Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

Skandal në futbollin kinez: 13 klube dënohen për trukime ndeshjesh

By: nik
29 January 2026 at 17:59

Trembëdhjetë klube futbolli në Kinë janë ndëshkuar pas një hetimi të gjerë për trukime ndeshjesh, baste dhe korrupsion në industrinë e futbollit. Nëntë skuadra do ta nisin sezonin e ardhshëm të Superligës Kineze me pikë negative. Sanksionet më të rënda i morën Shanghai Shenhua, nënkampionët e sezonit të kaluar, dhe Tianjin Tigers, të cilave iu zbritën nga 10 pikë secilës. Katër nga skuadrat e…

Source

U gjet pa shenja jete në veturë, Policia gjen armën dhe një karikator

29 January 2026 at 09:00


Policia e Kosovës të mërkurën njoftoi se ka gjetur një person pa shenja jete në një veturë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ora 15:00.

“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, Prishtinë. Është raportuar se në një pushimore është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa arma me një karikator e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. /Telegrafi/

Me kallashnikov në dorë në qytet, Policia jep detaje të rastit në Podujevë

29 January 2026 at 08:47


Të mërkurën në qendër të qytetit të Podujevës një person ka shtënë me kallashnikov dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armën në duar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në ora 13:29, ndërkaq është cilësuar si ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.

Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Keqpërdorën kartela bankare, arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

29 January 2026 at 08:38


Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.

Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë, 28.01.2026, 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

29 January 2026 at 07:47


Janë bërë 27 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Moti në Shqipëri

29 January 2026 at 07:19


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindja - jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/



CHAMPIONS LEAGUE – Mou i çmendur si gjithmonë: eliminon De Zerbin në minutën e 97-të me gol të portierit! Tani mund të përballet me Interin

By: nik
28 January 2026 at 23:36

Sërish Mourinho, në minutën e fundit, në një mënyrë të çmendur dhe të papritur. Benfica e tij, e drejtuar nga “Special One”, arriti të kualifikohej në fazën e play-off-it të Champions League, duke eliminuar Marsejën e Roberto De Zerbit në një ndeshje me fund dramatik. Skenari ishte i tillë që Benfica do të ishte jashtë garës, e eliminuar për shkak të diferencës së golave në dëm të skuadrës…

Source

Champions League – Tabela e Play-off-eve, Mou kundërshtar i mundshëm i Interit. Ja të gjitha çiftet

By: nik
28 January 2026 at 23:32

Verdikti i parë dhe më i rëndësishëm është ky: Interi, Juventusi dhe Atalanta do të duhet të kalojnë nëpër fazën e play-off-it të Champions League, ndërsa Napoli është eliminuar. Asnjë nga katër skuadrat italiane të angazhuara në këtë kompeticion nuk arriti të kualifikohej direkt në raundin e 1/8-ave. Kështu, përveç Arsenalit dhe Bayern Mynihut, të cilat ishin tashmë të sigurta për të qenë mes…

Source

22:59 Trump kërcënon: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

By: Monika
28 January 2026 at 22:59

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara ditët e fundit kanë dislokuar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe atë që Trump e ka quajtur një “flotë” në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat për veprime ushtarake, sipas ekspertëve.

“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt ‘në tryezë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale më 28 janar.
“Koha po mbaron! Siç i thashë Iranit edhe më parë, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe ndodhi Operacioni Çekani i Mesnatës, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq!”.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.

Duke folur para deklaratave të Trumpit, ministri i Jashtëm iranian tha se negociatat me Uashingtonin nuk mund të zhvillohen në një atmosferë të kërcënimeve ushtarake.

Abbas Araqhchi, sipas medias shtetërore ISNA, tha më 28 janar se “ushtrimi i diplomacisë përmes kërcënimit ushtarak nuk mund të jetë efektiv ose i dobishëm”.

Ai shtoi se nuk kishte pasur “asnjë kontakt” me i dërguarin amerikan, Steve Witkoff, në ditët e fundit dhe se “Irani nuk ka kërkuar negociata”. Trump, nga ana tjetër, tha në një intervistë për Axios më 26 janar se Teherani kishte “thirrur në shumë raste”.

Kriza ekonomike

Irani është përfshirë në trazira që nga 28 dhjetori i vitit 2025, kur protestues paqësorë filluan të dilnin në rrugët e Teheranit për të kërkuar nga autoritetet që të ndalonin inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

Përleshjet u përhapën në të gjithë vendin dhe u shndërruan në një veprim më të gjerë kundër pushtetit, duke nxitur një përgjigje masive dhe vdekjeprurëse nga autoritetet, që shkaktoi zemërim në mbarë botën.

Organizata amerikane për të drejtat e njeriut HRANA, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran këtë muaj, raporton se numri i viktimave të konfirmuara, duke përfshirë edhe në anën e forcave të sigurisë, është 6.221, ndërsa numri i të vdekurve që janë ende nën hetim është 17.091. Më shumë se 42.000 persona janë arrestuar.

Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Marrëveshja e dështuar bërthamore

Më 2015, Irani u pajtua për një marrëveshje historike me fuqitë botërore, që synonte parandalimin e zhvillimit të një arme bërthamore nga Republika Islamike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Por, ai filloi të tërhiqej nga zotimet e tij pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, e tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Teheranit.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në korrik të vitit 2025, si përgjigje ndaj bombardimeve amerikane dhe izraelite ndaj ndërtesave kyç bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Sanksionet që lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe çështje të tjera kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, gjë që herë pas here ka shkaktuar protesta për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së mallrave dhe furnizimeve me energji.

Protestat e fundit vlerësohen gjerësisht si sfida më e madhe ndaj Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979./mxh

22:42 Pranë kufirit të Kolumbisë me Venezuelën/ Zhduket një aeroplan me 15 persona në bord

By: Monika
28 January 2026 at 22:42

Një aeroplan pasagjerësh me 15 persona në bord është zhdukur pranë kufirit të Kolumbisë me Venezuelën, sipas linjës ajrore shtetërore Satena dhe autoriteteve të aviacionit. Fluturimi, që operonte në linjën Cucuta-Ocana, humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror rreth 10 minuta para se të arrinte në destinacionin e tij.

Në një deklaratë zyrtare, Satena tha se fluturimi NSE 8849 raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror paraditen e sotme më 28 janar. Avioni i zhdukur është një Beechcraft 1900 me numër regjistrimi HK4709, i operuar nga kompania SEARCA. Satena konfirmoi se 13 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën kur humbi kontakti.

Autoriteti i Aeronautikës Civile raportoi se protokollet e emergjencës u aktivizuan pasi avioni u zhduk midis komunave Hacari dhe Playa de Belen. Operacionet e kërkimit po kryhen në koordinim me organizatat e shpëtimit dhe është krijuar një Postë e Unifikuar Komanduese për të mbështetur përpjekjet e reagimit.

Autoritetet konfirmuan se dy kandidatë politike ishin midis atyre në bord: Diogenes Quintero , një kandidat për Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Carlos Salcedo , një kandidat për Vendin e Paqes.

Linja ajrore shtetwrore ka aktivizuar të gjitha burimet e disponueshme në koordinim me Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Forcës Hapësinore Kolumbiane dhe Drejtorinë e Hetimit Teknik dhe të Aksidenteve të Autoritetit të Aviacionit Civil për të gjetur avionin. Kompania ajrore njoftoi gjithashtu një linjë telefonike të dedikuar për anëtarët e familjes që kërkojnë informacion zyrtar./mxh

22:36 Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

By: Monika
28 January 2026 at 22:36

Last Updated on 28/01/2026 by Monika

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të pabesueshme, raportohet se është gati të blejë kartonin e mesfushorit nga Interi në merkaton e janarit.

Jo sepse trajneri Baroni ka ndërruar mendje, por për ta kthyer mesfushorin e Kombëtares shqiptare në një “mall shkëmbimi”. Mësohet se Torino është i interesuar për mbrojtësin Luka Ranieri të Fiorentinës dhe e sheh atë si një prioritet për merkaton e janarit.

Duke parë interesimin e shumë klubeve për futbollistin dhe vlerën e lartë të kartonit, Torino ka ideuar një shkëmbim të mundshëm të tij me kartonin e Asllanit, për të cilin Fiorentina ka shfaqur interes.

Tani mbetet të shihet nëse Asllani pranon këtë destinacion, pasi për të bërë këtë lëvizje të mundur, duhet që të gjithë palët të bien shpejt dakord në ditët e fundit të merkatos./mxh

22:26 Qumështi më i shtrenjtë në rajon/ Fermeri shqiptar fiton më pak, subvencionet janë më të ulëta se në vendet fqinje

By: Monika
28 January 2026 at 22:26

Blegtori shqiptar tregton qumështin më të shtrenjtë në rajon, por njëkohësisht ai është edhe fermeri që fiton më pak se kolegët e tij.

Ndryshe nga vendet e tjera, ministria jonë e Bujqësisë e mbështet njeriun që mbarështon gjë të gjallë vetëm për numrin e krerëve, ndërsa jashtë kufijve i njëjti blegtor merr subvencione për krerë, litra qumësht, dhe për ushqimin blegtorial.

Saktësisht 1 litër qumësht në fermat shqiptare po shitet 54-58 lekë/litri, ndërkohë që kostot e prodhimit janë 47-50 lekë. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut një litër qumësht kushton 47-50 cent, në Kosovë i njëjti produkt kushton 45-48 cent, kurse në Itali kushton 28-30 cent, kurse në Hungari çmimi i qumështit varion nga 11-38 cent.

Përballë këtyre shifrave, fabrikat e qumështit preferojnë të furnizohen me qumështin e importit, ku vetëm gjatë vitit 2025, 8 milion litra qumësht që kapin vlerën e 5 milionë eurove u blenë në shtetet e sipërpërmendura.

Eksperti i ekonomisë, Ndoc Fasllai thotë: “Kostoja e prodhimit të 1L qumësht në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është 60-70% më e lartë se sa ajo e realizuar në vendet rreth nesh. Në këto kushte është krejtësisht i pakonkurueshëm dhe i pabarabartë me qumështin që vjen nga importi dhe si i tillë nuk gjen treg.”

Dëgjesë më fermerët, ky është turi i takimeve që ministri i Bujqësisë, Andis Salla, po zhvillon këto kohë me njerëzit që prodhojnë. Ditë më parë ai u përball me blegtorët, ku kërkesa e tyre ishte e qartë: të ndryshohet formula e mbështetjes. Se sa është dëgjuar zëri i fermerëve mbetet për tu parë kur të prezantohet skema e re kombëtare 2026. Ekspertët thonë se blegtoria shqiptare mund të shpëtohet, dhe kjo bëhet duke imituar politikat që ndjekin shtetet fqinje.

“Duhet të kalohet në skemat e mbështetjes afatgjatë siç janë aplikuar në vendet e BE, ku lidhen me një kontratë duke i ofruar mbështetje 3-5 vjeçare”, thotë Fasalli.

Ndërkohë, në shumë ferma qumështi ka mbetur pa shitur, kjo pasi ushqimi blegtorial ka kontaminuar lëndën e parë me aflatoksinë, myk ky që vë në rrezik shëndetin tonë dhe të kafshës./mxh

22:16 Çmimet e shezlongëve zgjidhen me vendim qeverie, vendoset tavan!

By: Monika
28 January 2026 at 22:16

Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën ndryshime në Rregulloren për stacionet e plazhit, duke vendosur çmimet maksimale për shërbimet e çadrave dhe shezlongëve në plazhet publike dhe ato të tarifuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Sipas vendimit, njësitë vendore mund të miratojnë çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare para fillimit të sezonit turistik. Çmimet e dakordësuara bëhen pjesë e detyrueshme e kontratave me subjektet private dhe nuk mund të tejkalohen gjatë gjithë periudhës së kontratës. Tejkalimi i çmimeve maksimale do të konsiderohet shkelje kontraktore dhe mund të çojë në vendosjen e masave administrative ose zgjidhjen e kontratës.

Vendimi synon gjithashtu të harmonizojë menaxhimin e plazheve publike dhe të privatizuara, duke përfshirë monitorimin e nivelit të zhurmave, sigurinë dhe higjienën, si dhe rolin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe njësive vendore në zbatimin e rregullores.

Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në “Fletoren Zyrtare”./mxh

22:10 Iniciativa e propozuar nga Trump/ Një nga vendet e Ballkanit refuzon t’i bashkohet Bordit të Paqes

By: Monika
28 January 2026 at 22:10

Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Kështu ka deklaruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Zoran Milanoviç.

“Ajo që mund të them është se qëndrimi i Qeverisë dhe qëndrimi i shumicës parlamentare është se në këtë moment Kroacia nuk do t’i bashkohej Komitetit të Paqes për një numër arsyesh, pas një analize të plotë”, u tha Plenkoviç gazetarëve.

Zyra e Presidentit reagoi gjithashtu lidhur me bisedën telefonike, ku konfirmoi qëndrimin për Bordin e Paqes.

“Edhe pse iniciativa që kontribuon në paqen në Lindjen e Mesme duhet të mirëpritet, qëndrimi i Presidentit Milanoviç është që Republika e Kroacisë të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes, të cilin ai ia përcolli edhe Kryeministrit të Republikës së Kroacisë në bisedë”, thuhej në deklaratën e presidencës.

Trump lançoi iniciativën e tij “Bordi i Paqes” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, ndërsa iu bashkuan udhëheqës dhe zyrtarë nga 19 vende që kishin rënë dakord të nënshkruanin kartën e themelimit. Edhe pse fillimisht ishte menduar të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës, statuti i bordit nuk e kufizon rolin e tij vetëm në territorin palestinez.

Trump tha javën e kaluar se pret që më shumë se 50 vende të bëhen pjesë e Bordit të Paqes. Aleatët kryesorë të SHBA-së, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur dyshime në lidhje me Bordin. Të mërkurën, Bjellorusia u bë vendi i fundit që iu bashkua bordit./mxh

Yesterday — 28 January 2026Main stream

Rezerva Federale e SHBA-së mban normat të pandryshuara pavarësisht presionit të Trump

By: nik
28 January 2026 at 21:26

Rezerva Federale e SHBA-së njoftoi të mërkurën se do të mbajë normat e interesit të pandryshuara. Banka qendrore do të ruajë intervalin e synuar për normën e fondeve federale midis 3.5% dhe 3.75%. Ky vendim vjen pasi Fed kishte ulur normat tre herë vitin e kaluar, ndërsa treguesit aktualë sugjerojnë se aktiviteti ekonomik është zgjeruar me një ritëm solid, fitimet e vendeve të punës kanë mbetur të…

Source

Kryebashkiaku i Budapestit akuzohet për paradën e Krenarisë

By: nik
28 January 2026 at 21:18

Prokurorët hungarezë ngritën akuza të mërkurën ndaj kryebashkiakut të Budapestit, Gergely Karacsony, lidhur me rolin e tij në organizimin e paradës së Krenarisë vitin e kaluar, duke deklaruar se ai kishte shkelur ligjin e vendit për tubimet publike. Ky veprim intensifikon betejën ligjore mes qeverisë populiste të djathtë të Kryeministrit Viktor Orban dhe kryebashkiakut me orientim të majtë-gjelbër.

Source

Dy agjentë që qëlluan burrin në Minnesota vihen në pushim, Trump premton “de-përshkallëzim” mes bastisjeve

By: nik
28 January 2026 at 21:17

Dy agjentët që qëlluan për vdekje një burrë në Minneapolis gjatë fundjavës janë vënë në pushim administrativ, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) të mërkurën. Kjo vjen ndërsa Donald Trump u përpoq të qetësonte reagimin publik, edhe pse bastisjet e imigracionit në qytet vazhduan. DHS theksoi se ky është një protokoll standard në rastet e përfshirjes së agjentëve në të shtëna fatale.

Source

INTER – Ja Filippo Mane: italiani i Dortmundit debuton në Champions kundër Interit

By: nik
28 January 2026 at 21:16

Filippo Mane, mbrojtësi italian i Borussia Dortmundit, bëri debutimin e tij si titullar në Champions League kundër Interit, një mundësi e papritur për 18-vjeçarin. I lindur në vitin 2005, Mane është një nga tre lojtarët italianë në Dortmund, së bashku me Luca Reggianin dhe Samuele Inacion, të cilët ishin në tribuna. Trajneri Kovac i dha këtë shans të tretë nga minuta e parë…

Source

21:55 Ndryshojnë rregullat e maturës/ Forcohen kontrollet gjatë testimit për të shmangur rrjedhjen e tezave

By: Monika
28 January 2026 at 21:55

Që nga 2 qershori deri në 23 qershor rreth 26 mijë gjimnazistë do të zhvillojnë 4 provimet e detyrueshme të maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në rregullore me synimin për të forcuar kontrollet gjatë testimit, si dhe për të shmangur rrjedhjen e tezave apo kopjimin.

Zv.ministrja e Arsimit, Oriana Osmani thotë: “Më e rëndësishme në këtë rregullore është rritja e përgjegjësive të atyre që menaxhojnë provimet e maturës, që nga përgjegjësi i administrimit, sekretuesit apo përgjegjësit e katit, të jenë shumë të bindur për detyrën që ata kanë në çdo qendër provimi. Nga ana tjetër, vazhdojnë të njëjtat rregulla për maturantët: pajisjet teknologjike si telefonat apo orët nuk janë të lejuara. Diku 3-4 penalizime kemi patur gjatë vitit të kaluar në përgjegjës administrimi që nuk angazhohen më në 2026”.

Zv.ministrja Oriana Osmani, njëherazi kryetarja e Komitetit për organizimin e maturës, tregon se rishikim do të ketë edhe në përmbajtjen e provimeve, teksa ka nisur puna për hartimin e tezave nga QSHA. Ndërkohë, nxënësve të klasave të 12 u janë shpërndarë teste model për t’u përgatitur paraprakisht: “Qendra e Shërbimeve Arsimore ka marrë masat për të organizuar grupet e hartuesve të tezave për të përditësuar fondet e pyetjeve. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve të vogla që kanë pësuar programet e maturës dhe sigurisht për një përditësim të njohurive që nxënësi ka marrë në këto 3 vite.”

Lista me emrat e maturantëve parashikohet të publikohet më shpejt se në maturat e të kaluarës.

“Këtë vit do të ketë një komunikim institucional më të hershëm. Flasim për nxënësit që nuk mund të mbyllin në mënyrë të suksesshme maturën; emrat e tyre do të dalin më herët dhe nuk do të jenë në listën përfundimtare të shkollave. Është detyrim i drejtuesve për të parë me vëmendje numrin e mbetësve”, shton Osmani.

Këshilla për maturantët është të jenë sistematikë në përgatitjen për maturën dhe të mos e lënë përsëritjen për ditët e fundit./mxh

❌
❌