Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

33 urdhërarreste për 2100 tonë mbetje të rrezikshme, si u fshehën 10 kontejnerët?/ Zullumet e vazhdueshme të “Kürüm” në Shqipëri

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:56

Një operacion është në zhvillim e sipër në Durrës dhe në Tiranë për 2100 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë “Kürüm International” që u kthyen nga Tajlanda.

Në total janë lëshuar në total 33 urdhërarreste nga Prokuroria e Durrësit, nga të cilat 26 masa arrest në burg dhe 6 të tjera arrest shtëpie.

LEXO EDHE: FOTO-EMRI/ Mes të ndaluarve për skandalin e mbetjeve të rrezikshme, kush është drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar? 

Operacioni është në zhvillim për ekzekutimin e masave të sigurisë në 3 qytete, Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Masat vijnë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e mbetjeve të sekuestruara, të cilat, sipas burimeve hetimore, i klasifikojnë ato si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut.

Masat e sigurisë

Arrest me burg

Erdal Demir – Administratori i “Kürüm International

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kürüm International

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj”

Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals

Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj”

Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kürüm International

Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kürüm International

Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kürüm International

Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kürüm International

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit të shitjeve në “Kürüm International

Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”

Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource”

Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N”

Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N”

Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve

Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës

Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës

Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës

Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës

Florian Çimo  – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO

Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO

Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

J.K   arrest me burg

K.M   arrest me burg

Arrest shtëpie

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM

Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM

B.T  arrest shtëpiak

Si u fshehën 10 kontejnerët me mbetje të rrezikshme?

Brenda 102 kontejnerëve me mbetje të kompanisë turke, që do të eksportoheshin drejt Tajlandës nëpërmjet kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. të Gjovana Sokolajt, është verifikuar se ishte futur hiri i furrave të metalurgjikut, një mbetje e rrezikshme.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë, rezulton se të dyja kompanitë kanë kryer një sërë veprimesh për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjes.

Analizat laboratorike dhe aktet e ekspertimit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbetje të koduara 10 02 07*, të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin.

Duke iu referuar akteve të administruara dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, në bashkëpunim edhe me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke iu shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

2100 tonë mbetje

102 kontejnerët me 2100 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Pas denoncimit, Prokuroria e Durrësit nisi hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kürüm International”.

Ngarkesa u nis nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan, për një vlerë 141 mijë dollarë dhe ia shiti subjektit kroat “GS Minerals Doo” për një vlerë 141 mijë dollarë.

Pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara, anija u kthye në Shqipëri dhe mbërriti mëngjesin e 28 tetorit 2024, në radën e jashtme të portit detar të Durrësit, ndërsa u ankorua në port më 8 nëntor 2024.

Kush është “Kürüm International”

“Kürüm International”, pjesë e “Kürüm Holding” në Turqi, vepron në ambientet e privatizuara të ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan që prej vitit 2009.

Uzinat e Prodhimit të Çelikut Elbasan të cilat kanë një kapacitet të gjerë shtrihen në një kompleks me sipërfaqe totale 219.410 m2 të përbërë nga një uzinë çeliku, tre uzina petëzimi dhe një hapësirë pjesërisht të mbyllur prej 88.410 m2 .

Sot kompleksi me kapacitet prodhimi 700.000 ton të hekurit për ndërtim të petëzuar në të nxehtë dhe 510.000 ton prodhim çeliku të lëngshëm.

“Zullumet” në Shqipëri

“Kürüm International”, që prej vitit 2009, duke shkrirë çdo ditë tonelata me hekurishte të ardhura nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Mali Zi, e deri nga Serbia,  helmoi gjithçka. Tokën, ajrin, lumin, pyjet, rrugët, pemët, të mbjellat, bagëtitë, pulat, lopët, dhe mbi të gjitha jetën e banorëve të zonave ku punon si Bradasheshin, Shijonin, Kusarthin, Katundin e Ri, dhe deri ata të Elbasanit.

Madje për dëmin e madh të ndotjes vite më parë iu pezullua edhe leja nga Inspektorati i Mjedisit, por pavarësisht kësaj ajo solli sërish helme.

Mashtrime me bankat

Në vendin e origjinës, Turqi, pronari Asmet Kürüm ka qenë protagoniste e një tjetër skandali mashtrimi ku mediat turke e akuzuan se u mori qindra miliona euro bankave turke e britianike dhe 210 milion euro bankave shqiptare në formë kredie duke gënjyer me bilancet.

Skandali mori përmasa më të mëdha pasi pjesë e listës së bankave të mashtruara ishin turke, shqiptare, madje edhe britanike duke e kthyer në një skandal ndërkombëtar.

Gazeta turke “Sabah” raportonte se skandali i kompanisë turke “Kürüm Demir”, e cila ka operuar në Shqipëri përmes kompanisë “Kürüm International” ka të bëjë me një mashtrim gjigant që i është bërë bërë 33 bankave në Turqi, Shqipëri dhe Angli. S

iç shkruante gazetarja turke Dilek Güngor, mashtrimi ishte aq mirë i menduar sa “nuk do t’i shkonte ndërmend as djallit”.

Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, domosdoshmëri

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:55

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar ndaj rrezikut të drogës, duke theksuar nevojën për rritjen e sigurisë brenda dhe përreth shkollave.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se është detyrim i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme dhe i të gjithë aktorëve të tjerë institucionalë të forcojnë masat për mbrojtjen e fëmijëve nga shpërndarja e lëndëve narkotike, të cilat sot përfshijnë jo vetëm drogat tradicionale, por edhe substanca të reja të shpallura të paligjshme me ligj.

Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla, duke theksuar se një vendim i tillë duhet të merret përmes një konsultimi të gjerë publik.

Pak kohë pasi Spanja, Australia, Franca dhe Portugalia njoftuan se planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 16 vjeç, duke miratuar një ligj që do t’i bëjë drejtuesit e mediave personalisht përgjegjës për gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre, edhe Greqia duket se po merr të njëjtat masa.

Në një aktivitet me titull “Mbrojtja e Fëmijëve në Epokën Digjitale”, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia është e gatshme të shqyrtojë edhe “ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale duke vendosur një prag për moshën e pjekurisë digjitale”, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Nuk mund t’i përdorim vështirësitë e zbatimit të këtyre politikave si justifikim për të mos bërë asgjë për këtë problem”, theksoi ai.

Më shumë se 50,000 njerëz të arrestuar në Iran, SHBA rrëzon dronin që po i afrohej aeroplanmbajtëses

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:46

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters.

Incidenti ndodhi në Detin Arabik dhe vjen në mes të një periudhe tensioni, me forca të forta amerikane të grumbulluara në rajon dhe Shtëpinë e Bardhë që nuk e përjashton plotësisht ndërhyrjen ushtarake.

Ndërkohë, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar në Iran nga autoritetet, tha sot një organizatë joqeveritare, duke thënë se shtypja vazhdon në vend.

Republika Islamike shtypi me gjak një lëvizje të madhe proteste që shpërtheu në fund të dhjetorit dhe arriti kulmin më 8 dhe 9 janar në fillim të janarit.

Autoritetet iraniane pranojnë se mijëra njerëz kanë vdekur, por thonë se shumica dërrmuese ishin anëtarë të forcave të sigurisë ose kalimtarë të vrarë nga “terroristët” që vepronin në emër të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), e cila më parë kishte raportuar më shumë se 42,000 arrestime, e rishikoi shifrën e saj lart sot, duke regjistruar tani të paktën 50,235 arrestime në lidhje me protestat.

Këto arrestime kishin në shënjestër “një gamë të gjerë qytetarësh, kryesisht studentë, shkrimtarë dhe mësues”, sipas organizatës me seli në SHBA, e cila shton se në disa raste, arrestimet u shoqëruan me “kontrolle shtëpish dhe sekuestrim të sendeve personale”. HRANA gjithashtu raporton më shumë se 300 “rrëfime të detyruara” të transmetuara në televizion.

Javën e kaluar, Amnesty International shprehu gjithashtu shqetësim për arrestimin e mijëra njerëzve, përfshirë fëmijë.

Këta njerëz, sipas OJQ-së, janë “në rrezik të madh zhdukjeje me forcë, torturës dhe keqtrajtimeve të tjera, vdekjes në paraburgim dhe ekzekutimeve arbitrare pas gjyqeve që janë qartësisht të padrejta”.

Vritet me thikë 23-vjeçarja, çfarë zbuluan hetimet

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:37

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite, ku një grua e re është gjetur e vrarë në rrethana ende të paqarta.

Ilenia Musella, 23 vjeçe, mbërriti pa shenja jete në Spitalin Villa Betania, pasi kishte marrë një plagë të thellë me thikë në shpinë.

Sipas “La Repubblica“, ajo ishte transportuar me makinë nga banorët e parkut “Conocal”, zona ku aktualisht po zhvillohen hetimet.

Mjekët e urgjencës nuk ishin në gjendje ta shpëtonin, dhe hetimi i policisë nisi menjëherë pas ngjarjes.

Pjesëmarrës në hetime janë skuadra fluturuese e Shtabit të Policisë, stacioni i policisë së Ponticelli-t dhe Zyra e Parandalimit të Përgjithshëm.

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, por hetimet fillestare sugjerojnë se krimi ka ndodhur pas një grindjeje të papritur në rrugë, ku janë përfshirë disa persona. Policia nuk ka mundur të identifikojë ende autorin, pasi zona nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë. Hetuesit janë duke intervistuar familjarët e Ilenias dhe disa dëshmitarë të mundshëm.

Zero tituj dhe zemërim/ Cristiano Ronaldo në krizë

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:26

Thonë se paratë nuk e blejnë lumturinë. Dhe Cristiano Ronaldo duket të jetë shembulli më i kuptueshëm i kësaj shprehjeje.

Pavarësisht shumave astronomike që ka marrë që nga transferimi i tij në Arabinë Saudite, superylli portugez duket i tërbuar dhe i frustruar me situatën në Al Nasr.

40-vjeçari, pesë herë fitues i Topit të Artë, u la jashtë ndeshjes së ekipit të tij kundër Al Riyadh të hënën, me raportet që raportojnë se kjo ishte në thelb një formë “greve”, si shenjë pakënaqësie me menaxhimin dhe politikën e përgjithshme të klubit.

Transferimi i tij në Lindjen e Mesme në fund të vitit 2022 tronditi futbollin. Pas fundit të turpshëm të periudhës së tij të dytë te Manchester United dhe debatit publik me Erik ten Hag, Ronaldo nënshkroi kontratën më të pasur që sporti kishte parë ndonjëherë.

Përtej parave, zgjedhja e tij ishte edhe simbolike, pasi asnjë lojtar tjetër i klasit botëror, në ose afër kulmit të tij, nuk kishte provuar diçka të ngjashme. Dhe përfundimisht, ai hapi rrugën për: Neymar, Mane, Joao Felix dhe Benzema që e ndoqën.

Financiarisht, marrëveshja ishte shumë e lartë. Me një pagë bazë prej rreth 500,000 stërinash në ditë, CR7 vlerësohet të ketë fituar rreth 441 milionë £ në kontratën e tij të parë. Zgjatja që ai nënshkroi verën e kaluar përfshinte një bonus nënshkrimi prej 24.5 milionë stërlinash, një paketë aksionesh prej 33 milionë £ të Al Nassr, dhe të ardhurat e tij totale nga Arabia Saudite tani vlerësohen të jenë afër 600 milionë stërlinash.

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, klubi i siguroi atij 16 punonjës me kohë të plotë, nga shoferët dhe kuzhinierët deri te siguria personale, si dhe një avion privat për të, partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre.

Megjithatë, Ronaldo mbetet mbi të gjitha një konkurrent. Dhe në një nivel konkurrues, rekordi gjatë tre viteve është i dobët: një Kupë Klubesh Arabe, një ngjarje që as nuk njihet zyrtarisht nga FIFA.

Kupa e fundit dukej se ishte merkato e dimrit. Al Nassr u kufizua në blerjen e të riut irakian Haider Abdulkarim, ndërsa “motra” e saj Al Hilal, gjithashtu nën kontrollin e PIF, u forcua ndjeshëm.

Sipas gazetës portugeze A Bola, Ronaldo beson se Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite po i jep përparësi klubeve të tjera, duke e lënë Al Nassr në vendin e dytë. Çështja është veçanërisht e ndjeshme, me Jorge Jesus që e bëri të qartë së fundmi kur shkaktoi trazira duke deklaruar se Al Hilal ka më shumë “pushtet politik”.

Ylli portugez, i cili po i afrohet moshës 41 vjeçare, nuk e ka fshehur faktin se qëllimi i tij i madh është të arrijë 1,000 gola në karrierë, madje duke lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi mjedisi. “Etja ime mbetet e madhe. Nuk më intereson se ku luaj, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Europë”, tha ai në dhjetor.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka reaguar ashpër. Në vitin 2023, ai doli me nxitim nga fusha pas një humbjeje ndaj Al Ittihad, ndërsa disa muaj më vonë u kërkoi tifozëve të heshtnin kur brohoritën emrin e Lionel Messit.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një rikthim pas këtij episodi të fundit, pavarësisht 117 golave ​​në 133 paraqitje me Al Nassr.

EMRI/ Bëri namin në Angli duke grabitur 31 shtëpi, arrestohet “skifteri” nga Laçi

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:20

Një i dyshuar për grabitje u paraqit sot në Gjykatën Magjistrale te shkalles së parë, pasi akuzohet për më shumë se 30 grabitje në të gjithë Anglinë.

Sipas policisë, 14 prej këtyre veprave penale dyshohet se kanë ndodhur në Kent, në Sevenoaks, Tonbridge dhe Ashford.

Gledis Uka, 29 vjeç, pa adresë të fiksuar, u akuzua të shtunën, më 31 janar, me 31 akuza për vjedhje me thyerje dhe dy akuza për tentativë vjedhjeje me thyerje.

Sipas raportimeve shumë prej pronave kishin një dritare ose derë xhami të thyer nga një burrë i maskuar, i cili më pas vodhi bizhuteri dhe para.

Uka u arrestua në Essex nga oficerët e Policisë së Kentit të premten. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës në Maidstone të hënën, më 2 mars.

Veprat e tjera të dyshuara kanë ndodhur në prona në Berkshire, Bristol, Buckinghamshire, Essex, Suffolk dhe Surrey.

Takimi në Fier, Salianji: Kundërshtari ynë është Rama, lidershipi i PD nuk i kanë bërë mirë llogaritë

By: Fax Web
3 February 2026 at 18:04

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji vijon turin e takimeve me qytetarët.

Mbrëmjen e sotme ai është ndalur në qytetin e Fierit nga ku bëri thirrje për bashkim, ndërsa nuk kurseu edhe kritikat ndaj lidershipit të PD.

Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më  e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundim pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne fitojmë me hapje ndaj brezit të ri që pret prej vitesh PD-në.

PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Ndryshimi është bashkim mbi parime. Ne jemi këtu për ta ndërtuar PD-në me kolona e themele më të forta. Jemi për të bashkuar edhe ata demokratë që po përjashtohen nga lidershipi”.

Kundërshtarin nuk e zgjedhim dot ne, ai është Edi Rama dhe do të përmbyset në kutinë e votimit. Duhet përmbysur duke frymëzuar njerëz. Të gjithë të tjerat janë ëndrra në sirtar që i kemi parë tash e 13 vite me radhë. Jemi këtu në Fier për të hapur një shteg shprese, për të hapur një kapitull të ri për PD-në dhe Shqipërinë. Demokratët dinë të presin e durojnë, por kanë duruar boll. 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëriten të njëjtat përralla. Dua ta them qartë se disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë, sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të heshtur, por për të folur të vërtetën”, u shpreh Ervin Salianji.

Prononcimi për mediat pas takimit:

EMRI-FOTO/ Masat e sigurisë për mbetjet e “Kürüm”, arrest shtëpie edhe për ish-kandidaten e PS

By: Fax Web
3 February 2026 at 17:55

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara nga kompania “Kürüm International”.

Ajo ka marrë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si pjesë e një procedimi penal që ka përfshirë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë.

Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

LEXO EDHE: FOTO-EMRI/ Mes të ndaluarve për skandalin e mbetjeve të rrezikshme, kush është drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar? 

Shuhet familja! Prindërit vrasin dy djemtë e tyre dhe më pas i marrin jetën vetes

By: Fax Web
3 February 2026 at 17:48

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në një lagje elitare të Perth.

Trupat e pajetë të Jarrod Clune, 50 vjeç, Maiwenna Goasdoue, 49 vjeç, si dhe të djemve të tyre Leon, 16 vjeç dhe Otis, 14 vjeç, u gjetën në shtëpinë familjare në Mosman Park.

Të dy fëmijët vuanin nga autizëm i rëndë dhe ishin joverbalë, shkruan “The Telegraph“.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 08:15 të mëngjesit të së premtes nga një punonjëse kujdesi, e cila vizitonte rregullisht familjen, por nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Ajo gjeti pranë banesës një shënim paralajmërues që këshillonte të mos hynte brenda dhe udhëzonte që të njoftohej policia.

Brenda shtëpisë, policia gjeti të pajetë katër anëtarët e familjes, si edhe dy qentë dhe një mace. Autoritetet thanë se vdekjet nuk dukeshin të dhunshme dhe nuk janë përdorur armë, ndërsa trupat u gjetën në pjesë të ndryshme të banesës.

Të shtunën u zbulua edhe një shënim i dytë, që besohet të ketë qenë një letër, e cila ndihmoi hetuesit të arrinin në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje të dyfishtë të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas mediave lokale, letra përmbante edhe detaje mbi planifikimin e financave të familjes, duke sugjeruar se prindërit kishin vendosur t’i jepnin fund jetës së bashku.

Detektivja në detyrë e Policisë së Australisë Perëndimore, Jessica Securo, deklaroi se nuk kishte asnjë histori të raportuar më parë për dhunë në familje. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe shkatërruese, ku një familje ka humbur jetën dhe ndikimi do të ndihet në të gjithë komunitetin,” tha ajo.

Sipas policisë, të dy djemtë përballeshin me sfida serioze shëndetësore, ndërsa besohet se familja kishte humbur një pjesë të financimit shtetëror për mbështetjen e njërin prej fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Leon, Otis dhe babai i tyre kishin ndjekur më parë Christ Church Grammar, një nga shkollat private më prestigjioze në Perth. Mediat raportojnë se Otis ishte përjashtuar nga shkolla dy vite më parë pas një incidenti, ndërsa një mësuese ka treguar se prindërit ishin të përkushtuar dhe të dashur, por të rraskapitur nga mungesa e gjumit, pasi fëmijët nuk flinin gjatë natës.

Ajo shtoi se prindërit kishin kërkuar ndihmë profesionale në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë terapi dhe konsultime edhe jashtë shtetit.

Për herë të parë/ FIFA shet edhe vendet e parkimit, ja sa kushton një post gjatë Kupës së Botës

By: Fax Web
3 February 2026 at 17:39

Me kalimin e ditëve FIFA po vendoset në një pozicion gjithmonë e më të vështirë karshi tifozëve, të cilët duan që të ndjekin direkt ndeshjet e Botërorit 2026.

Çështja kryesore, e cila ka bërë që të gjithë të rebelohen është ajo që ka lidhje me çmimet e biletave.

FIFA ka pranuar se nuk mund të bëjë asgjë për të evituar rishitjen e biletave pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një veprimtari e tillë është e ligjshme.

Me kalimin e ditëve ka dalë në pah edhe një tjetër problem. Siç dihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transporti publik nuk është i zhvilluar ashtu si në Europë dhe për këtë motiv shumë struktura spotive aksesohen vetëm nëpërmjet veturave. Sipas Henry Bushnell të “The Athletic”, FIFA po shet edhe vendet e parkimit pranë impianteve sportive.

Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po shite për rreth 250 deri në 300 dollarë amerikanë. Si të mos mungonte çmimi i lartë i vendeve të parkingut, tifozët janë ankuar edhe për vendndodhjen e tyre pasi për të shkuar deri në stadium duhet që të ecin për gati 1500 metra.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë edicioni i 23-të i Kampionatit Botëror të Futbollit për meshkuj, organizuar nga FIFA.

Turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Ky do të jetë edicioni i parë që do të përfshijë 48 skuadra pjesëmarrëse, në vend të 32 që ishin në fuqi që nga viti 1998.

Finalja do të zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

LEXO EDHEUEFA publikon oraret e ndeshjeve “Play Off”/ Ja kur luan Shqipëria dhe Kosova

Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë, FSHF publikon kalendarin e ndeshjeve

By: Fax Web
3 February 2026 at 16:36

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e ardhshme të kampionatit “Abissnet Superiore”, si edhe për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Java e 23-të e kampionatit do të luhet të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 shkurt. Ndërkohë, në mesjavë, më 10 dhe 11 shkurt, janë programuar të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Java e 24-t është planifikuar të luhet më 14 dhe 15 shkurt, duke nisur me përballjen FK Vora – Egnatia dhe duke u mbyllur me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Java 23

Bylis – Partizani, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Vllaznia – FK Vora, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Vora”

AF Elbasani – Teuta, 06.02.2026 16:30 Stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Egnatia, 06.02.2026 19:00 Stadiumi “Flamurtari”

Tirana – Dinamo City, 07.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

Java 24

FK Vora – Egnatia, 14.02.2026 13:30 stadiumi “Vora”

Teuta – Bylis, 14.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Vllaznia – AF Elbasani, 15.02.2026 16:30 stadiumi “Loro Boriçi”

Dinamo City – Flamurtari, 15.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

Partizani – Tirana, 15.02.2026 19:30 stadiumi “Air Albania”

Kupa e Shqipërisë

Bylis-Vllaznia, 10.02.2026 13:30 stadiumi “Adush Muçaj”

Teuta-Egnatia, 10.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Tirana-Dinamo City, 11.02.2026 13:30 stadiumi “Selman Stermasi”

AF Elbasani-Partizani, 11.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

EMRAT/ Drejtues të kompanisë, biznesmenë dhe zyrtarë! Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, lëshohen 33 masa sigurie

By: Fax Web
3 February 2026 at 16:11

Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.

Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje.

Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”.

Këtu përfshihen edhe biznesmenë, zyrtarë të AKM dhe Doganave.

“Arrest shtëpie” është lëshuar për Arta Dollanin, ish-drejtoreshë e AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit).

Aktualisht ajo mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar.

Masat e sigurisë

Arrest me burg

Erdal Demir – Administratori i “Kurum International”

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kurum”

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj”

Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals

Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj”

Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum”

Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”

Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum”

Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum”

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum”

Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”

Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource”

Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N”

Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N”

Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve

Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës

Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës

Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës

Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës

Florian Çimo  – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO

Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO

Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

J.K   arrest me burg

K.M   arrest me burg

Arrest shtëpie

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM

Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM

B.T  arrest shtëpiak

Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga “Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara.

Më 5 gusht 2024 organizata ngriti alarmin se një anije gjigande kontejnerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Network”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontejnerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut 2024 rreth 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Ministria e Mjedisit, në një reagim për mediat në vitin 2024, pranoi se mbetjet e ngarkuara në Durrës vinin nga metalurgjiku.

Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan”, sqaronte ministria, ndërsa kompania “Kurum” ka mohuar të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

Komisioni i Reformës Territoriale, Boçi: PS të tërhiqet nga nisma për të marrë shumicën

By: Fax Web
3 February 2026 at 16:00

Nënkryetari i Partisë Demokratike, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ka kërkuar Partisë Socialiste që të tërhiqet nga nisma në Parlament për të ndryshuar formulën e këtij Komisioni dhe për të marrë shumicën.

Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Boçi deklaroi se nëse PS nuk tërhiqet nga kjo nismë, atëherë nuk ka më arsye se përse përfaqësuesit e PD-së të qëndrojnë në Komision.

Boçi kërkoi gjithashtu që të mblidhen bashkë dy kryetarët dhe të zgjedhin sekretarin e Komisionit, si dhe të vendosin bashkarisht për mbledhjet.

Jo, paqartësitë duhen sqaruar, ndërkohë që unë kam deklaruar dhe deklaroj sërish që opozita ka qenë pjesë e këtij komisioni. Thirrjet e këtij komisioni nuk kanë qenë të realizuara në bazën e rregullores dhe kushtetutës.

Dhe është e qartë që si do vazhdohet, duhet një dakordësi e dy bashkëkryetarëve, meqënëse nuk është zgjedhur sekretarja e komisionit, që ne të vendosim datën e mbledhjes së komisionit. Në qoftë se ata nuk e tërheqin atë vendim, atë propozim, do të thotë që ata marrin shumicën dhe në këtë rast Partia Demokratike, opozita nuk ka asnjë arsye të jetë në atë komision. Duhet të tërheqet, të tërhiqet ai vendim, të ruhet pariteti dhe bashkëkryesia”, tha ndër të tjera Boçi.

Kuvendi shqyrtoi këtë të martë propozimin e Partisë Socialiste për të rishikuar përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke kaluar në 17 anëtarë (9 PS, 8 opozita) dhe një kryetar nga mazhoranca me nënkryetar nga opozita.

Kjo kërkesë e mazhorancës vjen pas bojkotit të mbledhjeve nga opozita, ndërsa demokratët pretendojnë se mungesa nuk ishte bojkot, por nuk kanë marrë pjesë për shkak të agjendave paralele.

LEXO EDHEDebatet për “Territorialen”, Balla replikë me opozitën: Në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni

Ekzekutimi në Durrës/ “Zbërthehet” vrasësi me pagesë: 70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës, Nuredin Dumani ishte pas meje

By: Fax Web
3 February 2026 at 15:51

Vrasësi me pagesë, Henrik Hoxhaj, ish-bashkëpuntor i Nuredin Dumani, ka dëshmuar ditën e sotme në seancën gjyqësore në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”

Në dëshminë e tij para GJKKO-së, Hoxhaj ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës, duke shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesën për ekzekutimin.

“Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredini më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha: a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.

Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova te shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishte prezent. Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona të shoqëruar.
Elio më thotë: ja ku janë. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë: a ti je Dorjani? Ai tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Po, më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: mua më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë.

Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: o kusho, doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi”, ka thënë gjatë dëshmisë së tij Hoxhaj.

NGJARJA

Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan në Shkozet të Durrësit në 2 mars 2020. Viktimat ishin duke ecur me këmbë kur janë qëlluar nga një makinë në ecje.

Dorian Shkoza kishte qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010.

Ai ishte një nga subjektet e Operacionit Forca e Ligjit, që do t’i dërgohej edhe formulari për deklarimin e origjinës së pasurisë.

“Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit.

Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”, do të njoftonte aso kohe policia.

Dëshmia e Alibejt:

Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, Dorian Shkoza ishte njeriu më i afërt me Talo Çelën prandaj ishte shumë e rëndësishme që të ekzekutohej.

“Ishte shume e rëndësishme që të vritej Dorian Shkoza, ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës.  Një natë më shkruajti Nuredini, “Vëlla mbaroi i pari, shiko tv”, pashë lajmet ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin s’e kisha degjuar me pare. I thashë Nuredinit “po këtë pse”, më tha “hajde se dhe ky i atyre është.”

Provat për krimin në fjalë dhe krime të tjera, u zbuluan bazuar në dëshminë e anëtarëve të krimit të organizuar të penduar, si dhe nga të dhënat e siguruara prej përgjimeve të aplikacioneve SKY-ECC.

LEXO EDHE“Doja që Talo Çela dhe Altin Ndoci të vriteshin, por jo…”/ Çfarë rrëfente në gjyq Nuredin Dumani?

Nga infermierët te specialistët e IT-së/ Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punëtorë të kualifikuar

By: Fax Web
3 February 2026 at 15:37

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë muaj për të mësuar gjuhën në mënyrë që të mund të punojnë në Gjermani.

Ramalakshi, njëra prej tyre, thotë se nuk ishte e lehtë për familjen e saj të paguante mijëra euro që ajo të përfundonte shkollimin në infermieri. Tani, ajo ndjen nevojën për t’i shlyer këto investime.

“Qëllimi im është të punoj jashtë vendit. Dua të siguroj jetesën financiare për familjen time dhe të ndërtoj një shtëpi për veten time”, tha ajo për DW.

Qeveria e shtetit jugor indian të Tamil Nadu po financon kursin e gjuhës për të ulur papunësinëdhe për t’u dhënë familjeve në disavantazh një shans në tregun global të punës. Agjencitë private më pas lidhin infermierët indianë me punëdhënës potencialë.

Nevojiten qindra mijëra punëtorë të kualifikuar

Gjermania po kërkon me dëshpërim punëtorë të kualifikuar, ndërsa e ashtuquajtura gjeneratë “baby boomer” del në pension në vitet e ardhshme, ndërsa shumë pak fëmijë po lindin.

Spitalet kanë mungesë infermierësh, shkollat ​​kanë mungesë mësuesish dhe sektori i IT-së po kërkon programues.

Ekonomistët në Institutin për Kërkime të Tregut të Punës (IAB) në Nuremberg vlerësojnë se Gjermaniaduhet të tërheqë 300,000 punëtorë të kualifikuar çdo vit vetëm për të ruajtur status quo-në.

Pa ta, gjermanët do të duhej të punonin më gjatë, të dilnin në pension më vonë – ose thjesht të ishin më të varfër, tha për DW studiuesi i IAB, Michael Oberfichter.

Refugjatët – punëtorë të kualifikuar

Sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale për Migracionindhe Refugjatët, rreth 160,000 të huaj me leje qëndrimi janë të regjistruar si punëtorë të kualifikuar.

Por zyra është gjithashtu përgjegjëse për përpunimin e kërkesave për azil të miliona refugjatëve që kanë mbërritur në Gjermani vitet e fundit për shkak të luftërave dhe konflikteve, si ato në Siri dhe Ukrainë. Për shkak të mungesës së digjitalizimit, burokracia gjermane është e ngadaltë.

Rritja e ndjeshme e numrit të refugjatëve dhe dështimi i qeverisë për t’i integruar ata në tregun e punës çuan në pakënaqësi në rritje me politikat e migracionit dhe mbështetje në rritje për partinë e ekstremit të djathtë kundër emigrantëve, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Roli i “punëtorëve mysafirë”

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania përjetoi një bum ekonomik që përshkruhet edhe sot si një “mrekulli ekonomike”.

Gjatë viteve 1950, 1960 dhe fillimit të viteve 1970, ekonomia u rrit aq shpejt sa demokracia e re kishte nevojë për punëtorë nga jashtë.

Gjermania lidhi marrëveshje zyrtare punësimi me vende të tilla si Italia, Greqia, Turqia, Jugosllavia dhe të tjera për të siguruar një fluks të qëndrueshëm punëtorësh.

Deri në vitin 1973, kur kjo politikë u hoq gradualisht, 14 milionë njerëz kishin ardhur për të punuar në Gjermani. Ata u quajtën “gastarbeiter” (punëtorë mysafirë) sepse qeveria supozonte se ata do të ktheheshin në shtëpi pas disa vitesh. Megjithatë, shumë qëndruan për të jetuar në Gjermani.

Pengesa burokratike

Pavarësisht nevojës për punëtorë, migrantët përballen sot me pengesa të shumta në tregun e punës. Pas diplomimit në universitet në Gjermani, Zara nga Irani nuk u lejua të punonte në fillim.

“Kaloi pothuajse një vit derisa mora një takim për të ndryshuar vizën time studentore në një vizë pune”, tha ajo për DW.

Zara flet rrjedhshëm gjermanisht, jep mësim në universitete dhe bën kërkime studimore. Megjithatë, pas më shumë se gjashtë vitesh në vend, ajo ende nuk ka marrë një leje pune të përhershme dhe duhet të raportojë tek autoritetet sa herë që ndërron punë.

“Ndonjëherë e pyes veten: a dua të jetoj këtu?” thotë ajo, duke pyetur veten nëse duhej të kishte shkuar në Kanada si disa miq të saj që ndërkohë kanë marrë shtetësinë kanadeze që atëherë. “Ende duhet të kaloj nëpër të gjitha këto pas gjashtë vitesh e gjysmë.”

Avokati i migracionit me bazë në Këln, Björn Maibaum, thotë se Zara nuk është një rast i izoluar. “Për fat të keq, është e njëjta gjë në të gjithë Gjermaninë”, tha ai për DW.

Zyra e tij trajton rreth 2,000 raste të tilla në vit, duke u përpjekur të përshpejtojë procedurat. Klientët përfshijnë “mjekë, infermierë, inxhinierë, shoferë kamionësh”.

Problemi kryesor, thotë ai, është se autoritetet e imigracionit kanë mungesë stafi, kështu që aplikantët presin “për muaj ose edhe një vit”.

“Është thjesht frustruese. Dhe ky nuk është mesazhi që duam t’i dërgojmë botës. Ne po konkurrojmë për punëtorë.”

Qëndrimet ndaj të huajve si problem

Kayalvli Rajavil viziton pacientët në klinikën BDH në Valendar. Spitali specializohet në rehabilitimin neurobiologjik, duke i ndihmuar pacientët të shërohen.

Rajavil ka qenë në Gjermani vetëm disa muaj. “Gjuha gjermane ishte veçanërisht e vështirë për mua në fillim. Por shefi dhe kolegët e mi kanë qenë shumë të dobishëm për mua dhe të tjerët, ata na respektojnë”, tha ajo për DW.

Ajo është një nga rreth 40 infermieret nga India dhe Sri Lanka që janë punësuar vitet e fundit – kryesisht përmes agjencive që i faturojnë klinikës midis 7,000 dhe 12,000 euro për vendosje të suksesshme.

Jörg Bibrak, kreu i stafit të infermierisë, thotë se për shtetasit e Indisë që duan të punojnë këtu, problemi është qëndrimi ndaj të huajve në Gjermani, veçanërisht incidentet raciste.

“Na pyesin gjithnjë e më shumë për zhvillimet politike, duke përfshirë parti të ndryshme”, tha ai për DW, duke shtuar se është gjithnjë e më e vështirë të bësh që punonjësit e rinj nga jashtë të ndihen të mirëpritur.

Malli për shtëpinë, problemet familjare dhe përshtatja me një kulturë të re janë sfida shtesë që shpesh i pengojnë punëtorët e huaj të qëndrojnë përtej kontratës së zakonshme dyvjeçare.

Si ta përshpejtojmë procesin?

Për të mbetur konkurrues në garën globale për infermierë nga India, klinika BDH tani po ofron një program trajnimi profesional për indianët e rinj që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme.

Kjo do të përshpejtonte rekrutimin – i cili zakonisht zgjat deri në nëntë muaj – dhe do të shmangte njohjen e ndërlikuar të kualifikimeve të huaja, e komplikuar më tej nga rregulla të ndryshme në 16 landet federale të Gjermanisë.

Bibrak beson se shërbimet e migracionit duhet të jenë “më të shpejta” ndërsa ligjet më të përshtatshme për ta bërë Gjermaninë “më tërheqëse” për talentet e reja.

“Të gjithë thonë se kemi nevojë për punëtorë të kualifikuar. Por ne jemi ende larg një kulture mikpritëse ku gjithçka shkon pa probleme.” /DW

“AKSHI-Gate”/ Apeli i Posaçëm shtyn vendimin, SPAK paraqet prova të reja

By: Fax Web
3 February 2026 at 15:21

Apeli i Posaçëm ka shtyrë për në datën 5 dhënien e vendimit lidhur me çështjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë seancës, prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja dhe kërkuan që të lihet në fuqi masa e mëparshme e sigurisë.

Mësohet se provat e reja konsistojnë në deklarime të personave të marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara.

Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme.

Këto tendera janë fituar nga dy biznesmenët, në kërkim përmes mashtrimit dhe shantazhit.

Një tjetër episod që SPAK po heton është edhe ai i rrëmbimit të biznesmenit Geron Meçe.

LEXO EDHE: Publikohen shifrat/ Open Data: AKSHI në 8 vite pagoi 414 milionë euro

Kujtojmë se, Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj vazhdon të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.

Tifozëve të Interit ju ndalohen transfertat deri më 23 mars. Por në derbin e Milanos…

By: Fax Web
3 February 2026 at 15:15

Tifozëve të Interit u është ndaluar të marrin pjesë në ndeshjet jashtë fushe deri më 23 mars 2026.

Kjo masë u mor nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, pas fishekzjarrit të hedhur gjatë ndeshjes jashtë fushe të së dielës në Cremona, e cila goditi portierin e Cremoneses, Emil Audero.

Masa synon sigurimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e përsëritjes së incidenteve që mund të rrezikojnë zhvillimin e qetë të ngjarjeve sportive”, njofton ministria e brendshme, raporton “Gazzetta dello Sport“.

Ndeshja Milan – Inter më 8 mars është përjashtuar nga masat, duke pasur parasysh se nuk do të ketë lëvizje tifozësh, pasi të dyja klubet janë nga një qytet, Milano.

“Pas trazirave serioze, Ministri i Brendshëm ka urdhëruar ndalimin e udhëtimit për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për të njëjtat ndeshje për banorët e Lombardisë.”

Ndeshjet jashtë fushe të ndaluara për të pasur tifozë të Interit do të jenë ato kundër Sassuolos të dielën e ardhshme, si dhe ato në Lecce dhe Firenze.

Ja çfarë ndodhi fundjavën që lamë pas në ndeshjen Cremonese-Inter (0:2):

120 makina, vila luksoze, 1.5 milionë franga dëm dhe…/ Zvicra zbulon mashtrimet e “Imamit sheik” nga Kosova

By: Fax Web
3 February 2026 at 15:04

Nga Tages Anzeiger 

Sapo kishte kaluar ora 6:00 e mëngjesit më 18 qershor 2020, kur policia e Zyrihut kreu bastisjen e një vile në Weiningen, një qytet me 5000 banorë. Vila ishte marrë me qira nga një klerik dhe menaxher biznesi, sot 57 vjeç, për rreth 24,000 franga zvicerane.

Gjatë bastisjes, policia sekuestroi sasi të mëdha dokumentesh, pajisje për ruajtjen e të dhënave dhe telefona celularë, si dhe gjeti edhe një dorezë hekuri.

Bastisje të tjera u kryen paralelisht, ndërsa disa të tjera javë më vonë, në tetë adresa të ndryshme. Hetuesit kontrolluan zyra kompanish dhe restorante në Dietikon, në kantonin dhe një kompani pranë Zugut.

57-vjeçari, vajza dhe një nga tre djemtë e tij u mbajtën në paraburgim për disa muaj.

Bilanci total i jetës luksoze? 120 makina, vilë me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, 1,5 milionë franga dëm dhe kredi të papaguara.

Si funksiononte mashtrimi

Pas më shumë se 5 vitesh, çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Qarkut të Dietikonit. Prokuroria ka kërkuar dënime me burg nga 8 deri në 90 muaj për 8 të pandehurit, për akuza për mashtrim tregtar, përvetësim dhe shumë vepra të tjera penale.

Për të pandehurin kryesor, “imamin”, prokurori ka kërkuar një dënim prej 7.5 vitesh burg dhe dëbim nga vendi për 15 vjet.

Sipas prokurorisë publike, familja dhe ndihmësit e saj ngritën një skemë mashtruese që hetuesit e përshkruajnë si “themelime fiktive kompanish”: gjatë viteve ata krijuan rreth një duzinë kompanish ndërtimi, pasurish të paluajtshme dhe gastronomike, por shpesh kapitalin fillestar të detyrueshëm, zakonisht 100,000 franga zvicerane, e depozitonin vetëm përkohësisht.

Sapo një kompani regjistrohej në regjistrin tregtar, i dyshuari kryesor thuhet se e përvetësonte menjëherë kapitalin themelues për luksin e familjes. Kështu krijoheshin kompani guackë boshe, të cilat nga jashtë dukeshin serioze, por që ishin të falimentuara që në fillim.

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari kryesor paraqitej në takime biznesi si një manjat i pasur i pasurive të paluajtshme, i cili gjoja e kishte ndërtuar pasurinë e tij përmes një restoranti familjar të suksesshëm dhe tregtisë së pasurive të paluajtshme.

Një i pandehur 54-vjeçar, biznesmen, thuhet se e mbështeste këtë fasadë duke vepruar si bashkëpunëtor besnik dhe duke konfirmuar historinë e milionerit të vetëkrijuar.

Duke përdorur shifra të falsifikuara xhiroje prej 4.6 milionë frangash zvicerane për një restorant në Dietikon që ende nuk ishte hapur, i dyshuari kryesor thuhet se përfitoi në mënyrë mashtruese rreth 570,000 franga zvicerane kredi shtetërore nga fondet e Covid. Banka UBS kishte nisur të dyshonte, prandaj ai kishte kaluar te një bankë tjetër për shpërndarjen e ndihmës së koronavirusit.

Sipas aktakuzës, kredi të tjera për projekte ndërtimi, që arrinin në miliona franga, u përvetësuan pjesërisht për të financuar stilin luksoz të jetesës së familjes.

Prokurori: Mashtrim dhe pasurim sistematik

Sipas prokurorit, i pandehuri kryesor gënjeu sistematikisht dhe u pasurua në kurriz të taksapaguesve: “Atij nuk i interesojnë rregullat, ai mendon vetëm për veten, pa marrë parasysh pasojat.”

Pavarësisht tetë masave të sekuestrimit të pasurisë që ishin në fuqi, ai shiti një pronë për 785,000 franga zvicerane dhe përvetësoi shuma të mëdha me gjashtë shifra.

Zyrat e sekuestrimit dhe të përmbarimit dëgjonin gjithmonë se ai nuk kishte asgjë. Ai i zhdukte paratë e gatshme përmes dhuratave dhe huave,” shpjegoi prokurori në gjykatë.

Kur autoritetet dhe bankat kërkonin prova punësimi, biznesmeni thuhet se paraqiste dokumente të falsifikuara.

Ai përdori gjithashtu vërtetime pune pjesërisht të sajuara për të zgjatur lejet e qëndrimit të anëtarëve të familjes.

Ai paraqitej si plotësisht i respektueshëm; na verboi të gjithëve,” tha i pandehuri tjetër, një kontabilist.

Dikur ata ishin miq. Tani, në gjykatë, të dy burrat fajësojnë njëri-tjetrin.

Vajza: Firmosa gjithçka me besim

Rolet brenda familjes, të cilat prokurori i përshkroi si me “struktura patriarkale”, ishin të përcaktuara qartë: i pandehuri kryesor, babai, i mbante fort frerët, ndërsa zyrtarisht emëronte vajzën e tij, sot 27 vjeçe, djemtë (30, 33 dhe 35 vjeç) dhe bashkëshorten e tij 52-vjeçare (nga e cila tani është i divorcuar) si pronarë, anëtarë bordi ose drejtorë ekzekutivë.

Isha 19 vjeçe në atë kohë dhe firmosa gjithçka që më paraqiste babai im, me besim të plotë,” tha vajza para gjykatës.

Nëna e saj shpjegoi se ish-bashkëshorti i saj kishte marrë të gjitha vendimet.

Sekuestrimi i pagës sime është një padrejtësi, sepse nuk është as borxhi im”.

100,000 franga për tri targa

Tri ankande në Zyrën e Qarkullimit Rrugor të Zyrihut janë simbol i stilit të tij ekstravagant të jetesës: ndërsa kreditorët prisnin më kot paratë e tyre, i dyshuari kryesor investoi pothuajse 100,000 franga zvicerane nga fondet e kompanive në tri targa automjetesh me numra të serisë 900.

Flota e automjeteve të familjes duket po aq ekstravagante sa edhe targat e tyre të shtrenjta: gjithsej 120 automjete ishin të regjistruara në emër të familjes. Automjete luksoze për përdorim privat, përfshirë një Porsche Panamera, disa Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury, thuhet se janë financuar me mjete të përvetësuara nga kompanitë.

Dëmi i shkaktuar nga mashtrimi, përvetësimi dhe mashtrimi i autoriteteve arrin në rreth 1.5 milionë franga zvicerane.

Shtatë kompani kanë falimentuar, ndërsa pesë të tjera janë shpërbërë tashmë.

Viktimat përfshijnë shumë individë dhe paditës privatë, mes tyre banka, kompani sigurimi dhe institucione shtetërore, si edhe huadhënës privatë, disa prej të cilëve janë nën hetim të veçantë për dyshime për kamatë.

Imami duhet të largohet nga Zvicra

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari kryesues shpjegoi se dënimet e shumta të mëparshme, të gjitha gjoba, duket se nuk kishin arritur ta ndalonin të pandehurin kryesor dhe “rritjen e tij të zgjatur të energjisë kriminale”. Gjykata e dënoi 57-vjeçarin në mungesë me 42 muaj burg, të ndjekur nga një urdhër dëbimi trevjeçar.

Disa akuza, përfshirë keqmenaxhimin dhe shkeljet e ligjit për armët, nuk mundën të vërtetoheshin ndaj tij ose kishin parashkruar, shpjegoi gjyqtari, duke arsyetuar kështu uljen e dënimit.

Ai gjithashtu u ndalua të ushtrojë veprimtari biznesi në Zvicër për pesë vjet.

Bllokohet për 3 ditë qarkullimi i mjeteve në aksin Librazhd-Korçë/ Oraret dhe rruga alternative që mund të përdoret

By: Fax Web
3 February 2026 at 15:08

Policia do të bllokojë gjatë natës qarkullimin e automjeteve në aksin Librazhd-Korçë. Shkak janë punimet që do të kryhen në vendin ku të dielën pati një bllokim të rrugës si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor.

Aksi do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht ato të tonazhit të rëndë. Të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë janë ambulancat, zjarrfikëset dhe makinat e policisë.

Si alternativë kalimi për mjetet e vogla drejt Tiranës ose anasjelltas do të shërbejë aksi Maliq-Lozha-Moglicë-Gramsh.

NJOFTIMI:

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor, nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, gjatë intervaleve kohore 22:00 – 05:00.

Gjatë këtyre intervaleve kohore, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë.

Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.

Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.

Si alternativë kalimi për mjetet e vogla do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve, respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit.

Në rast nevoje apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor që sjellin ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose të komunikojnë me shërbimet e Policisë në detyrë.

Zyrtare! Rey Manaj firmos kontratë 3.5 vjeçare me Sivasspor

By: Fax Web
3 February 2026 at 14:49

Rey Manaj firmos zyrtarisht kontratën e re me ekipin e Sivasspor.

Sipas një deklarate nga klubi turk, sulmuesi i Kombëtares ka nënshkruar një kontratë 3,5-vjeçare.

Rey Manaj, i datëlindjes 1997, e nisi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve të Interit, një nga klubet më të njohura të Italisë. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur për Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona B, Barcelona, ​​​​Spezia, Watford, Sivasspor si dhe për Sharjah, një ekip nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më parë, Rey Manaj ka pasur një performancë të suksesshme me Sivasspor, duke shënuar 34 gola në 63 ndeshje zyrtare për ekipin bardhekuq.

❌
❌