme në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit./AA

Nga studimet te lëvdatat në TikTok, fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

By: Fax Web
4 February 2026 at 12:36

Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës. Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në Kinë me audiencat në vendet e tyre.

Kjo përfshin mundësi studimi të financuara nga Kina, e cila ofron bursa për shkollim, pagesa mujore dhe qasje në universitete me rritje të shpejtë. Shumë prej këtyre studentëve kanë ndarë, gjithashtu, përvojat e tyre në rrjetet sociale, ku kanë një numër të konsideruar ndjekësish, ndërsa të tjerë janë paraqitur në media ose në institucione zyrtare kineze.

“Aplikova për qejf [në kursin e gjuhës kineze], ngaqë ishte një gjuhë e re që nuk e kam mësuar asnjëherë”, i tha Radios Evropa e Lirë (REL), Era Kërnaja, një 24-vjeçare nga veriu i Shqipërisë që tani studion shkenca kompjuterike në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Kunming, në provincën Yunnan të Kinës.

“Nëse dikush do ta ma bënte një pyetje para tre vjetësh, unë do të thosha që Kina është komunizëm, vend i mbyllur, kaq. Por, tani më ka ndryshuar [mendimi] 360 shkallë”, tha ajo. Derisa Pekini njihet më së shumti në rajon për projekte infrastrukturore në vlera miliarda dollarëshe, kredi dhe partneritete teknologjike, arsimi është shfaqur si një kanal më i butë përmes të cilit Kina po i formëson perceptimet.

Kjo është veçanërisht e theksuar te brezat më të rinj, për të cilët sondazhet tregojnë se janë më të hapur ndaj portretizimit që Pekini i bën vetes si një fuqi e mirë dhe e përgjegjshme. “Doja t’ua ndryshoja mendimin që kanë shqiptarët për Kinën dhe t’ju tregoja që mos besoni në çdo gjë që shikoni”, tha Kërnaja, e cila që nga viti 2023 – kur nisi të jetonte në Kinë – ka filluar të postojë për përvojën e saj në llogarinë e saj në TikTok dhe tani ka më shumë se 8 mijë ndjekës.

Për Pekinin, thonë analistët, këto programe i shërbejnë një qëllimi afatgjatë: kultivimin e rrjeteve personale, narrativave të favorshme dhe profesionistëve të ardhshëm që kanë përvojë të drejtpërdrejtë nga Kina dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë në vendet e tyre.

Kjo shtytje e fuqisë së butë përbën një plotësim të rëndësishëm të ndikimit politik dhe ekonomik në rritje të Kinës në Ballkan dhe mund të sjellë audienca më të hapura ndaj përpjekjeve të Kinës për të zgjeruar shtrirjen e saj ekonomike dhe për t’i shtyrë interesat e saj. “Pekini ka interes të dërgojë sa më shumë studentë dhe shkencëtarë ndërkombëtarë në Kinë”, i tha REL-it Stefan Vlladisavljev, ekspert për rolin e Pekinit në Ballkan pranë Fondacionit BFPE, një institut kërkimor me seli në Beograd.

“Ajo [Kina] po përpiqet të pozicionohet si një ofruese e zhvillimit [dhe] të qenit e pranishme në Evropë është një aspekt shumë i rëndësishëm i shtrirjes globale”. Përvoja e Kërnajës pasqyron një prirje më të gjerë që po zhvillohet në Ballkan, ku mundësitë arsimore kineze kanë ngjallur interes edhe në vende si Shqipëria dhe Kosova, të cilat mbeten fuqishëm pro perëndimore në orientimin e tyre politik, për shkak të mbështetjes historike amerikane për shtetësinë dhe demokracinë e tyre.

Shqipëria dhe Kosova të lidhura nga lidhje të përbashkëta politike, gjuhësore dhe kulturore – janë vende më të vështira për depërtimin kinez në Ballkan. Ndikimi rajonal i Pekinit është zgjeruar përgjithësisht nga Serbia, ku Beogradi ka joshur miliarda dollarë investime dhe ka ndërtuar lidhje të thella politike.

Serbia dallohet si partneri më i avancuar arsimor i Kinës në rajon, ku janë vendosur tri institute Konfuci që mbështesin mësimin e gjuhës kineze në dhjetëra shkolla. Në historinë 20-vjeçare të Institutit në Serbi, numri i pjesëmarrësve është rritur nga disa dhjetëra në disa qindra çdo vit dhe bashkëpunimi arsimor është forcuar nga disa marrëveshje të reja mes dy shteteve të nënshkruara në vitin 2018.

“Nëse Kina ka një bastion në Ballkanin Perëndimor, ajo ka edhe një bastion në Evropë”, tha Vlladisavljev. Por, fuqia e butë kineze, kryesisht përmes programeve arsimore dhe përhapjes në rrjetet sociale, po shënon gjithashtu disa suksese të hershme edhe gjetkë në rajon.

Instituti Konfuci në Shqipëri, ku Kërnaja mësoi gjuhën kineze dhe mori udhëzime për të aplikuar për bursën e saj, është një nga kanalet më të dukshme të shkëmbimit arsimor brenda Universitetit të Tiranës.

Ai e përshkruan veten si një “institut arsimor joqeveritar, jofitimprurës”, i bashkorganizuar me Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit, që ofron mësime të gjuhës kineze dhe programe kulturore. Gjithashtu ofron bursa dhe ndihmon studentët të aplikojnë në nivele të ndryshme, përfshirë në universitete individuale ose në nivel federal dhe kombëtar brenda Kinës.

Këto institute ekzistojnë kudo në Ballkanin Perëndimor, përveç Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Kina dhe si rrjedhojë nuk ka përfaqësim zyrtar nga Pekini.

Institutet Konfuci janë nën vëzhgim gjithnjë e më të madh në të gjithë Evropën, derisa disa qeveri i kanë mbyllur ato për shkak të shqetësimeve lidhur me lirinë akademike dhe ndikimin politik. Por, në pjesën më të madhe të Ballkanit, ato po shihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si platforma të vlefshme fillestare për të ndjekur mundësi ekonomike dhe arsimore.

Ekspertët që ndjekin angazhimin kinez në rajon thonë se historitë dhe përvojat personale të ndara nga studentë vendas që studiojnë në Kinë kanë ndikim dhe duket se po ndjekin një model të kopjuar nga vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Kina po merr një faqe nga libri i vendit që e ka bërë më së miri fuqinë e butë – Shtetet e Bashkuara”, tha Vlladisavljev. Bursa, shkëmbime dhe të dhëna të kufizuara
Angazhimi arsimor i Kinës në Ballkan ndërtohet mbi një mozaik programesh: bursa të Qeverisë kineze, grante të lidhura me institutet Konfuci, marrëveshje në nivel universitetesh dhe kurse trajnimi afatshkurtra.

Meqë programet ndryshojnë shumë sipas vendit dhe vitit — dhe meqë institucionet kineze dhe ato ballkanike nuk publikojnë të dhëna gjithëpërfshirëse — nuk ka një regjistër të qartë publik që të tregojë se sa studentë ballkanikë kanë studiuar në Kinë ndër vite.

Radio Evropa e Lirë gjeti se disa studentë shqiptarë që studiojnë në Kinë janë shfaqur gjithashtu në mediat shtetërore kineze, përfshirë Radio Kina Ndërkombëtare (CRI), që është botimi shqip i transmetuesit kryesor shtetëror kinez (CGTN), ku kanë ndarë rrëfime shumë pozitive për përvojat e tyre.

Sondazhet e opinionit publik në Shqipëri, përfshirë Barometrin e Sigurisë së Shqipërisë, tregojnë se pikëpamjet ndaj Kinës mbeten kryesisht neutrale, megjithëse perceptimet pozitive janë rritur lehtë vitet e fundit. Ndërkohë, pavarësisht mungesës së bashkëpunimit institucional në Kosovë, studentë individualë – shpesh nga diaspora e shpërndarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut – kanë gjetur rrugën drejt Kinës dhe ndajnë përvojat e tyre me popullsinë e re në vend.

Vlera Kelmendi, e lindur në Kosovë dhe e migruar në Norvegji, i tha televizionit lokal kosovar ATV, në një intervistë në vitin 2025, se zgjodhi Kinën nga kureshtja, duke përshkruar një përvojë shumë pozitive atje. Kelmendi, e cila refuzoi të fliste për REL-in, dokumenton jetën e saj në Kinë në llogarinë e saj publike në TikTok me më shumë se 16 mijë ndjekës, duke arritur audienca në Kosovë, ku opinioni publik ndaj Kinës mbetet kryesisht negativ.

Në anën tjetër, ndonëse nuk ka kurse zyrtare kineze në Kosovë, zyrtarët në Institutin Konfuci në Tiranë thanë se kanë vërejtur interes në rritje nga studentët e Kosovës. “Do të donim shumë të shihnim studentë nga Kosova që të mësojnë gjuhën kineze”, i tha Radios Evropa e Lirë, Zheng Baoguo, drejtori i Institutit Konfuci në Tiranë.

“Do të përpiqemi maksimalisht të krijojmë mundësi për ta, nëse ata janë të gatshëm.”

Kur studimi jashtë vendit bëhet komunikim digjital
Më pak se dy orë larg Kosovës, Kadir Ismajli, një student 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pati një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë drejt Kinës.

Ndërsa fillimisht po kërkonte të studionte diku tjetër, studenti me nacionalitet shqiptar tha se mori një bursë shtetërore kineze për një diplomë master në provincën Yunnan, ku mori ndihmë edhe nga ambasada në procesin e aplikimit.

Ashtu si të tjerët, Ismajli ka ndërtuar një numër ndjekësish në TikTok me më shumë se 31 mijë persona, ku veç tjerash, poston edhe për jetën e tij në Kinë.

“E fillova TikTok-un për biznes, por kur shoh diçka interesante këtu, e postoj”, tha ai.

“Në shtëpi njerëzit më thonë se nuk e kemi ditur si ishte në të vërtetë Kina”.

Gjatë dekadës së fundit, rreth 100 studentë maqedonas kanë studiuar në Kinë përmes programeve gjuhësore dhe programeve të plota të studimit.

Një studim mbi ndikimin kinez në Maqedoninë e Veriut, i kryer nga organizata Estima me seli në Shkup, zbuloi se “perceptimi i reputacionit të Kinës në Maqedoninë e Veriut është një tablo e përzier që ka tendencë të jetë më pozitive te njerëzit që kanë pasur përvojë dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë me Kinën dhe aktorët kinezë”.

Sipas të dhënave të Estima-s nga viti 2005, numri i bursave kineze për studentët e Maqedonisë së Veriut ka qenë në rritje.

Programet e edukimit të gjuhës kineze po depërtojnë gjithashtu edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi ka pasur një institut Konfuci që nga viti 2015 dhe ka dërguar më shumë se 100 studentë në Kinë gjatë kësaj periudhe, sipas një raporti nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA).

Në Bosnje-Hercegovinë ekziston një marrëveshje formale për shkëmbime arsimore me Kinën dhe programet e financuara nga Kina vazhdojnë të rriten, veçanërisht përmes Universitetit të Sarajevës Lindore, ku më shumë se 170 studentë kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi në Kinë.

Mes këtij grupi është edhe Ana Jasarevic, një 23-vjeçare që studionte në departamentin e gjuhës kineze të Universitetit të Sarajevës Lindore.

Ajo kaloi vitin e kaluar në Universitetin e Vuhanit me disa kolegë të tjerë nga fakulteti.

“Kur mbërritëm, ishte pak tronditje kulturore sepse është krejtësisht ndryshe”, tha ajo.

Pas diplomimit, ajo tani thotë se planifikon të regjistrohet në një program të nivelit master në Kinë.

“Më pëlqeu atje, megjithëse e kuptoj që shumë njerëz nuk e pëlqejnë mënyrën se si funksionojnë”, tha ajo. “Kam qenë në shumë qytete, kam udhëtuar nëpër vend dhe jam ndier e sigurt kudo”./REL

IFIMES kritika policisë: Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit! Duhet hetim ndërkombëtar

By: Fax Web
4 February 2026 at 12:23

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presuidentit të Partisë së Liirsë Ilir Meta, ku ka dalë në përfundimin se ka pasur mangësi serioze procedurale gjatë arrestimit dhe ndalimit, duke përfshirë mungesën e provave se individi është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, kufizimet në të drejtën për akses të menjëhershëm në një avokat, mosdhënien e një karte të të drejtave dhe mirëmbajtjen joadekuate të dokumentacionit zyrtar.

IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta.

“Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës. Zbatimi konsistent i rekomandimeve të Avokatit të Popullit përfaqëson një hap të nevojshëm drejt forcimit të llogaridhënies institucionale, profesionalizimit të policisë dhe ruajtjes së standardeve evropiane[11] të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, thuhet në raport.

Në përfundim IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj.

“Duke pasur parasysh rëndësinë politike të këtij rasti dhe kërcënimin potencial për normat demokratike, IFIMES kërkon vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj për të garantuar respektimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, për të siguruar transparencën dhe për të mbrojtur liritë themelore”, thuhet në raport.

Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja, Gjykata jep dënimin për autorin e akuzuar, Ilir Beqaraj!

By: Fax Web
4 February 2026 at 12:06

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor sot (4 shkurt) dhe dënoi autorin e akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja një vit më parë.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj.

Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar! I ruheshin shtëpive me kamera! Mallin e vjedhur e shkëmbenin me drogë, sekuestrohen bizhu ari

By: Fax Web
4 February 2026 at 12:03

Roja Civile e Spanjës, (Guardia Civil), ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptarë që grabisnin biznese dhe shtëpi në disa rajone të vendit iberik, me dëm mijëra euro.

Katër persona u arrestuan dhe u sekuestruan qindra sende me vlerë si ora luksoze, bizhu, para dhe 14 kg drogë e llojit marihuanë (foto kryesore).

Organizata kishte një metodë të caktuar operacional “modus operandi”, me role dhe taktikë të planifikuar para sulmeve, ndërsa një pjesë të mirë të mallit të vjedhur, kryesisht bizhuteri ari dhe para, i shkëmbenin me lëndë narkotike, që më pas e shpërndanin dhe siguronin fitime më të mëdha.

Goditjet janë kryer gjatë operacionit të koduar “Viporto” dhe u zhvillua në La Coruna, Vilaboa, Pontevedra, Vigo dhe rajone të tjera.

Autoritetet thanë se shqiptarët kishin role të ndara, ku një prej tyre bënte transportin me makinë. I linte shokët disa km larg nga zona e banuar dhe pastaj të tjerët në këmbë studionin bizneset dhe kryesisht banesat që kishin ndonjë derë apo dritare të hapur dhe të cenueshme.

Ata ishin të kujdesshëm, pasi nuk synonin banesat që kishin sistem të fortë sigurie apo kamera.Gjatë hetimeve që zgjatën disa muaj, llogaritet se grupi ka kryer dhjetëra bastisje, më të fundit gjatë muajit janar, informon media spanjolle “FarodeVigo”.

U sekuestruan ora luksoze, bizhuteri, para, telefona, karta SIM, dhe 14 kg marihuanë që shërbente si mall shkëmbimi për materialet e grabitura.

Pjesë e organizatës që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

By: Fax Web
4 February 2026 at 11:51

Një 35-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

Policia bën me dije se gjykata e Preuxhias kishte caktuar për të riun masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, dërgon në gjyq tre persona

By: Fax Web
4 February 2026 at 11:42

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë banesës së tij, shtetasin J.K, i cili ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas ishte i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë atë të trafikimit të narkotikëve dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, gjatë ditës largohej nga banesa e tij duke vijuar veprimtarinë kriminale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u konstatuan dhe sekuestruan një numër i konsiderueshëm sende dhe dokumente, përfshirë kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u konkludua se shtetasi J.K., krahas veprës penale të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, në bashkëpunim me shtetaset K.K. dhe A.G. me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katër elementët e figurës së veprës penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, parashikuar nga neni 170/ç/2 i Kodit Penal, duke ushtruar një veprimtari kredidhënie faktike (konsideruar formalisht prej tyre si huadhënie), si veprimtari financiare e ndryshme nga veprimtaria bankare, në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar, duke vendosur garanci reale (hipotekë/peng) mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke vendosur afate të ngushta (përgjithësisht 3-mujore) dhe duke lëvizur fonde, pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.

 

Referuar të ASHK-së rezultoi e provuar se të pandehurit kanë ushtruar veprimtari kredidhënie të mirëfilltë, duke regjistruar kufizime pronësie në pasuri të paluajtshme ku disa prej tyre i kanë kaluar në pronësi, të fituara për shkak të mosshlyerjes së borxhit, ku rezulton se vlera e pasurive të paluajtshme që këta shtetas kanë përvetësuar është shumë herë me e madhe se ajo për të cilën kanë dhënë para borxh (e provuar mbi 200.000 euro të dhëna si para me fajde) në një numër të konsiderueshëm personash.

Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se në një pjesë të konsiderueshme, për vlera që variojnë nga 1.000 euro, 1.5000 euro, 2.000 etj., janë lënë si garanci, duke kaluar më pas pronësinë në emër të të pandehurve, pasuri të luajtshme siç janë automjete, të cilat kanë vlerë disa herë më të madhe se borxhi i dhënë, çka qartësisht dhe këto veprime të materializuara me akte formale dhe kalim pronësie, dëshmojnë për faktin se kthimi i borxhit të marrë nga debitorët ka qenë disa herë më i madh se ai i dhënë nga kredidhënësit, pra të pandehurit. Rezultoi e provuar se të pandehurit J.K dhe K.K nënshkruanin midis shtetasve të ndryshëm kontrata shitblerje automjetesh fiktive, pra në formë garancie për huatë (fajdet) që ju jepnin këtyre shtetasve dhe në momentin që këto shuma monetare shlyeshin ose bënin anullimin e kontratave ose nënshkruanin kontrata të tjera shitblerje, ku shtetasi J.K dhe K.K rezultonin si shitës, ose në rastin kur nuk shlyheshin i shisnin automjetet pa kaluar pronësinë tek ta, çka është tipar i qartë i kredidhënies së palicencuar të maskuar me marrëdhënie civile të rreme për të siguruar kthimin e kredisë.

Sa më lart, rezultoi e provuar se të pandehurit J.K., K.K dhe A.G me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katërt elementët e figurës së veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, e më konkretisht kanë cenuar objektin e mbrojtur posaçërisht nga kjo dispozitë ligjore penale materiale, duke kryer veprime tipike të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke i transformuar dhe futur në qarkullim ekonomik, kryesisht përmes transaksioneve me pasuri të luajtshme/automjete, pasuri të paluajtshme, përdorimit të llogarive bankare dhe vendosjes së pasurive në emër të personave të ndryshëm, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale që ka prodhuar përfitimet monetare (ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, si dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve), me qëllim të dukshëm për t’i dhënë burim të ligjshëm, për të vështirësuar gjurmimin dhe për të maskuar pronësinë reale mbi këto pasuri. Bazuar në aktet e ekspertimit kontabël për pasuritë e të tre të pandehurve, rezultoi e provuar se ka mospërputhje, pra mungesë të ardhurash të ligjshme dhe balanca negative për të tre të pandehurit, çka do të thotë se pasuritë dhe lëvizjet financiare të krijuara dhe të kryera prej tyre nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme, pra pasuria e qarkulluar është tipikisht “produkt” i veprimtarisë kriminale që ka gjeneruar fitime. Aktet e eskpertimit kontabël kanë konkluduar se në total vlerat e konsiderueshme të pasurive të laujtshme dhe të paluajtshme të krijuara në raport me të ardhurat e deklaruara (fitim/humbje nga aktiviteti i deklaruar apo të ardhura të tjera), dëshmojnë për faktin se pasuria e krijuar është rezultat i fondeve me origjinë kriminale të futura në qarkullim.

Asnjë nga 8 kandidatët nuk shpallet fitues, shtyhet gara për zgjedhjen e kreut të ri të Gardës së Republikës

By: Fax Web
4 February 2026 at 11:38

Shtyhet gara për të zgjedhur kreun e ri të Gardës së Republikës. Nga tetë kandidatë në garë, asnjë prej tyre nuk është vlerësuar si fitues.

“Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.

Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta.
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar”, thuhet në njoftimin që u është dërguar kandidatëve.

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, tendat në Kiev mbrojnë ukrainasit nga acari

By: Fax Web
4 February 2026 at 10:44

Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

Në disa zona në Kiev, ku objektet e banimit kanë mbetur pa ngrohje dhe ka probleme me furnizim me rrymë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i ka ngritur disa tenda, si pika për ngrohje. Ka punëtorë të angazhuar që punojnë aty vazhdimisht. Secila tendë ka kapacitet për t’i pranuar deri në 500 persona.
1
Në disa zona në Kiev, ku objektet e banimit kanë mbetur pa ngrohje dhe ka probleme me furnizim me rrymë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i ka ngritur disa tenda, si pika për ngrohje. Ka punëtorë të angazhuar që punojnë aty vazhdimisht. Secila tendë ka kapacitet për t’i pranuar deri në 500 persona.
Njerëzit shkojnë nëpër tenda për t’u ngrohur, për të pirë çaj të nxehtë dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave. Secila tendë ka hapësirë për pushim. Ka edhe specialistë që ofrojnë ndihmë psikologjike. Të gjitha shërbimet janë falas.
2
Njerëzit shkojnë nëpër tenda për t’u ngrohur, për të pirë çaj të nxehtë dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave. Secila tendë ka hapësirë për pushim. Ka edhe specialistë që ofrojnë ndihmë psikologjike. Të gjitha shërbimet janë falas.
Nëpër tenda mund të shihen ukrainas të të gjitha moshave.
3
Nëpër tenda mund të shihen ukrainas të të gjitha moshave.
Organizatat vullnetare kontribuojnë me ushqime të ngrohta.
4
Organizatat vullnetare kontribuojnë me ushqime të ngrohta.
Autoritetet e qytetit të Kievit i kanë krijuar disa harta për t’i informuar banorët se ku gjenden tendat dhe çfarë shërbimesh ofrohen aty.
5
Autoritetet e qytetit të Kievit i kanë krijuar disa harta për t’i informuar banorët se ku gjenden tendat dhe çfarë shërbimesh ofrohen aty.
Edhe kafshët shtëpiake janë të mirëpritura. Në gjithë Kievin janë 1.200 pika të tilla.
6
Edhe kafshët shtëpiake janë të mirëpritura. Në gjithë Kievin janë 1.200 pika të tilla.
Në rast të mungesës së internetit, harta mund të shkarkohet më herët në aplikacionin e qytetit “Kievi Digjital”.
7
Në rast të mungesës së internetit, harta mund të shkarkohet më herët në aplikacionin e qytetit “Kievi Digjital”.
Hapësirat brenda duken kështu…
8
Hapësirat brenda duken kështu…
Fëmijët gjejnë gjithmonë arsye dhe vend për të luajtur.
9
Fëmijët gjejnë gjithmonë arsye dhe vend për të luajtur.
Këto pika janë funksionale 24 orë brenda ditës, mirëpo mbyllen vetëm në rast të alarmit për sulme.
10
Këto pika janë funksionale 24 orë brenda ditës, mirëpo mbyllen vetëm në rast të alarmit për sulme.
Autoritetet thonë se mijëra njerëz kanë mbetur pa rrymë e ngrohje, si pasojë e sulmeve.
11
Autoritetet thonë se mijëra njerëz kanë mbetur pa rrymë e ngrohje, si pasojë e sulmeve.
Prandaj është ofruar mundësia që banorët ta bëjnë edhe gjumin në tenda.
12
Prandaj është ofruar mundësia që banorët ta bëjnë edhe gjumin në tenda.
Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytete tjera të Ukrainës për t’i rregulluar sa më shpejt linjat e dëmtuara të energjisë.
13
Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytete tjera të Ukrainës për t’i rregulluar sa më shpejt linjat e dëmtuara të energjisë.
Sipas tyre, mbi 130.000 njerëz i kanë vizituar tendat deri më tani.
14
Sipas tyre, mbi 130.000 njerëz i kanë vizituar tendat deri më tani.

I doli emri në dosjet e Epstein, BBC: Ish-Princi Andrew është larguar nga Kështjella Windsor

By: Fax Web
4 February 2026 at 09:54

Ish-Princi Andrew ka lënë rezidencën e tij luksoze në Windsor për t’u zhvendosur në pronën mbretërore të Sandringham. BBC raporton se Andrew Mountbatten-Windsor u largua nga Lozha Mbretërore të hënën.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur presioni ndaj tij është rritur për shkak të lidhjeve të mëparshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein.

Sipas raportimeve të gazetës The Sun, Princi Andrew aktualisht po qëndron në një banesë të përkohshme, Wood Farm Cottage, ndërsa rezidenca e tij e përhershme në të njëjtën pronë, Marsh Farm, është duke iu nënshtruar punimeve të rinovimit.

Prokurorët reagojnë: Gjykimi kushtetues duhet të mbetet i pavarur nga presioni publik

By: Fax Web
4 February 2026 at 09:50

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. Në një lidhje live në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ka as ligj e kushtetutë që ua jep atyre këtë të drejtë.

Rama thekson se me qëndrimet publike që ka mbajtur, nuk ka përmendur asnjë emër, por ka reaguar ndaj kësaj kërkese që sipas tij nuk është e drejtë. Kryeministri përmendi shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë kërkojnë një rritje mujore page nga 3360  euro në 5300 euro, ndërsa për të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro.

Kryeministri tha se ajo që e bën edhe më serioze çështjen është fakti se gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë pagë sesa vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe krahasohen me ato që ka Greqia.

“Unë e kam provuar linçimin, është diçka krejt tjetër nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik ku nuk është as përmendur njeri me emër dhe as është fyer njeri, por është ngritur një problem i madh serioz. Ju kërkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e shkallës së parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro.

3 mijë euro doni t’i rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë në emër të ligjit e kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e kushtetutë që iu jep juve këtë të drejtë.”, tha Rama.

Sipas Ramës, “ju me këtë tentativë në GJK doni të jeni ligji.” Po ashtu, shtoi ai, Shoqata e Gjyqtarëve arriti në pikën që të sulmonte publikisht qeverinë dhe kryeministrin.

“Si arrini deri në pikën që të sulmoni publikisht qeverinë, kreun e këshillit të ministrave, mediave de t’i akuzoni të gjithë për histeri. Për çfarë histerie e keni fjalën? 37 mln euro plus që kërkoni nga buxheti janë para që duhet të hiqen nga diku tjetër”, shtoi kryeministri.

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

By: Fax Web
4 February 2026 at 09:38

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra.

Kujtojmë Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024.

Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti. Sot pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri.

IdentiTek ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri.

“Retorikë që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve”- Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve

By: Fax Web
4 February 2026 at 09:32

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.

Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.

Rama-gjyqtarëve: Keni vajtur në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit

By: Fax Web
4 February 2026 at 09:05

Kryeministri Edi Rama në një polemike më gjyqtarët për debatin për rritjen e pagës thotë se ata kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara.

Rama kritikoi Shoqatën e Gjyqtarëve, ndërsa tha se kjo shumicë i ka dhënë pavarësinë drejtësisë, duke i kërkuar që detyrën ta ushtrojnë me dinjitet.

“Ju keni shkuar në GJK për tju rritur pagën atyre që i hoqi Vettingu sepse nuk ishin të denjë për sistemin e ri të drejtësisë. Ju keni shkuar në GJK për ti kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara.

Ju keni vajtur në GJK për tu thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që e kaluan vettingun.

Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër që ka bërë një reformë historike dhe që ka bërë atë që kolegët tuaj nga 2012 derisa u bë kjo reformë e kanë ëndërruar por nuk e kanë prekur dot. I ka dhënë pavarësinë, që ju sot duhet të bëni cdo gjë që ta ushtroni me dinjitet, ta ktheni në të mirë rtë madhe të popullit shqiptar”, tha Rama.

❌
❌