Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka replikuar në Kuvend me kreun e PD-së, Sali Berisha.
Balla tha se Berisha nuk mund të flasë për punët e drejtësisë kur vetë është shpallur “non grata” nga SHBA-ja dhe është akuzuar për korrupsion nga drejtësia në Shqipëri.
“Kur ti t’i drejtohesh këtij krahut këtej ta lash mirë gojën. Ti je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash dhe ne nuk kemi thënë asgjë më shumë sesa ka thënë SHBA-ja. Amerika të ka shpallur ‘non grata’ për korrupsion, drejtësia në Shqipëri të akuzon për korrupsion. Dhe tani të bëhesh ti emisar për haberet e drejtësisë. Ti që 2 herë në muaj merr me libër shpie ato që të kanë ngitur ty akuzë, prokurorë e gjyqtarë. Do merresh dhe me mua që kam nderin e jetës që të kam kallëzuar ty. 100 herë të kthehem mbrapa të njëjtën gjë do të bëj”, tha Balla.
Balla ndër të tjera hodhi akuza ndaj deputetes së PD-së, Jozefina Topalli se ka bashkëpnuar në 2021 me të, kundër kryedemokratit Sali Berisha. /Kb
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit. Berisha tha për gazetarët se parlamenti është mbledhur për të mbuluar krimet e kryera nga kryeministri Edi Rama.
“Sot parlamenti përsëri mblidhet diskuton gjithccka vetëm që të mbulojë krimin që ka kryer Edi Rama nëpërmjet tij. Kjo dëshmon se jemi në kushte në të cilat vetëm qytetarët mund ti japin përgjigjen e merituar. Është 10 shkurti, dita e uraganit të fuqishëm të lirisë të shqiptarëve dhe përmbysjes së këtij regjimi që nuk ndjek asnjë ligj dhe as Kushtetutë. Me paqartësitë e të keqes banale të vendit. Sot Partia Demokratike, çdo qytetarë shqiptar ka në agjendë luftën kundër grushtit të shtetit në mburojë të Ballukut dhe Ramës. Çdo veprim është i paralizuar kur mbrohen kriminelë”, tha Berisha.
I pyetur nëse PD do të vijojë me bojkotin në Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale, Berisha tha se opozita ka qenë dhe do të jetë në komision.
“Ne jemi në komision. Asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë manipulime të Edi Ramës. Jemi në komision. Kemi qenë dhe jemi në komision”, u shpreh ai. /Kb
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një vizite zyrtare.
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Peleshi pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan.
Vizita e Kryetarit të Kuvendit vlerësohet si një tjetër hap në thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe në rritjen e rolit të diplomacisë parlamentare shqiptare në arenën ndërkombëtare./kb
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar deputetët e mazhorancës se janë kthyer në mburojë të ministres Belinda Balluku. Berisha u shpreh ndër të tjera se deputetët socialistë po mbrojnë korrupsionin dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
“Ky Parlament çdo sekondë nxin për aktin antikushtetues për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Ballukut. Ky Parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Ballukut. E keni të shkruar në ballë: E keqja banale. Në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin dhe vjedhjen. Bëheni shtylla të gjakpirjes së qytetarëve. Pse bëheni avokate të saj?”, tha Berisha. /Kb
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ashpërsuar tonet në Kuvend, duke e cilësuar seancën parlamentare si “të turpshme” dhe duke akuzuar mazhorancën se po vepron pa përgjegjësi ndaj qytetarëve, në një kohë kur vendi po përballet me pasoja të rënda nga përmbytjet.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se rreth 6 mijë persona janë prekur nga përmbytjet dhe, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Ai vuri në dyshim përfaqësimin e qytetarëve nga deputetët e mazhorancës, duke i quajtur ata “e keqja banale e vendit”.
Berisha akuzoi deputetët se “zbatojnë si automat urdhrat e Ramaduros”, duke përdorur një gjuhë të ashpër politike dhe duke i cilësuar si shërbëtorë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, mazhoranca po mbron drejtuesit e saj për shkak të presionit politik dhe korrupsionit.
Në përfundim, Berisha theksoi se Kuvendi nuk duhet të shërbejë si një mekanizëm formal për zbatimin e urdhrave, por si institucion përgjegjës ndaj qytetarëve, duke e mbyllur fjalën me deklaratën se “kjo seancë është e turpshme”.
“A jeni ju e keqja banale e vendit. Si mund të diskutoni ku kemi 6 mijë të përmbytur dhe su keni dhënë një kacidhe. A i përfaqësoni ju ata? Jo. Ju jeni e keqja banale dhe nuk ndjeni asnjë përgjegjësi. Zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros. Nuk është kjo për ça qëndroni këtu. A ka gjë më të turpshme se të bëhesh shërbëtor i lubi Ballukut. Ajo ju urren, e dini dhe prap e mbroni, e ka kapur kreun tuaj për koke dhe për këmbësh e mbroni sepse ju detyron kryekorruptori. Nuk duhet të vini këtu si automat. Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj familjeve tuaja. Kjo senacë është e turpshme”, tha Berisha./Kb
Blushi i Metës është qarë për kushtet dhe trajtimin e kreut të PL-së, Ilir Meta, në burg.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është shprehur se është njohur plotësisht me raportin e Avokatit të Popullit dhe në asnjë moment nuk konstatohet termi degradues dhe çnjerëzor.
“Po, jam njohur plotësisht me rekomandimet e Avokatit të Popullit, në datën 2 dhjetor 2025. Bëhet fjalë për rekomandime përgjithësuese për të drejtat e trajtimit të të dënuarve me burgim.
Përkundrazi raporti nuk përdor temrin degradues apo çnjerëzor, kjo është e vërteta.
Raporti i Avokatit të Popullit nuk konstaton se kemi të bëjmë me trajtim çnjerëzor dhe degradues”, tha Lamallari./Kb
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi sot në Kuvend se sistemi i drejtësisë nuk mund të mbrohet përmes politizimit të institucioneve të vuajtjes së dënimit, duke theksuar parimin e barazisë para ligjit dhe mungesën e privilegjeve.
Gjatë fjalës së tij, Lamallari nënvizoi se ndarja e debatit politik nga funksionimi institucional është më e rëndësishme se kurrë. Sipas tij, çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut duhet të trajtohet me seriozitet dhe mbi bazën e fakteve, e jo në funksion të interesave apo qëllimeve politike.
“Sistemi nuk mbrohet duke politizuar burgjet. Barazia para ligjit, pa privilegje. Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të ndajmë debatin politik nga e vërteta e institucionale. Çdo pretendim per shkelje të të drejtave të njeriut duhet trajtuar me seriozitet, me fakte, jo mbi interesa dhe qëllime politike”, u shpreh Lamallari./Kb
Shkencëtarët zbulojnë Gaia-6 B, një trup kozmik misterioz në yjësinë e Dragoit. Ende nuk dihet nëse është yll i vogël apo planet gjigant.
Zbulohet një trup kozmik misterioz. Është Gaia-6 B dhe ende nuk kuptohet nëse është një yll i vogël apo një planet i madh i gaztë. Ka një masë 20 herë më të madhe se Jupiteri dhe rrotullohet rreth yllit HD 128717 në yjësinë e Dragoit.
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë ka studiuar më hollësisht këtë trup në univers. Sipas përllogaritjeve, ka një orbitë ekstreme, ndër më të shtypurat për objekte me masë të tillë, dhe nuk ka satelitë apo trupa të tjerë afër që të ndikojnë në deformimin e rrotullimit të tij.
Gjithashtu, për të bërë një rrotullim të plotë rreth yllit mëmë, i duhen nëntë vite tokësorë, çka ndryshon nga të dhënat e mëhershme dhe të para të kryera.
Gjatë studimit të fundit, të publikuar edhe në revistën Astronomy and Astrophysics, vihet theksi edhe tek monitorimi i vazhdueshëm dhe i hollësishëm në Ishujt Kanarie me teleskopin Galileo, në kuadër të misionit Gaia të Agjencisë Hapësinore Evropiane.
Megjithatë, astrofizikantët shpjegojnë se ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë natyrën e këtij trupi qiellor, çka shton edhe më shumë misteret rreth tij./kb
Një histori mbijetese dhe guximi vjen nga brigjet jugperëndimore të Australisë Perëndimore, ku një djalë 13-vjeçar arriti të shpëtojë nënën dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël, pasi notoi për rreth katër orë në det të hapur, në kushte të rrezikshme dhe me dritë që po shuhej.
Familja po pushonte në Quindalup, rreth 200 kilometra në jug të Perth-it, kur erërat e forta i shtynë paddleboard-at e fryrë dhe ‘kayak-un’ e tyre larg bregut, në Gjirin Geographe, pasditen e së premtes. Brenda pak minutash, ata u gjendën në mes të detit, pa mundësi për t’u kthyer.
Djali 13-vjeçar, i identifikuar nga ABC si Austin Appelbee, vendosi të vepronte. Ai u përpoq të kthehej drejt bregut me ‘kayak’ për të kërkuar ndihmë, por mjeti filloi të mbushej me ujë. Pa rrugë tjetër, ai u hodh në det dhe nisi një notim të gjatë dhe të lodhshëm prej rreth katër kilometrash.
“Po luftoja me dallgë të forta dhe errësirën që po afrohej”, tregoi ai për transmetuesin kombëtar. Fillimisht notoi me jelek shpëtimi, por pas rreth dy orësh e hoqi për të lëvizur më shpejt. Frika ishte e pranishme në çdo moment.
“Mendova se pashë diçka në ujë dhe u tremba shumë, por i thosha vetes se do t’ia dilja”, rrëfeu adoleshenti.
Për të mos u dorëzuar, ai u përqendrua te kujtimet dhe gjërat më të bukura në jetën e tij.
“Isha shumë i lodhur, por nuk e kuptoja sa i rraskapitur isha”, tha ai.
Pas disa orësh, më në fund preku rërën e bregut. I rrëzuar nga lodhja, gjeti forcë të ngrihej dhe të vraponte rreth dy kilometra për të gjetur një telefon. Telefonata e tij në numrin emergjent 000 ishte vendimtare.
“Më duhen helikopterë, anije, avionë. Familja ime është në det”, kujton se u tha autoriteteve, duke ruajtur qetësinë pavarësisht shokut.
Policia e Australisë Perëndimore nisi menjëherë një operacion të madh kërkim-shpëtimi, ku u përfshinë policia ujore, vullnetarë të shpëtimit detar dhe helikopteri i shpëtimit. Rreth orës 20:30, helikopteri lokalizoi nënën 47-vjeçare, një djalë 12 vjeç dhe një vajzë 8 vjeç, të kapur pas një paddleboard-i, rreth 14 kilometra larg bregut.
Një anije vullnetare arriti t’i nxirrte të sigurt në breg. Parametrat mjekësorë u kontrolluan nga ekipet e St John WA dhe familja u dërgua në qendrën shëndetësore të Busselton-it.
Autoritetet e cilësuan ngjarjen si një “shpëtim të jashtëzakonshëm”. Policia theksoi se përshkrimi i saktë që dha 13-vjeçari për mjetet në det ishte jetik për operacionin, ndërsa guximi dhe vendosmëria e tij u vlerësuan si faktorët kryesorë që shpëtuan jetën e familjes.
“Veprimet e këtij djali janë shembull i jashtëzakonshëm guximi”, thanë autoritetet, duke rikujtuar se kushtet e detit mund të ndryshojnë brenda pak çastesh./kb
A e dinit se nëse prindërit kontribuojnë 20 mijë lekë çdo muaj(10 mijë Lekë njeridhe 10 mijë Lekë tjetri) në fondin e pensioneve SIGAL me normën e sotme të kthimit të fondit, rreth4.55%, në llogarinë e fëmijës në moshën 18-vjeçare do të kishterreth 6.48 milionë lekë?
Në këtë mënyrë fëmija mund të tërheqë interesin prej 2.15 milionë lekë për 18-vjetor dhe duke lënë pjesën tjetër përmaturim, pa asnjë kontribut tjetër shtesë, vetëm falë atijmekanizmi që njihet si interesi i përbërë, “puna e parave duke fjetur”, garanton rreth 28 milionë lekë të reja në moshën 60-vjeçare, ose një superpension dinjitoz me 233 mijë lekë në muajpër 10 vjet?
A nuk është e shkëlqyer? 2.15 milionë Lekë për 18-vjetorin dhe28 milionë Lekë për 60-vjetorin: vetëm 20 mijë Lekë kontributepër 18 vjet nga prindërit.
Llogaritjet e paraqitura kanë qëllim vetëm informues, kthimet e treguara mund të ndryshojnë dhe nuk përbëjnë garanci përperformancën apo rezultatet e ardhshme, por në përllogaritjeështë marrë hipotetikisht e palëvizshme norma e këtij viti: rreth4.55%, çfarë është një tregues solid.
CEO i SIGAL Invest, z. Avni Ponari, i pyetur nga Ora Newstregon se kjo mundësi investimi mund të kombinohet edhe me sigurimin e jetës së prindit, që i jep garanci shumëfishë fëmijës:
“Nësekeminjëfëmijëtëvogëltësapolindurdheduamqëatijt’ibëjmënjëdhuratëkur ai tëmbushëmoshën 20-vjeçare, ne mundta vendosimkëtë duke aplikuarnjëformëtëveçantënëtëcilënai mundtëpërfitojënëmoshën 20-vjeçare rreth 20 mijë euro. Pjesa e mbetur, osetëgjithainteresat e mbetura, kalojnënëpensioninprivat, tëcilatmarrinvleratëkonsiderueshmederinëfund tëveprimtarisë apo tëmbylljessëkontratës. Kjoështëmjaftinteresantesepse duke e shoqëruarkëtëedhe me sigurimin e jetës, kemitëbëjmë me njësigurimtëdyfishtëdhenërastngjarjejetëcaktuartëcilat ne nukipërcaktojmë dot, atëherëpërfitimiështëshumëmëimadh”.
Në këtë mënyrë, në SIGAL Fond Pensioni jep garancitë janëshumëfishe: shumën e siguruar me sigurimin e jetës së prindit, interesi për moshën 18-vjeçare dhe superllogaria e moshës 60-vjeçare. Vetëm 18 vjet investim i zgjuar mujor nga prindërit, përfitimet mund të shtrihen në breza për fëmijën, kur ai te jetëvetë një gjysh dhe prind./kb
Eksportet e Japonisë në produkte bujqësore, pyjore dhe të peshkimit u rritën me 12.8% duke arritur nivelin më të lartë historik në vitin 2025, të nxitura nga dërgesat më të forta drejt Shteteve të Bashkuara pavarësisht tarifave të reja, si dhe nga rikuperimi i eksporteve drejt Kinës pas rënies së vitit të kaluar.
Eksportet totale arritën në 1 mijë e 701 trilion jen (10.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar, nga 1 mijë e 507 trilion jen në 2024, duke shënuar vitin e 13-të radhazi me rritje dhe një rekord të ri, njoftoi të martën Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit (MAFF).
“Interesi global në rritje për kuzhinën japoneze, ndërgjegjësimi më i madh për ushqimin japonez mes turistëve dhe vetëdija në rritje për shëndetin po nxisin kërkesën,” tha Kazuyoshi Nakasugi, zëvendësdrejtor i departamentit të politikave të eksportit në MAFF. Ai shtoi se këta faktorë shtynë eksportet drejt shumë vendeve, përfshirë SHBA-të, Tajvanin dhe Korenë e Jugut, në nivele rekord.
Dërgesat drejt SHBA-ve u rritën me 13.7% në 276.2 miliardë jenë, duke e bërë destinacionin më të madh të eksporteve japoneze për vitin e dytë radhazi, falë kërkesës së fortë për çaj jeshil dhe mish viçi pavarësisht tarifave të vendosura në prill.
Eksportet drejt Kinës u rritën me 7.0% në 179.9 miliardë jen, duke u rikuperuar nga një rënie prej 29% në 2024, të ndihmuara nga dërgesat më të larta të peshqve dekorativë koi, birrës dhe druve.
Kina pezulloi importet e të gjithë produkteve të detit japonez pasi kompania Tokyo Electric Power filloi lirimin e ujit radioaktiv të trajtuar nga centrali bërthamor Fukushima Daiichi në gusht 2023, por e zbuti ndalimin në mesin e vitit 2025, megjithëse disa kufizime mbeten.
“Edhe pas lehtësimit, eksportet e produkteve të detit japonez drejt Kinës nuk janë rikuperuar shumë,” tha Nakasugi, citon Reuters.
Qeveria vazhdon të promovojë diversifikimin e destinacioneve të eksportit për produktet e detit duke zhvilluar kanale tregtare në pjesë të tjera të Azisë dhe në SHBA.
Sipas produkteve, mishi i viçit, orizi, çaji jeshil dhe peshku yellowtail shënuan vlera rekord eksporti në 2025. Megjithatë, totali mbeti nën objektivin e Japonisë për 2 trilion jen eksporte ushqimore për vitin 2025.
“Synojmë të arrijmë objektivin prej 5 trilion jenësh deri në vitin 2030 duke diversifikuar destinacionet e eksportit, duke zgjeruar kanalet e shitjes përtej bizneseve të lidhura me Japoninë te shitësit e mëdhenj lokalë dhe restorantet, ndërsa sigurojmë prodhim të mjaftueshëm të ushqimeve me kërkesë të lartë si matcha,” tha Nakasugi./kb
Publikimi nga qeveria amerikane i më shumë se 3 milionë dokumenteve që lidhen me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, ka ngritur pyetje të reja rreth lidhjeve të tri figurave të shquara në jetën publike britanike me financierin e ndjerë.
Ish-Princi Andrew, ish-gruaja e tij Sarah Ferguson dhe Peter Mandelson, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, janë të përmendur disa herë në dosjet e fundit të Epstein, duke rritur presionin mbi treshen për të shpjeguar lidhjet e tyre me abuzuesin dhe për t’u distancuar nga institucionet britanike.
Kryeministri Keir Starmer i ka kërkuar Andrew Mountbatten-Windsor të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së, ndërsa Mandelson, i cili dha dorëheqjen nga Partia Laburiste të dielën, po përballet me thirrje nga figura kryesore politike, përfshirë kreun e qeverisë britanike, për t’u tërhequr nga Dhoma e Lordëve.
Ja se si po e skandalizon Britaninë publikimi i fundit i dosjeve nga Departamenti i Drejtësisë:
Andrew Mountbatten-Windsor
Ish-Princi Andrew është përpjekur për vite me radhë t’u shmanget pyetjeve në lidhje me lidhjet e tij me Epstein. Në një intervistë me “BBC” në vitin 2019, Andrew pretendoi se kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Epstein në vitin 2010, pas dënimit të financierit në vitin 2008 për prostitucion.
E-mailet e zbuluara vitin e kaluar e vunë në pikëpyetje pretendimin e Andrew-t. Mediat britanike raportuan se Andrew duket se e kontaktoi përsëri Epstein-in në vitin 2011, duke i thënë atij të “mbante kontakt të ngushtë” dhe se ata ishin “së bashku në këtë”. Menjëherë pas kësaj, Mbreti Charles III i hoqi Andrew-t, vëllait të tij, titujt mbretërorë në tetor dhe filloi procesin për ta dëbuar atë nga prona mbretërore në Windsor.
Por publikimi më i fundit i dosjeve të Epstein ka nxitur shqyrtime të mëtejshme mbi ish-princin. Tri foto pa datë duket se tregojnë Andrew Mountbatten-Windsor, mbi atë që duket të jetë një grua-fytyra e së cilës është mbuluar – e cila është shtrirë në dysheme. Nuk është e qartë se kur ose ku janë bërë imazhet, pasi nuk u dha asnjë detaj apo kontekst për fotografitë së bashku me dokumentin e publikuar.
Dokumentet e fundit të Epstein përmbajnë gjithashtu një shkëmbim email-esh midis Epstein dhe Andrew në gusht 2010, në të cilin financuesi fton familjen mbretërore të takohet me një “mikeshë” – emri i së cilës nuk dihet – për darkë në Londër.
Në nëntor, demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve kërkuan që Andrew të vinte në Uashington për të dhënë dëshmi si pjesë e hetimit të panelit për Epstein. Edhe pse Andrew nuk iu përgjigj kërkesës, Starmer të shtunën i kërkoi ish-princit të pranonte marrjen në pyetje.
Sarah Ferguson
Ish-gruaja e Andrew, Sarah Ferguson, e njohur si “Fergie”, përmendet gjithashtu disa herë në serinë e fundit të dosjeve. Ferguson u hoq vitin e kaluar si mbështetëse ose ambasadore e disa organizatave bamirëse britanike, pasi dokumentet e mëparshme treguan se ajo e kishte quajtur Epstein “mikun e saj suprem”.
Dokumentet e fundit janë dëshmi të mëtejshme të nivelit të marrëdhënies së tyre. Emailet mes dyshes duket se sugjerojnë gjithashtu se Epstein donte ta përdorte Fergusonin për të ndihmuar në pastrimin e emrit të tij.
Në vitin 2001, dokumentet e publikuara së fundmi duket se tregojnë se Epstein i dërgoi ish-Dukeshës 150,000 dollarë pasi e ndihmoi të arkëtonte opsionet e aksioneve që fitoi nga puna e saj për Weight Watchers.
Peter Mandelson
Mandelson, i njohur gjerësisht në politikë si “Princi i Errësirës” për qasjen e tij makiaveliane ndaj pushtetit, u shkarkua nga detyra e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington në shtator për shkak të skandalit të lidhjeve të tij me Epstein. Atë muaj, ligjvënësit amerikanë kishin publikuar një “libër”, të përpiluar për 50-vjetorin e Epstein në vitin 2003, në të cilin Mandelson shkroi një shënim të shkruar me dorë duke e përshkruar financierin si “shokun më të mirë”.
Dokumentet e fundit kanë treguar se Mandelson duket se i ka zbuluar Epstein-it plane të ndjeshme tatimore të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ato gjithashtu tregojnë se partneri i tij, Reinaldo Avila da Silva, merrte rregullisht pagesa të pazbuluara prej tij.
Në shtator të vitit 2009, Da Silva – i cili u martua me Mandelson në vitin 2023 pas tri dekadash bashkë – i dërgoi një e-mail Epstein për të kërkuar 10,000 paund për të ndihmuar në financimin e kursit të tij të osteopatisë. Epstein u përgjigj: “Do ta transferoj shumën menjëherë.”
Dosjet e fundit zbuluan gjithashtu se Mandelson i kishte zbuluar financierit një dokument të ndjeshëm të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa ishte sekretar biznesi në vitin 2009. Memorandumi, i shkruar për kryeministrin e asaj kohe, Gordon Brown, mbështeste shitjen e aseteve prej 20 miliardë paundësh për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së borxhit të Britanisë pas krizës financiare të vitit 2008 dhe zbuloi planet e politikës tatimore të Partisë Laburiste.
Të dielën, Mandelson, i cili është gjithashtu anëtar i Dhomës së Lordëve, njoftoi dorëheqjen e tij nga Partia Laburiste, duke thënë se nuk donte t’i shkaktonte partisë “turp të mëtejshëm” për shkak të kësaj historie. Ai gjithashtu u kërkoi falje “grave dhe vajzave, zërat e të cilave duhej të ishin dëgjuar shumë kohë më parë”. “CNN” nuk mundi të kontaktonte Mandelson-in për komente të mëtejshme.
Mandelson ka qenë në pushim nga Dhoma e Lordëve që nga shkurti i vitit të kaluar, për t’i lejuar atij të shërbejë si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA. Të hënën, një zëdhënës i Downing Street tha se Starmer beson se Mandelson duhet t’i hiqet titulli “Lord”. /Marrë nga “CNN”/kb
Deputeti i Partisë “Mundësia” i ka bërë thirrje opozitës që të mos bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama sa i përket komisionit për reformën territoriale.
Sipas Kaprit, Rama kërcënon me kartonat duke thënë se s’ka nevojë për opozitën, ndërsa opozita shkon ulet në tryezë me të.
Kapri thekson se Rama i ka dhënë provat me reformën me pushtetin lokal në 2015, i cili është në gjendjen më të rënduar të mundshme sipas tij.
“Në lidhje me komisionin e posacëm kam një thirrje për kolegët e opozitës. Do bashkëpunohet apo jo me Ramën? Se kuptoj të ulesh me Ramën kur kërcënon kam numrat dhe s’kam nevojë për ty dhe ju të uleni me Ramën tani. E pamë reformën e 2015 në pushtetin lokal dhe e pamë ça ndodhi. Është në gjendjen me të rënduar të mundshme dhe nuk mund ta lejojmë këtë”, tha Kapri./Kb
Tensione në Kuvend. Kreu i Mundësia, Agron Shehaj ka ‘shpërthyer’ në akuza pasi nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, votoi kalendarin e punimeve me rendin e ditës, me shumicë votash nga mazhoranca.
Shehaj u ngrit nga vendi i tij ndërsa me disa fletë të bardha shkoi afër foltores ku iu drejtua drejtueses së seancës, ndërsa iu drejtua; “Si nuk keni turp!”.
Ndërkohë Spahiu iu drejtua; ‘Ju tërheq vëmendje për gjuhën e përdorur” /kb
Një 34-vjeçar në Fier është dënuar me 25 vjet burg pasi porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Fierit bëhet me dije se kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për Laert Hasallën.
Ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte paguar një 31-vjeçar për vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga të shtënat, asokohe, mbeti e plagosur një shtetase që ishte në makinë me “shënjestrën” e plumbave.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
Laert Hasalla., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.
Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H. /Kb
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se një komision i posaçëm nuk thirret me urdhrin e bashkëkryetarit ashtu siç sipas tij ka ndodhur një ditë më parë, por me dakordësi.
Ai e ka quajtur të turpshëm ulatimatumin e mazhorancës ndaj opozitës për pjesëmarrjen në komisione. Ai është shprehur se nëse kanë vendosur që ta kthejnë parlamentin në koloni ndëshkimore për opozitën le ta bëjnë.
“Këtu ka shumë kryetarë komisionesh dhe e dinë shumë mirë që një mbledhje thirret me dakordësi. Një komision i posaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Ku është parë kjo. Nuk ka dakordësi. Le të më sfidojë të më thotë që është thirrur me dakordësi të bashkëkryetarit.
Ku është rregullorja e parlamentit këtu. Kjo është e turpshme siç ishte ultimatum në konferencën e kryetarëve. Nëse parlamentin do ta ktheni në koloni ndëshkimore për opozitën bëjeni”, tha Boçi./Kb
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, në fjalën e tij për Komisionin e Reformës Territoriale, Taulant Balla, nënvizoi se opozita duhet të jetë e qartë në qëndrimet e saj dhe jo në mëngjes të paraqitet me një vendim dhe në mbrëmje me një tjetër.
“Të paktën tërheqjen na keni sjellë dje, shoh sot se jeni tërhequr nga ajo që keni sjellë dje. Pra nëse nuk e kam kuptuar gabim, nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Zonja dhe zotërinj të PD, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht? Që ta dimë, këtë gjë e keni deri në darkë. Kjo historia se i thash kryetarit dhe bashkëkryetari s’më la…Ju ka lënë Luli pa shkollë…Nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë. Se ju në mëngjes keni mend të tjera dhe në darkë keni mendje të tjera”, tha ai./kb
Frika se në nëntor mund të humbasë kontrollin e Kongresit po e bën Donald Trump gjithnjë e më të guximshëm në përpjekjet për të ndryshuar rregullat zgjedhore në favor të tij. Presidenti i SHBA-ve u ka kërkuar republikanëve në Kongres që të “nacionalizojnë votimin”, duke pretenduar një pushtet që Kushtetuta amerikane ua atribuon shteteve.
Gjatë një bisede me Dan Bongino, ish-zëvendësdrejtor i FBI-së, Trump përsëriti pretendimin se zgjedhjet e vitit 2020 i janë vjedhur dhe u bëri thirrje republikanëve të “marrin kontrollin” e procesit zgjedhor.
“Duhet ta marrim kontrollin e votimit të paktën në pesëmbëdhjetë vende. Republikanët duhet ta nacionalizojnë votimin”, tha Trump.
Sipas Kushtetutës së SHBA-ve, “koha, vendi dhe mënyra” e zhvillimit të zgjedhjeve përcaktohen nga secili shtet dhe jo nga qeveria federale. Kongresi ka të drejtë të vendosë rregulla zgjedhore, por presidenti nuk ka asnjë rol kushtetues në këtë proces. Autonomia e shteteve është një nga shtyllat themelore të sistemit amerikan. Megjithatë, Trump duket i gatshëm ta cenojë këtë parim për të frenuar rënien e mbështetjes, duke rrezikuar edhe një përplasje me vetë Partinë Republikane, e cila historikisht ka mbrojtur të drejtat e shteteve dhe ka kundërshtuar një qeveri federale të fortë.
Kërkesa e Trump vjen në një moment kur popullariteti i tij ka pësuar rënie të ndjeshme. Ajo pason edhe urdhrin e dhënë FBI-së për të ekzekutuar një mandat kontrolli në një qendër zgjedhore në qarkun Fulton, në shtetin e Georgia-s, një zonë e përfshirë shpesh në teoritë e konspiracionit të së djathtës për zgjedhjet e vitit 2020. Sipas fakteve të njohura, e vetmja tentativë për të ndryshuar rezultatin ishte bërë nga vetë Trump, i cili më pas u padit për përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor, pasi i kërkoi sekretarit të shtetit të Georgia-s të “gjente” rreth 12 mijë vota.
Mandati i pazakontë i FBI-së autorizoi sekuestrimin e të gjitha fletëve të votimit në letër të vitit 2020, regjistrave të makinave të numërimit, imazheve të prodhuara gjatë numërimit dhe listave zgjedhore të atij viti. Sipas “New York Times”, në operacionin në Georgia ka marrë pjesë, duke shkelur protokollin, edhe shefja e inteligjencës Tulsi Gabbard, e cila më pas ka përdorur telefonin e saj personal për të lidhur Trump me një agjent të FBI-së.
Duke folur me Bongino, Trump përsëriti pa prova se ekzistojnë “shtete aq të korruptuara” dhe “shtete ku kam fituar, por që rezultojnë sikur nuk ka ndodhur”. Ai po ashtu pretendoi, sërish pa baza, se emigrantë të parregullt janë lejuar të votojnë ilegalisht në vitin 2020 dhe la të kuptohet se nga Georgia do të dalin “gjëra interesante”.
Dhjetëra gjykata në mbarë SHBA-të, përfshirë edhe gjyqtarë të emëruar nga vetë Trump, kanë rrëzuar vazhdimisht akuzat për manipulim zgjedhor. Presidenti synon ta vendosë makinën zgjedhore nën kontroll federal, edhe pse mënyra se si do ta bënte këtë mbetet e paqartë. Demokratët e shohin këtë si një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur humbjen në zgjedhjet e nëntorit./kb
Deputeti socialist Erion Braçe ka qenë i ashpër në fjalën e mbajtur në nisje të seancës plenare.
Ai u shpreh se qendra shëndetësore në njësinë 5 është me muaj të tërë pa shërbim shëndetësor, në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit të gripit.
Braçe: Kam paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Drejtësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5. Jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Nga 19 janari është bërë kërkesa, sot data 3 shkurt. Ata njerëz prej 4 muajsh kanë në nevojë. Duhet të ishte edhe në interesin e ministrit të vinte në këtë pyetje përgjigje të kërkuar. Nuk pres përgjigje në Kuvend që duhet ta shohim, Se po hyjmë në majin e 5 me shërbim shëndetësor të kufizuar. Kur kthehet qendra shëndetësore në atë zonë?/kb
Dosja “Epstein” nuk është thjeshtë një ekspozim publik i një “konsorciumi” horrash, të përfshirë në botën e krimeve seksuale ndaj të miturve apo shfrytëzimit të vajzave në një komunitet global orgjish.
Ajo është rrëzimi i besimit (nëse kishte mbetur më i tillë), se udhëheqësit, presidentë, kryeministra, princër, njerëz që drejtojnë shtete, organizata, kompani gjigande, njerëz të krimbur në para dhe me pushtet, përpos aftësisë për të drejtuar, bartin edhe vlera morale, fetare e familjare. Ata që, në përballjet me publikun kur u kërkojnë votat, flasin në emër të Zotit dhe familjes, në emër të dashurisë dhe paqes.
Pra, kjo dosje, dëshmon jo vetëm sharlatanizmin unik të një perversi që kishte ngritur sipërmarjen më të madhe të krimit seksual VIP në nivel global, por së pari hipokrizinë e që ka pushtuar nivelet më të larta të lidershipit botëror, botën e nëndheshme të perversitetit, ku pushteti dhe paraja e madhe derdhen në formë epshi edhe mbi trupa të miturish.
Të mendosh një politikan si Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, që pasi vjen në Tiranë, takon drejtuesit më të lartë të shtetit, jep deklarata, mban konferenca, na udhëzon se çfarë reformash duhet të bëjmë që të ecim përpara… pra ky njeri i “raporton” shefit të rrjetit të prostitucionit Jeffrey Epstein: Isha në Tiranë. Vajza të jashtëzakonshme.
Konstatimi nuk mendoj se ka ndodhur duke i parë vajzat nga xhami i makinës./Kb