Gjykata e Durrësit masat e sigurisë për 20 të arrestuarit lidhur me dosjen hetimore të “Kürüm”.
Pa praninë e medias, gjykata ka lënë në burg 8 prej të arrestuarve ndërsa ka zbutur masat e sigurisë për 12 të tjerë.
Urdhërarrestet u lëshuan 1 vit pas kthimit nga Tajlanda të 2800 tonë mbetje të rrezikshme, ndërsa 102 kontejnerë të cilët vijojnë të mbahen në Porto Romano.
Nga hetimet janë zbuluar shkelje të rënda mjedisore, nga ‘Kürüm Internatinoal’, kompania ‘Sokolaj’, ‘Bajrami N’ që blenë mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.
Vendimet e Gjykatës:
ARREST NË BURG:
Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.
ARREST SHTËPIAK
Kejdi Ahmetaj -Drejtoria e Inspektimit, AKM, ‘shpërdorim detyre’
Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluar ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
NDALIM I DALJES JASHTË SHTETIT DHE DETYRIM PARAQITJE:
Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”
Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”
B., T,. – Sektori i lejeve mjedisore, AKM
Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës
Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
DETYRIM PARAQITJE:
Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kërkim vazhdojnë të jenë 2 administratorët e kompanisë “Kurum Internatioanl”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kürüm.
Efektivët e policisë nuk mundën të arrestojnë as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë “Sokolaj”, e cila eksportoi 2800 tonë mbetjet të rrezikshme të Kurum nga porti i Durrësit.
Në kërkim mbetet edhe bashkëshorti i pronares së kompanisë që eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nënshtetësi kroate, kompania tjetër e të cilit “GS Minerals” mundësoi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit.
PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM
Erdal Demir – Administratori i “Kürüm International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kürüm” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Harun Sarica 42 vjeç – banues në Turqi; Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kürüm” – “Menaxhimi i mbetjeve”
Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kürüm” – “Transporti i mbetjeve”.
Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kürüm” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi i detyrës”.
Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
LEXO EDHE: Nga pushimi i punonjësve, mashtrimi me bankat e deri tek mbetjet e rrezikshme/ Të gjitha zullumet e “Kürüm” në Shqipëri