Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Seanca në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut, përplasje mes të akuzuarve, Tafani: Ai më mori në qafë

By: V K
4 February 2026 at 15:56

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet procesi në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut.

Avokati Aldo Duro iu drejtua trupës gjykuese: Edhe njëherë përsëris kërkesën time për vlerësim psikologjik për bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani. Ai jo vetëm ka qenë përdorues i drogëve, të llojit kokainë dhe heroinë, por vazhdon trajtimin me metadon, një substancë e cila krijon varësi po njësoj”.

Të pandehurit kundërshtuan dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtori Artan Tafani.

Erisiano Abedini: Nuk e kam takuar Laert Haxhinë. Unë me këta persona nuk jam as mik, as armik, asgjë. Kemi tre vjet që nuk po marrim asnjë përgjigje. Nuk më lidh as profesioni me Laert Haxhiun as miqësia me të. Kam tjetër profesion dhe tjetër miqësi. Vlerësojeni pak këtë.

Bujar Abedini: Unë dua as mëshirë asgjë, dua vetëm drejtësi.

Aldo Shkëmbi: Kemi të drejtë të njihemi me të gjitha aktet, nuk na interesojnë faktet apo të dhënat për persona që nuk janë objekt i këtij gjykimi.

Prokurori Behar Dibra: Ka një hetim tjetër që po vijon dhe aktet nuk lidhen me çështjen, objekt i këtij gjykimi. Kërkesa është e pabazuar në ligj. Aktet që ka dhënë cilësinë e personit që ka dijeni, nuk kanë asnjë interes.

Artan Tafani për vrasjen e Fridman Xhaferrit: Në lidhje me pengmarrjen, e kam shpjeguar se si është goditur në kokë me armë. Plumbi e ka kapur në rrëshqitje sepse lëvizte. Ai ka qenë gjallë derisa është futur në ujë. Ka ndërruar jetë kur e futëm në ujë, herën e dytë kur e lidhëm me gurë. Makina ka qenë e zezë, por bënte nuancë kur rrinte në diell. Në lidhje me Bledarin dhe Mariglenin, kur kërkuam vend me hedh trupin e Fridmanit, nuk ka qenë hera e parë.

Tafani iu drejtua të pandehurve në kafaz:

“Shoku juaj më mori në qafë mua, Laerti”.

Pas këshillimit në dhomën e këshillimit, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve për kundërshtimin e dëshmisë së dhënë nga Artan Tafani gjatë këtij gjykimi në raport me dëshmitë e dhëna gjatë fazës paraprake. Të gjitha procesverbalet, të cilat edhe prokurori i relatori bëhen pjesë e fashikullit të gjykatës, do të vlerësohen nga gjykata për të shqyrtuar besueshmërinë e personit që është pyetur (Artan Tafani).

The post Seanca në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut, përplasje mes të akuzuarve, Tafani: Ai më mori në qafë appeared first on Albeu.com.

Rama replikon me Klodiana Lalën për Shoqatën e Prokurorëve: S’e thumbova, por ilustrova moshën e njomë të saj! Gazetarja: Sapo gënjeu sërish mbreti…

By: V K
4 February 2026 at 15:24

Kryeministri Edi Rama, është përfshirë në një tjetër diskutim me gazetaren Klodiana Lala, pas një deklarate të bërë për Shoqatën e Prokurorëve për debatin e krijuar për çështjen e rritjes së pagave të gjyqtarëve.

Në reagimin e tij, kryeministri thoshte se Shoqata e Prokurorëve, që paska treguar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve ishte “ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim”.

Gazetarja Lala, nxorri një dokument që tregonte se shoqata në fjalë ishte e regjistruar. Reagimin e saj e shoqëronte edhe me një koment ku shkruante: “Sapo gënjeu sërish mbreti lakuriq!”.

 

 

Në replikë të kësaj, kryeministri shkroi sërish në rrjetin social X, duke thënë se ka shkruar që “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”, dhe duke shtuar se nuk ka pasur qëllim t’i thumbojë por të ilustrojë moshën e njomë të shoqatës.

Sipas tij, regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por “duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur”.

Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.

Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”, – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur.

Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”.

Gazetarja reagoi menjëherë, duke shkruar: “Hap pozitiv…Më në fund pranoi se gënjeu”.

 

The post Rama replikon me Klodiana Lalën për Shoqatën e Prokurorëve: S’e thumbova, por ilustrova moshën e njomë të saj! Gazetarja: Sapo gënjeu sërish mbreti… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Neda Balluku vjen me një mesazh të fortë për Ogrenin pas ndarjes: Ti çfarë burri je?

By: V K
4 February 2026 at 15:17

Ish-konkurrentja e “Big Brother”, pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, Neda Balluku është rikthyer në vëmendjen e publikut me një mesazh të fortë, i cili po interpretohet gjerësisht si një reagim i heshtur ndaj gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre gjatë kësaj periudhe.

Teksti i shfaqur në ekran ne foton qe ajo ka publikuar në Instagram dhe më pas e ka fshirë, ishin rreshtat: “Se çfarë është një burrë i vërtetë e di çdo grua. Ti çfarë burri je”?

Kjo duket si një përgjigje pas akuzave që ish-bashkëshorti i bëri dhe vjen në një kohë kur marrëdhënia mes dy ish-partnerëve ka kaluar nga kriza familjare në një përplasje të hapur ligjore.

Sipas raportimeve në media, pas divorcit, Ogren Balluku, ka depozituar në gjykatë një kërkesë për urdhër-mbrojtje ndaj Nedës, duke pretenduar ushtrim dhune verbale dhe psikologjike, si dhe sjellje të papërshtatshme gjatë konflikteve mes tyre.

Pretendimet e tij lidhen me disa episode tensioni që sipas tij, kanë ndodhur pas ndarjes dhe në prani të fëmijëve.

Ndërkohë, çështja vijon të jetë në shqyrtim nga organet e drejtësisë, ndërsa historia e tyre mbetet një nga më të komentuarat në median rozë.

 

The post FOTO/ Neda Balluku vjen me një mesazh të fortë për Ogrenin pas ndarjes: Ti çfarë burri je? appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Ja zonat më të prekura

By: V K
4 February 2026 at 14:53

Pasdite e kësaj të mërkure dhe ditës se neserme, sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Sipas IGJEO, në 24 orët në vijim, reshje të dobëta priten edhe në qarqet e tjera.

Temperaturat do të pësojnë ulje ditën e enjtes me gati 3 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë 1 gradë, ndërsa ato maksimale jo më shumë se 15 gradë Celsius.

Ndaj, në lartësitë mbi 1 mijë m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Shqetësuese pritet të jetë parametri i erës, sidomos në Jug dhe në bregdet, ku era do të fryjë mesatare deri e fortë.

Lundrimi i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit vijojnë të jenë të pezulluara. Dhe, sipas kushteve atmosferike, kjo gjendje do të vijojë deri të enjten, kur edhe era pritet të reduktohet në det të hapur.

The post Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Ja zonat më të prekura appeared first on Albeu.com.

Selin i drejtohet Gimbos: Nëse nuk ke ndjenja për mua, ma thuaj, epërjetoj aq shumë sa…

By: V K
4 February 2026 at 14:49

Pas klipit në prime për marrëdhënien Miri-Selin, banori i cili Selin ka pasur afrimitet këto ditë, Gimbo duket se është mërzitur me të.

“Gimbo mund të dalë”,-ishte fraza që duket se e ka mërzitur banorin, dhe për këtë kanë diskutuar pas spektaklit të mbrëmshëm.

Gjatë diskutimit, Selin i thotë që nëse ai nuk ka ndjenja për të, të shprehet haptazi.

Selin: Je mërzitur se po ridiskutohej një marrëdhënie me një person që unë e kisha sqaruar 1000 herë. Dhe unë do kisha shkuar dhe do kisha thënë o Gimbo nëse ti për mua nuk ke ndonjë ndjenjë dhe Selini të vjen të thotë ‘o Gimbo po ti a ke ndjenja për Selinin’, mos e lër të hapur thuaj jo, nuk kam.

Gimbo: Kjo është Selin.

Selin: Unë nuk jam budallaqe një, dhe e dyta  nuk i jap mënd dikujt tjetër dot.

Gimbo: Kështu e ke të sigurt, fol fol.

Selin: Dhe e treta e kam diskutuar aq shumë herë për të qenë unë e drejte me veten time saqë në thonjëza unë me veten time jam okej se unë njëkohësisht e mendoj aq shumë dhe e përjetoj aq shumë saqë shpesh herë vihem në shumë pikëpyetje Gimbo.

Gimbo: Shumë është diskutuar kjo gjë Selin.

The post Selin i drejtohet Gimbos: Nëse nuk ke ndjenja për mua, ma thuaj, epërjetoj aq shumë sa… appeared first on Albeu.com.

Ish-zv ministrja e jashtme Silda Çepe emërohet drejtoresha e re e IdentiTek

By: V K
4 February 2026 at 14:23

Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Motivet e këtij vendimi ende nuk janë bërë publike, duke lënë vend për spekulime në lidhje me shkakun e këtij ndryshimi.

Halilaj ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së IdentiTek që prej nëntorit 2024, duke pasuar në këtë post Loina Prifti.

Ndërkohë, pas shkarkimit të Halilajt, postin e drejtoreshës së IdentiTek e ka marrë Silda Çepe Anagnosti, e cila më parë ka mbajtur detyrën e zv.ministres së Jashtme.

The post Ish-zv ministrja e jashtme Silda Çepe emërohet drejtoresha e re e IdentiTek appeared first on Albeu.com.

Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi…

By: V K
4 February 2026 at 13:49

Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH, ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro, disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e grupit të komunikimit kanë qenë Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: “Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi”.

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci, e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin “WhatsApp” ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: “U nisa për 10 min besoj se jam aty”.

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit, të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë.

Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli, i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin “Word” me emërtimin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”.

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: “Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard”.

Benet Beci, i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: “Ok flm Visi”.

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli, i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin “Electricity Workstream Deliverables 2019-2020” me tekstin: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë”?

Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin:Hahaha, kush ta çoi”.

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin:Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim”.

Këtij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin:Ok super, po ja nis”.

Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin:Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: “Të them unë, po e bëjnë gati”. /OraNews

The post Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi… appeared first on Albeu.com.

Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë

By: V K
4 February 2026 at 13:22

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të evazionit fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, procedimi është regjistruar mbi dyshimet për tregtim mallrash pa fatura tatimore. Pas autorizimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte postare në Tiranë.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa dokumentacion tatimor, shuma parash në vlerën rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente shoqëruese.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

The post Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

Debati për pagat/ Edi Rama s`kursehet ndaj Shoqatës së Prokurorëve: S’do të ketë ulje rrogash, arrestet pa gjyqe kanë njollosur Shqipërinë botërisht

By: V K
4 February 2026 at 13:06

Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetin social “X”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratën e shpërndarë sot nga Shoqata e Prokurorëve, lidhur me debatin për rritjen e pagave të magjistratëve.

Rama shkruan se pavarësisht nga sa përpiqet të interpretohet, nuk do të ketë ulje pagash për këtë kategori.

“Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re: Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!”, shkruan kryeministri.

Postimi i plotë:

Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!

Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!!

A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?

Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!!

Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!!

Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë!

Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!

Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re:

Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!

Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!

Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar…

— Edi Rama (@ediramaal) February 4, 2026

The post Debati për pagat/ Edi Rama s`kursehet ndaj Shoqatës së Prokurorëve: S’do të ketë ulje rrogash, arrestet pa gjyqe kanë njollosur Shqipërinë botërisht appeared first on Albeu.com.

“Bleu tek Kurum 2800 ton Oksid Zinku me vlerë 41 mijë USD dhe e shiti 141 mijë dollarë”/ Zbardhet dosja e mbetjeve toksike, si kompania “Sokolaj shpk” fshihej pas subjektit të krijuar nga vetë ajo me seli në Kroaci

By: V K
4 February 2026 at 12:43

Skandali i trafikimit të mbetjeve të rrezikshme ka çuar për masë arresti 33 persona, mes tyre biznesmenë, sipërmarrës dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Në dosjen e siguruar nga Panorama Online, sqarohet se kompania “Kurum”, ka lidhur kontratë për shitjen e mbetjeve të rrezikshme me tre subjekte kontraktuese, konkretisht “Sokolaj sh.p.k, Alliance Resource sh.pk. dhe Bajrami N sh.p.k.

Sipas dosjes hetimore, Shoqëria Sokolaj, nuk rezulton të ketë Autorizim për eksportim të mbetjeve të rrezikshme dhe as nuk i është aprovuar një kërkesë e tillë për periudhën 2022-2024.

E pyetur nga policia gjyqësore, Gjovana Sokolaj, ka deklaruar se, është e vetëpunësuar në biznesin e saj tek subjekti Sokolaj sh.p.k., me NIPT 1643124031.

“Me datë 04.07.2024, ky subjekt ka nisur rreth 102 kontenierë të ngarkuar me Oksid Hekuri, me destinacion Tailandën. Produktin e ka blerë nga shoqëria Kurum International sh.a. (në vijim Kurum), më datë 03.10.2023, ka blerë 2000 ton kundrejt pagesës prej 34.000 USD dhe më datë 16.11.2023, ka blerë rreth 800 ton kundrejt pagesës prej rreth 7.000 USD, Për secilën pagesë është pajusur me faturat përkatëse”, thuhet ne dosje.

Sipas dosjes hetimore, interes për blerjen e Oksidit të Hekurit ka shfaqur subjekti GS Minerals d.o.o., me seli në Kroaci dhe për këtë arsye sasinë prej 2.800 ton Oksid Hekuri ia ka shitur këtij subjekti me çmimin prej rreth 141.000 USD. Pas ngarkimit të 102 konternierëve në anijen tregtare, është bërë nisja nga Porti i Durrësit më datë 04.07.2024.

 


            Gjovana Sokolaj

“Më pas, në datë 09.08.2024, i është dërguar një email nga MSC (Kompani Kontenierësh dhe Transporti Detar Ndërkombëtare), e cila e ka informuar se 102 konternierët do ktheheshin në Portin e Durrësit (origjinë), sepse Porti i Singaporit nuk pranonte të bënte shkarkimin, për shkak të dyshimit se kontenierët ishin të mbushur me lëndë toksike. Gjovana ka deklaruar se, i ka kthyer përgjigje nëpërmjet e-mailit MSC-së duke i thënë se për mallin e ngarkuar në konternierët që është Oksid Hekuri, janë bërë analizat nga ana Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum, dhe nuk rezulton që aty të ketë mbetje toksike. Gjithashtu, u ka propozuar që mund të bëjnë mostrimin e produktit në Portin e Singaporit, por ata i kanë thënë që duhet të kryente pagesën për kryerjen e analizave”.

 

 

Gjovana Sokolaj, ka deklaruar gjithashtu se, gjatë vitit 2024 ka kryer 2 ose 3 eksporte me destinacion Tailandën me Oksid Hekuri dhe nuk ka pasur asnjë lloį problematike.

“Shoqëria Sokolaj ka blerë nga Kurum artikullin Oksid Zinku, pa pasur leje të veçantë për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ndërkohë që për transportimin e këtyre mbetjeve të cilat klasifikohen me kodin 10 07 02* kërkohet autorizim i posaçëm për eksportin e mbetjeve. Sipas Ligjit nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” nenit 51 të këtij ligji si dhe VKM-së Nr.641 datë 01.10.2014 “Për miratimin e rregullave per eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe të inerteve”, përveç lejes mjedisore të tipit B si dhe lejes mjedisore të tipit 1112B, për transportin e tyre duhet dhe leje e veçantë të cilën nuk e ka pasur“, thuhet në dosje.

Por e pyetur në lidhje me subjektin GS Minerals d.o.0., me NIPT HE61130788157, me adresë, Kroaci, shtetasja Gjovana Sokolaj, ka deklaruar se është administratore e këtij subjekti, të cilin e ka hapur prej reth 3 vitesh. Ky është subjekt “brooker” pasi bëjnë lidhjen e marrëveshjeve, kontratave me subjekte ndërkombëtare”.

 

 

Nga aktet e administruara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, rezulton se subjekti Sokolaj sh.p.k. ka aplikuar për një leje, por nuk ka plotësor dokumentacionin, por pavarësisht kësaj kompania ka vijuar me kryerjen e veprimtarisë së paligjshme.

Rezulton se shtetasja Gjovana Sokolaj, në agjencinë doganore ka deklaruar produktin si “oksid hekuri”ashtu si edhe është përcaktuar në kontratën me shoqërinë Kurum, ndërkohë që fatura e deklaruar në tatime është oksid zinku dhe në faturën e shitjes bërë shoqërisë GS Minerals d.o.0 me seli në Kroaci, i ka shtuar si element në kllapa kodin ZN pra “Okside hekuri (ZN).

“Në kërkesën e datës 19.08.2022, Sokolaj shprehet se bazuar në kontratën me gjeneruesin e mbetjeve Kurum International sh.a. angazhohet ti blejë mbetjet me kod 10 02 07*, me sasi vjetore 25.000 ton në vit, me vend origjine Kurum, Elbasan. Me mjetin e pajisur me ADR i marrë me qera nga Sokolaj do të transportojë këto mbetje në portin e Durrësit dhe me anije kontenieresh me destinacion tranziti Turqi dhe me destinacion Tajlandën. Nuk rezulton të jetë lëshuar autorizim këtë kërkesë nga Ministria e Mjedisit”.

 

The post “Bleu tek Kurum 2800 ton Oksid Zinku me vlerë 41 mijë USD dhe e shiti 141 mijë dollarë”/ Zbardhet dosja e mbetjeve toksike, si kompania “Sokolaj shpk” fshihej pas subjektit të krijuar nga vetë ajo me seli në Kroaci appeared first on Albeu.com.

Programi i Praktikave të Punës/ Rama: Rreth 1600 persona janë punësuar në administratë përmes kësaj nisme

By: V K
4 February 2026 at 12:34

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.

Kryeministri tha se është besimplotë për këtë nismë, që sipas tij, deri më tani ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona. Sipas tij, këto persona kanë potencialin që në vijim të drejtojnë institucione të rëndësishme të vendit.

“Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona. Po të kesh parasysh se administrata publike është një trupë jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak. Por ajo që i bën këto numra më të rëndësishëm akoma është se janë 1600 burime njerëzore që kanë potencialin të jenë nesër drejtuesit e sektorëve, departamenteve e drejtorive.”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai foli edhe për një projekt në bashkëpunim me Komisionin Evropain, atë të garancisë rinore. Rama tha se përmes këtij projekti, 65 milionë euro do të jenë në dispozicion të kësaj nisme, që ka për qëllim të identifikojë dhe aktivizojë të rinjtë që kanë portencial dhe t’u ofrojnë mbështetje ekonomike, në trajnime si edhe në aftësim profesional për ta.

“Ka si synim të identifikojë dhe aktivizojë të rinjtë që kanë potencial, por që nuk janë aktivë në kërkimin e rrugës së nxjerrjes së më të mirës nga vetja. Të ofrojë mbështetje ekonomike, trajnime dhe aftësim profesional për të rinjtë. Të sigurojë mundësi konkrete punësimi, vazhdimin e arsimit të formimit profesional dhe të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit. Do ju sugjeroja që të njiheni me këtë projekt, është rreth 65 mln euro dhe të shikoni se si mund të angazhoheni.”, shtoi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Dua t’i uroj sukses atyre që kanë fituar mundësinë për të pasur një kontratë 1 vjeçare pune dhe synojnë që të përfshihen përfundimisht në administratën publike, ndërkohë që të tjerëve që nuk e kanë fituar, nuk duhet të ligështohen, humbasin besimin apo të dorëzohen. Ministri tha se ky është një proces, i cili kalon përmes meritës, por padashur të them që gjithçka në këtë proces shkon fjollë, se me siguri si çdo proces tjetër, ka edhe ky defektet e veta, keni parasysh se edhe vlerësimi i meritës përderisa jemi në rastin kur bëhet në vlerësim prapë janë njerëzit që vlerësojnë ka edhe anën e vet subjektive.

Kështu që pa vënë në dyshim ata që kanë mundësinë për një kontratë 1 vjeçare, e meritojnë këtë mundësi. Ata që s’e kanë fituar, të mos ndihen të përjashtuar dhe të mos mendojnë se janë më pak të zotë. Thjesht në një moment të caktuar nuk kanë mundur të jenë dukshëm më të mirë sesa të tjerë që ia kanë dalë. Duke marrë një jehonë pozitive nga ata që merren me organizimin e këtij programi, duke pasur një përshtypje pozitive nga ana e ministrave dhe drejtuesve të institucioneve për qasjen, seriozitetin dhe dëshirën tuaj për të mësuar, unë jam bërë besimtar i fortë i këtij programi. Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona. Po të kesh parasysh se administrata publike është një trupë jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak. Por ajo që i bën këto numra më të rëndësishëm akoma është se janë 1600 burime njerëzore që kanë potencialin të jenë nesër drejtuesit e sektorëve, departamenteve e drejtorive. Kjo praktikë ka qenë si fillim urë e ngritur me universitetin. Tani kemi kapërcyer edhe një ngërç, atë të eksperiencës, që faktikisht i ka penguar në të shkuarën shumë vajza e djem që të fitojnë konkurset e shërbimit civil. Ishte pak si pula vezën, veza pulën se të hyje në administratën publike duhet të kishe eksperiencë dhe në një farë mënyre programi e ka garantuar këtë tranzicion.

Në fund dua t’ju flas për një projektet të mëdha të qeverisë me KE, projekti i garancisë rinore. Ka si synim të identifikojë dhe aktivizojë të rinjtë që kanë potencial, por që nuk janë aktivë në kërkimin e rrugës së nxjerrjes së më të mirës nga vetja. Të ofrojë mbështetje ekonomike, trajnime dhe aftësim profesional për të rinjtë. Të sigurojë mundësi konkrete punësimi, vazhdimin e arsimit të formimit profesional dhe të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit. Do ju sugjeroja që të njiheni me këtë projekt, është rreth 65 mln euro dhe të shikoni se si mund të angazhoheni.

The post Programi i Praktikave të Punës/ Rama: Rreth 1600 persona janë punësuar në administratë përmes kësaj nisme appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për 5 të akuzuarit

By: V K
4 February 2026 at 12:16

Këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë, ka vulosur vendimin për 5 të akuzuarit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë.

Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza, u dënuan me 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie.

Pesë të akuzuarit kishin ankimuar në Gjykatën e Lartë, vendimin e dhënë nga GJKKO në 2024, por Gjykata ka rrëzuar ankimimin e tyre duke lënë në fuqi dënimin me 127 vite burg për të akuzuarit.

Pesë të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, Jemin Shera, i cili sipas hetimeve ka financuar dhe porositur vrasjen e Behar Sofisë, është dënuar me 35 vite burg në mungesë.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

The post Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për 5 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Dosja Epstein/ Departamenti i Drejtësisë heq mijëra materiale pasi çonin në identifikim të viktimave

By: V K
4 February 2026 at 11:38

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ), ka hequr mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein nga faqja e tij e internetit, pasi viktimat thanë se identiteti i tyre ishte zbuluar.

Avokatët e viktimave të Epstein, thanë se redaktimet me të meta në dosjet e publikuara të premten kishin përmbysur jetën e gati 100 të mbijetuarve.

Në njoftim u përfshinë adresat e email-it dhe fotot n*do, në të cilat mund të identifikoheshin emrat dhe fytyrat e viktimave të mundshme.

Të mbijetuarit lëshuan një deklaratë, duke e quajtur zbulimin skandaloz dhe thanë se nuk duhet të emërtohen, shqyrtohen dhe ritraumatizohen.

Departamenti i Drejtësisë, tha se i kishte hequr të gjitha dosjet e shënuara dhe se gabimet ishin për shkak të gabimit teknik ose njerëzor.

BBC shkruan se, në një letër të dërguar një gjyqtari federal të hënën, Departamenti i Drejtësisë tha, “Të gjitha dokumentet e kërkuara nga viktimat ose avokatët që të hiqen deri dje në mbrëmje janë hequr për redaktim të mëtejshëm”.

Departamenti tha se po vazhdonte të shqyrtonte kërkesat e reja, si dhe të kontrollonte nëse ka ndonjë dokument tjetër që mund të ketë nevojë për redaktim të mëtejshëm.

Dy avokatë që përfaqësonin viktimat, thanë se kishte një emergjencë në zhvillim e sipër që kërkon ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore, për shkak se Departamenti i Drejtësisë nuk arriti të fshehë emrat e viktimave dhe informacione të tjera identifikuese personale në mijëra raste.

Disa nga viktimat e Epstein shtuan komente në letër, përfshirë një që e përshkroi publikimin e informacionit si kërcënues për jetën dhe një tjetër që tha se kishte marrë kërcënime me vdekje pasi u publikuan të dhënat e saj private bankare.

Gloria Allred, një avokate e të drejtave të grave e cila ka përfaqësuar shumë nga viktimat e Epstein, i tha më parë BBC-së se emrat e shumë viktimave ishin zbuluar në njoftimin e fundit, përfshirë disa që nuk ishin identifikuar publikisht më parë.

Miliona dosje që lidhen me Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë që kur një ligj urdhëroi publikimin e tyre vitin e kaluar, duke përfshirë tre milionë faqe, 180,000 imazhe dhe 2,000 video të premten e kaluar.

Ky publikim erdhi gjashtë javë pasi departamenti humbi një afat të nënshkruar në ligj nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump nën presionin dypartiak të Kongresit, i cili urdhëronte që të gjitha dokumentet e lidhura me Epstein të ndaheshin me publikun.

The post Dosja Epstein/ Departamenti i Drejtësisë heq mijëra materiale pasi çonin në identifikim të viktimave appeared first on Albeu.com.

Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

By: V K
4 February 2026 at 11:12

Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se gjykata e Preuxhias, kishte caktuar për të riun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

The post Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë appeared first on Albeu.com.

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, zbulohet arsyeja

By: V K
4 February 2026 at 10:51

Gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka dështuar në minutën e fundit. Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues.

Burime bëjnë me dije se një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t’u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë.

Për këtë arsye, edhe gara nuk është finalizuar me fitues. Pritet që të hapet garë sërish.

Në mesazhin që u ka shkuar kandidatëve thuhet:Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta”.

The post Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Qëndrimi i ftohtë ndaj Mateos, a ka Brikena një lidhje jashtë? Ja si qëndron e vërteta

By: V K
4 February 2026 at 10:41

Pas surprizës që Mateo i bëri spektaklin e kaluar Brikenës dhe reagimit të kësaj të fundit tepër ftohtë, banorët kanë hedhur dyshime se ndoshta banorja ka një lidhje jashtë.

Ky dyshim u hodh poshtë nga Brikena e cila tha se nuk ka dikë jashtë dhe se nëse do ta kishte, ai do të ishte shfaqur.

Ndërkohë, Mateo tha se reagimi i saj është normal dhe për këtë arsye ka kërkuar që të njihen dhe i ka dhënë kohën e saj.

Brikena tha se pëlqim për Mateon nuk ka, por ka vendosur që t’i japë mundësi për ta njohur më mirë.

The post Qëndrimi i ftohtë ndaj Mateos, a ka Brikena një lidhje jashtë? Ja si qëndron e vërteta appeared first on Albeu.com.

Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët në Angli (EMRAT)

By: V K
4 February 2026 at 10:26

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 4 vite e 8 muaj secili pasi grabitën 7 prona, përfshirë edhe shtëpinë e një ish-futbollisti të Aston Villa dhe Birmingham City.

Sipas mediave britanike, Denis Puka, 28-vjeç dhe Erisjan Laska, 29-vjeç së bashku me një person të tretë të paidentifikuar, kryen një seri grabitjesh për 3 net rresht qershorin e kaluar.

Gjyqtari Steven Everett,  e quajti operacionin e tyre “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, pasi ata rezervuan një dhomë me Airbnb në Warrington dhe lëvizën jashtë zonës për ta përdorur atë si bazë nga e cila kryenin veprat e tyre penale.

Për grabitjet ata përdorën një makinë ‘Seat Leon’, me 3 targa të falsifikuara.

Të pandehurit ishin pajisur me maska, mjete dhe radio dore. Shtëpia e ish-lojtarit të Aston Villa, Scott Hogan i cili tani luan si sulmuesi i Milton Keynes Dons ishte ndër pronat e përzgjedhura midis 5 dhe 7 qershorit.

Prokurorja Nardeen Nemat, tha se gruaja (shtatzënë) e futbollistit dhe vajza e tij e vogël ishin gjithashtu në shtëpi në momentin e grabitjes.

“Të pandehurit u ngjitën mbi gardh dhe hynë në kopsht. Njëri prej tyre u ngjit mbi shpatullën e një tjetri dhe hipi në rrjetën e shtëpisë për të arritur dritaren e dhomës së gjumit. Hogan ishte në dhomën e tij të gjumit kur u zgjua nga një dritë elektriku që ndriçonte nga dritarja e dhomës së tij të gjumit. Ai pa jashtë 3 djem. Hogan vrapoi pas tyre, por ata u larguan”, tha prokurorja.

Në një deklaratë personale të lexuar në gjykatë, Hogan tha se incidenti kishte “çuar në shumë net pa gjumë plot stres dhe ankth”.

“Nuk mund ta shpreh plotësisht me fjalë se çfarë efekti dramatik ka pasur kjo tek unë dhe familja ime”, tha ai.

Dy banesa të tjera ishin vënë në shënjestër atë mbrëmje. Në njërën prej tyre ata mundën të hynin duke plaçkitur çdo dhomë përveç asaj të gjumit ku flinin pronarët.

Të pandehurit sulmuan prona në Grappenhall, Knutsford dhe Northwich natën pasardhëse. Ata përsëri u larguan duarbosh nga dy bastisjet e para, por vodhën një orë Breitling dhe një orë Rolex me vlerë totale 9,000 £ nga një rezidencë në Northwich pasi pronarët e shtëpisë ishin me pushime.

Ata u arrestuan pasi makina e tyre u gjet në një kompleks banimi një javë më vonë me sende të ndryshme brenda, duke përfshirë telefona celularë, veshje të të pandehurve, mjete dhe targa të rreme regjistrimi.

The post Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët në Angli (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues të përfundojë i pandikuar nga çdo presion

By: V K
4 February 2026 at 09:51

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ka dalë në një reagim publik, lidhur me debatin për rritjen e pagave, ku në polemikë është përfshire kryeministri Edi Rama.

Kjo shoqatë, thotë se debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë, duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar.

Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Shoqata thekson se gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve, duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm, ndërsa thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor.

“Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend”, mbyll reagimin Shoqata e Prokurorëve.

The post Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues të përfundojë i pandikuar nga çdo presion appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

By: V K
4 February 2026 at 09:30

Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj.

Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra.

Freskida Halilaj, ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti.

Sot pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri.

Freskida Halilaj, më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së shitjeve në kompaninë Digicom Albania.

Shkarkimi i Loina Priftit, erdhi pas auditit të ngritur nga Ministria e Brendshme, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të praktikave ligjore për ruajtjen e të dhënave sensitive, si dhe abuzim me fondet e kompanisë.

The post Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj appeared first on Albeu.com.

Arsenal “fluturon” në finalen e Carabao Cup, “thyen” sërish Chelsea-n, Arteta: Është magjike, jemi në Wembley (VIDEO)

By: V K
4 February 2026 at 09:26

Arsenal po përjeton sezonin më të mirë në vitet e fundit, me ekipin e Arteta-s që është në garë me kokë të plotë për çdo trofe.

Me të drejtë tifozët e Arsenal ëndërrojnë për një vit të suksesshëm, teksa të besuarit e tyre hodhën një tjetër hap të rëndësishëm, siguruan një biletë për në finalen e Carabao Cup.

Suksesi 3-2 ndaj Chelsea-t në transfertë në sfidën e parë, i jepte Arsenal një bonus të madh për ndeshjen e kthimit.

Të shtyrë dhe nga rezultati i derbit të parë, Chelsea ishte më superior, krijuan 14 raste, por goditën vetëm 2 herë kuadratin. “Topçinjtë” nuk qëndruan pasiv, por shfrytëzuan në maksimum detajet e këtij takimi.

Me Chelsea-n të hedhur përpara në kërkim të golit, Arsenal i kapi “mat” me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 97-të, ku Kai Havertz finalizoi me shumë klas duke bërë që Arteta dhe pjesa tjetër e Arsenal të shpërthenin në festë për arritjen e finales së Carabao Cup, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Newcastle-Man.City.

 

 

Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses Mikel Arteta: “Jemi shumë të lumtur. Mendoj se në përgjithësi gjatë dy ndeshjeve e meritonim të kalonim më tej. Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali të shkëlqyer, por arritëm ta mbyllnim në fund me atë gol të bukur nga Kai. Jemi në Wembley, kjo është thjesht magjike”, u shpreh Arteta.

The post Arsenal “fluturon” në finalen e Carabao Cup, “thyen” sërish Chelsea-n, Arteta: Është magjike, jemi në Wembley (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌